Letra frymëzuese e Viktor Hygos: Nëse nuk të duan, atëherë tregohu i shkathët të harrosh

Nga: Viktor Hygo

Të uroj…

Pikë së pari, të uroj dashuri. Dhe duke dashur, uroj të të duan.

Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë tregohu i shkathët për të harruar. Dhe pasi të kesh harruar, uroj të mos pendohesh. Uroj vërtetë që kjo mos të të ndodhë, por nëse ndodh dhe ti harron, shpresoj të mos zhytesh në dëshpërim. Të uroj të kesh shumë miq. Edhe nëse ata janë të këqinj ose të parëndësishëm.

Uroj të kesh miq të guximshëm dhe të vërtetë. Dhe uroj që një prej tyre të jetë më i besueshmi. Por sepse jeta është në këtë mënyrë që është, të uroj armiq. As shumë, por as pak. Një numër i ndërmjetëm, që të të bëjë të pyesësh veten për të vërtetat dhe siguritë e tua. Dhe le të jetë mes tyre njëri që do jetë i drejtë, që të mos ndihesh kurrë i sigurtë në idetë e tua.

Uroj të jesh i dobishëm, por jo i pazëvendësueshëm. Dhe në momentet e tua më të këqija, kur të mos kesh asgjë, ajo dobishmëri të të mbajë në këmbë. Në proporcion me të, të uroj të jesh tolerant. Jo me ata që bëjnë gabime të vogla, sepse kjo është shumë e thjeshtë, por me ata që bëjnë gabime të mëdha, të cilat nuk mund të zhbëhen.

Përdore mirë tolerancën tënde që të bëhesh shembull për të tjerët. Uroj që kur të jesh i ri, të mos rritesh shpejt. Dhe atëherë kur të jesh rritur, mos këmbëngul të jesh sërish i vogël. Dhe kur të plakesh, mos u dëshpëro. Sepse çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë. Gjithashtu, uroj të jesh i mërzitur, të paktën një ditë. Kështu në atë ditë do kuptosh se të qeshësh çdo ditë është mirë, të qeshësh shpesh është e mërzitshme dhe të qeshësh vazhdimisht është çmenduri.

Uroj që të zbulosh me shumë shpejtësi nga ajo që thashë më sipër, se në botë ka njerëz të palumtur, të depresionuar dhe të patrajtuar mirë. Të uroj të përkëdhelësh një qen, të ushqesh një zog e të dëgjosh cicërimën e tij, që dëgjohet në mënyrë triumfuese çdo mëngjes. Sepse në këtë mënyrë, do ndihesh mirë, pa arsye.

Dhe pastaj, uroj të ujisësh një farë, sado e vogël qoftë ajo. Dhe të jesh dëshmitar i rritjes së saj, që të shohësh se sa jetë jeton një pemë. Të uroj gjithashtu, të kesh pará, sepse duhet të jemi praktikë. Dhe të paktën, një herë në vit, t’i vendosësh përpara teje e të thuash “Këto janë të miat.”. Kështu, do kuptohet se kush zotëron kë. Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë. Por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta.

Së fundmi, nëse je mashkull, të uroj një femër të mirë përkrah, e nëse je femër, të uroj një mashkull të mirë. Dhe ta doni njëri – tjetrin nesër, dhe ditën pas të nesërmes. Dhe kur të dy të jeni të lodhur e të buzëqeshur, uroj të keni sërish dashuri për t’ja nisur ditës tjetër nga e para. Nëse të ndodhin të gjitha këto, atëherë nuk të uroj asgjë më tepër se kaq. /KultPlus.com

222 vjet nga lindja e shkrimtarit francez, Victor Hygo

Victor Marie Hugo lindi në 26 shkurt të 1802, pothuaj 13 vjet pas shpërthimit të Revolucioni francez. Ishte geniu i kohës së tij dhe i të gjitha kohërave.

Nderimet e ceremonisë së vdekjes (22 maj 1885), 83 vjeç u bënë nën Harkun e Triunfit dhe u varros në Panteonin e Parisit i shoqëruar nga një kortezh prej 2 milionë shpirtrash. Është babai i letërsisë franceze, nuk mjafton numërimi i veprave të tij në shumë fusha si poet, dramaturg, romacier, frymëzues romantik, dizenjator, pjesëmarrës në konfliktin frankoprusian, deputet, senator, mbajtës i Legjionit të Nderit dhe emri i një rruge në Paris. Edhe fjalët e tij të fundit: “Ceci est le combat du jour et de la nuit… Je vois de la lumière noire” (është lufta e ditës dhe e natës…shoh dritën e zezë) përsëriten ende sot në shkolla kur studiojnë jetën e turbullt dhe veprën e tij.13 vepra për teatër, 9 romane, 28 volume me poezi,15 ese edhe deri në vizatime e fotografi, pasione të vona, por jo më pak të forta.

Iu kundërvu Napoleonit, kudërshtoi dënimin me vdekje dhe ishte në favor të të drejtave të grave. Peradoria e dytë franceze e dënoi me ekzil për dy dekada. Mbrojti riovimin e sistemit të edukimit dhe të ligjeve aristokrate. Hyri në zemër të popullit me dy nga monumentet e tij: “Katedralja e Parisit” dhe me “Të mjerët”. Një tjetër grusht: zgjedhjet e 8 shkurtit të 1871 sjellin në pushtet monarkët, por populli mohon këtë lloj ndryshimi dhe shpërthen një revoltë e përgjakshme dhe mjaft e famshme “Komuna e Parisit”. Përpara këtij represioni kundër komunarëve, Viktor Hygo shkruante: “Disa banditë vranë 64 pengje…dhe ne iu përgjigjëm duke vrarë 6000 të burgosur!”

Fama e tij ishte e pamasë.

Por zogu i fatkeqësisë vinte vërdallë…në 12 tetor të 1822 martohet me Adèle Foucher, një mike e fëmijërisë dhe disa vite më e madhe se ai. Një vit më parë i kishte vdekur e ëma, Sophie Trébuchet, vdekje që e kishte tronditur shumë. Nga martesa lindin 5 fëmijë, Léopold, Lèopoldine, Charles, François–Victor, y Adèle. Djali i parë i mbijeton vetëm 3 muaj. Leopoldine i vdes pa mbushur të 20-at, Charles vdes në moshën 45 vjeçare dhe Francois-Victor në të njëjtën moshë me Charles-in. Vdekje aspak të mëshirshme këto. Leopoldine bie nga varka në Senë, nuk di të notojë, i shoqi hidhet në ujë për ta shpëtuar dhe të dy mbyten. Charles vdiq nga tuberkulozi, François–Victor nga kanceri.

Përsa i përket Adelës, e mbijetuara e vetme, i kalon ditët e saj në një spital psikiatrik për shkak të një dashurie jo korresponuese. Përsëri një goditje tjetër. Eugene, vëllai i Viktor Hygoit ishte edhe ai i dashuruar pas Adele Foucher-it dhe kur këta u martuan u çmend dhe përfundoi në një çmendinë. Fatkeqësitë ende nuk kishin mbaruar. I ndodhur në ekzil nga Napoleoni III njohu Juliette Drouet e martuar me një skulptor dhe më pas një dashnore e një milioneri që e kishte çuar më parë në Gjermani dhe më vonë në Bruksel. Nata e parë e dashurisë ndodhi në shkurt të 1833, datë që Viktor Hygo e përdori në “Të mjerët” për dasmën e Mariusit dhe Kozetës.

Don Zhuan i padominueshëm nuk reshti së flirtuari dhe Adele e dënoi me një romancë të saj me kritikun letrar  Charles Augustin Sainte–Beuve, admirues i Hygosë. Adèle Foucher vdiq në moshën 46 vjeçare në krahët e Viktor Hygosë, i cili vazhdonte të ishte dashnor i Juliette Drouet dhe që mbeti për gjithë jetën deri në vdekjen e tij më 22 maj të 1885. Juliette Drouet kishte vdekur dy vite më parë nga kanceri.

Hygoi nuk i shkoi në funeral, por shkroi në anën e prapme të një fotografie këto fjalë: “50 vite dashuri. Ka qenë ndër më të bukurat martesa”. Përtej ngjarjeve politike, shkrimeve, tragjedive të fëmijëve të tij, çmendurisë së vajzës së tij të vetme të mbijetuar dhe e të vëllait të tij, përtej dashurive të tij, nuk kanë ndodhur rastësisht.

Romantikët, besimtarët e devotshëm të fateve tragjike, hijet, qiparisat që rrethojnë varrezat, sigurisht edhe varret, oguret e tmerrshme, trishtimi, melankolia nuk besuan kurrë në dritën, në lumturinë si dhe në gëzimin. Dhe Viktor Hygoi e përmbushi përjetësisht këtë dekalog, këtë rregull të lojës, këtë dënim,  këtë labirint pa rrugëdalje. / Burimi: Theworldnews.net / KultPlus.com

Sot në ditëlindjen e shkrimtarit

Viktor Hygo, pena tragjike që predikoi humanizmin si besim

Më 26 shkurt të vitit 1802, Franca dhe bota, do të priste të vinte në jetë, atë që do të prekte zenitin si poet, dramaturg, novelist, eseist, artist vizual, burrë shteti, atë… Viktor Hygoin, aktivistin e zellshëm të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Përpos të gjithash mëtoi kunguesin e patëdytë të poetit dhe vazhduesin e spikatun të romantizmit. Ishte dhe mbeti një shëmbëllesë e një penelate tragjike me sharm humaniteti.

Në galerinë e veprës, përcjellim kjartësisht si figurë qendrore njeriun e mitizuar në Sizif. Ngarëndja për të rrëmuar mes rrënojave të kohës, e për të ç’burgosur së andejmi gologotën e mundimshme të njeriut që gjen tek sekush vetveten, e beh atë gjithnjë mes rrëfimtarëve ngadhnjyes. Tipat, karakteret, figura, episode, etapat, datimet dhe rendiet historike, janë jo vetëm lënda e parë e asaj përmendore shtatlartë, por edhe brumi i një doktrine që me romantizmin dhe me emrin e Viktor Hygoit, kërkuan dhe përftuan përjetësinë.

Edhe sot ndërsa matim kohësinë tone, në këtë turravrap të çmendur përnga zdiseku, përgjojmë pa shumë qëmtesë, praninë mes nesh të personazheve që skaliti mendja, zemra dhe pena e një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të shkullit XIX, këtij dishepulli të njimendtë të romantizmit.

Gjatë kësaj kohërendie pakkush ka mbetur jashtë asaj bote ngjethëse që sendërtoi ai me landën e një vullkani. Kurrkush nuk bitisi atë realitet cingëritës, atë univers ku hovtë një mllef dhe si një llavë flatëron gjithëkohësinë e gjëmimeve të brenshme të çdo shpirti. E gjithë kjo për ti dhënë përmasat e qiellit vullnesës për të drejtë dhe liri, dinjitet dhe dashuri. Vepra, personazhet dhe trillet e një ngulmi reagues, u bënë udhërrëfyes të rendjes së gjatë të një kreature letrare të tjetërqyshtë, që do ta ngjiste shumë shpejt të zotin e saj në fronin e famës. Gjithëkjo ka në thelb njeriun, atë brenda dhe jashtë nesh, atë më fatkeqin në kohësinë e vet.

Gjithëçfarë na lidh me Viktor Hygoin, këtë personalitet të letërsisë botërore, është ajo afri delikate e një shpirti rrapëllitës, i një pene tragjike që predikoi humanizmin si fe e gjithëkohësisë. Akti i krijimit, u shugurua prej tij si shërbesa e perëndishme e romantizmit.

Hygo e trajton njeriun në një mënyrë të tjetërsojtë nga sa e kishin mëtuar dhë qenë rrekur mbamëndjet kohore letrare. Veçmas kur gjen shteg dhe depërton në brendinë e tij të mistershme, mëdyshjet që ka njeriu rreth zgjedhjeve në jetë, konfliktin që gjallon në vetëdije, dhe metamorfoza që e përndjek në të gjithë hapat në të gjallë. Ai sheh anën vlertë të qënies, qëllimshëm për të nxjerrë që andej të virtytshmin. Nuk resht së lartësuari shpirtin dhe dhimbjen, ndërgjegjes i jep kahje hyjnore duke e naltësuar dhe himnizuar këtë krijesë si gjithnjë të njëmendtë në mirësi. Sipas shkrimtarit njeri mund të bëhet i madh, i urtë, i dobishëm për shoqërinë, pavarësisht sesi ka qenë ai më parë. Ai depërton më në thellësi, ndoshta shumë më shumë se kishte mbërritur tjetërkush më heret.

