“Kosova, para ditës së katërt”, ekspozitë nga Instituti i Kulturës Italiane në Cyrih

Si frymëzim për titullin e ekspozitës kanë shërbyer vargjet e poetit nga Kosova, Shpëtim Selmani, fitues i çmimit letrar të BE-së.

Të enjten, më 19 janar 2023, në ora 19:00, Instituti i Kulturës Italiane në Cyrih, nën patronatin e Konsullatës së Republikës së Kosovës, do të hapë ekspozitën: “Kosova: para ditës së katërt”, shkruan albinfo.ch. Një fotoreportazh mbi njerëzit, vendet dhe historitë e përditshme të grave dhe burrave që rrezatojnë qëndrueshmëri, mjaltë dhe talent, duke u bërë simbole të një vendi historinë e të cilit lidhet me atë të Italisë në disa drejtime, thuhet në njoftimin e dërguar nga instituti në fjalë.

Në vazhdim, përshkrimi i projektit: Ishte viti 2014 kur gazeta angleze “The Guardian” dhe ajo gjermane “Die Zeit”, në një eksperiment à la Eurovizion, kërkuan nga dhjetë gazeta evropiane të emëronin nga një poet secila i cili do të shkruante epitafe të shkurtëra (një lloj memoriali për personat e vdekur) përmes të cilëve duhet të raportonin rreth vendit të tij/saj të origjinës. Në mesin e tyre ishte edhe Shpëtim Selmani nga Kosova, i cili më vonë do të bëhej laureat i Çmimit të Letërsisë së Bashkimit Evropian, shkruan albinfo.ch. Ai kishte shkruar kështu për Kosovën:

“Ditën e parë u krijua gjaku/ ditën e dytë vdekja/ ditën e tretë u përmend dashuria/ dhe nuk na mbeti ditë më”. Në gjuhën angleze: “On the first day blood was created/ on the second day death/ on the third love was mentioned/ and there were no day left for us.”

© Francesca Boccabella

Nëpërmjet objektivit të fotografes italiane Francesca Boccabella dhe fjalëve të Françeska Brufanit, ekspozita fotografike «Prima del quarto giorno» (Para Ditës së Katërt) tregon periudhën “mes ditës së tretë dhe të katërt” të citimit të Selmanit: mes premtimit të vdekjes së historisë dhe dashurisë që, pavarësisht çdo gjëje del dhe reziston mes plagëve të “një të shkuare ende të tanishme”.

© Francesca Boccabella

Ekspozita karakterizohet nga portrete dhe fjalë, të treguara nga njerëzit, nga një vend që rrezatin dinjitet dhe respekt dhe që, siç ka thënë Churchill për Ballkanin, jo vetëm “prodhon më shumë histori sesa mund të konsumojë”, por mund të dhurojë edhe të ardhme dhe shpresë.

Pjesëmarrja në vernisazh dhe vizita në ekspozitë është pa pagesë dhe e hapur për të gjithë të interesuarit.

Kur dhe ku:

Vernissage, 1/19/23,  Töpferstrasse 26, Cyrih

Ekspozita: 20.01.2023-02.08.2023

Data e mbylljes: 09.02.2023

Orari i hapjes: e martë-e diel 10:00-17:00 | E enjte ora 10.00 – 20.00

Transporti publik: Tramvaji nr.13 nga HB (drejtimi: Albisgütli) deri në stacionin “Laubegg”, 4 minuta në këmbë./ KultPlus.com

Brit Awards 2023: Lista e plotë e të nominuarve

Më shumë se 50 artistë janë nominuar për Brit Awards 2023, me yjet globale Stormzy dhe Taylor Swift që garojnë me të sapoardhurit si Central Cee dhe Mimi Webb.

Harry Styles dhe Wet Leg kryesojnë listën, me katër nominime secila, ndërsa Cat Burns, The 1975, Fred Again dhe The 1975 kanë të gjitha tre nominime.

Fituesit do të shpallen në një ceremoni të mbushur me yje në O2 Arena të Londrës të shtunën më 11 shkurt.

Këtu janë të gjithë të nominuarit.

Album of the Year
• The 1975 – Being Funny In A Foreign Language
• Fred Again – Actual Life 3 (Jan 1 – September 9 2022)
• Harry Styles – Harry’s House
• Stormzy – This Is What I Mean
• Wet Leg – Wet Leg
Artist of the Year
• Central Cee
• Fred Again
• George Ezra
• Harry Styles
• Stormzy
Best group
• The 1975
• Arctic Monkeys
• Bad Boy Chiller Crew
• Nova Twins
• Wet Leg
Song of the Year
• Aitch and Ashanti – Baby
• Cat Burns – Go
• Dave – Starlight
• Ed Sheeran and Elton John – Merry Christmas
• Eliza Rose and Interplanetary Criminal – B.O.T.A. (Baddest Of Them All)
• George Ezra – Green Green Grass
• Harry Styles – As It Was
• Lewis Capaldi – Forget Me
• LF System – Afraid to Feel
• Sam Smith & Kim Petras – Unholy
Best international artist
• Beyoncé
• Burna Boy
• Kendrick Lamar
• Lizzo
• Taylor Swift
Best international group
• Blackpink
• Drake & 21 Savage
• First Aid Kit
• Fontaines DC
• Gabriels
International song of the Year
• Beyoncé – Break My Soul
• David Guetta & Bebe Rexha – I’m Good (Blue)
• Fireboy DML & Ed Sheeran – Peru
• Encanto cast – We Don’t Talk About Bruno
• Gayle – ABCDEFU
• Jack Harlow – First Class
• Lizzo – About Damn Time
• Lost Frequencies & Calum Scott – Where Are You Now?
• OneRepublic – I Ain’t Worried
• Taylor Swift – Anti-Hero
Best new artist
• Kojey Radical
• Rina Sawayama
• Sam Ryder
• Mimi Webb
• Wet Leg
Rising Star
• Flo – winners
• Cat Burns
• Nia Archives
Best alternative / rock
• The 1975
• Arctic Monkeys
• Nova Twins
• Tom Grennan
• Wet Leg
Best dance
• Becky Hill
• Bonobo
• Calvin Harris
• Eliza Rose
• Fred Again
Best hip-hop / rap / grime
• Aitch
• Central Cee
• Dave
• Loyle Carner
• Stormzy
Pop / R&B
• Cat Burns
• Charli XCX
• Dua Lipa
• Harry Styles
• Sam Smith / KultPlus.com

Fri, January 13, 2023 at 8:31 AM GMT+1·2 min read


Beyoncé
Beyoncé is up for best international artist and best international single

Historia e ndërtimit të kullës Eiffel, së shpejti në një dokumentar

Rrugëtimi i inxhinierit pionier Gustave Eiffel gjatë ndërtimit të monumentit më të famshëm në botë do të zbulohet së shpejti në dokumentarin e ri me titullin “Kulla Eiffel : Ndërtimi i të pamundurës”, i cili u krijua si pjesë e programit Global Doc një bashkimi  transmetuesve kryesorë ndërkombëtarë.

Caroline Behar, drejtuese e bashkëprodhimeve dhe blerjeve ndërkombëtare në Njësinë e Fakteve, tha se dokumentari ka “një stil origjinal vizual” që pasqyron se puna e Eiffel-it është vërtet moderne.

Dokumentari, siç raportohet nga mediat vendase, zhvillohet në vitin 1889 dhe fokusohet në ngritjen e Eifel-it në zemër të revolucionit industrial dhe tregon aventurën e tij teknike dhe arkitekturore për të ndërtuar kullën. Gjithashtu tregon sesi Eiffel ndërtoi më shumë se 300 punime metalike në mbarë botën, nga viaduktet, urat, stacionet hekurudhore, fabrikat, si dhe struktura për Statujën e Lirisë në SHBA.

Programi dokumentar transmetohet ndërkombëtarisht nga France tv.

“Dokumentari i Pascal Cuissot, zbulon historinë e Kullës Eifel, me një udhëtim magjepsës nëpër veprat më të mëdha të Eiffelit në botë,” tha Patrice Gellé, producent dhe menaxher i përgjithshëm i Bleu Kobalt. /abcnews.al/ KultPlus.com

Kur Joyce dhe Proust u takuan në vitin 1922 dhe u mërzitën tmerrësisht nga njëri-tjetri

Kur përmendim emrat e artistëve të mirënjohur të së shkuarës, u referohemi veprave të tyre më të vlerësuara – për shembull, Orson Welles na kujton Qytetarin Kane ose Luftën e botëve, dhe H. G. Wells na kujton Makina e kohës ose… Luftën e botëve. Dhe kur të dy artistë u takuan në vitin 1940, zbuluan se botët e tyre, të cilat tashmë ishin ndërthurur në filmin famëkeq të Welles-it, kishin goxha për të folur së bashku, duke shkëmbyer përzemërsisht histori, idera dhe admirim reciprok.

Një tjetër takim historik ndërmjet dy artistëve të cilin mund ta konsiderojmë të ngjashëm, ai midis James Joyce-it që njihet për Uliksin, dhe Marcel Proust-it që njihet për Në kërkim të kohës së humbur, nuk solli një bisedë kaq të këndshme.

Siç ka vënë në dukje kritiku irlandez, Arthur Power:

“Ja tek takohen dy figurat më të mëdha të letërsisë së kohës sonë, dhe e pyesin njëri-tjetrin nëse i pëlqejnë tartufët.”

Ky të paktën është njëri version i kësaj ngjarjeje në maj të vitit 1922, kur Proust-i po i afrohej fundit të jetës. Takimi u bë në një një festë të organizuar për Igor Stravinsky-n dhe Sergei Diaghilev-in, në hotel Majestic. Të dy ishin lexues të etshëm, me memorie të shkëlqyera (siç e dimë me siguri për Proust-in) dhe i kuptonin me intuitë mekanizmat kulturorë të modernitetit. Ata mund të bënin biseda kaq serioze….

