Prince shpalos kujtimet e fëmijërisë në “The Beautiful Ones”

Katër ditë para vdekjes së tij prej një mbidoze të paqëllimshme droge, Prince Rogers Nelson, artisti i njohur si Prince, e kishte thirrur autorin të cilin e kishte autorizuar t’ia shkruante autobiografinë, Dan Piepenbringun, për t’i treguar se ndihej mirë.

Asokohe mediat po shkruanin se aeroplani i tij ishte detyruar të aterronte, shkaku i shëndetit të tij të lig. Shtypi gjithnjë ekzagjeron simptomat që i ngjasojnë gripit, i kishte thënë Princi autorit. Ky muzikant mezi po priste që të fliste për detajet e memoareve që do të publikoheshin, bashkëpunim i tyre.

Më 21 prill Piepenbringu, njëjtë si pjesa tjetër e botës, u befasua prej lajmit se Princi ishte gjetur i vdekur në ashensor, shkruan “Deutsche Welle”.

Ai i kishte vetëm 57 vjeç dhe po punonte me zell në autobiografinë e tij, që do të ishte projekti i tij i fundit i madh.

Piepenbring kishte bashkëpunuar ngushtë me artistin për tre muaj, kështu që vendosi që vetë ta finalizonte projektin. Libri u publikua në anglisht dhe gjermanisht më 29 tetor, tre vjet pas vdekjes së tij. Titulli “The Beautiful Ones” u zgjodh prej vetë muzikantit dhe është emri i një balade rocku të albumit të tij hit, “Purpule Rain”. Ky kishte qenë fillimisht titull pune, por pas vdekjes së Princit mbeti titulli përfundimtar.

“Deri në fund të jetës do ta pyes veten se çfarë ka mbetur pa u thënë dhe çfarë forme do të kishte marrë libri, po të kishte jetuar ai”, shkruan Piepenbring në parathënie. Libri përfaqëson vetëm një pjesëz të asaj që do të ishte bërë, teksa paraqet si shprehje mllefi, ashtu edhe himn për jetën, shkruan autori.

Prince ishte përplot me ide – ai kishte bërë mjaft muzikë dhe më shumë se gjithçka tjetër, donte që botës t’i tregonte se kush kishte qenë në të vërtetë, si muzikant dhe si person. Ndiente se kritikët shpesh e përshkruanin muzikën e tij me fjalë që nuk kishin lidhje me të; ata nuk kishin haber se kush ishte në të vërtetë ai.

Ai ankohej se “cilësi alkimike” i ishin veshur punës së tij dhe se disa autorë e përdornin mbiemrin “magjike”, gjë që e zemëronte jashtë mase, shkruan Piepenbring në parathënie. /koha.net/ KultPlus.com

Rita Ora inspirohet nga Prince

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka befasuar të gjithë me paraqitjen e fundit.

Ajo ka veshur një kostum me dizajn të inspiruar nga veshja e artistit legjendar, tashmë të ndjerë, Prince.

“Një dedikim për njërin nga artistët më të mrekullueshëm dhe më inspirues të të gjitha kohërave. Faleminderit Escada që më ndihmuat ta kthej këtë pamje përsëri në jetë. Prince më mungon gjithmonë.”, ka shkruar Rita në Instragram. / KultPlus.com

“Originals”, publikohet albumi i Prince pas ndarjes nga jeta

Pas më shumë se tre vjetësh nga ndarja nga jeta e Prince, vjen lajmi për daljen e albumit të dytë të tij pas atij me titull “Piano & a Microphone 1983”, marrë nga arkivi i tij.

Më 7 qershor do dalë në platformën online Tidal, albumi “Original”, me 15 këngë të shkruara për artistë të tjerë, në versione të pa dëgjuara më parë, përveç këngës së famshme “Nothing compares 2 U”, e bërë e njohur nga Sinead O’Connor, por e publikuar edhe nga autori i këngës. Më 21 qershor, vepra do publikohet edhe nga Warner Bros.

Mes këngëve të përzgjedhura, janë  “Manic Mondays”, e cila u kthye në sukses nga grupi femëror “The Bangles”, kënga  “The Glamorous Life” e “Noon Rendezvous”, të dhuruara për t’u kënduar nga  Sheila E., nxënësja e Prince.

Lista e këngëve përfshin “Baby, You’re a Trip”, një tjetër vepër e interpretuar nga shoqet e tij të jetës dhe muzikës, Jill Jones./atsh/ KultPlus.com

Del autobiografia e Prince

Një autobiografi e këngëtarit Prince, do të jetë në librari vjeshtën e ardhshme.

‘’The Beautiful ones’’ do të dalë për publikun më 29 tetor dhe përmban një seri dorëshkrimesh, fotografish të rralla, tekste këngësh dhe shkrime nga artisti.

Libri do të ketë 288 faqe dhe ishte në program që para vdekjes së tij, më 21 prillin e vitit 2016.

“The Beautiful ones’ është një histori personale që tregon se si Princi (Rogers Nelson), u bë i famshëm si ai që ne njohim’’,  theksoi ”Random House”, shtëpia botuese që do të publikojë librin.

