Pulitzer, gazetari emrin e të cilit e mban një çmim i madh

Joseph Pulitzer ishte një gazetar, editor dhe politikan hungaroamerikan. Lindur në Makó, në Hungari, dhe emigruar në Shtetet e Bashkuara, Pulitzer u bë një reporter dhe editor i famshëm. Një shpërblim i tij, Pulitzer, më i rëndësishmi në fushën e gazetarisë, që u caktua për herë të parë në vitin 1917, sipas dëshirës së lënë nga gazetari.

Fillimet

Pulitzer emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 1864, gjatë luftës së secessionit amerikan. Pas përfundimit të konfliktit u vendos në St. Louis, në Missouri, filloi të punojë për një gazetë në gjuhën gjermane, Westliche Post, më 1868. Në zgjedhjet parlamentare në Missouri, më 1869, Partia Republikane e paraqitën si kandidat të saj në një kolegj që demokratët e konsideronin të blinduar. Befas ai u zgjodh duke mundur kandidatin demokrat.

Vazhdoi një periudhë të shkurtër me republikanët për të kaluar tek Partia Demokratike, deputet i së ciës u bë më 1885. Më 1872, Pulitzer bleu The Post për 3.000 dollarë. Pastaj, në vitin 1878, bleu edhe St. Louis Dispatch për 2.700 dollarë, si dhe dy gazeta, të cilat e shndërruan The St. Louis Post-Dispatch, e cila mbetet ende sot e përditshmja kryesore e qytetit.

New York World

Në vitin 1883, Pulitzer bleu edhe The New York World (një gazetë që po qëndronte me humbje prej rreth 40.000 dollarë në vit) për 346.000 dollarë nga Jay Gould. Pulitzer e ktheu vëmendjen tek lajmet me interes njerëzor, skandalet dhe sensazionalizmi. Pulitzer ishte bërë një urë ndërmjet shoqërisë amerikane dhe emigrantëve që e popullonin Nju Jorkun në vitet e fundit të shekullit XIX. Në brendësi të gazetës së tij vendosi rubrika të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite në gjithë shtypin botëror, përfshiu reklama tregtare.

Emigrantët e shohin gazetën e Pulitzerit si një pikëtakim ku ata grumbullohen në një vend që nuk ishte (ende) i tyre. Në vitin 1885, një vit më vonë, kur do të zgjidhej në Dhomën e Përfaqësuesve, punësoi Richard F. Outcaultin për të sjellë ilustrime bazuar në jetën e përditshme në rrethinat më të varfëra; kështu gazeta arriti në 600.000 kopje – kundrejt 15.000 sa ishte kur e bleu gazetën – duke e bërë The New York World të parën të përditshme të Shteteve të Bashkuara. Atë vit u bë protagonist i mbledhjes së fondeve për ndërtimin e bazamentit për Statujën e Lirisë, i cili u përurua më 26 tetor 1886. Falë kësaj iniciative u grumbulluan 100.000 dollarë.

Në vitin 1887, filloi të punojë në The New York World gazetarja Elizabeth Cochran, e cila do të bëhej e famshme me pseudonimin Nellie Bly, së cilës Pulitzer ia beson disa hetime të bëra më vonë të famshme si, si keqtrajtimet ndaj pacienteve femra në spitalin psikiatrik të qytetit me titull “Ten Days in a Mad-House” ( “Dhjetë Ditë në një shtëpi të çmendur “). Ky hetim pati jeohnë tejet të madhe në publik dhe i deturoi autoritetet të marrin masa të posaçme.

Udhëtimi rreth botës

Më 1888 Pulitzer kishte idenë e realizimit të asaj që shkrimtari francez Jules Verne kishte imagjinuar në një nga librat më të famshëm të tij, Udhëtim rrotull botës për 80 ditë. Pulitzer ia ngarkoi këtë mision gazetares Nellie Bly dhe ajo e sfidoi duke realizuar udhëtimin në më pak se 80 ditë. Më 14 nëntor 1889 ajo u nis nga Hoboken, në Nju Xhersi, për udhëtimin e saj prej 40 000 kilometrash. Më 25 janar 1890 Nellie arriti në New York, pas shtatëdhjetë ditësh, një rekord absolut (edhe pse u përmirësua pak muaj pas nga George Francis Train, i cili përfundoi udhëtimin në 60 ditë). Ditari i saj Around the World in Seventy-two Days (Rrotull botës në shtatëdhjetë e dy ditë) ishte një sukses i madh.

Sulmi

Po më 1890, botuesi i revistës “New York Sun”, e sulmoi Pulitzerin në gazetën e tij, duke e definuar “hebreu që ka braktisur fenë e tij” (babai i Pulitzerit ishte hebre, nëna katolike, ndërsa gruaja, Kate Davis, ungjillore). Ky veprim, që kishte për qëllim t’ia largonte Pulitzerit lexuesit e besimit të krishterë, e përkeqësoi shëndetin e gazetarit, tashmë jo në gjendje të mirë, dhe e detyroi atë të largohet nga drejtimi i gazetës, duke mbajtur, megjithatë, kontrollin financiar.

Në vitin 1895, William Randolph Hearst bleu The New York Jurnal, duke filluar një betejë gazetareske kundër The New York World të Pulitzerit. Kjo garë me Hearstin, sidomos para dhe pas Luftës Spanjollo-Amerikane, e lidhi emrin e Pulitzerit me gazetarinë e karakterizuar nga sensacionizmi apo spekulimet skandaloze. Më 1896, The New York World inauguroi një shtojcë me ngjyra, një inovacion absolut për atë kohë.