Megjithatë, një pjesëmarrës me emrin William Carlos Williams, e përshkruan në mënyrën më komike…..

Ben Jackson i London Review of Books shkruan: “Joyce-i mbërriti i dehur dhe i veshur keq, ndërsa Proust-i, me një gëzof të hedhur mbi supe, hapi derën”.

Më pas, shkruan Williams, “të dy burrat u ulën në karrige krah njëri-tjetrit, ndërsa “mbështetësit” prisnin “shkëndija prej fjalëve të mençura”.

Ndërsa ata biseduan për sportet e për motin, sikur të ishin dy të moshuar që po takoheshin në sallën e pritjes për t’u vizituar te doktori, apo dy personazhe të Samuel Beckett-it, të munduar nga ankesat e papërfillshme me rëndësi madhore.

“Kam përditë dhimbje koke. Sytë i ndiej shumë keq”, – tha Joyce-i.

Proust-i ia ktheu:

“Stomaku im i gjorë. Si do t’ia bëj? Po më dhemb. Në fakt, duhet të largohem menjëherë”.

“Ndodhem në të njëjtën situatë”,-iu përgjigj Joyce-i. “Sikur të gjej dikë që të më mbajë për krahu. Mirupafshim”!

“Charmé”, -tha Proust-i. “Oh, stomaku im, stomaku im”.

Ford Madox Ford e konfirmon këtë version, por siç tregon Richard Ellmann, që është biografi më i respektuar i Joyce-it, organizatori i festës, romancieri Sydney Schiff, e mohon atë. Nuk duket se Ellmann favorizon ndonjë version të caktuar, megjithatë, ai na tregon versionin e Joyce-it, i cili është dhënë shumë herë.

Autori i Uliksit mbante mend se “biseda e tyre përmbante vetëm fjalën ‘Jo’. Proust-i më pyeti nëse e njihja filan njeri. I thashë, ‘Jo’”. Ndërsa Proust-i u pyet nëse e kishte lexuar Uliksin, dhe ai u përgjigj gjithashtu negativisht. “Ishte një situatë”, kujton Joyce-i, “e pamundur”. Të ftuar të tjerë e mbanin mend në mënyrë të ngjashme takimin.

Në një version tjetër ne shohim se çfarë ndodh pas diskutimit të tyre – një rrëfim që i përngjan një skenari të një mbrëmjeje që mbyllet me zhgënjim. Bashkëshortja e Sydney Schiff-it, Violeta, kujton se Joyce-i i dehur u fut në një taksi bashkë me këta të dy dhe Proust-in, e hapi direkt dritaren. “Duke ditur frikën paralizuese që Proust-i kishte ndaj rrymës së erës”, shkruan një faqe për Proust-in, Violeta “e mbylli menjëherë dritaren”. Kur taksia mbërriti tek apartamenti i Proust-it, romancieri francez e “nxiti irlandezin që ta lejonte taksistin ta çonte deri në shtëpi”, e më pas “shpejtoi për tek apartamenti i tij”.

Interpretimet e shumta kundërshtuese, duket se bashkohen në një pikë: takimi ishte i pavlerë. Megjithatë, një shkrimtar botoi së fundmi atë që pretendohet se është një libër i tërë mbi këtë temë. Edhe ai mbërrin në konkluzionin se “askush nuk mund ta thotë me siguri se çfarë folën me njëri-tjetrin”. Është tunduese të mendosh se mund të kishte shkuar ndryshe, nëse do të ishin takuar më herët ose në rrethana të tjera, duke marrë parasysh prirjen e Joyce-it për të pirë me tepri dhe shëndetin e dobët të Proust-it e antipatinë e tij ndaj shoqërisë. Revista The New Inquiry citon një koment që Joyce-i i bëri Samuel Beckett-it për Proust-in:

“Nëse do të na kishin lejuar të takoheshim e të bisedonim diku….”

Megjithëse thuhet që të dy shkrimtarët rrëfyen se nuk ia kishin lexuar librat njëri-tjetrit, Jackson vëren se kur Joyce-i “pranoi që u kishte hedhur një sy disa faqeve, deklaroi se nuk kishte dalluar ‘ndonjë talent të veçantë’”. Ai gjithashtu shfaqi njëfarë zilie për rrethanat e rehatshme të Proust-it. Proust-i, i cili vdiq gjashtë muaj më vonë, nuk përmendi ndonjë gjë për takimin që pati.

Përktheu David Hudhri / KultPlus.com

Letra e Mihal Gramenos drejtuar atdhetarëve idealistë më 1909

Në një letër drejtuar bashkëkombave të vet në 1909, Mihal Grameno, një nacionalistë nga më aktivët dhe patriot i flaktë i Shqipërisë në vend shpreh domosdoshmërinë e njerëzve të shquar për të vepruar dhe organizuar brenda vendit veprime, krahas fjalëve nga jashtë dhe planeve të tyre. Si njeri i sprovuar si me publicizmin dhe me luftën në terren ai kërkonte mbështetje anembanë shqiptarizmit për idealet e tij dhe të të gjithë shqiptarëve që ishin të rrezikuar ato vite.

“Detyra”

Dy letra të botuara, njëra në gazetën ‘’Dielli’’, e hapur për mi mua, edhe tjatra në këtë gazetë, më bënë të shkruanj këto pak fjalë me shpresje që mëmëdhetarët e vërtetë edhe aqë më shumë të mërgimit do të mos gjykojnë mëmëdhetarët e këtushmë si njerës të shitur. Zoti botonjës i letrës te ‘’Dielli’’ ka shumë arësye të qahet nga shkaku i krizës (qesat) që mbajti në Amerikë dhe s’mundnë të ndihmojnë Mëmëdhenë, po kurrë nuku munt të thotë që do të punojmë me çemietin që i ndalon të ndihin kllubet e Shqipërisë.

Këjo nyje ishte e nevojshme, se çemieti ishte Liridashës, edhe të gjithë u betuan që bashkërisht do të vdesëm për të mbrojtur lirinë e konstitucionë sikundër edhe kombësinë e veçantë të cilitdo komp, kur shqiptarët të ishin lidhur ose kishin nevojë të fillojnë kllube të veçantë e të apen ato lufta më të repta kundrë cilitdo që ka kërkuar t’u ngjasë kombësinë.

Luftrat e shqiptarëve të brëndëshme janë vepra të nalta, të cilat një ditë do të mbeten pasqyrë në trashëgimtarët. Është shumë lehtë njeriu të këshillonjë e të udhëtregonjë që për së largu, po a nevojë t’i praktikonjë. Jemi gati kurdoherë që të gjurmojmë tjatër program kombiar më të mirë, kur të vështrojmë këshillonjësit edhe bajraktarët në krye këtu në Shqipëri, po jo që në Amerikë.

Zoti Morava që shkruan nga Romania, duket që i di mirë nevojat e Shqipërisë, andaj duhet gjithë mëmëdhetarët e mërgimit të ndihmojnë kllubet e Shqipërisë që të mundin të ndritojnë e të përhapen ndjenjat kombire.

Qysh do të mundet të vijet në praktikë një program i gatuar përjashta, kur brenda në Shqipëri s’kanë harirë të pakën në atë shkallë që të quhen shqiptarë e të kenë djenja kombiare? Programet të jashtme janë fort të mira për ata që i kupëtojnë, po këto janë ëndëra të bukura.

Duhet punë brënda në Shqipëri, edhe pë këtë duhet të mbushin detyrën gjithë mëmëdhetarët të jashtmë-me sa t’u mundet- meqënëqë janë ritur në tjatër atmosferë, gjersa të harinjë ajo ditë kur të kupëtojnë, edhe brënda shijën e kombësisë.

Me gjithë këto është për tu habitur-siç edhe habiten bota-që është një komp i gjallë e që do të ronjë midis botësë me gjithë pengimet e armikëve, pa patur as nonjë ndihmësi të tjerëtë, po vetvetiu –edhe pa i mësuar-ka lëftuar me qesen e tij. Kllubi tonë mundet, ka patur luftrat më të mëdha, meqënëqë lufta në Korçë është më e reptë, edhe me gjithë këto ka mbatur flamur’e kembësisë përpjetë vetëm me ndihmat e të brëndëshmëve.

Po nevojat anë të mëdha, edhe t’u përgjigjet, duhet edhe ndihma e mëmëdhetarëve të mërgimit, andaj bënj thirje të mos vërejnë kanonizmat e të thënat pa nonë rëndësi, po të vrapojnë edhe aqë më shumë korçarët t’i ndihin kllubit për të përparuar edhe më të nderuar Korça, e le të jenë sigur që veprat e kllubit do të mbeten istorike.”

“Korça”, nr, 10. 22 prill 1909 Mihal Grameno/KultPlus.com

Përvjetori i premierës së baletit të parë shqiptar ‘Halili dhe Hajria’

Më 13 janar 1963 u vu në skenë baleti i parë shqiptar, “Halili dhe Hajria”.

Ky balet u farkëtua prej subjektit të dramës që mban të njëjtit titull, shkruar në vitin 1949, nga Kolë Jakova. Himnizimi i bëmave të luftëtarëve të Malësisë së Madhe ndaj zgjedhës turke (në shekullin e 18-të) do të frymëzonte Tish Dainë për kompozimin e vijës melodike. Shprehitë koreografike të Panajot Kanaçit, u interpretuan nga trupa e balerinëve të Teatrit të Operas dhe të Baletit (TOB).

