Ka vdekur këngëtari i njohur shkodran Shyqri Alushi, shkruan KultPlus.
Ai konsiderohet si një prej këngëtareve më të
mirë shkodran me një karrierë shumë të pasur në muziken popullore dhe një nga këngëtaret më të dashur ë publikut për
shumë dekada me radhe në rang kombëtar.
Ndër këngët e
arta të repertorit të tij përmendim: “Thotë lulja për lulen”, “Kur natyra kenka
veshur”, “Nëpër fusha në kodrina”, “Pranvera filloi me ardhë”, “T’parën herë
kur jena pa”, “Eni more shokë”. Regjistrimet e tij muzikore janë kryesisht
pranë Radio-Tiranës dhe Radio-Shkodrës.
Ditet u fundit u shtrua ne spitalin rajonal të Shkodrës pas një sëmundje qe e kishte prej kohesh duke mos arritur qe ta përballoje dhe duke u ndare nga jeta ne moshën 84 vjeçare./ KultPlus.com
Ambasada e Rumanisë në Tiranë dhe Muzeu Historik Kombëtar organizuan dje, ekspozitën e artistit të famshëm rumun, i njohur si “mbreti i karikaturës”, mbajtësi i rekordeve botërore të Ginesit, karikaturisti më i shpejtë, Stefan Popa Popas.
Veprimtaria u organizua nën drejtimin e Presidencës Rumune të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe gjatë orëve që u zhvillua aktiviteti, Popas vizatoi për të gjithë pjesëmarrësit në ekspozitë.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ambasadorë të akredituar në Shqipëri, deputetë, artistë dhe të interesuar të shumtë mbi artin e karikaturës. Mircea Perpelea, ambasadori i Rumanisë në Tiranë, ju uroi mirë se ardhjen të gjithë të pranishmëve dhe bëri një prezantim të shkurtër të mbretit të karikaturës Stefan Popa Popas.
20 vite më parë në Parisit, përfundoi Konferenca ndërkombëtare e paqes kushtuar Kosovës, ku një ditë më parë Kosova dhe Serbia kishin nënshkruar dokumente të ndryshme.
Më 6 shkurt të vitit 1999, filloi punimet Konferenca e Rambujesë. Ky takim, i cili u mbajt në afërsi të Parisit të Francës, synoi zgjidhjen e krizës në Kosovë.
Iniciues të konferencës, që zgjati deri më 23 shkurt, ishte Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Kristofer Hill nga SHBA-të, Boris Majosrsi, Rusi dhe Vollfgan Petriq nga BE.
Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit. Delegacioni serb, sado që parimisht pranoi këtë propozim-marrëveshje, mbrojti qëndrimin që trupave të NATO-s të mos u lejohet kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë në kuadër të Kombeve të Bashkuara
Edhe rrethi i dytë i bisedime që filloi më 15 mars në Paris përfundoi pa sukses. Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars marrëveshje të ndryshme. Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike- marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë.
As tentimi i fundit, më 22 mars 1999 i të dërguarit special të SHBA-ve, Riçard Hollbruk nuk ishte i suksesshëm. Ai nuk ia doli ta bind presidentin e atëhershëm të RSFJ, Sllobodan Millosheviq që të pranojë marrëveshjen për Kosovën dhe vendosjen e trupave ndërkombëtare.
Më pas, Këshilli i Sigurimit i OKB-ës miratoi rezolutën 1244 me të cilën u vendos protektorati, prania ndërkombëtare në Kosovës, UNMIK-ut si mision civil dhe KFOR-it, mision ushtarak. Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë.
Një ditë, një mendimtar indian pyeti dishepujt: “Pse njerëzit bërtasin kur ata janë të zemëruar?”. “Bërtasin për shkak se e humbasin qetësinë e tyre”, tha njëri prej tyre. “Por pse të bërtasësh nëse personin e ke pranë?”, pyeti sërish mendimatri.
“Epo, ne bërtasim sepse duam që personi tjetër të na dëgjojë”, u përgjigj një tjetër dishepull. Dhe mësuesi u kthye me pyetjen: “A nuk mund të flisni me të me zë të ulët?. U dhanë përgjigje të tjera të ndryshme, por asnjëri nuk e ka bindur mendimtarin.
Pastaj ai shpjegoi: “A e dini pse i bërtisni një personi tjetër kur jeni të zemëruar? Fakti është se kur dy njerëz janë të zemëruar, zemrat e tyre largohen shumë. Për të mbuluar këtë distancë duhet të bërtisni për të dëgjuar. Sa më shumë të zemërohen ata, aq më fort do të duhet të bërtasin për të ndjerë njëri-tjetrin.
Nga ana tjetër, çfarë ndodh kur dy njerëz janë në dashuri? Ata nuk bërtasin, flasin me zë të ulët. Dhe pse? Sepse zemrat e tyre janë shumë afër. Distanca ndërmjet tyre është e vogël. Ndonjëherë zemrat e tyre janë aq afër sa që as nuk flasin, thjesht pëshpërisin.
Dhe kur dashuria është më intensive, nuk është e nevojshme të pëshpëritësh, thjesht shikohesh në sy. Zemrat e tyre janë bërë një e vetme. Kjo është ajo që ndodh kur dy njerëz që e duan njëri-tjetrin afrohen”.
Së fundmi, mendimtari përfundoi duke thënë: “Kur debatoni apo diskutoni, mos lejoni që zemrat tuaja të largohen, mos thoni fjalë që mund t’i ndalni, sepse do të vijë një ditë kur distanca do të jetë kaq e madhe saqë ata kurrë nuk do ta gjejnë më rrugën e kthimit”. (Gandhi)
Shpjegimi për planetët e satelitët është i thjeshtë për tetëvjeçarin Ditrin Selmani.
Ai madje i kupton dhe i thjeshtëzon edhe disa enigma të universit.
Niveli i intelegjencës së këtij vogëlushi është mbi mesataren. Për këtë arsye për të nuk mjaftojnë ligjëratat që mbajnë mësuesit për të dhe bashkëmoshatarët e tij.
Ai madje po harton teste edhe për mësimdhënësit e tij.
Këngëtarja Altuna Sejdiu- Tuna sonte ka publikuar albumin “Fortuna” dhe deri tani ka publikuar një serë këngësh me videoklipe, shkruan KultPlus.
Krahas këngës me Yll Limanin, ajo ka publikuar edhe këngën me Armend Rexhepagiqin “Harrova”. Kënga pat ngjallur mjaft emocione në interpretimin e Tunës dhe Armendit në Shkup.
Armend Rexhepagiqi tash e një kohë i ka munguar skenës muzikore, ndërsa së fundmi ka kompozuar këngën e Elvana Gjatës “Tavolina e merzisë” dhe “Tani m’ke zemër” nga Tuna./ KultPlus.com
“Të rrosh a të mos rrosh – kjo është çështja: M’ e lartë është vallë të durosh. Hobe, shëgjeta fati të tërbuar A të përballsh një det të turbull helmesh Me arm’ e funt t’u japsh? Të vdeç – të flesh – Jo më! – dhe me një gjumë të mbarosh Çdo zemër-dhëmbje, mijëra tronditje, Që trupi prej natyrës trashëgon. Ja nje qellim që duhet dëshëruar
Me gjithë shpirt. Të vdeç – të flesh; të flesh? E ndofta t’ëndërrosh! Ah, këtu ngec; Se ç’ëndrra shohim n’atë gjumë-vdekje, Pasi na shkundet kjo pështjellj’ e mortme, Kjo frikë na qëndron; ja arësyja Që aq e zgjat një jetë me mjerime; Se kush duron përbuzjen dhe kamçikn’ e botës, Zullumn’ e shtypësit, përdhunën e krenarit, Lëngimn’ e dashuris’ së papërfillur,
Vonimn’ e ligj’s, goj’-çthurrjen e zyrtarit, Dhe shkelmet, që çdo vlerë zemërgjërë Nga të pavlershmit merr, kur munt ta lajë Hesapin fare me një copë thikë? Kush vallë barra mban e kush dërsin, Rënkon nënë një jetë të mërzitur, Po vetëm tmer’ i asaj diçka pas vdekjes – Vendit të pazbuluar, nga s’ na kthehet Kurr’ udhëtari – na trullos vullnetin, Dhe vuajmë të ligat që po kemi Se sa të hidhemi n’ato që s’ dimë.