The New York World denoncoi një skandal që përfshinte një pagesë mashtruese prej 40 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara në kompaninë franceze të French Panama Canal Company në vitin 1909, dhe Pulitzer u hodh në gjyq nga Theodore Roosevelt dhe John Pierpont Morgan. Gjykata hodhi poshtë akuzat duke vendosur një fitore të rëndësishme për lirinë e shtypit. Më 1892, Pulitzer i propozoi presidentit të Universitetit të Kolumbias, Seth Low, të krijonte një shkollë të gazetarisë dhe ofroi veten si huadhënës i kursit.

Do të ishte shkolla e parë e gazetarisë në botë. Universiteti fillimisht nuk pranoi propozimin dhe paratë, por në vitin 1902 presidenti i ri i Universitetit, Nicholas Murray Butler, pranoi kërkesën. Por projekti u realizua vetëm pas vdekjes së Pulitzerit, i cili nuk mund të admirojnë ëndrrën e tij të realizuar. Me vullnetin e tij, Pulitzer dhuroi 2 milionë dollarë në universitet, gjë që çoi në krijimin e Shkollës së Studimeve të Avancuara të Gazetarisë në vitin 1912; megjithatë, nuk ishte shkolla e parë e gazetarisë në botë, pasi u parapri nga Universiteti i Misurit.

Çmimi i parë

Më 1917 u dha Çmimi i parë Pulitzer, në përputhje me dëshirat e Pulitzerit; shkolla e gazetarisë që ai donte mbetet më prestigjiozja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot. Joseph Pulitzer vdiq ndërsa ishte në bordin e jahtit të tij në portin e Charleston, Karolina e Jugut, në vitin 1911. Ai është varrosur në Varrezat e Woodlawn në Nju Jork (në rrethin e Bronksit)./ KultPlus.com

176 vite nga lindja e gazetarit dhe politikanit hungaroamerikan, Joseph Pulitzer

Joseph Pulitzer ishte një gazetar, editor dhe politikan hungaroamerikan.

Lindur në Makó, në Hungari, dhe emigruar në Shtetet e Bashkuara, Pulitzer u bë një reporter dhe editor i famshëm. Një shpërblim i tij, Pulitzer, më i rëndësishmi në fushën e gazetarisë, që u caktua për herë të parë në vitin 1917, sipas dëshirës së lënë nga gazetari i ndarë nga jeta pak vite më parë.

Pulitzer emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 1864, gjatë luftës së secessionit amerikan. Pas përfundimit të konfliktit u vendos në St. Louis, në Missouri, filloi të punojë për një gazetë në gjuhën gjermane, Westliche Post, më 1868.

Në zgjedhjet parlamentare në Missouri, më 1869, Partia Republikane e paraqitën si kandidat të saj në një kolegj që demokratët e konsideronin të blinduar. Befas ai u zgjodh duke mundur kandidatin demokrat. Vazhdoi një periudhë të shkurtër me republikanët për të kaluar tek Partia Demokratike, deputet i së ciës u bë më 1885.

Më 1872, Pulitzer bleu The Post për 3.000 dollarë. Pastaj, në vitin 1878, bleu edhe St. Louis Dispatch për 2.700 dollarë, si dhe dy gazeta, të cilat e shndërruan The St. Louis Post-Dispatch, e cila mbetet ende sot e përditshmja kryesore e qytetit.

Në vitin 1883, Pulitzer bleu edhe The New York World (një gazetë që po qëndronte me humbje prej rreth 40.000 dollarë në vit) për 346.000 dollarë nga Jay Gould. Pulitzer e ktheu vëmendjen tek lajmet me interes njerëzor, skandalet dhe sensazionalizmi. Pulitzer ishte bërë një urë ndërmjet shoqërisë amerikane dhe emigrantëve që e popullonin Nju Jorkun në vitet e fundit të shekullit XIX. Në brendësi të gazetës së tij vendosi rubrika të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite në gjithë shtypin botëror, përfshiu reklama tregtare. Emigrantët e shohin gazetën e Pulitzerit si një pikëtakim ku ata grumbullohen në një vend që nuk ishte (ende) i tyre. Në vitin 1885, një vit më vonë, kur do të zgjidhej në Dhomën e Përfaqësuesve, punësoi Richard F. Outcaultin për të sjellë ilustrime bazuar në jetën e përditshme në rrethinat më të varfëra; kështu gazeta arriti në 600.000 kopje – kundrejt 15.000 sa ishte kur e bleu gazetën – duke e bërë The New York World të parën të përditshme të Shteteve të Bashkuara. Atë vit u bë protagonist i mbledhjes së fondeve për ndërtimin e bazamentit për Statujën e Lirisë, i cili u përurua më 26 tetor 1886. Falë kësaj iniciative u grumbulluan 100.000 dollarë.

Në vitin 1887, filloi të punojë në The New York World gazetarja  Elizabeth Cochran, e cila do të bëhej e famshme me pseudonimin Nellie Bly, së cilës Pulitzer ia beson disa hetime të bëra më vonë të famshme si, si keqtrajtimet ndaj pacienteve femra në spitalin psikiatrik të qytetit me titull “Ten Days in a Mad-House” ( “Dhjetë Ditë në një shtëpi të çmendur “). Ky hetim pati jeohnë tejet të madhe në publik dhe i deturoi autoritetet të marrin masa të posaçme.

Më 1888 Pulitzer kishte idenë e realizimit të asaj që shkrimtari francez Jules Verne kishte imagjinuar në një nga librat më të famshëm të tij, Udhëtim rrotull botës për 80 ditë. Pulitzer ia ngarkoi këtë mision gazetares Nellie Bly dhe ajo e sfidoi duke realizuar udhëtimin në më pak se 80 ditë. Më 14 nëntor 1889 ajo u nis nga Hoboken, në Nju Xhersi, për udhëtimin e saj prej 40 000 kilometrash. Më 25 janar 1890 Nellie arriti në New York, pas shtatëdhjetë ditësh, një rekord absolut (edhe pse u përmirësua pak muaj pas nga George Francis Train, i cili përfundoi udhëtimin në 60 ditë). Ditari i saj Around the World in Seventy-two Days (Rrotull botës në shtatëdhjetë e dy ditë) ishte një sukses i madh.

