Po të duash më lër pa bukë edhe pa ajër më lër, veç mos më lër pa buzagazin tënd. Mos më lër pa trëndafilin, pa shigjetën që aq ëmbël shpon, pa ujin që papritmas shpërthen te buzagazi yt, si dallgë e beftë bime që të gjallëron. I paepur luftoj dhe kthehem me sytë këputur së lodhuri sa herë që shikoj tokën që nuk ndryshon, por dije se buzagazi yt në qiell ngrihet e më kërkon e atëherë para meje hapen gjithë dyert e jetës. E dashur, në çastet më të errëta derdhet buzagazi yt, e nëse befas sheh se gjaku im lag gurët e rrugës, qesh, se gazi yt në duart e mia do të jetë si një shpatë e vërtetë. Buzë detit në vjeshtë, le të ngrihet gazi yt si një ujëvarë perçeshkumë, e dashur, buzagazin tënd e dua në pranverë si edhe lulen që mezi pres, lulen e kaltër, trëndafilin e atdheut tim gjëmimtar. Qeshu kur bie nata qeshu kur vjen dita, qeshu kur ka hënë, qeshu me rrugët e shtrembra të ishullit, qeshu me këtë djalë të hutuar që të dashuron, po sa herë që unë hap e mbyll sytë, sa herë që hapat e mia dëgjon, pa bukë më lër po deshe, pa ajër, pa dritë, pa pranverë, veç jo pa buzagazin tënd, sepse pa të nuk jetoj dot.
Në qiellin tem n’kohë mugëtire ti si nji re je E ngjyra jote e forma jote janë pjellë e temes mendje. Ti je imja, imja grue me buzët e ambla sheqer E aty në jetën tande andrra jem jetën hedh.
Drita e shpirtit tem kambët e tua t’i ngjyron, Vena e hidhun n’buzët e tua ambël lëshon, Oh korrëse e kangës tem n’perëndim! Që andrrat e vetmueme besojnë t’jesh fati im!
Ti e jemja je, e jemja, e unë kështu bërtas në t’mesditës fllad, e flladi në zanin tem shterp nuk ka m’shirë aspak. Gjahtare e thellësisë të syve t’mi, unë preja juj Rri i qetë n’vështrimin tand t’natës si me kanë ujë
Tash t’kam mbërthy n’rrjetën tem plot muzikë, dashni E rrjetat e muzikës tem janë të gjera-pafundësi. Shpirti jem është lindë në bregun e syve tu t’zisë. E në sytë e tu t’zisë mëmëdheu i andrrave nis. / KultPlus.com
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë. Të shkruaj, për shëmbull: “Nata është yjësuar, Dhe drithëruesit, të kaltrit yje, atje larg”.
Era e natës sillet në qiell dhe këndon.
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë. E doja, dhe ajo më donte nganjëherë gjithashtu.
Në netë si kjo e kisha ndër krahët e mia. E puthja aq shumë herë nën qiellin e pafund.
Ajo më donte, dhe unë e doja nganjëherë gjithashtu. E si të mos doja të tillë sy të mëdhenj tërheqës.
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë. Duke menduar që nuk e kam. Duke ndjerë që e humba.
Të dëgjoj natën e pamasë, më e pamasë pa të. Vargjet bien mbi shpirtin si mbi barin vesa. Po ç’rëndësi ka kur dashuria ime nuk mund ta ruante Nata është yjësuar dhe ajo nuk është me mua.
Kjo është e gjitha. Së largu dikush këndon. Atje larg.. Shpirti im nuk ndjehet mirë se e humbi atë.
Si të jenë duke kërkuar sytë e mi vështrojnë për të. Zemra ime vështron, por ajo nuk është me mua.
E njëjta natë që zbardhëllon të njëjtat pemë Ne vetë, ata të atëhershmit, nuk jemi të njëjtët.
Më nuk e dua, është e qartë, por sa shumë e doja Zëri im vështron për erën që të takojë veshin e saj.
E tjetrit. Do jetë e tjetrit. Si para puthjeve të mia. Zëri i saj, trupi i saj i tejdukshëm. Sytë e saj të paskaj.
Unë nuk e dua, është e qartë, por mbase e dua. Është kaq e shkurtër dashuria, dhe kaq i madh harrimi.
Sepse në netë si kjo e mbaja atë mes krahëve, Shpirti im ndjehet keq që e ka humbur.
Megjithëse kjo është dhimbja e fundit që ajo me shkaktoi, Dhe këto janë vargjet e fundit që unë ja shkruaj./KultPlus.com
Poezi nga Pablo Neruda, përktheu nga anglishtja Enkeleda Suti.
