Za Fest në Shkodër, muzikë dhe të ftuar specialë në festival

Zâ Festi jehoi edhe në edicionin e tij të 7-të në Shkodër.

Festivali që lindi me synimin për të promovuar vlerat e Shqipërisë, përmes muzikës, artit, mbështetjes në traditë dhe mbrojtjes së mjedisit, u zhvillua për tre netë me radhë, duke nisur nga oborri i Kullës se Sahati të Inglizit, për të përfunduar në kalanë Rozafa, me këngëtarë me famë botërore deri tek të ftuarit special.

“Pak e dinë jo të gjithë që jam nip shkodre, djali i këtij qyteti prandaj është kënaqësi shumë e madhe që jam këtu me ju. Pa ditur ku kemi qenë e ku kemi patur të mirat e të gabuarat tona nuk do të dimë të ndërtojmë të nesërmen”- tha Marin Mema, gazetar

“Është shumë e bukur e sidomos ky vendi. Jam pa fjalë. Është gjithçka fantastike. E njoh Vlashentin prej shume vitesh dhe me ka folur gjithmonë për vendin e tij. Tani jam e lumtur që e dëgjova dhe erdha për të zbuluar Shqipërine e tij,e cila është e mrekullueshme.”- tha Isabeal Sorling, këngëtare.

“Për mua është hera e parë në Shqipëri dhe duhet të them që ky vend, Shkodra është e mrekullueshme dhe kjo skenë një magji e vërtetë. Vlashenti më kontaktoi dhe krijuam lidhjet menjëherë, një kimi që dukej se njiheshim prej kohësh. Mund të them që është nisja e një miqësie. Përgjigjia e publikut sonte ishte fantastike dhe të shohësh që njerëz që nuk flasin gjuhën tende por këndojne me ty, është fantastike. Një eksperiencë që dua ta përsëris.”-tha Davide Shorty, këngetar.

Krijuesi i ZAFEST, Vlashen Sata, thotë se edhe këtë edicion, ky festival ia arriti qëllimit.

“Shumë përpjekje që t’ja dilnim dhe jam shumë i lumtur e më vjen shumë mirë që kemi arrit rezultatin. Është dëshira me mbajt nivelin, të ruajmë të mirën e të bukurë dhe më vjen mirë që njerëzit e kanë shijuar e përqafuar dhe i ka bërë mirë atyre dhe neve”- tha Vlashent Sata

ZAFEST, erdhi me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Bashkimit Europian dhe ambasadës Franceze, Italiane dhe Suedeze./TopChannel/KultPlus.com

‘Zâ Fest’ mbledh artdashësit në kalanë e Shkodrës

Artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj u bënë pjesë në natën e dytë të festivalit “Zâ Fest”, në Shkodër, i cili mbodhi mijëra artdashës në kalanë e Shkodrës.

“Zâ Fest”, një krijim artistik i kantautorit Vlashent Sata është festivali që lindi me synimin për të promovuar vlerat e Shqipërisë, përmes muzikës, artit të angazhuar, mbështetjes në traditë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Pjesë e 3 netëve të festivalit do janë Çun Lajçi, Vlashent Sata, Gala Dragot, Davide Shorty, Gipsy Groove Jozefina Simoni, Isabel Sorling dhe pa harruar jaret shkodrane janë jenë pjesë e programit nga datat 21 deri me 23 korrik.

Më herët, ky festival është zhvilluar edhe në Theth, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh.

Kësaj here vëmendja mbetet brenda qytetit, e sidomos te kalaja e Rozafës./atsh/KultPlus.com

Nis sot edicioni i 7-të i “ZA Fest” në Shkodër

“ZA Fest”, një krijim artistik i kantautorit Vlashent Sata, vjen sot në edicionin e tij të shtatë, që do të mbahet në qytetin artdashës të Shkodrës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video informuese mbi këtë aktivitet artistik, ku përgjatë 3 netëve do të perfomojnë artistë shqiptarë e të huaj.

“Disa prej artistëve më në zë të momentit do t’i gjeni në Za Fest VII” nga sot deri të dielën, me performancat e tyre në Kalanë e Rozafës dhe në Kullën e Inglizit në Shkodër”, shkruan Rama.

“ZA Fest” synon promovimin e traditës, vlerave dhe kulturës së Shkodrës. Më herët ky festival është zhvilluar edhe në Theth, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh.

Kësaj here vëmendja mbetet brenda qytetit, e sidomos te kalaja e Rozafës./atsh / KultPlus.com

Edicioni i shtatë i ‘Zâ Fest’, këtë vit festivali zbret nga malet dhe mbahet në qytetin e Shkodrës

Festivali i mirënjohur Zâ Fest, rikthehet edhe këtë vit në datat 21, 22 dhe 23 korrik në edicionin  e tij të shtatë.

