”Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”, si e priti presidenti këngën tregon Adelina Ismaili

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, e famshme për këngën kushtuar presidentit Rugova, ka treguar për herë të parë për takimin që ka pasur me Presidentin historik të Kosovës dhe çfarë ai mendonte për atë këngë, shkruan KultPlus


Në një intervistë për emisionin “Pressing” të TV7 në Kosovë, Adelina Ismajli tha se në kohën kur ishte 14 vjeçe, ishte bërë “trend” që të takoheshe me Ibrahim Rugovën. “Ne kemi caktuar takim dhe kam shkuar vetëm për ta takuar” tha ajo duke shtuar se “e luta mamin, unë e motra, hajde, ta shohim si duket”. Ajo shtoi se nëna e saj kishte arritur që të caktonte një takim dhe e gjithë familja kishte shkuar ta takonte.

“Mami kishte kontaktuar dikë tek Shoqata e Shkrimtarëve dhe kishte caktuar takim. E gjithë familja shkoi e takoi, pavarësisht se unë isha shumë skeptike për të. Kur je adoleshente dhe prindërit e tu “kallen” pas dikujt, je më skeptik” tha Ismailji.
Mirëpo, më pas, ndodhi e kundërta, pasi ajo ishte mahnitur nga sjellja e tij. “E kundërta ndodhi. Unë u mahnita, ishte shumë ‘cool’, na duronte, ajo ishte me rëndësi. Tre fëmijë në zyre, t’i durosh gjatë kohës…” tha ajo.

Më tej, Adelina Ismaili tha se dëshiron ta quajë veten “rugoviste” dhe se e ka shkruar vetë tekstin e këngës ku i këndonte një ushtrie shqiptare, që do të udhëhiqej nga Ibrahim Rugova.
Sipas këngëtares, kënga nuk i kishte pëlqyer edhe aq shumë presidentit.
Në pyetjen se a i ka pëlqyer presidentit kënga, ajo tha: “Jo shumë. I ka pëlqyer që ishte “rock”. “ Po futem në borxh të madh, se po më këndon për së gjalli”. I thashë: President, në rastin tënd guxoj ta bëj këtë!/syri.net/ KultPlus.com

Adelina Ismaili sjell këngën e re (VIDEO)

U publikua kënga dhe videoklipi i paralajmëruar tash e sa ditë nga Rina Balaj dhe Adelina Ismaili.

“Qikat” iu servua fansave përmes kanalit Youtube, ku për më pak se një orë grumbulloi rreth 50 mijë klikime.

Ajo që cilësohet si Diva e muzikës sonë, Adelina, në këtë këngë dëgjohet se si e ka modifikuar tekstin e hitit të saj “kanagjegji”, duke iu referuar Rinës si “Mami”.

Adelina Ismaili pyet nëse duhet të kandidojë si presidente e Kosovës

Më 14 dhjetor të vitit që e lamë pas, Adelina Ismaili festoi ditëlindjen e saj të 39-të.

E pikërisht në atë ditë u bë edhe formimi i Ushtrisë së Kosovës, së cilës këngëtarja i kishte kënduar vite më parë.Në një intervistë të dhënë për ‘Klan Kosova’, ajo u shpreh se ndihej krenare për këtë ditë, madje sipas saj meritat i ka ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Megjithatë, pas kësaj deklarate të Adelina ngjalli reagime  të shumta nga njerëzit që e tregon edhe me postimin e fundit të ndarë në rrjete sociale.

Në llogarinë e saj, Instagram, Adelina ka hedhur një fotografi të intervistës ku thotë se pas gjithë këtyre sulmeve, a duhet të kandidojë tashmë për presidente.

“Wow, Sa shumë reagime për një pikëpamje politike! A duhet të kandidoj për presidente…?”, ka shkruar Adelina Ismaili./ insajderi.com/ KultPlus.com

Adelina Ismaili feston ditëlindjen së bashku me Ushtrinë e Kosovës

Këngëtarja Adelina Ismaili që në vitin 1995 e kishte ëndërruar krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Këngëtarja e cila shkroi hitin “Ushtrinë time do ta bëjë me Ibrahim Rugovën” sot e ka pasur një festë të dyfishtë. Në këtë ditë Adelina festoi ditëlindjen e saj por edhe krijim e Ushtrisë së Kosovës.

