“The Stork“ (Lejleku) nga regjisori Isa Qosja dhe “Në kërkim të Venerës“ nga regjisorja Norika Sefa janë dy projektet filmike Kosovare të përzgjedhura nga programi i njohur First Cut+.
First Cut + është një program i ri i krijuar për rritjen e aftësisë konkurruese dhe tregtimit të filmave artistik që kanë marrë pjesë më parë në First Cut Lab. Programi është lansuar përmes një bashkëpunimi të ngushtë me dy platforma dinamike dhe të njohura të industrisë së filmit: „When East Meets West“ në Trieste dhe „Eastern Promises Industry Days“ të Festivalit të Filmit Karlovy Vary.
16 projektet pjesëmarrëse do të kenë 3 ditë konsultime mbi promovimin, marketingun, mediat, krijimin e trailerave, lansimin në festivale, strategjinë e shitjeve nga konsulentë të ndryshëm të industrisë së filmit, të ndjekur nga një seancë Works-in-progress të hapur për vendimmarrës (si programues të festivaleve kryesore, blerës, agjentë ndërkombëtarë të shitjes etj).
Të dy filmat janë të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe pritet të shfaqen së shpejti për publikun. / KultPlus.com
“Kultura është në margjina”, tha regjisori veteran, Isa Qosja, teksa po bënte një krahasim në rrafshin kohor, pasi kishte përfunduar shfaqja e filmit “Rojet e mjegullës” dhe kishte filluar një debat rreth tij nën organizimin e ForumZFD në Qendrën Multimedia mbrëmë në Prishtinë, shkruan KultPlus.com
Dritat u fikën
dhe të pranishmit njëzëri vendosën për heshtje. Melodia, imazhi, simbolet dhe
mungesa e tekstit po mbizotëronin në fillim të filmit. Një brum i mjaftueshëm
dhe i nevojshëm për ta bërë edhe më interesant një debat mbi tematikën dhe
teknikën e filmit, film që nuk po barte çdo gjë në mënyrë të drejtpërdrejt,
debati për të cilin do të pasonte më vonë me teoricienin Sezgin Boynik dhe
regjisorin Isa Qosja.
Një grua që
dhunohej, një i torturuar që nuk e dinte se çfarë po nënshkruante, shkrimtar të
internuar në burgje, atmosferë e zymtë, kushte të rënda, frymë e sakrificës,
dhe le të ekzistojnë edhe një mori interpretimesh tjera për filmin që ka sjell
pozitën çnjerëzore të shqiptarëve në ish-regjimin e Jugosllavisë.
Pak minuta
para fillimit të shfaqjes së filmit, dëgjohej vetëm zhurma e karrigeve që po
shtoheshin minutë pas minute, deri kur salla e mbushur që nga fillimi u stërmbushur
dhe në skenë doli përfaqësuesi i ForumZFD, Korab Krasniqi.
Krasniqi, ka
shpalosur të dhënat të përgjithshme rreth kësaj ngjarjeje.
“Këtu sonte
jemi mbledhur si pjesë e një serie të aktiviteteve që po i bëjmë me Serzginin
dhe akterët e ndryshëm ku si pikënisje po i marrim filmat që trajtojnë tema të
vështira për të nxitur diskutim në publik. Sot do të shohim filmin “Rojet e
Mjegullës” me regji të Isa Qosjës, me neve do të jetë edhe Akademik, Sezgin
Boinik”.
Teoricieni,
Sezgin Boynik, ka folur shkurt për modelin dominant të filmit si nga ana
teknike ashtu edhe nga ajo përmbajtjesore.
“Filmat bardh e zi në Jugosllavi kanë lënë pas vetes një markë të fortë të gjuhës
vizuale, madje edhe sot kur ne po flasim, ata ekzistojnë. Motivi dominant i këtyre
filmave në Jugosllavi ka qenë kritika e burokracisë”.
Boynik, ka bërë
një ndërlidhje të dyfishtë mes diskriminimit etnik në raport me sistemin
politik si dhe me lidhjen e këtyre me tematikën e filmit.
