Kryeqyteti i Kosovës,Prishtina, është një destinacion i pasur me monumente dhe atraksione kulturore që reflektojnë historinë dhe identitetin e saj. Nga simboli i pavarësisë tek trashëgimia kulturore dhe fetare, qyteti ofron një përvojë unike për vizitorët. Monumentet si Newborn dhe Biblioteka Kombëtare, së bashku me katedralen “Nënë Tereza” dhe parkun arkeologjik të Ulpianës, tregojnë historinë e një kombi në tranzicion, nga periudha romake deri te pavarësia e saj modern,shkruan KultPlus
1.Monumenti Newborn-Ky monument është një simbol i pavarësisë së Kosovës dhe një atraksion kryesor turistik në Prishtinë. Ai ndryshohet çdo vit më 17 shkurt për të simbolizuar ndryshimin dhe përparimin e vendit.
Ky monument është një skulpturë tipografike dhe tërheqje turistike në Prishtinë, Kosovë. Është e lokalizuar përballë Pallatit të Rinisë dhe, dhe është promovuar më 17 Shkurt 2008, në të njëjtën ditë kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia.
Monumenti përmban fjalën angleze “Newborn” në shkronja te mëdha, te cilat janë ngjyrosur me ngjyrë te verdhë të qelët kur monumenti ishte zbuluar për here të pare. Monumenti, më vonë ishte ngjyrosur përsëri me flamuret e shteteve të cilat e njohin Kosovën. Newbornii do të ngjyroset ndryshe qdo 17 Shkurt. Monumenti i tërheqi mediat internacionale për të raportuar pavarësinë e Kosovës, dhe ishte përfshirë dukshëm edhe në faqen e pare të The New York Times.
2.Biblioteka Kombëtare e Kosovës – Një nga ndërtesat më ikonike të Prishtinës me një arkitekturë unike.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës është një nga ndërtesat më të veçanta të Prishtinës, e njohur për arkitekturën e saj unike, të dizajnuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakoviq. Ajo luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe arsimore të Kosovës. E themeluar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës, biblioteka ka për mision të mbledhë, ruajë, promovojë dhe të bëjë të arritshëm trashëgiminë dokumentare dhe intelektuale të vendit. Ndërtesa e bibliotekës është katërkatëshe dhe përmban 99 kupola, që simbolizojnë dijen. Prej vitit 1999, ajo njihet si Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, duke shërbyer si qendër kombëtare për mbledhjen dhe ruajtjen e materialeve bibliotekare me vlerë për kulturën, artin dhe shkencën.
3.Katedralja “Nënë Tereza” – Një nga kishat më të mëdha në Kosovë.
Katedralja “Nënë Tereza” në Prishtinë është një nga kishat më të mëdha në Kosovë dhe një atraksion i rëndësishëm për vizitorët. E dedikuar për Nënë Terezën, figurën humanitare me origjinë shqiptare, ndërtimi i saj u miratua nga Qeveria e Kosovës në vitin 2007. Ish-presidenti Ibrahim Rugova, një musliman, e propozoi këtë ide. Katedralja u inagurua më 26 gusht 2010, në 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, pavarësisht se ndërtimi i saj përfundoi më vonë dhe shkaktoi disa polemika. Ajo pritet të jetë ndër ndërtesat më të larta në Prishtinë dhe ka pritur ngjarje të rëndësishme, si ekspozita e historisë shqiptaro-austriake në 2015.
4.Parku arkeologjik “Ulpiana”- Një vend arkeologjik që ofron një dritare në të kaluarën romake të rajonit. Ky park është një atraksion i rëndësishëm për të gjithë ata që janë të interesuar në historinë antike të Kosovës.
Parku arkeologjik “Ulpiana”, i njohur gjithashtu si Justiniana Secunda, është një atraksion i rëndësishëm që reflekton historinë antike të Kosovës. I themeluar në fillim të shekullit II nga perandori romak Trajan, Ulpiana ishte një qytet i rëndësishëm në Mbretërinë Dardane. Gërmimet arkeologjike kanë zbuluar gjurmë të jetës pararomake dhe ndikimin e popullatës ilire. Qyteti përjetoi lulëzimin ekonomik dhe kulturor në shekujt III dhe IV, por u shkatërrua nga një tërmet në vitin 518. Më vonë, perandori Justinian e rindërtoi dhe i dha emrin Justiniana Secunda. Ky vend ofron një vështrim të vlefshëm mbi trashëgiminë kulturore dhe historike të rajonit.
5.Muzeu ‘Shtëpia e Pavarësisë, dr. Ibrahim Rugova’ – Shtëpia e pavarësisë së Kosovës dhe e liderit të parë të Kosovës së pavarur, Ibrahim Rugova. Ky muze ka rëndësi historike dhe simbolike për qytetarët e Kosovës dhe vizitorët.
Muzeu “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova” u hap më 2 dhjetor 2007, në përkujtim të 62-vjetorit të lindjes së presidentit Rugova. Ky muze përbëhet nga disa hapësira, përfshirë sallën e konferencave, zyrën e presidentit dhe zyrën e bashkëpunëtorëve të tij. Koleksionet në muze reflektojnë veprimtarinë politike të LDK-së dhe aktivitete të tjera të rëndësishme, përfshirë konferenca të përfaqësuesve të UÇK-së dhe ngjarjet kryesore që udhëhoqën popullin e Kosovës drejt pavarësisë.
Ekspozita përmban rreth 100 eksponate, përfshirë zyra dhe pajisje të presidentit Rugova, objekte të bashkëpunëtorëve të tij, dokumente historike si Kushtetuta e Kaçanikut dhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, muzeu përmban fotografi, shirita filmikë dhe dokumente që pasqyrojnë periudhën e pushtetit paralel gjatë regjimit të Millosheviqit (1989-1999)./KultPlus.com
