‘Shqipëria e bukur’, Rama ndan pamje nga Thethi në vjeshtë

Ngjyrat e ngrohta të vjeshtës e kanë bërë Parkun Kombëtar të Thethit një nga atraksionet më interesante për t’u vizituar në këtë stinë.

Kryeministri Edi Rama në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur” ndau sot pamje nga Thethi, i cili vijon të tërheqë turistë vendas e të huaj gjatë gjithë vitit.

I ndodhur 70 km larg Shkodrës, Thethi është një nga destinacionet më të preferuar të turistëve në të gjitha stinët, por në vjeshtë ai është magjik.

Pikat kryesore që turistët vizitojnë në Theth janë Monumenti i Natyrës si Syri i Kaltër, vaskat në Ndërlysë, Ujëvara e Grunasit, kanioni i Grunasit, shtegu Theth-Valbonë, shpella e Arapit, Shtegu i Bjeshkëve të Namuna etj.

Thethi gjendet në mes të Alpeve në veri të Shqipërisë, i mbrojtur nga tre malet, Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit./atsh/KultPlus.com

Thethi, parku i preferuar i mbi 5 mijë turistëve vendas e të huaj

Mbi 5 mijë turistë vendas e të huaj zgjodhën si destinacion gjatë muajit korrik parkun Kombëtar të Thethit.

I ndodhur 70 km larg Shkodrës, ky park vitet e fundit po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.

Në këto ditë të nxehta vere sidomos në fundjavë shumë turistë vendas, por edhe të huaj preferojnë të zgjedhin Thethin, për të shijuar natyrën e bukur, ajrin e freskët dhe ushqimet bio të zonës.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër, Agim Dardha tha për ATSH-në se gjatë muajit korrik Thethi pati një rritje të numrit të turistëve, ku mbi 5 mijë vizitorë vendas e të huaj shijuan bukuritë e tij”.

Sipas tij, gjatë ditëve ka patur rreth 300 turistë në ditë, ndërsa në fundjavë mbi 500 turistë.

“Veçori këtë vit është se mbi 60-70% e turistëve janë vendas. Vetëm në korrik qendrën turistike të Thethit e vizituan 1300 turistë”, – tha Dardha.

Pikat kryesore që vizitohen jane Monumenti e Natyrës si Syri Kaltër, vaskat në Ndërlysa. Ujëvara e Grunasit, kanioni i Grunasit, shtegu Theth-Valbonë, shpella e Arapit, Shtegu i Bjeshkëve të Namuna etj.

Thethi gjendet në mes të Alpeve në veri të Shqipërisë, 70 km nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet, Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit. Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

Thethi është i vizitueshëm në katër stinët, ku në pranverë dhe verë për gjelbërimin e rrallë, në dimër për bardhësinë e dëborës dhe për lojërat aventureske me të, ndërsa vjeshta për ngjyrat mahnitëse dhe begatinë në frutikulturë. / ATSH / KultPlus.com

Erdhi nga Amerika dhe tani jeton në Shqipëri: Thethi është vendi më paqësor që kam përjetuar ndonjëherë

Shqipëria është e rrethuar me bukuri të shumta natyrore që për shumëkënd mbesin mahnitëse dhe të paharruara.

Vizitorë nga e gjithë bota tashmë e kanë destinacion të preferuar Shqipërinë.

Ben Washburn është një djalë i ri i cili ka ardhur nga Amerika para disa muajsh dhe tani jeton në Shqipëri me të dashurën e tij shqiptare. Historinë e tij ai e ka ndarë për fushatën #IntoAlbaniaTravelsInTimai e të cilën se po ju sjellim më poshtë:

