Shoqata ‘Trojet e Arbrit’ paralajmëron ndërtimin e një shtatoreje buzë kalasë së Prizrenit

Shoqata Trojet e Arbrit ka bërë të ditur se pas ndërtimit të shtatores në Prizren, pritet të ndërtojë një tjetër shtatore buzë Kalasë së Prizrenit.

Paralajmërimi për këtë shtatore afër vendit emblemë të kryeqytetit historik është bërë përmes një njoftimi në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

Njoftim i Shoqatës “Trojet e Arbrit”

Murana e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në debat publik

Shoqata “Trojet e Arbrit” njofton të gjithë shqiptarët anë e kënd trojeve shqiptare dhe nga diaspora atdhetare që të marrin pjesë në Debat Publik prej sot më, 1 dhjetor 2020 e deri më, 30 dhjetor 2020 lidhur me Muranën që do ta vendosim në pjesën shkëmbore nën Kalanë e Prizrenit në vitin 2021.Projekti tani më është i gatshëm.Murana do të jetë më një lartësi prej gjithsejt 11 metra dhe do të ndërtohet me strukturë metali,ku do të vishet me një shtresë prej 3-4 cm beton ku do të ketë edhe isolacionet përforcuese për të ruajtur jetëgjatësinë e monumentit.I gjithë ndërtimi dhe modelimi do të kryhet në vendndodhje.Si fillim do të montohët baza mbështetëse në shkëmb,me ndihmën e skeleve do të kryhet i gjithë ndërtimi dhe modelimi i muranës madhështore. E gjithë puna do të zgjasë në një periudhe kohore prej 4 deri 5 muaj në varësi të motit.Skulptori do të ketë në ndihmë 3-4 punëtor deri në përfundim.Vendndodhja e skulpturës është e rimenduar në harmoni të plotë me faqën e malit ku do të shkrihet në shkëmb dhe do të ketë të njejtën ngjyrë gjithashtu edhe me ambientin që e rrethon.Kjo skulpturë mund të kthehët në Ikonën e qytetit dhe në një pelegrinazh nga vizitorët në qytetin e Prizrenit.Te gjithë ju qe keni vërejtje sugjerime dhe kritika se çka mundemi me ndryshuar në këtë projekt mundeni ti dergoni në këtë email adresë deri më, datën 30 dhjetor 2020 ku qe nga 1 janari 2021 do te fillojmë me procedura konkrete.Kritikat,sugjerimet dhe vërejtjet munde ti dërgoni në këtë email adresë:[email protected]

Ju mirpret Shoqata atdhetare kulturore dhe shkencore” Trojet e Arbrit”./ KultPlus.com

Festivali i Arkitekturës në Kosovë fillon më 15 shtator

Festivali i Arkitekturës në Kosovë do të filloj edicionin e tij të ri me fillim nga data 15 shtator e deri me 15 tetor, shkruan KultPlus.

Këtë vit programi përmban 36 ligjërata të cilat 8 janë nga Future Architecture 2020 Creatives. Ligjëratat do të mbahen nga dita e martë e deri të premten, për çdo javë për 1 muaj duke filluar nga ora 18:30 dhe 19:30.

Ligjëruesit kryesorë (Keynote’s) këtë vit do jenë: Malkit Shoshan (Profesoreshë në Harvard GSD), Beatrice Galilee (Kuratore e Arkitekturës në MET NYC), Justin Garrett Moore (Drejtor i NYC Design Commission dhe professor në Columbia GSAPP), Carlo Ratti (Profesor në MIT School of Architecture & Plannig), Nadar Tehrani (Dekan i School of Architecture ne Cooper Union) si dhe Sir.David Chipperfield. 

Të gjitha prezantimet do të mbahen në platformën Zoom dhe do të transmetohen në Facebook, në faqen e Festivalit të Arkitekturës.

Në vegzën më poshtë mund ta gjeni programin e plotë të festivalit / KultPlus.com

https://kosovoarchitecture.com/kaf-2020-public-program-announced/

Ava Max paralajmëron albumin debutues “Heaven and Hell”

Ava Max, këngëtarja shqiptare me famë botërore tashmë ka arritur një numër të madh të sukseseve në botën e muzikës.

Ajo tashmë rangohet krah për krah me artistët e tjera shqiptare të cilat kanë arritur famë ndërkombëtare. Pas publikimit të këngëve dhe hiteve të shumta, Ava Max më në fund, në shtator të këtij viti do të sjellë albumin e saj të parë i cili do të titullohet “Heaven and Hell”.

Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci, ka shpërndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video të shkurtër duke sjellë kopertinën e albuimit të saj.

“Unë kam qenë duke ëndërruar për këtë ditë për kaq shumë kohë dhe jam aq e emocionuar të ju njoftoj se albumi im debutues do të publikohet më 18 shtator! Ju keni qenë atje për mua në çdo hap të udhëtimit tim dhe unë nuk mund të pres që t’i ndaj këto këngë me ju. Zemra ime mund të shpërthejë…, këto këngë së shpejti do të jenë tuajat. Para-blerjen e albumit mund ta bëni nga nesër! Ju dua shumë të gjithëve”, ka shkruar Ava Max në Instagram.

 25 – vjeçarja me origjinë shqiptare pak ditë më parë është nominuar për çmimin “Depërtimi i vitit”, në ndarjen e çmimeve MTV Video Music Awards 2020. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CDPLQNSFq71/?utm_source=ig_embed&fbclid=IwAR0zUKiSHrKy8gIaeAJY33oEd-rLMrPr_mSaZU99D1zpJj4cZ5-nqT4sa3Y