Fillon panairi i librit në Tetovë, do të jetë i hapur deri më 30 dhjetor

Në Tetovë nga sot deri më 30 dhjetor do të mbahet panairi i librit i organizuar nga shtëpitë botuese të Tetovës, Sut dhe Nobel. Në qendrën tregtare “Remall” janë vendosur njëzet stenda të botuesve të librave në gjuhën shqipe.

“Në këtë panair lexuesit mund të gjejnë mbi 2000 tituj dhe libra. Mendoj se vizitorët do të jenë të kënaqur me ofertën. Në një kohë kur të gjithë po largohemi nga librat, mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të folur më shumë për librat dhe për t’i lexuar ato”, deklaroi Vjollcë Berisha, përfaqësuese e organizatorëve.

Përveç shtëpive botuese nga Maqedonia e Veriut, janë të pranishme edhe nga Shqipëria dhe Kosova./Kultplus.com

Panairi i Librit 2021 tërheq lexues të shumtë

Panairi i 24-t i Librit tërhoqi këtë edicion lexues të shumtë në ditët e kësaj “feste” të të lexuarit dhe letërsisë, ndërsa shkon drejt fundit mbrëmjen e sotme.

Pas një mungese njëvjeçare për shkak të pandemisë, Panairi i 24-t i Librit u çel në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, me pjesëmarrjen e 95 shtëpive botuese.

I organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë ky panair erdhi pas një periudhe shumë të vështirë si për lexuesit, ashtu edhe për botuesit.

Çmimin si autori më i mirë shqiptar i vitit 2021 e mori shkrimtari Virgjil Muçi me vëllimin me tregime “Fajin ma ka gjuha”.

Ndërkohë për çmimin e përkthimit më të mirë për këtë vit triumfatore u shpall Flavia Kaba, me përkthimin e vëllimit me tregime “Qyteti i avullit” nga Carlos Ruiz Zafon, autor i rëndësishëm i letërsisë spanjolle që u nda nga jeta vetëm 2 vite më parë.

Panairi i 24-t i Librit këtë vit u organizua me mbështetjen e bashkisë së Tiranës dhe të Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit. / KultPlus.com

Panairi i Librit në Tiranë tërheq lexues të shumtë (FOTO)

Panairi i 24-t i Librit tërhoqi këtë edicion lexues të shumtë në ditët e kësaj “feste” të të lexuarit dhe letërsisë, ndërsa shkon drejt fundit mbrëmjen e sotme.

Pas një mungese njëvjeçare për shkak të pandemisë, Panairi i 24-t i Librit u çel në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, me pjesëmarrjen e 95 shtëpive botuese.

I organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë ky panair erdhi pas një periudhe shumë të vështirë si për lexuesit, ashtu edhe për botuesit.

Çmimin si autori më i mirë shqiptar i vitit 2021 e mori shkrimtari Virgjil Muçi me vëllimin me tregime “Fajin ma ka gjuha”.

Ndërkohë për çmimin e përkthimit më të mirë për këtë vit triumfatore u shpall Flavia Kaba, me përkthimin e vëllimit me tregime “Qyteti i avullit” nga Carlos Ruiz Zafon, autor i rëndësishëm i letërsisë spanjolle që u nda nga jeta vetëm 2 vite më parë.

Panairi i 24-t i Librit këtë vit u organizua me mbështetjen e bashkisë së Tiranës dhe të Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit./KultPlus.com

Panairi i librit këtë vit në Tiranë do të jetë online

Pandemia e koronavirusit ka prekur çdo fushë të jetës, dhe për shkak të COVID-19 edhe edicioni i 23-të i Panairit të Librit do të jetë online.

Sot është bërë çelja e tij dhe për 20 ditë lexuesi do të ketë evente të lidhur drejt për drejt me ta duke prezantuar libra të rinj, autorë e shtëpi botuese. Ceremonia e hapjes u zhvillua në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.

Informimi për titujt e rinj dhe ofertat do të bëhet përmes platformave online si Bukinist dhe televizioni Top Channel.

Bukinist dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë kanë bërë një marrëveshje bashkëpunimi që librit t’ia bëjmë festën që i takon edhe këtë vit, duke shfrytëzuar profesionalisht të gjitha hapësirave virtuale dhe për të shkuar tek lexuesi, kudo ku ndodhet; brenda dhe jashtë vendit.