“Në Shqipëri erdha për herë të parë në 2017-ën, pasi takova të dashurën time, e cila është shqiptare, në Universitetin e Oksfordit. Si Amerikan, nuk dija shumë mbi Shqipërinë në atë kohë. Gjatë udhëtimit dy javor, u mahnita me kulturën, njerëzit, peizazhet dhe ushqimin shqiptar. Nga të gjitha udhëtimet tona në Shqipëri, Thethi është ai që më ka mbetur më shumë në mendje. Kujtoj si i jepja makinës në rrugë shkëmbore e të paasfaltuara me orë të tëra, njëkohësisht i përpirë̈ nga peizazhi dhe i mbërthyer nga një adrenaline e fortë. Alpet e Shqipërisë janë marramendëse. Ecëm gjatë për të arritur tek Syri i Kaltër, ku notova dhe u hodha për zhytje nga shkëmbi. Qëndruam në një bujtinë mikpritëse e shijuam bukën e freskët, kafen turke, djathin e bërë vetë dhe perimet e mëngjesit.
Kam udhëtuar shumë në jetë, por Thethi është pa dyshim vendi më paqësor që kam përjetuar ndonjëherë. Megjithatë, Thethi mbetet një nga shumë vende të bukura që kam parë në Shqipëri. Atëherë, nuk mendoja se pas tre vjetësh ky vend i pabesueshëm do të ishte shtëpia ime e re. Jam shumë mirënjohës që është. 🇦🇱”, ka thënë Ben Washburn.” / KultPlus.com

Pamje magjepsëse nga Thethi, ngrijnë ujëvarat (FOTO)

Një ndër bukuritë më të veçanta në alpet shqiptare janë edhe ujëvarat, sidomos në stinën e dimrit kur uji ngrin duke ofruar një pamje magjepsëse.

Për shkak të temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin tonë ditët e fundit, dy prej ujëvarave që ndodhen në fshatin turistik të Thethit, ajo e Gjeçajve dhe Grunasit, e cila është shpallur edhe monument kulture, kanë dhuruar një spektakël të vërtetë.

Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër ka publikuar sot disa fotografi nga ky fenomen natyror, që magjeps adhuruesit e natyrës.

Uji që zbret nga faqja e malit ka ngrirë deri poshtë në gropën e krijuar prej tij.
Thethi është fshati që ka më shumë ujë dhe ujëvara në Shqipëri, sepse ngado që të ecësh do të gjeni një burim uji. Në Theth janë më shumë se 80 burime uji, që nuk shterojnë asnjëherë.

Ujëvara e Grunasit

Ujëvara e Grunasit është një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në alpet Shqiptare. Me vendimin e qeverisë Nr.676 dt 20.12.2002 është shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti.  E lartë mbi 30 metër së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin.

Kjo ujëvarë ka si karakteristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Për alpinistët që mund të vizitojnë burimin është një mrekulli e veçantë që nuk gjendet në asnjë ujëvarë të Europës.

Ujëvara e Gjeçajve

Gjatë rrugës tuaj për në qendër të fshatit, përveç bukurive mahnitëse që do të shikoni, kurorën me majat e maleve, do të shikoni edhe ujëvarën e Gjeçajve, e cila është sapo keni kaluar lagjen Gjeçaj rreth 30 metër, sipër rrugës nacionale, që të çon për në qendër, e cila është mjaft e bukur dhe e veçantë, rreth 25 metër e lartë./atsh/ KultPlus.com

Thethi, zemra e Alpeve nën bardhësinë e dëborës

Një nga bukuritë e rralla , Thethi është zgjuar në madhështinë e dëborës e cila i ka dhënë zemrës së Alpeve një pamje si të dalë prej përrallash.

Parku Kombëtar Theth i cili gjendet në mes të Alpeve me një bukuri mahnitëse, në veri të Shqipërisë, tashmë është shndërruar në një panoramë mahnitëse ku bardhësia e dëborës ndërthuret me natyrën e egër alpine. Vizitorët në këtë park mund të shijojnë peizazhin e mrekullueshëm si dhe të eksplorojnë shtigjet interesante që janë atraktive për turistët e aventurës.

Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve shqiptare e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar.