Kështu na bën ndërgjegja gjith’frikaçë; Kështu dhe ngjyr’ e gjall’ e rezollutës Sëmuret, verdhet nga hij’ e mejtimit, Dhe plane të mëdha e rëndësore Ndalen, përçajnë rrjedhjen, dhe humbasin Emrin e vepërimit. Hesht tani! E bukura Ofeli! Ëngjëll, në lutjet Mëkatet m’i kujto të gjitha… ”
“Hamleti: Ç’kemi ndonjë të re? Rozenkranci: Asgjë tjetër, imzot, veç që bota u bë më e ndershme. Hamleti: Aherë fundi i botës ka arrirë; po lajmi juaj nuk është i vërtetë. Nëmni lejen t’ju pyes më shkoqur. Ç’i keni bërë fatbardhësisë, miq të dashur, që ju dërgoi në këtë burg? Gildensterni: Burg, imzot? Hamleti: Danimarka është një burg. Rozenkranci: Aherë është burg e tërë bota. Hamleti: Burg i vërtetë, në të cilin ka shumë qelira, vrima dhe bodrume, dhe Danimarka është një nga më të ligat. Rozenkranci: S’jemi n’atë mendje, imzot. Hamleti: Aherë, s’është burg për ju; se s’ka as të mirë, as të ligë, po mendja na i bën ashtu. Pr mua është burg. Rozenkranci: Aherë ambicia të bënë të kujtosh ashtu; është tepër e ngushtë për mendjen tënde. Hamleti: Për Zotin, mund të isha mbyllur në një guall arre dhe të kujtoja veten mbret të hapësirës së pakufishme, sikur të mos kisha ëndrra të liga. ”
Një ditë, një mendimtar indian pyeti dishepujt: “Pse njerëzit bërtasin kur ata janë të zemëruar?”. “Bërtasin për shkak se e humbasin qetësinë e tyre”, tha njëri prej tyre. “Por pse të bërtasësh nëse personin e ke pranë?”, pyeti sërish mendimatri.
“Epo, ne bërtasim sepse duam që personi tjetër të na dëgjojë”, u përgjigj një tjetër dishepull. Dhe mësuesi u kthye me pyetjen: “A nuk mund të flisni me të me zë të ulët?. U dhanë përgjigje të tjera të ndryshme, por asnjëri nuk e ka bindur mendimtarin.
Pastaj ai shpjegoi: “A e dini pse i bërtisni një personi tjetër kur jeni të zemëruar? Fakti është se kur dy njerëz janë të zemëruar, zemrat e tyre largohen shumë. Për të mbuluar këtë distancë duhet të bërtisni për të dëgjuar. Sa më shumë të zemërohen ata, aq më fort do të duhet të bërtasin për të ndjerë njëri-tjetrin.
Nga ana tjetër, çfarë ndodh kur dy njerëz janë në dashuri? Ata nuk bërtasin, flasin me zë të ulët. Dhe pse? Sepse zemrat e tyre janë shumë afër. Distanca ndërmjet tyre është e vogël. Ndonjëherë zemrat e tyre janë aq afër sa që as nuk flasin, thjesht pëshpërisin.
Dhe kur dashuria është më intensive, nuk është e nevojshme të pëshpëritësh, thjesht shikohesh në sy. Zemrat e tyre janë bërë një e vetme. Kjo është ajo që ndodh kur dy njerëz që e duan njëri-tjetrin afrohen”.
Së fundmi, mendimtari përfundoi duke thënë: “Kur debatoni apo diskutoni, mos lejoni që zemrat tuaja të largohen, mos thoni fjalë që mund t’i ndalni, sepse do të vijë një ditë kur distanca do të jetë kaq e madhe saqë ata kurrë nuk do ta gjejnë më rrugën e kthimit”. (Gandhi)
“Tani m’ke zemër” është kënga më e re që ka lansuar Altuna Sejdiu, që njihet si Tuna. Kënga është pjesë e albumit të Tunës, “Fortuna”.
“Tani m’ke zemër”, e ka shkruar Aida Baraku, ndërsa muzikën ia ka përpunuar këngëtari i njohur Armend Rexhepagiqi.
Pos këngës “Tani m’ke zemër” Tuna ka publikuar edhe bashkëpunimin “A don hala” me Yll Limanin. Pak minuta më pas, ajo ka publikuar edhe këngën më të re të titulluar “Plagë”.
KultPlus ju përcjell këto tri këngë më videoklipe.
Gazetarja e njohur italiane Francesca Masotti i ka kushtuar një tjetër artikull të mrekullueshëm bukurive të rralla kulturore të Shqipërisë, i cili është botuar në edicionin italian të revistës prestigjioze “National Geographic”.
“Shqipëria është një destinacion që duhet të zbulohet i tëri me qetësi dhe larg turmave”, shkruan Masotti.
Më poshtë vijon artikulli:
Kënga e hoxhës thyen heshtjen surreale në të cilën është përfshirë qendra historike e Beratit. Ajo vjen që nga Xhamia e Mbretit, e ndërtuar në fund të viteve 1400 me kërkesë të sulltanit osman Bajazidi II, që ndryshe quhej “i urti”, për kulturën e tij dhe që u dallua për politikën e pritjes së hebrenjve të përndjekur në vitin 1492 nga Spanja, të cilëve u lejoi të vendoseshin në territoret e Perandorisë Osmane, pra edhe në Shqipërinë e sotme. Rreth pesë shekuj më pas, kur vendi i vogël ballkanik kishte fituar pavarësinë nga Perandoria (1912), priti sërish një numër të madh hebrenjsh duke i ndihmuar, këtë herë, që t’i largohen çmendurisë naziste. Këtë nuk e di askush, në fakt, gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët fshehën në shtëpitë e tyre qindra hebrenj që po arratiseshin nga pjesa tjetër e Europës. Pritja e jashtëzakonshme që iu dha atyre, bazohej mbi besën, një kod nderi që përkonte dhe vazhdon të jetë edhe sot në mbajtjen e fjalës së dhënë dhe në ndihmën, duke rrezikuar edhe sigurinë tënde, ndaj cilitdo që ka nevojë për mbështetje. Vendi i vogël me mazhorancë myslimane, në kufijtë e kontinentit të vjetër, arriti atje ku të gjitha shtetet e tjera europiane dështuan. Në fund të konfliktit botëror numri i hebrenjve në Shqipëri ishte 10 herë më i lartë sesa në fillim të luftës. Edhe sot Shqipëria është një prej pak vendeve në botë ku nuk ekzistojnë paragjykimet fetare, ndonëse në vend ka tre besime kryesore.
“Pikërisht harmonia mes besimeve të ndryshme, përveç vlerës së paçmuar arkitekturore, është një prej arsyeve përse në vitin 2008 UNESCO e përfshiu Beratin në listën e trashëgimive botërore të njerëzimit”, thotë Simon Vrusho, drejtori i Muzeut “Solomoni” në Berat, i inauguruar majin e kaluar, i vetmi vend arti në vend që i kushtohet historisë së hebrenjve në Shqipëri. Në fakt, këtu, pranë xhamive të dekoruara me finesë që përkojnë me vitet 1400, ndodhen kisha orthodhokse të mrekullueshme të viteve 1300. Kështu, sa për të kuptuar më thellë shpitin e këtij qyteti dhe të gjithë Shqipërisë, pasi ke dëgjuar thirrjen islamike për lutje, nuk mund të mos lësh pa vërejtur kryeveprat e shekullit XVI të mjeshtrit të pikturës Onufrit, brenda kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, ose të hipësh në majë të kështjellës së Beratit për të admiruar kishën bizantine të “Shën Triadhës”. Nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar një udhëtim në Shqipëri.
Qyteti i gurtë
Rruga më pas vazhdon drejt jugut, me drejtim Gjirokastrën, një tjetër xhevahir osman, një tjetër qytet në UNESCO i vendit të shqiponjave. Është vendi i lindjes së dy shqiptarëve më të famshëm të të gjitha kohëve, të diktatorit Enver Hoxha (shtëpia e të cilit sot është kthyer në Muzeun Etnografik) dhe e shkrimtarit Ismail Kadare që, përmes rrugëve me kalldrën të qendrës historike, ka përshtatur kryeveprën “Qyteti i gurtë”, për ta futur në valixhe dhe ta shfletosh ndërkohë që viziton Gjirokastrën. I gjithë qyteti është një labirinth plot surpriza. Pra mbetet vetëm që të lësh veten duke ecur ngadalë dhe duke u futur nëpër rrugicat prej guri, godinat e epokës osmane, banesat e fisnikëve, xhaminë e vjetër, që për mrekulli i ka shpëtuar procesit të shkatërrimit të godinave fetare të aplikuar nga regjimi komunist dhe pazarin antik. Çdo hap është një ftesë që t’i kushtosh gjithë kohën e nevojshme, pa nxituar dhe pa turizëm masiv fasadave të bardha të shtëpive osmane dhe ngjyrave të ndezura të qilimave, tapeteve tradicionale që shiten në pazar, ushqimit të mirë dhe panoramës. Si ajo që shfaqet nga maja e kështjellës së Gjirokastrës shtrihet në të gjithë qytetin, deri në malet e Lunxhërisë. Edhe perëndimi nuk duhet humbur, ndërkohë që Dielli ngjyros me rozë majat.