Po më 1890, botuesi i revistës “New York Sun”, e sulmoi Pulitzerin në gazetën e tij, duke e definuar “hebreu që ka braktisur fenë e tij” (babai i Pulitzerit ishte hebre, nëna katolike, ndërsa gruaja, Kate Davis, ungjillore). Ky veprim, që kishte për qëllim t’ia largonte Pulitzerit lexuesit e besimit të krishterë, e përkeqësoi shëndetin e gazetarit, tashmë jo në gjendje të mirë, dhe e detyroi atë të largohet nga drejtimi i gazetës, duke mbajtur, megjithatë, kontrollin financiar.

Në vitin 1895, William Randolph Hearst bleu The New York Jurnal, duke filluar një betejë gazetareske kundër The New York World të Pulitzerit. Kjo garë me Hearstin, sidomos para dhe pas Luftës Spanjollo-Amerikane, e lidhi emrin e Pulitzerit me gazetarinë e karakterizuar nga sensacionizmi apo spekulimet skandaloze.

Më 1896, The New York World inauguroi një shtojcë me ngjyra, një inovacion absolut për atë kohë. The New York World denoncoi një skandal që përfshinte një pagesë mashtruese prej 40 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara në kompaninë franceze të French Panama Canal Company në vitin 1909, dhe Pulitzer u hodh në gjyq nga Theodore Roosevelt dhe John Pierpont Morgan. Gjykata hodhi poshtë akuzat duke vendosur një fitore të rëndësishme për lirinë e shtypit.

Më 1892, Pulitzer i propozoi presidentit të Universitetit të Kolumbias, Seth Low, të krijonte një shkollë të gazetarisë dhe ofroi veten si huadhënës i kursit. Do të ishte shkolla e parë e gazetarisë në botë. Universiteti fillimisht nuk pranoi propozimin dhe paratë, por në vitin 1902 presidenti i ri i Universitetit, Nicholas Murray Butler, pranoi kërkesën. Por projekti u realizua vetëm pas vdekjes së Pulitzerit, i cili nuk mund të admirojnë ëndrrën e tij të realizuar. Me vullnetin e tij, Pulitzer dhuroi 2 milionë dollarë në universitet, gjë që çoi në krijimin e Shkollës së Studimeve të Avancuara të Gazetarisë në vitin 1912; megjithatë, nuk ishte shkolla e parë e gazetarisë në botë, pasi u parapri nga Universiteti i Misurit.

Më 1917 u dha Çmimi i parë Pulitzer, në përputhje me dëshirat e Pulitzerit; shkolla e gazetarisë që ai donte mbetet më prestigjiozja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot. Joseph Pulitzer vdiq ndërsa ishte në bordin e jahtit të tij në portin e Charleston, Karolina e Jugut, në vitin 1911.

Ai është varrosur në Varrezat e Woodlawn në Nju Jork (në rrethin e Bronksit). / KultPlus.com

Fituesja e Pulitzerit vjen në shqip me ‘Vdekja e së vërtetës’

Libri trajton nje gamë temash relevante si E verteta dhe Gazetaria, Fake news dhe Faktet alternative, Mediat sociale dhe Disinformacioni etj.

Biblioteka e lexuesit shqiptar, në menyrë të veçantë bibiloteka e gazetarit, është pasuruar së fundmi me librin “Vdekja e së vërtetës”, të autores së njohur amerikane Michiko Kakutani, botuar nga Instituti Shqiptar i Medias në bashkëpunim me AMA. Autorja është një gazetare e njohur që ka punuar për Washington Post, Time dhe New York Times. Kakutani është fituese e çmimit Pulitzer.

Libri “Vdekja e së vertetës” është vleresuar me superlativa nga kritika. Fareed Zakaria shkruan: “Një libër i pasur, erudit. . . Ajo shpjegon shkëlqyeshëm forcat kulturore dhe politike që na sollën në gjendjen tonë të tanishme të dhimbshme – nje liber qe duhet lexuar.” “Kushdo që dëshiron një përmbledhje koncize të vdekjes së së vërtetës duhet t’i drejtohet librit me të njëjtin emër të Michiko Kakutanit,”shkruan Edward Luce për Financial Times.

Libri eshte i dobishëm për lexuesin shqiptar pasi trajton nje gamë temash relevante si E verteta dhe Gazetaria, Fake news dhe Faktet alternative, Mediat sociale dhe Disinformacioni etj.

Libri ka ardhur në shqip i përkthyer nga përkthyesi Virgjil Muci./KultPlus.com

Pulitzer, gazetari emrin e të cilit e mban një çmim i madh

Joseph Pulitzer ishte një gazetar, editor dhe politikan hungaroamerikan. Lindur në Makó, në Hungari, dhe emigruar në Shtetet e Bashkuara, Pulitzer u bë një reporter dhe editor i famshëm. Një shpërblim i tij, Pulitzer, më i rëndësishmi në fushën e gazetarisë, që u caktua për herë të parë në vitin 1917, sipas dëshirës së lënë nga gazetari.

Fillimet

Pulitzer emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 1864, gjatë luftës së secessionit amerikan. Pas përfundimit të konfliktit u vendos në St. Louis, në Missouri, filloi të punojë për një gazetë në gjuhën gjermane, Westliche Post, më 1868. Në zgjedhjet parlamentare në Missouri, më 1869, Partia Republikane e paraqitën si kandidat të saj në një kolegj që demokratët e konsideronin të blinduar. Befas ai u zgjodh duke mundur kandidatin demokrat.