Këngëtarja shpesh herë ka shfaqur dashurinë për Kosovën dhe dëshirën e saj për liri edhe përmes këngëve në situata kur gjendja në Kosovë ishte mjaft e acaruar. Ismaili po ashtu njihet për mbështetjen që i ka dhënë Lidhjes Demokratike të Kosovës, në krye me Ibrahim Rugovën./ KultPlus.com

Adelina Ismaili: I kam kënduar komunitetit LGBT 20 vite më parë

Ditë më parë në Prishtinë është mbajtur parada e komunitetit LGBT, me emrin “Parada e Krenarisë”.

Përveç qytetarëve të shumtë, në këtë paradë nuk munguan edhe fytyrat publike.

Këngëtarja Adelina Ismaili ishte njëra ndër ato, e cila nuk mungoi duke dalë në përkrahje të këtij komuniteti.

Në një intervistë për “Prive”, Adelina tha se e ndjeu për obligim t’i bashkohet paradës, në momentin që mori ftesën nga ata.

Ajo tha se këngë për këtë komunitet kishte realizuar 20 vite më parë, kur ishte tejet e vështirë të trajtoheshin tema të tilla.

Madje, Ismaili citon edhe faktin se si kompozitori e kishte menduar që qëllimisht këngën të mos e bëjë “hit”, duke dashur që të mos bie në sy tema të cilën e trajton, e cila ishte thuajse gati e papranueshme për kohën.

Tutje, diva shqiptare deklaroi se ajo këngë bazohej në jetën reale të një miku të saj, i cili për fat të keq nuk jeton më.

Si kundër, edhe të intervistuarit tjerë brenda komunitetit LGBT, treguan se Adelina për ta është inspirim, duke e shquar si këngëtaren që ka thyer shumë barriera.

Kur Adelina Ismaili këndonte me Besim Abazin (VIDEO)

Një video të publikuar nga Besfort Video M1, shfaqen imazhe të rralla nga bashkëpunimi i Adelina Ismailit me gazetarin e njohur Besim Abazin.

“Vjen Pranvera”, titullohej kënga e tyre e kënduar në vitin 1993, shkruan rtv21.tv

Në video shihen edhe tri motrat Ismaili duke vallëzuar me këngën e cila kishte prapavijë politike kundër Serbisë./ KultPlus.com

‘Shko’ nga Adelina Ismaili, incizim i vitit 1999 (VIDEO)

Stili i këngëve të saj sot dallon shumë nga këngët të cilët ajo i këndonte vite më parë.

Në vitin 1999, një incizim e sjellë Adelina Ismailin duke kënduar këngën e njohur “Shko”. Në të njëjtin incizim janë edhe Sinan Vllasaliu, Sabri Fejzullahu dhe Shkumbin Kryeziu.

“Shko” është njëra ndër baladat më të mira të Adelinës në karrierën e saj muzikore e cila numëron mbi 25 vite.

Incizimin e kemi marrë prej faqes në Instagram – Showbizi Online dhe HiteRetro të cilët përkujdesen të sjellin videoklipe të ndryshme dhe incizime të para shumë viteve. / KultPlus.com

‘Sajzeza’ e Eugent Bushpepës dhe Adelina Ismailit (VIDEO)

Eugent Bushpepa po e mahnitë Evropën këto ditë derisa po e promovon këngën e tij përfaqësuese në Eurovizion.

Bushpepa me këngën “Mall” po tenton që të jetë sa më i mirë drejt skenës së Eurovizionit, ndërsa duket se po e merr pëlqimin e publikut evropian.

Në Shqipëri, Eugenti ka një karrierë të bujshme muzikore, shkruan KultPlus.