Nga antikja, tek modernia
Duke ngjitur vendin drejt veriut ndalon në Tiranë, kryeqyteti i gjallëruar i Shqipërisë. Zhurma e borive, e kantiereve, nota muzikash popullore. Aty-këtu, shenjat e së kaluarës osmane, fashiste, komuniste, deri tek skizofrenia arkitekturore e viteve ’90. Përreth, një qytet që sheh nga e ardhmja. Në kohët e fundit panorama urbane e Tiranës është transformuar, me ndërtimin e qiellgërvishtëseve dhe shtimin e hapësirave të gjelbra. Megjithatë, ndotja vazhdon të jetë një problem, por iniciativat nuk mungojnë. Si projekti për rizhvillim i studios belge 51N4E, që përfshin ristrikturimin dhe kthimin në hapësirë pedonale të sheshit “Skënderbej”, apo projektin “Tirana 2030-TR030”, plani i ripushtimit të peizazhit urban.
Pas një vizite te Kalaja e Tiranës, qendra e re artistike dhe krijuese e kryeqytetit e inauguruar dhjetorin e kaluar, duke kaluar nga Pazari i Ri, ish-tregu i peshkut i rikthyer në një zonë multifunksionale me dyqane, bare dhe restorante, nga Blloku, ish-lagja e ndaluar dhe e rezervuar vetëm për elitën politike për më shumë se 40 vite regjim komunist, që sot është një qendër e përkryer për artistë të rinj, shkohet për në Krujë, kryeqyteti antik i mbretërisë shqiptare. Këtu historia preket me dorë, sepse në këtë qytet 32 kilometra nga Tirana është shkruar një prej faqeve më të rëndësishme të historisë shqiptare. Në Krujë, në vitet 1400, udhëheqësi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një mbrojtës i guximshëm i besimit të krishterë, luftoi për 25 vite kundër Perandorisë Osmane për të shpëtuar Shqipërinë dhe Perëndimin nga përparimi turk. Pas një turi në muzeun që i kushtohet heroit kombëtar, ia vlen të hysh në dyqanet e vogla të pazarit historik të Krujës për të vëzhguar artizanët që punojnë kornizat, duke vajtur deri tek mauzoleu “Sarisalltik”, që i përket, për ironi të fatit, vëllazërisë islamike sufi të bektashinjve (që ka qendrën në Tiranë) që mban emrin e misionarit Sarisalltik, i cili në vitet 1300, mbërriti në Krujë për të përhapur bektashizmin dhe që, sipas një legjende antike, luftoi kundër një dragoi që kërcënonte të shkatërronte krejtësisht qytetin.
“Në pikën ku ndodhi përleshja, në nder të misionarit dhe heroit, sot është ngritur teqja e vëllazërisë fetare, që të gjithë banorët e Krujës, pavarësisht besimit që kanë, e konsiderojnë një shenjtor dhe mbrojtësin e qytetit”, tregon Alborent Rama, themelues i “Kruja Hospitality”, një hapësirë për evente kulturore, koncerte me një restorant që ndodhet në një banesë antike që ndodhet brenda mureve të kështjellës. Rruga që ngjitet deri në tempull është drithëruese, por të dhuron një pamje të jashtëzakonshme mbi qytetin dhe mbi malet. Bukuria poetike qëndron krejtësisht mbi shenjtërinë e këtij vendi. Ku mbretëron qetësia dhe ku duket se koha ka ndalur. Ose, ndoshta, nuk ka ekzistuar kurrë.
Drejt veriut
Dhe nëse zhvendosemi më në veri mbërrijmë në Shkodër, kryeqyteti kulturor i Shqipërisë, i famshëm për Kështjellën e Rozafës, Muzeun Fotografik ‘’Marubi’’ dhe Liqenin e Shkodrës, që Vendi i Shqiponjave ndan me Malin e Zi. Ballkanik dhe italian në të njëjtën kohë, Shkodra është një margaritar që shëtitet kënaqësisht më këmbë. Muzeu, në veçanti, mban arkivin fotografik të Pietro Marubbit, fotografit italian, i natyralizuar shqiptar (Pjetër Marubi) i përfshirë në plejadën rilindase të Italisë të gjysmës së dytë të Tetëqindës, që iku nga Italia dhe gjeti strehim në Shkodër, ku themeloi studion e parë fotografike në Shqipëri. Pas vdekjes së tij, la një arkiv me më shumë se 4000 negativa (disa prej të cilave u ekspozuan para pak kohësh edhe në Biennalen e Milanos), ndërkohë që aktiviteti i studios së tij vazhdoi falë përkushtimit, fillimisht të djalit të birësuar Kel Kodheli dhe pastaj të djalit të këtij të fundit, Gegë Marubi.
Nga Shkodra merret pastaj rruga SH25, e braktisur dhe dredha-dredha si një gjarpër, që të çon në pikën e imbarkimit të trageteve në Koman. Liqeni i krijuar artificialisht në fund të viteve ’70 me ndërtimin e një dige, furnizohet nga tre lumenj, Drini, Valbona dhe Shala. Përgjatë udhëtimit parakalojnë përpara syve peizazhe si nëpër filma, lumenj që zvarriten drejt kanioneve të thella, kodra të pyllëzuara dhe plazhe mbeten të fshehura edhe ndaj syve më të stërvitur. Në sfond faqe shkëmbore madhështore. Udhëtimi në traget zgjat rreth tri orë deri në Fierzë, ku më pas vazhdohet drejt Parkut Kombëtar të Valbonës, një perlë e Alpeve shqiptare apo, për më aventurierët, drejt Kosovës. Por, kjo është një histori tjetër. Dhe një udhëtim tjetër. /G.S/ a.jor.
“Tani m’ke zemër” është kënga më e re që ka lansuar Altuna Sejdiu, që njihet si Tuna. Kënga është pjesë e albumit të Tunës, “Fortuna”.
Kjo këngë është punuar nga dy emrat më të njohur të muzikës, por që tash e një kohë nuk kanë sjell ndonjë krijim të tyre. “Tani m’ke zemër”, e ka shkruar Aida Baraku, ndërsa muzikën ia ka përpunuar këngëtari i njohur Armend Rexhepagiqi.
Armend Rexhepagiqi para një jave është paraqitur në një koncert në Shkup, ku ka kënduar këngën “Harrova” së bashku me këngëtaren Tuna, shkruan KultPlus.
Më poshtë, gjeni të plotë tekstin e këngës më të re të Tunës:
Ka do dit që po shof fare mirë se si nga vuejtja syt po më madhohen, nepër ball dhe ftyrë rrudhat po më shtohen e si buzqeshja m’asht e hidhun… … dhe po ndij se si mëngjeset e mia nuk janë ma mëngjese hovi e pune, as ndërtimi, por të shtymt dita më ditë e një jete që s’durohet.
Dalngadalë po shof si jeta një nga një secilin ndjesi me tradhti po ma vulos dhe s’po më mbetë asgja që me u nda si shej gëzimi, përpara nuk e dishe, ojetë, se kaq i tmerrtë asht grushti i yt që mbyt pa mëshirë. Por kot në pasqyrë po shof se si nga vuejtja syt po më madhohen nëpër ballë dhe në ftyrë rrudhat po më shtohen, dhe shpejt do të bahem flamur i vjetruem i rreckuem ndërluftat e jetës.
Në këtë artikull do të tregojmë disa nga çastet më të rëndësishme të jetës së Frida Kahlos mes pikturës, vuajtjeve dhe suksesit të merituar.
Fillimet
Bijë e “Revolucionit Meksikan”, që në lindje Frida u prek nga një deformim i shpinës, për të cilin prindërit dhe miqtë e tyre e quajtën poliomelit, duke qenë se nga ajo vuante edhe vajza tjetër. Në adoleshencë ajo tregoi një talent të habitshëm artistik, që karakterizohej nga shpirti i pavarur sepse refuzonte çdo lloj rregulli social. Nga ky kontekst do të lindte edhe tema e autoportretit. Të parin e piktori për djalin që donte kur ishte adoleshente, Alehandron.