Shkodra është sërish kryefjala e këtij edicioni, por Festivali zbret nga malet duke shkuar buzë qytetit. Oborri i Kulles se Sahatit (Iglizit) dhe sigurisht Kalaja Rozafa janë vendtakimet në këtë edicion, përcjell KultPlus.

Zâ Fest është festivali që lindi me synimin për të promovuar vlerat e Shqipërisë, përmes muzikës, artit të angazhuar, mbështetjes në traditë dhe mbrojtjes së mjedisit. E gjitha kjo është një përpjekje për të frymëzuar të ardhmen, jo vetëm nga përmbajtja artistike që ofrohet prej artistëve pjesëmarrës, hapësirat e zgjedhura për të mbajtur veprimtaritë, por edhe diskutimeve të lira të figurave frymëzuese e me ndikim në popullsinë vendase.

Zâ Fest është krijuar në vitin 2017 nga kantautori Vlashent Sata, frymëzuar nga kultura dhe e bukura, nga origjina e vendit tonë, për t’u kthyer në një traditë kulturore të Shqipërisë. Ky festival synon rizgjimin e kulturës si formë prezantimi dhe vënien në pah të modeleve me vlerë për të rinjtë.

Jo më kot i quajtur Zâ (gegnisht za – zëri, zanat) një nga pikat më të forta të Zâ Fest janë muzika, legjendat dhe gojëdhënat. Megjithatë, Zâ Fest synon të jetë një festival jo vetëm për muzikën dhe artin e fjalës, por edhe baletin kontemporan, teatrin, filmin, etj. Ai synon të ketë ndikim pozitiv në zonën ku zhvillohet, nëpermjet nxitjes së turizmit, mbrojtjes së natyrës, stimulimin e meditimit dhe yogës, e sporteve në natyrë.

Ky festival kërkon të bëjë bashkë banorët vendas dhe vizitorët, si një shtëpi e të gjithëve, ku nis biseda, këmbëhen përvoja dhe ndërtohet e ardhmja.

Shkodra është sërish kryefjala e këtij edicioni, por Festivali zbret nga malet duke shkuar buzë qytetit. Oborri i Kulles se Sahatit (Iglizit) dhe sigurisht Kalaja Rozafa janë vendtakimet tona në këtë edicion.

Edhe këtë edicion, për tri ditë me radhë Shkodra do të argëtohet nën performancat e artistëve të mirënjohur.

Ndërkaq, për të gjithë të interesuarit nga Kosova, biletat mund të rezervohen online në myticket.al ose në rrjetet sociale zafestival në Instagram dhe Facebook. Biletat mund të merren edhe në pikat fizike në listën poshtëpërmendur në foto./KultPlus.com

Rama: Nata e tretë e Zâ Fest, plot tinguj në Kalanë e Rozafës

Në Kalanë e Rozafës në Shkodër u zhvillua mbrëmë nata e tretë e festivalit Zâ Fest.

Kryeministri Edi Rama ndau dje pamje nga dy netët e para të këtij festivali ku kanë marrë pjesë mijëra qytetarë dhe artdashës.

“Sot nata e tretë plot tinguj në Kalanë magjepsëse të Rozafës, një festival i nisur nga hiçi pak vite më parë e i organizuar bukur, falë një djali energjik e plot ide, Vlashent Sata dhe mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, po edhe falë këmbënguljes së deputetes Edona Bilali, shembull për t’u ndjekur nga të gjithë për angazhimin e pandërprerë në komunitet”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kalaja e Rozafës mirëpriti mbrëmjen e djeshme natën e dytë të edicionit të 6-të të festivalit Zâ Fest.

Artistët Elina Duni, Vlashent Sata, Amor Del Rey, Lylnit performuan këngët më të njohura të repertorit të tyre për artdashësit shkodranë dhe jo vetëm.

Nata e parë e festivalit u zhvillua në Shirokë ku performuan artistët Jeton Neziraj, Erenik Beqiri, Arben Bajraktaraj dhe Linda Linda Rukaj.

Festivali Zâ Fest i cili ka nisur rrugëtimin 6 vite më parë, zbulon thesaret e folklorit shqiptar, duke ndërthurur muzikën, legjendat, poezinë dhe kinemanë.