Interpretuesit e parë në rolin e Halilit, kanë qenë Xhemil Simixhi, Kristaq Rada dhe Llaqi Nako dhe në rolin e Hajries, Ganimet Vendresha e Zoica Haxho, ndërsa në rolet e tjera përmenden emrat e Luan Shtinos, Miltiadh Papës, Agron Aliajt, Skënder Jazexhiut, etj.

Shfaqja korri sukses të paprecedentë dhe përgjatë viteve, u shfaq me qindra herë në skenën e TOB-së për spektaktorët vendas. “Halili dhe Hajria” është shfaqur edhe jashtë vendit, në Kosovë (1979), në Francë (1980), në Greqi (1983) dhe në Itali (1991).

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell foto të vendimit të ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës për dërgimin e trupës së baletit jashtë vendit (në Kosovë dhe në Greqi), për vënien në skenë të baletit “Halili dhe Hajria”. 

152 vite nga lindja e Mihal Grameno, një ndër novelistët e parë të letërsisë sonë

Mihal Grameno është një ndër figurat e atdhetarizmit shqiptar, publicist, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike. Mihal Grameno lindi në janar të vitit 1871 në Korçë. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Në moshë të re emigroi në Bukuresht të Rumanisë, ku u lidh me shoqërinë patriotike shqiptare “Drita”.

Në vitet 1907-1908 iu bashkua çetës së Çerçiz Topullit dhe së bashku me luftëtarët e çetës kombëtare luftuan në Shqipërinë e Jugut për çlirimin kombëtar. Në vitin 1909 mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Gjatë viteve 1915-1919 jetoi në Amerikë, punoi për lëvizjen e atdhetarëve shqiptarë të atjeshëm. Më pas vazhdoi veprimtarinë si publicist duke mbrojtur idealet demokratike.

Mihal Grameno është një ndër novelistët e parë të letërsisë sonë. Kështu përmendim novelat e tij “Oxhaku” (1909), “E puthura” dhe “Varri i Pagëzimit”. Ai shkroi dy veprat: komedinë “Mallkimi i gjuhës shqipe” (1905) dhe dramën historike “Vdekja e Pirros” (1906), të cilat trajtojnë tema patriotike. Gjithashtu, Mihal Grameno drejtoi gazetat “Lidhja orthodhokse” (1909-1910) dhe “Koha” (1911-1926). Vdiq në Korçë më Shkurt 1931. / KultPlus.com

Lëshohet për qarkullim të autobusëve dhe automjetet emergjente rruga ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë

Është lëshuar për qarkullim të autobusëve urbanë dhe automjeteve emergjente rruga ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë, përcjell KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e Trafikut Urban përmes një postimi në Facebook.

Në vijim gjeni njoftimin:

Njoftohen qytetarët se nga data 13.01.2023 do të rikthehet qarkullimi i autobusëve në linjat: 1,3 dhe 4 sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës “Xhorxh Bush”.

Autobusët përgjatë sheshit “Xhorxh Bush” do të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h.

Ndërsa linjat 1A dhe 7C do të vazhdojnë sipas rendit të udhëtimit të tanishëm./ KultPlus.com

Vdes në moshën 54-vjeçare vajza e Elvis Presley-t

Lisa Marie Presley, vajza e vetme e të ndjerit Elvis Presley, vdiq të enjten disa orë pasi u shtrua në spital pas një arresti kardiak. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar nëna e saj, Priscilla Presley. Ajo ishte 54 vjeç. Lisa Marie ishte dërguar me urgjencë në spital më herët gjatë ditës.

“Priscilla Presley dhe familja Presley janë të tronditur dhe të shkatërruar nga vdekja tragjike e të dashurës së tyre Lisa Marie. Ata janë thellësisht mirënjohës për mbështetjen, dashurinë dhe lutjet e të gjithëve dhe kërkojnë privatësi gjatë kësaj kohe shumë të vështirë.”, tha Priscilla.

Lisa Marie Presley në premierën e Mad Max: Fury Road në 2015

Lisa Marie Presley u pa së fundmi të martën në mbrëmje në Golden Globe Awards, ku mori pjesë me nënën e saj për të mbështetur filmin e Baz Luhrmann “Elvis”, për babain e saj të ndjerë. Në vitin 2020, ajo humbi dhe të birin Benjamin Keough, i cili u vetëvra në moshën 27-vjeçare.

Priscilla Presley dhe Lisa Marie Presley në 2013.

Lisa Marie Presley ishte e martuar më parë me Michael Lockwood, Nicolas Cage, Michael Jackson dhe Danny Keough. Përveç djalit të saj të ndjerë, ajo ka dhe tre fëmijë të tjerë, aktoren Riley Keough, Finley Aaron Love Lockwood dhe Harper Vivienne Ann Lockwood.

E lindur në vitin 1968, Lisa Marie vazhdoi të ndiqte gjurmët e babait të saj dhe filloi një karrierë në muzikë. Ylli publikoi tre albume, me albumin e saj debutues në studio të vitit 2003 që shiti qindra mijëra kopje dhe mori vlerësime përgjithësisht pozitive.

Harper Vivienne Ann Lockwood, Lisa Marie Presley, Priscilla Presley, Riley Keough dhe Finley Aaron Love Lockwood në 2022./abcnews.al/ KultPlus.com

25 vite nga vdekja e piktorit, Muslim Mulliqi

Muslim Mulliqi (1934 – 13 janar 1998) ishte piktor impresionist dhe ekspresionist i Kosovës. 

Mulliqi lindi më 1934 në Gjakovë. Akademinë e Arteve Figurative e kreu në Beograd te profesori Zora Petroviq.

Studimet pasuniversitare i kreu te i njëjti profesor, në vitin 1961. Ka qenë anëtar i SHAFK që nga themelimi. Është njëri ndër themeluesit dhe dekan i parë i Akademisë së Arteve në Prishtinë, ndërsa anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ishte prej vitit 1980.

Mulliqi ekspozoi në Kosovë, në hapësirat e Jugosllavisë, në Romë e Tiranë.

Një kohë punon në Sekretariatin për Arsim e Kulturë dhe shumë shpejt merr bursën njëmujore për Paris, ku njihet me lëvizjet e atëhershme në qarqet e artistëve të më­dhenj, në qytetin që asokohe çmohej si qendër botërore e arteve pamore. Në vitin 1963 fillon punë në Shkollën e Lartë Pedagogjike ku tashmë ishte hapur Dega e Pikturës, të cilën ai menjëherë e merr në drejtim. 

“The New York Times” rendit Vjosën ndër destinacionet për t’u vizituar në 2023-shin

Rikthimi i udhëtimeve ka zbuluar thellësinë e përpjekjes sonë për të eksploruar botën. Pse udhëtojmë? Për ushqimin, kulturën, aventurën, bukurinë natyrore? Lista e këtij viti i ka të gjitha këto elemente dhe më shumë, shkruan në një artikull Alex Crevar, sipas “The New York Times”.

Në listën e 52 vendeve për të udhëtuar në 2023 është renditur edhe Lumi i Vjosës.

Lumi i Vjosës

Duke ecur me biçikletë nëpër kanionet dhe luginat e një prej rrugëve ujore të fundit natyrore të Evropës.

Mbrojtja e Vjosës, si një nga lumenjtë e fundit të pambrojtur të Evropës, nuk ka qenë e lehtë.

Pas një dekade projektesh të propozuara që kërcënonin të ndryshonin rrjedhën e egër të rrugës ujore, ekosistemet e saj të panumërta dhe luginat e saj të mbushura me komunitete të lashta, qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje qershorin e kaluar për të krijuar Parkun Kombëtar të Lumit të Egër të Vjosës.

Realizimi i këtij zotimi, i planifikuar të bëhet realitet në vitin 2023, do të krijojë një model global mbrojtjeje duke ruajtur shtrirjen e vendit të mbuluar me kanione, një shtrirje prej 120 miljesh të një rrugë ujore 169 milje, e cila shkon nga malet Pindus në Greqi deri në detin Adriatik, si dhe duke përfshirë degë rreth 60 milje.

Për udhëtarët, në shtigje, si rruga e re e çiklizmit të UNESCO-s, në Shqipëri (hapja në janar 2023), e cila kalon përgjatë lumit dhe viziton vendet e Trashëgimisë Botërore si qyteti i Gjirokastrës, mbrojtja e Vjosës dhe sistemit të saj lumor, me mbi 1100 lloje kafshësh, nxit zbulimin e përgjegjshëm të vendbanimeve alpine, ku vendasit mirëpresin aventurierët për kafe, raki (raki frutash vendase) dhe një shans për të ngrënë ushqimin ballkanik shpesh, të anashkaluar.

Kryeministri Edi Rama duke sjellë në vëmendje artikullin në fjalë, e cilëson Vjosën si mbretëreshën e lumenjve të Europës. Sipas tij, gazeta më e madhe amerikane The New York Times, e sugjeron Vjosën ndër të parat në listën e destinacioneve për t’u vizituar me patjetër këtë vit, duke e cilësuar si bukuri e rrallë, ekosistem unik, që këtë pranverë pagëzohet edhe si Parku i parë Kombëtar i një lumi të egër në Europë, çka e bën vitin 2023, vitin e Vjosës./ atsh / KultPlus.com

Rikthimi i udhëtimeve ka zbuluar thellësinë e përpjekjes sonë për të eksploruar botën. Pse udhëtojmë? Për ushqimin, kulturën, aventurën, bukurinë natyrore? Lista e këtij viti i ka të gjitha këto elemente dhe më shumë, shkruan në një artikull Alex Crevar, sipas “The New York Times”.