“Disa vende të Jugosllavisë e kanë përjetuar më rëndë sistemin dhe unë mendoj
se Kosova ka qenë një nga këto vende. Mendoj se është me rëndësi të përmendet
veçmas për këta të rijnë këtu që edhe pse nën një sistem, jo të gjitha vendet e
kanë gëzuar të njëjtin socializëm, të njëjtat privilegje dhe unë mendoj se ky
film është shumë i lidhur me këtë çfarë thash”.
Regjisori i
njohur kosovar, Isa Qosja, ka përmendur një ngjarje interesante që ka ndodhur
gjatë xhirimit të këtij filmi.
“Ky film ka drithërim në secilën fotografi, ka edhe një pasiguri sepse kemi pasur një pjesë të ekipit nga Serbia, e cila në një moment kur e ka parë fotografinë e Rankoviqit, në qeli atje, është rebeluar, ka dalur dhe ka ndërprerë xhirimin dhe ne nuk e kemi ditur nëse do ta vazhdonim apo jo atë”.
Qosja tutje ka treguar se cila rrethanë e shtyri ish-sistemin që filmin ta klasifikojë si “Pamflet politik”.
“Vetëdija jonë për atë se çfarë na ka bërë regjimi Jugosllav, atyre ju ka shkaktua një tronditje dhe atëherë ka filluar një fushatë e tmerrshme prej asaj që filmi të kualifikohet si pamflet politik”.
Tutje, Qosja ka rrëfyer edhe për një emision që ishte mbajtur rreth këtij filmi ku një gazetar serbë kishte bërë ndërlidhje të çuditshme të simboleve të filmit, ndërlidhje kjo krejtësisht në frymë nacionaliste.
“Ekziston edhe sot një debat që ka qenë organizuar ku kanë marrë pjesë, Ibrahim Rugova, Azem Shkreli, një gazetar serb që ka përfaqësuar anën e errët të këtij filmi, i cili mes të tjerash pyeste se përse njerëzit në film janë të veshur me të bardha, ose a janë ato varkat e letrës që i keni lëshuar në ujë, varkat e lidhjes me Shqipërinë. Pra një imagjinatë e jashtëzakonshme, shumë e bujshme, që t’i trajtojnë simbolet në këtë film. Më dukej shumë naive se si gjithçka e lidhën si donin vet, edhe atë çfarë se kisha menduar mi shfaqën si ide në kuadër të një fushate që dukej qesharake dhe ironike”.
Qosja, ka vazhduar duke bërë një ndërlidhje mes karakterit të rrethanave të atëhershme dhe stimulimit të entuziazmit që ata shkaktonin.
“Po të shikohet entuziazmi, unë konsideroj se entuziazmi i njerëzve për të bërë film ka qenë i jashtëzakonshëm atëherë, pikërisht se kanë qenë rrethanat më të vështira. Dhe unë di se gjithmonë masa popullore është instaluar në fushatën e mbrojtjes së filmit”.
Pas shfaqjes së dokumentarit si dhe debatit pas tij, ky aktivitetet është mbyllur me një koktej rasti për të pranishmit. /KultPlus.com
“The Stroke (Skype)” me regji dhe skenar nga Isa Qosja dhe “Heshtja e Sirenave” me regji dhe skenar nga Gazmend Nela janë dy filmat kosovarë që janë mbështetur edhe nga Agjensioni i Filmit i Maqedonisë si bashkëprodhime minore, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Filmi “The Stroke (Skype)” është ranguar në vendin e 5të në
nga 23 projektet e përzgjedhura nga Euroimage këtë vit. Projekti filmik është
bashkëprodhim në mes Kosovës, Francës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Ky është bashkëpunimi i radhës me Agjensionin për Film i
Maqedonisë i cili është bërë njëri ndër partnerët më të rëndësishëm të Kosovës
në Fushën e Filmit.
Të dy filmat “The Stroke (Skype)” dhe “Heshtja e Sirenave”
janë subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Filmi i metrazhit të gjatë “The Stroke” i regjisorit Isa Qosja do të fillojë xhirimet në gusht të këtij viti në vendlindjen e tij në Vuthaj, Plavë e Guci, shkruan KultPlus.