Zâ Fest me misionin e tij kryesor, promovimin e traditës, vlerave dhe kulturës së Shkodrës, më herët është zhvilluar edhe në Theth, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh. Kësaj here vëmendja mbetet brenda qytetit, e sidomos te kalaja e Rozafës./ ata/ KultPlus.com

Në Kalanë e Rozafës në Shkodër zhvillohet sonte nata e tretë e festivalit Zâ Fest

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga dy netët e para të këtij festivali ku kanë marrë pjesë mijëra qytetarë dhe artdashës.

“Sot nata e tretë plot tinguj në Kalanë magjepsëse të Rozafës, një festival i nisur nga hiçi pak vite më parë e i organizuar bukur, falë një djali energjik e plot ide, Vlashent Sata dhe mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, po edhe falë këmbënguljes së deputetes Edona Bilali, shembull për t’u ndjekur nga të gjithë për angazhimin e pandërprerë në komunitet”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kalaja e Rozafës mirëpriti mbrëmjen e djeshme natën e dytë të edicionit të 6-të të festivalit Zâ Fest.

Artistët Elina Duni, Vlashent Sata, Amor Del Rey, Lylnit performuan këngët më të njohura të repertorit të tyre për artdashësit shkodranë dhe jo vetëm.

Nata e parë e festivalit u zhvillua në Shirokë ku performuan artistët Jeton Neziraj, Erenik Beqiri, Arben Bajraktaraj dhe Linda Linda Rukaj.

Festivali Zâ Fest i cili ka nisur rrugëtimin 6 vite më parë, zbulon thesaret e folklorit shqiptar, duke ndërthurur muzikën, legjendat, poezinë dhe kinemanë.

Zâ Fest me misionin e tij kryesor, promovimin e traditës, vlerave dhe kulturës së Shkodrës, më herët është zhvilluar edhe në Theth, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh. Kësaj here vëmendja mbetet brenda qytetit, e sidomos te kalaja e Rozafës. /KultPlus.com

Shkodra lëshon zanin me ‘Za fest’, Vlashent Sata: E bukura do të jetojë gjithmonë

Kalaja e Shkodres u pushtua nga ritmet e muzikës dhe ngjyrat.

Për të 6-in vit radhazi në qytetin e Shkodres mbërriti “Za Fest”, festivali që bën bashkë emra të njohur të muzikës shqiptare të huaj.

Krijimi artistik i kantautorit Vlashent Sata ja ka dalë të sjellë surpriza dhe risi vit pas viti, duke e kthyer Shkodrën në qender të vëmendjes së shqiptarëve e të huajve që e duan të bukurën dhe adrenalinën.

Vetë Sata dhe artistja Elina Duni që përfaqëson muzikën shqiptare edhe përtej kufijve i dhanë sëbashku me artistët e huaj, orë të paharruara publikut të pranishëm në natën e dytë të festivalit.

Vlashent Sata:”I jam falenderues qytetit. Publikut që më ka dhuruar emicione. Në Shkodër kam zemrën.  Është muzika e mirë dhe ajo tjetra. Njeriu ka gjithmonë nevojë për të mirën sepse na jep jetë. Prandaj njerëzit janë këtu. Ata janë me sytë plot me drita. Na japin dhe ne dritë E bukura do të jetojë gjithmonë. Za si Zani, Za si Zanat.. Është kthimi në shtëpi. Zemrën e lë në Shkodër. Za fest është për Shkodrën”

Elina Duni: Më vjen mirë që cdo vit bëhet edhe më I magjishëm. Kisha 12 vite pa ardhur në Shkodër.

Publiku e shijoi pa masë dhe kërceu nën ritmet e muzikës që sollën këto artistë, ndërsa shprehen se Shkodra e meriton ta ketë një event të të tilla përmasave.

Edhe për ministren e shtetit për sipërmarrjen Edona Bilali, “Za fest” ka arritur t’i japë zërin që duhet qytetit të saj.

ZA Fest, vjen me mbështetjen e një sërë ambasadash të huaja në Tiranë, të Bashkisë Shkodër dhe disa ministrive të linjës.

Në natën e tretë përveç artistëve nga Italia e Spanja, do të jetë dhe i mirënjohuri Jericho nga Kosova. Ky festival vjen me misionin e tij kryesor, promovimin e traditës, vlerave dhe kulturës së Shkodrës./ KultPlus.com

Sonte nis edicioni i 6-të i “ZA Fest” në Shkodër

ZA Fest, një krijim artistik i kantautorit Vlashent Sata, vjen sot në edicionin e tij të gjashtë, që do të mbahet në qytetin artdashës të Shkodrës.