Aftësitë mjeshtërore të Kostandin Zografit në ikonën ‘Ringjallja e Lazarit’

Muzeu i Artit Mesjetar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka sjellë në vëmendje një prej ikonave të fondit të tij, “Ringjalljen e Lazarit”. Ajo është një nga ikonat e dodekaortonit që dekoronin kishën “Burimi Jetëdhënës” në Korçë.

Dodekaorton është një term që vjen nga greqishtja dhe ka kuptimin e 12 festave më të rëndësishme të të krishterëve. Kisha i dedikohej Shën Harallambit (që mbron besimtarët nga murtaja), Virgjëreshës, Burimit Jetëdhënës dhe Shën Visarionit. Ikona është vepër e Kostandin Zografit dhe sipas mbishkrimit që ka poshtë në të djathtë është realizuar në vitin 1770.

Ikona është punuar në një panel monolit prej arre me përmasa 54,5 x 44 x 3,5 cm me tempera veze.

Tema e “Ringjalljes të Lazarit” bazohet në Dhiatën e Re. Krishti paraqitet në plan të parë të kompozimit në një moment solemn. Vdekja i është nënshtruar pushtetit të tij dhe me ton urdhërues ai i drejtohet Lazarit “Lazar dil jashte” ( Joa. 11,43 ). Dy burra në të djathtë kanë lëvizur pllakën e varrit.

Pas urdhërit të Krishtit Lazari del i lidhur me fasha prej varrit. Ai thotë ” Zgjidheni dhe lëreni të shkoje”. Në krah të Krishtit qëndrojnë dishepujt e Tij. Gjesturat dhe mimika e tyre shpreh habi dhe admirim. Me tej në qendër të kompozimit, paraqitet një turmë qe merr pjesë në mrekullinë që po ndodh. Aty shihen pleqtë izraelitë me mjekra të gjata që besuan tek Krishti pasi panë me sytë e tyre atë që ndodhi. Në fytyrat e tyre shihet habi dhe befasi. Ngjarja zhvillohet jashtë qytetit të Bethanisë dhe në sfond duket një kodër dhe muret rrethuese.

Kompozimi dominohet nga të kuqet e ngrohta që kontrastojnë me të gjelbrat dhe blutë. Paraqitja e balancuar si në kompozim dhe në ekzekutim tregon aftësitë mjeshtërore të artistit. Portretet janë punuar me kujdes dhe vëllimet janë të plota. Draperitë nuk janë tërësisht të sheshta./atsh/ KultPlus.com

“Qëllimi i jetës sonë është të jemi të lumtur”

Jeta është një udhëtim i mbushur me ulje-ngritje, kthesa dhe shumë gjëra të ndryshme. Gjatë gjithë këtij udhëtimi, ne hasim shumë thënie dhe citate të mençura që mund të na ndihmojnë të na udhëheqin dhe të na japin frymëzim.

KultPlus iu sjellë disa nga thëniet më të mëdha për jetën:

“Qëllimi i jetës sonë është të jemi të lumtur”. – Dalai Lama

“Lavdia më e madhe në të jetuarit nuk qëndron në të mos rrëzuar kurrë, por në ngritjen sa herë që rrëzohemi.” – Nelson Mandela

“Me tre fjalë mund të përmbledh gjithçka që kam mësuar për jetën: ajo vazhdon.” – Robert Frost

“Jeta është 10% ajo që ju ndodh dhe 90% si reagoni ndaj saj.” – Charles R. Swindoll

“Aventura më e madhe që mund të ndërmerrni ndonjëherë është të jetoni jetën e ëndrrave tuaja.” – Oprah Winfrey

“Jeta është një udhëtim, dhe nëse bie në dashuri me udhëtimin, do të jesh i dashuruar përgjithmonë.” – I/e panjohur

“Jeta është si një aparat fotografik, fokusohu në momentet e mira, zhvillohu nga negativet dhe nëse gjërat nuk funksionojnë, bëj një foto tjetër.” – E panjohur

“Jeta nuk është të presësh të kalojë stuhia, është të mësosh të kërcesh në shi.” – I/e panjohur

“Jeta është një libër, disa kapituj janë të trishtuar, disa janë të lumtur dhe disa janë emocionues. Por nëse nuk e ktheni kurrë faqen, nuk do ta dini kurrë se çfarë përmban kapitulli tjetër.” – I/e panjohur

“Jeta nuk është një problem për t’u zgjidhur, por një realitet që duhet përjetuar.” – Søren Kierkegaard

Këto thënie na kujtojnë të gjejmë lumturinë, të mos dorëzohemi kurrë, të përfitojmë sa më shumë nga ajo që na ofron jeta dhe të jetojmë ëndrrat tona. Ato na kujtojnë të përqendrohemi tek e mira, të mësojmë nga gabimet tona dhe të shijojmë udhëtimin e quajtur “jetë”.

Në fund të fundit, kujtojmë se jeta është një dhuratë e çmuar dhe ne duhet ta shfrytëzojmë atë maksimalisht. /KultPlus.com

Në mjegull

Poezi e shkruar nga Hermann Hesse.

Sa çudi të endesh në mjegull!
Çdo gur e kaçubë në vetmi,
Asnjë dru s’i sheh drurët e tjerë,
Vetëm gjithkush rri.

Plot miq bota ime pat qenë,
Kur jeta kish dritë ende.
Tani që kaq mjegull ka rënë,
Asnjërin s’e shoh as më sheh.

I mençur nuk është, pa fjalë,
Ai që terrin s’kupton.
Se si fshehtësisht ngadalë,
Nga gjithçka e veçon.

Sa çudi të endesh në mjegull!
Jeta bëhet vetmi.
Asnjeri nuk njeh njerëz të tjerë,
Vetëm gjithkush rri.

Bonusi i Rijetësimit, restaurohet shtëpia e Zigur Lelo

Nga Bonusi i Rijetësimit nuk po përfitojnë vetëm ata që kanë banesa në qendra qytetesh.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau sot në rrjetet sociale shembullin e Zigur Lelo nga Mesapliku i Vlorës, i cili është një nga përfituesit që po restauron dhe rijetëson shtëpinë e të parëve, trashëguar brez pas brezi që nga koha e Bilbilenjve, deri më sot.

Zigur Lelo u shpreh se, “falë projektit të Bonusit të Rijetësimit të Ministrisë së Kulturës po e kthejmë në identitetin ku ka qenë. Ne duam që kjo shtëpi e vlerësuar tashmë nga shteti monument kulture i kategorisë së parë, të jetë ashtu siç duhet”.

Ai falënderoi Ministrinë e Kulturës, e cila theksoi ai, “nuk është kursyer që shtëpia të bëhet e banueshme, të bëhet e vizitueshme dhe të marrë vlerat që ka pasur kjo krahinë në mijëra vjet”.

“Kjo na bën krenarë dhe duam ta ruajmë”, u shpreh Lelo. /atsh /KultPlus.com

“Spare” i Princ Harryt thyen rekord

Princi Harry ka vendosur një rekord me librin e tij të kujtimeve ” Spare “, pasi versioni në gjuhën angleze shiti më shumë se 1.4 milion kopje në ditën e parë të publikimit.

Shitjet e parakohshme përfshinin të gjitha formatet e librit letër, audio dhe elektronike në SHBA, Kanada dhe MB, sipas një deklarate të lëshuar të mërkurën nga botuesi i librit Penguin Random House.

“Dita e parë e plotë e shitjeve të “Spare” përfaqëson totalin më të madh të shitjeve të ditës së parë për çdo libër jofiction botuar ndonjëherë nga Penguin Random House, botuesi më i madh tregtar në botë,” tha Penguin Random House, përcjell portali rtv21.tv

Kujtimet prej 410 faqesh të Harry-t dolën zyrtarisht në shitje të martën, me disa dyqane në Londër të hapura në mesnatë në pritje të kërkesës së lartë. Kopjet e versionit spanjoll u publikuan ditë më parë, duke çuar në një vorbull titujsh dhe zbulimesh në mediat globale.

Megjithatë, siç zbuloi botuesi, këto nuk rezultuan të ishin prishëse për ata që prisnin me padurim botimin e tij.

Random House tha gjithashtu se shtypja e parë në SHBA e kujtimeve të Harry-t ishte 2 milionë kopje dhe tani libri është “rikthyer për të kërkuar kopje shtesë për të përmbushur kërkesën”.

Botuesi kishte premtuar “ndershmëri të papërpunuar dhe të palëkundur” nga princi, i cili ka rrëfyer versionin e pakortuar audio të librit.

“Spare” ka dalë në shitje në 16 gjuhë në mbarë botën.

Duka i Sussex-it nuk mban pothuajse asgjë, ndërsa shpërndan perceptimin e publikut se ai është princi argëtues, i pakujdesshëm i festës, duke u thelluar në ndikimin shkatërrues të vdekjes së nënës së tij, duke eksperimentuar me drogën si një metodë për të përballuar pikëllimin dhe përpjekjet e tij për të gjetur dashurinë.

Është në pika rrëqethëse dhe hiperkritike ndaj disa anëtarëve të familjes, të cilët nuk po mbrojnë veten pasi pallati nuk po i përgjigjet pretendimeve dhe zbulon biseda thellësisht personale, pavarësisht akuzave të mëparshme të Harryt kundër mediave për shkelje të privatësisë.

“I cenueshëm dhe i sinqertë, i guximshëm dhe intim, Spare është historia e dikujt që mund të kishim menduar se e njihnim tashmë, por tani mund të arrijmë ta kuptojmë vërtet Princin Harry përmes fjalëve të tij,”, thotë në deklaratë Gina Centrello, presidente dhe botuese e Random House Group. /21Media /KultPlus.com

Jeta e vështirë dhe plot vuajtje e Mozart që pasoi me një famë të madhe pas vdekjes

Kompozitori i famshëm gjatë karrierës së tij është përballur shumë me probleme financiare dhe familjare. Letrat që ka lënë tregojnë se në to ai lutej për të marrë të holla hua nga njerëzit.

