Kurti: 111 vite pas pushtimit, Prishtina është një qytet modern me kulturë autentike

111 vite më parë, njësitet çetnike serbe dhe ushtria e rregullt e Serbisë e pushtuan Prishtinën dhe vranë mijëra shqiptarë civilë. Katër ditë më parë, më 18 tetor 1912, rreth 255.000 ushtarë serbë të ndarë në tre grupime u nisën në sulm në tre drejtime, një ditë pasi Serbia i kishte shpallur luftë Perandorisë Osmane. Prej tyre, Armata e Tretë e Serbisë me rreth 76.000 ushtarë, e komanduar nga gjenerali Bozhidar Jankoviq, e kishte për detyrë pushtimin e Kosovës.

Në këtë përvjetor, kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar kohën kur trupat ushtarake serbe vranë mijëra burra shqiptarë dhe mijëra të tjerë i burgosën, siç shihet edhe në një fotografi, në të cilën një grup shqiptarësh nga Prishtina, janë ulur në tokë të rrethuar nga ushtarë serbë.

Më poshtë gjeni statusin e tij të plotë:

Në 111-vjetorin e pushtimit serb të Prishtinës

Çlirimi i qershorit 1999, historikisht dhe politikisht, është përgjigje ndaj pushtimit të tetorit 1912. Në udhëtimin e gjatë të popullit të Kosovës, janë disa periudha me përcaktueshmëri më afatgjatë se të tjerat. Por intervalet e shkurtëra të tyre në kohërrjedhje dhe dendësia e madhe e ngjarjeve në to, i kanë mënjanuar disa ngjarje në margjinat e historisë, siç ka ndodhur me ditët e pushtimit serb të Kosovës gjatë Luftës së Parë Ballkanike. E, ndoshta, ato që janë aq të tmerrshme e të trishtueshme, njeriu disi edhe preferon t’i harrojë ca, që t’i ec jeta përpara më me lehtësi.

Data 22 tetor e vitit 1912, shënon një nga ditët më të errëta në historinë moderne të shqiptarëve dhe të Kosovës! Atë ditë, 111 vite më parë, njësitet çetnike serbe dhe ushtria e rregullt e Serbisë e pushtuan Prishtinën dhe vranë mijëra shqiptarë civilë. Katër ditë më parë, më 18 tetor 1912, rreth 255.000 ushtarë serbë të ndarë në tre grupime u nisën në sulm në tre drejtime, një ditë pasi Serbia i kishte shpallur luftë Perandorisë Osmane. Prej tyre, Armata e Tretë e Serbisë me rreth 76.000 ushtarë, e komanduar nga gjenerali Bozhidar Jankoviq, e kishte për detyrë pushtimin e Kosovës.

Beteja e parë e kësaj lufte ishte zhvilluar dy ditë më herët, kur vojvoda serb Vojisllav Tankosiq, në krye të një çete çetnike e sulmoi pikën kufitare në Merdare. Në ditën e tretë të luftimeve çetnikëve iu bashkua edhe ushtria e rregullt serbe, bashkë me të cilët i mposhtën trupat shqiptare. Nga Merdara, ata vazhduan luginës së Llapit në drejtim të Prishtinës, teksa rrugës hasën në rezistencë te mali Kulina, aty ku bashkohen fshatrat Tenezhdoll, Lupç dhe Vranidoll. Njësite të tjera ushtarake serbe, nga Medvegja ia mësyen Prishtinës në drejtim të fshatrave Sfircë dhe Prapashticë.

Pasditen e 22 tetorit 1912, Vojisllav Tankosiq u fut në Prishtinë në krye të trupave çetnike, duke i hapur rrugë ushtarëve të Armatës së Tretë të Mbretërisë së Serbisë. Krimet mbi popullsinë civile të Prishtinës dhe fshatrave të saj i kryen bashkë. Për këtë, Vojisllav Tankosiq u gradua major. Të asaj kohe janë edhe këto fotografi, ku në njërën Vojisllav Tankosiq rri në gjunjë mes çetnikëve të tjerë, kurse në fotografinë tjetër ai ka pozuar me uniformë ushtarake serbe.

Trupat çetnike dhe ushtarake serbe vranë mijëra burra shqiptarë dhe mijëra të tjerë i burgosën, siç shihet edhe në një fotografi, në të cilën një grup shqiptarësh nga Prishtina, janë ulur në tokë të rrethuar nga ushtarë serbë. Në medaljen ushtarake serbe për të dekoruar ata që e pushtuan Kosovën, mes emrave të 20 qyteteve, ai i Prishtinës është shkruar në gjethen e parë poshtë në anën e djathtë.

Në një artikull të gazetës amerikane The New York Times, të datës 31 dhjetor 1912, me titull “Ushtria serbe la pas një shteg me gjak”, duke i cituar raportet e autoriteteve të Austro-Hungarisë, thuhet që në afërsi të Prishtinës u vranë 5.000 njerëz. Sipas këtyre raporteve, çetnikët dhe ushtarët serbë i digjnin fshatrat, i vrisnin burrat në sytë e grave dhe i therrnin fëmijët me bajoneta.

Disa muaj më pas, në vitin 1913, fotografi zviceran Fred Boissonnas e ka realizuar një fotografi që e tregon Prishtinën në një kohë kur qyteti ishte shkretuar nga humbja e mijëra njerëzve të vrarë dhe shumë të tjerëve të burgosur. Lufta e Parë Ballkanike shkaktoi vdekjen e mijëra shqiptarëve. Sipas raportimeve të korrespodentëve të huaj, vetëm në Kosovë, ushtria serbe dhe grupet çetnike i vranë mbi 25.000 shqiptarë. Viti 1912, kur Serbia e pushtoi Kosovën, ishte një mot kobzi që do të pasohej nga i gjati shekull i njëzet, gjatë të cilit Serbia pushtuese ushtroi dhunë sistematike, shpronësoi e kolonizoi, përndjeku, shtypi, burgosi, dhunoi, vrau dhe masakroi mijëra e mijëra shqiptarë ndër disa breza dhe kreu gjenocid, deri në çlirimin e Kosovës më 1999.

