A e dini historinë e plisit

Plisi është kapelja autoktone që i ka përcjellë shqiptarët që nga kohët pellazgo-ilire e gjerë në ditët tona.

Plisi, apo siç njihet në popull edhe me emra të tjerë: qeleshe, kësulë, qylah, qylaf, është quajtur kështu varësisht prej regjioneve shqiptare.
Së bashku me gjuhën dhe traditat tona, plisi është simbol i identitetit kombëtar shqiptar të cilin shqiptarët e kanë ruajtur me xhelozi e krenari këtë simbol.

Se plisi e dëshmon më së miri prejardhjen tonë na e tregon historian Muhamet Rugova.

“Sipas dokumenteve, arkivave që edhe sot ruhen në muze të ndryshme të botës plisi është përdorur ndoshta 2 mijë vjet p.e.s. Edhe Zeusi që ishte zot i Olimpit, na paraqitet në fotografi dhe skulptura me plis në kokë. Edhe Akili na paraqitet me plis në kokë. Edhe Hehtori, Odiseu apo edhe Afërdita na paraqiten me plis në kokë… Plisi për ne shqiptarët ka rëndësi të veçantë pasi paraqet identiteti tonë kombëtarë dhe autoktoninë tonë në këto troje ku jetojmë”, deklaron Muhamet Rugova.

Ai thotë se përdorimi i Plisit ka qenë i domosdoshme për të gjithë meshkujt duke filluar nga mosha e hershme e djalërisë madje ata që nuk e përdornin plisin u quanin njerëz pa vlerë.

“Plisi përpara ka qenë një rekuizitë e domosdoshme për çdo mashkull presh moshës rinore deri në shkuarjen nga kjo jetë. Njeriu kur ka dalë pa plis në kokë ka qenë i turpëruar…Njeriu për të pasur dinjitet është dashur të ketë plisin në kokë”, tregon më tej Muhamet Rugova.

Plisi e mori emrin kështu nga se krijohet prej leshit të deleve të bardha, në forma të ndryshme që bëjnë pjesë në veshjen tradicionale shqiptare.

“Karakteristike ka qenë që në Rrafshin e Dukagjinit dhe Shqipërinë veriore janë përdorur plis të rrumbullakët. Nga Dibra dhe Tirana nga lartë kanë qenë të rrafshuar. Ndërsa në Shqipërinë e jugut kanë qenë pak më të zgjatur dhe me një maje lartë që edhe sot i mbajnë në ansamble. Kryesisht kanë qenë nga leshi I dhenve”, vazhdon më tej historian.

Plisi I Shqiptarëve të veriut ka formën e rrumbullakët, pa ndonjë shtesë tjetër, një të tillë po e bënë edhe Afrim Lata, qeleshepunues mbi 45 vite të trashëguar nga i ati.

“Këtë profesion e ushtroj mbi 45 vite. E kemi trashëgim nga babai bashkë me vëllezërit, por tashmë jemi shpërndarë dhe unë kam mbetur i vetëm në këtë zeje”, thotë Afrim Lata.

Ai thotë se përkundër faktit që ka mbetur i vetëm do ta punojë këtë zanat deri në vdekje edhe pse procedura e punimit të një plisi është e gjatë.

“Është i vështirë si zanat pasi i ka 16 operacione. Duhet të punohet në mënyrë zinxhirore nga dy, tre apo katër persona. Ta punosh vetëm është shumë vështirë por unë po mundohem ta mbajë me mundësitë e mia derisa të jem gjallë”, rrëfen Afrim Lata.

Plisi përveç përdorimit praktik: mbrojtja nga të ftohtit, shiut e diellit të fortë, plisi simbolizon, shpreh krenarinë kombëtare, qëndresën, mosnënshtrimin ndaj pushtuesve të shumtë, pastërtinë morale, ndershmërinë e popullit tonë.

Plisi është nga ato simbole që e identifikon shqiptarin në një turmë njerëzish që nga largësia, ende pa pasur mundësi që ta këmbesh një fjalë me të. / KultPlus.com

Historia pesë mijë vjeçare e Plisit

Plisi është kapelja autoktone që i ka përcjellë shqiptarët që nga kohët pellazgo-ilire e gjerë në ditët tona.