Kur të vdes, i dua duart e tua mbi sytë e mi Dua dritën dhe ngrohtësinë e duarve të tua të dashura Që ta përcjellin freskinë e tyre përmbi mua, edhe një herë Dua të ndjej butësinë që më ndryshoi fatin
Dua që ti të jetosh, ndërsa pres për ty, i fjetur Dua që veshët e tu të dëgjojnë ende erën, Dua që ta nuhasësh aromën e detit që e deshëm bashkë Dhe të ecësh mbi rënën që ku ecëm bashkë
Dua që ajo që dua, të vazhdojë të jetojë Dhe ty që të dua Dhe të këndoj mbi çdo gjë tjetër Të vazhdosh të lulëzosh Me boçe të plota
Që të arrish çdo gjë që dashuria ime e sjell te ty Që hija ime të udhëtojë me flokët e tu Që çdo gjë të mësojë përsenë e këngës sime./ KultPlus.com
Nuk është se mendimet më janë mbyllur, Nuk është se nuk dua te shoh dritë përsëri… Është e thjeshtë, më mungon kjo, Kjo që adhuroj – Më mungon ti!
Nuk është se fëmijët, nuk me pëlqejnë, Por vdes morali, para syve të mi… Edhe iluzionet e mia vdesin, Përpara trishtimit – Më mungon ti!
Nuk është se kam harruar, qe për burrat, Te mos tregosh qe dashuron, quhet trimëri… Nuk është asnjë nga këto, Por nuk me përgjigjesh, Kur te thërras – Më mungon ti! / KultPlus.com
Pablo Neruda, përktheu nga anglishtja Enkeleda Suti.
Nga çdo gjë që kam parë Dua të të shikoj vetëm ty Nga çdo gjë që kam prekur Mishin tënd dua të prek E adhuroj buzëqeshjen tënde të portokajtë Mallëngjehem të të shikoj teksa fle
Çfarë të bëj unë, e dashur, më e dashura? Unë nuk e si se si duan të tjerët Ose se si kanë dashur njerëzit në të shkuarën Unë jetoj, duke të të parë, duke të të dashur Të jem i dashuruar është natyra ime./ KultPlus.com
E humbëm edhe këtë mbrëmje. Askush nuk na pa të zënë për dore kur muzgu i kaltër binte mbi botë.
Nga dritarja unë pash’ lodrimin e perëndimit mbi kodrat e largëta.
E pastaj, si një monedhë, një copëz dielli u përndez në duart e mia.
Të kujtova ty me shpirtin e ndrydhur, me atë trishtimin që ti ke njohur tek unë.
Ku ishe ti në atë kohë? Me ç’njerëz? Çfarë fjalësh u thoshe? Oh, pse më ndodh kështu: dashuria shpërthen përnjëherësh, kur jam i trishtuar dhe kur ti je larg?
Libri që marr të lexoj mbrëmjeve më ra nga duart dhe te këmbët e mia, si një qen i plagosur, u rrotullua perëndia.
Gjithnjë, gjithnjë sapo vjen mbrëmja ti ikën, deri ku muzgu bredh duke tretur statujat. /KultPlus.com
S’kam qënë ndonjëherë Në Shqipëri n’atë tokë të ashpër e të dashur, n’atë dhe malor barinjsh.
Sot shpresoj të vij si për të kremte, për një të kremte të re, dasmë mbi tokë; pa të vete të shoh si shkëlqen dielli majë krahëve plot muskuj të vargmaleve të tua, si më rritet në mes të shkëmbinjve si zambaku i ri dhe i njomë, kultura, letërsia, që po nis e shtrihet, nderi ndaj bujkut të moçëm, djepi i punëtorit, përmendorja e shquar e vëllazërimit, si merr përpjetë mirësia posi bima e re që lulëzon në vendet e lashta e të varfra.
O Shqipëri e vogël, e fortë, e vendosur dhe zëmjaltë, teli i kitarës sate ‐ ujë dhe çelik i gjallë – vjen e më t’i shtohet tingullit të historisë, këngës së kohës që s’ka të mposhtur, me një zë bjeshkësh dhe ndërtimesh, aromash dhe bardhësish, këngës së mbarë njerëzve dhe mbarë, mbarë bjeshkëve, zogjve dhe mollëve në lule, erërave dhe valëve. Forca, vendosmëria dhe lulet janë dhuratat q’i sjell ti ndërtimit të jetës mbi tokë.