Vazhdoi një periudhë të shkurtër me republikanët për të kaluar tek Partia Demokratike, deputet i së ciës u bë më 1885. Më 1872, Pulitzer bleu The Post për 3.000 dollarë. Pastaj, në vitin 1878, bleu edhe St. Louis Dispatch për 2.700 dollarë, si dhe dy gazeta, të cilat e shndërruan The St. Louis Post-Dispatch, e cila mbetet ende sot e përditshmja kryesore e qytetit.

New York World

Në vitin 1883, Pulitzer bleu edhe The New York World (një gazetë që po qëndronte me humbje prej rreth 40.000 dollarë në vit) për 346.000 dollarë nga Jay Gould. Pulitzer e ktheu vëmendjen tek lajmet me interes njerëzor, skandalet dhe sensazionalizmi. Pulitzer ishte bërë një urë ndërmjet shoqërisë amerikane dhe emigrantëve që e popullonin Nju Jorkun në vitet e fundit të shekullit XIX. Në brendësi të gazetës së tij vendosi rubrika të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite në gjithë shtypin botëror, përfshiu reklama tregtare.

Emigrantët e shohin gazetën e Pulitzerit si një pikëtakim ku ata grumbullohen në një vend që nuk ishte (ende) i tyre. Në vitin 1885, një vit më vonë, kur do të zgjidhej në Dhomën e Përfaqësuesve, punësoi Richard F. Outcaultin për të sjellë ilustrime bazuar në jetën e përditshme në rrethinat më të varfëra; kështu gazeta arriti në 600.000 kopje – kundrejt 15.000 sa ishte kur e bleu gazetën – duke e bërë The New York World të parën të përditshme të Shteteve të Bashkuara. Atë vit u bë protagonist i mbledhjes së fondeve për ndërtimin e bazamentit për Statujën e Lirisë, i cili u përurua më 26 tetor 1886. Falë kësaj iniciative u grumbulluan 100.000 dollarë.

Në vitin 1887, filloi të punojë në The New York World gazetarja Elizabeth Cochran, e cila do të bëhej e famshme me pseudonimin Nellie Bly, së cilës Pulitzer ia beson disa hetime të bëra më vonë të famshme si, si keqtrajtimet ndaj pacienteve femra në spitalin psikiatrik të qytetit me titull “Ten Days in a Mad-House” ( “Dhjetë Ditë në një shtëpi të çmendur “). Ky hetim pati jeohnë tejet të madhe në publik dhe i deturoi autoritetet të marrin masa të posaçme.

Udhëtimi rreth botës

Më 1888 Pulitzer kishte idenë e realizimit të asaj që shkrimtari francez Jules Verne kishte imagjinuar në një nga librat më të famshëm të tij, Udhëtim rrotull botës për 80 ditë. Pulitzer ia ngarkoi këtë mision gazetares Nellie Bly dhe ajo e sfidoi duke realizuar udhëtimin në më pak se 80 ditë. Më 14 nëntor 1889 ajo u nis nga Hoboken, në Nju Xhersi, për udhëtimin e saj prej 40 000 kilometrash. Më 25 janar 1890 Nellie arriti në New York, pas shtatëdhjetë ditësh, një rekord absolut (edhe pse u përmirësua pak muaj pas nga George Francis Train, i cili përfundoi udhëtimin në 60 ditë). Ditari i saj Around the World in Seventy-two Days (Rrotull botës në shtatëdhjetë e dy ditë) ishte një sukses i madh.

Sulmi

Po më 1890, botuesi i revistës “New York Sun”, e sulmoi Pulitzerin në gazetën e tij, duke e definuar “hebreu që ka braktisur fenë e tij” (babai i Pulitzerit ishte hebre, nëna katolike, ndërsa gruaja, Kate Davis, ungjillore). Ky veprim, që kishte për qëllim t’ia largonte Pulitzerit lexuesit e besimit të krishterë, e përkeqësoi shëndetin e gazetarit, tashmë jo në gjendje të mirë, dhe e detyroi atë të largohet nga drejtimi i gazetës, duke mbajtur, megjithatë, kontrollin financiar.

Në vitin 1895, William Randolph Hearst bleu The New York Jurnal, duke filluar një betejë gazetareske kundër The New York World të Pulitzerit. Kjo garë me Hearstin, sidomos para dhe pas Luftës Spanjollo-Amerikane, e lidhi emrin e Pulitzerit me gazetarinë e karakterizuar nga sensacionizmi apo spekulimet skandaloze. Më 1896, The New York World inauguroi një shtojcë me ngjyra, një inovacion absolut për atë kohë.

The New York World denoncoi një skandal që përfshinte një pagesë mashtruese prej 40 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara në kompaninë franceze të French Panama Canal Company në vitin 1909, dhe Pulitzer u hodh në gjyq nga Theodore Roosevelt dhe John Pierpont Morgan. Gjykata hodhi poshtë akuzat duke vendosur një fitore të rëndësishme për lirinë e shtypit. Më 1892, Pulitzer i propozoi presidentit të Universitetit të Kolumbias, Seth Low, të krijonte një shkollë të gazetarisë dhe ofroi veten si huadhënës i kursit.

Do të ishte shkolla e parë e gazetarisë në botë. Universiteti fillimisht nuk pranoi propozimin dhe paratë, por në vitin 1902 presidenti i ri i Universitetit, Nicholas Murray Butler, pranoi kërkesën. Por projekti u realizua vetëm pas vdekjes së Pulitzerit, i cili nuk mund të admirojnë ëndrrën e tij të realizuar. Me vullnetin e tij, Pulitzer dhuroi 2 milionë dollarë në universitet, gjë që çoi në krijimin e Shkollës së Studimeve të Avancuara të Gazetarisë në vitin 1912; megjithatë, nuk ishte shkolla e parë e gazetarisë në botë, pasi u parapri nga Universiteti i Misurit.