Viktor Hygo krijoi novela dhe poema, të cilat përfshinin çështje të nalta dhe vorbulluese, ato politike dhe filozofike të historisë së asokohëshme. I trajtoi ato me një stil të lartë dhe finesë, dritëpamësi dhe fundament, nuk është aspak i mërzitshëm edhe pse shpesh ndalet në detaje që dlirin dyshimin në trill dhe mishërojnë çdo çast me shkëlqimin e vet të ngrysët dhe trishtimin pikëllues. Gjithmonë në këtë lojë ligjëruese, ka ndopak andje dhe hir për tu përfshirë, gjithëpoaq, ke diçka për të reflektuar mbi atë që trajton me aq mjeshteri Viktor Hygoi. Mjafton vetem një sentencë që ka fuqinë e një bërthame shpërthimi brendie, që të ngas me forcën dhe magjinë e një Circe dhe të përfshijë në vorbullën e përjetimit. Për formësimin e një botëkuptimi letrar, përvoja me kryeveprat e shkrimtarit të madh, “Njeriu që qesh”, “Katedralja e Parisit” dhe “Të mjerët”, është kryekëput një ndikesë për nga përfundimet dalldisëse, të cilat lënë në gjurmën e kohës dhe në përcjelljen kundruese, gjurmë që drithërojnë. Gjithsesi këto tre vepra, dhe jo vetëm, ishin njëkohësisht dhe pasaporta ndërkombëtare e Hygoit. Mbeten sakaq emblematike për galerinë e shkrimtarit. Njëherash janë realitete letrare që paraprijnë në yshtjen e stuhishme drejt kreut këtë penë. Kohësia e këtyre veprave mëtoi në sentimentet e një qëmtesë kushtruese. Pas personazheve të skalitur me daltën e këtij dimensioni të gjithmonshëm letrar, asohere kur u botuan, sefte, në të tashmen e kohës, kur erdhën në shqip dhe u bënë yshtje e netëve pagjumë, në të sotmen e përgjithkohë, mbeten të jashtëzakonshëm. Kuazimodo, Guinpleni dhe Gavroshi janë të gjithëkohshëm. Kumti i tyre ishte, është dhe mbetet në kohësinë e gjithë shtresime shoqërore, një shkundje nga themelet, një ndërmëndje që udhëton dhe jeton me elemnetin thelbësor të jetësores, njeriun, asohere, tash e në të përgjithmonshmen. Manteli që veshi këto personazhe është reja e zezë që noton edhe në qiejt modern, duke gërmushur me nervin e hakërrisë paqen e rrejshme sociale, patosin dhe shtrirjen jargavitëse ndjesore.

Ai diti dhe ia doli t’i ikte modeleve pështira dhe melankolike që mëkoi shpirtin kumtues të asokohjes së tekstshkruesve. Nuk hezitoi të hidhej në rrapëllimën e kohës, të përballet fyta-fytas me peripecitë, me jetësoren gjithnjë në zgrip të personazheve, për ti shndrruar ato hove në shkëndija të qenësishme të ndryshesave epokale historike.

Kreatura shkrimore dhe padyshim thellësisht ndjesore, arritën të mbulonin të gjitha gjinitë letrare, nga lirika tek tragjedia, nga zakonet tek satira politike, nga romani historik e social tek thmelimi i një doktrine, duke ngjallur kësisoj një lloj njëmendësie të patjetërt evropiane.

Albert Vataj

May be an image of 1 person and beard

220 vjet nga lindja e shkrimtarit francez, Victor Hygo

Victor Marie Hugo lindi në 26 shkurt të 1802, pothuaj 13 vjet pas shpërthimit të Revolucioni francez. Ishte geniu i kohës së tij dhe i të gjitha kohërave.

Nderimet e ceremonisë së vdekjes (22 maj 1885), 83 vjeç u bënë nën Harkun e Triunfit dhe u varros në Panteonin e Parisit i shoqëruar nga një kortezh prej 2 milionë shpirtrash. Është babai i letërsisë franceze, nuk mjafton numërimi i veprave të tij në shumë fusha si poet, dramaturg, romacier, frymëzues romantik, dizenjator, pjesëmarrës në konfliktin frankoprusian, deputet, senator, mbajtës i Legjionit të Nderit dhe emri i një rruge në Paris. Edhe fjalët e tij të fundit: “Ceci est le combat du jour et de la nuit… Je vois de la lumière noire” (është lufta e ditës dhe e natës…shoh dritën e zezë) përsëriten ende sot në shkolla kur studiojnë jetën e turbullt dhe veprën e tij.13 vepra për teatër, 9 romane, 28 volume me poezi,15 ese edhe deri në vizatime e fotografi, pasione të vona, por jo më pak të forta.

Iu kundërvu Napoleonit, kudërshtoi dënimin me vdekje dhe ishte në favor të të drejtave të grave. Peradoria e dytë franceze e dënoi me ekzil për dy dekada. Mbrojti riovimin e sistemit të edukimit dhe të ligjeve aristokrate. Hyri në zemër të popullit me dy nga monumentet e tij: “Katedralja e Parisit” dhe me “Të mjerët”. Një tjetër grusht: zgjedhjet e 8 shkurtit të 1871 sjellin në pushtet monarkët, por populli mohon këtë lloj ndryshimi dhe shpërthen një revoltë e përgjakshme dhe mjaft e famshme “Komuna e Parisit”. Përpara këtij represioni kundër komunarëve, Viktor Hygo shkruante: “Disa banditë vranë 64 pengje…dhe ne iu përgjigjëm duke vrarë 6000 të burgosur!”

Fama e tij ishte e pamasë.

Por zogu i fatkeqësisë vinte vërdallë…në 12 tetor të 1822 martohet me Adèle Foucher, një mike e fëmijërisë dhe disa vite më e madhe se ai. Një vit më parë i kishte vdekur e ëma, Sophie Trébuchet, vdekje që e kishte tronditur shumë. Nga martesa lindin 5 fëmijë, Léopold, Lèopoldine, Charles, François–Victor, y Adèle. Djali i parë i mbijeton vetëm 3 muaj. Leopoldine i vdes pa mbushur të 20-at, Charles vdes në moshën 45 vjeçare dhe Francois-Victor në të njëjtën moshë me Charles-in. Vdekje aspak të mëshirshme këto. Leopoldine bie nga varka në Senë, nuk di të notojë, i shoqi hidhet në ujë për ta shpëtuar dhe të dy mbyten. Charles vdiq nga tuberkulozi, François–Victor nga kanceri.

Përsa i përket Adelës, e mbijetuara e vetme, i kalon ditët e saj në një spital psikiatrik për shkak të një dashurie jo korresponuese. Përsëri një goditje tjetër. Eugene, vëllai i Viktor Hygoit ishte edhe ai i dashuruar pas Adele Foucher-it dhe kur këta u martuan u çmend dhe përfundoi në një çmendinë. Fatkeqësitë ende nuk kishin mbaruar. I ndodhur në ekzil nga Napoleoni III njohu Juliette Drouet e martuar me një skulptor dhe më pas një dashnore e një milioneri që e kishte çuar më parë në Gjermani dhe më vonë në Bruksel. Nata e parë e dashurisë ndodhi në shkurt të 1833, datë që Viktor Hygo e përdori në “Të mjerët” për dasmën e Mariusit dhe Kozetës.

Don Zhuan i padominueshëm nuk reshti së flirtuari dhe Adele e dënoi me një romancë të saj me kritikun letrar  Charles Augustin Sainte–Beuve, admirues i Hygosë. Adèle Foucher vdiq në moshën 46 vjeçare në krahët e Viktor Hygosë, i cili vazhdonte të ishte dashnor i Juliette Drouet dhe që mbeti për gjithë jetën deri në vdekjen e tij më 22 maj të 1885. Juliette Drouet kishte vdekur dy vite më parë nga kanceri.

Hygoi nuk i shkoi në funeral, por shkroi në anën e prapme të një fotografie këto fjalë: “50 vite dashuri. Ka qenë ndër më të bukurat martesa”. Përtej ngjarjeve politike, shkrimeve, tragjedive të fëmijëve të tij, çmendurisë së vajzës së tij të vetme të mbijetuar dhe e të vëllait të tij, përtej dashurive të tij, nuk kanë ndodhur rastësisht.

Romantikët, besimtarët e devotshëm të fateve tragjike, hijet, qiparisat që rrethojnë varrezat, sigurisht edhe varret, oguret e tmerrshme, trishtimi, melankolia nuk besuan kurrë në dritën, në lumturinë si dhe në gëzimin. Dhe Viktor Hygoi e përmbushi përjetësisht këtë dekalog, këtë rregull të lojës, këtë dënim,  këtë labirint pa rrugëdalje. / Burimi: Theworldnews.net / KultPlus.com

“Në këto shtëpi ku nuk hyje, në fakt kishe hyrë përditë, në këto pllaka të rrugës ke lënë një pjesë të trupit, të gjakut dhe të zemrës sate”

Shkrimtari i njohur francez Viktor Hygo vazhdon të mbetet ndër shkrimtarët më me rëndësi në letërsinë botërore, madje ka shumë prej kritikëve e studiueseve të letërsisë që e konsiderojnë edhe si ‘Babai i romantizmit’, shkruan KultPlus.

Në vijim, KultPlus ju sjell një fragment nga libri “Të mjerët” i Hygos.

“Për sa kohë që vete e vjen nëpër vendin tënd të lindjes, të duket se rrugët janë të rëndomta, se dritaret, pullazet e dyert nuk janë asgjë për ty, se muret janë të huaja, se pemët janë pemët e para që të zë syri, se shtëpitë ku ti nuk hyn, s’kanë të bëjnë me ty, se pllakat e rrugët ku ecën, janë gurë. Më vonë, kur nuk je më aty, atëherë e kupton se këto janë të dashurat e tua, se ke mall për këto pullaze, këto dritare e këto dyer, se këto mure janë bërë të domosdoshme, se këto pemë janë të dashurat e tua, se në këto shtëpi ku nuk hyje, në fakt kishe hyrë përditë, dhe se në këto pllaka të rrugës ke lënë një pjesë të trupit, të gjakut dhe të zemrës sate. Të gjitha këto vende, që njeriu s’i shikon më, që nuk do ti shikoj ndoshta kurrë ruan ninëzën në kujtesën e vet, marrin një hijeshi të dhimbshme, i rikthen ndërmend melankolinë e një fanitjeje; ia bënë tokën të shenjtë, të dukshme…”KultPlus.com

“Kurrë mos e fyeni ju një grua që bie”

Viktor Hygo

Oh! kurrë mos e fyeni ju një grua që bie!

Kush e di sa ka hequr, sa ka vuajtur urie!

Sa net si ferr ka gdhirë në ankth e drithërimë!   

 Virtytin kur ua tund mjerimi me tërbim,

Kush nga ne s’ka parë të tillë gra të mjera

Si rreken që të mbahen, me ngulm, me duar të ndera!

Sikundër buzë degës shohim varur tek ndrin

Një pikë shiu si lot, kur dielli vetëtin,

Q’e tundin tok me pemën e që dridhet, po mbahet,

Perlë, pa rënë akoma, dhe baltë, pasi ndahet!

Fajin e kemi ne. Ti kamës! Ari yt!

Po uji i pastër gjindet dhe aty në llum të ndytë.

Dhe që kjo pikë loti nga pluhuri të dalë,

Të bëhet prapë perlë me atë shkëlqim’n e parë,

Mjafton,-sepse vetëm kështu çdo gjë që ditën ngrihet në fund te saj bie,-

Një rreze dielli a një rreze dashurie!

Marrë nga Peso Pem’za/ KultPlus.com

Fjalimi i Victor Hygo: Unë votoj shfuqizimin e plotë dhe përfundimtar të dënimit me vdekje

Nga Aurenc Bebja 

“Le Moniteur Universel” ka botuar, të shtunën 16 shtatorit 1848, në faqen n°10, fjalimin e Victor Hugo para Asamblesë Kombëtare franceze në lidhje me shfuqizimin e dënimit me vdekje, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 Asambleja Kombëtare
Seanca e së premtes, 15 shtator 1848.

