‘Në cilin teatër do të luhet roli qesharak i kujtesës sime’

Poezi nga Rrahman Dedaj

Nga po vjen e çuditshmja

Po ikin të vërtetat pa mua
Po kthehen të rremet pa kohë

Gjeometri e njëtrajtshme
Fjalën po ma fsheh

Në cilin teatër do të luhet
Roli qesharak i kujtesës sime

E diel e shtunë e premte
E enjte e mërkurë e martë
Të hënën fillon puna sërish. / KultPlus.com

Të papriturat vijnë papritur

Shkruan: Rrahman Dedaj

Të papriturat vijnë papritur

Asgjë s’është këtu e njëjtë habia ime
Tëra të përsëriturat bëhen ndryshe
Qenka shpërngulur fjala
Që ta mësojë urtinë e të ecurit

Befasia është e pakutpueshme
Kryeneçësia ime e pakuptim

Çdo fjalë paska një djall
Në lakueshmërinë e verdhë
Që s’mund ta ndalin

Të pashmangshmet do të ndodhin
Koha ime e pashkelur
Të papërsëriturat vijnë papritur
U plakëm nga mençuria e premtuar. /KultPlus.com

‘Është e rëndësishme të ecësh vetë’

Poezi nga Rrahman Dedaj

Nisesh nga vetja pa u hamendur
E qet një hap dhe hapin tjetër
Dhe mund të jesh fatlum
Nëse hapin e tretë
E qet sërish përpara

Duhet t’i mësosh hapat
Të ecin edhe prapa shpine
Në të mëngjër e në të djathtë

Nuk dihet si kryqëzohen rrugët
Si ngatërrohen pa gisht tregues

Mos u hamend
Asnjë lavdi s’ka udhëtuar larg
Asnjë largësi s’është afruar krejt

Është e rëndësishme
Të ecësh vetë. / KultPlus.com

Përkujtohet Rrahman Dedaj, Olluri: Dedaj, ndër poetët më ikonikë të letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit XX

Flonja Haxhaj

Jeta dhe vepra e  shkrimtarit nga Podujeva, Rrahman Dedaj, u përkujtua në mbrëmjen ‘Ora e Shkrimtarit 2’ organizuar nga PEN qendra e Kosovës. Në panelin e kësaj mbrëmje që u mbajt në KultPlus Caffe Gallery ishin të ftuar profesori i Letërsisë, Anton Berishaj dhe shkrimtari Adil Olluri, shkruan KultPlus.

Fjalën i pari e mori moderatori i kësaj mbrëmje, profesori, Sali Bashota. Ai e cilësoi shkrimtarin Dedaj si një ndër poetërt më të rëndësishëm të shekullit XX dhe XXI.

“Jemi mbledhur këtu për të përkujtuar jetën dhe veprën e Rrahman Dedaj, njërit ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë shqipe të shekullit të XX-të por edhe të shekullit XXI. Një poet që ka sjellë risi në poezinë bashkëkohore shqipe.”- thotë Bashota.

“Simboli është figura e tij dominonte në krijimtarinë e Rrahman Dedaj duke filluar me veprën ‘Simfonia e fjalës’, ‘Etje’, ‘Lulëzim hijesh’, ‘Jeta gabon’ dhe ka kulmuar me veprën e tij botuar në vitet 80-ta ‘Gjërat që s’preken’, që bashkë me ‘Lum Lumin’ të Ali Podrimjes, konsiderohen ndër veprat më të mira të poezisë shqipe”- shton tutje Bashota duke folur për krijimtarinë letrarë të Rrahman Dedaj.

Moderatori Bashota më pas fjalën ia dha profesorit Anton Berishaj i cili foli për kodin simbolik në poezinë e Rrahman Dedaj.

“Për poezinë e Rrahman Dedajt është shkruar mjaft. Dhe gati të gjithë ata që janë marrë me studimin e kësaj poezie e kanë trajtuar edhe sistemin simfiolk të saj, parimet e strukturimit dhe të funksionalizimit të tij brenda tekstit poetik. Ne këtë aspekt janë arritur rezultate të pakontestueshme. Ne do të përpiqemi që, duke u mbështetur në rezultatet e arritura, t’i shtojmë disa elemente të reja që do ta përplotësonin ndriçimin e kësaj problematike.”- thotë profesori Berishaj.