Në një performancë të para disa vitesh, Bushpepa ka kënduar bashkë me këngëtaren Adelina Ismaili këngën e njohur “Sajzeza”.

Zëri i fuqishëm i Eugentit dallohet dukshëm në këtë performancë në një prej televizioneve shqiptare. Tani është koha që të kujtojmë edhe këtë performancë të tij, të një prej këngëtarëve që me zërin e tij magjeps por edhe na kujton për vokalin e mirë mashkullor shqiptar.

E presim Eugentin me performancat e radhës dhe me tentimin e tij në Eurovizion. / KultPlus.com

“Kur do ta shijosh ti botën, cigarxhiu im i vogël” (VIDEO)

Adelina Ismaili, e njohur më së miri si këngëtare, brenda karrierës së saj është parë shpeshherë edhe si aktore e ikonë e bukurisë, shkruan KultPlus.

Koha në të cilën ka kënduar, e shpirti i saj revoltues, nuk mund të mos i preknin edhe çështjet me të cilat përballej shoqëria e asaj kohe. Që nga temat politike, deri tek ato sociale, kënga e saj u bë jehonë e realitetit kosovar. Por Adelina Ismaili me këngën, sharmin e stilin e saj të veçantë artistik, arriti të depërtoj në të gjitha trojet shqiptare e më gjerë.

Adelina Ismaili është rritur duke e kënduar, e shumë fëmijë të tjerë janë rritur me muzikën e saj. Kënga e saj “Cigarxhiu im i vogël”, është një këngë e cila arrin të prek në çdo sekondë të interpretimit, është si një melodi që vije në kokë sa herë një lypsar vjen e të ofron një kuti cigare. Nëse shikohet teksti i kësaj kënge në retrospektivë, del të jetë edhe sot më aktual se gjithmonë. Kënga si e tillë, u bë jehonë e mjerimit të shoqërisë, e fëmijëve lypsar e sofrave të zbrazura. Përveç interpretimit, këngëtarja Adelina Ismaili shpërfaq edhe një ndjeshmëri artistike e shpirtërore, gjatë këndimit të çdo fjale të tekstit.

Përveç këngëve ritmike, Adelina Ismaili e kishte kënduar këtë këngë edhe në Suedi, në vitin 2002. Që në titullin “Cigarxhiu im i vogël”, shihet lidhje personale që shpërfaq këngëtarja ndaj lypsarit e ndjeshmërinë që ka ajo ndaj këtij fenomeni, kërkon që të luftohet në mënyrë kolektive.

“Është një fenomen që është i pranishëm në trojet tona, fenomen që mua më prek shumë dhe që duhet që të gjithë së bashku ta luftojmë atë”, kishte thënë këngëtarja, para interpretimit të këngës në Suedi.

KultPlus sot ju sjellë edhe tekstin e kësaj kënge.

Është ftohte ne këtë qytet
e ai prape shëtitet vet
dora e vogël prape është ngrirë
a do ta shes edhe një kuti?
Hyn ngadalë me turp shikon
dorën e vogël e afron ,
donë një cigare?- lehtas pyet
shpresa dhe dhembja ja prekin sytë.
A do te shkosh sonte në shtëpi ,
edhe sa goje te presin ne voter
a do te kesh buke në sofër?
Kur do te ngrohen ato duar,
kur do ta shijosh ti boten
cigarxhiu im i vogël
Gjithë kalojnë e nuk e vërejnë
ai shikon se a do te blejnë,
mendon me vete e nuk e di.
A kane buke ata në shtëpi?
Atëherë, një vrull e rrëmben
krenarinë anash e lenë,
dhe prape dëgjon atë zë femiju
a do cigare zotëriu?
A do te shkosh sonte ne shtëpi ,
edhe sa gojë të presin në voter
a do te kesh buke ne sofër?
Kur do te ngrohen ato duar,
kur do ta shijosh ti boten
cigarxhiu im i vogël

Rikthehet Adelina Ismaili (FOTO)

Diva shqiptare Adelina Ismaili, duket se ka vendosur që të rikthehet përsëri në skenë, shkruan KultPlus.