 Zotërinj, si raportuesi i nderuar i komisionit tuaj, nuk prisja të flisja për këtë çështje të rëndë dhe të rëndësishme. Më vjen keq që kjo çështje, mbase e para nga të gjitha, mbërrin në mes të diskutimeve tuaja pothuajse papritmas dhe surprizon oratorët e papërgatitur. Sa për mua, do të them pak fjalë, por ato e kanë zanafillën nga ndjenja e një bindjeje të thellë dhe të vjetër.

 Sapo keni shenjtëruar paprekshmërinë e shtëpisë (vatrës), ne kërkojmë nga ju që të shenjtëroni një paprekshmëri më të lartë dhe më të shenjtë, paprekshmërinë e jetës njerëzore.

Zotërinj, një kushtetutë dhe mbi të gjitha një kushtetutë e bërë nga Franca dhe për Francën, është domosdoshmërisht një hap për civilizimin. Nëse nuk është një hap për civilizimin, nuk është asgjë. (Shumë mirë ! shumë mirë!)

 Epo, mendoni pak, çfarë është dënimi me vdekje? Dënimi me vdekje është shenja e veçantë dhe e përjetshme e barbarisë. (Lëvizje.) Kudo që dënohet me vdekje, dominon barbaria; kudo që dënimi me vdekje është i rrallë, mbretëron civilizimi. (Sensacion.)

 Zotërinj, këto janë fakte të padiskutueshme.

 Zbutja e dënimit është një hap i madh dhe serioz progresi. Shekulli i tetëmbëdhjetë ndaloi torturat dhe kjo është lavdia e tij; shekulli i nëntëmbëdhjetë do të shfuqizojë dënimin me vdekje. (Brohoritje! Po! Po!)

 Ju ndoshta nuk ta shfuqizoni sot; por, të mos keni dyshim, nesër do ta shfuqizoni ose pasardhësit tuaj do ta shfuqizojnë atë. (Ne do ta shfuqizojmë atë! Agjitacion.)

 Ju shkruani në krye të preambulës së kushtetutës suaj “Në prani të Zotit” dhe do të fillonit duke i vjedhur atij, po këtij Zoti, këtë të drejtë që i takon vetëm atij, të drejtën e jetës dhe vdekjes. (Shumë mirë! shumë mirë!)

 Zotërinj, ekzistojnë tri gjëra që i përkasin Zotit dhe që nuk i përkasin njeriut: e parevokueshmja, e pariparueshmja, e pazgjidhshmja. Mjerë njeriu nëse i fut ato në ligjet e tij! (Lëvizje.) Herët ose vonë, ato bëjnë që shoqëria të përkulet nën peshën e tyre, ato prishin ekuilibrin e nevojshëm të ligjeve dhe zakoneve, ato privojnë drejtësinë njerëzore nga përmasat e saj; dhe pastaj ndodh kjo, mendoni për të, zotërinj, që ligji tmerron ndërgjegjen. (Sensacion.)

 Unë kam ardhur në këtë tribunë për t’ju thënë vetëm një fjalë, një fjalë vendimtare, sipas meje; kjo fjalë, ja cila është. (Dëgjoni! Dëgjoni!)

 Pas shkurtit, populli pati një mendim të madh, të nesërmen pasi kishte djegur fronin, ai donte të digjte tribunën (vendin ku ekzekutoheshin të dënuarit). (Shumë mirë! – Zëra të tjerë: Shumë keq!)

Ata që vepronin në mendjen e tij atëherë nuk ishin, dhe për këtë pendohem thellë, në lartësinë e zemrës së tij të madhe. (Në të majtë: Shumë mirë!) E ndaluan të realizonte këtë ide sublime.

 Epo, në nenin e parë të kushtetutës që votoni, sapo keni shenjtëruar (kushtuar) mendimin e parë të popullit, ju keni rrëzuar fronin. Tani shenjtëroni (kushtoni) tjetrin, përmbysni tribunën. (Duartrokitje në të majtë. Protesta në të djathtë.)

 Unë votoj shfuqizimin e plotë, të thjeshtë dhe përfundimtar të dënimit me vdekje.

https://www.darsiani.com/la-gazette/fjalimi-i-victor-hugo-para-asamblese-kombetare-franceze-me-15-shtator-1848-une-votoj-shfuqizmin-e-plote-te-thjeshte-dhe-perfundimtar-te-denimit-me-vdekje/

Victor Hygo: Letërsia është qeverisje e njerëzimit nëpërmjet mendjes njerëzore

Nga Aurenc Bebja

“Le Rappel” ka botuar, të mërkurën e 19 qershorit 1878, në ballinë, fjalimin e Victor Hugo, të mbajtur me rastin e Kongresit letrar ndërkombëtar në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ky është fjalimi i mbajtur nga Victor Hugo në sesionin e hapjes së Kongresit letrar ndërkombëtar:

Zotërinj,

Ajo që e bën madhështinë e vitit të paharrueshëm në të cilin jemi është se, në mënyrë sovrane, mbi thashethemet dhe zhurmat, duke imponuar një ndërprerje madhështore të armiqësive të çuditshme, ai i jep zë civilizimit. Mund të themi për të : ky është një vit i bindur. Atë që dëshironte të bënte, ai e bëri. Ai zëvendëson axhendën e vjetër, luftën, me një axhendë të re, progresin. Ai u bë ball rezistencave. Kërcënimet gjëmojnë, por bashkimi i popullit buzëqesh. Vepra e vitit 1878 do të jetë e pashkatërrueshme dhe e plotë. Asgjë e përkohshme. Ne ndiejmë se në gjithçka që bëhet ndihet diçka përfundimtare. Ky vit i lavdishëm shpall, përmes Ekspozitës së Parisit, aleancën e industrive; me njëqindvjetorin e Volterit, aleancën e filozofive; me kongresin të mbledhur këtu, aleancën e letërsive (Duartrokitje); federatë e madhe pune në të gjitha format; venerim i vëllazërisë njerëzore që ka si bazë fshatarët dhe punëtorët dhe si kurorë mëndjet. (Bravo.)

Industria kërkon dobinë, filozofia kërkon të vërtetën, letërsia kërkon të bukurën. E dobishmja, e vërteta, e bukura, ky është qëllimi i trefishtë i gjithë përpjekjes njerëzore; dhe triumfi i kësaj përpjekjeje sublime është, zotërinj, civilizimi midis popujve dhe paqja midis njerëzve.

Për të dëshmuar këtë triumf, ju jeni dyndur nga të gjitha pjesët e botës së civilizuar. Ju jeni inteligjencat e mëdha (zgjuarsia) që kombet i duan dhe i respektojnë, ju jeni talentet e famshëm, zërat bujar të dëgjuar, shpirtrat në punën e përparimit. Ju jeni paqeruajtësit. Ju sillni këtu rrezen e vlerave. Ju jeni ambasadorët e shpirtit njerëzor në këtë Paris të madh. Mirësevini ! Shkrimtarë, oratorë, poetë, filozofë, mendimtarë, luftëtarë, Franca ju përshëndet. (Duartrokitje të zgjatura.)

Ju dhe ne, ne jemi qytetarë të qytetit universal. Të gjithë, krah për krah, le të pohojmë unitetin dhe aleancën tonë. Le të hyjmë, të gjithë së bashku, në atdheun e madh të qetë, në absoluten, që është drejtësia, në idealin, që është e vërteta.

Nuk është për interes personal ose të kufizuar që jeni mbledhur këtu; është për të mirën e përbashkët. Çfarë është letërsia? Është aktivizimi i shpirtit njerëzor. Çfarë është civilizimi? Është zbulimi i përhershëm që shpirti njerëzor ndërmerr në çdo hap; nga ku fjala « Përparim ». Mund të themi se letërsia dhe civilizimi janë identike.

Popujt e masin veten me letërsinë e tyre. Kalon një ushtri prej dy milion burrash, por një Iliadë mbetet; Xercès ka ushtrinë, por i mungon epika (epopeja) : Xercès harrohet. Greqia është e vogël në territor dhe e madhe me Eskilin. (Lëvizje) Roma është vetëm një qytet; por përmes Tacitus, Lucretia-s, Virgjilit dhe Juvenal-it, ky qytet mbush botën. Nëse flisni për Spanjën, Cervantes shfaqet; nëse flisni për Italinë, Dante ngrihet; nëse përmendni Anglinë, shfaqet Shekspiri. Në kohë të caktuara, Franca përmblidhet në një gjeni dhe shkëlqimi i Parisit bashkohet me qartësinë e Volterit. (Bravo të përsëritura.)

Zotërinj, misioni juaj është i lartë. Ju jeni një lloj asambleje themeluese e letërsisë. Ju keni kapacitetin, nëse jo të miratoni ligje, të paktën t’i diktoni ato. Thoni gjërat e duhura, shprehni idetë e duhura dhe nëse, nga e pamundura, nuk ju dëgjojnë, epo mirë, do ta bëni ligjin të kuptojë gabimin e tij.

Ju do të bëni një themel, pronën letrare. Ajo është në të drejtën (drejtësinë), ju do ta vendosni në kod (ligj). Sepse, unë them, zgjidhjet dhe këshillat tuaja do të merren parasysh.

Ju do të bëni që legjislatorët të cilët dëshirojnë ta reduktojnë letërsinë në një fakt lokal, të kuptojnë se letërsia është një fakt universal. Letërsia është qeverisja e njerëzimit nëpërmjet mendjes njerëzore. (Bravo)

Prona letrare është e dobishme për përgjithësinë. Të gjitha ligjet e vjetra monarkike e kanë mohuar dhe ende e mohojnë pronën letrare. Çfarë qëllimi? Me qëllim skllavërimin. Pronari-shkrimtar është shkrimtari i lirë. T’i heqësh pasurinë do të thotë t’i heqësh pavarësinë. Të paktën shpresojmë kështu. Prej kësaj, ky gabim i veçantë, i cili do të ishte fëminor nëse nuk do të ishte tradhtar : Mendimi i përket të gjithëve, prandaj nuk mund të jetë pronë, prandaj prona letrare nuk ekziston. Konfuzion i çuditshëm, së pari, i aftësisë së të menduarit, e cila është e përgjithshme, me mendimin, i cili është individual; mendimi jam unë; pastaj, konfuzion i mendimit, një gjë abstrakte, me librin, një gjë materiale. Mendimi i shkrimtarit, si mendim, i shpëton çdo dore që dëshiron ta kapë atë; fluturon nga shpirti në shpirt; ai e ka këtë dhuratë dhe këtë forcë, virum volitare per ora; por libri është i dallueshëm nga mendimi; si libër, është i kapshëm, aq i kuptueshëm sa që ndonjëherë kapet. (Qeshin.) Libri, produkt i shtypshkronjës, i përket industrisë dhe përcakton, në të gjitha format e tij, një lëvizje të gjerë tregtare; ai shitet dhe blihet; është pronë, vlerë e krijuar dhe jo e fituar, pasuri e shtuar nga shkrimtari në pronën kombëtare, dhe, në të vërtetë, në të gjitha aspektet, më e pakontestuesja e pronave. Kjo pronë e paprekshme shkelet (dhunohet) nga qeveritë despotike; ata konfiskojnë librin, duke shpresuar të konfiskojnë shkrimtarin. Nga ku sistemi i pensioneve mbretërore. Merrni gjithçka dhe jepni pak. Shkatërrim dhe nënshtrim të shkrimtarit. E vjedhin, pastaj e blejnë. Përpjekje e padobishme, për më tepër. Shkrimtari shpëton. Ne e bëjmë atë të varfër, ai mbetet i lirë. (Duartrokitje.) Kush mund t’i blejë këto ndërgjegje madhështore, Rabelais, Molière, Pascal ? Janë përpjekur, por rezultati është i dëshpëruar. Monarkia është një lloj thithje e tmerrshme e forcave vitale të një kombi; historiografët u japin mbretërve titujt e etërve të kombit dhe etërve të letrave; gjithçka mbahet në tërësinë fatale monarkike; Dangeau, lajkatar, e sheh nga njëra anë, Vauban, i ashpër, e sheh nga ana tjetër; dhe, për atë që quhet “shekulli i madh”, për shembull, mënyra në të cilën mbretërit janë baballarë të kombit dhe etër të letrave rezulton në këto dy fakte të liga: njerëzit pa bukë, Corneille pa këpucë.