Artisti i zellshëm, kompozitori austriak Wolfgang Mozart ka krijuar një varg të operave, koncerteve, simfoni dhe sonata të cilat thellësisht i kanë dhënë formë muzikës klasike. Ai mësoi që të luajë në piano në moshën tre vjeçare dhe shumë shpejtë zhvilloi aftësitë e tij në të gjitha format e muzikës, duke u bërë kështu së shpejti muzikanti më i mirë i të gjitha kohërave, me realizimin e më shumë se 600 veprave muzikore.

Wolfgang Amadeus Mozart ka lindur me 27 janar të vitit 1756. Ai është biri i Leopold dhe Maria Pertl Mozart. Babi i tij kishte filluar që t’ia mësonte notat në piano vajzës së tij Maria Anna të cilën e thërrisnin Nannerl, gjersa Mozarti një tre vjeçar i shikonte duke imituar notat që ajo krijonte. Kështu ai filloi që të tregojë shumë shpejtë aftësitë e të kuptuarit të zërit, tonalitetit dhe ritmit. Babi i tyre përpiqej që ti mësonte që të dy më shumë për muzikën duke i afruar me të si një mënyrë e argëtimit, mirëpo duke mos lënë anash mësimet. Kështu që të dy fëmijët u treguan të suksesshëm në këtë drejtim madje Mozarti filloi që të kompozoj në moshën 5 vjeçare duke treguar aftësi mahnitëse në klaviçembal dhe violinë.

Kurse në vitin 1762, babi i tyre mori Nannerl, në atë kohë 11 vjeçare dhe Mozarti 6 vjeçar performuan në oborrin mbretëror në Bavari, në Munich ku edhe filluan paraqitjen e tyre të cilat pastaj vazhduan si një lloj turne nëpër Evropë. Në këtë mënyrë Mozarti filloi që të takojë shumë muzikantë dhe performues të ndryshme në mesin e të cilëve ishte Johann Christian Bach i cili pati një ndikim të madh në punën e Mozartit. Mirëpo karriera e motrës së tij përfundon në kohën kur ajo arrin moshën për tu martuar, pasi që, në atë kohë konsiderohej se ajo nuk duhet që të shfaqet më në publik, gjersa Mozarti vazhdon karrierën edhe jashtë Austrisë së bashku me babin e tij.

Disa nga veprat e tij janë: operan “La Finta Giardiniera”, “Idomeneo, Mbreti i Kretës“,“Martesa e Figaros“ (1784), “Don Zhuani“ (1787), “Flauti magjik”, si dhe sonata të ndryshme për violinë, për piano, kuintete, pastaj simfoni të ndryshme, sonata, si dhe muzikë kishtare.

Mozarti ishte gjithë kohën i zënë duke kompozuar, duke dhënë mësime, duke organizuar koncerte apo duke mbyllur pagesa për punët e tij. Menjëherë pasi puna e tij shitej, blerësi i saj mund ta kopjonte e ta shiste duke fituar para nëpërmjet saj, pa shkuar asnjë kacidhe në xhepat e autorit (E drejta e autorit akoma nuk ishte e njohur në Austri deri 30 vjet pas vdekjes së tij). Për këtë arsye Mozarti i ruante manuskriptet e tij duke mos përfunduar pjesët për piano në mënyrë që të nxirrte fitime prej tyre. Kjo mund të jetë dhe arsyeja pse në një pjesë të veprave të tij mungon pjesa për piano.

Në 1782-shin, kundër dëshirës të së atit, Mozarti martohet me motrën e vogël të ish të dashurës së tij, Kostancën. Pas martesës, Mozarti shkon në Vjenë, ku për një farë kohe gëzon sukses me veprat e tij. Ndërkohë marrëdhëniet e tij me të atin dhe motrën ishin ftohur, kështu ai u përjashtua edhe nga testamenti i të atit të tij.

Kompozitori i famshëm gjatë karrierës së tij është përballur shumë me probleme financiare. Ai i ndodhur në gjendje shumë të vështirë ekonomike filloi të merrte hua. Letrat që ka lënë ai janë zemërcopëtuese, pasi që në to ai lutej për të marrë të holla hua nga njerëzit. Në 1789-ën Mozarti udhëtoi në Berlin e më pas në Frankfurt duke shpresuar për një pozitë më të mirë, por asgjë. Bashkëpunimi me Emanuel Schikaneder, pronarin e një teatri në zonën e klasës së mesme të Vjenës, dhe trupën e tij, solli në skenë operan “Flauti magjik”, që u bë menjëherë popullore e i dhuroi Mozartit një shije të fundit të suksesit.

Pas premierës së saj në shtator të 1791-shit, dukej sikur gjërat po merrnin për mirë për të dhe familjen e tij. Mirëpo në nëntor kur ai kishte punuar rreth 30% të veprës së parapaguar “Rekuiem”, sëmuret rëndë. Pavarësisht nga mjekimet dhe përkujdesjen e mjekëve më të njohur të Vjenës, gjendja e tij sa vinte dhe keqësohej, kështu ai vdiq me 5 dhjetor, 1791. Nuk ka asnjë raport në këtë datë mbi shkakun e vërtetë të vdekjes së tij, kurse ai u varros në një varrezë periferike pa shumë ceremoni. Për shkak se familja apo admiruesit e tij nuk vunë menjëherë shenjë dalluese mbi varrin e tij, vendndodhja e saktë e varrit të tij akoma nuk dihet.

Kjo ishte një pjesë e jetës dhe veprimtarisë së Mozartit i cili ka lënë gjurmët e tij të përjetshme në muzikë. Gjurmë këto të cilat vazhdojnë që të kenë ndikim edhe sot në muzikën klasike, veprat e tij vazhdojnë që të luhen nëpër koncert simfonike, madje ato janë luajtur disa herë edhe nga Filarmonia e Kosovës, të cilën mund ta ndiçni në videon e mëposhtme.

Kurti: Lavdi jetës plot aktivizëm politik të veprimtarëve Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi familjet e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës në 39-vjetorin e rënies së tyre, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kurti, ka njoftuar se ka vizituar familjes e Malës dhe Berishës, për ta nderuar dhe kujtuar veprimtarinë e Rexhepit dhe Nuhiut mes familjarëve të tyre.

Postimi i plotë:

“Rashë në sy që nga bankat e shkollës fillore si liridashës, sepse e doja popullin tim, historinë e tij të lavdishme, sepse e doja Kosovën time dhe e simpatizoja me gjithë shpirt Shqipërinë. Dhe, mjaftoi kjo që të më fusnin në burg.” – Kështu ka shkruar në ditarin e burgut Rexhep Malaj, aktivisti politik që me angazhimin e tij u bë edhe vetë pjesë si emër i përveçëm mes shokësh në historisë moderne të Kosovës.

Kanë kaluar 39 vite që nga vrasja e Rexhep Malajt, i cili në natën mes 11 dhe 12 janarit 1984, rezistoi bashkë me Nuhi Berishën, duke luftuar me policët e Serbisë që i kishin rrethuar në një bazë ilegale në Prishtinë, në lagjen që pas asaj nate do të quhej Kodra e Trimave.

Sot isha për vizitë në familjen e Rexhep Malajt dhe në familjen e Nuhi Berishës, për ta nderuar dhe kujtuar veprimtarinë e Rexhepit dhe Nuhiut mes familjarëve të tyre, në këtë përvjetor të 39-të të rënies së tyre dëshmorë, më 12 janar 1984.

I lindur më 1951 në Hogosht të Kamenicës, Rexhep Malaj e nisi aktivitetin e tij politik qysh si gjimnazist, duke marrë pjesë në demonstratat e vitit 1968, për të vazhduar me angazhime dhe veprimtari ilegale, derisa u burgos me grupin e Adem Demaçit më 1974 dhe u dënua me 9 vite burgim. Pasi e vuajti dënimin e përcjellur me tortura në disa burgje nëpër ish Jugosllavi, me t’u liruar më 23 maj 1983, Rexhep Malaj e vazhdoi aktivitetin e tij ilegal politik. Mes shokësh, bashkë me të ishte edhe Nuhi Berisha nga Svirca e Kamenicës, që ndonëse dhjetë vite më i ri se Rexhepi, si student i ishte bashkuar Komitetit të Studentëve në kuadër të Grupit Revolucionar. Nata e 11 janarit e vitit 1984, Rexhepin dhe Nuhiun i gjeti bashkë në një bazë ilegale në Prishtinë, si dy shokë aktivistë që pasi i rezistuan aksionit të policisë së Serbisë, mëngjesi i 12 janarit i çeli të përjetësuar si dëshmorë.

Lavdi jetës plot aktivizëm politik të veprimtarëve Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, të rënë dëshmorë në përpjekjen e gjatë të shqiptarëve për çlirim nga regjimi shtypës dhe i dhunshëm i Serbisë, që e mbajti Kosovën të pushtuar nën Jugosllavi, deri më 1999!”, thuhet në postimin e tij. /KultPlus.com

Dyfishim i të ardhurave në muzetë kombëtare nga një vit më parë

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti publikoi sot statistikat e të ardhurave nga muzetë kombëtare të tre viteve të fundit.

“Rritja e interesit karshi muzeve në varësi të Ministrisë së Kulturës, e shprehur përmes rritjes së numrit të vizitorëve, por edhe të ardhurave është përgjegjësi e shtuar për ngritjen e institucioneve tona në nivele bashkëkohore”, është shprehur Margariti.

Nga grafiku i publikuar në faqen e ministres, në rrjetet sociale, vihet re dyfishimi i të ardhurave krahasuar me vitin 2021, ndërsa po të krahasohen të ardhurat e vitit 2022 me 2020-ën, ka një 10-fishim të të ardhurave.

