10 milionë shikime për “Potion” të Dua Lipës

Këngëtarja më famë botërore, Dua Lipa së fundmi është shprehur e lumtur që kënga e saj “Potion” ka arritur 10 milionë shikime, shkruan KultPlus.

Dua Lipa në bashkëpunim me Calvin Harris dhe Young Thug, ka sjell këngën “Potion” më 27 maj të këtij viti.

“10 milionë shikime për POTION”, ka shkruar këngëtarja duke ndarë me miqtë e saj në rrjetin social Instagram një sekuencë gjatë prapaskenës së realizimit të videos.

https://www.youtube.com/watch?v=SwqvWzOmLtE

Dua Lipa, Calvin Harris dhe Young Thug publikojnë këngën “Potion”

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka publikuar bashkëpunimin e saj të radhës me Calvin Harris dhe Young Thug, shkruan KultPlus.

Me titull “Potion”, kënga e tre yjeve të mëdhenj botëror, është kompletuar edhe me një videoklip.

Calvin Harris në njoftimin e tij për lansimin e këngës shkruan se Dua Lipa është personi favorit i tij për të punuar. “Zëri i saj, puna, dhe përkushtimi i madh, ndjehem me fat që e kam të mundur të punoj me të”.

Kënga më herët është postuar në Spotify, e tani edhe në YouTube, por videoklipi nuk është i aksesueshëm në Kosovë.

Së shpejti publikohet albumi i Elton John

Elton John po lanson albumin me bashkëpunimet me artistë të disa zhanreve dhe gjeneratave të ndryshme, përfshirë Nicki Minaj, Young Thug, Miley Cyrus, Lil Nas X, Stevie Nicks dhe Stevie Wonder.

“The Lockdown Sessions”, koleksion i 16 këngëve të Johnit me artistë të tjerë, nga Dua Lipa deri te Glen Campbell, publikohet më 22 tetor, ka konfirmuar vetë kompania “Interscope Records”.

Këngët u regjistruan në distancë në disa raste, ndërsa kur artistët i regjistruar së bashku ata morën parasysh masat për mbrojtje nga COVID-19.

John ka thënë se e shtyu atë në një territor të panjohur muzikor, duke u futur në zhanrin hip-hop, country, elektronike, e të tjera. / KultPlus.com