Saktë 111 vite më pas, Prishtina është një qytet modern me kulturë autentike si kryeqytet i Republikës së Kosovës, një republike parlamentare me demokraci të zhvilluar dhe me një të ardhme politike të qartë mes shteteve të tjera të Evropës.

Për ta kujtuar rrugën që na ka sjellur këtu dhe për ta mësuar historinë nga një brez në tjetrin! Për gjallërinë tonë si popull e komb dhe për të ardhmen tonë politike si shoqëri dhe shtet! / KultPlus.com

Apolloni: Flijimi i kulturës nga neglizhenca e Ministrisë ishte diçka e dhimbshme

Shkruan: Ag Apolloni

Marre për Kosovën, turp për Shqipërinë!

Sot u mbyll Panairi i Librit në Frankfurt, i njohur si panairi më i madh i librit në botë. Ishte kënaqësi e veçantë të merrja pjesë në këtë panair dhe të takoja miq dhe lexues të shumtë. Por, le ta shohim të vërtetën në sy, dhe le të themi, siç ka thënë Günter Grass në poezinë e tij të fundit, was gesagt werden muss (çfarë duhet thënë).

Pas pjesëmarrjes në panairin e sivjetëm në Leipzig, ku si pjesëmarrës patëm njëqind probleme me akomodimin dhe fluturimin për shkak që mjetet që u ndanë me vonesë nga Ministria e Kulturës (por ky është material për një novelë), e cila në këtë edicion të Frankfurtit as që u kujtua të dërgonte ndonjë shkrimtar për ta përfaqësuar vendin, gjuhën, kulturën dhe shtetin.

Edhe pse ardhja ime si shkrimtar nuk mbështetej nga ndonjë institucion kosovar, pranova të bëj një prezantim në stendën e Kosovës në Frankfurt, sa për ta zbutur varfërinë e prezantimit të shtetit tonë në kuadër të këtij panairi gjigant.

Unë erdha në këtë panair falë mbështetjes nga të huajt që më konsiderojnë të tyrin, pra nga organizatorët e EUPL-së.

Kështu:

për pjesëmarrjen në Leipzig, përkrahja nga Ministria ishte për t’u vajtuar;

për pjesëmarrje në Panairin e Budapestit duket se as ndërmend s’i ka shkuar;

për pjesëmarrjen në Frankfurt, me sa mora vesh nga organizatorët, një përkrahje modeste ka pasur për Shoqatën e Botuesve të Kosovës, e cila me atë shumë ka paguar vetëm stendën dhe s’ka mundur ta përgatisë as një katalog anglisht të autorëve kosovarë, as të sjellë libra nga Kosova (vitrina e saj ishte shumë e varfër, në fakt, më e varfra).

Për të mos dështuar pjesëmarrja, kontribuan vullnetarisht (si gjithmonë) edhe shqiptarët nga diaspora, duke bërë moderimin, duke lexuar ndonjë tekst, duke ofruar ndihmë teknike dhe ushqim e pije. Në veçanti, flija ishte shumë e shijshme. Ndërsa flijimi i kulturës nga neglizhenca e Ministrisë ishte diçka e dhimbshme. Nuk e kuptoj se ku dëshiron të dalë kjo Ministri me këtë “përkrahje” ndaj kulturës.

Sidoqoftë, vullnetarisht edhe kësaj here ia dolëm të prezantohemi. Vetëm se, edhe një përkrahje e tillë nga Ministria, dhe ne do të jemi të humbur. Më keq se Kosova ishte vetëm Shqipëria, e cila nuk u prezantua fare. Ftoj ministrat e kulturës në Kosovë e Shqipëri, t’i hapin sytë dhe të prezantohen së bashku në panaire të tilla. Për sivjet, marre për Kosovën dhe më turp për Shqipërinë! / KultPlus.com

Vlora Ademi, Mario Paloka dhe Marsela Neni, fitues të edicionit të dymbëdhjetë në “Ora e Muzës”

Sot në Lezhë, në kuadër të ditëve të Fishtës, Klubi Letrar “Ndoc Gjetja” organizoi edicionin e dymbëdhjetë të manifestimit letrar Ora e Muzës, me ç’rast poetë nga mbarë trojet shqiptare janë prezantuar me poezitë e tyre.

Në mesin e 64 krijimeve, sot u lexuan vetëm 30 dhe u zgjodhën tre fituesit e këtij edicioni. Juria e përbërë nga prof. Suela Bala, prof. Primo Shllaku dhe prof. Salvator Gjeçi fitues të këtij edicioni shpallën Vlora Ademin nga Prishtina me poezinë e saj “Tradhëtom me tana gratë e botës!”, Mario Paloka nga Lezha me poezinë “Kaqurreli i saj i kaftë” dhe Marsela Neni nga Elbasani me poezinë “M’duhet nji paskajore për me kndu”.

Anëtarja e jurisë së këtij edicioni, prof. Suela Bala, thotë se prurjet ishin të shumta dhe me një perfaqësim dinjitoz edhe këtë edicion të Orës së Muzës dhe të gjitha krijimet kanë ardhur jashtë klisheve e jashtë folklorizmave ndaj edhe aktiviteti shënon një gurthemel të vazhdimsisë së kësaj tradite.

Ndërsa kryetari i Klubit Ndoc Gjetja, Lan Koka tha se takimi ka për qëllim të mbledhë poezinë e mirë dhe pjesmarrja tregon për rëndesinë që ka marrë Ora e Muzës në Lezhë. / KultPlus.com

Organizata Evropiane për Studime Bërthamore hap një qendër të re

Laboratori i Qendrës Evropiane të Studimit Bërthamor në Gjenevë, një nga qendrat më të mëdha të copëtimit të atomeve në botë, i njohur si CERN, ka hapur një qendër të re studimi. Qendra e re, e quajtura “Porta e Shkencës”, shpreson t’i bëjë konceptet e ndërlikuara shkencore të kuptueshme dhe frymëzuese për të gjithë të njerëzit e moshës 5 vjeç e lart.

Për të pritur më mirë dhjetëra mijëra turistë në vit, drejtuesit e Organizatës Evropiane për Studime Bërthamore thonë se përmirësimi i infrastrukturës dhe hapja e një qendre të re në laboratorin, që ndodhet pranë kufrit franko-zviceran, ishin të nevojshme.