Aksidenti
Në shumë prej punimeve paraqet aspekte dramatike të jetës së saj, më i madhi prej të cilëve ishte një aksident i vitit 1925. Dëmtimi i rëndë i legenit do të ndikonte shëndetin e saj për pjesën e mbetur të jetës, ndërsa shpesh herë do t’i nënshtrohej edhe ndërhyrjeve kirurgjikale, megjithëse frymëzimi kurrë nuk reshti. Iu dedikua me shumë pasion pikturës dhe pavarësisht dhimbjeve fizike dhe traumës psikologjike që kaloi pas aksidentit, vazhdoi të ishte ajo vajza rebele, antikomformiste dhe shpirtlirë.
Dhimbja u kthye në art
Pasi la spitalin, u detyrua të rrinte për muaj të tërë në krevat me mesin e vënë në allçi. Kohën e kalonte duke lexuar shumë libra, pjesa më e madhe e të cilëve mbi lëvizjen komuniste. Pjesën tjetër të ditës, sigurisht që pikturonte. Për të mbështetur këtë pasion, prindërit i dhuruan një krevat të lëvizshëm, një pasqyrë në tavan dhe sigurisht shumë bojëra. Raporti i saj obsesiv me trupin karakterizoi një ndër aspektet më thelbësorë të artit që bëri gjatë gjithë jetës: krijoi vizione të trupit femëror të pa shtrembëruara nga shikimi mashkullor.
Pablo Picasso në një letër i shkruante Diego Riveras: “As Derain, as ti dhe as unë nuk mund të pikturojmë një kokë siç bën Frida Kahlo!”
Takimi me Diego Riveran
Pikturat që bënte në shtëpi ia dërgoi Diego Riveras, një ndër personalitetet më të shquara të artit pamor për kohën. Aq shumë përshtypje i bëri Riverës stili modern i Kahlos, saqë menjëherë e bëri pjesë të skenës politike dhe kulturore në Meksikë. Kahlo u bë edhe aktiviste e Partisë Komuniste Meksikane që prej vitit 1928. Mori pjesë në shumë manifestime dhe u dashurua me Diego Riverën. Një vit më pas u martuan, edhe pse Kahlo ishte e ndërgjegjshme për tradhtitë që Rivera do të kryente. Ai tashmë ishte në martesën e tretë, ndërsa edhe Kahlo pati shumë marrëdhënie jashtëmartesore, ndër të cilat disa edhe homoseksuale.
Vitet e fundit dhe suksesi
Jeta dhe veprat e Frida Kahlos mahnitën artistikisht shumë njerëz në mbarë botën, duke frymëzuar vepra të tjera jo vetëm pamore, por edhe letrare. Për shumë ajo mbetet figura më me impakt në shekullin e kaluar. Tre ekspozita të rëndësishme iu dedikuan: Në vitin 1938 në New York, 1939 në Paris dhe 1954 në Mexico City. Vitin pasardhës, më 13 korrik 1954, Kahlo ndërroi jetë në qytetin e lindjes. Shtëpia e saj në Coyoacán u bë strehë për mijëra e mijëra vizitorë nga e gjithë bota. Edhe sot ajo shtëpi është e paprekur, sipas vullnetit të Kahlos ndërsa është e mbushur me dritë, ngjyra dhe piktura si për të treguar shpirtin e pronares së saj.
Frida dhe surrealizmi
Që prej vitit 1938, aktiviteti i saj në pikturë intensifikohet shumë. Pikturat nuk përqendrohen më vetëm në përshkrimin e traumave të jetës, por flasin për gjendjen dhe këndvështrimin e saj për botën duke përfshirë edhe fëmijët. Gjatë një periudhe të shkurtër, elementët tradicionalë meksikanë shkrihen me prodhimtarinë e saj surrealiste. Në vitin 1938 shkrimtari Andre Breton pa për herë të parë punimet e saj dhe mbeti i mrekulluar, ndërsa tha se ishte një krijesë surrealiste e bërë me duart e tij. Nuk hezitoi ta ndihmonte në hapjen e ekspozitës së Parisit, që e bëri të famshme edhe në Europë. Kahlo e dinte se etiketimi si surrealiste do ta ndihmonte shumë për të marrë aprovimin e kritikës, ndërsa i pëlqente edhe ideja që të konsiderohej si një artiste origjinale. Në çdo rast, pikturat e saj të frymëzuara nga dhimbja, nga erotizmi me përdorimin e figurave hibride dhe krejt vizioni i Fridës ishte shumë larg atij surrealist. Imagjinata e saj nuk ishte një mënyrë për të dalë nga logjika dhe për t’u futur në subkoshiencë, por ishte produkt i jetës së saj të cilën kërkonte ta bënte të dukshme përmes simbolizmit. Lidhja e saj me surrealizmin ishte një lojë, ishte një mënyrë për të marrë pëlqimet e shpejta të kritikëve dhe intelektualëve të kohës. Vetë ajo vite më pas do ta mohonte që ishte pjesë e kësaj lëvizje, edhe pse pas viteve ’40 surrealizmi nuk ishte më në modë./Tiranapost.al
Hashim Thaçi ka thyer rekord sa i përket shpërndarjes se mirënjohjeve e dekoratave. Këto tri vitet e fundit sa ai është president, shumë personalitete të fushave të ndryshme kanë kaluar përmes zyrës presidenciale pasi që Presidenti Thaçi ka qenë goxha dorëlirë sa i përket dhënies se dekoratave.
Por jo të
gjitha dekoratat kanë shkuar prej nga janë nisur, pasi që disa edhe kanë
refuzuar të dekorohen nga Thaçi. Në
mesin e tyre ishin edhe Veton Surroi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Sylejman
Selimi, Rexhep Qosja, Agim Vinca.
Sipas listës së publikuar në ueb-faqen presidenciale, e përditësuar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, Thaçi ka ndarë 657 dekorata, ku përfshihen medalje, tituj, urdhra e mirënjohje. Në mesin e të dekoruarve ishte edhe presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova. Medaljen presidenciale jubilare të dhjetëvjetorit të Pavarësisë, vitin e kaluar e pranoi bashkëshortja e presidentit të ndjerë, Fanë Rugova e cila për tek presidenti u shoqërua me djemtë Mendim dhe Ukë Rugova dhe vajzën Teuta Rugova, shkruan KultPlus.
Veç asaj, më 15 shkurt presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave edhe renë e Rugovës, dizajneren Blerina Kllokoqi-Rugova. Thaçi përmes një njoftimi kishte thënë se këtë medalje ia dhuron Kllokoqit-Rugova për kontributin e dhënë në fushën e artit, mirëpo nuk kishte vonuar shumë e ky postim ishte fshirë nga faqja zyrtare e Thaçit.
Deri tani Thaçi mban rekordin sa i përket dekorimeve, pasuar nga Atifete Jahjaga që gjatë mandatit të saj nga viti 2011 deri në vitin 2016 kishte ndarë 550 dekorata. Por sa dekorata kishte ndarë presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova?
Që nga viti
2000 e deri në vitin 2006, presidenti Rugova kishte ndarë 225 dekorata, ku
përfshihen medalje e urdhra, shkruan KultPlus.
KultPlus ju sjell listën ku mund të shihni të gjithë emrat e të dekoruarve nga Rugova.