Çmimi i parë

Më 1917 u dha Çmimi i parë Pulitzer, në përputhje me dëshirat e Pulitzerit; shkolla e gazetarisë që ai donte mbetet më prestigjiozja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot. Joseph Pulitzer vdiq ndërsa ishte në bordin e jahtit të tij në portin e Charleston, Karolina e Jugut, në vitin 1911. Ai është varrosur në Varrezat e Woodlawn në Nju Jork (në rrethin e Bronksit)./ KultPlus.com

Vdes artisti fitues i çmimit Grammy dhe Pulitzer, George Crumb

George Crumb, kompozitori pjellor i avantgardës, vdiq dje në shtëpinë e tij. ‘Bridge Records’, e cila publikoi shumë regjistrime nga Crumb gjatë karrierës së tij, duke përfshirë bashkëpunimin e Marcantonio Barone të vitit 2021 ‘Metamorphoses, Books I & II’, konfirmoi lajmin, duke vënë në dukje se gruaja dhe djemtë e tij ishin me Crumb kur ai vdiq. Ai ishte 92 vjeç, transmeton KultPlus.

Artisti fitues i çmimit Grammy dhe Pulitzer eksploroi kryqëzimin e natyrës dhe zërit gjatë karrierës së tij gjashtë dekadash.

Crumb, i cili kaloi 30 vjet duke dhënë mësim në Universitetin e Pensilvanisë, fitoi një çmim “Pulitzer” për muzikën për veprën e tij “Echoes of Time” dhe “River” në 1967 dhe një çmim “Grammy” për kompozimin më të mirë klasik bashkëkohor për pjesën e tij “Star-Child” në vitin 2011.

Lindur në një familje muzikore në Virxhinia, puna e Crumb eksploroi kryqëzimin e natyrës dhe zërit, veçanërisht kur bëhej fjalë për timbrin. Një nga pjesët e tij më të famshme, “Vox Balaenae (Zëri i balenës),” përfshinte thirrje balene.

Crumb fitoi diplomën e tij master në Universitetin e Illinois në 1953 dhe doktoraturën nga Universiteti i Miçiganit në 1959. Më vonë gjatë jetës, ai foli për gjetjen e mjedisit akademik mbytës në mënyrë krijuese.

“Problemi ishte se të gjithë u detyruan në këtë mënyrë akademike të të shkruarit që doli nga modernizmi evropian. Mua thjesht më dukej një mënyrë shumë efikase për të prodhuar shumë shënime të gabuara”, tha ai në 2009.

“Ajo u bë një teknikë e gjithanshme që shkatërroi personalitetin krijues të shumë njerëzve.”

Ndër kompozimet më të famshme të Crumb ishin partiturat e tij grafike, të cilat u vizatuan me dorë në fletë të mëdha dhe morën formën e formave dhe spiraleve të përpunuara.

“Unë nuk kam asnjë aftësi artistike jashtë kaligrafisë muzikore”, tha ai në një intervistë të vitit 2016.

“Unë thjesht mendoj se muzika duhet të duket ashtu siç tingëllon.”

Ai bazoi disa nga kompozimet e tij dhe projekte të tjera në shkrimin e poetit spanjoll Federico Garcia Lorca, duke përfshirë ciklin e tij të këngëve të vitit 1970 “Zërat e lashtë të fëmijëve”. Në një intervistë të vitit 1992 në Festivalin George Crumb në Boulder, kompozitori pranoi se nuk ishte kurrë i sigurt se si do të pranoheshin ato pjesë specifike.

“Një herë shumë vite më parë pata një letër nga vëllai i Lorkës, i cili thoshte se i pëlqenin cilësimet e mia të poezisë së Lorkës”, tha ai.

Një kompozitor i zënë gjatë viteve 1960 dhe 1970, Crumb u bë më pak pjellor në dy dekadat pasuese, por ai u kthye me një seri ‘Librash Këngësh Amerikane’ duke filluar në vitet 2000. Regjistrimet e muzikës së tij janë publikuar në serinë e Bridge Records ‘Complete George Crumb Edition’.

Pavarësisht natyrës avangarde, puna e Crumb ishte me ndikim tek një numër artistësh si Jonny Greenwood i Radiohead dhe David Bowie. Në vitin 2003, Bowie renditi LP-në e Crumb të vitit 1972 ‘Black Angels’, të kompozuar gjatë ditëve të zymta të Luftës së Vietnamit, si një nga albumet e tij të preferuar të të gjitha kohërave.

“E dëgjova këtë pjesë për herë të parë në kohën më të errët të të 70-tave të mia, dhe më trembi”, tha Bowie për “Black Angels” në një artikull për Vanity Fair.

“Është ende e vështirë për mua ta dëgjoj këtë pjesë pa një ndjenjë parashikimi. Vërtet, ndonjëherë, tingëllon si vepër e vetë djallit.” / KultPlus.com

George Crumb, March 1974 (Keith Beaty/Toronto Star via Getty Images)




110 vjet nga vdekja e gazetarit, Joseph Pulitzer

Joseph Pulitzer ishte një gazetar, editor dhe politikan hungaroamerikan.

Lindur në Makó, në Hungari më 10 janar 1847 dhe emigruar në Shtetet e Bashkuara, Pulitzer u bë një reporter dhe editor i famshëm. Një shpërblim i tij, Pulitzer, më i rëndësishmi në fushën e gazetarisë, që u caktua për herë të parë në vitin 1917, sipas dëshirës së lënë nga gazetari i ndarë nga jeta pak vite më parë.