Sipari i këtij panairi do të hapet më 12 nëntor, me ceremoninë e përvitshme, dhe do të vazhdojë për gati tre javë, deri më 30 nëntor. Do të kemi një faqe të dizenjuar vetëm për këtë panair, ku lexuesit do ti kenë të gjithë ofertat e përvitshme, si dhe eventet, autorët në fokus dhe shumë e shumë aktivitete të tjera.

Katër ditët e para do të jenë me një agjendë të ngjeshur me aktivitetet që do të zhvillojë Shoqata e Botuesve Shqiptarë dhe botuesit në veçanti, qoftë në mjediset fizike në kryeqytet, qoftë edhe përmes platformave profesionale të transmetimit online. As këtë vit nuk do të mungojë ceremonia e dhënies së çmimeve vjetore nga Shoqata e Botuesve.

Bukinist po koordinon me të gjithë botuesit, autorët, përkthyesit dhe partnerët e tjerë zhvillimin e mbi 50 aktivitete që do të jenë online, me mundësi aksesi për këdo lexues, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Çdo shtëpi botuese do të ketë stendën virtuale tek Panairi Online i Bukinist; e prezantuar me të gjithë titujt e rinj, ofertat, eventet dhe autorët në fokus. Pjesa më e veçantë e çdo panairi sigurisht janë ofertat e mezipritura: Bashkë me botuesit do të ketë ulje nga 15% deri në 50% për rreth 8000 mijë tituj: – libra të rinj, botimet bestseller, e të tjera. Çdo ditë do të keni informacione rreth librave më të shitur dhe librat e tij. Por, ne do të përcjellim edhe atë që dëshirojnë lexuesit nëpër panaire: Promovimet dhe eventet. Të gjithë aktivitetet do të përcillen përmes një platforme profesionale që do të transmetohet për ndjekësit tanë në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, si dhe në mediat sociale të vetë botuesve dhe shoqatës së tyre.

Përderisa kemi një event të këtyre përmasave online, këtë vit vendosëm që autorët në fokus të jenë dy maja të letrave shqipe: Gjergj Fishta, të cilit i përkujtojmë këtë vit 80 vjetorin e ndarjes nga jeta dhe Ismail Kadarenë. Po ashtu, secila shtëpi botuese do të ketë në vetvete dy autorë në fokus, veprat e të cilëve do të jenë në ofertë./ KultPlus.com

Shoqata e Botuesve Shqiptarë anulon edicionin e 23-të të Panairit të Librit në Tiranë

Anulohet panairi i librit në Tiranë. Shkak bëhet koronavirusi. Lajmin e bëri të ditur grupi organizator, Shoqata e Botuesve Shqiptarë.

Panairi i librit në Tiranë anulohet për shkak të koronavirusit. Këtë e ka bërë të ditur Shoqata e Botuesve Shqiptarë, të cilët thonë se Ministria e Shëndetësisë e ka ndaluar për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së virusit.

Edicioni i 23-të i panairit të librit ishte parashikuar të zhvillohej nga data 12-15 nëntor 2020.

Të dashur kolegë botues, librarë, ekspozues, pjesëmarrës në Panairin e Librit të Tiranës, ju vëmë në dijeni që, pavarësisht gjithë interesimit tonë dhe përgatitjeve për të bërë të mundur organizimin e Panairit të 23 të Librit, sipas planifikimit më 12-15 nëntor 2020, përgjigja që erdhi sot, dt. 14.10.2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, është negative, për shkak të “rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këtij aktiviteti, në situatën në të cilën ndodhemi”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Panairi i Tiranës hapet me thirrjen për heqjen e taksës mbi librin

Vizitorë të shumtë kanë mësyrë stendat e librave pavarësisht se viti 2019 nuk ka nisur mbarë për botuesit. Tarifa e re, çmimet e larta të librit dhe fondet e kufizuara të Ministrisë së Kulturës në Tiranë kanë qenë kryefjalë në vendtakimin tradicional mes botuesve dhe lexuesve.

Të mërkurën, edicioni i 22-të i Panairit të Librit “Tirana 2019” ka hapur siparin në Pallatin e Kongreseve ku rreth 100 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të shpalosin për pesë ditë prurjet më të reja nga botimet shqipe.