Çfarë fshirje e errët o mbretërim i madh!

Zotërinj, le t’i kthehemi parimit : respektimi i pronës. Le të vëzhgojmë pronën letrare, por, në të njëjtën kohë, të krijojmë pronën publike. Të shkojmë me tej. Le ta bëjmë më të madhe. Që ligji t’u japë të gjithë botuesve të drejtën të botojnë të gjithë librat pas vdekjes së autorëve, me kushtin e vetëm të pagimit të trashëgimtarëve të drejtpërdrejtë të një honorari shumë të ulët, i cili në asnjë rast nuk tejkalon pesë ose dhjetë përqind të fitimit neto. Ky sistem shumë i thjeshtë, i cili pajton pasurinë e padiskutueshme të shkrimtarit me të drejtën jo më pak të padiskutueshme të pronës publike u tregua, në komisionin e vitit 1836, nga ai që po ju flet në këtë moment dhe kjo zgjidhje mund të gjendet, me të gjitha zhvillimet e saj, në procesverbalin e komisionit, botuar më pas nga Ministria e Brendshme.

Parimi është i dyfishtë, mos të harrojmë. Libri, si libër, i përket autorit, por, si mendim, i përket – fjala nuk është shumë e gjerë – njerëzimit. Të gjitha inteligjencat janë të pranueshme. Nëse një nga dy të drejtat, e drejta e shkrimtarit dhe e drejta e shpirtit njerëzor, do të sakrifikohej, sigurisht që do të ishte e drejta e shkrimtarit, sepse interesi publik është shqetësimi ynë i vetëm, dhe të gjitha, unë e deklaroj që duhet të radhiten para nesh (Shenja miratimi).

Por, sapo e thashë, kjo sakrificë nuk është e nevojshme.

Ah! drita ! drita gjithmonë ! drita kudo ! Nevoja për gjithçka është drita. Drita është në libër. Hapni librin në tërësi. Lëreni të shkëlqejë, lëreni të jetë (bëjë). Kushdo që jeni që dëshironi të edukoni, gjallëroni, ndërtoni, zbutni, qetësoni, vendosni libra kudo; mësoni, tregoni, demonstroni; shumëfishoni shkollat; shkollat janë pikat e ndritshme të civilizimit.

Ju kujdeseni për qytetet tuaja, dëshironi të jeni të sigurt në shtëpitë tuaja, jeni të preokupuar nga ky rrezik : lëreni rrugën të errët; konsiderojeni këtë rrezik edhe më të madh: ta lini mendjen njerëzore në errësirë. Inteligjencat janë rrugë të hapura; ata kanë vajtje-ardhje, kanë vizitorë, të mirë apo të këqij, mund të kenë kalimtarë fatalë; një mendim i keq është i njëjtë me një hajdut nate, shpirti ka keqbërës; sillni dritë kudo; mos i lini në inteligjencën njerëzore ato qoshe të errëta ku mund të kenë folenë bestytnitë, ku mund të fshihet gabimi, ku mund të fshihen gënjeshtrat. Injoranca është një muzg; e keqja rri aty. Merrni parasysh ndriçimin e rrugëve; por mendoni gjithashtu, mendoni mbi të gjitha, për ndriçimin e shpirtrave. (Duartrokitje të zgjatura.)

Kjo kërkon, sigurisht, një shpenzim të mrekullueshëm të dritës. Pikërisht, për këtë shpenzim të dritës, Franca ka punuar për tre shekuj. Zotërinj, më lejoni të them një fjalë birnore, e cila, për më tepër, është në zemrat tuaja si në timen; asgjë nuk do të mbizotërojë kundër Francës. Franca është në interesin publik. Franca po ngrihet në horizontin e të gjithë popujve. Ah! Thonë ata, bën dritë, Franca është aty! (Po / po…Bravo të përsëritura.)

Se mund të ketë kundërshtime ndaj Francës, kjo çudit; por ka megjithatë ; Franca ka armiq. Ata janë madje armiqtë e civilizimit; armiqtë e librit, armiqtë e mendimit të lirë, armiqtë e emancipimit, provimit, çlirimit; ata që shohin në dogmën një mjeshtër të përjetshëm dhe në njerëzimin një të mitur të përjetshëm. Por ata po humbin kohën e tyre, e kaluara ka mbaruar, kombet nuk kthehen në të vjellat e tyre, verbëria ka një fund, dimensionet e injorancës dhe gabimit janë të kufizuara. Mbani anën tuaj, njerëz të së kaluarës, ne nuk kemi frikë nga ju ! vazhdoni, reagoni,  ne po ju shikojmë me kuriozitet ! provoni forcën tuaj, fyeni 89, dekurajoni Parisin, thoni anatemën për lirinë e ndërgjegjes, për lirinë e shtypit, për lirinë e tribunës, anatemën për ligjin civil, anatemën për revolucionin, anatemën për tolerancën, anatemën për shkencën, anatemën për përparimin. Mos u mërzitni. Ëndërroni, derisa të jeni, një syllabus (planprogram) aq të madh për Francën dhe një fikës (errësues) aq të madh për diellin (Brohoritje unanime. Duartrokitje të trefishta.)

Nuk dua të përfundoj me një fjalë të hidhur. Le të shkojmë lart dhe të qëndrojmë në qetësinë e pandryshueshme të mendimit. Ne kemi filluar të pohojmë pajtimin dhe paqen; le të vazhdojmë këtë pohim krenar dhe të qetë.

Unë e kam thënë diku tjetër, dhe e përsëris, e gjithë mençuria njerëzore qëndron në këto dy fjalë : Pajtim dhe ripajtim; pajtim për idetë, ripajtim për njerëzit.

Zotërinj, ne jemi këtu midis filozofëve, le ta shfrytëzojmë rastin, të mos trembemi, le të themi të vërtetat. (Buzëqeshje dhe shenja miratimi me kokë.) Ja një, një të tmerrshme : raca njerëzore ka një sëmundje, urrejtjen. Urrejtja është nëna e luftës; nëna është famëkeqe, vajza është e tmerrshme.

Le t’ua kthejmë goditje për goditje. Urrejtje ndaj urrejtjes! Luftë kundër luftës! (Sensacion.)

A e dini se cila është kjo fjalë e Krishtit : A e doni njëri-tjetrin ? Ky është çarmatimi universal. Është shërimi i njerëzimit. Ky është shpengimi i vërtetë. Duajuni ! Kështu e çarmatosim më mirë armikun; duke ia zgjatur dorën në vend se t’i tregojmë grushtin. Kjo këshillë nga Jezusi është një urdhër nga Zoti. Është e mirë. Ne e pranojmë atë. Ne jemi me Krishtin, ne të tjerët ! Shkrimtari është me apostullin; ai që mendon është me atë që do. (Bravo.)

Ah ! le të bërtasim për civilizimin ! Jo ! jo ! jo ! ne nuk duam barbarë që bëjnë luftë, as egërsira që vrasin ! Ne nuk duam as luftë popull me popull, apo luftë njeri me njeri. Çdo vrasje nuk është vetëm e egër, por e pakuptimtë. Lavdia është absurde dhe kamja është budallaqe. Ne jemi luftëtarë të shpirtit dhe është detyra jonë të parandalojmë luftën e lëndës; funksioni ynë është që gjithmonë të hidhemi në mes të dy ushtrive. E drejta për jetën është e paprekshme. Ne nuk i shohim kurorat, nëse ka, shohim vetëm kokat. Të falësh do të thotë të bësh paqe. Në orët e errëta, ne u kërkojmë mbretërve që të kursejnë jetën e njerëzve dhe ne kërkojmë që republikat të kursejnë jetën e perandorëve. (Duartrokitje.)

Është një ditë e bukur për të paligjshmin kur ai i lutet një populli për një princ dhe kur ai përpiqet të përdorë, në favor të një perandori, këtë të drejtë faljeje që është e drejta e mërgimit.

Po, të pajtojmë dhe ripajtojmë. Ky është misioni ynë, tek ne filozofët. O vëllezërit e mi të shkencës, poezisë dhe artit, le të vëzhgojmë gjithëfuqinë civilizuese të mendimit. Me çdo hap që bën njerëzimi drejt paqes, le të ndiejmë gëzimin e thellë të së vërtetës që rritet në ne. Le të kemi kënaqësinë krenare të punës së dobishme. E vërteta është një dhe nuk ka rreze divergjente; ajo ka vetëm një sinonim, drejtësinë. Nuk ka dy drita, por vetëm një, arsyeja. Nuk ka dy mënyra për të qenë i sinqertë, i arsyeshëm dhe i vërtetë. Rrezja që është në Iliadën është identike me qartësinë e cila është në Fjalorin filozofik. Kjo rreze e pakorruptueshme kalon shekujt me drejtësinë e shigjetës dhe pastërtinë e agimit. Kjo rreze do të triumfojë mbi natën, domethënë mbi antagonizmin dhe urrejtjen. Kjo është mrekullia e madhe letrare. Nuk ka asgjë më të bukur. Forca e shpërqendruar dhe e tronditur para ligjit, arrestimi i luftës nga mendja, është, o Volter, dhuna e zbutur nga mençuria; është, O Homer, Akili i marrë nga flokët nga Minerva ! (Duartrokitje të gjata.)

Dhe tani që do të përfundoj, më lejoni një dëshirë, një dëshirë që nuk i drejtohet asnjë partie dhe që i drejtohet të gjitha zemrave.

Zotërinj, është një romak që është i famshëm për një ide fikse, ai tha : Le ta shkatërrojmë Kartagjenën ! Edhe unë kam një mendim që më fikson, dhe ja cili është : Shkatërroni urrejtjen: Nëse letërsia njerëzore kanë një qëllim, ky është ai. Humaniores litterœ. Zotërinj, shkatërrimi më i mirë i urrejtjes bëhet nëpërmjet faljes. Ah ! Të mos mbarojë ky vit i madh pa paqësimin përfundimtar, të përfundojë me mençuri dhe përzemërsi dhe që pasi të ketë shuar luftën e huaj, të shuajë luftën civile. Kjo është dëshira e thellë e shpirtrave tanë. Franca në këtë kohë po i tregon botës mikpritjen e saj, le t’i tregojë edhe mëshirën e saj. Mëshirën ! Le ta vendosim këtë kurorë në kokën e Francës ! Çdo festë është vëllazërore; një festë që nuk fal dikë nuk është një festë. (Emocion i fortë. – Bravo të dyfishuara.) Logjika e gëzimit publik është amnistia. Le të jetë ky fundi i këtij solemniteti të admirueshëm, Ekspozita Universale. Pajtim ! pajtim ! Sigurisht, ky takim i gjithë përpjekjes së përbashkët të njerëzimit, ky takim i mrekullive të industrisë dhe punës, kjo përshëndetje e kryeveprave mes tyre, duke u përballur dhe krahasuar njëra-tjetrën, është një spektakël i madh ! por ka një spektakël ende më të madh, është mërgimtari që qëndron mbi këmbë në horizont dhe atdheu që i hap krahët! (Brohoritje e gjatë; anëtarët francezë dhe të huaj të Kongresit që rrethojnë oratorin në estradë vijnë ta urojnë dhe t’i japin dorën, midis duartrokitjeve të përsëritura nga e gjithë salla).

https://ëëë.darsiani.com/la-gazette/le-rappel-1878-fjalimi-i-victor-hugo-ne-sesionin-e-hapjes-se-kongresit-letrar-nderkombetar-letersia-eshte-qeverisja-e-njerezimit-nepermjet-mendjes-njerezore/

Fjalimi mbresëlënës i Victor Hygos në hapjen e Kongresit të Paqes në Paris

Nga Aurenc Bebja

“La Tribune de la Gironde” ka botuar, të martën e 28 dhe të mërkurën e 29 gushtit 1849, në faqet n°2, fjalimin mbresëlënës të Victor Hugo, të mbajtur me rastin e Kongresit të Paqes në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ne riprodhojmë në mënyrë të plotë fjalimin tepër të veçantë që Victor Hugo mbajti në hapjen e seancës së Kongresit të Paqes. Duke ndjekur oratorin e shquar në investigimin e tij inteligjent të së ardhmes, mendja pushon për fat të mirë nga e gjithë dhuna budallaqe e reagimeve:

Zotërinj,

 Shumë prej jush vijnë nga skajet e largëta të globit, me zemra plot mendime fetare dhe të shenjta. Ju numëroni në radhët tuaja publicistë, filozofë, ministra të kulteve të krishtera, shkrimtarë të shquar, disa nga këta njerëz të konsiderueshëm, këta njerëz publik dhe të njohur që janë dritat e kombit të tyre. Ju donit të dilnit nga Parisi me deklaratat e këtij takimi të mendjeve të bindura dhe serioze, të cilët jo vetëm që duan të mirën e një populli, por që duan të mirën e të gjithë njerëzve. Ju shtoni një parim më të lartë në parimet që qeverisin sot burrat e shtetit, drejtuesit dhe ligjvënësit. Ju vini në një mënyrë që të ktheni faqen e fundit dhe më të rëndësishmen e Ungjillit, atë që u imponon paqe fëmijëve të të njëjtit Zot dhe në këtë qytet që ende ka dekretuar vetëm vëllazërinë e qytetarëve, ju vini të shpallni vëllazërinë të njerëzve.