ZA Fest, i cili ka marrë mbështetjen e një sërë ambasadash të huaja në Tiranë, të Bashkisë Shkodër e cila është në rolin e mikpritëses, si dhe të Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, do të sjellë artistë shqiptarë e të huaj, të cilët do të performojnë përgjatë 3 netëve.

Sonte festivali do të zhvillohet në oborrin e Dr. Shirokës, në një shtëpi karakteristike shkodrane, ku do të performojnë Jeton Neziraj, Erenik Beqiri, Arben Bajraktaraj e Linda Rukaj.

Vetë drejtori artistik i ketij eventi, Vlashent Sata, do të performojë natën e dytë, gjatë së cilës publiku do të ketë mundësinë të ndjekë një tjetër emër të mirënjohur që përfaqëson muzikën shqiptare edhe përtej kufijve, Elina Duni. Ndërsa natën e tretë përveç artistëve nga Italia e Spanja, do të jetë dhe i mirënjohuri Jericho nga Kosova.

ZA Fest me misionin e tij kryesor, promovimin e traditës, vlerave dhe kulturës së Shkodrës, më herët është zhvilluar edhe në Theth, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh. Kësaj here vëmendja mbetet brenda qytetit, e sidomos te kalaja e Rozafatit.

Festivali mund të ndiqet falas për fëmijët deri në 12 vjeç si dhe për të rriturit mbi 65./atsh/ KultPlus.com

Shkodra i hap sërish dyert skenës magjike të ‘Zâ Fest’, artistë nga Shqipëria e mbarë bota do të performojnë nën dritën e hënës e të yjeve

Jemi vetëm 14 ditë larg nisjes së Festivalit të shumëpritur ‘Zâ Fest’.

Shkodra i ka hapur sërish dyert skenës magjike të ‘Zâ Fest’, ku artistë nga Shqipëria e mbarë bota do të performojnë nën dritën e hënës e të yjeve, shkruan KultPlus.

Festivali do të zhvillohet mes datave 28, 29 dhe 30 korrik në dy lokacione të ndryshme.

I nisur fillimisht në Theth, Festivali tashmë vazhdon të zhvillohet në Shkodër dhe pas kësaj qëndron një qëllim të cilin për KultPlus e ka treguar krijuesi i festivalit Za Fest, Vlashent Sata.

“Za Fest është një festival që ka lind në Theth dhe pastaj është zhvendosur në Shkodër më idenë për ta zhvilluar veriun e Shqipërisë dhe me qëllim të rizgjimit të kulturës shqiptare në formën më moderne dhe identifikuese, autentike, më të thjeshtë dhe më cilësore”, thotë Sata i cili tutje tregon që festivali është themeluar me dëshirën që fjala dhe kënga si dy elementet identifikuese të kombit dhe kulturës tonë shqiptare, të ishin përfaqësuese të festivalit.

Dhe padyshim që entuziazmi juaj është që të zbuloni edhe artistët që do të performojnë në skenën magjikë të Zâ Fest VI dhe për të ju shuar kureshtjen, organizatorët kanë treguar në detaje se çfarë do të përmbajë ky edicion.

“Festivali këtë vit do të ketë shumë Kosovë brenda”, nis kështu Sata për të vazhduar të shpalos në detaje programin e këtij edicioni.

Nata e parë do të ju presë në ngrohtësinë e ëmbël familjare të qytetit të Shkodrës, përkatësisht në oborrin e familjes së Dr.Shirokës. Një mbrëmje e mbushur me kulturë dhe vargje poetike.

Dramaturgu nga Kosova, Jeton Neziraj, do të bëjë hapjen e festivalit, i cili në Za Fest do të flas për temën se si motivohet dhe frymëzohet një artist shqiptar në shqiptari me vështirësitë që ka në vendet tona. Neziraj pasohet nga Erenik Beqiri, mendja dhe shpirti që qëndron pas filmit “The Van”. Filmi aktualisht po transmetohet kudo në botë, e gjithashtu ishte pjesë e kompeticionit zyrtar në Festivalin e Kanës. Kjo natë përmbyllet me Arben Bajraktaraj & Linda Rukaj që do të dhurojnë një spektakël që quhet “Mall” i ndërthurur mes poezisë dhe muzikës.

Pas kësaj nate, festivali merr rrugën për te Kalaja e Rozafës, ku skenës fillimisht do t’i bashkohet Lylit, një zë shumë i bukur austriak që po bën karrierë në Austri, Elina Duni dhe Vlashent Sata dhe për përmbyllje Amor Del Rey si Dj, kjo është edhe veçanti e këtij viti, sepse do të ketë edhe muzikë elektronike për të rinjtë, por muzikë që i rrinë e veshur mirë Za Fest-it.