1.Abdyl
Frashëri Urdhri Hero i Kosovës 10.06.2003
2 Adem Azemi
– Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
3 Adem
Jashari Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
4 Adem
Jashari Urdhri Hero i Kosovës 26.11.2004
5 Adem
Mikullovci – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
6 Adem Vitia
– Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
7 Adnan
Zhelta – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
8 Afijete
Azizi – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
9 Agim
Hajrizi Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
10 Agim
Morina – Rahovec Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
11 Agush
Balaj – Deçan Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
12
Presidenti Alfred Moisiu (Shqipëri) Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
10.06.2003
13 Ali Aliu
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
14 Ali Hadri
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
15 Ali
Shahini – Ferizaj Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
16
Ambasadori Ëilliam Ëalker (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
17 Anton
Çetta Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
18 Antonio
Belushi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
19 At Gjergj
Fishta Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
20 At
Shtjefën Gjeçovi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
21 Ati të
Shenjtë Papa Gjonë Pali II
(Vatikan)
Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
22 Avdi
Grajqevci – Obiliq Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
23 Azem Hajdari
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
24 Azem
Neziri – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
25 Bahri
Abazi – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
26 Bajram
Arifi – Lipjan Medalja e Pavarësisë
27 Baki
Krasniqi -Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
28 Basri
Bajrami – Shtime Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
29 Besa
Basha – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
30 Binaze
Jashari – Ferizaj Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
31 Bujar
Gjurgjeala – Prizren Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
32 Bujar
Hoxha Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
33 Burim
Muhaxheri – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
34 Daut
Jashanica – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
35 Enver
Hadri Urdhri Hero i Kosovës 04.04.2005
36 Enver
Maloku Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
37 Enver
Pula – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
38 Eqrem
Çabej Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
39 Eqrem
Kryeziu Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
40 Ernest
Koliqi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
41 Ethem
Bekeri – Rahovec Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
42 Otto Von
Habsburg (Austri) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
43
Eurodeputetja Doris Pack (Gjermani) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
44
Eurodeputetja Nicole Fontaine (Francë) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
45
Gjenerallejtënant Fabio Mini (Itali) Medalja e Artë ushtarake në Shërbim të
Paqes
dhe Lirisë
03.10.2003
46 Fatos
Pula – Prizren Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
47 Fehmi
Agani Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
48 Fehmi
Agani Urdhri Hero i Kosovës 06.05.2004
49 Fehmi
Agani Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
50 Fehmi
Nallbani – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
51 Ferhat
Dinosha Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
52 Ferid
Currri Urdhri Hero i Kosovës 10.06.2003
53 Feride
Hyseni – Vushtrri Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
54 Feti
Broqi – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
55 Fetije
Shala – Deçan Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
56 Flamur
Xhiha – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
57 Gafurr
Kiseri – Prizren Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
58 Gani
Miftari – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
59 Gani Vula
– Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
60 Gëzim
Haklaj – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
61 Gëzim
Lipoveci – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
62 Gjenarali
Michael Jackson (Britani e
Madhe)
Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
63
Gjenereali Ëesley Clark (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
64 Gjyljeta
Mulla – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
65 Haki
Ymeri Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
66 Halil
Maxhari – Klinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
67 Halim
Dema -Kaçanik Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
68 Halit
Kryeziu – Malishevë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
69 Hanife
Elshani – Drenas Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
70 Hilmi
Muhaxheri – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
71 Hisen
Bashota – Klinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
72 Hisni
Salihu – Viti Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
73 Akademik
Idriz Ajeti Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
74 Ilaz
Ramajli – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
75 Ilirjana
Jusufi – Kaçanik Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
76 Imer
Gashi – Suharekë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
77 Isa
Shefkiu – Gjilan Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
78 Isak
Restelica – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
79
Presidenti Ronald Regan (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
80 Islam
Gashi – Rahovec Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
81 Ismail
Kadare Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
82 Ismajl
Sahiti – Ferizaj Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
83 Ismet
Rraci Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
84 Isuf
Konjufca – Gjilan Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
85 Jahir
Bekteshi – Suharekë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
86 Jakup
Bullatovci – Fushë Kosovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
87 Jim Xhema
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
88 Jusuf
Gërvalla Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
89 Kadrije
Dajqi Gashi – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
90 Kadrije
Ismajli -Viti Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
91 Kancelari
Gerhard Schreder (Gjermani) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
92 Kancelari
Helmut Kohl (Gjermani) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
93 Komanda e
NATO/KFOR-it Kosovë Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
94 Komanda e
NATO-s -Bruksel Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
95 Komandant
Sali Çeku Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
96
Komisioneri Evropian Chris Patten -(Britani e Madhe) Medalja e Artë e Lirisë
12.06.2004
97 Kongresi
i SHBA-së Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
98
Kongresmeni Benjamin Gillman (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
99
Kongresmeni Eliot Engel (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
100
Kongresmeni Tom Lantos (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
101
Kongresmenja Sue Kelly (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
102
Kryeministri Jose Maria Aznar (Spanjë) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
103
Kryeministri Masimo D’Alema (Itali) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
104
Kryeministrit Silvio Brlusconi (Itali) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
105
Lartmadhëria e Tij Juan Carlos II (Spanjë) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
106 Leonard
Foks Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
107 Leonora
Zajmi – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
108 Lordi
George Robertson (Britani e
Madhe)
Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
109
Lartmadhëria e Saj Mbretëresha Elizabeth II (Britani e Madhe) Medalja e Artë e
Lirisë 12.06.2004
110 Lucia
Laqi – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
111 Maliqe
Bajoku – Podujevë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
112 Akademik
Mark Krasniqi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
113 Maxhun
Shala – Rahovec Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
114 Mehmet
Bardhi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
115 Mehmet
Gjevori Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
116 Mehmet
Ibrahimaj – Istog Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
117 Mehmet
Sahatqiu – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
118 Mikereme
Nishliu – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
119 Milazim
Vitia – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
120 Ministri
Robin Cook (Britani e Madhe) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
121 Ministri
Alain Juppe (Francë) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
122 Ministri
Alois Mock (Austri) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
123 Ministri
Bernard Kouchner (Francë) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
124 Ministri
Flavio Cotti (Konfederata
Zvicerane)
Medalja e
Artë e Lirisë 12.06.2004
125 Ministri
Hubert Vedrine (Francë) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
126 Ministri
Joschka Fischer (Gjermani) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
127 Ministri
Joseph Deiss (Konfederata
Zvicerane)
Medalja e
Artë e Lirisë 12.06.2004
128 Ministri
Klaus Kinkel (Gjermani) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
129 Ministri
Rudolph Scharping (Gjermani) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
130
Ministrja Ana Lindh (Suedi) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
131 Mishel
Ruks Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
132 Muhamet
Ahmeti – Skenderaj Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
133 Muhamet
Shabani – Shtime Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
134 Muhamet
Shukriu Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
135 Muharrem
Shabani – Vushtrri Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
136 Murtez
Rahmani – Shtërpcë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
137
lartmadhëria e Tij Leka I Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
138 Naser
Gashi – Kaçanik Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
139 Nazif
Berisha – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
140 Nazif
Matoshi – Kamenicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
141 Nazmi Fejzullahu
– Shtime Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
142 Nazmi
Kelmendi – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
143 Nebih
Abdullahu – Drenas Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
144 Nejazi
Hoxha – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
145 Nezir
Prokshi – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
146 Nezir
Sallahu – Viti Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
147 Nikë
Prela Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
148 Nikollë
Shabani – Klinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
149 Noel
Malkolm (SHBA) Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
150 Osman
Nuhiu – Viti Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
151 Pajazit
Nushi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
152
Parlamenti Europian Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
153
Presidenti Bill Clinton (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
154
Presidenti Carlo Azeglio Ciampi (Itali) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
155
Presidenti George Ë Bush (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
156
Presidenti George Herbert Ëalker Bush
(SHBA)
Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
157
Presidenti Heinz Fischer (Austri) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
158
Presidenti Jacques Chirak (Francë) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
159
Presidenti Oscar Luigi Scalfaro (Itali) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
160 Presidenti
Tomas Klestil (Austri) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
161 Prof.
Latif Berisha Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
162
Prof.Femi Agani Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
163 Qamil
Bajraktari – Suharekë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
164 Qazim
Kelmendi – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
165 Qefsere
Boshnjaku – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
166 Qemajl
Sahatqiu – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
167 Raif
Ramabaja – Kamenicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
168 Ramadan
Kelmendi – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
169 Ramiz
Bacaj – Istog Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
170 Refik
Raka – Kaçanik Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
171 Refika
Belegu – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
172 Remzi
Maliqi – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
173 Rexhep
Ismajli Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
174 Rifat
Rifati – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
175 Riza
Halimi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
176 Robert
Elsie (Kanada) Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
177 Ruzhdi
Bakalli – Gjakovë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
178 Sabit
Berisha – Drenas Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
179 Sabri
Hamiti Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
180 Sabri
Hashani – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
181 Sali
Çeku Urdhri Hero i Kosovës 19.04.2005
182 Sami
Repishti Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
183 Sanije
Qitaku – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
184
Sekretari i OKB Kofi Annana Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
185
Sekretari i Shtetit James Baker (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
186
Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright
(SHBA)
Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
187 Selami
Gashi – Rahovec Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
188 Selim
Krasniqi – Malishevë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
189 Selman
Riza Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 17.06.2005
190 Selvije
Gjinaj – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
191 Senatori
Bob Dole (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
192 Hillari
Clinton (SHBA) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
193 Shaban
Hashani – Ferizaj Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
6 / 6
EVIDENCA E
TË DEKORUARVE NGA PRESIDENTI IBRAHIM RUGOVA (2002 – 2006)
194 Shaban
Manaj Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
195 Shaqir
Curri Urdhri Hero i Kosovës 10.06.2003
196 Shefi i
diplomacisë së BE-së Javier
Solana
(Spanjë) Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
197
Shemsedin Bytyqi – Suharekë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
198 Shemsi
Hajdini – Vushtrri Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
199 Shukri
Rrahimi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
200 Skender
Aliu – Gjilan Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
201 Skender
Skenderi – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
202 Smail
Hajdaraj Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
203 Sokol
Prokshi – Drenas Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
204 Sylejman
Vokshi Urdhri Hero i Kosovës 10.06.2003
205 Tafil
Berisha – Rahovec Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
206 Tafil
Salihu – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
207 Teki
Dervishi Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 28.05.2004
208
Kryeministri Tony Blair (Britani e
Madhe)
Medalja e Artë e Lirisë 12.06.2004
209 Ukë
Bytyqi Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
210 Ukë
Gashi – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
211 Valentin
Domniku – Pejë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
212 Vaso
Pash Shkodrani Urdhri Hero i Kosovës 10.06.2003
213 Veli
Haxha – Mitrovicë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
214 Veton
Shala – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
215 Xhemail
Mustafa Medalja e Artë e Pavarësisë 23.12.2004
216 Xhemajl
Dizdari – Prizren Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
217 Xhemajli
Bajri – Malishevë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
218 Xhevat
Pllana – Prishtinë Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
219 Xhevat
Zejnullahu – Skenderaj Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
220
Kongresmeni Joseph J. DioGuardi (SHBA) Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
10.06.2003
221 Ymer
Prizreni Urdhri Hero i Kosovës 10.06.2003
222 Tahir
Lush Berisha Medalja e Artë e Pavarësisë 24.05.2004
223 Zekeria
Cana Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit 10.06.2003
224 Zijadin
Salihu – Gjilan Medalja e Pavarësisë 02.07.2004
Një kompani që krijon instrumente muzikore të modifikuara ka gjetur mënyra origjinale për t’ia përshtatur krijimet e saj nevojave të personave me aftësi të kufizuara. Kompania ka krijuar një shkop dirigjenti që u jep mundësi edhe personave me probleme shikimi të ndjekin lëvizjet e shkopit.
