Elikonë Hysaj-Shala dhe Pranvera Hoxha-Bryma të premten në koncertin “Pre – PrIVocalFest”

Koncerti i cili do të paraprijë edicionin e pestë të “PrlVocalFest” do të mbahet në Kishën Katolike “Shën Ndou” duke filluar nga ora 19:00, përcjell KultPlus.

Në këtë koncert, në skenë do të jetë mezosopranoja Elikonë Hysaj-Shala nën shoqërimin e pianistes Pranvera Hoxha-Bryma me mysafirë special, korin e fëmijëve dhe të grave “Okarina”, të cilët do sjellin një program shumë simpatik e të veçantë për publikun.

Numri i pjësmarrësve është i kufizuar, andaj ju lutemi të rezervoni ulësen tuaj në linkun e mëposhtëm! Përmes një emaili ju mund të rezervoni dy ulëse.

https://www.privocalfest.com/event/4?fbclid=IwAR1flY7SK7DiLdEJou1Uvy9ZyiPmFADZXTjjJpks3YIl2mjId8lsguy8qhE

Ndërkaq, “Prishtina International Vocal Festival” do të mbahet në muajin tetor të këtij viti. / KultPlus.com

Pranvera Hoxha sot me koncert recital në Tiranë

Pianistja Pranvera Hoxha Bryma, sot më 24 dhjetor në Muzeun Kombëtar në Sallën Unesco në Tiranë, sjellë koncertin recital me vepra spanjolle për piano, shkruan KultPlus.

Mysafir i koncertit do të jetë Dardan Osmanaj, ndërsa mbrëmja me muzikë spanjollë është mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe MKRS.

Pranvera Hoxha Bryma ka diplomuar për piano në Akademinë e Arteve të Bukura dega piano te profesoreshe Anita Tartari. Studimet master i ka përfunduar në Fakultetin e arteve dhe muzikës në Shkup, Maqedoni te profesor Todor Svetiev. Punon në fakultetin e arteve në Universitetin e Prishtinës, si korepetitore e krasëve të flautës dhe klarinetës. Ajo poashtu është profesoreshë e pianos në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë./ KultPlus.com