Plisi, apo siç njihet në popull edhe me emra të tjerë: qeleshe, kësulë, qylah, qylaf, është quajtur kështu varësisht prej regjioneve shqiptare.

Së bashku me gjuhën dhe traditat tona, plisi është simbol i identitetit kombëtar shqiptar të cilin shqiptarët e kanë ruajtur me xhelozi e krenari këtë simbol.

Se plisi e dëshmon më së miri prejardhjen tonë na e tregon historian Muhamet Rugova.

“Sipas dokumenteve, arkivave që edhe sot ruhen në muze të ndryshme të botës plisi është përdorur ndoshta 2 mijë vjet p.e.s. Edhe Zeusi që ishte zot i Olimpit, na paraqitet në fotografi dhe skulptura me plis në kokë. Edhe Akili na paraqitet me plis në kokë. Edhe Hehtori, Odiseu apo edhe Afërdita na paraqiten me plis në kokë… Plisi për ne shqiptarët ka rëndësi të veçantë pasi paraqet identiteti tonë kombëtarë dhe autoktoninë tonë në këto troje ku jetojmë”, deklaron për RTV Dukagjinin, Muhamet Rugova.

Ai thotë se përdorimi i Plisit ka qenë i domosdoshme për të gjithë meshkujt duke filluar nga mosha e hershme e djalërisë madje ata që nuk e përdornin plisin u quanin njerëz pa vlerë.

“Plisi përpara ka qenë një rekuizitë e domosdoshme për çdo mashkull prej moshës rinore deri në shkuarjen nga kjo jetë. Njeriu kur ka dalë pa plis në kokë ka qenë i turpëruar…Njeriu për të pasur dinjitet është dashur të ketë plisin në kokë”, tregon më tej Muhamet Rugova.

Plisi e mori emrin kështu nga se krijohet prej leshit të deleve të bardha, në forma të ndryshme që bëjnë pjesë në veshjen tradicionale shqiptare.

“Karakteristike ka qenë që në Rrafshin e Dukagjinit dhe Shqipërinë veriore janë përdorur plis të rrumbullakët. Nga Dibra dhe Tirana nga lartë kanë qenë të rrafshuar. Ndërsa në Shqipërinë e jugut kanë qenë pak më të zgjatur dhe me një maje lartë që edhe sot i mbajnë në ansamble. Kryesisht kanë qenë nga leshi I dhenve”, vazhdon më tej historiani.

Plisi i Shqiptarëve të veriut ka formën e rrumbullakët, pa ndonjë shtesë tjetër, një të tillë po e bënë edhe Afrim Lata, qeleshepunues mbi 45 vite të trashëguar nga i ati.

“Këtë profesion e ushtroj mbi 45 vite. E kemi trashëgim nga babai bashkë me vëllezërit, por tashmë jemi shpërndarë dhe unë kam mbetur i vetëm në këtë zeje”, thotë Afrim Lata.
Ai thotë se përkundër faktit që ka mbetur i vetëm do ta punojë këtë zanat deri në vdekje edhe pse procedura e punimit të një plisi është e gjatë.

“Është i vështirë si zanat pasi i ka 16 operacione. Duhet të punohet në mënyrë zinxhirore nga dy, tre apo katër persona. Ta punosh vetëm është shumë vështirë por unë po mundohem ta mbajë me mundësitë e mia derisa të jem gjallë”, rrëfen Afrim Lata.

Plisi përveç përdorimit praktik: mbrojtja nga të ftohtit, shiut e diellit të fortë, plisi simbolizon, shpreh krenarinë kombëtare, qëndresën, mosnënshtrimin ndaj pushtuesve të shumtë, pastërtinë morale, ndershmërinë e popullit tonë.

Plisi është nga ato simbole që e identifikon shqiptarin në një turmë njerëzish që nga largësia, ende pa pasur mundësi që ta këmbesh një fjalë me të. /aktuale.mk/ KultPlus.com

Lashtësia e stërlashtë e plisit

Shkruan: Fahri XHARRA

Historia jonë shkon shumë thellë në kohë, në lashtësinë e saj. Jemi dëshmitarë të një simboli që fatbardhësisht është ruajtur gjer më sot mbi kokat tona e ai është Plisi.

