Fotografia e Arian Mavriqit, pjesë e ‘Mural Fest’ në Ferizaj

Pafajësia e një fëmiu i cili kap një dele me duart e tij pati tërhequr vëmendjen e fotografit Arian Mavriqi, i cili e pati drejtuar aparatin drejt kësaj pamje për ta shkrepur. Sot, kjo fotografi e bukur është përzgjedhur për t’u shfaqur në Mural Fest, shkruan KultPlus.

Ishte artisti Slim Safont ai i cili zgjodhi që kjo fotografi të merrte vend në një hapësirë publike, duke qenë e ekspozuar në murin e një banesë të Ferizajit. Kësisoji, nëpërmjet shfaqjes së kësaj fotografie, kalimtarët do të kenë një ndjesi të bukur sa herë që ta shohin.

Mural Fest kishte nisur rrugëtimin në vitin 2016 për t’i falur gjallëri mureve nëpërmjet artit./ KultPlus.com

“Mural Fest”, promotor i nismave të ndryshme përmes artit

Me datë 10 korrik, në qytetin e Ferizajit do të filloj Festivali Ndërkombëtar i Muraleve “Mural Fest”, ku hapja solemne e këtij edicioni të katërt do të bëhet nga ora 19:00,  në ambientet e Restaurant Cotto, përcjell KultPlus

Festivali do të zgjasë nga data 10 korrik deri më datë 17 korrik, në qytetin e Ferizajit. Festivali Mural  Fest synon të jetë promotor i nismave të ndryshme që kanë për qëllim shprehjen artistike rreth problemeve të shoqërisë përmes artit./KultPlus.com