Së shpejti publikohet albumi i Elton John

Elton John po lanson albumin me bashkëpunimet me artistë të disa zhanreve dhe gjeneratave të ndryshme, përfshirë Nicki Minaj, Young Thug, Miley Cyrus, Lil Nas X, Stevie Nicks dhe Stevie Wonder.

“The Lockdown Sessions”, koleksion i 16 këngëve të Johnit me artistë të tjerë, nga Dua Lipa deri te Glen Campbell, publikohet më 22 tetor, ka konfirmuar vetë kompania “Interscope Records”.

Këngët u regjistruan në distancë në disa raste, ndërsa kur artistët i regjistruar së bashku ata morën parasysh masat për mbrojtje nga COVID-19.

John ka thënë se e shtyu atë në një territor të panjohur muzikor, duke u futur në zhanrin hip-hop, country, elektronike, e të tjera. / KultPlus.com

Stevie Nicks anulon të gjitha koncertet e vitit 2021 për shkak të përhapjes së koronavirusit

Ndërsa ajo kishte vetëm pesë koncerte për vitin 2021, Stevie Nicks ka vendosur t’i anulojë të gjitha, njoftoi këngëtarja të martën.

“Këto janë kohë sfiduese me vendime sfiduese që duhet të merren,” tha Nicks në një deklaratë, trasmeton KultPlus.

“Unë dua që të gjithë të jenë të sigurt dhe të shëndetshëm dhe rastet në rritje të Covid duhet të jenë shqetësuese për të gjithë ne. Edhe pse jam e vaksinuar, unë jam akoma jashtëzakonisht e kujdesshme dhe për këtë arsye kam vendosur të anashkaloj 5 koncertet që kisha planifikuar për vitin 2021.

“Meqenëse të kënduarit dhe interpretimi kanë qenë pjesë e gjithë jetës sime, qëllimi im kryesor është të mbaj shëndetin në mënyrë që të mund të vazhdoj të këndoj për dekadën e ardhshme ose më gjatë,” përfundon ajo.

 “Unë jam e shkatërruar dhe e di që fansat janë të zhgënjyer, por ne do të shikojmë drejt një 2022-te më të ndritur.”./KultPlus.com

Stevie Nicks publikoi këngën “Show Them The Way”

Kënga e fundit e publikuar nga këngëtarja amerikane Stevie Nicks, është “Show Them The Way”.

Kjo është edhe kënga e saj e parë e lansuar pas gjashtë vjetësh.

Këngën e publikoi të premten mbrëma.

Ajo ka thënë se gjatë këtyre gjashtë vjetëve, as nuk kishte incizuar ndonjë këngë tjetër.

“Besova se ky ishte momenti duhur”, ka thënë ajo.

72-vjeçarja është edhe tekstshkruese. Nicks është pjesë e grupit Fleetwood Mac./ KultPlus.com

Dua Lipa do të dëshironte ta formojë një super-grup me Miley Cyrus dhe Stevie Nicks

Pop ylli 25-vjeçar, Dua Lipa, ka deklaruar së do t’i pëlqente shumë ta formojë një grup me këngëtarët, Miley Cyrus dhe Stevie Nicks.

Lipa ka bashkëpunuar me vokalistin 72-vjeçar të grupit “Fleetwood Mac”, Nicks, në albumin remix “Club Future Nostalgia”, dhe së fundmi e ka shoqëruar Cyrusin në studio incizuese, ku ka pasur mundësi ta dëgjojë këngën e saj të re “Midnight Sky”.

Këngëtarja britaniko-kosovare ndihet e inspiruar nga te dy artistët, prandaj mendon se do të mund të krijonin diçka mahnitëse nëse do të punonin së bashku si grup, transmeton Koha.

Gjatë intervistës së saj të fundit për emisionin “The Capital Weekender” të radiostacionit “Capital FM”, Lipa tha: “Para një jave isha në studio incizuese me Mileyn, pak para se ta lansonte këngën e re. Dhe ajo më pyeti nëse dëshiroja ta dëgjoja atë. Kështu përfundova duke e parë edhe videoprojektin e kompletuar për të cilin ajo ishte shumë e entuziazmuar, dhe jam vërtetë krenare me të. E ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe i meriton të gjitha vlerësimet që po i merr. Mendoj se unë dhe Miley do të dëshironim shumë ta formonim një super grup me këngëtarin Stevie Nicks. Jemi të gatshme ta pranojmë një ofertë të tillë menjëherë, kështu që na telefononi”.

Dua Lipa ka punuar me disa legjenda të muzikës në realizimin e albumit të saj të ri remix, të tillë si: Madonna, Missy Elliott, Gwen Stefani dhe Neneh Cherry. / KultPlus.com