Por nuk është vetëm plisi, është edhe gjuha jonë që i ka dhënë emër plisit dhe më të edhe kohës së stërlashtë.

Referenca ime për këtë lashtësi është  Fatbardha Demi, historiane e cila në mënyrën e saj shkencore të elaborimit të fakteve të jep guximin për studime të mëtutjeshme.

Fatbardha Demi është mike e ngushtë e Mathieu Arefit, për të cilin shkenca shqiptare duhet të ngrihet në këmbë.

E kemi të shkruar se Pellazgu ishte i pari që i dha jetë jetës së njeriut, por ne kësaj radhe do të flasim për një kohë jo aq të largët, pra nga koha e  “Dhiatës së Vjetër“, e cila lexohet me gjuhën shqipe.

Faktet dëshmuan se emërtimi i librit të ligjeve (Torah) është i gjuhës shqipe, por brenda saj ka fjalë që përdoren edhe sot nga shqiptarët. Historia e shenjtë e popullit hebraik, kapitulli i Gjenezës hapet me krijimin e botës: “Në fillim Zoti (Elohim) krijoi qiellin dhe tokën…“ (Gen. 1:1).

Fjalën “në fillim“ e tregon shigjeta në (fig.1, poshtë) shkruar me alfabetin hebraik, por shqiptimi është në gjuhën shqipe. (nga Fatbardha Demi):
(Morris Jastrow’s Dictionary of thë Targumim, thë Talmud Babli and Yërushalmi, and thë Midrashic Litëraturë , 1903; pag 923, PDF vol 2 )

Dhjetë urdhëresat e marra nga “goja” e Zotit, Mojsiu i ka shkruar në gjuhën pellazgo-shqipe. 

Në ditën e parë të muajit të tretë që nga largimi nga Egjipti, izraelitët e lodhur dhe plot dyshime për fjalët e Moisut dhe fatin e tyre, mbërritën në këmbë të malit Sinai.

Sipas urdhrit të Zotit, mbas tri ditë “pastrimi”, Moisiu i vetëm iu ngjit malit Sinai, ku qëndroi dyzet ditë dhe netë, për të marrë nga goja e të Plotfuqishmi dhjetë Urdhëresat ( Es17,8-13), dy prej të cilave të shkruara “me gishtin e tij” mbi dy rasa guri që njihen me emrin TORAH. (11) Vendosja jo e rastësishme e ngjarjes, mbi një mal me emrin e Perëndisë hënore Sin të panteonit sumer, babilonez dhe të asirëve,(12) dëshmon jo vetëm besimin hënor të pellazgëve në këto vende, por dhe origjinën pellazge, të mitit kristian.

Gjithnjë sipas studiueses Fatbardha Demi: “Emërtimi i librit të ligjeve të shkruar nga Moisiu -Torah–është vetë emri i Zotit. Si fjalë simbolike gjen shprehjen e saj të plotë, vetëm në gjuhën shqipe. (Xh.Katapano)

Brenda saj ka fjalë shqipe të papërkthyera dot, por të shkruara me gërma hebraike.

SHENJA e Zotit në alfabetin hebre (Yod) e ka origjinën nga alfabeti fonetik i Perëndise pellazge Thot(Tot), nisur nga emri “dora“, siç emërtohet edhe sot në shqip.

Mos të harrojmë: “Shqiptaro-arbërit e sotëm janë pasardhësit e mbetur e një race shumë të madhe pellazgjike të Lashtësisë. Sipas studiuesit austriak J.Hahn (Johann Georg von Hahn 1811 –1869) “Shqiptarët janë Pellazgët e Rinj“ (37), tezë e mbështetur edhe nga shumë studiues të tjerë të mëvonshëm shqiptarë dhe të huaj”.
“Popujt e detit”- siç dëshmon Dr. Arif Mati (Aref Mathieu) – përbëheshin nga fise të ndryshme, në shumicën e tyre, të të njejtit trung etnik që quhet ‘pellazg, proto-ilir, frigjian apo thrako-ilir”.

