Kur Avni Mula i këndonte Valësit të Lumturisë (VIDEO)

Avni Mula ishte ndër kompozitorët më të shquar shqiptar, shkruan KultPlus.

‘Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë!
Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë.
Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020
‘, shkruajti dikur Inva Mula.

Ai ishte një nga figurat më të rëndësishme të historisë së teatrit operistik shqiptar. Një kontribut të veçantë ai e ka dhënë edhe në fushën e kompozicionit.

Është e njohur kënga e tij “Valsi i lumturisë”, të cilën KultPlus e sjell sonte.

Ndër interpretimet e spikatura në karrierën e tij mund të përmëndim ato në operat Mrika, Skënderbeu, Pranvera, Lulja e kujtimit, Heroina, Komisari, Jolanda, Berberi i Seviljes, La Traviata, Rigoleto, Kavaleria Rustikana, Karmen, Peshkatarët e perlave, La Boheme, Le nozze di Figaro, Simfonia IX e Bethovenit etj. / KultPlus.com

‘Politika është gjëja më pak e rëndësishme dhe më pa vlerë në jetë, është shkuma e pistë në sipërfaqen e lumit’

Fragment nga ‘Valsi i lamtumirës’ së Milan Kunderës

Përktheu Saverina Pasho

– Ti nga jeta ke parë vetëm një aspekt dhe më të keqin, – tha doktor Shkreta. – Ti nuk ke ditur kurrë të jetosh. Gjithmonë ke menduar se detyra jote ishte, sikundër thuhet, të ishe njeri i kohës. Të ishe në qendër të realitetit. Po çfarë ishte për ty realiteti? Politika. Mirpo politika është gjëja më pak e rëndësishme dhe më pa vlerë në jetë. Politika është shkuma e pistë në sipërfaqen e lumit, ndërkohë që në fakt jeta e lumit zhvillohet shumë më thellë. Studimi i pjellorisë femërore zgjat qysh prej mijëra vjetësh. Është një histori e qëndrueshme dhe e sigurt.

Dhe s’pyet fare nëse është më pushtet kjo apo ajo qeveri. Unë kur vë një dorezë plastike dhe kontrolloj organet femërore, jam shumë më afër qendrës së jetës nga ç’je ti, ti që për pak humbe jetën, ngaqë shqetësoheshe për të mirën e njerëzimit.

Arkimedi para rrathëve të tij, Mikelanxhelo para bllokut të gurtë, Pastëri para epruvetave, janë ata dhe vetëm ata që ndryshuan jetën e njerëzve dhe që bënë historinë e vërtetë, ndërsa politikanët… – Shkreta heshti një hop dhe bëri me dorë një gjest përbuzës.

– Ndërsa politikanët? – pyetj Jakubi dhe vazhdoi: – ja, ta them unë. Nëse shkenca dhe arti janë përnjëmend, arena e mirëfilltë dhe e vërtetë e historisë, politika, përkundrazi, është laboratori shkencor i mbyllur, ku me njeriun kryhen eksperimente të padëgjuara. Kaviet njerëzore rrokullisen poshtë kapanxhave, pastaj ngjiten sërish në skenë, të joshur nga duartrokitjet dhe të tmerruar nga trekëmbëshi, të spiunuar e të shtrënguar të spiunojnë. / KultPlus.com