Nata përmbyllëse, 30 korriku, do të mirëpres Cristiana Verardo, një nga zërat më të veçantë të brezit të ri të kantautoratit italian dhe për të përmbyllur natën e tretë do të performojë Jericko dhe dy motrat kosovare që quhen Bijat.

“Dëshira jonë është të bashkojmë të gjithë shqiptarët dhe njerëzit që vijnë nga mbarë bota”, thonë organizatorët.

“Mendim i mirë, rri me ne edhe këtë herë!”, është motoja me të cilën po shoqërohen paralajmërimet e nisjes së festivalit, andaj rrini edhe ju pranë festivalit më të veçantë në trojet shqiptare.

Krejt për fund, na duhet të ju tregojmë që biletat shiten online të Myticket.al dhe gjithashtu mund t’i gjeni edhe fizikisht shumë pika në Shqipëri dhe Prishtinë. / KultPlus.com

‘Za Fest’ së shpejti në Shkodër, artistë shqiptarë e të huaj bashkohen për festën kulturore

Edicioni i 6-të me radhë i festivalit të muzikës ‘Za Fest’, i cili do të mbahet në qytetin e Shkodrës, do të nis në fund të muajit korrik.

Datat 28-29 dhe 30 korrik do të jenë të rezervuara për festivalin ‘ZA’ i cili grumbullon një kast të madhe artistësh vendor dhe ndërkombëtarë.

Elina Duni ishte artistja e parë, emri i së cilës u bë i ditur për publikun ditë me parë. Elina Duni bashkë me bendin muzikor “Rob Luft” do të performojnë më 29 korrik.

Lylit është artistja tjetër që pritet të performoj në datën e njëjtë më 29 korrik. Në anën tjetër, kantautorja e muzikës italiane, Cristiana Verardo vjen me datë 30 korrik në Kalanë e Rozafës.

Data 28 mirëpret Linda Rukajn dhe Arben Bajraktarajn për të vazhduar me emra të tjerë artistësh.

Po ashtu, grupi i rock-ut “Jericho” do të performojë live në edicionin e ri të këtij festivali me datë 30 korrik. / KultPlus.com

Edicioni i pestë i “Za Fest” përmbyllet në Kalanë e Shkodrës

Nga Thethi, në edicionin e Pestë, ZA Fest, zbriti më poshtë duke i dhënë “ZA” Shkodrës, qytet i cili përherë ka qenë vendtakim i kulturave europiane. Për 3 netë me radhë, në Shirokë, Gjuhadol dhe në kalanë e Rozafatit u bënë bashke artistë shqiptarë të famshëm edhe ne skenat botërore.

Kalaja madhështore e Shkodrës ishte edhe me e bukur në natën finale të festivalit ku u bë mikpritëse e artit të vërtetë.

Jehona e Za Fest tashmë ka kaluar kufijtë e Shkodrës dhe Shqipërisë.

“Vij nga Australia. Jo nuk është hera e parë, e katërta. Është shumë bukur, atmosferë e këndshme, njerëz të mrekullueshëm, mbrëmje e veçantë. Do të jem këtu 2 muaj për të shijuar vendin tuaj, kam miq dhe më pëlqen ta vizitoj Shkodrën”, thotë për Top Channel një shikues.

Za Fest” nisi si një sensibilizim për ruajtjen e Alpeve të Veriut dhe promovon dialogun ndërkufitar, kulturën që bashkon njerëzit, mbrojtjen e natyrës, të drejtat e grave dhe fuqizimin e të rinjve.

Za Fest solli një numër të madh artistësh si Shpat Deda, Josif Gjipani, Ekland Hasa, Gjon`s Tears, Gentian Doda, Vlashent Sata, Gipsy Barcelona Balkan Orchestra etj.

“Zâ-Fest” bëri bashkë artistë shqiptarë në Diasporë dhe trojet shqiptare. Ndaj ky aktivitet realizohet edhe me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Diasporës. Drejtoresha Ekzekutive e AKD, Sonila Hysi dhe Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ishin prezent në hapjen e edicionit të pestë të “Zâ-Fest”, në mbështetje dhe promovimit të vlerave kulturore. / KultPlus.com

Fillon festivali ‘Za Fest’, promovohen vlerat kulturore në Shkodër

Za Fest nisi dje edicionin e tij të pestë në Shkodër. Festivali synon të bëhet një festival që ka brenda tij shumë estetika të artit, jo vetëm këngën, poezinë, legjendat etj., por edhe baletin kontemporan, teatrin, filmin e gjithashtu synon të ndihmojë turizmin.

