Filmi “Drita” në konkurrencën kryesore në Cineast Festival në Luksemburg

Filmi “Drita” me regji nga Daniel Kruglikov, ku luan aktorja kosovare Arta Dobroshi, do të shfaqet të premten në Festivalin Cineast në Luksemburg, ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës. 

“Drita” është një dramë në gjuhën shqipe me ngjarje të Kosovës, që është cilësuar si poemë kinematike për dashurinë e humbur.

Në rrolet kryesore luajnë Arta Dobroshi, Florist Bajgora, Genc Jakupi, Armond Morina, dhe Ilire Vinca.

Producentë të filmit janë Shkumbin Jakupi, Armond Morina dhe Genc Jakupi, ndërsa producent ekzekutiv është Steve Mcqueen (regjisori i filmave 12 Years a Slave, Shame, Hunger/ KultPlus.com

Arta Doborshi feston 40 vjetorin e lindjes

Aktroja nga Kosova, Arta Dobroshi, e cila tashmë suksesin në kinematografinë ndërkombëtare e ka të dëshmuar, sot shënon 40 vjetorin e lindjes, shkruan KultPlus.

Gjatë luftërave të Ballkanit, prindërit e saj e dërguan atë për disa muaj në Albany të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe i përjetoi kontaktet e para me aktrimin. Në moshën 17-vjeçare, Arta kthehet në vendlindjen e saj në Kosovë, për të studiuar katër vite me radhë aktrimin në Akademinë e Arteve të Univerisitetit të Prishtinës, dhe në vijim të luajë si aktore teatri në pjesë klasike, sikur në „Një ëndërr vere” të Shekspirit ose edhe të interpretoj nëpër shfaqje moderne të vendasve të saj të njohur. Në mesin e tyre Ekrem Kryeziu, Ismail Kadare (Pallati i ëndrrave), koreografi Gjergj Prevazi (Tranzicioni) dhe Almir Bukvic (Aristoteli në Bagdad).

Po gjatë kësaj kohe, Arta luan edhe role në filma të shkurt. Pas disa prodhimeve të mëdha si „Syri Magjik” i Kujtim Çashkut apo „Trishtimi i zonjës Shnajder”, Arta ua tërhoqi vëmendjen dy kinematografistëve belgë. Vëllezërit Dardenne i ofruan asaj rolin kryesor në një film të madh të tyre. Filmi Heshtja e Lornës, e festoi premierën e tij në festivalin e 61-të në Kanë, ku aktorja shqiptare bashkë me argjentinasen Martina Gusman ishin favoritet kryesore për çminin e aktrimit. Një ngritje e pakrahasueshme, e cila u vlerësua nga të gjithë kritikët dhe nga e përditshmja franceze „Le Monde” si „Margaritar i ri i Dardenne-ve“.

Poashtu, vlen të ceket që Dobroshi shumë shpesh e ka vizituar Kosovën, ndërkaq në intervista të ndryshme për mediet e huaja ajo gjithmonë është shprehur krenare për prejardhjen e saj. / KultPlus.com

Ushtari britanik ritakohet pas 21 vitesh me dy përkthyesit e tij kosovarë: Ata tani janë të famshëm

21 vite më par bashkë me forcat e NATO’s ishin edhe ato britanike që zbarkuan në vendin tonë me të cilët ishin edhe shumë përkthyes që u bënë pjesë e këtij emocioni.

Martin Browning, ushtarak britanik po kërkonte përkthyesit e tij, Genc dhe Arta, të cilëve mbiemrin nuk ua dinte.

Por nuk ishte vështirë të gjendeshin, ishte fjala për aktoren e famshme Arta Dobroshi  dhe vëllain e saj Genc Dobroshi, transmeton Gazeta Metro

“Ishte e jashtëzakonshëm sepse nuk jam kthyer këtu që nga viti 1999, 21 vite më parë. Ndërsa jam kthyer përsëri pas kaq shumë vitesh dhe e mendova, jam kthyer dhe do t’i gjej”, u shpreh ushtari britanik i kthyer pas 21 vitesh në Kosovë.