Përkatësisht në 2020 të ardhurat nga muzetë kombëtare ishim rreth 8 milionë milionë lekë, në 2021 arritën në rreth 38 milionë lekë ndërsa një vit më pas në mbi 80 milionë lekë të ardhura. /atsh /KultPlus.com

Ditë e patolerueshme

Poezi nga Alain Borne

Ditë e patolerueshme
Shkëmbimi i gjakut me ujin
Të mbjellat ulërijnë përgjatë rrugëve
Ku pluhuri qep xhaketa të verbëra,
trupa të shpërndarë
lulëkuqe të gjalla të qerreve.
Dielli fluturak
Thith ujin e puseve tanë
rrëketë heshtin në xunkthat magjepës.
Dëshira është tek gjahu i lakmuar
Që djersa e vesh
Gjaku më i mpiksur
Fryn në zemrat e zeza
Shpresën e ndriçimit /KultPlus.com

Disa fakte befasuese mbi Agatha Christie

Shkrimtarja Agatha Christie rezulton se nuk ka qenë edhe aq e panjohur për dramat dhe emocionet në jetën e saj, pasqyruar edhe te veprat që la pas.

E lindur më 15 shtator 1890, Agatha Christie kishte 14 vjet që kishte nisur karrierën e saj të suksesshme si shkrimtare librash me detektivë kur botoi “Vrasje në Orient Express”.

Libri, i botuar më herët në Amerikë, në të famshmen “Saturday Evening Post”, u kthye në romanin më të shitur të të gjitha kohërave.

E përditshmja britanike “BBC”, ka renditur disa fakte befasuese mbi Agatha Christie:

Pionere e sërfit

Agatha Christie mësoi të bënte sërf që në 1920-n

Së bashku me bashkëshortin, Archibald Christie, do të mbahen mend si evropianët e parë që mësuan artin e sërfit në këmbë.

Pas martesës, çifti do të udhëtonte shumë nëpër botë.

Nga kërkimet e fundit rezulton se Agatha e ushtroi këtë sport edhe në Afrikën e Jugut, Australi, Zelandën e Re dhe Hawaii.

Ajo dhe Archie mësuan të bënin sërf, pavarësisht dallgëve të fuqishme.

Mjeshtre e helmeve

Në fillim të Luftës së Parë Botërore, zbulohet se Christie kishte punuar me VAD (Detashmentin e Ndihmës Vullnetare).

Më vonë, ajo do të punonte në ambulatorin e spitalit vendas. Aty, asaj ju ngjall një interes dhe njohuri mbi helmet.

Viti 1926 u regjistrua si më i dhimbshmi në jetën e autores.

Pasi fitoi famë me publikimin e “Vrasjes së Roger Akroyd”, ajo nuk do të përballonte një sërë humbjesh. Fillimisht do të humbte të ëmën.

Më pas, Archie do t’i rrëfente për tradhtinë e tij dhe se nuk e dashuronte më. Ai u lidh me partneren e tij të golfit, Nancy Neele.

E zhgënjyer, por edhe nga fakti se vuante prej amnezisë, Agatha u zhduk për 11 ditë.

Ajo ishte regjistruar në hotelin “Hydropathic Harrogate”, si Teresa Neele.

Të gjitha dyshimet ranë mbi Archie Christie.

Pasi një punonjës i hotelit e njohu atë, koloneli Christie u çlirua nga akuzat dhe në vitin 1928 Agatha u divorcua nga Archie Christie.

Filmi nga Michael Apted në vitin 1979 “Agatha”, me protagonistë Vanessa Redgrave dhe Dustin Hoffman, është një tregim imagjinar i atyre 11 ditëve të kaluara nga shkrimtarja.

Shkrimtarja femër më e suksesshme

Librat e Agatha Christie janë më të shiturit e të gjitha kohërave. Jo vetëm në periudhën kur nuk kishte asnjë roman kriminal tjetër – me mbi 100 milionë kopje të shitura në të gjithë botën.

Ato janë të botuara edhe në gjuhën shqipe, nga Shtëpia Botuese Dituria.

Shitjet në të gjithë botën, të të gjithë librave të saj arrijnë diku midis dy-katër miliardë, Christie është një nga autoret më të shitura ndonjëherë – e mundur vetëm nga William Shakespeare.

Christie i donte qentë, zakonisht racën terrier.

Qeni i saj i parë quhej George Washington, por i preferuari i saj ishte një terrier me flokë të shkurtër i quajtur Peter, i cili luajti në Dumb Witness me emrin Bob.

Në dedikimin e librit thuhet: “I dashur Peter, më besnik i miqve dhe më i dashur ndër shokët, një qen në një mijë”.

Thesar i pazbuluar

Christie u martua me arkeologun Max Mallowan në shtator të 1930.

Ajo u kthye në fotografen e tij personale të artefakteve në ekspeditat e tij, në Siri dhe Irak. Ajo kurrë nuk i mori atributet që i takonin.

Eksplorimi i atyre ekspeditave do të ndikonin shumë në shkrimin e saj të “Vdekje në Nil”, “Vrasje në Mesopotami” dhe “Vrasje në Orient Express”.

Sfidat e saj

Ajo kishte filluar të shkruante histori detektive pas një basti mes saj dhe së motrës Madge se “ajo nuk ishte e aftë ta bënte atë”.

Agatha luftoi për të gjetur karakterin protagonist.

Mes një grupi refugjatësh belgë, në Torquay, lindi dhe personazhi Hercule Poirot.

Bashkëshorti i dytë i Agatha-s, arkeologu Max Mallowan

Ajo e “vrau” Poirot, duke e futur në një kasafortë…

Nga fundi i viteve ‘30, Christie i dukej Poirot “mjaft i padurueshëm”.

Në vitin 1940 e vrau atë në tregimin “Perde”.

E bindur nga familjarët e saj, miqtë dhe botuesi i saj, e vendosi dorëshkrimin në një kasafortë dhe vazhdoi të shkruante personazhin deri në vitin 1975, kur tregimi u botua përfundimisht.

Sipas familjarëve të saj, Christie ishte një damë e vërtetë.

Ajo pranoi të martohej me Max, vetëm pasi ai u shpall kalorës për shërbimet e tij në arkeologji.

Agatha dashuronte të rrinte në bibliotekë

Megjithëse vëllai dhe motra e saj u dërguan në shkollë, Agatha nuk u dërgua në shkollë.

Që në moshën 5-vjeçare, Christie mësoi të lexonte dhe u shkollua nga biblioteka e babait të saj.

Një fillim i mrekullueshëm për një karrierë kaq të suksesshme./ KultPlus.com

Deta Kokomani në “Miss Universe” me shqiponjë dhe këngën e Elvana Gjatës

Përfaqësuesja e Shqipërisë, 22-vjeçarja Deta Kokomani ka shkëlqyer në fazën e veshjeve me “motive kombëtare” në Miss Universe, kompeticion bukurie i cili po mbahet në New Orleans.

Në këtë kompeticion bukurie ajo mbante veshur një fustan kuqezi me simbolin e shqiponjës, ndërkohë që u prezantua në skenë me këngën e Elvana Gjatës.

Kjo fazë e edicionit të 71-të të Miss Universe, e mbajtur në New Orleans, ishte mahnitëse me gati 90 shtete pjesëmarrëse, përfaqësueset e të cilave shkëlqyen me veshje me motive tradicionale.

https://www.instagram.com/reel/CnUzBHpJfwx/?igshid=NTdlMDg3MTY=

/gazetakohajone/ KultPlus.com


Fragment nga romani ‘I humburi’ të Fatos Kongolit

Në ditëlindjen e 79-të të shkrimtarit shqiptar Fatos Kongoli, KultPlus ua sjell një fragment nga romani i tij ‘I humburi’:

Në trurin tim kohët bëhen lëmsh, e kam të vështirë të them nëse qysh në fëmijëri Vilma ishte vajza të cilën nuk kishte djalë që të mos e ëndërronte. E kam të vështirë të them nëse qysh në fëmijëri ajo qe e paracaktuar të kthehej në mollë sherri e një qyteze sherrxhinjsh. Mendja ime e plogët mezi çan shtresimin e viteve, atë tis mjegullor, përtej të cilit zgjerohet universi i fëmijërisë dhe, më së fundi, mua më vjen para syve Vilma. Ajo që kam njohur kur isha i mitur dhe vetja më dukej burrë. Sepse në qytezë fëmijët hynin shpejt në burrëri.

Arrij ta shoh përtej asaj mjegulle. Ja tek është, prapa kangjellave prej hekuri. Rrinte vazhdimisht prapa kangjellave e prej andej vështronte kalimtarët në rrugë. Kurse tani prapa po atyre kangjellave, me të njëjtën ngjyrë si dikur, të zezë, kalimtarët mund të shohin tek rri ulur mbi stol, me sytë e ankthshëm prej të çmenduri, Xhodën e Marrë. Rri aty si një qen rojë. Çmenduria e tij vjen ngaqë kujton se Vilma ndodhet brenda dhe ai qëndron në gatishmëri me shufrën e hekurit në pritje të horrave. Qyqari, nuk e ka ditur se Vilma ishte e paprekshme. Nuk e ka ditur se, kur vinte puna për Vilmën, hija e tij e frikshme nuk ishte në gjendje të zmbrapste kurrkënd. Diçka tjetër e ruante Vilmën dhe mjerë kush guxonte t’i prekte një qime floku. Edhe njëqind qen të vendoste Xhoda rreth shtëpisë, edhe njëqind zagarë të nxirrte në rrugë për ta shoqëruar, nuk do ta ruanin vajzën e tij më mirë se Fagu.