Ajo ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë këngë, por pjesëmarrjet e saj nëpër evente të ndryshme kanë qenë të pranishme herë pas herë dhe duke se tash definitivisht do të jetë me afër publikut me projektet e reja.

Një gjë të tillë Adelina e ka bërë publike nëpërmjet rrjetit social Instagram, ku ka shkruar se së shpejti Adelina, duke e shoqëruar edhe me një fotografi të sajën.

Komenteve të shumta që ka marrë ajo në instagram, u ka kthyer përgjigje duke konfirmuar se ajo do të sjellë diçka të re.
Adelina një fanseje i ka kthyer koment duke i thënë “jo vetëm të dielën, por rikthim të plotë për pak kohë”./ KultPlus.com

Soon… Very much ADELINA

A post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel) on

Adelina Ismaili këndon ‘Zemrën nuk ta fal’ pas dy dekadash në Festival (VIDEO)

Ka qenë mbrëmë ndër të ftuarat kryesore të nderit në Festivalin ku ajo vetë ka kënduar para disa vitesh.

Këngëtarja Adelina Ismaili mbrëmë është ngjitur në skenën glamuroze të Festivalit të Fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar për të treguar emocione të ndryshme dhe të reja nga jeta e saj.

“Të jem pjesë e kësaj madhështie është një rilindje për mua. Unë jam fëmijë i festivaleve, kam filluar qysh gjashtë vjeçare në festivale” ka treguar mes tjerash Adelina gjatë bisedës me moderatorin Adi Krasta.

Ajo provoi të risillte pjesë nga performanca e saj në TVSH para disa vitesh ndërsa falënderoi publikun i cili e duartrokiti për disa minuta me radhë. / KultPlus.com

Jo vetёm Adelina Ismaili nё Festivalin e RTSH-sё, nё kёtё edicion do tё ngjiten shumё yje (FOTO)

Mё 21 dhjetor ёshtё mbrёmja e parё e Festivalit tё RTSH-sё nё Tiranё, ku prej aty do tё zgjidhet edhe fituesi i kёtij festivali qё do tё pёrfaqёsojё Shqipёrinё nё Eurovizion, shkruan KultPlus.

Tashmё ёshtё bёrё e ditur se nё kёtё edicion, si mysafire speciale ёshtё ftuar kёngёtarja kosovare Adelina Ismaili, por duket se nuk ёshtё vetёm kjo kёngёtare qё do tё ngjitet nё skёnёn e kёtij festivali.

Tashmё ёshtё bёrё e ditur se nё kёtё edicion janё ftuar edhe kёngёtarёt: Ricardo Cocciante, Aurela Gaçe, Alban Skenderaj, Elsa Lila dhe Elhaida Dani./KultPlus.com

Adelina Ismaili në Festivalin e Këngës në TVSH?

Siç shkruan faqja Eurovision Albania, një faqe aktive sa i përket festivalit të Eurovizionit dhe kësisoj edhe Festivalit të Fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar, Adelina Ismaili do të ngjitet në skenën e këtij festivali pas disa ditësh.

Adelina do të ngjitet në Festivalin e TVSH-së për të përshëndetur publikun dhe kësisoj për të kujtuar edhe këngët që ajo dikur këndoi në këtë festival, sikur “Zemrën nuk ta fal” apo “Mos ma gjuj diellin me gur”.

Lajmi nuk është i konfirmuar, por kjo faqe rrallë gabon sa i përket dy festivaleve që janë të lidhura me njëra tjetrën, shkruan KultPlus.

Festivali i Këngës në TVSH do të mbahet me 21,22 dhe 23 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. / KultPlus.com

“Kosova calls for peace”, kënga që bashkoi këngëtarët shqiptarë në vitin 1998 (VIDEO)

Është një ndër këngët që ka mbledhur këngëtarë të shumtë kosovarë, një këngë qw kishte pwr mesazh thirrjen për paqe në Kosovë, shkruan KultPlus.