“Me qendrën “Porta e Shkencës”, ne duam të zgjerojmë mundësitë për arsimin shkencor, që i ofrojmë publikut”, shpjegon drejtorja Fabiola Gianotti, e cila për ndërtimin e qendrës së re angazhoi arkitektin italian Renzo Piano.

Hyrja në qendrën e re do të jetë falas dhe një nga qëllimet kryesore të saj është “frymëzimi i të rinve që të ndjekin një karrierë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë”, thotë zonja Gianotti.

Deri tani, Qendra Evropiane për Studime Bërthamore, CERN, ishte në gjendje të plotësonte vetëm 150 mijë nga 300 mijë kërkesat për vizita nga turistët në vit. Hapja e qendrës së re, “Porta e Shkencës” do ta bëjë të mundur pritjen e 500 mijë vizitorëve në vit, thotë zonja Gianotti.

Në ceremoninë e hapjes së qendrës së re, përveç zonjës Gianotti dhe zotit Piano, morën pjesë edhe personalitete të tjera, duke përfshirë fotografin e famshëm brazilian Sebastiao Salgado dhe John Elkann, kryetarin e prodhuesit të makinave, “Stellantis”, i cili financoi pothuajse gjysmën e projektit.

I tërhequr nga projekti, arkitekti Renzo Piano thotë se ai gjithmonë fillimisht i viziton vendet para se të projektojë një strukturë të re.

“Pra, erdha në CERN, vizitova laboratorët, bisedova me njerëz dhe shencëtarë dhe e kuptova se atyre u duhej një urë e vërtetë, por metaforike, që lidh botën e një shkencëtari me botën e jashtme.”

Arktitekti Piano thotë se ai ishte “i prekur” nga puna “e pabesueshme” e shkencëtarëve të Qendrës Evropian për Studime Bërthamore, që eksplorojnë gjithçka, nga grimcat më të vogla atomike deri tek teoria “Big Bang”, gjë që ndihmon për të kuptuar “se Toka është një anije kozmike e vogël, në të cilën ndodhen të gjithë njerëzit.”

Qendra CERN, e cila ka një përshpejtues gjigant të grimcave, që ndodhet në një lak nëntokësor 27 kilometra të gjatë rreth qytetit të Gjenevës, tërhoqi vëmendjen e globit në vitin 2012 pasi shkencëtarët e saj konfirmuan ekzistencën e grimcës Higgs, të ashtuquajturën “grimca e Zotit”.

Qendra “Porta e Shkencës” u projektua në vitin 2018 dhe ndërtimi i saj, që kushtoi 110 milionë dollarë, filloi pak më shumë se dy vjet më parë.


CERN po përgatit një projekt shumëvjeçar miliarda dollarësh për të ndërtuar një “Përshpejtues Rrethor të së Ardhmes” me një tunel rreth 100 kilometra të gjatë. Shkencëtarët shpresojnë që puna për ndërtimin e platformës së re do të përfundojë në vitin 2040. /VOA/ KultPlus.com

Kurti: Melihate Qena, regjisorja që imagjinatës së fëmijëve u jep formë e ngjyrë

Kryeministri Albin Kurti së fundmi ka qenë në vizitë në Teatrin Dodona, aty ku takoi aktoren e njohur Melihate Qena, përcjell KultPlus.

“Meli vetë, por edhe e tërë familja Qena janë institucion. Ata kontribuan në art sepse ishin aktiv në të gjitha fushat e tij, nga filmi e teatri, te vargjet e muzika, në pikturë e karikaturë. Familje nëntë anëtarëshe, secili artist i talentuar e i spikatur”, ka shkruar Kurti.

Më poshtë KultPlus ua sjell postimin e plotë të tij:

Artistja Melihate Qena, Meli e Teatrit “Dodona”, zëri i së cilës është tingulli i dashur i fëmijëve, e regjisorja që imagjinatës së tyre u jep formë e ngjyrë.

Bashkë me Ministrin e Kulturës, Hajrullaun, e vizituam në Dodonë, Melin, aktoren e dashur. Kur ditët janë të gjata nga punët e takimet e shumta, bisedat e këtilla ta ngrohin shpirtin.

Puna me fëmijë mund të jetë sa e këndshme aq edhe e vështirë, mirëpo gjithmonë është shumë e rëndësishme. Bota fëmijërore rritet e zbukurohet nga ajo se çka shohin e dëgjojnë, nga ajo se çka lexojnë e mësojnë.

Meli vetë, por edhe e tërë familja Qena janë institucion. Ata kontribuan në art sepse ishin aktiv në të gjitha fushat e tij, nga filmi e teatri, te vargjet e muzika, në pikturë e karikaturë. Familje nëntë anëtarëshe, secili artist i talentuar e i spikatur.

Teatër e letërsi, thumbime të lezetshme politike, kujtime e përvoja, me plot batuta e të qeshura ishte ky takim i dashur. Faleminderit të gjithë aktorëve që na e rrisin imagjinatën me lojën e tyre skenike! Sidomos kur loja e tyre për shumë vite ka qenë edhe rezistencë e aktivizëm. Ne jemi duke punuar e do të vazhdojmë që ta fuqizojmë teatrin në vend. Sidomos këtë lloj të teatrit i cili është i veçantë, jo vetëm sepse është për fëmijë. Borxhin që e kemi ndaj artistëve, do e kthejmë në formë të dinjitetshme./ KultPlus.com

‘Atelieja e Piktorit të panjohur’ , ekspozita e artit mistik që përpiqet t’i flasë mendjes

Flonja Haxhaj

Piktori i panjohur bën piktura që ngjallin mister, duke u përpjekur të komunikojë me mendjen e shikuesit përmes një gjuhe të papërshkrueshme. Me dëshirën për të larguar vëmendjen nga vetja e tij, ai refuzon të japë shpjegime konkrete për krijimtarinë e tij, duke u përpjekur të lërë hapësirë për interpretim të lirë.

E një ndjesi të tillë, publiku përjetoi të premten e 20 tetorit, në Galerinë Kombëtare të Kosovës teksa u hap ekspozita ‘Atelieja e piktorit të panjohur’, ku u prezantua arti i veçantë e mistik i piktorit Genc Berisha.