Ky film është bashkëpunim midis Kosovës, Shqipërisë dhe
Malit të Zi ndërsa së fundi ka marrë mbështetje prej 80 mijë eurosh nga
Euroimages. Lajmin e ka bërë të ditur producenti Bajrush Kajtazi, i cili ka
thënë se e kanë hapur rrugën drejt realizimit.
“Filmi “The Stroke” me skenar dhe regji nga Isa Qosja,
mbështetet edhe nga Eurimages me 80.000 euro. Ky film është bashkëprodhimi i
parë zyrtar mes Kosoves, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ky bashkëprodhim ishte një
ndër 23 projektet që fituan në mesin e 65 aplikuesve”, ka shkruar producenti
Kajtazi.
Ajo çfarë e bën më të veçantë filmin përkatës është se për
herë të parë trajtohet vendlindja e regjisorit Qosja dhe trajtohet një plagë e
madhe e atij vendi, emigrimi gjigant i shqiptarëve.
“Dua të shpreh qëndrimin tim për filmin “The Stroke”,
jo vetëm për faktin që ndryshon nga filmat e mi të mëhershëm “Kukumi”, “Tri
dritare dhe një varje” etj, por edhe për faktin që pas shumë vitesh kthehem në
vendlindje Guci, Mal të Zi për ta realizuar këtë projekt. Inspirimi im nuk
është vetëm vendi ku kam lindur por janë njerëzit, ndodhitë dhe shkretëtira që
kanë ata brenda shpirtit. Janë familjet e ndara në dysh: të vjetrit që jetojnë
aty dhe të rinjtë që kanë emigruar në Amerikë. Kështu ngadalë dhe heshturazi
shuhen familjet, qytetëzat, fshatrat. Jam i bindur që kjo temë do komunikojë
emocionalisht me shumë njerëz që e njohin dhe e dinë shijen e hidhur të
emigracionit”, pati thënë në një deklaratë më heret Isa Qosja.
Ekipi i këtij filmi është një ekip e përzgjedhur me një
specifikatet të jashtzakonshëm nga ana e regjisorit, i cili nuk ka hapur
audicion por i ka menduar mirë aktorët të cilët mund të gërshetojnë rolin e
personazheve të portretizuar në skenar.
Në rol kryesor është Arta Dobroshi, aktorja kosovare e cila
bëri bujë të madhe në Hollywood, Mirush Kabashi, Arben Bajraktaraj, Shkumbin
Istrefi dhe aktor të tjerë të cilët përmbajnë pas vetes një bagazh të madh në
kinematografi.
Ndërsa sa i përket ekipit realizuese Qosja përseri do të
bashkëpunoj me kameramanin turk Gokhan Tiryaki i cili është emër i njohur për
artin botëror, puna e të cilit është shpërblyer edhe me çmime të shumta.
Isa Qosja është figurë e rëndësishme në kinematografinë
shqiptare e sidomos në atë të Kosovës, i cili ka dhënë kontribut të
jashtëzakonshem duke e prezantuar Kosovën në festivale prestigjoze dhe duke u
shpërblyer me çmime të ndryshme. Disa nga filmat e Qosjes të cilët bën jehonë
në gjithë botën janë “Tri Dritare dhe një Varje” (2014), “Proka” (1985),
“Rojet e Mjegullës” (1988) dhe “Kukumi” (2005).
“The Stroke” është prodhim i 4mm Production dhe është
mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kinematografike e
Shqipërisë dhe Qendra Kinematografike e Malit të Zi, si dhe nga Euroimages.
Euroimages është fondi për kulturë i Këshillit Evropian./KultPlus.com
“Skype”, filmi me regji të Isa Qosjes, tashmë ka marrë mbështetje edhe nga Qendra e Filmit të Malit të Zi, shkruan KultPlus.
Një gjë të tillë e ka bërë publike drejtori i QKK-së, Arben Zharku, i cili ka thënë se ky bashkëpunim, shënon njëherësh edhe bashkëprodhimin e parë mes dy shteteve.
“Qendra e Filmit e Malit te Zi e mbështetë projektin filmik te Isa Qosjes “Skype”. Ky edhe shenon bashkeprodhimin e pare ne mes te dy shteteve. Urime per te gjith ekipin!”, ka shkruar Zharku.
