Me emër shqip ‘flutur’ zyrtarizohet bashkëpunimi Dua Lipa dhe PUMA

Dua Lipa dhe Puma po e vazhdojnë parnteritetin e tyre, duke arritur të realizojnë një bashkëpunim të ri mes veti, shkruan KultPlus.

Pasi u emërua vjeshtën e kaluar si ambasador i markës, fituesja e Grammy dhe Puma po nxjerrin një koleksion të quajtur “Flutur”.

Koleksioni i frymëzuar nga vitet ’90 do të përfshijë katër pjesë në stilet e veshjeve dhe këpucëve dhe përmban një logo të re që kombinon logon e Puma-s me një flutur.

Dua Lipa and Puma Team on First Collection

Koleksioni Puma x Dua Lipa “Flutur” do të publikohet më 18 dhjetor në faqen e Puma-s dhe në dyqane. Çmimi i koleksionit varion nga 30 deri në 110 dollarë. /KultPlus.com

Bashkëpunimi mes kompanisë PUMA dhe Dua Lipa vjen në realitet (VIDEO)

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka njoftuar së fundmi për llogon e saj të re në bashkëpunim me firmën “Puma”, shkruan KultPlus.

Përmes një videoje të publikuar nga Puma, shihet se si emri i “Dua-së” rikthehet në një logo dhe përshtatet plotësisht në krijimin e një “fluture”

26 vjeçarja ka publikuar një video në llogarinë zyrtare në “Instagram”, ku edhe shihet filteri i llogos në fytyrën e saj.

Image

Kompania sportive PUMA kishte bashkëpunuar fillimisht me Lipën përmes atleteve “Mayze”.

KultPlus iu sjellë më poshtë edhe videon bashkëpunuese mes PUMA-së dhe Dua-së. /KultPlus.com

Bebe Rexha, imazhi më i ri i atleteve të reja nga ‘Puma’ dhe ‘Deichmann’

“Puma” dhe “Deichmann” po lansojnë një koleksion të ri atleteve dhe kanë angazhuar këngëtaren dhe autoren e këngëve, Bebe Rexha, për një fushatë të re reklamuese.

Dy modele të reja atletesh dhe tri çanta janë rezultat i bashkëpunimit midis “Puma” dhe “Deichmann”. Femrat më të reja në veçanti duhet të adresohen me prerje të qarta dhe me ngjyrën rozë.

Një dëshmi e përshtatshme për këtë është Bebe Rexha, e cila tashmë ka pasur një numër të madh suksesesh në fushën e muzikës, dhe me sjelljen e saj me vetëbesim, dëshiron të inkurajojë gratë e reja në veçanti, transmeton KultPlus.

Fushata u zhvillua dhe zbatua nga Grey Germany, agjencia kryesore e “Deichmann”, së bashku me kompaninë e prodhimit të filmit “Tempomedia”. Mund të shihet në TV, në klipe të ndryshme në internet, në rrjetet sociale, në POS dhe në shtyp. 

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

Pas Dua Lipës, edhe një tjetër këngëtare shqiptare me famë botërore ka bashkëpunuar me markën e njohur të atleteve “Puma”.

Një grua me vetëbesim dhe shumë e suksesshme në muzikë: ajo është Bebe Rexha.

Këngëtarja e nominuar me çmim “Grammy” është shndërruar në ambasadoren e re të fushatës së “Deichmann”, zinxhiri më i madh i shitjes së veshmbathjeve në Evropë. Së bashku i kanë krijuar disa modele të atleteve me markën e njohur “Puma”, e që janë pjesë e koleksionit të titulluar “Power”.

“Çfarëdo që ju përshtatet”, kjo është motoja e fushatës e cila e mbështet emancipimin e grave.

Bebe Rexha, e cila u bë e njohur për shkrimin e këngëve për artistë të mëdhenj si Eminen, Rihanna dhe Selena Gomez, u shpreh e entuziazmuar për këtë bashkëpunim.

Koleksioni “Power” tashmë është në dispozicionin e publikut. Atë e gjeni në dyqanet “Deichmann” në Gjermani dhe vende tjera të Evropës, si dhe mund të porositet online./ KultPlus.com

Dua Lipa shkëlqen në reklamën e markës së atleteve “Puma”

Marka e famshme e veshjeve sportive dhe atleteve, “Puma”, po synon t’i inspirojnë gratë anembanë botës.

Prandaj të hënën më 1 mars, kompania e lansoi fushatën e re reklamuese e cila mban titullin, “She Moves Us”, që do të jetë edhe tema e kësaj marke për këtë vit.

Fushata e udhëhequr nga këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, do të prodhojë përmbajtje të ndryshme gjatë vitit 2021, duke përfshirë bisedime, video dhe intervista me ambasadoret e saj.

Në videon e parë të lansuar në kuadër të kësaj fushate, në prapavi dëgjohet hiti i Lipës “Electricity”, teksa këngëtarja shihet duke pozuar me veshmbathjet “Puma” krahas disa grave tjera të fuqishme, si Winnie Harlow, Cara Delevingne, Skylar Diggins-Smith, June Ambrose, Lauren London, Nicole McLaughlin, Bethany C. Meyers dhe të tjerë.

Fushata “She Moves Us” shpreson t’i inspirojë gratë anembanë botës, përmes bashkëpunimit të kompanisë “Puma” me fondacionin “Women Win”, i cili e shfrytëzon sportin për ta promovuar barazinë gjinore në botë.

Kjo fushatë gjithashtu do ta rrëfejë historinë e ambasadoreve të ndryshme të markës “Puma”, të cilat tregojnë se si janë inspiruar për t’u bërë gratë të cilat janë sot, do të flasin për gratë tjera që u kanë ndihmuar në jetë dhe karrierë, do të zbulojnë si i kanë tejkaluar sfidat dhe si kanë arritur të shënojnë suksese në fushat përkatëse.

“Ndarja e tregimeve të suksesit është pjesë e ndryshimit të narracionit, veçanërisht në fusha si sporti dhe showbizi që gjithmonë kanë tentuar t’i promovojnë arritjet e burrave. Gratë tashmë po prekin suksese të jashtëzakonshme anembanë botës, dhe festimi i arritjeve të tyre është emocionues dhe fuqizues për mua. Kjo gjë po ashtu i inkurajon gjeneratat e reja që t’i synojnë majat e suksesit. Prandaj jam shumë falënderuese ndaj markës ‘Puma’ që më ka përfshirë në fushatën e tyre ‘She Moves Us’. Tani le t’i tregojmë botës për çfarë jemi të afta”, ka deklaruar Lipa përmes një prononcimi për media.

Dua Lipa, e bëri publik lajmin se është bërë ambasadore e kësaj marke, në nëntor të vitit të kaluar. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=dAHZLAJ0pGM

Dua Lipa bëhet ambasadore e brendit ‘Puma’

Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Dua Lipa, është bërë ambasadore e brendit ‘Puma, shkruan KultPlus.

Krahas sukseseve të shumta që ka arritur deri më sot në muzikë, Lipa përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se tashmë është bërë ambasadore e brendit ‘Puma’.

Në foton e publikuar në Instagram ajo duket mjaft atraktive e veshur me këtë brend.

“Shumë e emocionuar të ju njoftoj se jam bashkuar me familjen e Puma, si ambasadore e markës së tyre. Mezi pres që të shihni se çfarë kemi për ju”, ka shkruar ajo./ KultPlus.com