Kjo këngë e lansuar në vitin 1998 është realizuar me tekst të Nehat S. Hoxha e me kompozim të Xhevdet Gashit.

Në këtë këngë janë përfshirë këngëtarë të njohur si: Gili, Sabri Fejzuallahu, Sinan Vllasaliu, Benet Kaci, Donika Gashi, Genc Salihu, Poci, Adelina Ismaili, Dukagjin Lipa, Violeta Rexhepagiq, Shkumbin Kryeziu…/KultPlus.com

Adelina Ismaili në film

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka dhënë një deklaratë për karrierën e saj, shkruan KultPlus.

Në një prononcim për TV Klan, ajo ka thënë se nuk do ti kthehet më muzikës, por, sipas saj ajo ka zgjedhur një formë tjetër për të qenë e pranishme në fushën e artit.

Ajo ka thënë se do të jetë pjesë e një filmi, por nuk ka dashur të shpjegojë për detajet, duke thënë se ende është herët të flitet për këtë temë./KultPlus.com

Adelina Ismaili i rikthehet skenës, nesër me performancë në Gjilan

Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Ismaili ka kohë që nuk është ngjitur në skenë, shkruan KultPlus.
Mirëpo, një gjë e tillë do të ndodhë nesër, ku Adelina Ismaili ka vendosur të paraqitet me një performancë në Kosovë,përkatësisht në Gjilan.

Vetë ajo ka konfirmuar që do të këndojë më 16 nëntor në Gjilan.

“Miq!
Neser me date 16.11.17 ora 16:30h shihemi ne Gjilan te Luta!
Palestra e Sporeve “Bashkim Selishta-Petriti””, ka treguar Adelina Ismaili./KultPlus.com

Intervista e rrallë e Adelina Ismailit: Uroj që në vitin 1990-të të ketë paqe dhe liri (VIDEO)

Diva e muzikës shqip, Adelina Ismaili, tash sa kohë po qëndron larg medieve por jo edhe larg adhuruesve të saj, shkruan KultPlus.

Ajo pavarësisht që ka disa vite që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri, vazhdon të kujtohet nga fansat dhe nga mediet shqiptare.

Kësisoj së fundmi, Radio Televizioni i Kosovës ka publikuar një video nga arkivat e televizionit, duke transmetuar një intervistë të rrallë të këngëtares Ismaili të realizuar në vitin 1989.

Asokohe Adelina Ismaili ishte vetëm 10 vjeç, dhe si gjithmonë që ka ditur të ngrit lartë kauza të shumta, edhe në atë moshë, ajo për vitin e ri 1990-të, kishte pas një dëshirë që padyshim secili shqiptarë e ka pas.

“Unë uroj që në vitin 1990-të të ketë paqe dhe liri, dhe ju lutem të rriturve të na lejojnë që të jetojmë ashtu siç duam vetë, të gëzuar”, kishte thënë Adelina Ismaili në intervistën e saj./ KultPlus.com

Çlirimi i Adelina Ismailit dhe ‘Dont fuck with Albanians’ nga Jericho (FOTO)

Qyteti satelit

Të privuar nga media dhe informimi secila familje shqiptare kishte blerë një antenë satelitore, duke e kthyer qytetin në një “kopsht të këpurdhave të bardha”. Ju mund të shënonit saktësisht në peizazhin e qytetit se cilat ishin banesat shqiptare. Satelitët “mundësuan për herë të parë të shohim një botë përtej 3 kanaleve televizive serbe”. Njëkohësisht shqiptarët kishin mundësi edhe në programin dy-orësh që Radio-televizionit Shqiptar e siguroi si hapësirë informuese vetëm për ta. “Një herë në javë, kasetat me lajme dhe incizime nga terreni në Kosovë dërgoheshin për Shqipëri për programin 2-orësh”, thekson Dragaj.