Më vjen keq. Më vjen të çmendem. Dua të flas për Vilmën e më del përpara Fagu. Dua të kujtoj sytë e saj të kthjellët me atë kaltërsi prej deti të thellë e më dalin përpara ca sy të zinj, vazhdimisht inatçorë. Mezi çaj dendësinë e mjegullës për të gjetur atë fytyrë të qetë inteligjente, kur ia beh fytyra përjetësisht e zymtë e Fagut. Derisa të më sosen ditët këto fytyra do të vijnë tek unë si plotësim i njëra-tjetrës. Sapo më shfaqet njëra, vjen tjetra për ta përzënë. Janë pastaj çastet e atij makthi llahtar kur në ëndërr me shfaqet një imazh i përçudshëm, mbivendosja e dy fytyrave. Një Vilmafag ose një Fagovilmë. Gjithçka është e prishur, pa ngjyrë. Gjithçka e shkatërruar, pa shprehje. Dekompozimi i vdekjes nuk do ta përçudnonte më keq një fytyrë. Ndonëse rrallë, ky imazh vjen e më ngacmon nëpër gjumë, si për të më kujtuar se s’do të më shqitet kurrë. Unë zgjohem i mbytur në djersë, me zemrën gati për të më çarë kraharorin. Pastaj, nën pushtetin e makthit, dita më kalon i sëmurë, në klub. Në fund të dopios së parë diçka lëviz. Konjaku duket luan rolin e një lubrifikanti, i cili, përmes kapilarëve të gjakut, depërton në tru, duke lubrifikuar rrjetin e ndryshkur të subkorteksit tim. Atëherë diçka lëviz. Pas gotës së parë fillon rrëshqitja mbi njëra-tjetrën. Fillon dhe çlirimi im i mundimshëm. Por është ende shpejt. Zhvendosja ngec. Pothuajse e tërë goja e Vilmës me buzët e mbyllura vazhdon të mbetet e mbërthyer në darën e dhëmbëve të gojës së Fagut. Hunda sapo është zhvendosur pak, po ashtu sytë, konturet e fytyrës. Nga përvoja e di se pas gotës së dytë fytyrat janë gjysmë të mbivendosura, më saktë gjysma e fytyrës së Fagut mbulon gjysmën e Vilmës dhe mbeten të lira përkatësisht dy gjysmat e tjera. Atëherë nxitoj, këtë pamje s’mund ta duroj më. Si kthej dopion e tretë, fytyrat vetëm sa puqen pak e, pas dopios së katërt, ato ndahen e qëndrojnë veç e veç. Më duhet e pesta që portreti i vrenjtur i Fagut të zhduket dhe unë, së fundi, të mbetem vetëm për vetëm më Vilmën.

Ja tek është, prapa kangjellave. Ka veshur atë, fustanin e bardhë me kollan në mes. Krelat e flokëve të gjatë deri poshtë supeve i shndrisin. Janë të verdhë, prandaj nën diell, nga larg, duken si bashkë e artë. Ndihem i sigurt kur them se fustani ishte i prerë me copë si e fustanit të nuseve. Por plani që thura në kokë për t’u hakmarrë ndaj Xhodës nuk ishte rrëmbimi i saj për ta bërë nusen time, megjithëse, e veshur ashtu, ajo dukej nuse. Unë e shihja me sytë e një çapaçuli që ndiqte qëllime kriminale. Se ç’ishin këto qëllime, do ta them më poshtë. Më dymbëdhjetë Fagut. Si e parë dua të pohoj një të vërtetë, atë të vërtetë që dihej nga të gjithë djemtë e qytezës të brezit tim, lukunia e trembëdhjetëvjeçarëve: Vilma ishte e zgjedhura e tillë ajo ndodhej nën mbrojtjen vigjilente të klanit të tij, ku bënin pjesë tipat më kokëshkretë të shkollës. Këtë e dinte edhe Vilma. Ajo ishte sa unë, dymbëdhjetë vjeç. Kurse Fagu një vit më i madh, trembëdhjetë.enabdes

Nuk mund të them ç’mendim kishte Vilma për statusin që i kishin paracaktuar të tjerët. As e vrisja mendjen për këtë. Ishte një konvencion që e pranoja siç pranonim në një moshë më të vogël lodrën burrë-grua, ku çdo djali-burrë i takonte një vajzë grua. Për veten time isha tërhequr nga këto lodra. Në atë kohë për mua këto qenë marrëzira, të padenja për një djalë, të cilit nuk i ka hije të rrijë në shoqërinë e vajzave. Nëse Fagut i pëlqente të vazhdonte të luante me Vilmën lojën qesharake të burrit me gruan, punë për të. Sipas meje, kjo ishte një dëshmi komprometuese, dhe më vinte habi se si klani i sherrxhinjve e gëlltiste dhe e pranonte Fagun për kryetar. Shkurt, Vilma s’do të hynte në jetën time në atë masë dhe në atë mënyrë, sikur mua të mos më kishte lindur në kokë ideja e hakmarrjes ndaj Xhodës.

Shpesh kërkoj të bind veten se e gjitha ka qenë lodër e rastësisë, fatalitet. Mirëpo, fatkeqësisht, si tërë brezi im, jam rritur pa ndjenja fetare. Kam dëgjuar të thonë se një fetar i mirë ngushëllohet e gjen qetësinë e shpirtit në shprehjen “kështu qe shkruar”. Një fetar i mirë beson në paracaktimin e fatit. Po unë që s’besoj në asgjë, me se të ngushëllohem? Unë nuk besoj se maskarenjtë e kësaj bote do t’i shlyejnë gjynahet në zjarrin e ndonjë ferri, nuk besoj se të mirët do të shpërblehen në parajsë. Megjithatë dua të besoj se ekziston një gjyq. Këtë e kam shpresuar si një ide të ëndërrt, ndryshe, në kotësinë e pafund të ekzistencës sime, s’do të kishte fije që të mund të më mbante në jetë.

U binda shpejt se hakmarrja ndaj Xhodës nuk qe punë e lehtë. Në fillim vendosa t’ia thyeja xhamat e dritareve të shtëpisë, një vilë pak e mënjanuar nga qendra, rrethuar me kangjella të larta hekuri, ngarkuar tërë bimë e lule kacavjerrëse. Pranë saj kalonte një rrugë e ngushtë, dhe prej andej mund t’ia bëja xhamat e dritareve copë. Hoqa dorë sepse ditën, për shkak të lëvizjeve, ishte e pamundur të mos bije në sy. Kurse natën s’ma mbante nga frika e qenve. Natën nëpër qytezë endeshin një lukuni bastardësh. Variantin për t’i shtënë në sirtarin e tryezës në zyrën e drejtorisë një gjarpër, e hodha poshtë gjithashtu. Jo nga pamundësia për të siguruar një gjarpër, gabelët e bregut të lumit do të ma gjenin kur të doja. E gjykova të pamundur futjen në drejtori, dhe akoma më të pamundur hapjen e sirtarit të tryezës së tij. Diheshin tri orvatje të tilla të dështuara. Më duhej, pra, të vrisja mendjen, të gjeja një mënyrë tjetër hakmarrjeje. Dhe e gjeta.

Ideja më erdhi në kokë rastësisht. Një ditë në oborrin prapa shkollës, ku mblidhej klani i Fagut, pashë një skenë që, në të vërtetė, nuk ishte e jashtëzakonshme. Fagu po zhdëpte një djalë nga ata të lagjes së bregut të lumit, ndërsa sejmenët e tij rrinin e bënin sehir. Në largësi skenën e ndiqnin plot djem të tjerë. Gjithçka zhvillohej në heshtje. Pa nxjerrë zë, gabeli e duroi dajakun derisa Fagut iu mbush mendja dhe e lëshoi, pa harruar t’i jepte edhe një shqelm prapanicës. As mund të mendohet që ndokush t’i vinte në ndihmë gabelit. Qe një djalë i shkurtër, i fishkur, nga të rrallët breglumas që e ndiqte shkollën rregullisht. E quanin Sherif. Ishte në klasë të pestë, në të pestën A, kurse unë në të pestën C. Rreth tij dija edhe diçka tjetër e kjo, pak çaste më vonë, do të merrte rëndësi të veçantë. I ati, një gabel i shkurtër, po aq i tharë sa i biri, në periudha të ndryshme të vitit ngarkohej me shfarosjen e qenve. Thuhej se, po të mos i zhdukte ai, bastardët rrezik të shfarosnin qytezën. Për këtë qëllim përdorte copa mëlçish lope të helmatisura, me efekt të menjëhershëm.

Ra zilja e mbarimit të pushimit të madh. Oborri i pasmë kulloi në oborrin përpara. Sherifi mbeti në një qoshe. Nuk e di ç’më shtyu t’i thosha një fjalë, mëshira për të apo përbuzja ndaj Fagut. Sepse Fagun e përbuzja. Ishte edhe kapadai, edhe mizor. Atëherë mësova diçka që ma ngriti mendjen: Fagu e paskësh rrahur Sherifin ngaqë ky, një ditë më parë, paskësh ngacmuar në klasë Vilmën, e kjo na qenkësh ankuar te Fagu. Pisja, mendova, e bija e pisit. Pisa që të tre, i ati xhelat, ajo dhe rrugaçi që e ulte veten e kthehej në mashë në duart e një  qurraveceje. Nuk m’u desh të lodhesha shumë për ta bërë Sherifin bashkëfajtor në veprimin tim.