Në ceremoninë e hapjes të mbajtur në sallën ovale, organizatorët kanë bërë me dije agjendën e Panairit, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 17 nëntor.

Shkrimtarë, krijues e përkthyes do të marrin pjesë në rreth 100 veprimtari të ndryshme, nga promovimet e titujve të rinj e deri te një seminar për përkthimin e letërsisë evropiane. Edhe një nga shkrimtarët më të njohur sllovenë, Drago Jançar, do të jetë mysafir në njërin nga aktivitetet e këtij panairi.

Në fjalën e hapjes, ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ka thënë se Panairi i Librit nuk duhet të shihet vetëm si një vend për shitjen e librave.

“Unë e shikoj librin si një mik që lidh dy miq dhe dy njerëz të panjohur me njëri-tjetrin”, ka thënë Margariti.

Në vijim, kreu i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, ka vlerësuar se veprimtaria e larmishme e botuesve ka bërë që lexuesit të shijojnë kulturën evropiane.

Teksa ka përmendur se botuesit po përballen me probleme e mangësi, Ymeri ka ftuar Ministrinë e Kulturës që të punojnë bashkërisht për të përmirësuar gjendjen e librit.

“Korridori i librit është një korridor që na çon në Evropë, kjo është e sigurt. Me libër do të ecim përpara”, ka nënvizuar ai.

Ndërkaq, Edon Zeneli, kryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, ka përsëritur thirrjen për heqjen e taksës mbi librin.

“Na është premtuar një kohë të gjatë që do të kemi një treg të unifikuar të librit, por në fillim të këtij viti ne morëm një lajm jo të mirë për botuesit nga Kosova, ku të gjitha botimet tona i nënshtrohen një tarife prej 6 për qind me të hyrë në Shqipëri. Kjo nuk i shërben aspak tregut të unifikuar që duam ta kemi”, ka thënë Zeneli.

Edhe sivjet, botues nga Kosova kanë ekspozuar botimet e tyre në stendën e përbashkët të Shoqatës së Botuesve të Kosovës e disa veç e veç, ndërkohë që MKRS-ja ka dhënë një mbështetje financiare për ta.

Në një prononcim për “Kohën Ditore”, botuesi, Edon Zeneli, ka vlerësuar se botuesit e Kosovës janë gjithnjë e më të pranishëm në Panairin e Librit në Tiranë, transmeton KultPlus

E botuesit e Kosovës, sipas tij, po ringrihen në tregun e librave shqip pavarësisht barrierave burokratike.

Ndërkaq botuesja e “Skanderbeg Books”, Flutura Açka, ka vlerësuar pjesëmarrjen e autorëve të rinj shqiptarë. Duke e quajtur si festë libri, ajo ka thënë se pret që ky panair të jetë i suksesshëm.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorët çdo ditë nga ora 9:00 deri në orën 21:00.

Të shtunën, më 16 nëntor, në sallën ovale në ora 12:00 do të bëhet edhe ndarja e çmimeve, ndërsa të dielën, që është edhe dita e fundit për këtë edicion, panairi do të ulë siparin një orë më herët. /koha/ KultPlus.com

Fatos Kongoli mposht sëmundjen, rikthehet në panairin e librit

Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli është rikthyer në panairin e radhës të librit. Rikthimi i tij, është në lajm i mirë pas sëmundjes së rëndë që ai kaloi duke qëndruar për disa kohë edhe në spital.

Në ditën e parë të Panairit të Librit, Faos Kongoli është parë në stendën e Shtëpisë Botuese “Toena”, e cila është edhe botuese e librave të tij.

Fatos Kongoli, ndër shkrimtarët më të dashur dhe më përfaqësuesi i periudhës 30-vjeçare së tranzicionit shqiptar ndodhet prej kohësh në spital në gjendje të rëndë.

Fatos Kongoli i ka dhuruar letërsisë shqipe 15 vepra letrare të çmuara, të ribotuara disa herë e të përkthyera në shumë gjuhë të botës, duke e bërë Shqipërinë edhe më të njohur e më të vlerësuar në mbarë botën kulturore.

Me qindra e mijëra janë lexuesit dhe ithtarët e tij që kanë gjetur te vepra e Kongolit realitetin e kohës, qetësinë e munguar dhe dashurinë për njeriun, raporton gazeta “Shqip”./ KultPlus.com

Hapet Panairi i Librit në Tiranë

Është hapur edicioni i 21-të i Panairit të Librit në Tiranë.