Në Testamentin e Vjetër ata emërtohen si pasardhës të drejtpërdrejtë të Noe, krijuesit të racës së re njerëzore.(28)

Kur jemi tek Plisi: Tissot shprehës i simboleve të besimit pellazg dhe traditës së shqiptarëve- kështu na udhëzon Fatbardha Demi  “Në këtë rrugëtim do të na ndihmojë Xhejms Tissot (James /Jacques-Joseph Tissot 1836–1902), një nga portretistët më të famshëm francezë të shek. 19, që i përket brezit të rrymës realiste në art.

Xhejms Tissot u rrit në një familje të përkushtuar katolike dhe mbas vitit 1887, në pikturat e tij (365 punime në vaj) autori ka trajtuar tema nga historia e Biblës (Testamenti i Vjetër dhe Testamenti i Ri).

Si piktor që i jepte rëndësi të madhe detajeve, ai udhëtoi në Jerusalem, Palestinë dhe shtete të tjera të Lindjes se Mesme, për t’u njohur me vendet dhe popullsinë që përfshiheshin në historinë e Biblës dhe ku gjendej një material i pasur arkeologjik.

Elementi i përbashkët i të gjithë grupit të figurave, pavarësisht periudhave mijëvjeçare që i ndajnë, është mbulesa e kokës, që në gjuhën shqipe quhet Plis ose Qeleshe.

Siç pohojnë studiuesit, Plisi është pjesë e traditës së Kombit shqiptar. “Veçanërisht kësula e bardhë është ajo që, me gjithë ndryshimet e formës të rrjedhura nga fisi, e dallon shqiptarin nëpër gjithë Ballkan” (Eqrem Çabej “Shqiptaret midis Perendimit dhe Lindjes” f29) Plisi – simbol i të zgjedhurve të Zotit!

Edhe sot ne i shikojmë tek besimtarët hebrenj fijet (simbolike) që zgjaten në veshjen e burrave, që tregon rolin e tyre besimtar. Duke parë pikturat kushtuar Biblës hebraike, të krijohet bindja se Xh.Tissot nuk ka qenë vetëm njohës i mirë i saj, por edhe i simboleve të lashta të besimit parakristian.

Këtë e dëshmon edhe një detaj tjetër në veshjen e profetëve dhe engjëjve, por edhe tek shqipetarët dhe ka lidhje me simbolin kryesor të Kristianizmit: KRYQIN. (Fatbardha Demi)

Megjithatë na ngacmon mendimi se si e zbuloi piktori i shquar francez, Plisin? Duke gërmuar në materialet arkeologjike në vendet ku shëtiti piktori gjatë dhjetë viteve të fundit të jetës së tij, ne kemi mundësi t’i japim përgjigje pyetjes sonë, duke u nisur nga faktet logjike.

Me qeleshe, simbolet pellazge, figurën apo krahët e shqiponjës, nuk janë “veshur” vetëm faraonët më të shquar të Egjiptit të lashtë, por edhe mbretër/profetë të hyjnizuar si Perëndi, të Azisë së Afërme dhe Qendrore (fig.poshtë).

Ishte intuita e tij prej artisti dhe studiuesi, që e çoi tek idea se në lashtësi Plisi ishte një simbol shumë i rëndësishëm besimtar dhe tregonte lidhjen me Krijuesin.

« Qëllimi i studimit – shkruan Fatbardha Demi-nuk ishte thjesht të kënaqim kureshtjen tonë në lidhje me Plisin e shqiptarëve në pikturat e Xh.Tissot.

Synimi ishte të dëshmonim se edhe një popull si ai shqiptar, për të cilin studiuesit ankohen se s’kanë të dhëna historike për origjinën, besimin dhe gjuhën e tyre, mbart brenda traditës së tij fakte, jo vetëm për Lashtësinë e tij, por edhe të shumë popujve të tjerë, që deri më sot janë të mbuluara me mister ose janë keqshpjeguar nga ana shkencore.

Detyra që i vuri vetes Xh.Tissot për të pasqyruar sa më besnikërisht Historine e Biblës hebraike, e çoi në mënyrë të pavetëdijshme në zbulimin e Plisit të pellazgo-shqipetarëve dhe të simboleve të besimit të parë euro-afro-aziatik.

