Roli i ri i princit Charles, patriark i familjes mbretërore

Me vdekjen e babait të tij Philip, patriarku i ri i familjes mbretërore është princi Charles, 72 vjeç, shkruan vanityfair.it.

Ai është figura më e lartë mashkullore dhe për të, sipas medias britanike, do të kalojë titullin e Dukës së Edimburgut, të cilin Philip donte t’ia jepte Andrew të Jorkut.

Mbretëresha Elizabeth II nuk ka ndërmend të abdikojë duke hequr dorë nga detyrat e saj si sovrane. Por, tani që është e ve, ajo ka vendosur të ngadalësojë.

Për Charlsin, i ndihmuar nga djali i tij i madh William, fillon ajo që media britanike e ka përcaktuar tashmë një regjencë të butë, jo të deklaruar zyrtarisht, por që teknikisht e sheh atë tashmë duke zënë vendin e monarkes.

Princi i Uellsit tashmë ka marrë një vendim të rëndësishëm: ai dhe djali i tij menjëherë do të ndajnë detyrat sipas zonave të tyre të interesit dhe atyre që do të jenë më të rëndësishmet për ta kur të hipin në fron./ KultPlus.com

Princi Charles mbush 70 vjet

Princi Charles i Britanisë së Madhe sot ka mbushur 70 vjet.

Me këtë rast ai sot do të pijë çaj me njerëz të cilët këtë vit mbushin 70 vjet.

Me rastin e ditëlindjes së tij janë publikuar fotografi familjare ku princi Charles shihet me djemtë William dhe Harry dhe gratë e tyre Kate dhe Meghan, dhe me nipat dhe mbesat, gjashtëvjeçarin princin George, princeshën tri vjeçaren Charlote, dhe princin gjashtëmuajsh Luis./ KultPlus.com