Microsoft heq WordPad nga Windows 11

Microsoft ka konfirmuar se kushdo që instalon Windows 11 Build 26020, nuk do të ketë aplikacionin WordPad.

Duke filluar me Windows 11 Build 26020, Microsoft hoqi dy nga aplikacionet e tij, WordPad dhe People, të cilat nuk janë më të instaluara në Windows 11.

Për momentin, ky ndryshim është i kufizuar vetëm në Build 26020, por një shënim nga kompania thotë se WordPad do të hiqet edhe nga ndërtimet e prodhimit. Në një dokument mbështetës të përditësuar në dhjetor 2023, Microsoft deklaron qartë se WordPad do të hiqet dhe “nuk do të përditësohet më në versionet e ardhshme të Windows”.

Microsoft gjithashtu nuk do t’i lejojë përdoruesit të riinstalojnë WordPad pasi të hiqet nga sistemi operativ, pasi WordPad nuk do të jetë i disponueshëm në Dyqanin e Microsoft.

Në vend të kësaj, Notebook i thjeshtë po përmirësohet vazhdimisht dhe së fundmi ka marrë disa përmirësime mjaft të mëdha që njerëzit i kanë kërkuar prej kohësh, kështu që definitivisht do të jetë gati shumë shpejt/KultPlus.com

Shefi i Microsoftit premton gjeneratën e re të Windowsit

Teksa Google dhe Apple po iu drejtohen zhvilluesve për aplikacione të reja për eventet e ardhshme, gjiganti tjetër teknologjik, Microsoft, po synon një tjetër rrugë – të sjellë versionin e ri të sistemit operativ të Windowsit.

Në një letër të shefit ekzekutiv, Satya Nadella, drejtuar zhvilluesve, nuk përmendet thuajse fare përditësimi i Windows 10, me fokusin që është në “gjeneratën e ardhshme të Windowsit”.

“… Së shpejti do të ndajmë një nga përditësimet më të mëdha të Windowsit në dekadën e fundit për të zhbllokuar mundësitë ekonomike për zhvilluesit dhe krijuesit. E kam mbajtur vetë qe disa muaj dhe jam shumë i lumtur për gjeneratën e ardhshme të Windowsit. Premtimi im për ju është ky: Do të krijojmë më shumë mundësi për çdo zhvillues të Windowsit sot dhe mirëpresim çdo krijues që synon diçka të re, inovative dhe të hapur. Mezi presim t’u tregojmë më shumë”, ka thënë ai.

Kur Microsofti e lansoi sistemin Windows 10, kompania premtoi se do të jetë përditësimi i fundit i rregullt. E “gjenerata e re” mund të jetë më shumë se çfarëdo përditësimi që ishte bërë që nga lansimi i versionit “10” më 2015. / KOHA.net / KultPlus.com

Fotografia e Arian Mavriqit e realizuar në Kosovë komentohet nga Microsoft

Fotografi Arian Mavriqi ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një fotografi të realizuar në fshatin Koretinë, në komunën e Kamenicës e cila ngjason shumë me fotografinë e famshme të Windows XP, shkruan KultPlus.

Kjo fotografi është shpërndarë nga shumë persona e madje edhe personalitet të vendit e ambasada.

Por, askush nuk e ka pritur që kjo fotografi do të arrijë deri te gjigandi Microsoft të cilët kanë komentuar foton në Twitter.

Ndërsa fotografi është shprehur i lumtur që Microsoft ka komentuar fotografinë e tij.

“A ka mjes ma i mirë se ky? Kur zgjohesh dhe sheh se #Microsoft ka komentuar në fotografinë që e kam realizuar unë! Epo padyshim se jo 😀.Vazhdojmë punojmë…”, ka shkruar Mavriqi. / KultPlus.com