Microsoft gjobitet me 20 milionë dollarë për shkelje të privatësisë së fëmijëve

Microsoft do t’ua paguajë 20 milionë dollarë rregullatorëve federalë të SHBA-së pasi u zbulua se gjiganti amerikan i teknologjisë kishte grumbulluar në mënyrë të paligjshme të dhëna për fëmijët që kishin hapur llogari në Xbox.

Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) arriti një marrëveshje me kompaninë më 5 qershor – marrëveshje kjo që përfshin edhe mbrojtje shtesë për videolojërat e fëmijëve.

Në mesin e disa shkeljeve, FTC-ja zbuloi se Microsoft nuk kishte informuar prindërit për politikat e saj të mbledhjes së të dhënave.

Gjobitja e Microsoft vjen pas një vendimi të ngjashëm të bërë ndaj kompanisë Amazon për pajisjen e saj, Echo.

FTC-ja tha se Microsoft e ka shkelur Aktin e Mbrojtjes së Privatësisë së Fëmijëve në internet duke mos marrë siç duhet pëlqimin prindëror dhe duke grumbulluar të dhëna personale për fëmijët nën 13 vjeç, për llogaritë e krijuara para vitit 2021.

Ligji kërkon që shërbimet online dhe faqet e internetit për fëmijë të marrin pëlqimin e prindërve dhe t’i informojnë prindërit për të dhënat personale që mblidhen për fëmijët e tyre.

Përdoruesit e Xbox duhet të krijojnë një llogari për t’i përdorur disa shërbime të caktuara. Informacionet si emri i plotë, adresa e emailit dhe data e lindjes mblidhen si pjesë e hapave të konfigurimit.

Vetëm pasi merrte edhe informacione personale, si për shembull numrin e telefonit të fëmijës, Microsoft kërkonte që një prind të jepte leje.

Nga viti 2015 deri në vitin 2020, Microsoft mbajti të dhëna “nganjëherë me vite” nga llogaritë e konfiguruara, edhe kur një prind nuk e përfundonte procesin e dhënies së lejes, tha FTC-ja në një deklaratë.

Kompania gjithashtu nuk informoi prindërit për të gjitha të dhënat që po mblidhte, si foton e profilit të përdoruesit dhe nuk u tregoi atyre se të dhënat po u shpërndaheshin palëve të treta.

Si pjesë e marrëveshjes së arritur me FTC-në, Microsoft duhet gjithashtu të krijojë mbrojtje të reja sigurie për fëmijët. Kjo përfshin mbajtjen e një sistemi për t’i fshirë të gjitha të dhënat personale pas dy javësh nëse nuk merret pëlqimi prindëror.

Urdhri duhet të miratohet nga një gjykatës federal përpara se të hyjë në fuqi.

Javën e kaluar, Amazon ra dakord të paguante 25 milionë dollarë pasi FTC-ja zbuloi se kishte ruajtur të dhëna të ndjeshme, përfshirë regjistrimet zanore të fëmijëve, për vite me radhë. /REL/ KultPlus.com

Bill Gates: Tregohu i mirë me ata që mësojnë, mund të përfundosh duke punuar për ta

Më 28 tetor të vitit 1955 lindi Bill Gates, njeriu që botës i dha kthesë historike për sa i përket teknologjisë dhe zhvillimit të saj. Gates është pronari edhe kryearkitekti softëare-i i firmës së njohur Microsoft e cila bënë xhiro rreth 36.84 miliard dollar Amerikan në vit edhe ka 128,000 punëtorë[1] të shpërndarë në 85 vënde të ndryshme në botë.

Në vijim, KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura të Gates, të cilat sipas tij nuk mund t’i mësoni në shkollë..