Mirësevini!

Në prani të një mendimi të tillë dhe një akti të tillë, nuk mund të ketë vend për falënderime personale.

Më lejoni pra, në fjalët e para që prononcoj para jush, të ngre vështrimin më lart se vetja, dhe të harroj, në një farë mënyre, nderin e madh që më keni bërë, të mendoj vetëm për gjënë e madhe që ju dëshironi të bëni.

Zotërinj, ky mendim fetar, paqja universale, të gjitha kombet e lidhura së bashku nga një nyje (pikë) e përbashkët, Ungjilli si ligj suprem, ndërmjetësimi si zëvendësues i luftës, a është ky mendim fetar një mendim praktik ? A është kjo ide e shenjtë një ide e realizueshme?

Shumë mendje pozitive, siç thonë sot, shumë politikanë që kanë kaluar kohë në menaxhimin e çështjeve (aferave), përgjigjen : jo ! Unë, përgjigjem me ju, përgjigjem pa hezitim, përgjigjem : po ! dhe do të përpiqem ta provoj pak më vonë.

Unë shkoj më tej; Unë nuk them vetëm : është një qëllim i arritshëm; Unë them: është një qëllim i pashmangshëm; mund të vonohet ose të shpejtohet. Kjo është e gjitha.

Ligji i botës nuk është dhe nuk mund të dallohet nga ligji i Zotit. Pra, ligji i Zotit nuk është lufta, por paqja. Njerëzit filluan me luftën, si krijimi përmes kaosit. Nga vijnë ata? Nga lufta; kjo është e qartë. Po ku po shkojnë? Drejt paqes; kjo nuk është më pak evidente.

Kur pohoni këto të vërteta të larta, është mjaft e thjeshtë që pohimi juaj të takojë mohimin; është mjaft e thjeshtë që besimi juaj të takohet me mosbesimin: është mjaft e thjeshtë që në këtë orë të telasheve tona dhe të zemërimeve tona, ideja e paqes universale befason dhe trondit pothuajse si pamja e së pamundurës dhe idealit; është shumë e lehtë të bërtasim utopinë ; dhe, nga ana ime, si një punëtor i përulur dhe i errët në veprën e madhe të shekullit të nëntëmbëdhjetë, e pranoj këtë rezistencë nga shpirtrat pa më befasuar ose dekurajuar. A është e mundur që ju të mos ktheni kokën dhe të mbyllni sytë në një lloj verbimi, kur, në mes të territ që ende varet (peshon) mbi ne, të hapni papritur derën rrezatuese të së ardhmes?

Zotërinj, nëse dikush, katër shekuj më parë, në kohën kur ekzistonte lufta nga komuna në komunë, nga qyteti në qytet, nga krahina në krahinë, nëse dikush do t’u kishte thënë Lorraine (Lorrenës), Picardie (Pikardisë), Normandie (Normandisë), Bretagne (Bretanjës), Auvergne (Overnjës), Provence (Provonsës), Dauphiné (Dofinesë), Bourgogne (Burgonjës):

Do të vijë një ditë kur nuk do të bëni luftë me njeri-tjetrin; do të vijë një ditë kur ju nuk do të ngrini më armët kundër njëri-tjetrit; do të vijë një ditë kur nuk do t’ju thuhet më: Normands (normanët) sulmuan Picards (pikardët), Lorrains (lorrenët) i kthyen prapa Bourguignons (burginjonët). Ju do të keni akoma mosmarrëveshje për të zgjidhur, interesa për të diskutuar, kontestime për të zgjidhur; por a e dini se çfarë do të vendosni në vend të ushtarëve; a e dini se çfarë do të vendosni në vend të këmbësorisë dhe kalorësisë, topave, fajkojve, shtizave, shigjetave, shpatave ? Do të vendosni një kuti të vogël prej bredhi që do ta quani kutia e votimit dhe çfarë do të dalë nga kjo kuti? Një Asamble në të cilën të gjithë do të ndjeni se po jetoni, një Asamble e cila do të jetë si shpirti juaj për të gjithë, një Këshill i Popullit Sovran që do të vendosë, i cili do të gjykojë, i cili do të zgjidhë gjithçka në ligj, e cila do të rrëzojë shpatën nga të gjitha duart dhe do të ngrejë drejtësinë nga të gjitha zemrat. Këtu mbaron drejtësia juaj, aty fillon detyra juaj. Poshtë armët! Rroftë paqja!

Dhe atë ditë do të ndjeni një mendim të përbashkët, interesa të përbashkëta, një fat të përbashkët; do të përqafoni njëri-tjetrin, do ta njihni veten si bij të të njëjtit gjak dhe të së njëjtës racë; atë ditë nuk do të jeni më një fis armik, do të jeni një popull; nuk do të jeni më Burgonja, Normandia, Bretanja, Provensa, do të jeni Franca. Ju nuk do të quheni më luftë, do të quheni civilizim!

Nëse dikush do ta kishte thënë në atë epokë, zotërinj, të gjithë njerëzit seriozë dhe pozitivë, të gjithë njerëzit e mençur, të gjithë politikanët e mëdhenj atëherë kishin thirrur : “Oh, ëndërrimtari ! Oh ! ëndrra e zbrazët ! Sa pak di ky njeri për njerëzimin! Ja një çmenduri e çuditshme dhe një mit (legjendë) absurd!” – Zotërinj, koha ka ecur, dhe rezulton se kjo ëndërr, kjo çmenduri, ky mit (kjo legjendë), është realitet.

Dhe unë këmbëngul në këtë: njeriu që e kishte bërë këtë profeci sublime do të ishte shpallur i çmendur nga të urtët (të mençurit), meqë kishte dalluar planet e Zotit!

Ja, pra! ju thoni sot, dhe unë jam një nga ata që them me të gjithë ju, ne që jemi këtu, ne i themi Francës, Anglisë, Prusisë, Austrisë, Spanjës, Italisë, Rusisë, ne u themi atyre:

Do të vijë një ditë kur edhe armët do të bien nga duart tuaja; do të vijë një ditë kur lufta do të duket kaq absurde dhe do të jetë aq e pamundur midis Parisit dhe Londrës, midis Shën Petersburgut dhe Berlinit, midis Vjenës dhe Torinos, ashtu siç do të ishte e pamundur dhe absurde sot midis Romës dhe Amiens-it, midis Bostonit dhe Filadelfias.

Një ditë do të vijë për ju Francë, ju Rusi, ju Itali, ju Angli, ju Gjermani, ju të gjithë kombet e kontinentit, pa humbur cilësitë tuaja të dallueshme dhe individualitetin tuaj të lavdishëm, ju do të bashkoheni në një unitet më të lartë dhe do të krijoni vëllazërinë evropiane, absolutisht si Normandie (Normandia), Bretagne (Bretanja), Bourgogne (Burgonja), Lorraine (Lorrena), Alsace (Alzasa): të gjitha këto provinca janë bashkuar në Francën.

Do të vijë një ditë kur nuk do të ketë më fushëbeteja por tregje të hapura për tregti dhe mendje të hapura për ide.

Do të vijë një ditë kur gjylet e topave dhe bombat do të zëvendësohen nga votat, nga votimi universal i popujve, nga arbitrimi i nderuar i një senati të madh sovran, i cili do të jetë për Evropën ashtu siç është Parlamenti për Anglinë, Dieta për Gjermaninë, Asambleja Legjislative për Francën!

Do të vijë një ditë kur një top do të shfaqet në muze ashtu siç tregohet sot një instrument torture, dhe do të çuditemi se çfarë mund të ketë qenë!

Do të vijë një ditë kur do të shohim këto dy grupe të jashtëzakonshme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shtetet e Bashkuara të Evropës, të përballen me njëra-tjetrën, duke shtrirë duart mbi detet, duke shkëmbyer produktet e tyre, tregtinë e tyre, industrinë e tyre, artet e tyre, gjenitë e tyre, duke pastruar globin, kolonizuar shkretëtirat, duke përmirësuar krijimin nën vështrimin e Krijuesit dhe duke u kombinuar së bashku, për të nxjerrë mirëqenien e të gjithëve, të këtyre dy forcave të pafund, vëllazërinë e njerëzve dhe fuqinë e Zotit!

Dhe kjo ditë, nuk do të duhen katërqind vjet për ta sjellë atë, sepse ne po jetojmë në rrymën më të vrullshme të ngjarjeve dhe ideve që ka mbartur ende njerëzimin, dhe, në kohën që po jetojmë, një vit bën ndonjëherë punën e një shekulli.

Dhe francezë, anglezë, belgë, gjermanë, rusë, sllavë, evropianë, amerikanë, çfarë duhet të bëjmë për të arritur në këtë ditë të madhe sa më shpejt të jetë e mundur? Të duhemi!

Të duhemi! në këtë vepër të pamasë paqësimi, kjo është mënyra më e mirë për të ndihmuar Zotin!

Sepse Zoti e dëshiron këtë qëllim sublim ! Dhe shikoni, për ta arritur, çfarë ndodh në të gjitha anët ? Shikoni sa nga zbulimi, ai nxjerr gjeniun njerëzor, të gjitha këto shkojnë drejt këtij qëllimi, paqes ! Çfarë përparimi ! çfarë thjeshtësimesh ! Ashtu si natyra zbutet gjithnjë e më shumë nga njeriu! Ashtu si lënda bëhet gjithnjë e më shumë skllave e inteligjencës dhe shërbëtore e civilizimit ! Ashtu si zhduken shkaqet e luftës me shkaqet e vuajtjeve! Ashtu si popujt e largët afrohen me njëri-tjetrin! ashtu si afrohen distancat! Dhe bashkimi është fillimi i vëllazërisë.

Falë hekurudhave, Evropa së shpejti nuk do të jetë më e madhe se sa Franca ishte në Mesjetë! Falë anijeve me avull (avulloreve), ne tani kalojmë oqeanin më lehtë sesa dikur kalonim Mesdheun! Shumë shpejt njeriu do të ecë në tokë ashtu si perënditë e Homerit enden në qiell, në tre hapa. Edhe disa vjet, dhe telat elektrikë të pajtimit do të rrethojnë globin dhe do të përqafojnë botën!

Këtu, zotërinj, kur unë thelloj këtë tërësi të përbashkët, në këtë garë të madhe përpjekjesh dhe ngjarjesh, të gjitha të shënuara me gishtin e Zotit; kur mendoj për këtë qëllim madhështor, mirëqenien e njerëzve, paqen; kur marr parasysh atë që bën Providenca dhe atë që bën politika kundër, një reflektim i dhimbshëm më vjen në mendje.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Rezulton nga statistikat dhe buxhetet krahasuese, që kombet evropiane shpenzojnë çdo vit, për mirëmbajtjen e ushtrive të tyre, një shumë që nuk është më pak se dy miliardë dhe e cila, nëse i shtojmë mirëmbajtjen e materialeve të institucioneve të luftës, arrin në tre miliardë. I shtojmë asaj përsëri produktin e humbur nga ditët e punës së më shumë se dy milion burrave, më të shëndetshmit, më të fuqishmit, më të rinjtë, elita e popullsisë, një produkt që nuk mund ta vlerësosh për më pak se një miliard, dhe arrijmë në rezultatin që ushtritë i kushtojnë Evropës katër miliardë në vit. Zotërinj, paqja ka zgjatur tridhjetë e dy vjet dhe për tridhjetë e dy vjet shuma monstruoze prej njëqind e njëzet e tetë miliardësh është shpenzuar gjatë paqes për luftën ! Supozoni që popujt e Evropës, në vend se të sfindonin, xhelozonin apo të urrenin njëri-tjetrin, të kishin dashur njëri-tjetrin; të supozojmë se t’i kishin thënë vetes se para se të jenë francezë, anglezë ose gjermanë, jemi njerëz, dhe se nëse kombet janë atdhe, njerëzimi është një familje; dhe tani ajo shumë prej njëqind e njëzet e tetë miliardësh, kaq pa mend dhe kaq kot e shpenzuar për mosbesim, ta shpenzojmë për besimin! Këto njëqind e njëzet e tetë miliardë të dhëna urrejtjes, t’ia japim dashurisë! këto njëqind e njëzet e tetë miliardë të dhëna luftës, t’i jepen paqes! T’i jepen punës, inteligjencës, industrisë, tregtisë, navigimit, bujqësisë, shkencave, arteve dhe imagjinoni rezultatin!