Duke u vendosur rreth rrafshit të Shkodrës, Zâ Fest kërkon të zhvillojë më shumë aktivitetet e tij në veri të Shqipërisë duke pasur parasysh që kjo zonë ka më shumë nevojë për zhvillim.

Drejtori Artistik Festivalit Vlashent Sata në edicionin e 5 deklaroi, se bërthamë e festivalit do jetë Shkodra, por ai tregoi edhe misionin shtegtarë edhe jashtë Shqipërisë

Tenori me famë ndërkombëtare Josif Gjipali, i cili këtë herë është bë pjesë e Za fest, me këngët  shqiptare dhe të huaja ndaluar në diktaturë, i jep mbështetje Satës për zhvillimin në djep të kulturës të këtij aktiviteti.

Ndërsa koreografi Gentian Doda, frymëzuar nga folku,  ka realizuar një  pjesë baleti interesante.

Arben Bajraktaraj, thotë se në logun e burrave do të  ketë një vëmendje për rrëfimin si gjini në zhdukje

Gjatë tre ditëve të festivalit do të ketë një ndërthurje aktivitetesh, por qëllimi kryesor do jetë arti  mirëfilltë.

Prej ditës së djeshme, në Shirokë, sot 30 Korrik në Gjuhadol dhe nesër 31 Korrik tek Kalaja e Rozafës, Za Fest do të sjell një numër të madh artistësh si Shpat Deda, Josif Gjipani, Ekland Hasa, Gjon`s Tears, Gentian Doda, Vlashent Sata, Gipsy Barcelona Balkan Orchestra etj.

“Zâ-Fest” bën bashkë artistë shqiptarë në Diasporë dhe trojet shqiptare. Ndaj ky aktivitet realizohet edhe me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Diasporës. Drejtoresha Ekzekutive e AKD, Sonila Hysi dhe Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ishin prezent në hapjen e edicionit të pestë të “Zâ-Fest”, në mbështetje dhe promovimit të vlerave kulturore. /dsh/ KultPlus.com

Shkodres i jepet za me edicionin e katërt të Zâ Fest (VIDEO)

Vlerat shqiptare që shkojnë krah për krah me artin, kulturën dhe traditën u shfaqen edhe këtë vit në edicionin e katërt të Zâ Fest. Ky edicion që sonte pati premierën e formatit online sot, do të ketë edhe netë të tjera me muzikë, poezi por edhe aktivitete të ndryshme, shkruan KultPlus.

Në natën e parë të edicionit të katërt, Zâ Fest udhëtoi në Kalanë e Rozafës në Shkodër ku performuan Vlashent Sata, Ilire Vinca, grupi muzikor Sytë dhe Shkodra Elekronike.

Në njoftimin e bërë nga organizatorët thuhej se kjo natë do t’ju bëjë të shijoni muzikën dhe traditën shqiptare ashtu siç nuk i keni parë ndonjëherë.

KultPlus ju sjellë videon e plotë të natës së parë të Zâ Fest./ KultPlus.com

Kur magjia ndodh virtualisht: Premiera e filmit të Zâ Fest IV vjen këtë të diel online

Në një kohë kur më shumë se kurrë, duhet të kufizojmë lëvizjet e të ruajmë distancat, gjuha universale e artit është ajo që na bashkon e mbush hapësirat bosh të krijuara nga kjo gjendje. Pandemia ishte një nga pengesat më të mëdha, me të cilën u përballëm, por pikërisht në një vit si ky, atëherë ku njerëzit kanë më shumë nevojë për shpresë, emocione dhe art, Zâ Fest nuk mund të mungonte, përcjellë KultPlus.

Edicioni i katërt i festivalit do të transmetohet online dhe magjia e tre ditëve me muzikë, poezi dhe aktivitete, do t’i përcillet publikut të Zâ Fest, përmes një filmi, premiera e të cilit është më datë 27 shtator, ora 18:00 në YouTube e faqen e Facebook-ut të Zâ Fest, mbështetësit kryesor Delegacioni e Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Iceberg Communication.