Profesori Berishaj, duke folur për poezinë e Dedajt, vlerëson se ndonëse ai është një poet që nuk shquhet për kthesa të dukshme në rrugën e tij krijuese, poezia e tij ka pësuar, megjithatë, një evolucion të rëndësishëm si në planin tematik, ashtu edhe në planin e stilit dhe te strukturës figurative.

“Rrahman Dedaj i ka botuar dhjetë përmbledhje poetike (Me sy kange 1962, Simfonia e fjales 1968, Balade e fshehur 1970, Etje 1973. Gjerat që s’ preken 1980, Jeta gabon 1983, Fatkeqësia e urtisë 1987, Dreqi nuk plaket 1991, Kryqëzim hijesh 1997, Zori thote ndryshe Adam 2006) Edhe pse është njëri nga ata poetë që nuk shquhen me kthesa të dukshme në rrugën e tyre krijuese, poezia e tij ka pësuar, megjithatë, një evolucion të rëndësishëm si në planin tematik, ashtu edhe në planin e stilit dhe te strukturës figurative. Nëse në dy përmbledhjet e para, “Me sy kange” dhe “Simfonia e fjalës”, e pjesërisht edhe në përmbledhjen e tretë, “Baladë e fshehur”, ne strukturen figurative do të dominojë metafora, në përmbledhjet vijuese do të zoterojë simboli, i cili, krahas metonimisë dhe metaforës të ndërtuar mbi mospërputhshmërine predikative, do të bëhet shenjues i strukturës figurative edhe i permbledhjeve “Jeta gabon” dhe “Fatkeqësia e urtise” (por edhe i atyre të mëpastajme), në të cilat gjithnjë e me tepër ka për të zënë vend “imazhi realist” dhe shprehja më e hapur poetike, por si në fazën e parë ku dominon metafora, ashtu edhe në këto përmbledhje, faktura poetike do t’i nënshtrohet kodit simbolizues. Për këtë arsye kjo poezi do të trupëzojë në vete një simbolikë të pasur.”- shton më tutje profesori Berishaj, përcjell KultPlus.

Ndërkaq, shkrimtari Adil Olluri e konsideron shkrimtarin Dedaj si një ndër poetët më ikonikë të letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit njëzetë dhe një nga zërat më përfaqësuses të poezisë shqipe të shkruar dhe botuar në Kosovë gjatë kësaj periudhe.

“Poezia e Rrahman Dedajt që nga përmbledhja e tij e parë, e botuar në vitin 1962, dhe deri në përmbledhjen e fundit, të botuar ne vitin 2006, një vit pas vdekjes se tij, është kryekëput ligjërim i një krijuesi mendimtar, që shumë vëzhgon, sodit dhe shpreh mendime për çështje e dukuri, se sa që shpreh ndjesi për to. Ai qellim parësor e kishte mendimin sa muzikalitetin e vargut dhe përjetueshmërinë e gjërave. Kjo e bën poezinë e Dedajt të marrë ngjyrë filozofike dhe medituese, madje edhe konceptuale. Ai e konceptualizom të kaluarën, origjinën, nostalgjinë, artin fjalës së bukur, njeriun dhe dinjitetshmërinë e ti, përballjen me vërtetësinë e gjërave, fatkeqësinë e gjithmonshme të qenies njerëzore, tejkohshmerineë e gjërave, paprekshmerinë e disa fondamenteve qenësore, thuajesimin, zvetënimin etj. Pra, interpretimi me i mundshëm dhe më i arrirë i poezisë së tij mund të bëhet nëse i zberthejmë ngadalshëm idetë dhe konceptimet e poetit, se sa nëse bëjmë lexim stilistik dhe analizë të formës poetike.” – thotë Olluri.

Për fund, Olluri thotë se Rrahman Dedaj është një nga krijuesit shqiptarë qe i shkroi vargjet thuajse më të bukura për artin e fjalës së bukur poetike.