Mbi 20 shtëpi botuese nga Kosova do të vënë në dispozicion të lexuesve rreth 500 tituj.

Sikurse në edicionet paraprake, Panairi mbahet në Sallën e Kongreseve, në qendër të qytetit.

Programi i aktiviteteve që do të zhvillohen përgjatë pesë ditëve (14-18 nëntor) të Panairit të Librit është bërë publik, e vihet re se çdo ditë është e mbushur me aktivitete në stendat e Shtëpive Botuese.

Një vëmendje e madhe i është kushtuar librit për fëmijë dhe aktiviteteve dedikuar vogëlushëve.

Një ditë më pas, të enjten, 15 nëntor, Shoqata e Botuesve Shqiptarë do të organizojë konferencën “Sfidat e leximit sot! Çfarë lexojnë të rinjtë në Shqipëri?”, në një panel diskutimi me botues, shkrimtarë, përfaqësues të institucioneve të kulturës dhe arsimit, mësues, punonjës të bibliotekave, përkthyes etj., për të shkëmbyer mendime rreth promovimit të leximit dhe edukimit të lexuesve, fëmijë dhe të rinj.

Diskutojnë botuesi Petrit Ymeri për “Sa lexojnë të rinjtë? Motivet për lexim dhe moslexim! Përgjegjësia e botuesit për të sjellë letërsinë më të mirë për fëmijë shqip”, për të vijuar me shkrimtaren Ledia Nushi e cila do të referojë rreth letërsisë origjinale midis të vërtetave, mesazheve edukuese dhe forcës emocionuese. Mimoza Hysa, Piro Misha, Luiza Mustafaj, Adriatike Lami, Rezarta Reso, e Agim Doksani janë emrat e tjerë të cilët do të referojnë lidhur me sfidat e leximit sot. Ditën e shtunë, një ditë përpara përfundimit të Panairit të 21 të librit, do të organizohet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve. (BW)/ KultPlus.com

U hap edicioni i 20-të i Panairit të Librit “Tirana 2017”

Me një ceremonie të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve sot është hapur edicioni i 20-të i Panairit të Librit “Tirana 2017”, ku shtëpitë botuese shqiptare për disa ditë me radhë do të prezantojnë për publikun botimet e tyre.

Në panairin që mbahet nga data 15-19 nëntor dhe që organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë, marrin pjesë dhe Instituti “Yunus Emre” në Tiranë, ku do të prezantohen botimet e institutit, si dhe materiale promovuese për Turqinë.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, gjatë ceremonisë së hapjes së panairit tha se politikat e shtetit për librin duhet të jenë të drejtuara tek lexuesi.

“Sot hapet një aktivitet, që nuk duhet të jetë aktivitet fjalimesh, por leximesh. Duhet të lëmë lexuesit, autorët, përkthyesit, pastaj botuesit dhe institucionet në shërbim të tyre për një gjë që më duket shumë e rëndësishme në komunikim përmes leximit. Pa lexues nuk ka as botues, as autorë, as përkthyes, vdes edhe libri vetë. Duhet një punë shumë e madhe bindëse dhe edukative me lexuesin më shumë sesa në burimin vetëm të botimit që është më shumë pjesë e profesionalizmit”, u shpreh Kumbaro.

Duke folur për dixhitalizimin e fondit të librave në Bibliotekën Kombëtare, Kumbaro tha se lexuesit përveç librit prej letre duhet të përdorin edhe librin elektronik.

“Është pjesa më e madhe e shoqërisë që duhet të përdorë librin, dhe jo domosdoshmërish vetëm librin prej letre, por dhe librin elektronik. Në Bibliotekën Kombëtare ne kemi 20 fishuar numrin e faqeve të dixhitalizuara të fondit që kemi në biblotekë në harkun e tre viteve, të cilin përpiqemi ta promovojmë dhe t’ja japim nxënësve dhe të rinjve edhe në smartfonin e tyre. Unë luftën time kryesore e kam me kohën në favor të lexuesit”, theksoi Kumbaro.

Në këtë panair marrin pjesë edhe shtëpitë botuese nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi etj. Panairi i Librit është një ngjarje e rëndësishme kulturore për adhuruesit e librave ku marrin pjesë rreth 87 shtëpi botuese./KultPlus.com