Që në hyrje, kjo ekspozitë të jep ndjesinë e diçkaje që nuk ka standarde të deshifrimit, sepse piktori ka dhënë ndjesitë e tij në vepra dhe më pas e lë publikun të përceptojë krejtësisht natyrshëm nga këndvështrimi i tij secilën shenjë që ai ka lënë në pikturë, shkruan KultPlus.

Pikturat, të cilave Berisha ua ka bashkëngjitur edhe përshkrimet  në stil kaligrafik, bëjnë që këto vepra të depërtojnë e t’i flasin drejtpërdrejt mendjes së atyre që i shohin, duke tentuar të largojë vëmendjen nga vetja, e ta lë veprën të flasë, e jo më kot edhe cilësohet e vetëcilësohet si piktori i panjohur.

Por pavarësisht tendencës për të qenë mistik e ta lë artin e tij të flasë, në hapjen e ekspozitës ‘Ateleja e piktorit të panjohur’, Berisha nuk mundi t’i shpëtojë lëvdatave e komplimenteve të njerëzve që e vlerësuan lart artin e tij, e veçanërisht pikturat e ekspozuara në hapësirat e GKK-së.

Nëpërmjet kësaj ekspozite, ai ftoi publikun të ndjekë rrugëtimin e mendimeve të tij të pavetëdijshme dhe të ngjashme, duke e çuar audiencën në një udhëtim të paparashikueshëm emocional.

Genc Kadriu është artist bashkëkohor i cili aktualisht jeton dhe vepron mes Prishtinës dhe Tiranës. Praktika ndërdisiplinore e Kadriut karakterizohet nga përplasja e hapësirës së brendshme personale me realitetin shoqëror. Kultura materiale, trashëgimia kolektive, historia natyrore, ritualet spirituale dhe kujtimet janë disa nga veçoritë që rishfaqen nëpër veprat e Kadriut perms grumbullimeve skulpturore dhe instalacioneve museologjike. Nëpërmjet hulumtimeve ndërdisiplinore dhe eksperimentimeve të aplikuara, vepra e Kadriut e ndjek dialektikën e të kundërtave, ndërvarësinë ontologjike të realitetit dhe një logjikë ndërveprimi midis rastësisë dhe qëllimshmërisë.

Ndërkaq, ekspozita ‘Atelieja e piktorit të panjohur’ do të jetë e hapur deri më 12 nëntor 2023./KultPlus.com

“Albania Dance Meeting”, shfaqja e koreografisë mbledh artistët në Gjirokastër

Edicioni i 18-të i Festivalit “Takimi i kërcimit shqiptar” është ngjitur edhe në skenën artistike të Gjirokastrës me një shfaqje të koreografisë moderne.

“Tirana me ritëm”, titullohej spektakli koreografik që mban firmën e  artistit italian Xhulio de Leo.

Jam shumë i kënaqur që jam në Gjirokastër sepse është një qytet i rëndësishëm kulturor, pasuri e UNESCO dhe këtë mbrëmje patëm një publik të mrekullueshëm, të ngrohtë dhe të kujdesshëm, i aftë për të përjetuar atë që ishte shpirti i shfaqjes. Uroj që të rikthehem sërish për të sjellë një tjetër shfaqje dhe pse jo duke bashkëpunuar me institucionet lokale për një bashkëpunim të ri ose shkëmbime kulturore mes dy vendeve tona”,-tha Xhulio De Leo, koreograf.

Artdashësit ndoqën me interes performancën e trupës së kërcimtarëve në skenë të cilët përcollën mesazhe artistike me motive bashkëkohore

” Kjo shfaqje që quhet ” Tirana me ritëm” ka patur një tur nëpër Shqipëri duke filluar nga  Tirana, në Korçë dhe sot jemi në Gjirokastër , më duhet të them që mbështetja që kemi patur këtu në Gjirokastër e them personalisht ka qenë më e veçanta nga të gjitha sepse kemi gjetur shumë njerëz dashamirës. Vetë baza e kësaj shfaqje është vallja popullore shqiptare, vallja e Kukësit e sjell në një mënyrë paksa më moderne, të gjithë dimë ta kërcëjmë dhe mendoj që të gjithë e gjejnë veten në këtë temë”,-tha Seneta  Skëndi, kërcimtare.

Festivali “Albania dance meeting” u realizua në Javën Botërore të Kulturës Italiane si pjesë e një sërë aktivitetesh kulturore që artistët nga Italia kanë organizuar në qytetin e Gjirokastrës.

“Këto janë aktivitete në vazhdën e disa aktiviteteve që janë organizuar në Gjirokastër falë bashkëpunimit midis institucioneve diplomatike konsullore dhe atyre kulturore dhe bashkisë së Gjirokastrës në funksion të rijetëzimit ose të bashkëpunimit kulturor që kemi prej vitesh”, Teodor Bilushi, konsull i nderit të Italisë në Gjirokastër.

Ky aktivitet u mundësua nëpërmjet bashkëpunimit të Mistrisë së Kulturës, Bashkisë Gjirokastër dhe Institutit Italian të Kulturës. Përgjatë kësaj fundjave janë organizuar një sërë aktivitetesh kulturore të cilat kanë gjallëruar qytetin e gurtë si dhe kanë tërhequr turistët që vazhdojnë të vizitojnë në këto ditë vjeshte Gjirokastrën./euronews/ KultPlus.com

Në përvjetorin e lindjes së Franz Liszt, përkujtojmë operën e papërfunduar të tij, ‘Sardanapalo’

Sot shënohen plot 212 vite nga lindja e kompozitorit të njohur, Franz Liszt.

“Është 170 vjet e vjetër, por tingëllon shumë moderne”, është përshkrimi që David Trippett, profesor i asociuar në Fakultetin e Muzikës në Universitetin Cambridge i bën operës së papërfunduar të Franz Liszt, “Sardanapalo”.