Vetë emrat e lashtë dhe të sotëm për Zotin dhe simbolin e tij, nuk mund të shpjegohen pa ndihmën e gjuhës dhe traditës së shqiptarëve».
Të gjitha fotot: Tissot, James (French 1836-1902) Victorian, Also known as: James Jacques Joseph Tissot, Jean-Jacques Tissot.

Moisiu me plis

Me plis në Festivalin e Filmit të Estonisë (FOTO)

Mbrëmë u dha premiera botërore e filmit “Streha mes reve” e regjisorit Robert Budina, në Estoni shkruan KultPlus.

Premiera botërore e këtij filmi është bërë në kuadër të festivalit “Tallin Black Nights Film Festival”, ku ky filmi është në konkurrim zyrtar në edicionin e 22-të.

Ndërsa ajo që ra në sy ishte kasta e aktorëve të cilët pas përfundimit të premierës së filmit u ngjitën në skenë me plis në kokë.

Pjesë e kastës së aktorëve janë: Arben Bajraktaraj, Esela Pysqyli, Bruno Shllaku, Irena Cahani, Osman Ahmeti, Muzbajdin Qamili dhe Virus Shala.

KultPlus, sjellë fotografi nga ky moment./ KultPlus.com

Plisi, dëshmi e përhershme historike

Nga Fahri Xharra

Të shkruash histori përkundër situatës shumë të nderë politike që mbretëron në tokat shqiptare ( Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni ), situatë e cila ndjellë një zymti kombëtare është guxim i madh. E nesërmja është e pa-parashikueshme. Por unë po vazhdoj me atë që ma do zemra, dhe të presim rezultatet e kësaj amullie historike!

Historia jonë shkon shumë thellë në kohë, në lashtësinë e saj. Jemi dëshmitarë të një simboli që fatbardhësisht është ruajtur gjer më sot mbi kokat tona e ai është Plisi. Por nuk është vetëm plisi, është edhe gjuha jonë që i ka dhënë emër plisit dhe më të edhe kohës së stërlashtë. Qëllimi i studimit nuk ishte thjesht të kënaqim kureshtjen tonë në lidhje me Plisin e shqipetarëve Synimi ishte të dëshmonim se edhe një popull si ay shqipetar, për të cilin studiuesit ankohen se s’kanë të dhëna historike për origjinën, besimin dhe gjuhën e tyre, mbart brenda traditës së tij fakte, jo vetëm për Lashtësinë e tij, por edhe të shumë popujve të tjerë, që deri më sot janë të mbuluara me mister ose janë keq-shpjeguar nga ana shkencore. Vetë emrat e lashtë dhe të sotëm për Zotin dhe simbolin e tij, nuk mund të shpjegohen pa ndihmën e gjuhës dhe traditës së shqipetarëve.

Plisi-qeleshja, symbolizon gjysmën e vezëz hyjnore, nga e cila veze doli Perendia qe krijoj çdo gjë, më pak fjale krijoj jetën. Eshtë mjaft interesante të vezhgosh se si p.sh. nusja kur hynë për herë të parë në shtepi te dhëndrit, asaj, i duhet të ulet ne një Plis-qeleshe të kthyer mbrapsht dhe ta vendose një Plis-qeleshe tjetër në kokë. Në këte tradicion kulturor Shqiptar, me ritin e nuses, në shqiptaret, nuk bëjmë gjë tjetër, se shprehim një skene te gjenezit, pra siç perëndia doli nga veza hyjnore, apo veza e botërave dhe solli jeten, ashtu edhe nusja “del nga veza” dhe sjell jeten ne ate shtepi ku martohet

Nga një shëtitje virtuale nëpër qytetin e Pompeit i nxora ca foto të freskave dhe pikturave murale të historisë së lashtë pellazge që padashtas nga falsifikatorët kanë mbetur edhe sot e kësaj dite