1. Jeta nuk është e drejtë, mësohuni me të.
Mjaft pritët që jeta “t’ju sjellë” gjërat që ju mendoni se “i meritoni”.
2. Botës nuk i bëhet vonë për vetëvlerësimin tuaj.
Filloni të bëni diçka me veten dhe për veten tuaj sot. Tani!
3. Nuk do të kesh një pagë me gjashtë shifra menjëherë pas shkollës.
Do të duhet të punosh fort për të arritur atë që dëshiron.
4. Nëse mendon se mësuesi është i ashpër, prit të shohësh si do të jetë shefi.
Në vend të të “hajë me dhëmbë” përpara klasës, tani do të jetë përpara një zyre të tërë.
5. Gatimi i hamburgerëve nuk është “përtej dinjitetit tënd”.
Gëlltite atë krenari idiote dhe merre atë punë që tani mendon se është nën nivelin që ti meriton.
6. Nëse i çon gjërat për dreq, nuk është faji i prindërve.
Mjaft shpërndave fajësime dhe fillo të marrësh përgjegjësi për dështimet e tua.
7. Prindërit dinë diçka që ti nuk e di.
Ndoshta, para se të lindje ti, prindërit e tu nuk kanë qenë aq të mërzitshëm sa janë sot.
8. Shkolla mund të ketë hequr fituesit dhe humbësit, por jeta jo.
Rezultati i një provimi nuk justifikon mjetet. Nuk ka as edhe ngjashmërinë më të vogël me atë që ndodh në jetën reale.
9. Jeta nuk është e ndarë në semestra.
Një herë që fillon, jeta vazhdon e vazhdon, pa fund. Kështu që shpenzoje kohën tënde duke bërë një gjë që vlen.
10. Ajo që sheh në televizor nuk është jetë reale.
Në jetën reale, njerëzit duhet ta lënë kafenenë dhe të shkojnë në punë.
11. Tregohu i mirë me ata që vetëm mësojnë.
Shanset janë që do të përfundosh të punosh për një prej tyre. / KultPlus.com

Charles O’Rear, fotografi që shkrepi fotografinë më të famshme në botë (FOTO)

Është sfondi i parazgjedhur për Microsoft Windows XP, një nga pamjet e cila njihet nga pothuajse çdo përdorues i kompjuterit, përcjell KultPlus.

Kjo fotografi e njohur me emrin “Bliss”, është shkrepur nga fotografi Chuck O’Rear.

21 vite më parë, O’Rear u pozicionua para një kodre të gjelbër të Sonama, ku kapi këtë pamje.

“Unë së shpejti po i mbush shtatëdhjetë e gjashtë vite jetë dhe çdo ditë e më tepër e kuptoj se sa shumë rëndësi ka pasur fotografia “Bliss” e Microsoft-it në jetën time. Si krijues i fotografisë më të shikuar në histori, unë kam gëzuar çdo minutë të famës”, ka thënë fotografi O’Rear.

Charles O’Rear fillimisht e kishte dërguar këtë fotografi në Corbis në vitin 1996, dhe më pas Microsoft kishte blerë të drejtat e fotografisë në vitin 2000. / KultPlus.com

Netflix ka gati planin e ri të abonimit, bashkohet me gjigantin Microsoft

Netflix është bashkuar me Microsoft për të ofruar një plan abonimi më të lirë për klientët që do të shfaqin reklama, transmeton KultPlus.

Gjigandi i transmetimit thotë se shërbimi do të jetë një “shtesë” tjetër në planet aktuale ekzistuese, të cilat nuk përfshijnë reklama.

Kompania nuk ka zbuluar ende se sa planifikon të jetë çmimi për abonentët rreth këtij shërbimi të ri.

Netflix ka marrë masa në këtë aspekt, pasi raportoi humbjen e parë në të hyrat e tyre pas më shumë se një dekadë dhe shkurtoi qindra vende pune në fillim të këtij viti.

Netflix nuk donte kurrë reklama. I gjithë modeli i tij i biznesit u ndërtua rreth abonimeve mujore.

Megjithatë, drejtuesve të Netflix-it u është dashur të thyejnë rregullat e tyre. /KultPlus.com

Apple, Google dhe Microsoft bëhen bashkë për të eliminuar fjalëkalimet

Apple, Google dhe Microsoft kanë njoftuar se duan të eliminojnë përgjithmonë nevojën për shërbimet dixhitale me fjalëkalime.

Për këtë ata do të zhvillojnë një infrastrukturë për të lejuar hyrjen pa një çelës alfanumerik në telefonat inteligjentë (Android dhe iOS), kompjuterë (Windows dhe macOS), shfletues (Chrome, Edge dhe Safari), që duhet të fillojë të funksionojë që në fillim të vitit të ardhshëm.

Tre gjigantët e teknologjisë u mblodhën nga Aleanca Fido, kompania e themeluar në vitin 2013, misioni i deklaruar i së cilës është “të promovojë standardet e vërtetimit që ndihmojnë në reduktimin e varësisë së tepërt të botës nga fjalëkalimet”. Lajmi vjen pak ditë nga Dita Botërore e Fjalëkalimit’ më 5 maj.