Duke u nisur nga veçoritë e tij dhe nga vendndodhja pranë kufirit të tre shteteve, parku quhet “Parku i Paqes”, ku në të përfshihen territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin edhe të turizmit kulturorë.

Një bukuri natyrore të veçantë, të bjeshkëve të Veriut, shpalos në këtë zonë, Ujëvara e Thethit me lartësi 25 m, ku së bashku me Mullirin e Blojës, kishën në qendër të fshatit formojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar.

Por jo më pak tërheqës është edhe vendburimi i Lumit të Shalës në Okol, që derdhet në Liqenin e Komanit dhe formon plazhe të vegjël që shfrytëzohen gjatë verës nga pushuesit e ardhur nga vendi dhe kureshtarët nga bota. Për turizmin në Theth, kanë shkruar shumë medie botërore dhe shumë televizione kanë shfaqur reportazhe promovuese, shkruan ata.

Thethi mbetet kurioziteti i turizmit shqiptar dhe vizitohet në çdo stinë të vitit./ KultPlus.com

Thethi me 1200 shtretër në pikun e lëvizjeve turistike

Thethi është kthyer në qendrën turistike të veriut të Shqipërisë, gjatë këtij sezoni turistik.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej deklaron për ATSH se zona turistike e Thethit aktualisht ofron 1200 shtretër.

Ai e konsideron mjaft të suksesshëm lëvizjen turistike në këtë zonë për periudhën 6 mujore të vitit 2018 dhe e radhit Thethin si një veçanti të turizmit të natyrës, të ecjes sportive, të peizazhit dhe të historisë e mitologjisë.

Dedej thotë për ATSH se turizmi familjar në këtë zonë po bëhet mjaft i suksesshëm në të katër stinët e vitit fal konceptit të banorëve atje që zona e tyre mund të sjell të mira material edhe nga turizmi.

Së shpejti nis edhe asfaltimi i rrugës Qafë Thore – Theth me gjatësi 17 km që do të lehtësoj shumë lëvizjen e vizitorëve në këtë luginë mbresëlënëse.

Po kështu Dedej flet edhe për qendrën e vizitorëve që po ngrihet në qendër të fshatit e cila do t’u shërbej vizitorëve në orientimin e tyre drejt vendeve më interesante për tu parë. /ata

Nga Velipoja në Theth, 230 mijë turistë në zonat e mbrojtura të Shkodrës

230 mijë turistë vizitojnë Zonat e Mbrojtura në Qarkun Shkodër këtë sezon turistik. Këtë shifër e konfirmon specialistja e Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër, Age Martini.

Shkodra ka disa pika me akses turizmin natyror dhe atë të vëzhgimit, por më të vizituarat këtë sezon veror kanë qenë Velipoja dhe Thethi. Age Martini thotë se “Velipoja pati prioritet këtë verë edhe për arsye të motit të freskët që largoi për disa ditë pushuesit e plazheve drejt kësaj zone me një bukuri të rrallë natyrore dhe mundësi vëzhgimi të shpendëve ujorë”.

Thethi ishte një tjetër destinacion i preferuar për turizmin malor dhe atë të aventurës. Lugina e gjelbëruar,ujërrjedhat malore, kullat e vjetra mbushur me histori e gojëdhëna si dhe ushqimi bio, e bëjnë të preferuar në çdo stinë këtë fshat malor. Age Martini thotë se “sivjet patëm dyfishin e lëvizjes turistike krahasuar me vitin e kaluar, ku një ndihmesë të veçantë dhanë djemtë dhe vajzat e “Smile Albania”, rreth 700 syresh të shpërndarë në mbarë pikat e vizitueshme të zonës.

