Jusuf Buxhovi promovon librin ‘Rrushja’, trajton fatin tragjik të grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Flonja Haxhaj

Tragjedia e gruas shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë u përblodh në librin ‘Rrushja’ të autorit Jusuf Buxhovi, libër ky i cili u promovua dje në librarinë ‘Dukagjini’ në Prishtinë, përcjell KultPlus.

Libri trajton historinë e trishtë të fatit të shumë grave kosovare që u dhunuan nga forcat serbe gjatë luftës.

Vetë autori i librit tha për KultPlus se ky libër flet për një ndër krimet më të rënda kundër njerëzimit.

“Ky dhunim është bërë edhe me një prapaskenë tjetër është synu që femrat e dhunuara shqiptare të mbesin shtatzëna siç është vepru edhe në Bosnje dhe në vendet e tjera ku ka shkuar soldateska serbe. Kjo ka të bëjë me një mentalitet morbid të serbëve që ta ndërrojnë në këtë formë edhe strukturën popullative.”, tha Buxhovi i cili shtoi se mos trajtimi i duhur i kësaj teme ka bërë që Serbia të krijojë disa avantazhe në raport me politikën e Kosovës, e ndonjëherë duke u shfaqur edhe si viktimë.

“Unë si historian i kam trajtuar këto probleme por si shkrimtar, trajtimi i kësaj teme nëpërmes imagjinatës fiton një fuqi të përhershme.  Kam bërë përpjekje që edhe faktori ndërkombëtar ta ketë edhe një dëshmi letrare rreth saj, sepse dëshmitë letrare janë dëshmitë më të fuqishme.”, deklaroi më tutje Buxhovi për KultPlus.

I pranishëm në këtë promovim ishte edhe redaktori dhe botuesi i librit, Nazmi Rrahmani, i cili theksoi se ky libër është vepra e parë në letërsinë tonë,  në të cilën,  në një mënyrë komplekse,  trajtohet dhunimi i femrave shqiptare gjatë luftës së fundit nga forcat paramilitare serbe  në përputhje me strategjinë e njohur të Beogadit që gjeonocidi ndaj shqiptarëve të përcillet edhe me formën më të rëndë,  që krahas kodit moral, për qëllim kanë edhe prekjen e kodit gjenetik të një popullate.

“Autori shpjegon motive në romanin ‘Rrushja’ duke u kthyer në retrospektivë për shumë ngjarje, vrasje, që kishin ndodhur në kohë dhe vende të ndryshme të cilat kishin një zanafillëqë lidhej me shumë ngjarje të cilat kanë shumë arsye për të metur enigmatike dhe misterioze”, tha Rrahmani.

Rrahmani, vlerëson se kjo vepër si e tillë, ia del që të kthehet në një dëshmi letrare të njërit ndër aktet më barbare që përdori regjimi i Millosheviqit ndaj shqiptarëve. Sipas Rrahmanit, në këtë vepër, drama e dhunimeve përcillet edhe me pasqyrimin e dramave të tjera paralele, që në çdo luftë, sado e drejtë të jetë, janë të pashmangshme.

Duke u ndërlidhur me ato që tha botuesi Rrahmani, autori  bëri të ditur se romani “Rrushja”, pas “Dosjes B” dhe “Monës”, përmbyll “Trilogjinë e luftës”. Trilogjia do të botohet së shpejti si tërësi, në mënyrë që të pasqyrohet e tragjika  e luftës me dramat  e saj tepër të rënda,  që e përcollën atë./ KultPlus.com

“Rrushja” promovohet nesër në Prishtinë

Romani “Rrushja” nga autori Jusuf Buxhovi, që doli këto ditë nga shtypi, nesër promovohet në Prishtinë, shkruan KultPlus.

“Rrushja” trajton plagët e luftës së fundit – dhunimet e femrave të kryera nga soldateska jugosllave, si pjesë e një koncepti morbid, që etnocidi ndaj popullatës shqiptare të përcillet edhe me “misionin e shenjtë”, të shpallur nga Kisha Ortodokse Serbe, që femrat e dhunuara shqiptare të lindin bastardët serbë.

Rrushja, është njëra ndër mijëra viktima të këtij “misioni”.

Tragjedia e Rrushës, po edhe të tjerat që e përcollën atë, pasqyrohet nëpërmes rrëfimit të të birit, që si fëmijë përjetoi dramën, ku ai, po ashtu, shfaqet si viktimë e realiteteve të reja të pasluftës nga shkaku se çlirimin nuk e përjeton si liri…

Promovimi mbahet nesër (e enjte) në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë.

Romani u botua nga “Faik Konica”, Prishtinë dhe “Jalifat Publishing” – Houston, 2022, faqe 173. / KultPlus.com

“Rrushja” e Jusuf Buxhovit, promovohet nesër në Gjakovë

Romani “Rrushja” nga Jusuf Buxhovi që doli nga shtypi para pak ditësh, nesër promovohet në Gjakovë, në orën 13, në Bibliotekën Komunale “Ibrahim “Rugova”, shkruan KultPlus.

“Rrushja” trajton plagët e luftës së fundit – dhunimet e femrave të kryera nga soldateska jugosllave, si pjesë e një koncepti morbid, që etnocidi ndaj popullatës shqiptare të përcillet edhe me “misionin e shenjtë”, të shpallur nga Kisha Ortodokse Serbe, që femrat e dhunuara shqiptare të lindin bastardët serbë!

‘Rrusha’, është njëra ndër mijëra viktima të këtij “misioni”, por e dhunuar dyfish: nga paramilitarët serbë, e dhe nga bashkëshorti i saj, i cili e vret dhe, mbas luftës, për t’i fshehur gjurmët e krimit, e shpallë “heroinë”!

Tragjedia e Rrushës, po edhe të tjerat që e përcollën atë, pasqyrohet nëpërmes rrëfimit të të birit, që si fëmijë përjetoi dramën, ku ai, po ashtu, shfaqet si viktimë e realiteteve të reja të pasluftës nga shkaku se çlirimi nuk është përkthyer në liri…

Romani u botua nga “Faik Konica”, Prishtinë dhe “Jalifat Publishing” – Houston, 2022, faqe 173. / KultPlus.com

Botohet romani “Rrushja” nga Jusuf Buxhovi

Romani “Rrushja” nga Jusuf Buxhovi që sapo doli nga shtypi, trajton plagët e luftës së fundit – dhunimet e femrave të kryera nga soldateska jugosllave, si pjesë e një koncepti morbid, që etnocidi ndaj popullatës shqiptare të përcillet edhe me “misionin e shenjtë”, të shpallur nga Kisha Ortodokse Serbe, që femrat e dhunuara shqiptare të lindin bastardët serbë!

‘Rrusha’, është njëra ndër mijëra viktima të këtij “misioni”, por e dhunuar dyfish: nga paramilitarët serbë, e dhe nga bashkëshoriti i saj, i cili e vret dhe, mbas luftës, për t’i fshehur gjurmët e krimit, e shpallë “heroinë”!

Tragjedia e Rrushës, po edhe të tjerat që e përcollën atë, pasqyrohet nëpërmes rrëfimit të të birit, që si fëmijë përjetoi dramën, ku ai, po ashtu, shfaqet si viktimë e realiteteve të reja të pasluftës nga shkaku se çlirimi nuk është përkthyer në liri…

Romani u botua nga “Faik Konica”, Prishtinë dhe “Jalifat Publishing” – Houston, 2022, faqe 173. / KultPlus.com