Sipas raportit vjetor të Verizon për shkeljet e të dhënave kibernetike, 80% e tyre shkaktohen ende nga fjalëkalime të pasigurta dhe kredenciale të dobëta. Siç shpjegohet në një shënim zyrtar të Apple, pasi sistemi të jetë aktiv, mund të përdorni telefonin inteligjent për të hyrë në një aplikacion ose shërbim në ueb, pavarësisht nga softueri operativ ose shfletuesi në përdorim. I njëjti operacion që kryejmë disa herë në ditë për të zhbllokuar telefonin, nga njohja e fytyrës dhe e gjurmëve të gishtave deri te kodet, do të mjaftojë për të hyrë në faqet dhe aplikacionet, si një mjet i shpejtë dhe i sigurt vërtetimi. Përdoruesit do të jenë gjithashtu në gjendje të aksesojnë automatikisht kredencialet e tyre në pajisje të shumta, pa pasur nevojë të riregjistrojnë secilën llogari. Megjithëse Apple, Google dhe Microsoft kanë mbështetur prej kohësh standardin e hyrjes pa fjalëkalim të krijuar nga Fido Alliance, por ende nuk ka ndërveprim ndërmjet platformave, aplikacioneve dhe standardeve të sigurisë së këtyre kompanive. Sipas tre gjigantëve, risia do ta bëjë shumë më të vështirë për hakerët vjedhjen e informacionit të hyrjes, duke pasur parasysh mungesën e çelësave në numra dhe shkronja dhe praninë e thjeshtë të telefonit inteligjent si një mjet identifikimi. /Ansa/BalkanWeb/ KultPlus.com

Microsoft pezullon shitjen e produkteve në Rusi

Microsoft tha të premten se do të pezullonte shitjet e reja të produkteve dhe shërbimeve të saj në Rusi. Kështu ajo do të bëhet kompania e fundit perëndimore që distancohet nga Moska pas pushtimit të Ukrainës, shkruan CNN.

Disa kompani të mëdha, duke përfshirë Apple Inc (AAPL.O) , Nike dhe Dell Technologies (DELL.N) , kanë ndërprerë lidhjet me Rusinë, pasi vendet perëndimore vendosën sanksione kundër Moskës pas sulmit.

Apple tha të martën se kishte ndaluar të gjitha shitjet e produkteve në Rusi. Dell bëri një lëvizje të ngjashme javën e kaluar.

Përveç pezullimit të shitjeve të reja, Microsoft do të ndalojë shumë aspekte të biznesit në Rusi në përputhje me sanksionet e qeverisë, tha presidenti i kompanisë, Brad Smith. / KultPlus.com

EPA/SVEN HOPPE

Vetëm vendi i pestë për Bill Gates në listën e më të pasurve

Bill Gates, themeluesi i Microsoft, renditet i pesti tashmë, pas shefit ekzekutiv dhe themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, në listën e njerëzve më të pasur në botë, sipas ”Forbes”.

Divorci i Bill dhe Melinda Gates dhe ndarja e pronave më pas është arsyeja kryesore e kësaj rënieje në renditje.

Gates ka qenë një nga miliarderët më të mëdhenj që nga viti 1987 dhe kjo është hera e parë që ai është nën vendin e tretë që kur ”Forbes” filloi listimin.

Kompania e investimeve e Gates, “Cascade Investment LLC” (CAS), transferoi aksione me vlerë 2,4 miliardë dollarë te Melinda duke e çuar vlerën e saj neto në 5,6 miliardë dollarë.

Divorci i kushtoi Billit 3,2 miliardë dollarë.

Bill Gates aktualisht vlen 129,6 miliardë dollarë, ndërsa Zuckerberg 132 miliardë.

Bill dhe Melinda vendosën të ndaheshin pasi ish-shefi i Microsoft u zbulua se ishte mik me Jeffrey Epstein.

Gates ishte gjithashtu nën hetim për një lidhje tjetër të mundshme me një punonjëse të Microsoft, në vitin 2000.

Gates i është referuar miqësisë së tij me Epstein si një gabim i madh.

Megjithatë, Bill dhe Melinda do të punojnë së bashku në fondacionin e tyre ”Bill dhe Melinda Gates”, fondacioni më i madh bamirës në botë, për aq kohë sa kjo e fundit ndihet mirë me punën me ish-bashkëshortit. / KultPlus.com

Drejtori i Microsoftit krahason inteligjencën artificiale me librin e Orwellit

Jetesa e përshkruar në librin “1984” të George Orwell “mund të ndodhë në 2024”, nëse ligjvënësit nuk e mbrojnë publikun nga inteligjenca artificiale, ka paralajmëruar udhëheqësi i Microsoftit, Brad Smith.

Ai thotë se zhvillimet teknologjike, sidomos në Kinë, mund të jenë kërcënuese të demokracisë pasi që mund të synohet monitorimi i vazhdueshëm i qytetarëve.

“Nëse nuk vendosim ligje që do të mbrojnë publikun në të ardhmen, do të shohim zhvillimin e teknologjisë dhe do jetë shumë e vështirë për t’u kontrolluar”, ka thënë ai për BBC.

