Osmani: Më 26 shtator të vitit 1991, rrugëtimi i Kosovës mori kahun e synuar ndër breza

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kujtuar Referendumin për Pavarësi të Kosovës më 26 shtator të vitit 1991, shkruan KultPlus.

“Më 26 shtator të vitit 1991, rrugëtimi i Kosovës mori kahun e synuar ndër breza, drejt bërjes shtet nën udhëheqjen e urtë të presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova”, ka shkruar Osmani.

KultPlus ju sjell njoftimin e saj të plotë:

Tridhjetë vjetë më parë, përcaktimi politik i shprehur me Referendumin për pavarësi të Kosovës nga Serbia, ishte hapi përmbajtësor pas Deklaratës së 2 Korrikut, Kushtetutës së Kaçanikut dhe së fundi paraprijës i 17 shkurtit të vitit 2008.
Më 26 shtator të vitit 1991, rrugëtimi i Kosovës mori kahun e synuar ndër breza, drejt bërjes shtet nën udhëheqjen e urtë të presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova.
Në këtë përvjetor, i kujtojmë me respekt të gjithë ata që organizuan Referendumin, një nga ngjarjet, e cila i vuri themelet e para të shtetit të Kosovës!
E tashmja nuk ka kuptim pa e kujtuar të kaluarën, pa e hedhur vështrimin prapa në rrugën në të cilën kemi ecur, duke njohur njëkohësisht kontributin e shumë burrave e grave të këtij vendi për shtetin që e kemi sot! / KultPlus.com

Buxhovi kujton Referendumin për Pavarësinë e Kosovës më 26 shtator 1991

Historiani dhe shkrimtari, Jusuf Buxhovi, ka kujtuar Referendumin për Pavarësi të Kosovës më 26 shtator të vitit 1991, të cilin e ka vlerësuar si akt sublim të popullit të Kosovës, shkruan KultPlus.

KultPlus ju sjell njoftimin e tij të plotë:

Përkujtesë historike: 26 shtator 1991
REFERNDUMI PËR PAVARËSINË E KOSOVËS – AKT SUBLIM I VULLNETIT POLITIK TË POPULLIT TË KOSOVË
Më 26 shtator të vitit 1991, me vendimin e Kuvendit të Kosovës nga mbledhja e 22 shtatorit dhe në përputhjer me Kushtetutën e Kaçanikut të aprovuar më 7 shtator 1990, është mbajtur Referendumi për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.
Në këtë ditë, qytetarët me shumicë absolute janë deklaruar pro pavarësisë së Kosovës me ç’rast u vërtetuan edhe Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që u patën miratuar një vit më parë dhe u pasuan me mbajtjen e zgjedhjeve të para demokratike, parlamentare e presidenciale, të vitit 1992.
Qeveria e Beogradit edhe pse përdori represionit të madh policor ndaj qytetarëve të Kosovës, nuk ishte më gjendje ta pengojë Referendumin.
Si e tillë, kjo ditë historike mbetet themel i shtetformimit të Kosovës, që u konfirmua me shpalljen e pavarësisë së saj, më 17 shkurt 2008. / KultPlus.com

30 vjet nga referendumi për pavarësinë e Kosovës

Ish viti 1991 kur u mbajt referendumi për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.

Në këtë ditë, pikërisht në 26 shtator, me shumicë absolute janë deklaruar pro pavarësisë së Kosovës, gjë që u vërtetua dhe në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që u miratuan një vit më parë dhe u pasuan me mbajtjen e zgjedhjeve të para demokratike, parlamentare e presidenciale, të vitit 1992.

Referendumi për Pavarësinë e Kosovës u shënua në të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare si një akt sublim i vullnetit politik të popullit të Kosovës./KultPlus.com