‘Teatri është kaq pafundësisht mahnitës, është kaq shumë i ngjashëm me jetën’

Sot, kur kulturës shqiptare i është hequr një monument me vlera të mëdha, i gjithë komuniteti i artistëve dhe jo vetëm, po përjetojnë një dhimbje të madhe, shkruan KultPlus.

KultPlus ju sjell një thënie shumë të njohur të Arthur Miller, që flet për magjinë e pakrahasueshme që ka teatri.

‘Teatri është kaq pafundësisht mahnitës, është kaq shumë i ngjashëm me jetën’ / KultPlus.com

Nji requiem per Teatrin Kombëtar, ditën e shembjes së tij nga dora e njeriut

Nga Primo Shllaku

MOSPRANÍ

Dora ime shpërdan heshtjen,
nji heshtje të rrasun
si njimbasnjishmënia e trungjeve të shtyllave në tempull.
Ajo e di se kjo heshtje
ndrit si hanë lirike
në nji qiell prej guri.
(Qielli asht i dhimbshëm.
Ai na mëson dashuninë.
Retë janë letrat e tij të parat. )
Dora në letër shpërdan heshtjen,
dita largohet
dhe nata hyn si sallë e vjetër teatri,
që mërdhet në orët e shurdhëta të mëngjesit.
Kurse mbi pullazet e shtëpive
deri te vetulla ime
naltohet nji oxhak i pamatë, pingul,
që shqisat e mia ma përkthejnë të pjerrët,
eshtnat në ramje,
mushknitë në pluhun.
Në këtë orë teatri hap.
Karrigat hanë pluhnin me nofulla pa dhambë.
Nxehtësia njerëzore asht tjetërkund.
Në skenë heshtja, me gjeste foshnjore, zhveshet lakuriq.
Veshi fillon të shofë.
(Sepse çdo lule qiellit të vet i përngjet. )
Kadifja bahet qiell vertikal.
Kandilat e vemendshëm na mësojnë
se heshtja nuk asht gjithnji e ftoftë.
Në fundin e sallës nji heshtje tjetër po lén.
E imja. / KultPlus.com

Sot nisi shembja përfundimtare e Shqipërisë

Nga Nezir Kraki

Teatri shkoi sepse gjendej në vendin e gabuar, jo sepse ishte në godinen e gabuar. E morrën bandat parapolitike që karrieren e pushtetin i kanë hipotekë pranë rrjeteve më të rrezikshme kriminale që ka Evropa sot.

Edi Rama ka shumë borxhe ndaj mafias sepse falë saj erdhi dhe qëndroi me dhunë e vjedhje në pushtet. Borxhi më së lehti kthehet me tokë sidomos kur parcela gjendet në zemër të kryeqytetit. Bota mbarë e di tashmë që ky njeri është në fazen finale të vetshkatërrimit pasi i dështuan të gjitha idetë politike dhe iu demaskuan të gjitha lidhjet dhe varësitë kriminale. Dhe tash që Evropa e bota kanë halle tjera, momenti është ideal për vjedhje e tjetërsime masive të pasurive publike.

Por populli shqiptar nuk duhet ta pranojë shkatërrimin as shembjen e Shqipërisë sepse Shqipëria s’eshte e bandave as e feudëve skllavopronarë që e kanë kthyer atë vend në një kartel gjigand, të izoluar nga bota.

Populli shqiptar duhet të revoltohet sot sepse me këtë turrje olikarko-diktatoriale nesër s’do ketë më as të drejta themelore për shprehje e mendim. E vetmja shpresë do mbetet ikja nga ai vend në pronësi të oligarkëve të modelit rus të viteve 1990.

Populli duhet ta shpëtojë Shqipërinë nga skizoftenia politike e një lideri të çmendur nga megalomania.

Mos prisni gjë nga Evropa as nga Amerika sepse bota ka ndryshuar dhe asnjëra s’janë më të forta sesa fuqia dhe vullneti i një populli që kërkon dinjitet.

Mos i shikoni me indiferencë devijimet diktatoriale sepse nesër kjo çorodi do e kap secilin, secilin që nuk pranon t’i shërbejë kartelit kriminal.

Mos pranoni qëndrimin në kafazin çnjerëzues ku liria dhe dinjiteti nuk vlejnë asgjë, ku siguria është ëndërr dhe shpresa inekzistente.