Sateliti u ofroi mundësinë shqiptarëve të Kosovës për të parë dhe për tu parë dhe përtej MTV, VIVA, Euronews BBC,e të tjera, ishte videokaseta që u bë zëvendësim për mungesën e programeve kulturore në gjuhën shqipe. Në anën tjetër përtej muzikës rock me të cilën shquhej gjenerata e kohës – rryma të tjera muzikore vinin në shprehje me shumë tema të angazhuara duke adresuar brengën për rrethanat e kohës kur rezistenca paqësore tashmë ishte zbehur dhe në sfond dëgjoheshin zëra për krijimin e UÇK-së. Kujtojmë “Don’t fuck with Albanians” të grupit Jericho Walls, duke u cilësuar si një grup “në këngët e së cilit kulmon mllefi dhe shpërthen njëfarë çlirimi. Këngët e këtij bendi përbëjnë një kronikë fantastike të kohës, një perceptim dhe konceptim të ndryshëm të kontekstit tonë jetësor në të cilin sprovohen të gjitha vlerat e proklamuara politike shqiptare” të atij dhjetëvjetëshi. Për herë të parë një gjeneratë në Kosovë heq dorë nga durimi asketik për ta shpalosur rebelimin e vet”, e rreshtuar drejt ardhmërisë.

A mund ta quajmë rebelim edhe imazhin e çliruar të Adelina Ismailit në të ’90-tat si “një demonstrim i sovranitetit të trupit të zgjuar dhe njëkohësisht një sprovë dhe një provokim shqetësues për ideologjinë dominuese të “moralitetit shqiptar”. Dua të ndalem të kënga e saj “Ushtrinë time do ta bëj – me Ibrahim Rugovën” për simbolikën e fjalëve dhe të imazhit që ajo përçoi. Kujtoj festivalin “Show Fest” në një kohë kur Rugova ndoshta për arsye politike nuk po gjente forcën të pranonte publikisht se UÇK-ja ekzistonte, del një zë gruaje që përçon një mesazh sa të lirshëm aq të koduar, sa rebel e sa të sofistikuar, fundja nëse asgjë tjetër si një nevojë dhe kërkesë e një gjenerate që tashmë durimin dhe pritjen e kishte të harxhuar.

Kënga u përcoll fillimisht me imazh – veshje ushtrie duke simbolizuar rreshtimin dhe përbashkimin drejt lirisë, por përfundoj me zhveshjen e saj nga ato rroba në një imazh çlirimtar e fitimtar të vetës, trupit të saj dhe lirisë individuale e kolektive, jo vetëm si refleks I mesazhit të këngës por edhe më shumë si shpërfaqje e një çlirimi ndërshqiptar që tashmë pavetëdijshëm kishte ndodhur në raporte gjinore, moshore dhe shoqërore në përgjithësi në procesin e lëvizjeve socio-kulturore për pavarësi. Në këto rrethana të ndrydhjeve dhe përplasjeve të mëdha lindi hip-hopi në Kosovë, një skenë që edhe sot e asaj dite është dominante. “Një ditë do të jetë më mirë” kënga e grupit “Ritmi i Rrugës” ishte për shumëkë një këngë optimizmi në ditët gri. Sidoqoftë “për dikë që në atë kohë ishte tinejxher në Prishtinë, kujtimet e viteve të ’90-ta zgjojnë ndjenja të përziera. Dëshpërimi I jetës nën sistemin e aparteidit kundërpeshohet me nostalgjinë për ekspanzimin në kulturën urbane, e cila mbolli farën për atë që sot njihet si skena alternative mjaftë e gjallë dhe produktive e Prishtinës” thotë Maliqi.

