Fundi i Skype po vjen: Platforma do të ndalojë së funksionuari brenda pak ditësh

Microsoft, pronari i Skype, njoftoi se më 5 maj do ta mbyllë zyrtarisht këtë platformë komunikimi pas më shumë se dy dekadash ekzistencë.

Që nga viti 2003, Skype ishte platforma e parë që u lejonte përdoruesve të kryenin thirrje audio dhe video falas nga një kompjuter në tjetrin në të gjithë botën dhe transferonte thirrjet fikse dhe mobile në internet.

Siç është deklaruar nga Microsoft, qëllimi i tyre është të thjeshtojnë ofertën për përdoruesit dhe të përqendrohen në “platformën e tyre të fuqishme të biznesit Teams”, në të cilën miliona përdorues të mbetur të Skype do të ridrejtohen në ditët në vijim, raporton Independent.

Në një deklaratë që njoftonte fundin e Skype, kompania Microsoft, e cila e bleu platformën në vitin 2011 për 8.5 miliardë dollarë, pranoi se ky ishte një akt i “heqjes së Skype nga aparati i mbështetjes së jetës, në të cilin kishte qenë, realisht, për dhjetë vjet”.

Një nga shpjegimet për rënien e Skype është se nuk ishte i përshtatur për telefonat inteligjentë dhe nuk mund të përballonte konkurrencën nga aplikacionet e përshtatura për të punuar nga shtëpia, siç është Zoom./ KultPlus.com

“Skype” i Isa Qosjes mbështetet edhe nga Qendra e Filmit e Malit të Zi

“Skype”, filmi me regji të Isa Qosjes, tashmë ka marrë mbështetje edhe nga Qendra e Filmit të Malit të Zi, shkruan KultPlus.

Një gjë të tillë e ka bërë publike drejtori i QKK-së, Arben Zharku, i cili ka thënë se ky bashkëpunim, shënon njëherësh edhe bashkëprodhimin e parë mes dy shteteve.

“Qendra e Filmit e Malit te Zi e mbështetë projektin filmik te Isa Qosjes “Skype”. Ky edhe shenon bashkeprodhimin e pare ne mes te dy shteteve. Urime per te gjith ekipin!”, ka shkruar Zharku.

“Skype”, do të sjellë disa përralla për një vend dhe për njerëzit që jetojnë atje. Për Plavën dhe Gucinë…Por edhe për të gjithë ne. Në fakt regjisori ka folur me gjuhën dhe ndjenjat e njerëzve nga realiteti jetësor aty. Për hallet e tyre karshi shpërnguljes së pandalur në Amerikë. Në “Skype”, regjisori do të sjellë edhe shitblerjen e grave në të dy anët e kufirit dhe për tri gjenerata të humbura të femrës shqiptare, pikërisht si pasojë e emigrimit.

Kurse ky projekt është njëri nga filmat që ka mbledhë një kastë të aktorëve të shkëlqyer, duke përfshirë: Arta Dobroshi, Mirush Kabashi, Arben Bajraktaraj, Shkumbin Istrefi, Flonja Kodheli./ KultPlus.com

Isa Qosja shtyn xhirimet e filmit

Kurse ky projekt është njëri nga filmat që ka mbledhë një kastë të aktorëve të shkëlqyer, duke përfshirë: Arta Dobroshi, Mirush Kabashi, Arben Bajraktaraj, Shkumbin Istrefi, Flonja Kodheli, shkruan KultPlus.

Ky projekt edhe pse është mbështetur në vitin 2016-të nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ende nuk ka nis xhirimet e krejt kjo për shkak të buxhetit të ulët. Për këtë gjë, për KultPlus njoftoi vetë regjisori Qosja, i cili tha se është në pritje të fondeve nga shtete e tjera, pasi që shuma prej 120 mijë eurosh është shumë e ulët për ta jetësuar këtë projekt.

“Ne kemi pas plan që xhirimet t’i nisim në shtator të këtij viti por për shkak të buxhetit të vogël jemi detyruar që xhirimet t’i zhvendosim për maj të vitit të ardhshëm. Kemi aplikuar në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë në Shqipëri, në Fondin e Filmit në Maqedoni dhe në Francë. Tashmë jam në pritje të përgjigjeve që do i marrë nga këto institucione”, tha për KultPlus, regjisori Isa Qosja.

Në një intervistë të mëhershme Isa Qosja, pati treguar ekskluzivisht për KultPlus se Arta Dobroshi do të jetë në kastën e aktorëve të filmit ‘Skype’. Poashtu në kastën e këtij filmi do të jenë edhe aktorë të tjerë të si: Shkumbin Istrefi, Flonja Kodheli, Arben Bajraktaraj, Mirush Kabashi.

“Skype”, do të sjellë disa përralla për një vend dhe për njerëzit që jetojnë atje. Për Plavën dhe Gucinë…Por edhe për të gjithë ne. Në fakt regjisori ka folur me gjuhën dhe ndjenjat e njerëzve nga realiteti jetësor aty. Për hallet e tyre karshi shpërnguljes së pandalur në Amerikë. Në “Skype”, regjisori do të sjellë edhe shitblerjen e grave në të dy anët e kufirit dhe për tri gjenerata të humbura të femrës shqiptare, pikërisht si pasojë e emigrimit./ KultPlus.com