Rovoltohuni!
Shpëtojeni Shqipërinë!
/ KultPlus.com

Fillon shembja e Teatrit Kombëtar, përleshen protestuesit dhe policia

Forcat policore shqiptare janë përplasur me protestuesit në Tiranë në orët e para të së dieles, gjatë shembjes së objektit të Teatrit Kombëtar.

Përleshja ka nisur kur një i ri ka tentuar që ta kalojë kordonin policor, raporton Top Channel, transmeton KultPlus.com

Policia ka ndërhyrë menjëherë duke e mos lejuar që kordoni të kalohet nga protestuesit dhe aktivistët.

Gjatë përleshjes me policinë, protestuesit bënin thirrje ‘poshtë diktatura’, në konfrontimin verbal me policinë.

Ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar po protestojnë ish-deputetë dhe mbështetës të Lëvizjes Socialiste.

Shembja e objektit kishte nisur në orët e para të mëngjesit të së dieles. Disa aktorë që protestonin për ruajtjen e objektit, janë shoqëruar në polici.

Sipas medieve shqiptare, në polici janë shoqëruar aktori Neritan Liçaj, aktorja Juli Emiri dhe regjisori Robert Budina.

Për shembjen e Teatrit Kombëtar është dashur edhe ndërhyrja e policisë.

Rreth incidenteve ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Rama e ka postuar një video në facebook, teksa ka shkruar se protestuesit që protestonin për ruajtjen e godinës “nuk e duan zhvillimin e kryeqytetit”.

Sipas Ramës, protestuesit janë të njëjtën persona që kanë protestuar edhe për projekte të tjera madhore. / KultPlus.com

Tirana s`ka nevojë për Kulla, pseudo trotuar biçikletash dhe kuti të nëndheshme parkingesh!

Në rradhën e reagimeve të shumta për mos shembjen e Teatrit Kombëtar është bashkuar edhe artistja shqiptare Eda Zari.

Në reagimin e saj ajo shprehet se nëse planet për shembjen e Teatrit do të zbatohen, ky do të ishte një hap masiv prapa jo vetëm në kulturën shqiptare por edhe në rënien sociale.

“Tirana s`ka nevoje per Kulla, pseudo trotuar biçikletash dhe kuti te nendheshme parkingesh!”– shkruhet më tej në reagim.

Postimi i plotë:

“Une kerkoj nga Bashkia: energji elektrike, ujin dhe kanalizime te cilat funksionojne – sa i perket kultures, une tashme e zoteroj ate.” Me kete citim sarkastik nga Karl Kraus mund ta linim edhe me kaq. Por eshte e rendesishme te ndalohet nje zhvillim shkaterrimtar – jo vetem ne Tirane – por ne veçanti – Teatri Kombetar, kjo kulture e gjalle, ka dhe do te gjalleroj tensione pro luftes kunder prapambetjes kulturore qytetare, sikunder e ka kryer nder breza. Nese planet per Teatrin do te zbatohen (e kane thene mbrojtesit, aktivistet, artistet gjate gjithe fushates se solidarizimit per mbrojtjen e Teatrit), kjo do te nenkuptonte nje hap masiv prapa jo vetem per kulturen ne Tirane, por per kulturen e shoqerise sone ne vetvete. Nuk duhet injoruar publiku dhe dashamiresit qe vizitojne shfaqet. Teatri i nje kryeqyteti eshte ai qe zbut renien sociale dhe kulturore te shoqerise.

Tirana s`ka nevoje per Kulla, pseudo trotuar biçikletash dhe kuti te nendheshme parkingesh!

Edhe femijet luajne me bukur ne teatrin e jetes, se sa i rrituri NERO! #mosmaprekteatrin. (Foto by Eda Derhemi)”

Shembja e teatrit, përlotet aktori i njohur (VIDEO)

Policia ka rrethuar Teatrin Kombëtar dhe ka larguar nga hyrja artistët dhe intelektualët që janë kundër shembjes së tij.

Ndërkohë gazetarja e News 24, Anxhela Devole ka publikuar në faqen e saj në Facebook momente nga protesta maratonë për mos lejimin e shembjes së tij, ku shihet se aktori Neritan Liçaj është përlotur.

Policia gjithashtu ka larguar me forcë disa prej artistëve që protestonin aty, por edhe qytetarë dhe mes tyre ka pasur përplasje./Gazeta Liberale / KultPlus.com