Pas 16 vitesh, Besnik Qaka sjellë versionin akustik të këngës “Ushtari i rrugës” (VIDEO)

Ritmi i rrugës dikur ishin një grup shumë i pëlqyer në trevat shqiptare, të cilët sillnin këngë që pëlqeheshin në masë të madhe.

“Ushtari i rrugës” ishte një hit i padiskutueshëm, një këngë e cila ishte pëlqyer tej mase në atë kohë, e ndërsa vazhdon të pëlqehet edhe sot.

Pas gjashtëmbëdhjetë vitesh, një nga vokalistët e grupit “Ritmi i rrugës”, tani vokalist i “NRG Band”, Besnik Qaka, ka vendosur të sjellë një version të shkurtër akustik të kësaj kënge.

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqet në piano, ndërsa interpreton këngën e dikurshme.
“Para 16 vitesh, e vjetër por e artë”, ka shkruar Qaka në mbishkrimin e videos.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, duke e komplimentuar artistin për këngët e dikurshme. /KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BqKCiO9FDEC/

Dy këngë për ata që nuk e harrojnë Ritmin e Rrugës

Një gjeneratë në Kosovë është rritur me këngët e grupit ‘Ritmi i Rrugës’.

Dy djemtë e grupit sonte kanë karrierë në fusha të ndryshme por stilin e tyre të vjetër e kujtojmë në këngët e ndryshme të dyshes.

Memli Kelmendi dhe Arbër Reçi formuan grupin ‘Ritmi i Rrugës’ në vitin 1995 ndërsa që nga ajo kohë e deri në shuarjen e grupit, ky mbeti absolut një prej grupeve që dha mësim në repin shqiptar.

Në vitin 2000 grupi publikoi albumin ‘Bota është e jona’ njëjtë sikur titulli i këngës që është mjaft e njohur dhe e pëlqyer edhe sot.

Sot po i kujtojmë dy këngë nga ky grup. Të parën e kemi ‘Ushtari i Rrugës’, një këngë himn i viteve të para të pasluftës në Kosovë.

Dikujt mund të mos i besohet se kënga “Ushtari i Rrugës” është realizuar në vitin 2003.

Më vonë, këngë të tjera do të vinin nga dy djemtë e rinj që krijuan këngë të ndryshme dhe i dhanë tekste rebele melodive.

Melodia e dytë që po e sjellim sot është “Përjetësisht” edhe kjo një këngë me një videoklip të veçantë dhe një mesazh të qartë për fansat e grupit.

Grupi viteve të fundit është kërkuar nga fansat por duket sikur nuk do të ketë një ringjallje të melodive të këtij grupi, pjesë e nostalgjisë muzikore në Kosovë. / KultPlus.com

Çlirimi i Adelina Ismailit dhe ‘Dont fuck with Albanians’ nga Jericho (FOTO)

Qyteti satelit

Të privuar nga media dhe informimi secila familje shqiptare kishte blerë një antenë satelitore, duke e kthyer qytetin në një “kopsht të këpurdhave të bardha”. Ju mund të shënonit saktësisht në peizazhin e qytetit se cilat ishin banesat shqiptare. Satelitët “mundësuan për herë të parë të shohim një botë përtej 3 kanaleve televizive serbe”. Njëkohësisht shqiptarët kishin mundësi edhe në programin dy-orësh që Radio-televizionit Shqiptar e siguroi si hapësirë informuese vetëm për ta. “Një herë në javë, kasetat me lajme dhe incizime nga terreni në Kosovë dërgoheshin për Shqipëri për programin 2-orësh”, thekson Dragaj.

Sateliti u ofroi mundësinë shqiptarëve të Kosovës për të parë dhe për tu parë dhe përtej MTV, VIVA, Euronews BBC,e të tjera, ishte videokaseta që u bë zëvendësim për mungesën e programeve kulturore në gjuhën shqipe. Në anën tjetër përtej muzikës rock me të cilën shquhej gjenerata e kohës – rryma të tjera muzikore vinin në shprehje me shumë tema të angazhuara duke adresuar brengën për rrethanat e kohës kur rezistenca paqësore tashmë ishte zbehur dhe në sfond dëgjoheshin zëra për krijimin e UÇK-së. Kujtojmë “Don’t fuck with Albanians” të grupit Jericho Walls, duke u cilësuar si një grup “në këngët e së cilit kulmon mllefi dhe shpërthen njëfarë çlirimi. Këngët e këtij bendi përbëjnë një kronikë fantastike të kohës, një perceptim dhe konceptim të ndryshëm të kontekstit tonë jetësor në të cilin sprovohen të gjitha vlerat e proklamuara politike shqiptare” të atij dhjetëvjetëshi. Për herë të parë një gjeneratë në Kosovë heq dorë nga durimi asketik për ta shpalosur rebelimin e vet”, e rreshtuar drejt ardhmërisë.

