‘Kamarja e turpit’, TKK fillon provat e shfaqjes së radhës me veprën e Kadaresë

Teatri Kombëtar i Kosovës ka filluar provat e shfaqjes “Kamarja e turpit” e cila vjen me regjinë e Kushtrim Koliqit, shkruan KultPlus.

Aktorët të cilët do të luajnë në këtë shfaqje janë: Adrian Morina, Armend Smajli, Gresa Pallaska, Ylber Bardhi, Bislim Muçaj, Teuta Krasniqi, Kosovare Krasniqi, Zana Berisha, Art Pasha, Fiona Abdullahu, Florenta Bajraktari, Jehona Gashi, Redon Kika.

 Stafi tjetër i shfaqjes është si në vijim:

Dramatizimi dhe adaptimi: Doruntina Basha

Ass. Regjie: Elif Bas lyibozkurt, Qëndresa Spahiu, Diellza Dedushi, Ardijana Mehmeti

Kompozitor: Adhurim Grezda

Skenograf: Bekim Korça

Kostumografe: Yllka Brada

Koreografe: Erna Salihu

Video Artist: Miran Bratush

Inspicient: Mursel Haziri

“Perandoria Osmane po dobësohet, e në sheshin kryesor të kryeqytetit të saj është vendosur kamarja e turpit, për t’i ekspozuar kokat e tradhëtarëve. Për ta ruajtur pushtetin, perandoria do të bëj çmos për të kapur kokën e Ali Pashë Tepelenës, i cili, i ngujuar në kalanë e vet, po pret përgjigje nga trojet shqiptare për të luftuar perandorinë”, është citat nga vepra e Ismail Kadare “Kamarja e turpit” premiera e së cilës pritet të jetë me 19 mars 2024./KultPlus.com

TKK fillon provat e shfaqjes ‘The Best European Show’ në Poloni

Kanë filluar provat e shfaqjes “The Best European Show” në Opole të Polonisë, e cila vjen si ko-produksion i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatro Due – Parma, Teatri Kombëtar Slloven – Nova Gorica, Teatr Opole dhe Teatru Malta, shkruan KultPlus.

Qyteti Opole i Polonisë, përndryshe njihet edhe si qyteti ku revolucionari i fundit i teatrit – Jerzy Grotowski zhvilloi laboratorin e tij teatror.

Shfaqja në fjalë, trajton problemet me të cilat sot ballafaqohet Evropa përmes një jurie teatrore e cila mblidhet të zgjedh shfaqjen më të mirë evropiane.

Ndërsa aktorët të cilët marrin pjesë në këtë shfaqje janë: Armend Smajli, May-Linda Kosumovic, Davide Gagliardini, Ana Facchini, Gianni Selvaggi, Philip Leone Ganado, Felix Römer, Weronika Kozakowska, Blazej Stencel, Ibrahim Koma dhe Paola de Crescenzo.

Teksti i shfaqjes është bërë nga Marko Bratush & Haris Pashoviq, kurse regjia nga Haris Pashoviq.

Kompozitor: Trimor Dhomi

Dramaturg: Sean Buhagiar

Asistent Regjisor: Aleksander Dulak

Disejner i dritave: Claudio Coloretti

Skenograf dhe Kostumograf: Krystian Szymczak

Datat e premierave në teatrot partnere:

Opole – Poloni: 13 Tetor 2023

Parma – Itali: 21 Tetor 2023

Valeta – Maltë: 9 Shkurt 2024

Nova Gorica – Slloveni: 16 Prill 2024

Prishtinë – Kosovë: 25 Prill 2024/KultPlus.com

Balerini Sinan Kajtazi: Kemi 6 muaj pa ushtrimet e baletit, kjo po na kushton shumë

Aktivitetet kulturore kanë stopuar qysh në muajin mars për shkak të rrethanave të pandemisë, kjo padyshim që ju ka kushtuar shumë sidomos profesionistëve të kësaj fushe, shkruan KultPlus.

Balerini Sinan Kajtazi ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke kërkuar nga Qeveria që të japin leje për fillimin e ushtrimeve për balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës sepse një gjë e tillë është jetike për ta.

Ky është reagimi i plotë i Kajtazit:

Kemi 6 muaj ( me përjashtim 3 jave ne qershor) qe nuk e kemi mundesine me i mbajte ushtrimet e baletit, e as shfaqjet. Si profesioniste te kesaj fushe, kjo po na kushton shume.

Qeveria duhet te jap lejen per fillimin e ushtrimeve per ne balerinet e Baletit Kombetar te Kosoves. Ushtrimet e baletit ne menyre grupore, jane jetike per ne.
Egziston mundesia qe te ushtrojme ne grupe, sic po veprojne trupat tjera neper bote, ne menyre qe t’i respektojme protokollet per mbrojte ndaj virusit.

Mjaftushem e kemi profesionin jeteshkurter, ju lutemi mos na e shkurtoni edhe ma teper. / KultPlus.com