Pulitzer emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 1864, gjatë luftës së secessionit amerikan. Pas përfundimit të konfliktit u vendos në St. Louis, në Missouri, filloi të punojë për një gazetë në gjuhën gjermane, Westliche Post, më 1868.

Në zgjedhjet parlamentare në Missouri, më 1869, Partia Republikane e paraqitën si kandidat të saj në një kolegj që demokratët e konsideronin të blinduar. Befas ai u zgjodh duke mundur kandidatin demokrat. Vazhdoi një periudhë të shkurtër me republikanët për të kaluar tek Partia Demokratike, deputet i së ciës u bë më 1885.

Më 1872, Pulitzer bleu The Post për 3.000 dollarë. Pastaj, në vitin 1878, bleu edhe St. Louis Dispatch për 2.700 dollarë, si dhe dy gazeta, të cilat e shndërruan The St. Louis Post-Dispatch, e cila mbetet ende sot e përditshmja kryesore e qytetit.

Në vitin 1883, Pulitzer bleu edhe The Neë York Ëorld (një gazetë që po qëndronte me humbje prej rreth 40.000 dollarë në vit) për 346.000 dollarë nga Jay Gould. Pulitzer e ktheu vëmendjen tek lajmet me interes njerëzor, skandalet dhe sensazionalizmi. Pulitzer ishte bërë një urë ndërmjet shoqërisë amerikane dhe emigrantëve që e popullonin Nju Jorkun në vitet e fundit të shekullit XIX. Në brendësi të gazetës së tij vendosi rubrika të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite në gjithë shtypin botëror, përfshiu reklama tregtare. Emigrantët e shohin gazetën e Pulitzerit si një pikëtakim ku ata grumbullohen në një vend që nuk ishte (ende) i tyre. Në vitin 1885, një vit më vonë, kur do të zgjidhej në Dhomën e Përfaqësuesve, punësoi Richard F. Outcaultin për të sjellë ilustrime bazuar në jetën e përditshme në rrethinat më të varfëra; kështu gazeta arriti në 600.000 kopje – kundrejt 15.000 sa ishte kur e bleu gazetën – duke e bërë The Neë York Ëorld të parën të përditshme të Shteteve të Bashkuara. Atë vit u bë protagonist i mbledhjes së fondeve për ndërtimin e bazamentit për Statujën e Lirisë, i cili u përurua më 26 tetor 1886. Falë kësaj iniciative u grumbulluan 100.000 dollarë.

Në vitin 1887, filloi të punojë në The New York World gazetarja  Elizabeth Cochran, e cila do të bëhej e famshme me pseudonimin Nellie Bly, së cilës Pulitzer ia beson disa hetime të bëra më vonë të famshme si, si keqtrajtimet ndaj pacienteve femra në spitalin psikiatrik të qytetit me titull “Ten Days in a Mad-House” ( “Dhjetë Ditë në një shtëpi të çmendur “). Ky hetim pati jeohnë tejet të madhe në publik dhe i deturoi autoritetet të marrin masa të posaçme.

Më 1888 Pulitzer kishte idenë e realizimit të asaj që shkrimtari francez Jules Verne kishte imagjinuar në një nga librat më të famshëm të tij, Udhëtim rrotull botës për 80 ditë. Pulitzer ia ngarkoi këtë mision gazetares Nellie Bly dhe ajo e sfidoi duke realizuar udhëtimin në më pak se 80 ditë. Më 14 nëntor 1889 ajo u nis nga Hoboken, në Nju Xhersi, për udhëtimin e saj prej 40 000 kilometrash. Më 25 janar 1890 Nellie arriti në Neë York, pas shtatëdhjetë ditësh, një rekord absolut (edhe pse u përmirësua pak muaj pas nga George Francis Train, i cili përfundoi udhëtimin në 60 ditë). Ditari i saj Around the Ëorld in Seventy-tëo Days (Rrotull botës në shtatëdhjetë e dy ditë) ishte një sukses i madh.

Po më 1890, botuesi i revistës “Neë York Sun”, e sulmoi Pulitzerin në gazetën e tij, duke e definuar “hebreu që ka braktisur fenë e tij” (babai i Pulitzerit ishte hebre, nëna katolike, ndërsa gruaja, Kate Davis, ungjillore). Ky veprim, që kishte për qëllim t’ia largonte Pulitzerit lexuesit e besimit të krishterë, e përkeqësoi shëndetin e gazetarit, tashmë jo në gjendje të mirë, dhe e detyroi atë të largohet nga drejtimi i gazetës, duke mbajtur, megjithatë, kontrollin financiar.

Në vitin 1895, Ëilliam Randolph Hearst bleu The Neë York Jurnal, duke filluar një betejë gazetareske kundër The Neë York Ëorld të Pulitzerit. Kjo garë me Hearstin, sidomos para dhe pas Luftës Spanjollo-Amerikane, e lidhi emrin e Pulitzerit me gazetarinë e karakterizuar nga sensacionizmi apo spekulimet skandaloze. Më 1896, The Neë York Ëorld inauguroi një shtojcë me ngjyra, një inovacion absolut për atë kohë. The Neë York Ëorld denoncoi një skandal që përfshinte një pagesë mashtruese prej 40 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara në kompaninë franceze të French Panama Canal Company në vitin 1909, dhe Pulitzer u hodh në gjyq nga Theodore Roosevelt dhe John Pierpont Morgan. Gjykata hodhi poshtë akuzat duke vendosur një fitore të rëndësishme për lirinë e shtypit. Më 1892, Pulitzer i propozoi presidentit të Universitetit të Kolumbias, Seth Loë, të krijonte një shkollë të gazetarisë dhe ofroi veten si huadhënës i kursit. Do të ishte shkolla e parë e gazetarisë në botë. Universiteti fillimisht nuk pranoi propozimin dhe paratë, por në vitin 1902 presidenti i ri i Universitetit, Nicholas Murray Butler, pranoi kërkesën. Por projekti u realizua vetëm pas vdekjes së Pulitzerit, i cili nuk mund të admirojnë ëndrrën e tij të realizuar. Me vullnetin e tij, Pulitzer dhuroi 2 milionë dollarë në universitet, gjë që çoi në krijimin e Shkollës së Studimeve të Avancuara të Gazetarisë në vitin 1912; megjithatë, nuk ishte shkolla e parë e gazetarisë në botë, pasi u parapri nga Universiteti i Misurit. Më 1917 u dha Çmimi i parë Pulitzer, në përputhje me dëshirat e Pulitzerit; shkolla e gazetarisë që ai donte mbetet më prestigjiozja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot. Joseph Pulitzer vdiq ndërsa ishte në bordin e jahtit të tij në portin e Charleston, Karolina e Jugut, në vitin 1911. Ai është varrosur në Varrezat e Ëoodlaën në Nju Jork (në rrethin e Bronksit). /KultPlus.com

