Pelosi bën thirrje për bojkotim të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, ka bërë thirrje për një bojkotim diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të parapara të mbahen në Pekin vitin e ardhshëm, për shkak të shqetësimeve për abuzim të drejtave të njeriut, raporton BBC.

Ndërsa sportistët prapë do të merrnin pjesë, Pelosi ka bërë thirrje që krerët e shteteve të mos marrin pjesë.

Pelosi ka thënë se SHBA-ja nuk mund të vazhdojë sikur të mos ketë asgjë të gabuar që Lojërat Olimpike të mbahen në Kinë.

Ajo është politikanja e radhës në SHBA që ka bërë thirrje për bojkot për shkak të trajtimit të ujgurëve muslimanë.

Kina besohet se ka arrestuar më tepër se një milion ujgurë dhe muslimanë tjerë në Xinjiang. / KultPlus.com

Hapet në Kinë ekspozita më e madhe me veprat e Pikasos

”Pikaso, Lindja e një gjeniu” titullohet ekspozita më e madhe e hapur ndonjëherë në Kinë, e cila përmban më shumë se 100 vepra, pjesa më e madhe e tyre të viteve të hershme të krijimtarisë të artistit.

”Mbi një qind vepra, pikturë, skulpturë, vizatime… do të shoqërohen me një mori fotografish që tregojnë momente të Pikasos nga rinia në Barcelonë ose në Paris. Ekspozita ka mbledhur pjesën më të mirë të Muzeut kombëtar Paris’’, deklaroi për median drejtuesi i muzeut, Laurent Le Bon.

Muzeu parisien i transportoi veprat në shtatë avionë të ndryshëm…një kërkesë e agjencive të sigurimit për të mbuluar udhëtimin. Vlera e përgjithshme e siguracionit tejkalon 800 milionë euro.

Ekspozita e parë e Pikasos në Kinë daton në 1983, me rastin e një vizite në Pekin, të presidentit francez në atë periudhë, François Mitterrand. Vetëm 33 vepra të artistit u ekspozuan në atë kohë.

Periudha blu e artistit spanjoll, nga 1901 deri në 1904, që fokusohet kryesisht tek të varfërit dhe të margjinalizuarit, si për shembull prostitutat dhe pijanecët, shfaqet në vepra të përzgjedhura.

Këtë herë, ekspozita është e fokusuar në veprat e tridhjetë viteve të para të krijimtarisë së tij, me qëllimin për të treguar mënyrën e evoluimit të gjeniut Pablo Pikaso (1881-1973)./ /v.b/

Rrezeart Galica, pjesë e Javës së Dizajnit Ndërkombëtar të Pekinit

Dizajneri kosovar Rrezeart Galica, do të marrë pjesë në Javën e Dizajnit Ndërkombëtar në Pekin, shkruan KultPlus.

Ekspozita që do të mbahet këtë shtator në Pekin të Kinës, është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme sa i përket fushës së dizajnit në Azi.

Temat e kësaj jave përfshijnë rëndësinë ekologjike në bashkëdyzim me kulturën e dizajnit. Përmes komunikimit dhe kreacioneve do t’i tregojnë botës idetë për dizajnin bashkëkohor.

Ftesa për pjesëmarrje të Rrezeart Galicës, ka ardhë pas vlerësimit të punës si tij, nga organizatorët e kësaj jave. / KultPlus.com