Pemët e kopshtit të amullta rrinë në ajrin e butë të mbrëmjes, si të ishin piktura mbi një pëlhurë të hollë; një zog i përhimet që kolovitet mbi degën e një pjeshke në lulëzim, këqyr mirë se mos turbullon heshtimin qoftë edhe vetëm një klithmë; gjithçka është në gjumë, dhe hëna që reflektohet në ujin e liqenit, është si një barkë imcake në mes të livadhit të ndriçuar me ar./ KultPlus.com
Dua që të dish Një gjë. Ti e di si është kjo gjë: nëse shoh hënën e kristaltë , degën e kuqe të vjeshtës së ngadaltë në dritaren time, nëse prek pranë zjarrit hirin e pakapshëm ose trupin e rrudhur të drurit, gjithçka më çon tek ty, sikur kjo që ekziston aroma,dritë, metale, të ishin anije të vogla që shkojnë drejt ishujve të tu që më presin .
Sidoqoftë nëse pak nga pak ndalon së më dashuri do të ndaloj se dashuri pak nga pak “Nëse papritmas më harron, mos më kërko se tashmë do të kem harruar
Nëse të duket e gjatë dhe e çmendur era e flamujve Që kalon permes jetës time dhe vendos të më lësh në breg të zemrës në të cilën kam rrënjët, mendo se në atë ditë, në atë kohë, do të ngre lart krahët dhe rrënjët e mia do të dalin për të kërkuar tokë tjetër
Por nëse çdo ditë, çdo orë e ndjen se për mua je destinuar me ëmbëlsi të pamëshirshme. Nëse çdo ditë çel në buzët e tua një lule për të më kërkuar, ah, dashuria ime në mua i gjithë ai zjarr përsëritet, në mua asgjë nuk shuhet as harrohet, dashuria ime ushqehet me dashurinë tënde,e dashuruar, dhe derisa të jetosh do të jete në krahët e tu pa dalë nga krahët e mia./ KultPlus.com
“Mos fajëso askënd” është një nga poezitë më të bukura të Pablo Nerudës, e preferuara ime. Në thelb, autori do t’i bindë të gjithë se janë përcaktuesit e fatit të tyre. Ne jetojmë siç duam, ose siç e bindim veten se duam, dhe kur diçka shkon keq në të ardhmen, mendojmë se fajin e ka fati ynë i keq. Kjo nuk është e vërtetë. Me zgjedhjet që bëjmë, ne përcaktojmë fatin tonë. Me zgjedhjet e së shkuarës kemi përcaktuar tëtashmen, dhe me zgjedhjet e së tashmes po përcaktojmë të ardhmen. Nisur nga ky përfundim kaq i thjeshtë, autori na nxit të gjithëve të çohemi e të luftojmë për veten tonë sot, pa menduar për fatin, pasi sipas autorit, “fati është pretekst i të dështuarve”.
“Mos fajëso askënd” Mos fajëso kurrë askënd, për asgjë, sepse, thellë-thellë, ke bërë me jetën tënde krejt çka ke dashur.
Pranoje vështirësinë e të përmirësuarit të vetes dhe të kurajos për ta ndryshuar atë. Triumfi i njeriut të vërtetë buron nga hiri i gabimeve të tij.
Mos u anko kurrë për vetminë tënde, apo për fatin tënd, përballu kryelartë dhe pranoje. Në një mënyrë apo në një tjetër, është pasojë e veprimeve të tua dhe e bindjes se ti gjithnjë duhet të fitosh.
Mos u hidhëro me dështimin tënd, as mos fajëso dikë tjetër, pranoje bash tash, ose do të vazhdosh të shfajësohesh si një fëmijë. Kujto se çdo çast është i mirë për të filluar dhe asnjë s’është aq i tmerrshëm sa për t’u dorëzuar.
Mos harro se shkak i të tashmes sate është e shkuara jote, ashtu siç e tashmja do të jetë shkak i të ardhmes sate. Mëso nga të guximshmit. nga të fortët, nga ata që e pranojnë destinin, nga ai që do të jetojë pavarësisht gjithçkaje.
Mendo më pak për problemet e tua e më shumë për punën tënde, dhe problemet e tua, pa i eliminuar, do të vdesin.
Mëso të lindësh nga dhimbja, të jesh më i madh se ajo, më i madh se pengesat. Shihu në pasqyrën e vetes dhe do të jesh i lirë e i fuqishëm dhe do të pushosh së qeni kukull e rrethanave, sepse veç ti je fati yt.