Nëse, për tridhjetë e dy vjet, kjo shumë gjigante prej njëqind e njëzet e tetë miliardësh do të ishte shpenzuar në këtë mënyrë, Amerika, në anën e saj, duke ndihmuar Evropën, e dini çfarë do të kishte ndodhur? Fytyra e botës do të ndryshohej! nyjet do të ishin prerë, lumenjtë do të ishin gërmuar, malet do të shpoheshin, hekurudhat do të kishin mbuluar dy kontinentet, marina tregtare e globit do të ishte rritur njëqindfish, nuk do të kishte më lande, djerre, moçale; do të ndërtoheshin qytete ku ka akoma vetëm vetmi; portet do të gërmoheshin aty ku ka akoma vetëm gracka; Azia do të kthehej në civilizim, Afrika do t’i kthehej njeriut, pasuria do të buronte nga të gjitha anët, nga të gjitha venat e globit, nën punën e të gjithë njerëzve dhe mjerimi do të zhdukej! Dhe e dini se çfarë do të zbehen me mjerimin? Revolucionet. Po, fytyra e botës do të ndryshohej! Në vend që të shkatërronim njëri-tjetrin, ne do të përhapeshim paqësisht mbi univers! Në vend që të bënim revolucione, ne do të bënim koloni! Në vend që të sillnim barbarizëm në civilizim, ne do të sillnim civilizim në barbarizëm!

Shikoni, zotërinj, në çfarë verbërie, preokupimi për luftën i hedh kombet dhe sundimtarët : nëse njëqind e njëzet e tetë miliardë që i dha Evropa për tridhjetë e dy vjet luftës që nuk ekzistonte, do t’i jepeshin paqes që ekzistonte, le ta themi atë, dhe le ta themi me zë të lartë, ne nuk do të kishim parë asgjë në Evropë nga ajo që po shohim për momentin; kontinenti, në vend që të ishte një fushë beteje, do të ishte një atelier dhe në vend të këtij spektakli të dhimbshëm dhe të tmerrshëm, Piemonti i dëshpëruar, Roma, qyteti i përjetshëm, i dhënë pas lëkundjeve të mjerueshme të politikës njerëzore; Venecia, që debaton heroikisht, Hungaria fisnike që ngrihet; Franca e shqetësuar, e varfëruar dhe e zymtë; mjerimi, zia, lufta civile, errësira mbi të ardhmen; në vend të këtij spektakli të lig, do të kishim para syve tonë shpresën, gëzimin, dashamirësinë, përpjekjen e të gjithëve drejt mirëqenies së përbashkët dhe do të shihnim kudo që dilnin nga civilizimi në punë rrezatimin madhështor të harmonisë universale.

Diçka e denjë për meditim! Ishin masat tona paraprake kundër luftës ato që sollën revolucionet. Bëmë gjithçka, shpenzuam gjithçka kundër rrezikut imagjinar! Kështu e përkeqësuam mjerimin, i cili ishte rreziku i vërtetë! Ne jemi fortifikuar kundër një rreziku imagjinar; i kthyem sytë nga ana ku nuk ishte pika e zezë: pamë luftërat që nuk erdhën dhe nuk pamë revolucionet që po vinin!

Zotërinj, të mos dëshpërohemi sidoqoftë. Përkundrazi, le të shpresojmë më shumë se kurrë! Le të mos lejojmë që të trembemi nga trazira të çastit, goditjet e nevojshme mbase të lindjes së madhe. Le të mos jemi të padrejtë me kohët në të cilat jetojmë, të mos e shohim kohën tonë si diçka tjetër nga sa është. Në fund të fundit, kjo është një kohë e mrekullueshme dhe shekulli XIX-të do të jetë, le ta themi troç, faqja më e madhe e Historisë.

Siç ju kujtova më herët, i gjithë progresi është zbuluar dhe manifestuar në të njëjtën kohë, njëri sjell tjetrin : rënia e armiqësive ndërkombëtare, fshirja e kufijve në hartë dhe paragjykimet në zemra, prirja për unitet, zbutja e zakoneve, ngritja e nivelit të arsimit dhe ulja e nivelit të dënimeve, dominimi i gjuhëve më letrare, domethënë më njerëzorja, gjithçka lëviz në të njëjtën kohë, ekonomia politike, shkenca, industria, filozofia, legjislacioni, dhe konvergojnë në të njëjtin qëllim, krijimin e mirëqenies dhe dashamirësisë, që do të thotë, dhe ky nga ana ime është qëllimi për të cilin do të përpiqem gjithmonë, zhdukja e varfërisë brenda, zhdukja e luftës jashtë.

Po, epoka e revolucioneve po mbyllet, epoka e përmirësimeve fillon. Përmirësimi i popujve lë formën e dhunshme për të marrë formën paqësore; ka ardhur koha kur Providenca do të zëvendësojë veprimin e çrregullt të agjitatorëve me veprimin fetar dhe të qetë të paqebërësve.

Që këtej e tutje, qëllimi i politikës së madhe, i politikës së vërtetë, është ky : Të njohim të gjitha kombësitë, të rivendosim unitetin historik të popujve dhe ta bashkojmë këtë unitet në civilizim përmes paqes, për të zgjeruar vazhdimisht grupin e civilizuar, t’i japim shembullin e mirë popujve ende barbarë, zëvendësimin e betejave me arbitrazhet, së fundmi, dhe kjo i përmbledh të gjitha, të prononcojmë nëpërmjet drejtësisë fjalën e fundit që bota e vjetër shqiptonte nëpërmjet forcës.

Zotërinj, po e them në mbyllje, dhe le të na inkurajojë ky mendim, nuk është nga sot që njerëzimi po ecën në këtë rrugë providenciale. Në Evropën tonë të vjetër, Anglia bëri hapin e parë dhe, me shembullin e saj shekullor, ajo u tha popujve : “Ju jeni të lirë !” Franca ndërmori hapin e dytë dhe ajo i tha popullit : “Ju jeni sovran !”

Tani le të hedhim hapin e tretë, dhe të gjithë së bashku, Franca, Anglia, Belgjika, Gjermania, Italia, Evropa, Amerika, le t’u themi popujve : “Ju jeni vëllezër!”

https://www.darsiani.com/la-gazette/fjalimi-mbreselenes-i-victor-hugo-ne-hapjen-e-kongresit-te-paqes-ne-paris-1849/.

‘Kush hap një shkollë, mbyll një burg’

Sot shënohet 134 vjetori i hapjes së shkollës së parë shqipe, e cila u hap në vitin 1887 në Korçë, në periudhën e fundit të Perandorisë Osmane, shkruan KultPlus.

Arsimi është arma më e fuqishme dhe e vetmja rrugë drejt zhvillimit të shoqërisë

Sot për nder të ditës së mësuesit, KultPlus ju sjell thënien e njohur të shkrimtarit të njohur francez, Viktor Hygo.

‘Kush hap një shkollë, mbyll një burg’ / KultPlus.com

Hugo: Nëse Zoti nuk do të kishte krijuar gruan, nuk do të kishte krijuar as lulen

Victor Hugo ishte një poet, romancier dhe dramaturg francez i lëvizjes romantike. Gjatë një karriere letrare që zgjati më shumë se gjashtëdhjetë vjet, ai shkroi me bollëk në një larmi të jashtëzakonshme të zhanreve: lirika, satira, poezi filozofike,romane, histori, ese kritike, fjalime politike, ditarë, letra publike dhe private, si dhe drama në vargje dhe në prozë.

Ne sot po ju sjellim disa nga thëniet e tij më të famshme ndër vite :

“Jeta është lulja, dhe mjalti i saj është dashuria.”

“Nuk mund ta quajmë dembel një njeri që rri i kredhur në mendime, sepse përveç punës së dukshme, ekziston edhe puna e padukshme.”

“Nëse Zoti nuk do të kishte krijuar gruan, nuk do të kishte krijuar as lulen.”

“Mosha dyzetvjeçare është pleqëria e rinisë. Mosha pesëdhjetëvjeçare është rinia e pleqërisë.”

“Këmbëngulja përbën sekretin e fitores.”

“Iniciativë do të thotë të bësh gjënë e duhur pa pasur nevojë të ta kujtojë ndokush.”

“Jeta është e shkurtër, por ne e bëjmë akoma më të shkurtër nëpërmjet pakujdesisë dhe humbjes së kohës.”

“Njeriu i urtë nuk plaket, por thjesht vazhdon të piqet pareshtur.”

“Dhimbja njerëzore është frut. Zoti nuk lejon që ky frut të rritet mbi gjymtyrë të dobëta, të paafta për ta mbajtur.”

“Vetëdija është prania e Zotit tek njeriu.”/ KultPlus.com

“Të gjitha forcat në këtë botë, nuk janë aq të fuqishme sa një ide së cilës i ka ardhur koha”

Urtësia e mrekullueshme e Viktor Hygosë.

Nuk më intereson se çfarë bën Asambleja Kombëtare e Francës, për aq kohë nuk e bën këtë në rrugë duke frikësuar kuajt.

Ka shumë gjuhë që flasin, por shumë pak koka që mendojnë.

Bisedat e tavolinave dhe ato mes dy të dashuruarve e humbasin fokusin; ato të të dashuruarve janë mjegullnajë, ndërsa bisedat e tavolinave një tymnajë.

Muzika shpreh atë që s’mund të thuhet me fjalë, dhe që nuk mund të qëndrojë në heshtje.

Edhe nata më e errët do të përfundojë, dhe dielli do të lindë sërish.

Të duash një person tjetër, do të thotë të shohësh fytyrën e Zotit.

Disa mendime të caktuara janë përgjërime. Ka momente kur pavarësisht pozicionit të trupit, shpirti është gjunjëzuar.

Njerëzve nuk u mungon forca por vullneti.

Nëse flas, unë jam i dënuar. Nëse hesht, jam i mallkuar!

Ju më pyesni çfarë më detyron të flas? Një gjë e çuditshme: ndërgjegjja ime.

E ardhmja ka disa emra. Për të dobëtin, është e pamundur; për zemërlëshuarit, është e

e panjohur; por për trimat është ideali.

Ka gjithmonë më shumë mjerim në mesin e shtresave të ulëta të shoqërisë, se sa humanizëm tek shtresat e larta.

Nuk është e lehtë të qëndrosh i heshtur, kur vetë heshtja është një gënjeshtër.

Moda ka shkaktuar më shumë dëme sesa revolucionet.

Kur një grua është duke ju folur, dëgjojeni atë që thotë me sytë e saj.

Simptoma e parë e dashurisë tek një djalë i ri është druajtja; tek një vajzë guximi.

Luftë civile? Çfarë do të thotë kjo? A ka në fakt ndonjë luftë të huaj? A nuk luftohet çdo luftë ndërmjet njerëzve, mes vëllezërish?

Kur diktatura është një fakt, revolucioni bëhet një e drejtë.

Ekzistojnë baballarë që nuk i duan fëmijët e tyre; por s’ka asnjë gjysh që nuk e adhuron nipin e tij.

Një hije është e vështirë për t’u kapur për fyti dhe përplasur në tokë.

Të zhbësh gabimet nuk është e mjaftueshme; duhet të ndryshohen edhe zakonet. Stuhia ka kaluar, por era është ende atje.

Anglia ka dy libra, Biblën dhe Shekspirin. Anglia krijoi Shekspirin, por Bibla bëri Anglinë.

