Ja çfarë thoshte Garibaldi për Arbërorët

Nga Gjon Keka

Për Garibaldin është shkruar pakë tek ne, por fakti se ai i vlerësonte shumë arbërorët dhe njihte historinë tonë, këtë ai e dëshmon përmes këtyre rreshtave që po ndaj me ju si më poshtë.

Madje ai, jo vetëm se njihte historinë dhe paraardhësit tanë të lavdishëm si Gjergj Kastriotin dhe të tjerët, por edhe i ftonte arbërorët që të zgjohen,që të ngrihen dhe t’i ngjajnë paraardhësve të tyre, apo më mirë të nxjerrin edhe nga një Gjergj Kastriot të ri si ata të mëdhenjtë tanë që lanë gjurmë të pashlyera në historinë e njerëzimit.

Dhe ja se si nënvizon ai në një letër që e gjeta në një dokument të vitit 1857:

Pra,zgjohuni e ngrihuni, o bij heronjësh të Arbërisë!

Ju të gjithë keni një histori të shkëlqyer: Leonidasi, Akili, Aleksandri, Skënderbeu dhe Spartaku kanë lindur mes jush.

Madje akoma edhe sot ju duhet t’i nxirrni nga mesi i popullit tuaj të fuqishëm Spartakun, Leonidasin, Aleksandrin dhe Skënderbeun e ri.

Mos u mbështetni në diplomaci,kjo shtrig pa zemër sigurisht që do t’iu mashtrojë!”  / KultPlus.com

Kur Ricciotti Garibaldi, djali i Giuseppe Garibaldit kërkonte t’u vinte në ndihmë kryengritësve shqiptarë

“Le Monde illustré” ka botuar, me 7 janar 1911, në faqen n°328, një shkrim në lidhje me ndihmën që gjenerali Ricciotti Garibaldi dëshironte t’u ofronte asokohe kryengritësve shqiptarë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Ricciotti Garibaldi dhe lëvizja shqiptare

Gjenerali Ricciotti Garibaldi sapo ka formuar një grup vullnetarësh me të cilët ka vendosur — duke ndjekur traditën e familjes së tij — për të shkuar dhe për t’u ofruar ndihmë kryengritësve shqiptarë.

Ne e dimë që Shqipëria është aktualisht në mes të një kryengritjeje kundër qeverisë së Kostandinopojës; madje duket, përkundër qetësimeve zyrtare, se kryengritësit kanë arritur suksese të rëndësishme kundër trupave të rregullta, në çdo rast ato mbahen nën kontroll dhe paqësimi që na u njoftua si i afërt para disa muajsh ende nuk është një çështje e mbyllur”. / KultPlus.com