Dorëshkrimi i aktit të parë të operës që do të duhej të ishte triaktëshe ka qëndruar në Arkivin e Goethes dhe të Schillerit në Weimar për më shumë se 100 vjet para se Trippett ta rizbulonte duke planifikuar diçka debutuese për të cilën “askush nuk kishte dëgjuar më parë”. Nga viti 1843 deri më 1861, Liszt (1811-1886) ishte udhëheqës i orkestrës që tash njihet si “Staatskapelle” në Gjermaninë Qendrore, në qytetin Weimar. Do të jepet premierë të shtunën Teatrin Kombëtar të Gjermanisë në këtë qytet.

Para më shumë se 10 vjetësh, Trippett që asokohe ishte student në Akademinë e Muzikës në Leipzig, kishte udhëtuar me tren për në Weimar për të parë 111 faqet e operës në arkiv.

Opera e papërfunduar ka sfiduar aftësitë dhe dijen e Trippettit, ka thënë ai. Liszt e kishte shkruar operën në vitet ‘50 të shekullit XIX dhe ishte vështirë e lexueshme dhe e papërfunduar. Kishte punuar goxha shumë dhe e kishte përmirësuar atë, duke e vështirësuar edhe më leximin.

Opera për një kohë të gjatë ishte cilësuar si e pamundur për t’u interpretuar, por profesori i Cambridge thotë: “Muzika duhet të ruhet”.

Trippett ka shpenzuar më shumë se një dekadë duke bërë bashkë pjesët si një puzzle, tri prej të cilave i kanë shkuar vetëm për orkestrim, duke pasur parasysh instruksionet e kompozitorit.

“Orkestrimi është bërë nga unë, por ai është i Lisztit”, ka thënë Trippett. “Muzika është fantastike. Liszt ka provuar të kompozojë një operë moderne italiane”.

Libreto është bazuar në tragjedinë “Sardanapalus” të Lord Byronit për mbretin e fundit të Asirisë antike, një rajon ky që tash është midis Sirisë dhe Irakut.

Sipas Kirill Karabits, dirigjentit kryesor të “Staatskapelle” në Weimar, opera e Liszt hap një kapitull të ri sa i përket historisë së muzikës së shekullit XIX. “Nuk do ta gjeni këtë operë në katalogët a veprat tjera të kompozitorit”, ka thënë. Pas një pune tejet të lodhshme të Trippett, tashmë akti i parë është kompletuar. “Do të dirigjoj diçka që askush nuk e ka bërë më përpara”, ka thënë dirigjenti. “Bëhet fjalë për diçka joshëse, por që duhet të kesh shumë përgjegjësi”. / KultPlus.com

Ikona e kinemasë franceze, Catherine Deneuve feston sot ditëlindjen

Aktorja Catherine Deneuve ka fituar disa çmime gjatë karrierës së saj prej më shumë se gjashtë dekadash, duke përfshirë çmimin “César” në filmin “The Last Metro” të François Truffaut, një nominim për çmim “Oscar” si aktorja më e mirë në dramën e periudhës koloniale “Indochine”, dhe një sërë çmimesh në festivalet kryesore të filmit.

Deneuve, u bë e njohur në muzikalin romantik të vitit 1964, “The Umbrellas of Cherbourg”.

Ajo mori pjesë në filma shumë të vlerësuar, si “Belle de Jour”, në të cilin ajo luante rolin e një amvise të kthyer në prostitutë. Sot ajo mbushi 80 vjet. / KultPlus.com

Rëndësia e Gertrude Steinit për botën e artit

Nga: Balasz Takac / WideWalls
Përktheu: Enxhi Hudhri 

Pavarësisht lindjes së modernizmit gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, nuk ndodhi deri në dekadën e parë të shekullit XX që gratë të fillonin të emancipoheshin dhe të bëheshin më aktive në sferën publike. Pavarësisht mbizotërimit të dominancës mashkullore, prapë ishte më e thjeshtë për gratë që të zhvillonin karrierë në arte sesa në çdo fushë tjetër aktiviteti njerëzor, madje dhe praktikat artistike ishin të kushtëzuara nga klasat. Sidoqoftë, ka vetëm pak prej tyre në këtë periudhë të përmendur të cilat arritën të formojnë një karrierë solide apo madje të bëheshin tepër ndikuese. Ky ishte rasti me shkrimtaren dhe koleksionisten amerikane të artit, Gertrude Stein.

Pra, kjo grua e fortë ishte një pioniere letrare moderniste dhe një figurë udhëheqëse e qarqeve të artit të para Luftës së Parë Botërore në Paris. Stein themeloi një sallon, ku mblidheshin disa prej ithtarëve kryesorë të modernizmit si në letërsi dhe artet vizuale, si Ernest Hemingway, Pablo Picasso, F. Scott Fitzgerald, Sinclair Lewis dhe Henri Matisse. Moderniteti i saj ishte mishëruar jo vetëm prej angazhimit të saj me kohë të plotë në organizimin e sallonit dhe promovimit dhe koleksionimit të veprave të artit, por shprehej gjithashtu përmes shkrimit të saj radikalisht lezbik, bazuar në orientimin e saj seksual.

Nga viti 1893 deri më 1897 ikona moderniste Gertrude Stein fillimisht ndoqi Kolegjin e Redklifit (aneks i mëparshëm i Universitetit të Harvardit) dhe ishte studente e psikologut William James. Përgjatë këtyre studimeve, ishte angazhuar në eksperimente rastesh studimore të cilat e bënë të themelonte një stil letrar kaq specifik i cili më vonë u përshkrua si rrjedha e ndërgjegjes, lidhur gjithashtu me autorët modernistë Virginia Woolf dhe James Joyce. Pavarësisht faktit se Stein nuk ishte fort e interesuar as në teorinë as në praktikimin e mjekësisë, në vitin 1897 filloi të ndiqte Shkollën e Mjekësisë “Johns Hopkins”. Sidoqoftë, në vitin e saj të katërt, e irrituar nga hegjemonia mashkullore e gjithëpranishme, humbi interesin dhe braktisi studimet.

Stein ishte shumë e afërt me vëllain e saj Leo, dhe kështu vendosi ta ndiqte në Londër më 1902 dhe pastaj në Paris më 1903, meqenëse Leo shpresonte të ndiqte një karrierë në art. Të dy jetuan në një apartament me dy kate në “27 Rue de Fleurus” pranë Kopshtit të Luksemburgut në Bregun e Majtë të Parisit deri më 1914, dhe këtu themeluan sallonin që vizitohej nga artistë dhe shkrimtarë të ndryshëm të rëndësishëm të asaj kohe. Kështu, Gertrude dhe Leo filluan të koleksiononin vepra arti dhe madje inkurajuan vëllain e tyre Michael dhe gruan e tij Sarah, të cilët gjithashtu jetonin në Paris atëherë, që të bënin të njëjtën gjë.