Një person me një sy është shumë më i paplotë se një njeri i verbër, pasi i pari e di se çfarë i mungon.

Të gjitha forcat në këtë botë, nuk janë aq të fuqishme sa një ide së cilës i ka ardhur koha.

Vështirësitë krijojnë burrat, ndërsa begatia monstrat.

Vetëm përmes vuajtjes, qeniet njerëzore bëhen engjëj. / KultPlus.com

Victor Hygo, gjeniu të cilin tragjedia e shoqëroi përgjatë gjithë jetës

Victor Marie Hugo lindi në 26 shkurt të 1802, pothuaj 13 vjet pas shpërthimit të Revolucioni francez. Ishte geniu i kohës së tij dhe i të gjitha kohërave.

Nderimet e ceremonisë së vdekjes (22 maj 1885), 83 vjeç u bënë nën Harkun e Triunfit dhe u varros në Panteonin e Parisit i shoqëruar nga një kortezh prej 2 milionë shpirtrash. Është babai i letërsisë franceze, nuk mjafton numërimi i veprave të tij në shumë fusha si poet, dramaturg, romacier, frymëzues romantik, dizenjator, pjesëmarrës në konfliktin frankoprusian, deputet, senator, mbajtës i Legjionit të Nderit dhe emri i një rruge në Paris. Edhe fjalët e tij të fundit: “Ceci est le combat du jour et de la nuit… Je vois de la lumière noire” (është lufta e ditës dhe e natës…shoh dritën e zezë) përsëriten ende sot në shkolla kur studiojnë jetën e turbullt dhe veprën e tij.13 vepra për teatër, 9 romane, 28 volume me poezi,15 ese edhe deri në vizatime e fotografi, pasione të vona, por jo më pak të forta.

Iu kundërvu Napoleonit, kudërshtoi dënimin me vdekje dhe ishte në favor të të drejtave të grave. Peradoria e dytë franceze e dënoi me ekzil për dy dekada. Mbrojti riovimin e sistemit të edukimit dhe të ligjeve aristokrate. Hyri në zemër të popullit me dy nga monumentet e tij: “Katedralja e Parisit” dhe me “Të mjerët”. Një tjetër grusht: zgjedhjet e 8 shkurtit të 1871 sjellin në pushtet monarkët, por populli mohon këtë lloj ndryshimi dhe shpërthen një revoltë e përgjakshme dhe mjaft e famshme “Komuna e Parisit”. Përpara këtij represioni kundër komunarëve, Viktor Hygo shkruante: “Disa banditë vranë 64 pengje…dhe ne iu përgjigjëm duke vrarë 6000 të burgosur!”

Fama e tij ishte e pamasë.

Por zogu i fatkeqësisë vinte vërdallë…në 12 tetor të 1822 martohet me Adèle Foucher, një mike e fëmijërisë dhe disa vite më e madhe se ai. Një vit më parë i kishte vdekur e ëma, Sophie Trébuchet, vdekje që e kishte tronditur shumë. Nga martesa lindin 5 fëmijë, Léopold, Lèopoldine, Charles, François–Victor, y Adèle. Djali i parë i mbijeton vetëm 3 muaj. Leopoldine i vdes pa mbushur të 20-at, Charles vdes në moshën 45 vjeçare dhe Francois-Victor në të njëjtën moshë me Charles-in. Vdekje aspak të mëshirshme këto. Leopoldine bie nga varka në Senë, nuk di të notojë, i shoqi hidhet në ujë për ta shpëtuar dhe të dy mbyten. Charles vdiq nga tuberkulozi, François–Victor nga kanceri.

Përsa i përket Adelës, e mbijetuara e vetme, i kalon ditët e saj në një spital psikiatrik për shkak të një dashurie jo korresponuese. Përsëri një goditje tjetër. Eugene, vëllai i Viktor Hygoit ishte edhe ai i dashuruar pas Adele Foucher-it dhe kur këta u martuan u çmend dhe përfundoi në një çmendinë. Fatkeqësitë ende nuk kishin mbaruar. I ndodhur në ekzil nga Napoleoni III njohu Juliette Drouet e martuar me një skulptor dhe më pas një dashnore e një milioneri që e kishte çuar më parë në Gjermani dhe më vonë në Bruksel. Nata e parë e dashurisë ndodhi në shkurt të 1833, datë që Viktor Hygo e përdori në “Të mjerët” për dasmën e Mariusit dhe Kozetës.

Don Zhuan i padominueshëm nuk reshti së flirtuari dhe Adele e dënoi me një romancë të saj me kritikun letrar  Charles Augustin Sainte–Beuve, admirues i Hygosë. Adèle Foucher vdiq në moshën 46 vjeçare në krahët e Viktor Hygosë, i cili vazhdonte të ishte dashnor i Juliette Drouet dhe që mbeti për gjithë jetën deri në vdekjen e tij më 22 maj të 1885. Juliette Drouet kishte vdekur dy vite më parë nga kanceri.

Hygoi nuk i shkoi në funeral, por shkroi në anën e prapme të një fotografie këto fjalë: “50 vite dashuri. Ka qenë ndër më të bukurat martesa”. Përtej ngjarjeve politike, shkrimeve, tragjedive të fëmijëve të tij, çmendurisë së vajzës së tij të vetme të mbijetuar dhe e të vëllait të tij, përtej dashurive të tij, nuk kanë ndodhur rastësisht.

Romantikët, besimtarët e devotshëm të fateve tragjike, hijet, qiparisat që rrethojnë varrezat, sigurisht edhe varret, oguret e tmerrshme, trishtimi, melankolia nuk besuan kurrë në dritën, në lumturinë si dhe në gëzimin. Dhe Viktor Hygoi e përmbushi përjetësisht këtë dekalog, këtë rregull të lojës, këtë dënim,  këtë labirint pa rrugëdalje. / Burimi: Theworldnews.net / KultPlus.com

Victor Hygo: Një puthje, dhe kjo ishte e gjitha

Pjesë e shkëputur nga libri “Të Mjerët”, Victor Hygo!

“Ai ra në ndenjëse, ajo pranë tij. Fjalë më s’kishte. Yjet kishin filluar të shkëlqenin. Si ndodhte që zogjët këndonin, bora shkrihej, trëndafilat hapeshin, Maji lulëzonte, që agimet zbardhin prapa drunjëve të zi mbi majën e malit që po dridhej?

Një puthje, dhe kjo ishte e gjitha.

Të dy u trembën, dhe në errësirë e shikuan njëri – tjetrin me syt briliant.

Ata nuk e ndjenin as natën e freskët e as gurin e ftohtë, as tokën e njomë e as barin e lagur; ata e shikonin njëri-tjetrin dhe zemrat e tyre ishin përplot mendime. Duart i kishin shtrënguar pa e vënë re as vetë.

Ajo nuk e pyeti atë; mandje as nuk e mendoi se ku dhe si ia kishte bërë ai që të futej brenda kopshtit. Asaj i dukej shumë e natyrshme që ai duhej të ishte aty.

Kohë pas kohe, gjuri i Mariusit e prekte atë të Kozetës. Një prekje që trondiste. Ndonjëherë, Kozeta e belbëzonte ndonjë fjalë. Shpirti i dridhej në buzët e saj sikur vesa e njomë mbi një fletë luleje.

Dalëngadalë ata filluan të flasin. Mbingarkesa arriti të heshtë. Mbi kokat e tyre, nata ishte gjakftohtë dhe e lavdishme. Këto dy krijesa, të pastërta si shpirta, i treguan gjithçka njëri-tjetrit; ëndërrat e tyre, furin dhe eksitimet, monstrat, treguan se si e kishin adhuruar nga larg njëri-tjetrin, se si ishin përgjëruar për njëri-tjetrin dhe si ishin dëshpëruar kur nuk e kishin parë njëri – tjetrin. Ata i besonin njëri – tjetrit në një intimitet ideali.

Ata i treguan njëri – tjetrit, me një besim të sinqertë në iluzionet e tyre, gjithë atë dashuri, rini dhe mbetjet e fëmijërisë së tyre që e sillnin ndërmend.

Këto dy zemra e derdhnin veten mbi njëra – tjetrën dhe kështu kur një ore i vinte fundi, ishte djaloshi i ri ai që e kishte shpirtin e vajzës së re dhe gjithashtu edhe vajza e re ajo që e kishte shpirtin e djaloshit. Ata depërtonin thellë brenda njëri – tjetrit, kënaqeshin dhe vërboheshin nga njëri – tjetri.

Kur ata përfunduan, kur tashmë i kishin treguar gjithçka njëri – tjetrit, ajo e vendosi kokën mbi krahërorin e tij dhe e pyeti: “Si e ke emrin?”

“Emrin e kam Marius” – tha ai. “Po ti?”

“Unë quhem Kozeta.”

– Victor Hygo“Të Mjerët”

‘Nëse nuk të duan, atëherë tregohu i shkathët të harrosh’

Letra frymëzuese e Victor Hygos

Të uroj…

Pikë së pari, të uroj dashuri. Dhe duke dashur, uroj të të duan.

Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë tregohu i shkathët për të harruar. Dhe pasi të kesh harruar, uroj të mos pendohesh. Uroj vërtetë që kjo mos të të ndodhë, por nëse ndodh dhe ti harron, shpresoj të mos zhytesh në dëshpërim. Të uroj të kesh shumë miq. Edhe nëse ata janë të këqinj ose të parëndësishëm.

Uroj të kesh miq të guximshëm dhe të vërtetë. Dhe uroj që një prej tyre të jetë më i besueshmi. Por sepse jeta është në këtë mënyrë që është, të uroj armiq. As shumë, por as pak. Një numër i ndërmjetëm, që të të bëjë të pyesësh veten për të vërtetat dhe siguritë e tua. Dhe le të jetë mes tyre njëri që do jetë i drejtë, që të mos ndihesh kurrë i sigurtë në idetë e tua.

Uroj të jesh i dobishëm, por jo i pazëvendësueshëm. Dhe në momentet e tua më të këqija, kur të mos kesh asgjë, ajo dobishmëri të të mbajë në këmbë. Në proporcion me të, të uroj të jesh tolerant. Jo me ata që bëjnë gabime të vogla, sepse kjo është shumë e thjeshtë, por me ata që bëjnë gabime të mëdha, të cilat nuk mund të zhbëhen.

Përdore mirë tolerancën tënde që të bëhesh shembull për të tjerët. Uroj që kur të jesh i ri, të mos rritesh shpejt. Dhe atëherë kur të jesh rritur, mos këmbëngul të jesh sërish i vogël. Dhe kur të plakesh, mos u dëshpëro. Sepse çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë. Gjithashtu, uroj të jesh i mërzitur, të paktën një ditë. Kështu në atë ditë do kuptosh se të qeshësh çdo ditë është mirë, të qeshësh shpesh është e mërzitshme dhe të qeshësh vazhdimisht është çmenduri.

Uroj që të zbulosh me shumë shpejtësi nga ajo që thashë më sipër, se në botë ka njerëz të palumtur, të depresionuar dhe të patrajtuar mirë. Të uroj të përkëdhelësh një qen, të ushqesh një zog e të dëgjosh cicërimën e tij, që dëgjohet në mënyrë triumfuese çdo mëngjes. Sepse në këtë mënyrë, do ndihesh mirë, pa arsye.

Dhe pastaj, uroj të ujisësh një farë, sado e vogël qoftë ajo. Dhe të jesh dëshmitar i rritjes së saj, që të shohësh se sa jetë jeton një pemë. Të uroj gjithashtu, të kesh pará, sepse duhet të jemi praktikë. Dhe të paktën, një herë në vit, t’i vendosësh përpara teje e të thuash “Këto janë të miat.”. Kështu, do kuptohet se kush zotëron kë. Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë. Por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta.

Së fundmi, nëse je mashkull, të uroj një femër të mirë përkrah, e nëse je femër, të uroj një mashkull të mirë. Dhe ta doni njëri – tjetrin nesër, dhe ditën pas të nesërmes. Dhe kur të dy të jeni të lodhur e të buzëqeshur, uroj të keni sërish dashuri për t’ja nisur ditës tjetër nga e para. Nëse të ndodhin të gjitha këto, atëherë nuk të uroj asgjë më tepër se kaq.

“Duhet të njohësh shpirtin e njeriut, që të mund t`i admirosh fytyrën”

KultPlus ju sjellë disa thënie me shumë vlerë nga njerëz të famshëm.