“Më kujtohen vazhdimisht mësimet e George Orwell në librin e tij. Ju e dini historinë, ishte për një qeveri që mund të shihte dhe dëgjonte gjithçka që bënin të tjerët gjatë tërë kohës. Kjo nuk ndodhi në 1984, por nëse nuk jemi të kujdesshëm, mund të ndodhë në 2024”.

Sipas hulumtimit nga kompania Comparitech, 54 për qind apo 770 milionë kamera janë të vendosura në Kinë. / KultPlus.com

Shefi i Microsoftit premton gjeneratën e re të Windowsit

Teksa Google dhe Apple po iu drejtohen zhvilluesve për aplikacione të reja për eventet e ardhshme, gjiganti tjetër teknologjik, Microsoft, po synon një tjetër rrugë – të sjellë versionin e ri të sistemit operativ të Windowsit.

Në një letër të shefit ekzekutiv, Satya Nadella, drejtuar zhvilluesve, nuk përmendet thuajse fare përditësimi i Windows 10, me fokusin që është në “gjeneratën e ardhshme të Windowsit”.

“… Së shpejti do të ndajmë një nga përditësimet më të mëdha të Windowsit në dekadën e fundit për të zhbllokuar mundësitë ekonomike për zhvilluesit dhe krijuesit. E kam mbajtur vetë qe disa muaj dhe jam shumë i lumtur për gjeneratën e ardhshme të Windowsit. Premtimi im për ju është ky: Do të krijojmë më shumë mundësi për çdo zhvillues të Windowsit sot dhe mirëpresim çdo krijues që synon diçka të re, inovative dhe të hapur. Mezi presim t’u tregojmë më shumë”, ka thënë ai.

Kur Microsofti e lansoi sistemin Windows 10, kompania premtoi se do të jetë përditësimi i fundit i rregullt. E “gjenerata e re” mund të jetë më shumë se çfarëdo përditësimi që ishte bërë që nga lansimi i versionit “10” më 2015. / KOHA.net / KultPlus.com

Microsoft mbyllë Internet Explorer pas 25 vjetësh shërbim

Internet Explorer, ishte aty kur filluan të gjitha, por për fat të keq nuk do të jetë aty për të parë se si përfundon gjithçka. Microsoft më në fund ka vendosur ta mbyllë Internet Explorer.

Siç u përmend në një postim në blog, ekipi i produkteve Microsoft 365 konfirmoi se nuk do të mbështesë më Internet Explorer 11 nga 30 Nëntori 2020. Deri me 17 gusht të vitit të ardhshëm asnjë nga aplikacionet dhe shërbimet e Microsoft 365 nuk do të funksionojë në asnjë shfletues. Çfarë do lloj ueb faqe që është krijuar për Explorer do të duhet të menaxhojë pa të.

Në postimin e bërë në blog thuhet se klientët nuk do të mund të lidhen me shërbimet e Microsoft 365.

“Kjo do të thotë që pas datave të mësipërme, klientët do të kenë një përvojë të degraduar ose nuk do të jenë në gjendje të lidhen me aplikacionet dhe shërbimet e Microsoft 365 në IE 11, “Ata shtuan gjithashtu” “Për përvojat e degraduara, të reja Karakteristikat e Microsoft 365 nuk do të jenë të disponueshme ose disa veçori mund të pushojnë së punuari kur hyni në aplikacion ose shërbim përmes IE 11”, shkruajnë mediat e huaja, transmeton KultPlus.

Shfletuesit e tjerë kanë vendosur përfundimisht një standard të paparë dhe do të duket e natyrshme që më e dobëta e shortit do të humbasë përfundimisht. Sidoqoftë, askush nuk do ta harrojë Internet Explorer-in e famshëm dhe gjithçka që kërkonte. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, por kujtimet e të gjithëve filluan me Explorer, dhe me të do të mbeten gjithmonë! / KultPlus.com

Microsofti synon të shtojë numrin e punëtorëve afro-amerikan

Microsoft Corp të martën ka vendosur një synim pesë vjeçar të diversitetit për të adresuar pabarazinë raciale në zyrat e saj, pas protestave për brutalitetin e policisë kundër afrikano-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters.

Kompania ka thënë se do të shtojë edhe 150 milionë në diversitet dhe investime gjithëpërfshirëse për të dyfishuar numrin e afro-amerikanëve në kompani, përfshirë këtu edhe menaxherët, kontribuues seniorë individualë dhe liderë seniorë në SHBA deri më 2025, transmeton KOHA.

Vrasja e George Floydet nga policia në Minneapolis ka ndezur protesta të mëdha në SHBA kundër pabarazisë racore. / KultPlus.com