Ditët e ngrohta nuk kanë mbaruar akoma dhe pas tyre do të nisë turizmi i “bardhë” apo ai i maleve me borë dhe kështu që Qarku i Shkodrës i ka të gjitha mundësitë ta zhvilloj atë që nga Kelmendi deri në malet e Dukagjinit”, thotë specialistja e AdZM-së Shkodër./ KultPlus.com

Thethi më i pëlqyeri i veriut turistik

Sipas informacionit që ATSH ka siguruar nga Administrata e Zonave të Mbrojtura (AdZM) Shkodër, që mbulon Parkun Kombëtar të Thethit, vlerësojnë se Parku Kombëtar i Thethit, ka qenë tepër i vizitueshëm këtë sezon turistik dhe kryesisht në fundjava.

“Kanë qenë të shumtë vizitorët që u ngjitën drejt Thethit këtë fundjavë”, thotë për ATSH Drejtori i AdZM-së Shkodër, Agim Dardha. Sipas tij, turistët udhëtojnë kryesisht me makinat e tyre apo të organizuar me guidat turistike.

Vitin që shkoi, Thethin e vizituan rreth 80 mijë turistë nga ky pothuajse gjysma kanë qenë vizitorë të huaj. Ndërsa ky sezon turistik sipas trendit të deri tanishëm do të sjell një numër më të madh vizitorësh gjatë gjithë vitit.

Në bukuritë e rralla të Shqipërisë, Thethi pa dyshim zë vend kryesor.

Ai gjendet në mes të Alpeve me një bukuri mahnitëse, në veri të Shqipërisë, shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre male Radohima, Sheniku dhe Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit.

Historia e Thethit dhe e Shalës është e lidhur me atë të fisit ilir të Labeatëve. Thethi është vendbanim shumë i hershëm duke u bazuar në të dhënat historike dhe zbulimet arkeologjike.

Në vitin 1976, Thethi shpallet “Park Kombëtar” dhe sot është një nga pikat turistike më të frekuentuara nga vendasit dhe turistët e huaj.

Aty ndodhen hotele dhe bujtina që presin dhe strehojnë vizitorë dhe pushuesit.

Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve Shqiptare e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar.

Duke u nisur nga veçoritë e tij dhe nga vendndodhja pranë kufirit të tre shteteve, parku quhet “Parku i Paqes”, ku në të përfshihen territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin edhe të turizmit kulturorë.

Një bukuri natyrore të veçantë, të bjeshkëve të veriut, shpalos në këtë zonë, Ujevara e Thethit me lartësi 25 m, ku së bashku me Mullirin e Blojes, kishën në qëndër të fshatit formojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar.

Por jo më pak tërheqës është edhe vendburimi i Lumit të Shalës në Okol, që derdhet në Liqenin e Komanit dhe formon plazhe të vegjël që shfrytëzohen gjatë verës nga pushuesit e ardhur nga vendi dhe kuriozët nga bota. Për turizmin në Theth, kanë shkruar shumë media botërore dhe shumë televizione kanë shfaqur reportazhe promovuese. Thethi mbetet kurioziteti i turizmit shqiptar dhe vizitohet në çdo stinë të vitit.

Thethi pa skandale mirëpret turistët me gatim dhe art në ‘Za Fest’

Turistët dhe vizitorët vendas kjo fundjavë i pret ndryshe në Theth.

Përveçse bukurive të mahnitshme të natyrës së egër në majat e thepisura të Bjeshkëve të Nemuna dhe buzë lumit Shalë ata dhe do të argëtohen.

Zanat e malit dhe legjendat në Theth do të zgjohen nga festivali i parë modern i dedikuar trashëgimisë të Alpeve Shqiptare ”Za Fest”, njofton ATSH.

”Za Fest” vjen me edicionin e tij të dytë, për dy net radhazi, më 20 dhe 21 korrik, duke risjell në Theth muzikën më të mirë shqipe, por këtë radhë duke zgjeruar akoma më shumë laramanin kulturore.

Turistët do të shijojnë ritmet e artistëve Hasa-Mazzota, Andrra, Oborri dhe Linda Rukaj, të cilët do të performojnë drejtpërdrejt nga Kisha e Thethit. Një repertor i pafundmë ritmesh, notash dhe vokalesh që mund të përthyejnë çfarëdolloj barriere kulturore.

