Eja të vdesim, e dashur, shpenzimet e varrimit i merr përsipër shteti, a s’e dëgjove në TV si kryelajm? Eja të vdesim, e dashur, s’ka rëndësi në rron si rob a zot, arkivoli është gati, dy metra vend gjithashtu, makinë e funeralit, kurora me lule artificiale: të kuqe, të bardha, blu. Eja të vdesim, e dashur, ç’na duhet kjo jetë, e rëndësishme është të vdesësh si zotni; mbylle TV-në, të vdesim qysh tani. /KultPlus.com
Do të shkonim në Kosovë në një festival poetik. Në kafe Roma po pinim kafe me Xhevon duke pritur Ilir Kadinë. Kisha një parandjenjë krejt të sigurtë se Xhevua nuk do kishte marrë me vete as pasaportë as kartë identiteti.
-E ke marrë pasaporten ose karten e identitetit?- e pyeta.
-Po-me tha.
Pas pak, e pyeta prapë. E njëjta përgjigje. Pa nxiri njëherë, i thashë. Ik o pirdhu më tha. Pastaj edhe po të mos i kem marrë kufi shqiptaro-shqiptar është. Ne kufi Xhevua futi dorën nëpër xhepa dhe nuk kishte asnjë dokument. Iliri u pre fare se ai u kish dhënë fjalën organizatorëve që do na çonte ne të dyve. Per më tepër një ditë i kushtohej poezisë së Xhevos.
Unë dola nga makina dhe s’po mbaja dot të qeshurit. Nëpunësi nga ana tjeter e kufirit ngriu: nuk dinte ç’të bënte.
-Nuk na e ke dëgjuar ndonjëherë emrin-i thamë.
-Iu njoh shumë mirë- tha- po ligjet janë ligje dhe mund ta pësoj une-tha.
Iliri mori Orgesin, djalin e Xhevos në telefon. Për fat të mirë ai kishte lidhje me komandantin e postës nga ana jonë e kufirit i cili erdhi dhe bisedoi me komandantin e postës nga ana tjetër. Ne hymë në Kosovë. Dhe sot e kësaj dite nuk e kam të qartë: a ishte një harresë e natyrshme njerëzore apo ishte nje sfidë që Xhevua donte t’i bënte kufirit shqiptaro-shqiptar? / KultPlus.com
Atje brenda, pas mureve të trasha, pas mureve të rënda, atje brenda, thonë natën e varrosnin, thonë ditën e përsosnin, sa shpresa, sa ëndrra atje brenda. Atje brenda? Një mëngjes u gdhinë të tmerruar, panë se vetveten e kishin harruar dhe nisën vetveten nga gjumi ta zgjonin, ta miklonin, të kërkonin: kush vila, kush plazhe, kush paga të larta, kush blloqe të reja, avione, parajsa, duart dhe këmbët si në ethe i shtrinin.
Eja të vdesim, e dashur, shpenzimet e varrimit i merr përsipër shteti, a s’e dëgjove në TV si kryelajm? Eja të vdesim, e dashur, s’ka rëndësi në rron si rob a zot, arkivoli është gati, dy metra vend gjithashtu, makinë e funeralit, kurora me lule artificiale: të kuqe, të bardha, blu. Eja të vdesim, e dashur, ç’na duhet kjo jetë, e rëndësishme është të vdesësh si zotni; mbylle TV-në, të vdesim qysh tani.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sot ka akorduar titullin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, për poetin Xhevahir Spahiun, shkruan KultPlus.com
Ka qenë vet Spahiu i cili ka bërë publik këtë lajm teksa ka falënderuar atë dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij që kanë qenë pranë tij në këtë ditë. Titujt e tillë zakonisht jepen në raste kur personalitetet të ndryshme në sferat e tyre tregojnë suksese ashtu siç ka treguar ndër vite edhe Xhevahir Spahiu.
“Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta, më akordoi sot titullin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”. E falënderoj presidentin dhe gjithkënd prej miqve, shokëve, poetëve e artistëve që ishin pjesë e këtij gëzimi” , ka shkruar Spahiu në Facebook.