Në anën tjetër paralelisht me këto aktivitete shumë djem të rinj ndërprenë studimet e tyre dhe shkuan jashtë Kosovës duke qenë të përndjekur nga Ushtria Jugosllave me idenë se duhet të përfundonin shërbimin ushtarak… sa ironike!!! Disa, filluan ti bashkohen UCK-së nëpër male. Dukej qartë se rezistencës paqësore po I vinte fundi dhe kjo do të shënjohej me demonstratat e studentëve me 1 Tetor ’97. “ Sot për sot” ishte slogani I jetës për shqiptarët, pasi e nesërmja ishte e pasigurt për të gjithë dhe lufta tashmë ishte në derë. “ Në ditët e numëruara dhe me pak domethënie të mesit të Marsit ’99 një kampanjë e një grupi të të rinjve përqafoj qytetin. Slogani i njohur i këpucëve sportive “NIKE” që promovonte shpejtësinë, u mishërua me trupat e NATO-s si thirrje për intervenim më të shpejt. “JUST DO IT” për të mbyllur këtë kapitull të errët të historisë së shqiptarëve të Kosovës përgjatë të ’90-tave.

Eliza HOXHA

Copëz nga punimi “Qyteti Satelit” – mbijetesa shoqërore dhe kulturore e shqiptarëve të Kosovës përgjatë viteve të ’90-ta, prezantuar në kuadër të konferencës “ Lëvizjet shoqerore gjatë socializmit dhe të ’90-tave në Kosovë”, organizuar nga Alter Habitus në Prishtinë . / KultPlus.com

Tri këngëtare shqiptare dhe këngët që kanë të njëjtin titull – “Shko” (VIDEO)

Një fjalë që tingëllon keq kur thuhet në jetën e përditshme, e shumë më keq nëse thuhet në dashuri, fjala “Shko” si e tillë nuk duhet e keqe për tekstshkruesit shqiptarë.

Madje, tri këngëtare shqiptare kanë këngë që mbajnë të njëjtin titull. Të tria këngët i takojnë një pop-kulture më të vjetër, secila e realizuar gati dhjetë vite më përpara.

Adelina Thaqi – SHKO
Një prej këngëve më të mira të Adelinës ndër vite është kënga “Shko”. E vjetër më shumë se një dekadë, refreni i saj nuk është aspak i ri për gjeneratën që është rritur me këtë këngë dhe këtë këngëtare. Adelina në këtë kohë do të ishte në kulmin e karrierës së saj ndërsa kënga “Shko” është padyshim një melodi e veçantë e Adelinës.

Eliza Hoxha – SHKO
Eliza Hoxha i tha fjalët “Shko” kur e solli këtë këngë në Festivalin Kënga Magjike para disa vitesh. Kënga ka marrë pëlqimin e shqiptarëve asokohe kur edhe e pozicionoi mirë Elizën brenda këtij festivali. Kënga është realizuar në vitin 2008.

Adelina Ismaili – SHKO
Tjetra Adelinë që nuk e thotë me shumë gëzim fjalën “Shko” është edhe Adelina Ismaili. Kënga “Shko” e Adelinës është ndoshta himni i saj, balada më e mirë e realizuar nga ajo dhe madje së cilës i është bashkangjitur një videoklip ku Adelina e vajton shqiptimin e kësaj fraze ndaj dashurisë së saj.

“Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën” në Prishtinë e në Frankfurt (VIDEO)

Adelina Ismaili mund të mos i pëlqejë një pjese të mirë të dëgjuesve e shikuesve shqiptarë, por pa folur për karrierën e saj viteve të fundit, ajo dikur ka qenë më politike se të tjerët.

Sepse muzika ndonjëherë di të jetë politike, Adelina pati kënduar një këngë e cila qysh në refrenin e saj tregon shumë.

“Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën / Ty o djalë do të dënoj, ta çliroj Kosovën / Besa besën ta kam dhanë me mua s`ka hajgare / Nuk guxon më askush t`luajë me vajzat shqiptare” janë vargjet e këngës së Adelinës e cila duket më e thellë sesa që mendohet.

Kur lidhet dashuria dhe një emër politik si ai i Ibrahim Rugovës, figurë kjo politike e cila sidomos për kohën kur u realizua kënga ishte kontraverze dhe me perceptim të ndryshëm nga popullata, del një rezultat si kënga e Adelinës, interpretuar me po aq provokim sa edhe vetë kënga, shkruan KultPlus.

Sot, po e sjellim këtë këngë dhe një interpretim të sajin nga Adelina. / KultPlus.com