Mbledhjet në shtëpinë Stein ndodhnin të shtunave, kështu që Gertrude mund të shkruante pa u ndërprerë nga vizitorët. Ishte partnerja e saj Alice B. Toklas e cila u bë mikpritësja për gratë apo dashnoret e artistëve që vizitonin, pasi Gertrude i takonte burrat në një dhomë të veçantë. Pra, më 1907, Stein u takua dhe ra në dashuri me Alice-n dhe tre vjet më vonë ajo u shpërngul në shtëpinë e Stein në “27 Rue de Fleurus”; Toklas sillej si dashnorja e Steinit, kuzhinierja, sekretarja, muza, redaktorja, kritikja, dhe organizatorja e përgjithshme.

Gertrude deklaroi se sallonet e të shtunave mbrëma filluan falë piktorit Matisse, pasi njerëzit vinin te shtëpia për të parë pikturat e tij dhe të Cézanneit. Ernest Hemingway ishte shpesh pjesëmarrës në sallonin e Stein-it, dhe megjithëse e shihte Stein si mentore, me kalimin e kohës u ndanë.

Dhoma e përdorur si galeri ishte arreduar me mobilie të periudhës së Rilindjes dhe pikturat ishin pozicionuar në radhë përgjatë mureve; hapësira fillimisht ishte ndriçuar me flakë gazi dhe pak pas Luftës së Parë Botërore kaluan në ndriçim elektrik. Leo Stein ishte ai që vizitonte shpesh ekspozitat, takonte artistët dhe fliste me kritikët, dhe kështu u rritën pronat e Steinëve. Shumë shpesh, koleksionuesi i ri konsultohej me historianin e famshëm dhe vetë koleksionuesin e artit Bernard Berenson dhe ai i prezantoi Stein-ët me Paul Cézanne dhe tregtarin Ambroise Vollard më 1902.

Gertrude dhe Leo Stein filluan të koleksiononin më 1904 pasi vëllai i tyre Michael Stein deklaroi se fondi i tyre vlente 8000 franga – mes pikturave të para që blenë ishin “Bathers” të Cézanneit, “Sunflowers” dhe “Three Tahitians” të Gauguinit dhe dy vepra të Renoirit. Deri më 1906, Steinët zotëronin piktura të shumta nga Henri de Toulouse-Lautrec, Pierre Bonnard, Paul Cézanne, Pierre-Auguste Renoir, Honoré Daumier, Henri Matisse, Pablo Picasso dhe Henri Manguinand.

Nga ana tjetër, vëllai i madh Michael dhe kunata Sarah blenë një numër të madh pikturash të Henri Matisse, ndërkohë që Claribel dhe Etta Cone, miqtë e Gertrude-s nga Baltimore koleksionin gjithashtu, dhe rrjedhimisht ia dhuruan koleksionin Baltimore Museum of Art.

Në mes të Luftës së Parë Botërore, Leo u shpërngul në Settignano, pranë Firences në Itali, dhe koleksioni i artit u nda; ai mori gjashtëmbëdhjetë piktura të Renoir-it dhe skicën e portretit të tij nga Picasso, dhe i la motrës së tij pikturat e Picassos dhe shumicën e pikturave të Matisse-it. Megjithëse Leo pëlqente Cézannein, mori vetëm pikturën e Cézanneit me 5 mollë. Motra e vëllai u ndanë me grindje dhe të dy u takuan shkurtimisht në rrugë në Paris pas Luftës së Parë Botërore dhe nuk i folën më kurrë njëri-tjetrit. Gjithsesi, pas ndarjes së madhe, Gertrude vazhdoi të koleksiononte artin e Picasso-s, i cili ishte shndërruar në kubist, një stil të cilin Leo nuk e kishte qejf. Pasi ajo ndërroi jetë, koleksioni i mbetur përmbante më së shumti piktura të Juan Gris dhe Pablo Picassos.

Përveçse ishte koleksionuese e zjarrtë dhe mbështetëse e arteve, Gerture Stein i përkiste gjeneratës së parë të individëve të cilët jetonin haptazi homoseksualë. Shkrimtarja eksploroi temën e seksualitetit përmes shkrimeve të saj; për shembull, eseja e Steinit “Miss Furr and Miss Skeene” ishte ndër të parat histori me zbulime homoseksuale që botohej, ndërkohë që vepra “Quod Erat Demonstrandum” ishte historia e daljes hapur bazuar në përfshirjen në rritje të Steinit me komunitetin homoseksual, megjithëse bazohet në partneritetin lezbik mes Maud Hunt Squire dhe Ethel Mars.

Në mes të viteve 1930, Stein mbërriti në Amerikë pas tri dekadash mungesë dhe u mirëprit si personazh i famshëm. U shfaq në kopertina revistash dhe shkoi në një tur gjashtëmujor nëpër Amerikë; Stein u soll si një oratore efektive me aftësi për të mbajtur një nivel të lartë vëmendjeje nga dëgjuesit. Gjatë asaj periudhe, pinte çaj me Zonjën e Parë Eleanor Roosevelt dhe ishte takuar me aktorin dhe regjisorin Charlie Chaplin.