Ngrihu dhe shihe diellin në mëngjes dhe frymoje dritën e agimit. Ti je pjesë e forcës së jetës sate, zgjohu tash, lufto, ec, ji i vendosur dhe do të triumfosh në jetë. Mos mendo kurrë për fatin tënd, sepse fati është pretekst i të dështuarve. /bota.al/ KultPlus.com
Sonte mund të shkruaj vargjet më të trishta, Të shkruaj, për shembull: ”Nata është yjëzuar, Dhe drithërues, të kaltër yjet atje lart”.
Era e natës sillet nëpër qiell dhe këndon.
Sonte mund të shkruaj vargjet më të trishta. E doja dhe nganjëherë edhe ajo më donte.
Në net si kjo e mbaja ndër krahë, E puthja aq shumë nën qiellin e pafund.
Ajo më donte dhe ndonjëherë edhe unë e doja. E si të mos i doje sytë e saj të mëdhenj!
Sonte mund të shkruaj vargjet më të trishta, Duke menduar që nuk e kam. Duke ndjerë që e humba.
Të dëgjoj natën e pamat, më e pamat pa të. Vargjet bien mbi shpirtin si mbi barin vesa.
Po ç’rëndësi ka kur dashuria ime nuk mund ta ruante atë! Nata është yjëzuar dhe ajo nuk është me mua. Kjo është e gjitha. Së largu dikush këndon. Atje larg… Shpirti im nuk ndihet mirë se e humbi atë.
Si të jenë duke kërkuar, sytë e mi vështrojnë për të, Zemra ime vështron, por ajo nuk është me mua.
E njëjta natë që zbardhëllon të njëjtat pemë Ne vetë, ata të atëhershmit, nuk jemi të njëjtët.
Më nuk e dua, është e qartë, por sa shumë e doja! Zëri im vështron për erën që të takojë veshin e saj.
E tjetrit. Do jetë e tjetrit, si më parë e puthjeve të mia. Zëri i saj, trupi i saj i tejdukshëm, sytë e saj të mëdhenj…
Unë nuk e dua, është e qartë, por mbase e dua akoma. Është kaq e shkurtër dashuria dhe kaq i madh harrimi!
Sepse në net si kjo e mbaja në krahë, Shpirti im ndihet keq që e ka humbur.
Megjithëse kjo është dhimbja e fundit që ajo me shkaktoi, Dhe këto janë vargjet e fundit që unë i shkruaj. / KultPlus.com
Po të duash më lër pa bukë edhe pa ajër më lër, veç mos më lër pa buzagazin tënd. Mos më lër pa trëndafilin, pa shigjetën që aq ëmbël shpon, pa ujin që papritmas shpërthen te buzagazi yt, si dallgë e beftë bime që të gjallëron. I paepur luftoj dhe kthehem me sytë këputur së lodhuri sa herë që shikoj tokën që nuk ndryshon, por dije se buzagazi yt në qiell ngrihet e më kërkon e atëherë para meje hapen gjithë dyert e jetës. E dashur, në çastet më të errëta derdhet buzagazi yt, e nëse befas sheh se gjaku im lag gurët e rrugës, qesh, se gazi yt në duart e mia do të jetë si një shpatë e vërtetë. Buzë detit në vjeshtë, le të ngrihet gazi yt si një ujëvarë perçeshkumë, e dashur, buzagazin tënd e dua në pranverë si edhe lulen që mezi pres, lulen e kaltër, trëndafilin e atdheut tim gjëmimtar. Qeshu kur bie nata qeshu kur vjen dita, qeshu kur ka hënë, qeshu me rrugët e shtrembra të ishullit, qeshu me këtë djalë të hutuar që të dashuron, po sa herë që unë hap e mbyll sytë, sa herë që hapat e mia dëgjon, pa bukë më lër po deshe, pa ajër, pa dritë, pa pranverë, veç jo pa buzagazin tënd, sepse pa të nuk jetoj dot.
Orë pas ore, s’bëhet dita, Është dhimbje për dhimbje: Koha nuk rrudhoset dot, Nuk harxhohet kot: Deti thotë det, Toka thotë tokë: Njeriu pret.
E vetëm Kambana e tij Atje mes të tjerave Ruan në zbrazësinë e vet, Qetësinë e patrazuar, Që do t’i jepet kur të ngrejë ai Të metaltën gjuhën e tij valë mbi valë.
Nga shumë gjëra që pata, Në gjunjë duke ecur anë e mbanë Këtu, lakuriq, S’kam veç mesditën e rëndë Të detit, e një kambanë.