Frost, fituesi i çmimeve Pulitzer

Robert Frost ishte një poet amerikan i cili përshkroi jetën reale të New England përmes gjuhës dhe situatave të njohura për njeriun e thjeshtë. Ai fitoi katër çmime Pulitzer për punën e tij dhe foli në inaugurimin e John F. Kennedy më 1961.

Robert Frost ishte një poet amerikan dhe fitues i katër çmimeve Pulitzer. Punimet e famshme përfshijnë  “Fire and Ice,” “Mending Wall,” “Birches,” “Out Out,” “Nothing Gold Can Stay” dhe “Home Burial”.

Poema e tij e vitit 1916, “The Road Not Taken”, lexohet shpesh në ceremonitë e diplomimit në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Si një mysafir special në inaugurimin e presidentit John F. Kennedy, Frost u bë një forcë poetike dhe “laureati i poetit” jozyrtar i Shteteve të Bashkuara.

Frost kaloi 40 vitet e tij të para si i panjohur në botën e shkrimit. Ai shpërtheu në skenë pasi u kthye nga Anglia në fillim të Luftës së Parë Botërore. Ai vdiq nga ndërlikimet nga operacioni i prostatës më 29 janar 1963.

Ai lindi më 26 mars 1874, në San Francisco, California dhe kaloi 11 vitet e para të jetës së tij atje, derisa babai i tij gazetar, William Prescott Frost Jr, vdiq nga tuberkulozi.

Pas vdekjes së babait, Frost u zhvendos me nënën dhe motrën e tij, Jeanie, në qytetin Lawrence, Massachusetts. Ata u transferuan te gjyshërit e tij dhe Frost ndoqi shkollën e mesme “Lawrence”.

Pas shkollës së mesme, Frost ndoqi Kolegjin Dartmouth për disa muaj, duke u kthyer në shtëpi për të punuar një mori punësh të parealizueshme.

Duke filluar nga viti 1897, Frost ndoqi Universitetin e Harvardit por u desh të braktiste shkollën pas dy vitesh për shkak të shqetësimeve shëndetësore. Ai u kthye në Lawrence për t’u bashkuar me gruan e tij.

Në vitin 1900, Frost u zhvendos me gruan dhe fëmijët e tij në një fermë në New Hampshire, pronë që gjyshi i Frost u kishte blerë atyre dhe ata u përpoqën të bënin një jetë në të për 12 vitet e ardhshme.

Megjithëse ishte një kohë e frytshme për shkrimet e Frost, ishte një periudhë e vështirë në jetën e tij personale, pasi dy nga fëmijët e tij të vegjël vdiqën.

Gjatë asaj kohe, Frost dhe Elinor u përpoqën të bënin disa përpjekje, përfshirë blegtorinë, të gjitha ishin mjaft të pasuksesshme.

Përkundër sfidave të tilla, ishte gjatë kësaj kohe që Frost u ambientua me jetën rurale. Në fakt, ai u rrit për ta përshkruar atë mjaft mirë dhe filloi të vendoste atë natyrë në shumë nga poezitë e tij në fshat.

Në moshën 86 vjeçare, Frost u nderua edhe një herë kur u pyet për të shkruar dhe recituar një poezi për inaugurimin e presidentit John F. Kennedy më 1961. / cbc.al / KultPlus.com

Fotografia e refugjatit të vogël nga Kosova që i dhuroi çmimin ‘Pulitzer’ fotografes amerikane

Fotografja Carol Guzy, ka kapur shumë pamje të refugjatëve nga Kosova që po shkonin drejt Kukësit gjatë luftës së Kosovës. Por me një pamje atje, ajo ka arritur të marr çmimin Pulitzer. Në këtë fotografi shihet një fëmijë refugjat me emrin Agim Shala. Ai në atë kohë 2 vjeçar, shihet teksa gjyshërit e tij e kalojnë përmes gardhit të telave me gjemba tek familjarët e tjerë që po vendoseshin në një kamp në Kukës të Shqipërisë.

“Gardhi ishte skena e shumë ribashkimeve. Kur u nënshkrua marrëveshja e paqes, ata u kthyen në Prizren për të gjetur shtëpitë e tyre që kishin mbetur të dëmtuara lehtë. Kishte lot gëzimi dhe trishtimi nga familja pasi fëmijët kalonin përmes gardhit, simbolik e pafajësisë dhe tmerrit e konfliktit”, shkruhet në përshkrimin e fotografisë.

Ajo thotë se imazhet që ka bërë atje, janë imazhe të dhimbjes dhe shpresës, por çka veçon ajo është se këto pamje e përvoja e kanë prekur atë emocionalisht në momentet kur ka marr rrugën e kthimit.
“Ndihesha shumë fajtore sa që më duhej të hyja në avion dhe t’i leja mbrapa meje shumë nga këto vende. Por unë mendoj se mënyra më e mirë për tu përballur me këtë që t’ia bëni me dije vetes se ajo çfarë po bëni është një mision, kjo nuk është vetëm një punë”, ka thënë Guzy.