Lodrën e luajta me një hipokrizi të pashembullt. Them hipokrizi. Në atë kohë kësaj fjale nuk ia dija kuptimin. Por që në atë moshë hipokrizia duket më qe futur në gjak. Nëse dikush do të ma kishte shpjeguar ç’do të thoshte, mbase nuk do të isha bërë i tillë. Askush nuk ma shpjegoi. Në shkollë, duke nisur nga klasa e parë, na jepnin mësimin e edukatës morale. Hipokrizinë nuk mbaj mend të na e ketë shkoqitur ndonjë mësues. Mbaj mend diçka tjetër; ata ndryshe silleshin në mungesë të drejtorit, ndryshe në prani të tij. Shpesh ia hidhnin, e gënjenin në sytë tanë, por ne nuk ndiheshim. Xhodën e kishim edhe frikë edhe inat. Në këtë pikëpamje as Xhoda nuk ndryshonte shumë nga mësuesit. Kisha vënë re se, kur vinte ndonjë inspektor, drejtori nuk sillej si zakonisht, bëhej i butë, i sjellshëm, gënjente dhe ia hidhte inspektorit pothuaj njëlloj siç e gënjenin dhe ia hedhnin atij mësuesit. Punët shkonin për bukuri. Ne rriteshim të bindur se ishim fëmijët më të lumtur në botë. Kështu thuhet në këngët që mësonim.

Megjithatë unë kisha arsye për ta vënë në dyshim nëse ishim vërtet ne fëmijët më të lumtur në botë. Nuk e di ç’ndodhte me të tjerët, por unë, në shtëpi, shihja skena midis prindërve shpesh aq të stuhishme, sa më shkonin mornica. Për të zhdukur çdo keqkuptim, shënoj se im atë ishte njeri pa vese. Ai s’ka ditur ç’është alkooli e duhani dhe jam i bindur se as qejfli grash s’duhet të ketë qenë. Për më tepër nëna e ka sunduar gjithmonë. Ishte ekonomist, shef llogarie, kurse nëna rrobaqepëse. Përpiqeshin të mos grindeshin në praninë time, e kuptoja. Nuk ia dilnin gjithmonë. Habitesha sepse në të shumtën e rasteve grindjet nisnin për vogëlsira. Me shokët e mi unë s’do të grindesha për vogëlsira të tilla. Sidoqoftë stuhia shpërthente, një stuhi fjalësh me akuza e kundërakuza. I pari lodhej im atë. Pas tij, si shfrynte me vete, e mbetur pa partner, e kyçte edhe nëna. Atëherë, në qetësinë e shurdhër që pllakoste dhomen, dëgjoja tim atë që psherëtinte: “Zot, ç’jetë qeni.” Dhe unë arsyetoja se njeriu nuk mund të jetë njëkohësisht edhe më i lumturi në botë, siç thuhej në këngët që mësonim, edhe të bënte jetë qeni siç shprehej im atë. Këtë arsyetim e ngatërronte dhe e kthente pastaj në rebus diçka tjetër. Ka lidhje me aftësitë aktoreske të prindërve të mi. Më vjen rëndë që shprehem kështu, por është e vërtetë. Prindërit e mi ishin aktorë.

Në pallatin tonë banonte njëfarë Hulusiu. Tani ka vdekur. Ishte një burrë shkurtabiq dhe te ne vinte shpesh. Mbaj mend se hante pa hesap, mund ta boshatiste një shishe me raki pa lëvizur vendit. Nga mënyra se si flisnin prindërit e mi për të, arrija në përfundimin se në rastin më të parë ata do ta kapnin e do ta flaknin nga dritarja. Kështu kisha dëgjuar të thoshte im atë. Këtë skenë të dëshiruar – e besoja, im atë mund ta hidhte nga dritarja Hulusiun, me trup ishte sa dyfishi i tij – fatkeqësisht nuk e pashë kurrë. Përkundrazi, kur prisja që babai ta kapte Hulusiun prej zvergu, sapo ky dukej në derë, im atë vinte buzën në gaz, nëna gjithashtu. Hulusiu dendej me raki dhe lagohej kur i mbushej mendja. Sapo largohej ai, maskat e qeshura zhdukeshin në çast nga fytyrat e prindërve. Babai fuste duart në xhepa e niste ca ecjake nervoze poshtë e përpjetë dhomës. Nëna nxinte në heshtje. E pra, ky njeri kaq i përbuzur. Hulusiu, ka qenë engjëlli bamirës i familjes sonë. Pa ndihmën e tij, ime motër nuk do të mundte të ndiqte shkollën pedagogjike, kurse unë, më vonë, s’do të kisha asnjë shans për të vajtur në universitet. Por këto gjëra atëherë nuk i dija. Nuk e dija se fqinji ynë, Hulusiu, që banonte një kat sipër nesh, ishte i pari i qytezës. Nuk e dija se, për të fituar mbrojtjen e engjëllit bamirës, prindërit e mi paguanin një haraç të përhershëm: uljen e dinjitetit. Nuk dija edhe plot gjëra të tjera, të cilat jeta do të m’i mësonte një e nga një. Atëherë, dilemave të mëdha, truri im u jepte një zgjidhje të thjeshtë, komode, me plot gojën mund ta quaj konformiste: të gjithë njerëzit ishin aktorë, edhe mësuesit, edhe prindërit. Ata hiqnin e vinin maska. Për analogji, edhe unë, njëlloj, si të rriturit, duhej të përgatisja maskat e mia. Kjo qe dhe zgjidhja përfundimtare që i dha rebusit truri im. Për sa i përket dilemës nëse ne ishim apo nuk ishim fëmijët më të lumtur në botë, i dhashë një zgjidhje që mund quhet origjinale. Edhe ishim, edhe nuk ishim. Si puna e qenve të qytezës. Sipas meje, bastardët s’duhej të ishin të lumtur. Ata hanin shqelma ngado që futeshin, pa përmendur mëlçitë e helmatisura të babait të Sherifit. Përkundrazi, qentë shtëpiakë – në përgjithësi ata që kishin shtëpi private mbanin qen – sidomos konet, duhej të ishin të racës së të lumturve. Edhe Vilma mbante një kone. Të bardhë me qime të dredhura.

Vilma ishte drita e syve të Xhodës. Konia ishte drita e syve të Vilmës. Unë vendosa të helmoja konen e Vilmës./ KultPlus.com

Kontributi i Anton Xanonit në gjuhën dhe letërsinë shqipe

At Anton Xanoni, figurë e shquar e arsimit katolik, vdiq në Shkodër më 15 shkurt 1915. Ai është një ndër figurat e shquara të arsimit katolik gjatë periudhës së Rilindjes. Ishte Anton Xanoni, i cili dha kontributin e tij në fushën e gjuhës, letërsisë dhe botimeve të teksteve shkollore duke ushtruar një ndikim të dukshëm për të zhvilluar gegënishten në gjuhën shqipe.

At Anton Xanoni lindi në Durrës më 12 janar 1862, por që fëmijë u shpërngul në Shkodër, ku u rrit në gjirin e etërve jezuitë. Si kreu shkollën e mesme, duke parë talentin e tij, jezuitët e dërguan të kryente studimet e larta në Kuvendin Kartuzian Porta Coeli në veri të Valencies, në Spanjë (1883), në Kraljevicë (1884), në Kremonë të Italisë (1886) dhe në Kolegjin Gregorian në Krakovi të Polonisë (1890-1892).

Më 1892 u shugurua meshtar në Krakovi dhe dy vjet më pas në u kthye Shkodër për të kryer misionin meshtarak e për të dhënë gjuhë shqipe në Kolegjin Saverian, ku kishte kryer studimet edhe vetë, trembëdhjetë vjet më parë. Më 1896, para se të kthehej në Shqipëri, dha mësim një vit në kolegjin Gregorian në Kier, në juglindje të Torinos në Itali.

At Xanoni, së bashku me poetin e gjuhëtarin e shquar, dom Ndre Mjedjën (1866-1937) si dhe me të vëllain e tij, imzot Lazër Mjedën, ishte anëtar aktiv i shoqërisë letrare Agimi, themeluar më 1901, e cila punonte për nxitjen e krijimeve letrare në gjuhën shqipe, duke përdorur edhe alfabetin e ri.

Ishte Atë Anton Xanoni ai që vendosi normat e retorikës dhe të stilit të shkrimit në dialektin verior të shqipes, në një shkollë me ndikim si Kolegji Saverian, norma që i parashtroi në Prîsi në lâmë të letratyrës, Shkodër 1911-1912.

Ai mbante qëndrim purist në shkrimin e shqipes, ishte ithtar i zëvendësimit të shumë huazimeve nga italishtja, turqishtja dhe sllavishtja me rrënjë fjalësh më të lashta shqipe. Si autor vjershash, prozash letrare, dramash e punimesh studimore në gjuhën shqipe, që shërbyen si frymëzim i vazhdueshëm për studentët dhe kolegët e tij shkrimtarë, ai nuk qe vetëm novator në gjuhë, por edhe stilist i shkëlqyer për kohën kur jetoi.

Nga viti 1908 bashkëpunoi rregullisht me periodikun jezuit Elçija e Zemers t’Jezu Krisctit me artikuj për historinë, letërsinë, kulturën dhe politikën, por edhe me tregime të shkurtra e me vjersha apo përkthime, që pëlqeheshin shumë.

Mbeti në histori edhe për veprat Gramatika shqyp, Shkodër 1909, Shkurtorja e historis së moçme, 1910, e në veçanti për vjershën me frymën e Rilindjes Rrnoftë Shqypnia, kushtuar shpalljes së pavarësisë. Një pjesë e mirë e veprës së tij ka mbetur e pabotuar edhe sot e kësaj dite. At Xanoni vdiq në Shkodër më 15 shkurt 1915. Kujtohet si themelues i shkollës letrare të jezuitëve, si një veteran i arsimit e i kulturës shqiptare./VN/ KultPlus.com