Nën shoqërinë e njëri-tjetrit vizitorët do të mund të shijojnë sfondin e duhur me panoramën mahnitëse të Thethit.

Këtë vit ky festival është gjithëpërfshirës, i cili kombinon muzikën më të mirë me artet figurative, shijet tradicionale dhe aktivitetet sportive në natyrën e bukur të Thethit. / KultPlus.com

Thethi shënon rekord të vizitorëve këtë vit

Sipas statistikave të nxjerra nga Administrata e Zonave të Mbrojtura (AdZM) Shkodër, që mbulon Parkun Kombëtar të Thethit, vlerësojnë se Parku Kombëtar i Thethit, ka qenë tepër i vizitueshëm këtë vit turistik.

Në park janë futur rreth 80 mijë turistë. Nga këta, 39000 janë vendas dhe rreth 41000 janë turist të huaj.

Ka një diferencë midis vizitorëve të huaj dhe atyre vendas. Kjo për arsye se Thethi, nëpërmjetë mediave është prezantuar si një destinacion i rrallë turistik ku ndërthuret natyra e bukur me reliev malor, me burimet ujore, me historinë dhe etnokulturën epike të zonës.

Vizitorët kanë qenë vendas, të ardhur nga Kosova, por edhe nga mbarë Europa kryesisht ajo Lindore.

Turistë të shumtë kanë ardhur dhe nga Shtetet e Bashkuara.

Në bukuritë e rralla të vendit tonë, Thethi pa dyshim zë vend kryesor.

Ai gjendet në mes të Alpeve me një bukuri mahnitëse, në veri të Shqipërisë, shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre male Radohima, Sheniku dhe Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit.
Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. / KultPlus.com

Mediat izraelite reportazh për Parkun Kombëtar të Thethit (VIDEO)

Një grup gazetarësh izraelitë kanë realizuar së fundmi një reportazh në fshatin turistik të Thethit. Duke e cilësuar një vend magjik, në reportazh përshkruhet mënyra e jetesës në Theth, kultura e trashëguar, gojëdhënat, eposi, por mbi të gjitha kulinaria vendase.

Gazetarët kanë bujtur në kullat e malësorëve, kanë ndjekur nga afër amvisat vendase teksa përgatisnin ushqimet tradicionale të kësaj zone.

Gazetarët janë befasuar nga disa virtyte të veçanta të zonës që janë ruajtur ende në këtë zonë të largët të Shqipërisë. Vet zona e Thethit gjendet në qendër të vendbanimeve të hershme të Labeatëve. Thethi është vendbanim shumë i hershëm duke u bazuar në të dhënat historike dhe zbulimet arkeologjike.

Thethi për herë të parë shfaqet i dokumentuar në Defterin e regjistrimit të sanxhakut të Shkodrës, në vitin 1485, me emrin Fusha dhe në atë kohë kishte vetëm 7 shtëpi të mëdha. Me kalimin e viteve që nga viti 1968 e në vazhdim, u hapen disa qendra të tjera turistike dhe do të ndërtohen godina, hotele e shumë objekte të tjera, që do të prisnin vizitorë të shumtë nga e gjithë Shqipëria dhe Evropa Lindore për 35 vjet rresht.

Kapaciteti i sezonit veror ishte mesatarisht deri në 600 vetë dhe në dimër mbi 400 vetë, mesatarisht 1 pushues për 1 banor. Në vitin 1976, Thethi shpallet “Park Kombëtar””. Sot është një nga pikat turistike më të frekuentuara nga vendasit dhe turistët e huaj. Aty ndodhen hotele dhe bujtina që presin dhe strehojnë vizitorët dhe pushuesit.

Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve Shqiptare e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar. Duke u nisur nga veçoritë e tij dhe nga vendndodhja pranë kufirit, Parku Kombëtar i Thethit është pjesë e një parku ndërballkanik të quajtur Parku i Paqes, ku përfshihen territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi, përcjell ATSH./ KultPlus.com