New York Times i kushton artikull reperit shqiptar

Gazeta prestigjioze, New York Times, i ka kushtuar një artikull reperit shqiptar me famë ndërkombëtare, G4ashi.

Muzikanti e ka shpërndarë këtë artikull në profilet e tij në rrjetet sociale duke u shprehur krenar me arritjet e tij.

 “Babai im gjithmonë e lexonte New York Times dhe në të i binin në sy ngjarje të çmendura negative për ndonjë shqiptar… Në vitin 2019, në të është djali i tij dhe tregimi është pozitiv… Kemi lajme të mira”, ka shkruar G4shi në përshkrim.

Vlen të theksohet se Labinot Gashi (emri i vërtetë i reperit) ka lindur në Libi nga prindër me origjinë nga Kosova, ndërsa karrierën e tij është duke e ndërtuar në SHBA.

Ai është pjesë e labelit të famshëm të Jay-Z, Roc Nation, që nga vera e vitit 2017, prandaj sukseset e tij nuk mund të mungojnë. /KultPlus.com

G4shi publikon videon e këngës “No face no case”, bashkëpunim me reperin anglez (VIDEO)

Ai ka kohë që është duke bërë karrierë muzikore në rrafshin ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për artistin Labinot Gashin, i cili njihet më mirë si G4shi, i cili punon dhe jeton në SHBA.

Ai gjatë ditës së sotme ka publikuar videon e këngës “No face no case” që e solli në bashkëpunim me reperin anglez Giggs.

Në fakt, këngën e kishte sjell javë më parë në versionin audio ndërkaq orë më parë doli edhe videoja e saj.

Ndryshe, reperi gjatë mbrëmjes së kaluar pati promovimin e albumit të ri, ku i ftuar speciale ishte edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, njëri prej njerëzve që i ndihmoi shumë Kosovës.

Ai nuk ka harruar ta falënderojë edhe për përfshirjen e tij në ndalimin e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë në vitin 1999.

“Faleminderit Bill që erdhe në ndejën time private për dëgjimin e albumit dhe faleminderit që i ndihmove Kosovës”, ka shkruar Gashi në Instagram. /KultPlus.com

Kënga e Gashit ndalohet për Kosovë, kjo si pasojë e klikimeve të blera nga artistët shqiptarë

Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi ditën e djeshme lansoi videoklipin e këngës së tij më të re “Creep On Me”, shkruan kultPlus.

Kjo këngë e cila erdhi në bashkëpunim me French Montanan, dhe DJ Snake u mirëprit mirë nga publiku dhe deri më tani ka shënuar 157,956 klikime.

Por, kjo këngë është ndaluar nga YouTube për Kosovën, por si duket vetëm për versionin mobil.

Sipas Gashit kjo erdhi si pasojë e klikimeve të blera nga estrada shqiptare.

Andaj Gashi, përmes një postimi në Istastory ka njoftuar që kënga është ndaluar për popullin e Kosovës, dhe ka “falënderuar” estradën për këtë gjë. /KultPlus.com