A mund ta quajmë rebelim edhe imazhin e çliruar të Adelina Ismailit në të ’90-tat si “një demonstrim i sovranitetit të trupit të zgjuar dhe njëkohësisht një sprovë dhe një provokim shqetësues për ideologjinë dominuese të “moralitetit shqiptar”. Dua të ndalem të kënga e saj “Ushtrinë time do ta bëj – me Ibrahim Rugovën” për simbolikën e fjalëve dhe të imazhit që ajo përçoi. Kujtoj festivalin “Show Fest” në një kohë kur Rugova ndoshta për arsye politike nuk po gjente forcën të pranonte publikisht se UÇK-ja ekzistonte, del një zë gruaje që përçon një mesazh sa të lirshëm aq të koduar, sa rebel e sa të sofistikuar, fundja nëse asgjë tjetër si një nevojë dhe kërkesë e një gjenerate që tashmë durimin dhe pritjen e kishte të harxhuar.

Kënga u përcoll fillimisht me imazh – veshje ushtrie duke simbolizuar rreshtimin dhe përbashkimin drejt lirisë, por përfundoj me zhveshjen e saj nga ato rroba në një imazh çlirimtar e fitimtar të vetës, trupit të saj dhe lirisë individuale e kolektive, jo vetëm si refleks I mesazhit të këngës por edhe më shumë si shpërfaqje e një çlirimi ndërshqiptar që tashmë pavetëdijshëm kishte ndodhur në raporte gjinore, moshore dhe shoqërore në përgjithësi në procesin e lëvizjeve socio-kulturore për pavarësi. Në këto rrethana të ndrydhjeve dhe përplasjeve të mëdha lindi hip-hopi në Kosovë, një skenë që edhe sot e asaj dite është dominante. “Një ditë do të jetë më mirë” kënga e grupit “Ritmi i Rrugës” ishte për shumëkë një këngë optimizmi në ditët gri. Sidoqoftë “për dikë që në atë kohë ishte tinejxher në Prishtinë, kujtimet e viteve të ’90-ta zgjojnë ndjenja të përziera. Dëshpërimi I jetës nën sistemin e aparteidit kundërpeshohet me nostalgjinë për ekspanzimin në kulturën urbane, e cila mbolli farën për atë që sot njihet si skena alternative mjaftë e gjallë dhe produktive e Prishtinës” thotë Maliqi.

Në anën tjetër paralelisht me këto aktivitete shumë djem të rinj ndërprenë studimet e tyre dhe shkuan jashtë Kosovës duke qenë të përndjekur nga Ushtria Jugosllave me idenë se duhet të përfundonin shërbimin ushtarak… sa ironike!!! Disa, filluan ti bashkohen UCK-së nëpër male. Dukej qartë se rezistencës paqësore po I vinte fundi dhe kjo do të shënjohej me demonstratat e studentëve me 1 Tetor ’97. “ Sot për sot” ishte slogani I jetës për shqiptarët, pasi e nesërmja ishte e pasigurt për të gjithë dhe lufta tashmë ishte në derë. “ Në ditët e numëruara dhe me pak domethënie të mesit të Marsit ’99 një kampanjë e një grupi të të rinjve përqafoj qytetin. Slogani i njohur i këpucëve sportive “NIKE” që promovonte shpejtësinë, u mishërua me trupat e NATO-s si thirrje për intervenim më të shpejt. “JUST DO IT” për të mbyllur këtë kapitull të errët të historisë së shqiptarëve të Kosovës përgjatë të ’90-tave.

Eliza HOXHA

Copëz nga punimi “Qyteti Satelit” – mbijetesa shoqërore dhe kulturore e shqiptarëve të Kosovës përgjatë viteve të ’90-ta, prezantuar në kuadër të konferencës “ Lëvizjet shoqerore gjatë socializmit dhe të ’90-tave në Kosovë”, organizuar nga Alter Habitus në Prishtinë . / KultPlus.com