Kjo arritje hap portat për muzikantë të verbër që duan të luajnë me orketra:
Dirigjenti qëndron përballë orkestrës dhe me lëvizjet e shkopit drejton muzikantët. Ata ndjekin çdo lëvizje të tij për të marrë sinjale nëse do të luajnë më ngadalë, më lehtë, me ritëm apo me intensitet.
Por muzikantët e verbër, si violinistja Abie Baker, e kanë të pamundur të ndjekin lëvizjet e shkopit:
“Në të kaluarën ndiqnim tingujt përreth. Isha pjesë e seksionit të violinave dhe dëgjoja kur të tjerët ngrinin instrumentin për të filluar interpretimin, unë bashkohesha me ta me hamëndje. Pa dyshim nuk ishte një mënyrë e përsosur, sidomos kur luan një pjesë të shpejtë kur nuk ka kohë për të humbur”.
Tani shkopi Haptic ndihmon instrumentistët e verbër të ndjekin dirigjentin. Shpikësi Vahakn Matossian shpjegon se shkopi ka ndjesorë që kapin edhe lëvizjen më të vogël të dirigjentit:
“Shkopi ndjen lëvizjen e dorës. Ndjen këndet, ngritjet e uljet. Ndjen si ndryshimet e lehta ashtu edhe më të forta,” shpjegon shpikësi.
Informacioni transmetohet me sinjale radioje në aparatet që mbajnë në kyçin e dorës ose të këmbës muzikantët. Aparati përcjell dridhje të ndryshme për të informuar muzikantët mbi udhëzimet që përcjell dirigjenti.
Pianisti Kevin Satizabal thotë se kjo shpikje ka sjellë një ndryshim rrënjësor për muzikantët e verbër:
“Teknologjia të lidh me lëvizjet e dirigjentit. Kjo nënkupton se tani orkestrat nuk do të kenë më justifikime për të mos punësuar muzikantë të verbër, pasi teknologjia tani u mundëson këtyre muzikantëve të jenë plotësisht të integruar,” thotë pianisti.
Shkopi Haptic është ende në fazën e provës në duart e instrumentistëve dhe dirigjentëve si Ewan Campbell:
“Gjatë përdorimit arrij të ndjej sinjalet dhe përshtas lëvizjet që bëj pasi shërbejnë si sinjale. Besoj se shumë shpejt do të zhvilloj një stil dirigjimi që nuk bazohet shumë në konceptin pamor, por në konceptin ndjesor”.
Shpikësi shpreson se kompania e tij, “Human Instruments” do të arrijë ta hedhë në treg shkopin e ri të dirigjentit vitin e ardhshëm./VoA
Nesër do të promovohet libri “Dimri i Gjatë i Vitit 1945 Tivari” i autorëve Anna Di Lellio dhe Dardan Luta, shkruan KultPlus.
Pas çlirimit të Jugosllavisë nga okupimi nazist në vjeshtën e vitit 1944, Marshall Tito bëri thirrje për mobilizim në masë me qëllim që të thyente forcat ushtarake gjermane në frontin Syrmian dhe të pushtonte qytetin italian të Triestes. Me mijëra burra të rekrutuar me dhunë nga i tërë vendi, duke përfshirë edhe shqiptarë nga Kosova, u dërguan në front në një marshim tragjik që la pas një sërë të sëmurësh dhe të plagosurish për vdekje. Më 30 mars 1945, kur rekrutët shqiptarë të paarmatosur, arritën në qytetin e Tivarit (Bar) në bregdetin Adriatik, partizanët malazezë i vranë qindra syresh.
Libri që do të promovohet nesër është një histori e
ilustruar e asaj masakre, histori e cila është varrosur thellë në arkiva, e
shtypur, e neglizhuar apo e manipuluar nga historianët, gjithmonë e heshtur,
ndonëse kurrë e harruar.
“E tregojmë këtë
rrëfim përmes zërit të Shaban Pajazitit dhe rekrutëve të tjerë nga Çubreli
(Skënderaj), të cilët mbijetuan për t’i treguar historitë e tyre. Burimet
arkivore dhe të shkruara japin dëshmi dokumentuese shtesë të rëndësishme, por
kontestuese dhe janë një përkujtues i qartë se historia zyrtare nuk është kurrë
e plotë pa dëshmitë e pjesëmarrësve”, shkruhet në njoftim.
Ky libër i publikuar nga Iniciativa për Histori Gojore, 2019 do të promovohet nesër duke filluar nga ora 19:00 në Dit’ e Nat’./ KultPlus.com
Mund të jetë e bezdisshme për disa, por “hip hopi” qenka muzika e duhur për djathin më të famshëm të Zvicrës. Kërkuesit kanë arritur të zbulojnë se, “Emmentali” i shumë-pëlqyer e ndryshon shijen në varësi të melodive që vendosen gjatë përgatitjes së tij.
Përmes një eksperimenti të quajtur “Djathi sonik, eksperienca mes tingullit dhe gastronomisë”, Universiteti i Arteve në Bernë dhe një prodhuesi djathi në perëndim të Zvicrës kërkuan të provojnë nëse tingujt dhe vibracionet arrijnë të kenë ndikim mbi reaksionet kimike të shkaktuara nga bakteret brenda djathit.
Për 6 muaj, “Emmentali” u ekspozua përballë llojeve të ndryshme të muzikës, që shkonin nga Mozarti, te Led Zeppelin.
“Bëmë dy verifikime, njërin shkencor dhe tjetrin në praninë e një jurie ekspertësh të kulinarisë. Në të dyja rastet u arrit në përfundimin se ka dallime në shije dhe në erë, e këto vijnë si pasojë e muzikës nën tingujt e së cilës djathi është përpunuar”, tha Peter Kraut.
Shefi i jurisë, Benjamin Luzuy tha se “hip hopi” ishte ai që nxiti krijimin e një shijeje më të butë, që të kujtonte më tepër lulet, megjithatë djathi i tij preferuar mbetet “Emmentali” i ekspozuar ndaj muzikës së Mozartit.
Hapi final tani do të jetë një studim bio-mjekësor për të parë nëse ka dallime edhe në vet përbërjen e djathrave.
Prej pak kohësh është bërë me dije për mediet ndërkombëtare se regjisori Andrew Dominik është në proces pune për të jetësuar në kinema filmin “Blonde” të shkruar nga Joyce Carol Oates dhe dedikuar ikonës Marilyn Monroe.
Sipas burimeve të ndryshme filmi biografik e ka gjetur tashmë protagonisten e saj. Dominik mesa duket ka përzgjedhur aktoren e “Blade Runner 2029” dhe të “Konck, knock”, Ana de Armas. Mirëpo disa zëra këmbëngulin se në fakt deri më tani nuk është bërë asnjë marrëveshje me aktoren kubaneze, edhe pse produksioni është parashikuar për këtë verë.
Regjisori ka kuruar edhe skenarin dhe do të përfshijë në produksion edhe Dede Gardner dhe ish aktorin e tij Brad Pitt, me të cilin ka punuar në të shkuarën. Duke qëndruar tek subjekti i “Blonde”, gjithçka nis nga Norma Jean Mortenson e mandej shpaloset suksesi që do ta shndërrojë atë në yllin e kinemasë së quajtur Marylin Monroe. Mirëpo ajo do ta gjejë veten mes disa lidhjesh të dështuara dhe një tragjedie drithëruese që do ta bëjë të jetë e varur nga lëndët narkotike duke i shkaktuar një paqëndrueshmëri mendore.