Ishte besimi i mbështetësve besnikë dhe bashkëpunëtorëve, që ndajnë  largpamësinë e të gjitha përfitimeve që buron nga ky aktivitet, ato që i dhanë shpresë drejtorit artistik Vlashent Sata të besonte se edicioni i katërt i Zâ Fest nuk duhet të mungonte. Ndonëse interesi ishte shumë i lartë dhe gjithëkush priste të përjetonte magjinë e Thethit, duke respektuar rregullin që ndalon grumbullimet, festivali u organizua në datat 14, 15 dhe 16 gusht në mungesë të publikut të gjerë.

https://www.instagram.com/p/CFSV8yrnom8/?utm_source=ig_web_copy_link&fbclid=IwAR1eMFMOHGoQAtUTvWqR8VvCtIgshvrX5lwOFs_W4MkL8rnAsi-lcXz7v2A

Shkodra ka qenë gjithnjë shtëpia e Zâ Fest, por këtë vit, për të parën herë, skena e festivalit u ngrit dhe në Kalanë e Rozafës, një monument mijëvjeçar edhe një trashëgimi e vendit tonë. Mes atyre mureve që mbartin histori të jashtëzakonshme, magjikja mori formë e vendi u elektrizua nga performanca e artistit Vlashent Sata. Për herë të parë në atë skenë u ngjitën gjithashtu Shkodra Elektronike dhe Sytë, dy grupe të reja, muzika e të cilëve karakterizohen nga stili dhe rryma e veçantë.

Zâ Fest ka si qëllim jo vetëm rizgjimin e vlerave shqiptare, kultivimin e artit, zhvillimin e ekonomisë lokale e më gjerë, por edhe përcjelljen e mesazheve të forta. Në vendet më të bukura të Thethit ishte artistja Ilire Vinca, me një karrierë prej më shumë se 3 dekada në fushën e pedagogjisë, kinematografisë dhe në skenën e teatrit, e cila performoi poezi dhe përçoi mesazhe për të drejtat e grave e jo vetëm. Ilir Kaso, pedagog në Akademinë e Arteve, mik i Zâ Fest, ishte gjithashtu një ndër të ftuarit, i cili përmes performancës së tij me gurë të mbledhur anembanë Shqipërisë, përcolli mesazhe për ruajtjen e natyrës dhe ndërgjegjësimin ndaj saj.

https://www.instagram.com/p/CFWyvhHgRj4/?fbclid=IwAR2lkwAjHTbHj_4dBrbqy3lVR0MO0Qqc_7EVV_vkW1OMjb5wMNoSGTsZtBo

Si çdo vit, nuk munguan aktivitetet, takimet dhe “Një kafe në Muzeun Etnografik të Dukagjinit” organizuar nga Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit në bashkëpunim me Zâ Fest, pati si qëllim diskutimin dhe shtrimin e mundësive që ky muze të shndërrohet në një vatër komunitare edhe në një portë hyrëse, ku takohet vizitori me traditën e krahinës së Dukagjinit.

Në gusht të 2017-s, kohë kur artisti Vlashent Sata organizoi edicionin e parë të Zâ Fest, qëllimi i tij ishte që festivali të ishte i përvitshëm, e pas edicionit të katërt, me bindje themi se ky festival është një nga ngjarjet më të rëndësishme mbi kulturën, trashëgiminë dhe natyrën e vendit tonë

Zâ Fest  do të shfaqet online në kanalin zyrtare të artistit Vlashent Sata në YouTube: https://www.youtube.com/channel/UC4fcgKUjjSdSOd9U9bwz-xw?view_as=subscriber&fbclid=IwAR1KXmsMkA8xZmKLFdddhachrCnxKrEQ3FrrdC3jp48tT1nQvCSJCoeMdfA / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CFcYnEDHiCI/?utm_source=ig_web_copy_link&fbclid=IwAR3S78VWwleBx-lCNSMZFNC52hYOABm8gWPrfFWgwcFzFV4DDp3puDL9dRY
https://www.instagram.com/p/CFhqFW6g_4B/?utm_source=ig_web_copy_link&fbclid=IwAR1hC1LkZICe5uXuHxeV4XQRBbJgEDqtBftqaXVkzP6QFPWPR38Jxrjlm60

‘Za Fest’ rikthehet në Theth, artistë shqiptarë e të huaj bashkohen për festën kulturore

Ështe e vertetë që arti flet ne cdo gjuhe, po aq sa arti sensibilizon.

Për këtë vit të trete, “Za Fest”, do të shkojë sërish në perlen e Shqipërisë, në Theth, për ta rizgjuar e për ta shndërruar në nje pikë takimi të kulturave të ndryshme .

Drejtroi artisik, Vlashent Sata këtë nismë, e mori pikërisht në Theth, për të kujtuar dhe një herë vendin e orëve dhe zanave.

Për këtë vit, vec emrave të njohur të artsistëve shqipatrë si Elina Duni dhe Arben Bajraktaraj, festes do ti bashkohen edhe të huaj.