“Skype”, do të sjellë disa përralla për një vend dhe për njerëzit që jetojnë atje. Për Plavën dhe Gucinë…Por edhe për të gjithë ne. Në fakt regjisori ka folur me gjuhën dhe ndjenjat e njerëzve nga realiteti jetësor aty. Për hallet e tyre karshi shpërnguljes së pandalur në Amerikë. Në “Skype”, regjisori do të sjellë edhe shitblerjen e grave në të dy anët e kufirit dhe për tri gjenerata të humbura të femrës shqiptare, pikërisht si pasojë e emigrimit.
Kurse ky projekt është njëri nga filmat që ka mbledhë një kastë të aktorëve të shkëlqyer, duke përfshirë: Arta Dobroshi, Mirush Kabashi, Arben Bajraktaraj, Shkumbin Istrefi, Flonja Kodheli./ KultPlus.com
Regjisori i mirënjohur i Kosovës Isa Qosja kthehet në vendlindjen e tij për një arsye të veçantë, përcjellë KultPlus.
Një nga regjisorët më të shquar të Kosovës, Isa Qosja, po përgatit filmin e tij të ardhshëm me titullin “The Stroke”, i cili për herë të parë do të trajtë vendin e lindjes së tij, Malin e Zi. Filmi i fundit i Qosjes, “Tri Dritare dhe një Varje” (2014), kishte një qarkullim të gjerë në festivale ndërkombëtare ku gjithashtu është shpërblyer me çmime të shumta. Ai është mbrapa disa prej klasikëve të kinematografisë të Kosovës si “Proka” (1985), “Rojet e Mjegullës” (1988) dhe “Kukumi” (2005).
Sipas informacionit të parë në dispozicion, filmi do të xhirohet në vendlindjen e Qosjes, në Gusi, i cili është një qytet i vogël në veri-lindje të Malit të Zi , diçka që ka qenë një nga ëndrrat më të mëdha të regjisorit për të realizuar. Në rolin kryesor luan Arta Dobroshi, një nga aktoret më të famshme të Kosovës, e njohur për performancën e saj në “Lorna’s Silence” nga Jean-Pierre dhe Luc Dardenne, dhe në “Three Worlds” nga Catherine Corsini. Pjesa tjetër e ekipit përfshin Arben Bajraktaraj dhe Mirush Kabashin. Gjithashtu, Qosja do të bashkëpunojë përsëri me Gökhan Tiryaki, kinematograf turk i mirënjohur ndërkombëtarisht dhe i vlerësuar me shumë çmime, i cili është veçanërisht i njohur për punën e tij në “Winter Sleep” nga Nuri Bilge Ceylan, fitues i çmimit Palme d’Or, dhe “Ivy” nga Tolga Karaçelik.
Në lidhje me filmin e ri dhe rëndësinë e lokacionit, Qojsa deklaroi:
“Dua të shpreh qëndrimin tim për filmin “The Stroke” jo vetëm për faktin që ndryshon nga filmat e mi të mëhershëm “Kukumi”, “Tri dritare dhe një varje” etj, por edhe për faktin që pas shumë vitesh kthehem në vendlindje Gusi, Mal të Zi për t’a realizuar këtë projekt. Inspirimi im nuk është vetëm vendi ku kam lindur por janë njerëzit, ndodhitë dhe shkretëtira që kanë ata brenda shpirtit. Janë familjet e ndara në dysh: të vjetërit që jetojnë aty dhe të rinjtë që kanë emigruar në Amerikë. Kështu ngadalë dhe heshturazi shuhen familjet, qytetëzat, fshatrat. Jam i bindur që kjo temë do komunikojë emocionalisht me shumë njerëz që e njohin dhe e dinë shijen e hidhur të emigracionit”.
Filmi është prodhuar nga 4MM Productions dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Në lidhje me pritjet e drejtorit për filmin, ai shtoi gjithashtu “pres që ky film të merr vëmendje të merituar në festivale të rëndësishme ndërkombëtare.” / KultPlus.com