Sidoqoftë, pavarësisht faktit se e vlerësonte haptazi të qenët queer, dhe kështu individualiteti i saj publik solli emancipim në njëfarë niveli, Stein përkrahu disa ide të diskutueshme të cilat mund të lidhen me krahun e djathtë, dhe e bënë një figurë paksa problematike. Domethënë, përgjatë viteve 1930 ishte kundër ligjeve të emigrimit në Amerikë, madje dhe përshëndeti gjeneralin Francisco Franco gjatë Luftës Civile në Spanjë, dhe admironte udhëheqësin e Vichy-t mareshal Philippe Pétain. Qëndrimet e saj politike u bënë dhe më të dyzuara pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, duke qenë se praktikisht mbështeste qeverinë Vichy dhe jetonte në Parisin e pushtuar pavarësisht se ishte hebreje dhe queer. Përshtypja ishte se ishte bërë qëllimisht kolaboracioniste për shkak të mbrojtjes që i ofrohej nga zyrtari i fuqishëm i qeverisë Vishi, Bernard Faÿ. Stein e kishte takuar Faÿn më 1926, dhe u bën miq të ngushtë; Faÿ ishte përthyesi kryesor i veprës së saj në frëngjisht dhe e ndihmoi më 1933-1934 të organizonte turin amerikan të librit “The Autobiography of Alice B. Toklas”. Kjo do të thotë se Faÿ bënte më të mirën që ta mbronte Steinin, Toklasin si dhe koleksionin e rëndësishëm historik e thelbësor të veprave të artit. Megjithëse Stein e dënoi publikisht sulmin ndaj japonezëve në Pearl Harbor, nuk e ndau kurrë opinionin e saj për faktin se Hiteli ishte pushtuesi i Europës.

Përgjatë dekadave, figura historike e Gertrude Stein u përfaqësua në disa vepra artistike. Për shembull, melodia e famshme e Bosom Buddies nga muzikali i Broadway MAME më 1966 bazuar në dramën Auntie Mame ishte frymëzuar nga Stein dhe Toklas. Stein i shtohet listës së artistëve në muzikalin e famshëm të Broadway Rent me këngën La Vie Boheme.

Skenaristi/aktori Jade Esteban Estrada e portretizoi Steinin në muzikalin solo “Icons: The Lesbian and Gay History of the World”, vëllimi 1 në Universitetin e Prinstonit më 2005, ndërsa vitin e ardhshëm regjisori/aktori i teatrit Luiz Pwetow gjithashtu krijoi solon e tij, “Plays”, duke portretizuar leksionin homonim të Steinit më 1934. Vitet e fundit Stein u portretizua në filmin e Woody Allenit “Midnight in Paris” më 2011, dhe individualiteti i saj u paraqit në sezonin e vitit 2018 të serialit “Genius” i cili fokusohej në jetën dhe karrierën e Pablo Picassos. Më 2014, kompozitori Ricky Ian Gordon dhe libretisti Royce Varvrek shfaqën një opera të quajtur “27” për Steinin dhe Toklasin, ndërkohë më 2017 drama e Edward Einhorn “The Marriage of Alice B. Toklas by Gertrude Stein” u shfaq te “HERE Arts Center” në Nju-Jork. /Ex Libris/ KultPlus.com

“X Factor Albania” ndez atmosferën në Korçë

Produksioni i “X Factor Albania” ka rijetëzuar këtë fundjavë qytetin e Korçës. Atmosfera e ndezur nga ovacionet dhe tingujt e muzikës, filloi që në orët e para të mëngjesit duke zgjatur deri në mbarim të ditës.

Qendra e Korçës u kthye në një skenë të madhe, ku të qindra të rinj sprovuan veten në fazën e parë, mes të cilëve shumë prej tyre janë përzgjedhur nga stafi profesionist i “X Factor Albania” për të vijuar garën në audicionin e madh, i cili do të mbahet në datën 31 Tetor në Televizionin Klan.

Dëshirës dhe interesit të konkurrentëve në kërkim të ëndrrës së tyre, ju bashkua edhe kryetari i Bashkisë i cili ka mbështetur talentet e reja në këtë rrugëtim të ri që për shumë prej tyre do të nisë së shpejti.

Alketa Vejsiu: Dje, kemi qenë në Shkodër, sot jemi në Korçë. Jemi në një nga qytetet më artdashëse. Në Korçë kemi pasur gjithmonë talente shumë të mira nga Korça. Ndoshta fituesin do ta kemi nga Korça këtë vit, nuk i dihet asnjëherë. Talentet janë të gjithë të ftuar të marrin pjesë në audicionet e produksionit. Faleminderit që keni ardhur. Mirë se keni ardhur në “X Factor Albania”.

Sotiraq Filo: Shumë suksese të gjithëve. Uroj që të shkelqeni në “X Factor Albania”.

Javën e ardhshme, audicionet do të mbahen në qytetin e Vlorës më 23 Tetor, Durrës më 24 Tetor, Elbasan me 25 Tetor, ndërsa në fundjavë me datë 26, produksioni do të udhëtojë në Prishtinë dhe një ditë më pas me 27 Tetor në Shkup.

“X Factor” është një projekt i Televizionit Klan, i cili mban firmën e Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, dyshja e njohur e produksioneve të mëdha, të cilat garantojnë gjithmonë suksesin, e padyshim zbulimin e yjeve të reja të muzikës./Tv Klan/ KultPlus.com

Gjendet në fund të detit shampanja më e vjetër e pijshme në botë

Në vitin 2010, zhytësit gjetën një anije të mbytur në fund të Detit Baltik pranë Silverskär, në brigjet jugperëndimore të Finlandës.

Gjetja në anijen e mbytur përmbante 168 shishe shampanjë nga Juglar dhe Veuve Clicquot të cilat datonin rreth vitit 1840.

Analizat e kryera nga studiuesit treguan se një pjesë e verës ishte ende në cilësi të mirë, e ruajtur nga kushtet e ftohta dhe të errëta në shtratin e detit.

Të nxitur nga zbulimi, Veuve Clicquot filloj një eksperiment shkencor të quajtur ‘Bodrum në det’. Për 40 vitet e ardhshme, shkencëtarët do të marrin rregullisht mostra të shampanjës për të analizuar ndryshimet molekulare gjatë procesit të plakjes nën ujë./BBC/alsatm/KultPlus.com

‘We too’, garuesit e veçantë të Maratonës së Tiranës

Maratona e sotme ka patur edhe një kategori tjetër që e bën këtë garë më interesante. Një kategori e veçantë e kësaj maratone është edhe ajo “We too” e cila ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa garuese.

Pjesë e garës së sotme ishin edhe persona me nevoja të veçanta dhe paraplegjikë të cilët vrapuan në mbështetje të kauzës, por njëkohësisht duke dhënë edhe mesazhe shprese dhe guximi se asgjë nuk është e pamundur dhe nuk mund t’i ndalë.