“Aty ai shpalos një konceptim të tij personal e artistik rreth poezisë dhe artit te shkrimit. Kjo i bën poezitë konceptuale, që është shenjë dalluese e krjimtarisë së tij artistike. Ndër poezitë që do t’i dallonim në ketë drejtim jane “Simfonia e fjales” e përmbledhjet po me ketë titull, poezia “Kënga” e po kësaj përmbledhjeje, si dhe nje varg poezish tjera, qe do të mund t’i përmendnim në një veshtrim me të gjatë rreth krijimntarisë së ketij poeti. Poezitë e lartcekura pa mëdyshje mund t’i vlerësojmë si perla poetike, në të cilat meditohet per artin e fjalës, për simfoninë e bukur që mund të prodhojë një poezi.” – shton më tutje Olluri.

Ndërkaq, ‘Ora Shkrimtarit 2’ do të përfundojë më 16 nëntor me përkujtimin e shkrimtarit Musa Ramadani. Përveç Dedajt, në kuadër të kësaj mbrëmjeje në KultPlus Caffe Gallery janë përkujtuar edhe shkrimtarë të tjerë si Latif Berisha, Enver Gjerqeku, Azem Shkreli, Din Mehmeti dhe Ramiz Kelmendi./KultPlus.com

PEN Qendra e Kosovës sot përkujton shkrimtarin Rrahman Dedaj

 Sot, më 11 nëntor 2021, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, në Prishtinë, përkujtohet jeta dhe vepra e shkrimtarit të ndjerë Rrahman Dedaj.

Për veprën jetësore të Rrahman Dedajt do të flasin Anton Berishaj dhe Adil Olluri.

Aktiviteti fillon në orën 17:00. Ftoheni të merrni pjesë. Ky aktivitet është i gjashti me radhë dhe i parafundit në kuadër të projektit të sivjetmë “Ora e Shkrimtarit2” e PEN Qendrës së Kosovës. Më parë janë përkujtuar shkrimtarët Latif Berisha, Enver Gjerqeku, Azem Shkreli, Din Mehmeti dhe Ramiz Kelemendi. Më 16 nëntor mbahet aktiviteti i fundit i PEN Qendrës së Kosovës për sivjet. Në këtë ditë përkujtohet shkrimtari Musa Ramadani./ KultPlus.com

Ktheva të të shoh

Poezi nga Rrahman Dedaj

Ktheva të të shoh
Që ta vras harrimin
Me një fjalë

Mos mëpyet
Ku isha njëind vjet

Jeta na qenka matematikë e thjeshtë
Asnjë e panjohur
Asnjë e njohur krejt
Asnjë plus
Asnjëminus
Baraz me zero

Desha të të shoh
Dhe ta kujtojmë
Tërë të pavdekurën

T`u shtrydhim fjalëve heshtjen
E t`i thërrasim
Me emra të thjeshtë
Miqtë e vjetër

Krejt çka nuk plaku koha
Mbetet e vejë
Ujët që nuk e pimë
Nuk e pranoi burimi

Ma jep dorën
Dhe mos më pyet
Ku isha njëqind vjet
Se jeta na qenka
Matematikë e thjeshtë

Në të çdo gjë
është e kuptueshme
Si e vërteta-ose
Lotari e pakuptim
Që fsheh numrin e fatit. / KultPlus.com

Ktheva të të shoh

Poezi nga Rrahman Dedaj

Ktheva të të shoh
Që ta vras harrimin
Me një fjalë

Mos mëpyet
Ku isha njëind vjet

Jeta na qenka matematikë e thjeshtë
Asnjë e panjohur
Asnjë e njohur krejt
Asnjë plus
Asnjëminus
Baraz me zero

Desha të të shoh
Dhe ta kujtojmë
Tërë të pavdekurën

Tu shtrydhim fjalëve heshtjen E ti thërasim
Me emra të thjeshtë
Miqtë e vjetër

Krejt çka nuk plaku koha
Mbetet e vejë
Ujët që nuk e pimë
Nuk e pranoi burimi

Ma jep dorën
Dhe mos më pyet
Ku isha njëqind vjet
Se jeta na qenka
Matematikë e thjeshtë

Në të çdo gjë
është e kuptueshme
Si e vërteta-ose
Lotari e pakuptim
Që fsheh numrin e fatit. / KultPlus.com