Dominik është shprehur në lidhje me projektin se: “Do të jetë një nga dhjetë filmat më të mirë që janë realizuar ndonjëherë rreth gjendjes njerëzore. Tregon historinë se si një traumë e fëmijërisë ndikon tek një i rritur që është i ndarë mes vetes,publikut e jetës private. Mendoj se projekti ka shumë mundësi me të vërtetë entuziazmuese, përsa i përket asaj që mund të bëhet, nga ana kinematografike”. /A.D
Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës do të sjellë sonte premierën e shfaqjes së baletit për fëmijë “Një princeshë e vogël”, shkruan KultPlus.
Kjo shfaqje është e bazuar në romanin e Francis H.Burnet dhe
në qendër si princeshë do të jetë balerina dhe solistja e vogël, Stina Shala.
Historia e kësaj shfaqjeje të baletit do të vijë përmes
150-të fëmijëve të inkuadruar në këtë projekt që realizohet nga QKF-ja.
Regjia dhe koreografia për këtë shfaqje është realizuar nga
Arian Plaku. Formulimi muzikor nga Julian Shyti, skenografia nga Florest
Sherifi ndërsa drejtuese vokali është Diellza Sylejmani. Kostumet për shfaqje
janë bërë nga Marjana Gjoni dhe Edlira Sulaj ndërsa narratore do të jetë
aktorja e njohur Melihate Qena.
Premiera e shfaqjes së baletit “Një princeshë e vogël” do të jetë sonte më 18 mars duke filluar nga ora 17:00 në teatrin Kombëtar të Kosovës. Repriza do të jetë po ashtu më 18 mars nga ora 19:00./ KultPlus.com
Ndonëse ende shumë e re në moshë, Donika Loci ka arritur që ëndrrën e saj për të qenë një disenjatore e suksesshme ta përjetojë me vetëm 19 vjet. Krejt kjo falë përkushtimin, dashurisë dhe pasionit për punën që ajo bën, shkruan KultPlus.
Diçka e kishte ngacmuar përbrenda gjithmonë. Qysh në fëmijëri ajo preferonte që kohën e saj më të madhe ta kalonte në makinën e qepjes aty ku gjyshi i saj, një dizajnere me përvojë në Pejë, ishte për ta shtyrë drejt realizimit të ëndrrës së saj, e për Locin ai ishte krahu i saj më i fortë në rrugën e nisur.
Koleksionin e parë ajo e ka realizuar qysh në moshën 16 vjeçare,
atëherë kur edhe e ka hapur atelienë që gjithashtu është e pazakontë që në një
moshë aq të re të jesh e zonja e një pune. Ajo ka rrëfyer për KultPlus së si
arriti që në një moshë aq të re të arrijë deri të realizimi i koleksionit.
“Koleksioni i parë ka qenë i gjithi punë dore, unë nuk i
kufizoj asnjëherë idetë e mia duke u bazuar në një material, preferoj të punoj
më shumë punë dore sepse mendoj se për njerëzit është më atraktive dhe arrin ta
krijosh stilin tënd. Kam punuar deri 1 muaj në një fustan. Por dashuria e madhe
për këtë punë dhe kënaqësia që ndjej kur e përfundoi më bën që të punoj shumë dhe të mos lodhem
asnjëherë”, ka thënë Donika për KultPlus.
Dizajnerja e re Loci është gjithëpërfshirëse në kreacionet e saj, nga fustanet, kostumet, veshjet skenike, e gjithçka tjetër. Por ajo ka kreacionet e saj të preferuara, aty ku edhe e gjen vetën më shumë.
“Mund të krijoj gjithçka, të prek secilin stil, por më shumë më pëlqen të krijoj veshje më të veçanta dhe më eksperimentale,
veshje që jo secili ka guxim t’i vesh”, ka pohuar tutje Loci e cila tregon se në
veshje ke hapësirë të luash me gjithçka, e madje ka raste kur ajo përdorë materiale
që zakonisht nuk përdoren për veshje e që për shumë kënd është e pabesueshme se
si mund të krijohet veshje prej materialeve të tilla, por rezultatet që ajo
sjell në fund janë të mahnitshme.
Në vendin tonë numri i dizajnerëve është gjithmonë në
rritje, por për Locin kjo nuk sheh ndonjë problem.
“Sa më shumë rritet konkurrenca aq më shumë ka mundësi të dal në pah më i miri. Madje është edhe një mundësi e mirë sepse klientët kanë zgjidhje dhe secili shkon aty ku i përshtatet stili më shumë”, tha Loci. Sipas saj, sot nuk është e rëndësishme të jesh vetëm komod, shpesh njerëzit shpesh e sakrifikojnë komoditetin vetëm që të duken bukur. Duhet të jesh vetja por edhe të dukesh bukur, thotë ajo.
Viti 2019 ka qenë një fillim i mbarë për të madje suksesin
që ajo po e përjeton ishte i papritshëm për të.
“E rëndësishme për mua është që jam duke e bërë stilin që e dua, sepse një dizajnerë mund të ketë shumë punë por asnjëherë nuk arrin të vë në pah stilin e tij por punon në shërbim të kërkesave të klientëve. Unë jam duke e bërë punën që e dua dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua”, ka treguar dizajnerja për ndjesinë e suksesit.
Ajo tashmë ka filluar të punojë edhe për shumë artiste të
estradës tonë dhe besimi e vlerësimi që po merr nga ta për të janë një shtysë e
madhe në punë.
Loci për momentin veprimtarinë e saj po e zhvillon në të dyja vendet, në Pejë dhe Prishtinë dhe shumë shpejt një atelie me emrin Donika Loci do të jetësohet edhe në Prishtinë për të qenë kështu më afër klientëve. /KultPlus.com
Ka vende ku dimri nuk vjen kurrë. Ne jemi natyrisht në pjesët më të butë ose madje edhe të nxehtë të planetit, në Azi, Afrikë, Australi. Këtu natyra është ende ende e paprekur, por ka edhe disa kopshte botanike ku dora e njeriut ka grumbulluar dhe mbledhur më të mirën nga ajo që bota e bimëve mund të japë. Rezultati është një kryevepër e bukurisë.
KOPSHTI BOTANIK I PAMPLEMOUSSES – MAURITIUS – Është një nga kopshtet botanike më të vjetra në botë: është themeluar në 1770 nga mbikëqyrësi francez i kolonisë Pierre Poivre dhe zë një sipërfaqe prej 37 hektarësh. Ai përmban shumë mostra të llojeve të rralla, duke përfshirë rreth 80 lloje të palmave: është i famshëm para së gjithash për trupat e ujit në të cilat rriten zambakët gjigantë të ujit dhe zambakët aziatikë.
KOPSHTI BOTANIK – SINGAPOR – Veçantia e këtij kopshti spektakolar është se me 74 hektarë të tij, gjendet brenda qytetit. Është një nga vendet e preferuara ku banorët e Singaporit shkojnë për një shëtitje, pasi është i hapur për çdo ditë të vitit nga ora 5, deri në mesnatë. Përveç liqenit të këndshëm të mjellmave, ekziston një kopsht i shkëlqyer Orkidesh me mbi një mijë specie dhe 2000 hibride.
PARKU ZOOLOGJIK DHE BOTANIK I MAMELLES – GUADELOUPE – Si dhe strehimi i kopshtit zoologjik me 85 lloje shtazore nga Karaibet dhe Guajana, ai përfshin mbi një e gjysmë hektarë kopshte të harlisura tropikale. Vizita më e çuditshme ndodh në këmbë në majë të pemëve të mëdha, në shtigjet e ngritura pezull mbi 20 metra të larta, për të zbuluar bimë të padukshme nga toka, si orkide dhe pineapole të egra.
KOPSHTI BOTANIKE ROYAL – MELBOURNE, AUSTRALI – Kopshti ndodhet në brigjet e lumit Yarra, pranë qendrës së qytetit. Ai shtrihet në rreth 40 hektarë tokë dhe ka shtigje të shumta, lojëra për fëmijë dhe një observator. Parku përmban mbi 10 mijë specie bimore dhe rreth 50 mijë bimë me vlerë të madhe historike dhe kulturore.
KOPSHTI TROPIKAL BOTANIK NOOCH – NONG NOOCH – TAILANDE – Përafërsisht 600 hektarë kodra mbi të cilat ky kopsht i madh botanik shtrihet janë shtëpi për lule dhe bimë zbukuruese. Kopshti është një tërheqje e vërtetë turistike, me strehim, restorante, pishinë dhe hapësira për shfaqje të vërteta. Ai gjithashtu mban larminë më të madhe të orkideve në Tajlandë dhe një zonë të ruajtjes për disa lloje të rrezikuara.