“Është një fotografi e mbushur edhe me lumturi”, thotë Guzy. “Familjet që kishin shpëtuar nga spastrimi etnik nuk e dinin nëse të dashurit e tyre kishin mbijetuar apo jo. Kur një familje shihte të afërmit në anën tjetër të telit me gjemba, ata gëzoheshin dhe ua dorëzonin fëmijët e tyre të vegjël, duke pritur që të ribashkohen”, ka thënë fotografja e Washington Post.
Po ashtu në një intervistë, ajo ka treguar se Pulitzer e pranon si dedikim ndaj atyre që janë pjesë e fotografisë.

“Unë nuk besoj se çmimet Pulitzer na përkasin neve, unë mendoj se ne vetëm i pranojmë ata për njerëzit që janë në tregimet tona. Ata janë të guximshmit, janë ata që e tregojnë hapur jetën e tyre në mënyrë që të mund t’i marrim ato fotografi dhe të tregojmë historitë e tyre “, kishte thënë Guzy. / KultPlus.com

Nderohet nga Pulitzer adoleshenjta që incizioi rastin e George Floyd-it

Darnella Frazier u vlerësua me Citim të Veçantë nga Pultizer për “regjistrimin e guximshëm të vrasjes së George Floyd”, përderisa ishte vetëm 17 vjeçare.

Frazier, e kishte incizuar në maj të vitit të kaluar momentin që çoi Floyd-in drejt vdekjes v Çmimit Pulitzer të premten. Ajo u vlerësua për videon buja e të cilës nxiti protesta kundër brutalitetit të policisë në të gjithë botën, duke theksuar rolin thelbësor të qytetarëve në kërkimin e gazetarëve për të vërtetën dhe drejtësia “, sipas Bordit të Çmimit Pulitzer, përcjell KultPlus.

Në video shiheshin oficerët e policisë së Minneapolis që kishin shtrirë Floyd-in në tokë për disa minuta, teksa ai thoshte që “nuk mund të merrte frymë”. Videoja u përhap në të gjithë botën dhe vijoi në protesta masive në të gjithë SHBA-në dhe jo vetëm, shkruan Deutsche Welle, përcjell klankosova.tv

Organizatat e lajmeve gjithashtu fituan çmime për pasqyrimin e tyre të protestave që shpërthyen nga videoja, përfshirë Associated Press dhe Star Tribune të gazetës Minneapolis. / KultPlus.com

Colson Whitehead, autori amerikan bën histori në Çmimet Pulitzer


Autori amerikan Colson Whitehead është bërë shkrimtari i katërt që ka fituar dy herë Çmimin Pulitzer për fiction.

Autori afrikano-amerikan u nderua për “The Nickel Boys”, i cili shfaq abuzimin e disa djmve me ngjyrë në një shkollë korrektuese për të mitur në Florida.

“Nickel Boys” u frymëzua nga historia e tmerrshme në jetën reale e shkollës për djem në “Dozier” në Florida, ku fëmijët e dënuar për vepra të vogla iu nënshtruan abuzimit të dhunshëm.

Romani i Witehead u vlerësua nga komiteti Pulitzer për “eksplorimin e tij të pa rezervë dhe rrënues të abuzimit në një shkollë reforme në epokën e Jim Crow në Florida, që në fund është një histori e fuqishme e këmbënguljes, dinjitetit dhe shpagimit njerëzor”.

Whitehead, 50 vjeçar nga New Yorker, fitoi çmim edhe në vitin 2017 në të njëjtën kategori për librin e tij “Underground Railroad”.

Para tij, vetëm Booth Tarkington, William Faulkner dhe John Updike kishin fituar dy herë Pulitzer për fiction.

Çmimet e vitit 2020, të shtyera për disa javë për shkak të koronavirusit, u shpallën nga distanca në dhomën e ndenjes të administratores së Pulitzer, Dana Canedy.

Çmimet Pulitzer janë nderimet më të larta për gazetarët dhe autorët me qendër në SHBA. / KultPlus.com

Historia e prekshme e fotografisë fituese të Pulitzer që nxiti fotografin ta vriste veten (FOTO)

Fotografi Kevin Carter ka bërë një nga fotografitë më historike duke kapur pamjen e një vajze të vogël e cila ishte tejet e uritur. Ajo në këtë fotografi paraqitet duke u zvarritur për të arritur deri tek ushqimi dhe jo shumë larg saj ndodhet një shpend grabitqar i cili pret për ta gllabëruar vajzën, përcjellë KultPlus.

Kevin Carter e shkrepi këtë fotografi në Sudanin Jugor në vitin 1993 derisa po mundohej të paraqiste urinë e njerëzve atje, në mënyrë që të shtoj përpjekjet ndërkombëtare në ndalimin e saj. Ai më pas kishte treguar që pas marrjes së fotografisë e kishte larguar shpendin, mirëpo nuk e kishte prekur fëmijën.

Kur fotografia u paraqit për herë të parë në The New York Times, ajo u pasua me shumë reagime që përfshinte urime dhe mllef në drejtim të fotografit Carter, i cili me këtë fotografi fitoi edhe Çmimin Pulitzer, përcjellë KultPlus.

Jo shumë kohë pas marrjes së çmimit, ai kreu vetëvrasje ndërsa la pas një shënim në të cilin thotë se ka një kohë të gjatë që ai po jeton në depresion dhe se ndihet i lodhur nga trauma që kishte përjetuar nga karriera e fotografit i cili kishte kapur pamjet dhe situatat më të tmerrshme./ KultPlus.com