“Kam ardhur në janar, dhe kam filluar të pyes, po nuk me kujtohej mbiemri i tre, vetëm, Arta dhe Genc. Ishte vështirë t’i gjeja, pastaj ndodhi pandemia, por me ndihmën e Ardian Ndrecajt, i cili punon në Ambasadën Britanike arritëm të takohemi pothuajse në ditën e 21 vjetorit të çlirimit”, u shpreh tutje Browning.

Kishte menduar se asnjëherë nuk do t’i gjente. Por ishte mahnitur që i kishte takuar përsëri.

Britaniku thotë se kishte njohur vetëm si studentë dhe nuk e dinte për sukseset e tyre në fushën e aktrimit. / KultPlus.com

Më 23 prill premiera e serialit botëror “Gangs of London”, pjesë e tij edhe aktorë shqiptarë

Jeta Zymberi

Pas përfundimit të serialit më të famshëm në botë “Game of Thrones” është lëshuar trileri i “Gangs of London”, i cili pritet të jetë një prej serialeve më të shikuara në të ardhmen e afërt. Kjo seri britaniko-amerikane e aksionit, është vendosur të transmetohet më datë 23 Prill në Sky Atlantik, shkruan KultPlus.

Ndryshe nga gjithë serialet e tjera botërore, këtë seri po e presin me padurim shqiptarët sepse pjesë e saj janë edhe gjashtë aktorë shqiptarë të cilët shumë shpejt do të kthehen në personazhet e preferuar të publikut.

Eri dhe Orli Shuka, janë dy prej aktorëve shqiptarë të cilët prej kohësh jetojnë në Londër, atje ku tashmë po e ndërtojnë një karrierë mbi baza të forta.

Në këtë serial, Eri luan Mirlinden e cila është e martuar me Luan (Orli Shuka). Një çift që i ka mbijetuar luftës dhe lëvizin në Londër menjëherë pas luftës. Ata kanë dy fëmijë, dy vajza. Xavier e thërret Mirlinden, lady Macbeth. Ajo është grua e fortë dhe që i dëgjohet fjala. Pika e dobët e Luan dhe nxitësja e veprimeve të tij në të njëjtën kohë.

Aktori tjetër që është pjesë e kësaj serie, është Florist Bajgora i cili numëron një numër të konsiderueshëm të roleve në filmat por kësaj radhe ai i ka hyrë një tjetër rruge. Asaj të suksesit botëror.

Aktorit kosovar Florist Bajgora ka një rol interesant në këtë serial dhe pritet të marr vëmendje.

Fotografia: Jetmir Idrizi

Por, ajo që nuk është ditur deri më tani është fakti që këtij seriali tashmë i është bashkuar edhe aktorja e njohur shqiptare Arta Dobroshi. Në sezonin e parë Arta ka një pjesë të vogël, por pritet që në sezonin e dytë ajo të jetë shumë më tepër prezente pasi konsiderohet si një ndër rolet kryesore në vazhdimësi.

KultPlus ka mësuar gjithashtu se tashmë është dhënë premiera online dhe kuptojmë që në këtë projekt marrin pjesë edhe aktorët Nebli Basani dhe Arita Sadiku.

 ‘Gangs of London’, është vendosur në një nga qytetet më dinamike dhe multikulturore të botës, i cili është copëtuar nga betejat e trazuara kundër bandave që e kontrollojnë atë, vakumi i krijuar nga kreu i një organizate krimi kërcënon paqen.

Seria u krijua nga Gareth Evans dhe Matt Flannery, me Evansin në shumicën e episodeve përfshinë skena komplekse koreografike të luftës, për të cilat edhe është bërë i njohur.