1. Depresioni është si një grua me të zeza. Nëse shfaqet, mos e dëbo. Ftoje brenda, ofroi një karrike, trajtoje si mysafire dhe dëgjo atë që dëshiron të thotë –Carl Jungu

2. Nëse mjeti juaji i vetëm është çekiçi, keni tendencën ta shihni çdo problem si një gozhdë –Abraham Mazlou

3. Është më e thjeshtë të luftosh për një parim, sesa të jetosh sipas tij –Alfred Adler

4. Unë nuk jam ajo që më ka ndodhur, unë jam ajo që kam zgjedhur të bëhem –Carl Jungu

5. Të jesh praktik në politikë, do të thotë të injorosh faktet – Henri Bruk Adams

6. Kush mendon shumë që të bëjë të mira, nuk gjen kohë të jetë i mirë për vete – Rabindranath Tagore

7. Barra më e rëndë për një fëmijë janë jetët e pajetuara të prindërve –Carl Gustav Jung

8. Nëse mendoni se edukimi është i shtrenjtë, prisni të shikoni sesa kushton injoranca – Barack Obama  

9. Nëse doni të jetoni një jetë të lumtur, lidheni atë me një synim, dhe jo me njerëz apo objekte – Albert Ajnshtajn

10. Ju duhet të jeni vetë ndryshimi, që dëshironi të shihni në botë – Mahatma Gandi

11. Gjithçkaje ia dimë çmimin, asgjëje vlerën – Friedrich Nietzsche

12. Vetëm kur e braktisni dikë, bëheni plotësisht të hipnotizuar nga gjithçka që sillet rreth tij. Ky është paradoksi i dashurisë – Erich Maria Remarque

13. Duhet të njohësh shpirtin e njeriut, që të mund t`i admirosh fytyrën – Victor Hugo

14. Ata që nuk bëjnë asgjë, zakonisht janë të parët që kritikojnë për çdo gjë- Charles Spurgeon

15. Mos u mbaj fort pas dikujt që po ikën, përndryshe nuk do të takosh atë që po vjen –Carl Gustav Jung

16. Ti dhe vetëm ti mund t’i ndryshosh situatat e tua. Mos fajëso asgjë dhe asnjë për to –Leonardo Dicaprio

17. Të çuditshëm jemi ne njerëzit, harrojmë sa të mëdhenj jemi kur dashurojmë e sa të vegjël kur urrejmë- Azem Shkreli

18. Po nuk foli i marri, nuk dallohet dot nga i urti –Sami Frashëri

19. Kam tri gjëra për t’ju mësuar: thjeshtësi, durim, dhembshuri. Këto janë tre thesaret më të mëdha – Lao Tzu

20. Gjithçka në lidhje me njerëzit e tjerë që nuk na kënaq, na ndihmon që të njohim dhe kuptojmë më mirë veten tonë  –Carl Jungu. / KultPlus.com

“Vështirësitë krijojnë burra, ndërsa begatia krijon përbindësha”

0

Urtësia e mrekullueshme e Viktor Hygosë.

Nuk më intereson se çfarë bën Asambleja Kombëtare e Francës, për aq kohë nuk e bën këtë në rrugë duke frikësuar kuajt.

Ka shumë gjuhë që flasin, por shumë pak koka që mendojnë.

Bisedat e tavolinave dhe ato mes dy të dashuruarve e humbasin fokusin; ato të të dashuruarve janë mjegullnajë, ndërsa bisedat e tavolinave një tymnajë.

Muzika shpreh atë që s’mund të thuhet me fjalë, dhe që nuk mund të qëndrojë në heshtje.

Edhe nata më e errët do të përfundojë, dhe dielli do të lindë sërish.

Të duash një person tjetër, do të thotë të shohësh fytyrën e Zotit.

Disa mendime të caktuara janë përgjerime. Ka momente kur pavarësisht pozicionit të trupit, shpirti është gjunjëzuar.

Njerëzve nuk u mungon forca por vullneti.

Nëse flas, unë jam i dënuar. Nëse hesht, jam i mallkuar!

Ju më pyesni çfarë më detyron të flas? Një gjë e çuditshme:ndërgjegja ime.

E ardhmja ka disa emra. Për të dobëtin, është e pamundur; për zemërlëshuarit, është e

e panjohur; por për trimat është ideali.

Ka gjithmonë më shumë mjerim në mesin e shtresave të ulëta të shoqërisë, se sa humanizëm tek shtresat e larta.

Nuk është e lehtë të qëndrosh i heshtur, kur vetë heshtja është një gënjeshtër.

Moda ka shkaktuar më shumë dëme sesa revolucionet.

Kur një grua është duke ju folur, dëgjojeni atë që thotë me sytë e saj.

Simptoma e parë e dashurisë tek një djalë i ri është druajtja; tek një vajzë guximi.

Luftë civile? Çfarë do të thotë kjo? A ka në fakt ndonjë luftë të huaj? A nuk luftohet çdo luftë ndërmjet njerëzve, mes vëllezërish?

Kur diktatura është një fakt, revolucioni bëhet një e drejtë.

Ekzistojnë baballarë që nuk i duan fëmijët e tyre; por s’ka asnjë gjysh që nuk e adhuron nipin e tij.

Një hije është e vështirë për t’u kapur për fyti dhe përplasur në tokë.

Të zhbësh gabimet nuk është e mjaftueshme; duhet të ndryshohen edhe zakonet. Stuhia ka kaluar, por era është ende atje.

Anglia ka dy libra, Biblën dhe Shekspirin. Anglia krijoi Shekspirin, por

Bibla bëri Anglinë.

Një person me një sy është shumë më i paplotë se një njeri i verbër, pasi i pari e di se çfarë i mungon.

Të gjitha forcat në këtë botë, nuk janë aq të fuqishme sa një ide së cilës i ka ardhur koha.

Vështirësitë krijojnë burrat, ndërsa begatia monstrat.

Vetëm përmes vuajtjes, qeniet njerëzore bëhen engjëj. / www.bota.al / KultPlus.com

Victor Hugo letër dashurie drejtuar Adelës, të fejuarës së tij

Janar 1820

Disa fjalë nga ti, Adela ime e dashur, prapë e ndryshuan gjendjen e shpirtit tim. Po, ti ke çdo forcë mbi mua, dhe, edhe po të vdisja e pyes vetën nëse [vetëm] tingulli i ëmbël i zërit tënd, nëse shtypja e butë e buzëve tua të dashura do mjaftonin për ta rikthyer jetën në trupin tim. Sonte do fle shumë i ndryshëm nga dje ! Dje, Adèle, i gjithë besimi në të ardhmen më kishte ikur, nuk besoja më në dashurinë tënde, dje ora e vdekjes do kishte qenë e mirëseardhur për mua.

– Megjithatë, i thoja prapë vetës, nëse vërtetë ajo s’të do, nëse asgjë në shpirtin tim s’ka arritur ta meritojë dashurinë e saj pa të cilën nuk ka më sharm në jetën time, a është kjo një arsye për të vdekur ? A eksitoj unë për lumturinë time personale ? Oh jo ! E gjithë qenja ime i është përkushtuar asaj, deshi apo s’deshi ajo. Dhe me çfarë të drejte do guxoja të pretendoja dashurinë e saj ? A jam më shumë se engjull unë apo më shumë se Zot ?

E dua, është e vërtetë, unë jam i gatshëm të sakrifikoj gjithçka për të, gjithçka, edhe shpresën që ajo të më dojë një ditë ; s’ka përkushtim që s’do e bëja për të, për një buzëqeshje të saj, për një shikim të saj. Por a mund t’isha tjetër unë ? A s’është ajo qëllimi i vetëm i jetës sime ? Edhe nëse më dëshmon indiferencë, madje edhe urrejtje, le të jetë ky mallkimi im, e çka atëherë ? Nëse ajo nuk mundet të më dashurojë, unë duhet ta akuzoj veten time. Detyra ime është që t’i ngjitem hapave të saj, ta rrethoj ekzistencën e saj me timen, t’i shërbej si barrierë kundër çdo rreziku, të vendosem pa ndalë ndërmjet saj dhe të gjitha dhimbjeve, pa pritë asnjë shpërblim. (…) –-

Dje, në këtë orë, Adela ime e dashur, këto ishin mendimet dhe dëshirat e shpirtit tim. Ato janë ende të njejta sot. Vetëm se tash në to përzihet edhe siguria për lumturi, për atë lumturi aq të madhe saqë s’guxoj as ta mendoj pa u dridhur.

Pra, është e vërtetë që ti më do, Adèle ! Më thuaj, a mund ti besoj kësaj ideje kaq të bukur ? A beson se mund të çmendem nga gëzimi nëse jetën time e kaloj pranë teje ? (…)

Fli e qetë dhe lejo burrin tënd t’i marrë dymbëdhjetë puthjet që ia ke premtuar dhe të gjitha të tjerat që s’ia ke premtuar.

Nga frëngjishtja : Nezir Kraki

“Pikë së pari, të uroj dashuri dhe duke dashur, uroj të të duan”

Victor Hugo

Pikë së pari, të uroj dashuri. Dhe duke dashur, uroj të të duan. Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë tregohu i shkathët për të harruar. Dhe pasi të kesh harruar, uroj të mos pendohesh.
Uroj vërtetë që kjo mos të të ndodhë, por nëse ndodh dhe ti harron, shpresoj të mos zhytesh në dëshpërim.
Të uroj të kesh shumë miq. Edhe nëse ata janë të këqij ose të parëndësishëm. Uroj të kesh miq të guximshëm dhe të vërtetë. Dhe uroj që një prej tyre të jetë më i besueshmi.
Por sepse jeta është në këtë mënyrë që është, të uroj armiq. As shumë, por as pak. Një numër i ndërmjetëm, që të të bëjë të pyesësh veten për të vërtetat dhe siguritë e tua. Dhe le të jetë mes tyre njëri që do jetë i drejtë, që të mos ndihesh kurrë i sigurte në idetë e tua.
Uroj të jesh i dobishëm, por jo i pazëvendësueshëm. Dhe në momentet e tua më të këqija, kur të mos kesh asgjë, ajo dobishmëri të të mbajë në këmbë.
Në proporcion me të, të uroj të jesh tolerant. Jo me ata që bëjnë gabime të vogla, sepse kjo është shumë e thjeshtë, por me ata që bëjnë gabime të mëdha, të cilat nuk mund të zhbëhen. Përdore mirë tolerancën tënde që të bëhesh shembull për të tjerët.

Uroj që kur të jesh i vogël, të mos rritesh shpejt. Dhe atëherë kur të jesh rritur, mos këmbëngul të jesh sërish i vogël. Dhe kur të plakesh, mos u dëshpëro. Sepse çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë.
Gjithashtu, uroj të jesh i mërzitur, të paktën një ditë. Kështu në atë ditë do kuptosh se të qeshësh çdo ditë është mirë, të qeshësh shpesh është e mërzitshme dhe të qeshësh vazhdimisht është çmenduri.
Uroj që të zbulosh me shumë shpejtësi nga ajo që thashë më sipër, se në botë ka njerëz të palumtur, të depresionuar dhe të patrajtuar mirë.
Të uroj të përkëdhelësh një qen, të ushqesh një zog e të dëgjosh cicërimën e tij, që dëgjohet në mënyrë triumfuese çdo mëngjes. Sepse në këtë mënyrë, do ndihesh mirë, pa arsye.
Dhe pastaj, uroj të ujisësh një farë, sado e vogël qoftë ajo. Dhe të jesh dëshmitar i rritjes së saj, që të shohësh se sa jetë jeton një pemë.
Të uroj gjithashtu, të kesh para, sepse duhet të jemi praktikë. Dhe të paktën, një herë në vit, t’i vendosësh përpara teje e të thuash “Këto janë të miat.”. Kështu, do kuptohet se kush zotëron kë.
Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë. Por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta.
Së fundmi, nëse je mashkull, të uroj një femër të mirë përkrah, e nëse je femër, të uroj një mashkull të mirë. Dhe ta doni njëri – tjetrin nesër, dhe ditën pas të nesërmes. Dhe kur të dy të jeni të lodhur e të buzëqeshur, uroj të keni sërish dashuri për t’ja nisur ditës tjetër nga e para.
Nëse të ndodhin të gjitha këto, atëherë nuk të uroj asgjë më tepër se kaq./ KultPlus.com