KOPSHTI YUYUAN – SHANGAI – Është quajtur edhe “Kopshti i lumturisë” dhe gjendet në qytetin e vjetër të Shangait. Është shumë i lashtë: ndërtimi i tij mund të datojë edhe në 1559, në epokën e dinastisë Ming. Ai përbëhet nga gjashtë zona të ndryshme të rregulluara sipas stilit botanik klasik kinez.
KOPSHTI I MREKULLIVE – DUBAI – Veçantia e këtij kopshti qëndron në faktin se mbyllet në verë. Në fakt, klima e Emirateve arrin temperatura të tilla të larta në periudhën e verës, duke e bërë shumë të vështirë kultivimin e luleve. Ashtu si gjithçka në Dubai parku është i madh: me mbi 45 milionë lule, ndoshta është më i madhi në botë. Parku është ndërtuar praktikisht në shkretëtirë: për këtë arsye lulishtet janë rrethuar me pemë që ofrojnë një strehë të vogël nga era.
KOPSHTI I FIN – KASHAN – Është një nga kopshtet historike më të bukura persiane në botë. U përfundua në vitin 1590 dhe mbulonte mbi dy hektarë sipërfaqe. Në qendër të tij është një oborr i madh i rrethuar me mure me katër kulla rrethore. Ashtu si shumë kopshte muslimane, ai është i pasur me burime dhe lojëra uji: frymëzimi vjen nga Hori që përshkruan parajsën si një tokë të pasur me ujë dhe lumenj.
KOPSHTI GARCÍA SANABRIA – SANTA CRUZ DE TENERIFE, TENERIFE – Kopshti u përurua në vitin 1926 dhe është parku më i madh urban në Ishujt Kanarie. Ai pwrmban shumë specie bimore dhe një koleksion skulpturash, ndër të cilat shquhen shatërvan qendror dhe ora e luleve, mekanizmi i të cilws është ndërtuar në Zvicër dhe është plotësisht funksional.
KOPSHTI BOTANIK FUNCHAL – MADEIRA – Me klimën e tij oqeanike subtropikale, vetë ishulli i Madeiras është një kopsht i madh në të cilin rritet një shumëllojshmëri e pafund e specieve bimore. Kopshti botanik i Funchalit është një nga atraksionet turistike më të njohura në ishull, mbulon një sipërfaqe prej 35 mijë metra katrorë me shtretër të jashtëzakonshëm të luleve që mbajnë shumë lloje të bimëve ekzotike nga të gjitha kontinentet. Qëllimi i kopshtit botanik është ruajtja e specieve dhe studimet shkencore. /KultPlus.com
“E urrej telefonin celular të mamit tim”. Tema e një fëmije 7 vjeçar është virale dhe bën të reflektosh, çdo prind duhet ta lexojë atë. Fëmija shkruan një temë për varësinë e nënës së tij nga telefoni.
Një mësues amerikan ka vendosur të publikojë temën e një
studenti 7-vjeçar në profilin e tij në Facebook, arsyeja është e habitshme.
Tema ishte bazuar në shpikjen që urrenin më së shumti dhe ky fëmijë shkroi në
detyrën e tij se e urren celularin, sepse prindërit e tij janë gjithmonë në
telefon. Mësuesja ishte vërtet e befasuar nga përgjigjet e studentëve të saj,
nga 21 studentë, 4 kishin treguar telefonin celular si shpikjen më të
neveritshme. Kështu, ai donte të lëshonte një lloj apeli, duke i ftuar të
gjithë prindërit që të dëgjojnë fëmijët e tyre dhe të lënë telefonin e tyre
celular.
“Dëgjoni fëmijët tuaj dhe lini celularin”, shkroi mësuesja
në Facebook. Detyra kryesore e fëmijës u bë virale pasi ai tha se si nëna e tij
ishte gjithmonë me telefonin e saj në dorë: “Nuk më pëlqen telefoni sepse nëna
ime është në telefon gjatë gjithë ditës . Një telefon ndonjëherë është një gjë
e keqe. E urrej telefonin e mamit dhe do të doja që ajo të mos kishte pasur
kurrë një të tillë. Kjo është një shpikje që nuk më pëlqen”.
Tema me shkrim dore u shoqërua me dizajnin e një celulari me
një kryq dhe një fytyrë të trishtuar me një re të vogël që thoshte: “E urrej”.
“Çdo ditë të jetës sonë, bëjmë një depozitim të vockël në
bankën e kujtesës së fëmijëve tanë”
Komiteti i Helsinkut për të Drejtat e Njeriut në Serbi, i drejtuar nga Sonja Biserko, njëra prej aktivisteve më të zëshme dhe dokumentueseve më të mëdhenj të dhunës ndaj shqiptarëve në vitet 90-të, edhe këtë vitë organizon dy seminare në mars dhe prill për të rinjtë nga Kosova dhe Serbia.
Pjesë e programit Kultura Përtej Kufijve, seminarët e quajtur Intercultural
Icebreakers (Akyllthyesit Ndërkulturor) ofrojnë mundësi të pjesëmarrjes për
artistët e rinj dhe ata të cilët janë të interesuar në arte dhe aktivizëm.
Programi tubon 16 të rinj nga Kosova dhe Serbia. Së pari organizohet udhëtimi
studimor prej nëntë ditësh dhe gjatë kësaj kohe pjesëmarrësit do të qëndrojnë në
Beograd dhe Prishtinë, si dhe do të vizitojnë Novi Sadin dhe Prizrenin. Gjatë
seminarit të dytë i cili do të zgjasë pesë ditë, grupi do të zhvilloj një
ekspozitë ose eveniment publik i cili do të organizohet në dy qytete. Lloji i
evenimentit varet nga profili i pjesëmarrësve.
Komiteti i Helsinkut dëshiron të kontriboj në ringjalljen e raporteve të
krijuara në të kaluarën përmes shkëmbimeve kulturore, por edhe përmes krijimi të
rrjeteve të reja të grupeve të të rinjëve, atyre akademike dhe artistike,
mediave dhe shoqërisë civile nga Serbia dhe Kosova. Idea është që pjesëmarrësit
nga Kosova dhe Serbia të njihen me temat siç janë të drejtat e njeriut,
kultura, inter dhe multikulturalizmi, zgjidhja e konflikteve përmes artit dhe
kulturës popullore, art si mjet i ndryshimit shoqëror, kultura e rezistencës
etj.
Përpos ligjerimeve mbi këto tema, pjesëmarrësit do të kenë punëtori gjatë së
cilave do të krijojnë aktivitete të ndryshme të cilat do të sponsorizohen nga
programi (siç janë shfaqjet e shkurtëra, filmat, ekspozitat dhe ngjashëm) me
synim të promovimit të respektit, mirëkuptimin dhe tolerancës. Në këtë mënyrë,
programi i përkrah artistët e rinj nga të dy vendet që do kontribojnë në
thyerjen e paragjykimeve dhe stereotipeve përmes punës së përbashkët.
Gjithashtu synohet ndërtimi i raporteve të mira ndërfqinjësore në mes të Kosovës
dhe Serbisë.
Gjatë vizitës studimore, pjesëmarrësit
do të kenë mundësi të vizitojnë institucione dhe organizata të ndryshme në
Beograd, Prishtinë, Novi Sad dhe Prizren, për të parë programet ekzistuese në
fushën e artit dhe kulturës si dhe të njihen me bashkëpunimin në të kaluarën.
Gjithashtu do të kenë edhe eveniment të ndryshme kulturore gjatë seminareve.
Organizatorët
do të mbulojnë të gjitha kostot e akomodimit, ushqimit, udhëtimit, materialit të
punës dhe vizitave në ngjarje kulturore për të gjithë pjesëmarrësit e
seminarit.
Profili i pjesëmarrësve:
Programi është i krijuar për të rinjtë nga Kosova dhe Serbia të cilët:
Janë të moshës 18 deri 30 vjeç.
Janë aktiv në fushën e artit dhe të kulturës.
Janë student apo kanë studiuar ndonjë degë të kulturës apo artit, apo
fakultete tjera të fushës së historisë së artit, letërsisë, sociologjisë apo
fushave të tjera të ngjashme.
Janë të motivuar për të fituar njohuri të reja mbi kulturën e rezistencës,
interkulturalizmin, multikulturalizmin, të drejtat e njeriut, etj.
Duan të takohen dhe të bashkëpunojnë me kolegët nga Kosova dhe Serbia.
Mund të komunikojnë në gjuhën angleze.
Aplikacionin e aplikimit për pjesëmarrje mund ta gjeni në këtë vegëz