Arkeologët na tregojnë që qyteti i Pompeit ishte ngritur në shekujt 7-të dhe 6-të BC (para Kr.) nga Oskanët (sipas literaturës, popull i vjetër indo-europian) në populli në Italinë qendrore i cili ishte një kryqëzim rrugësh të popujve të vjetër pellazg. Qyteti ishte pushtuar edhe nga “ grekët” (ah, grekët) dhe fenikasit. Sipas Strabonit, Pompei ishte pushtuar edhe nga Etruskët, në të cilin zbulimet e reja i tregojnë shkrimet etruske të shekullit të 6-të. Emri “ Pompei “ sipas studjuesit Theodor Kraus i ka rrënjët në gjuhën e vjetër Oskane që do të “ thoshte pesë , numri pesë, pra bshkësia e pesë fshatrave që dikur e formonin Pompein ose nga një grup i madh familiar –gens Pompeia” . Për mua shumë e rëndësishme që nuk është fjalë latine, gjuhë fatkeqësisht e krijuar nga romakët. Në pikëpamjen e zhdukjes së gjuhëve pellayge, Roma ishte masakruesi më i madh. Fatkeqësi historike !

Që të mos zgjatem më shumë në historinë e qztetit të lashtë Oskan të Pompeit të shtoj edhe këtë “ sipas Plinit të Riut , Pompei është drishur disa herë nga dridhje të tokës të vogla, të cilat nuk e alarmonin popullatën e kohës, por me 5 Shkurt të vitit 62 AD qztetin e goditi një termet i madh shkatërrues. Sulmi i fundit natyror që e goditi Pompein përfundimisht ishte shpërthimi vulkanit të Veyufit në vitin 79 AD, ia cili ia dha tmerrin e fundit.

Perandoria romake me shekuj e kishte harruar Pompein

.

Rrëmbimi i Kasandres nga Ajaxi–freska në Shtëpinë e Menadrit në Pompeii, Itali Freska e paraqet një skenë nga Lufta e Trojës, Kasandra mundohet të mbrohet duke u “ lidhur “ për statujën e Athenes dhe afër saj i ati Priami i pafuqishëm duke shikuar . Kjo pikturë është edhe sot në muyeun natzror të Pompeiit në shtëpinë e Menandrit që gjëndet në Vicolo del Menandro. Pa pikë habije, edhe pse fshehja e të vërtets së Luftës së Trojes është në çdo shkrim për antikuitetin, e vërteta e plisin nuk ka mundur të iu ikë artistëve të piktures- Ajaksi me Plis.

Shtëpia e Faunës me mbi 3 mijë m. katrore, kjo shtëpi në Pompei është më e madhja në qytetin e vjetër të Pompeit. Faktikisht, kjo shtëpi e madhe është ndërtuar në fillim të shek. të dytë para Kr. Dhe njihet me mozaikët e famshme dhe të çmuara: E shihni Aleksandërin e Madh pas fitores kundër Dariusit, mbretit të Persisë

Gjykimi i Parizit, i cili e thërret Zeusin që zgjidhë problemin e zgjedhjes së tij në mes Athenes, Afërdites dhe Heres. Parizi i Luftes së Trojes me plisin frigas

Skenë nga Pompei, Akili me Plis

Fahri Xharra,11.10.18 Gjakovë

Shaljanët vazhdojnë traditën e faljes së Bajramit me plis

Ashtu edhe sikurse festave të tjera Islame, myslimanët në Shalë të Bajgores kanë falur namazin e Kurban Bajramit me plisa në kokë.

Aty pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në këtë ceremoni, kanë vënë nga një plis në kokë. Kjo si shenjë dhe mesazh për të ruajtur traditën kombëtare.

Falja e namazit të Bajramit në xhamin e këtij fshati është bërë tashmë traditë të falët në këtë mënyrë.

Kurban Bajrami është njëra nga dy festat më të mëdha islame. Për nder të kësaj feste theren kurbane, ndërsa besimtarët e kryejnë njërin nga pesë kushtet e fesë islame, shkuarjen në Haxh./Gazetaexpress.com

Në Uçë të Istogut u mbajt edicioni i pestë i “Ditës së Plisit”

Sot u mbajt edicioni i pestë me radhë i ditës së Plisit, që tradicionalisht po organizohet në fshatin Uçë të komunës së Istogut, në Odën e Daut Ferataj.

Të gjithë të pranishmit në këtë ceremoni kishin vendosur plisa të bardhë në kokë.

Aty u fol rreth plisit të bardhë, u kujtuan dhe përfolën edhe shumë barcoleta të odave dhe anekdota popullore, e poezi kushtuar plisit./ KultPlus.com