Në datat 2-3 dhe 4 gusht vec muzikes, në “Za Fest” do të ketë dhe aktivitete të tjera si hiking, joga, panair kulinarie, kinema verore, tregime & legjenda e  biseda të hapura./tch/KultPlus.com

Thethi pa skandale mirëpret turistët me gatim dhe art në ‘Za Fest’

Turistët dhe vizitorët vendas kjo fundjavë i pret ndryshe në Theth.

Përveçse bukurive të mahnitshme të natyrës së egër në majat e thepisura të Bjeshkëve të Nemuna dhe buzë lumit Shalë ata dhe do të argëtohen.

Zanat e malit dhe legjendat në Theth do të zgjohen nga festivali i parë modern i dedikuar trashëgimisë të Alpeve Shqiptare ”Za Fest”, njofton ATSH.

”Za Fest” vjen me edicionin e tij të dytë, për dy net radhazi, më 20 dhe 21 korrik, duke risjell në Theth muzikën më të mirë shqipe, por këtë radhë duke zgjeruar akoma më shumë laramanin kulturore.

Turistët do të shijojnë ritmet e artistëve Hasa-Mazzota, Andrra, Oborri dhe Linda Rukaj, të cilët do të performojnë drejtpërdrejt nga Kisha e Thethit. Një repertor i pafundmë ritmesh, notash dhe vokalesh që mund të përthyejnë çfarëdolloj barriere kulturore.

Nën shoqërinë e njëri-tjetrit vizitorët do të mund të shijojnë sfondin e duhur me panoramën mahnitëse të Thethit.

Këtë vit ky festival është gjithëpërfshirës, i cili kombinon muzikën më të mirë me artet figurative, shijet tradicionale dhe aktivitetet sportive në natyrën e bukur të Thethit. / KultPlus.com

“Za Fest” rikthehet me muzikë, poezi e legjenda në Theth

Alberina Haxhijaj

Nën majat e thepisura të Bjeshkëve të Nëmura, buzë Lumit Shalë, rikthehet në Theth festivali i parë modern i dedikuar trashëgimisë së Alpeve Shqiptare, shkruan KultPlus.

Festival “Za Fest” këtë verë mbushë dy vite dhe për dy net dhe tre ditë radhazi, më 20, 21 dhe 22 korrik, do risjell në Theth muzikën më të mirë shqip, por këtë radhë duke zgjeruar akoma më shumë diapazonin kulturor.
Mirëpo në qendër të festivalit do vazhdojë të jetë muzika, sfondi i duhur për të shijuar panoramën mahnitëse të Thethit.

Kështu artistët Hasa-Mazzotta, Andrra, Oborri dhe Linda Rukaj do të performojnë live nga Kisha e Thethit, duke sjellë një repertor të pafundmë, ritmesh, notash dhe vokalesh që mund të përthyejnë çfarëdolloj barriere kulturore.

Edhe këtë vit qëllimi është zgjimi i kulturës shqiptare, prandaj ka ndërthurje midis muzikës, gojëdhënave, tregimeve e legjendave. Prandaj, disa nga legjendat më të bukura të zonës do rrëfehen dhe do të performohen nga regjisorja dhe aktorja Ema Andrea.

Mirëpo të gjithë ata që dëshirojnë që të jenë pjesë e këtij festivali këtë vit, duhet që të përgatiten edhe për surpriza të reja.

Të përgatiten për një festival gjithëpërfshirës, i cili kombinon muzikën më të mirë live me shijet tradicionale dhe aktivitetet sportive në natyrën e bukur të Thethit, është shprehur organizatori i festivalit, Vlashent Sata për KultPlus.

“Risia e këtij viti është poezia të cilën do ta kemi. Këtë vit po ashtu do të kemi yoga, meditim, kinema verore në 1 mijë metra lartësi si dhe sigurisht performanca krejt të veçanta që nuk janë bërë më përpara e që janë vetëm më zë dhe instrument”, tregon ai.

Gjatë këtij edicioni, për herë të parë në Za Fest, do të organizohet një panair me ushqimet karakteristike të Thethit, 100% bio dhe të përgatitura me zemër.

Festivali ka nisur si një ide për ta realizuar një koncert në Theth, që do të shërbente edhe për ndonjë mesazh në raport me komunitetin dhe ndërlidhjen e tij me natyrën.

Tani tradita e festivalit po vazhdon fuqishëm duke gërshetuar natyrën e bukur të Thethit më aktivitet të ndryshme.

Këtu mund të veçojmë se instruktoret Rachel Berryman dhe Rowie Geraerts do të jenë në festival për të praktikuar bashkë me pjesëmarrësit yoga, duke e bërë kontaktin me natyrën e Thethit të papërsëritshëm./KultPlus.com