Memoriali shkon nga fëmijëria e këngëtarit, në vitet e para të tij karrierës si muzikant dhe vazhdon tek shkrimet e tij personale, fotot dhe shënimet e bëra me dorë të atyre që do të bëheshin këngët e tij më të famshme./  /os/ KultPlus.com

Familja e Princit ia ndalon Trumpit të shfrytëzoi këngët e yllit të ndjerë

Familja e këngëtarit Prince i kërkoi Presidentit Donald Tramp të mos përdorte një këngë të këngëtarit të ndjerë gjatë tubimeve politike.

Sipas vëllait të këngëtares, familja nuk i ka dhënë të drejtë të shfrytëzoj të drejtën e autorit presidentit amerikan.

“Pasuesit e Princit kurrë nuk i kanë dhënë Presidentit Trump ose Shtëpisë së Bardhë një licencë për të përdorur këngët e tij dhe i kërkohet që të ndalojë menjëherë së shfrytëzuari këngët”, tha vëllai i Princet, Omar Baker në Twitter.

Mediat lokale në Shtetet e Bashkuara raportojnë se ekipi i Trump në disa raste ka shfrytëzuar këngën hit, “Purple Rain”.

Prince është edhe një ndër këngëtarët tjerë, i cili nuk dëshiron që këngët e tyre të përdoren në tubime politike.

Shumë muzikantë dënuan përdorimin e këngëve të tyre gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në vitin 2016, duke përfshirë Roling Stones, Aerosmith dhe Adele.

Familja e Luciano Pavarotit, një nga tenorët më të famshëm, kritikoi stafin elektoral të Trumpit, i cili përdorte “Nessum Dorma”. /KultPlus.com

Artistët që nuk e përballuan dot karrierën

Këto janë artistët të cilët nuk e shmangën dot fundit e tyre të dhimbshëm edhe pse bota mendonte se kishin jetën perfekte.

Mac Miller

Jo vetëm këngëtar por dhe producent, ai kishte lënë shenjën e tij në muzikë që në moshën 19 vjeçare dhe mendohej se do bëhej një nga më të mëdhenjtë e skenës së hip hopit. Por vitet e fundit fatkeqësisht ai kishte rënë pre e varësisë nga droga. E sipas miqve të tij pas dhënies fund të lidhjes dy vjeçare me yllin e popit Ariana Grande ai kishte shtuar konsumimin e lëndëve të ndaluara. Kështu duke mos pasur pranë atë që e konsideronte si dashuria e jetës së tij, fundi i erdhi pikërisht nga abuzimi, më saktë nga overdoza.


Chester Bennigton

Vokalisti i grupit të famshëm Linkin Park pas një pauze të gjatë me grupin e tij sapo kishte nisur turin për promovimin e albumit të ri. Ndërkohë që kishte dhënë disa performanca askush nuk e dinte që gjatë gjithë kohës ai ishte duke luftuar me depresionin. E kështu një mëngjes ai u gjet i vdekur në dhomën e një hoteli dhe pas hetimeve rezultoi se kishte kryer vetëvrasje.

Prince
Një nga performuesit dhe muzikantët ikonë të Amerikës, yll i popit e jo vetëm, u nda nga jeta në moshën 57 vjeçare pas një overdoze me ilaçe, të tipit fentanil. Ai kishte qenë i sëmurë prej kohësh duke pasur disa shqetësime të vogla por gjithsesi mjekimet i kishte nevojshme. Pikërisht nga mbizdozimi me këto mjekime ai gjeti vdekjen.

Mandatory Credit: Photo by Anonymous/AP/REX/Shutterstock (6571574a)
Singer Prince is shown in concert in 1985
Prince, USA

Amy Winehouse
Një nga artistet më kontroverse por në të njëjtën kohë më të talentuara të brezit të saj gjatë gjithë jetës luftoi me varësinë ndaj narkotikëve por dhe me ndarjet nga të dashurit. Ndërkohë që krijonte dhe bënte këngët që ne i duam aq shumë, ajo përballej çdo ditë me refuzimin nga njerëzit e afërt, me paparazët që donin të dinin gjithçka ndodhte rreth saj dhe me publikun që e kritikonte për stilin e jetesës. Në moshë shumë të re ajo vendosi se nuk ja vlente më të luftonte për jetën dhe karrierën dhe ju dorëzuar abuzimit me alkoolin dhe drogën.


Robin Williams

Aktori i komedisë i cili bëri disa gjenerata të qeshin me humorin e tij vetë nuk ishte një njeri i lumtur. Ai ishte personifikimi i figurës së clown-it, pra i performuesit që argëtonte turmat dhe në mbrëmje ishte i vetëm e i trishtuar në shtëpi. Luftoi me depresionin që në fillimet e karrierës por edhe me ankthin. E teksa vitet kalonin, asgjë nuk mundi ta bënte të lumtur dhe sëmundja mendore u zhvillua akoma më shumë e në fund, humbi nga vetëvrasja, më saktë intoksifikimi./KultPlus.com