Corin Hardy (The Monkey, The Halloë) do të marr rolin në tre nga dhjetë episodet, së bashku me regjisorin francez Xavier Gens (Hitman, The Divide), i cili do t’i xhirojë dy episode.

Ajo çka vlen të ceket është fakti se në këtë serial pjesë e kastës së aktorëve do të jenë edhe aktorë të ‘Peaky Blinders’ dhe prej serialit ‘Game of Thrones’ të cilët për momentin konsiderohen aktorët më të famshëm botërorë e përkrah të cilëve tashmë do të luajnë edhe aktorët shqiptarë.

Seria është një bashkëprodhim i HBO / Sky me Pulse Films dhe Sister Pictures dhe është (për një marrëveshje prej 250 milionë dollarësh) të vendosur për Cinemax dhe Sky Atlantic të HBO-së, që u raportua së pari në nëntor 2017.

“Gangs of London” pritet të jetë një sukses i madh për aktorët shqiptarë. / KultPlus.com

Arta Dobroshi u dekorua me urdhrin “Kalorëse e Arteve dhe Letrave”

Ambasadorja e Francës në Kosovë Marie-Christine Butel e ka dekoruar Arta Dobroshin me urdhrin “Kalorëse e Arteve dhe Letrave”, shkruan KultPlus.

Gjatë kësaj ceremonie ishin prezentë edhe shumë figura të njohura Veton Surroi, Isa Qosja, Ilir Deda e Enver Petrovci.

Teksa iu nda çmimi, për Artën u folën fjalë të mëdha.

“Ceremonia për të cilën jemi mbledhur sot për ju është e veçantë sepse Ambasada Franceze, do t’ju akordojë mirënjohje zyrtare, ky çmim vijon në gjuhën e traditës dhe nderit në historinë e Francës.

Teksa iu nda çmimi, për Artën u folën fjalë të mëdha.

“Është çmim pararendës i atij të arteve dhe letrave, i menduar në fillim t’i jepej vetëm aristokratëve.

Prestigji i kulturës franceze kontribuojë në vitin 1957 me fillimin e kësaj dekorate të përshtatur për botën e arteve dhe letërsisë.

Ky urdhër është i destinuar të shpërblejë personat sikur juve Arta Dobroshi që janë dalluar në lëmin e artit dhe letërsisë” tha ambasadorja Marie-Christine Butel.

Republika e Francës përmes kësaj dekorate njeh kontributin e Dobroshit gjatë karrierës së saj profesionale në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze.

“Është magjike t’ju shoh sonte këtu dhe ju falënderoj të gjithëve. Jam shumë e nderuar dhe e bekuar që pranoi këtë çmim kaq të rëndësishëm”, theksoi Dobroshi.

Ajo i falënderoi familjarët dhe miqtë që e ndihmuan të arrijë këtë sukses. /KultPlus.com

Arta Dobroshi do të dekorohet me urdhrin “Kalorëse e Arteve dhe Letrave”

“Në rezidencën e Francës, Shkëlqesia e saj ambasadorja e Francës, Marie-Christine BUTEL do të ketë nderin të dekorojë zonjën Arta DOBROSHI me urdhrin “Kalorëse e Arteve dhe Letrave” ” ka njoftuar Ambasada e Francës në Kosovë, shkruan KultPlus.

Kjo ceremoni do të mbahet më 26 shkurt, në ora 18:00 në rezidencën e Francës,  dhe kjo dekoratë është njëra nga dekoratat më të larta që e ndan Republika e Francës, përmes së cilës shpërblen individët, që janë dalluar përmes krijimtarisë së tyre, në fushën artistike ose letrare, apo përmes kontributit që ata kanë dhënë për shtrirjen dhe promovimin e artit dhe letërsisë në Francë dhe në mbarë botën.

Përmes kësaj dekorate, Republika e Francës njeh kontributin e jashtëzakonshëm të zonjës Dobroshi, gjatë gjithë karrierës profesionale, në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë./KultPlus.com