Gratë nga Kosova shkuan në Siri për t’iu bindur burrave, thotë avokatja

Kosova ka një historik më të hershëm me riatdhesimet nga Siria dhe kampi famëkeq i Al Holit. Më herët, Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë në pyetje 11 gra të riatdhesuara, ndërsa për to është kryer dhe një hetim i gjatë për terrorizëm, madje janë marrë dhe masa.

Avokatja Fehmije Gashi Bytyqi tha për Euronews Albania se 32 gratë dhe fëmijët e mbërritur nga Siria në Kosovë në 2019 kanë qenë në hetim që nga viti 2014 me akuzat e terrorizimit.

Ajo shpjegoi se në Kosovë, nisur nga numri i madhe i shtetasve që po shkonin në Siri për të luftuar, në 2015 u sanksionua me ligj dënimi për këdo merr pjesë në luftëtar të vendeve të tjera.

Shumica e këtyre grave, shpjegoi avokatja, ata kanë ardhur në gjendje të rënduar psikologjike dhe shpirtërore dhe kanë pohuar se kanë shkuar në Siri, pasi për shkak të zakonit u është dashur të bëjnë çfarë u thonë burrat e tyre.

“Kontakti i parë me klienten time ka qenë jo i lehtë, ka ardhur nga një ambient lufte, me 4 fëmijë.

Kam qenë e detyruar t’i shpjegoj se nëse shpreh pendim, do të kalojë me një dënim më lehtë, është betuar para gjykatës se nuk do të bënte më kurrë atë gjë.

Shumica e grave të kthyera deklaruan se kanë shkuar pasi ato do të bënin gjithçka që bënin burrat.

Edhe pse këto gra janë akuzuar për terrorizëm, shteti i Kosovës me aq sa ka pasur mundësi u ka dhënë ndihmë dhe është shembull për çdo shtet në botë”, u shpreh avokatja. / Gazeta express/ KultPlus.com

Historia tragjike e gjyshes shqiptare, që shkoi për t’i marrë nipat dhe vdiq në Siri

73- vjeçarja Mendije Dumani nga Shqipëria ka humbur jetën më 3 shtator në kapin famëkeq “Al Hol”, në Siri, ku janë të vendosur familjarët e luftëtarëve të grupit terrorist ISIS.

Dumani është gjyshja e Evës 14-vjeçare dhe Indritit 12-vjeç. Të dy fëmijët u rrëmbyen nga babai i tyre, Shklëzen Dumani, 6 vjet më parë dhe pas rrëmbimit ai bashkë me fëmijët shkoi në Siri, për t’u bashkuar me ISIS-in.

Muaj më vonë, e moshuara duke shpresuar se do të merrte fëmijët dhe të kthehej në shtëpi, udhëtoi për në Siri.

I biri i Mendijes, Shkëzeni, u vra gjatë luftimeve atje, ndërsa ajo u bë kujdestarja e fëmijëve.

Në film të vitit 2019, ajo bashkë me fëmijët u dërguan në kampin famëkeq “Al Hol”, që aktualisht drejtohet nga kurdët dhe depërtimi në të është i vështirë e gati i pamundur.

Tanimë fati i dy fëmijëve të mbetur vetëm në kamp, nuk dihet, ndërsa nuk dihet as fati i turpit të së moshuarës që nuk mundi t’i kthente nipërit e saj në atdhe./ KultPlus.com