Zërin e tyre që të vuaj më dhanë ato E paralajmërimin që të ndaloj. Në gjithë botën ndodh kjo: Në hapësirë vazhdon. E deti jeton. Kambanat janë aty./KultPlus.com
Dua që të dish Një gjë. Ti e di si është kjo gjë: nëse shoh hënën e kristaltë , degën e kuqe të vjeshtës së ngadaltë në dritaren time, nëse prek pranë zjarrit hirin e pakapshëm ose trupin e rrudhur të drurit, gjithçka më çon tek ty, sikur kjo që ekziston aroma,dritë, metale, të ishin anije të vogla që shkojnë drejt ishujve të tu që më presin .
Sidoqoftë nëse pak nga pak ndalon së më dashuri do të ndaloj se dashuri pak nga pak “Nëse papritmas më harron, mos më kërko se tashmë do të kem harruar
Nëse të duket e gjatë dhe e çmendur era e flamujve Që kalon permes jetës time dhe vendos të më lësh në breg të zemrës në të cilën kam rrënjët, mendo se në atë ditë, në atë kohë, do të ngre lart krahët dhe rrënjët e mia do të dalin për të kërkuar tokë tjetër
Por nëse çdo ditë, çdo orë e ndjen se për mua je destinuar me ëmbëlsi të pamëshirshme. Nëse çdo ditë çel në buzët e tua një lule për të më kërkuar, ah, dashuria ime në mua i gjithë ai zjarr përsëritet, në mua asgjë nuk shuhet as harrohet, dashuria ime ushqehet me dashurinë tënde,e dashuruar, dhe derisa të jetosh do të jete në krahët e tu pa dalë nga krahët e mia./KultPlus.com
Eja me mua, i thashë, në një vend që askush nuk e di, të ndjesh si regëtin dhimbja e madhe për mua as këngë gondolash, as karafil vetëm një plagë që dashuria la hapur
I them sërish; eja me mua, edhe sikur të vdes dhe askush të mos e shoh hënën kur e pi goja ime dhe gjakun e trëndafilit që mbytet ne heshtje. Eja dashuri, le të harrojmë dhe yllin që nxin prej trishtimit!
Dhe kur dëgjova zërin tënd që tha; Eja me mua, m’u duk sikur u çlirua krejt papritur brenga, dashuria, tërbimi si një tape vere që hapet!
Gajzerët nga thellësitë shpërthyen lart në qiell në gojë unë ndieva sërish shijen e zjarrit të gjakut të karafilave, të gurit dhe plagës.
Para se të dashuroja, e dashur, Asgjë s’ishte e imja: endesha rrugëve, midis sendeve asgjë s’kishte vlerë, as emër nuk kishte: vetëm ajër që priste ishte bota. Unë pashë sallone në ngjyrë hiri, galeri të banuara prej hënës, hangare të pashpirt në ndarje, pyetje që ngulnin këmbë në rërë. Gjithçka ishte bosh, e vdekur, e heshtur, rrëzuar, braktisur, lëshuar; gjithçka ishte e huaj, tjetërsim, e të tjerëve ishte dhe e askujt, – gjersa bukuria jote dhe varfëria e mbushën vjeshtën me dhurata. / KultPlus.com
S’kam qënë ndonjëherë Në Shqipëri n’atë tokë të ashpër e të dashur, n’atë dhe malor barinjsh.
Sot shpresoj të vij si për të kremte, për një të kremte të re, dasmë mbi tokë; pa të vete të shoh si shkëlqen dielli majë krahëve plot muskuj të vargmaleve të tua, si më rritet në mes të shkëmbinjve si zambaku i ri dhe i njomë, kultura, letërsia, që po nis e shtrihet, nderi ndaj bujkut të moçëm, djepi i punëtorit, përmendorja e shquar e vëllazërimit, si merr përpjetë mirësia posi bima e re që lulëzon në vendet e lashta e të varfra.
O Shqipëri e vogël, e fortë, e vendosur dhe zëmjaltë, teli i kitarës sate ‐ ujë dhe çelik i gjallë – vjen e më t’i shtohet tingullit të historisë, këngës së kohës që s’ka të mposhtur, me një zë bjeshkësh dhe ndërtimesh, aromash dhe bardhësish, këngës së mbarë njerëzve dhe mbarë, mbarë bjeshkëve, zogjve dhe mollëve në lule, erërave dhe valëve. Forca, vendosmëria dhe lulet janë dhuratat q’i sjell ti ndërtimit të jetës mbi tokë. (Përktheu: A.Pilika) / KultPlus.com