22 garues me karroca u nisën nga sheshi “Skënderbej” për të përshkruar 2.3 km./abcnews/KultPlus.com

Nesër konferenca e Festivalit të Këngës në RTK, organizatorët shpalosin detajet

Nesër do të mbahet konferenca që shpalos detajet e edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK. Tre ditë para nisjes së festivalit, organizatorët dhe moderatorët do t’iu përgjigjen pyetjeve të gazetarëve për gjithë ecurinë e këtij rrugëtimi duke filluar nga ora 12:00 në Sallën e Filharmonisë te Pallati i Rinisë.

Të pranishëm do të jenë drejtori i Festivalit, Adi Krasta, drejtori artistik Florent Boshnjaku dhe moderatorët.

“Në prag të Festivalit të Këngës së RTK-së, ju ftojmë në konferencën për media, me ç’rast ekipi realizues, i kryesuar nga Adi Krasta, drejtor i festivalit, drejtori artistik, Florent Boshnjaku dhe prezantuesit e tri netëve të festivalit, do të shpalosin para jush informacionet më të reja rreth përgatitjeve finale dhe përmbajtjes së tij”, thuhet në njoftimin për media.

Detajet e festivalit do të shpalosen edhe nëpërmjet prezencës së organizatorëve në intervista të ndryshme në Radio Televizionin e Kosovës si dhe në mediume të tjera gjatë gjithë javës.

Festivali si ngjarje e plotë me programin garues prej 18 këngëve dhe programin mysafir me këngëtarët e ftuar dhe pjesët e tjera artistike do të del në dritën e publikut gjatë datave 26, 27 e 28 tetor.

InorgA me këngën “Shumë herë më nervozojnë”, Albin me “Ajo”, Bana Zahiti me “Dukat”, La Fazani me “Oj Kosovë”, Arjela Krasniqi me “Emri grua”, Auron Deva me “Çmimi i dashnisë”, Vjosa Shehu me “Vetes”, Angus Dei me “Një zemër për dy”, Ermal Demiri me “Merri”, Franc Koruni me “Shqip”, Mentor Mripa me “Po ju rrëfehem”, Neki Emra me “Heroi im”, Nita Latifi me “Marrëzi”, Saranda Alija me “Mendj ku je”, Teuta Statovci me “Sekreti i tij”, Urban Band me “Ëndrrat s’kanë faj”, Klea Dina me “Trenat” dhe Hilmi Obertinca me “Pa ty s’më rrihet” do të prezantohen në Festivalin e Këngës, si garues në edicionin e parë të tij.

Edicioni i parë i Festivalit të Këngës do të realizohet në Prishtinë, në Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë dhe do të transmetohet live në Radio Kosovë dhe në Televizionin e Kosovës./rtk/KultPlus.com

Kurti dhe Kearns për Serbinë pas agresonit të 24 shtatorit: Ndëshkimi është vendimtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim deputeten dhe Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.

Duke e falënderuar Kearns për vizitën, Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe të saj për Republikën e Kosovës.

Në takim u theksua që prioritet kryesor për Kosovën është siguria e shtetit dhe e qytetarëve.

“U tha se pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje”.

“U bisedua për përkushtimin e plotë për zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars)”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Qeveria e Kosovës./Klankosova.tv/KultPlus.com

Mbahet në Gjirokastër festivali ‘Takimi i kërcimit shqiptar’, artisti italian: Shumë i kënaqur, do kthehem sërish

Edicioni i 18-të i Festivalit “Takimi i kërcimit shqiptar” pushtoi skenën artistike të Gjirokastrës me një shfaqje koreografike moderne. “Tirana me ritëm” titullohej spektakli koreografik që kishte si autor artistin italian Xhulio de Leo, i cili u shpreh se performimi në Gjirokastër i ngjalli emocione të jashtëzakonshme.

“Jam shumë i kënaqur që të jem këtu në Gjirokastër sepse Gjirokastra është një qytet i rëndësishëm kulturor, pasuri e UNESCO dhe këtë mbrëmje patëm një publik të mrekullueshëm, të ngrohtë dhe të kujdesshëm, i aftë për të përjetuar atë që ishte shpirti i shfaqjes. Uroj që të rikthehem sërish për të sjellë një tjetër shfaqje dhe pse jo duke bashkëpunuar me institucionet lokale për një bashkëpunim të ri ose shkëmbime kulturore mes dy vendeve tona”-ai.

Festivali “Albania dance meeting” u realizua në Javën Botërore të Kulturës Italiane, si pjesë e një sërë aktivitetesh kulturore që artistët nga Italia kanë organizuar në qytetin e Gjirokastrës.

Qytetarë dhe turistë të shumtë në Gjirokastër ndoqën me interes performancën e trupës së baletit në skenë, të cilët ndërthurën baletin bashkëkohor me motive folklorike. Ky aktivitet u organizua falë bashkëpunimit të Mistrisë së Kulturës, Bashkisë Gjirokastër dhe Institutit Italian të Kulturës/ Balkanweb/KultPlus.com

Kryeministri Kurti për skulptorin Mulliqi: Mungesa e artisti me shije të hollë do të ndihet çdo herë e më shumë

Me fjalët e shkrimtarit Ismail Kadare, mbi vërtetësinë dhe origjinalitetin e treguar për  skulpturën e Nënës Terezë të realizuar nga Luan Mullliqi, Kryeministri Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes së tij nga jeta, shkruan KultPlus.

Kryeministri Kurti përmes një postimi në facebook, ka thënë se mungesa e artisti me shije të hollë do të ndihet çdo herë e më shumë, por se sipas tij Mulliqi do të ketë mundësi të përkujtohet nëpërmjet veprës së tij në qytet.

“Shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, iu kishte ngulitur aq thellë në mendje një skulpturë e Nënës Terezë sa edhe pati shkruar: “Nënë Tereza e Mulliqit ka një metaforë të rrallë që duke shpërthyer nga toka dëshmon për vërtetësinë e shenjtores sonë. Luan Mulliqi ka ndërruar jetë. Si veprat, edhe emri i tij, jehon gjithandej. Pafund janë vendet në të cilat ka ekspozuar e ku veprat e tij janë të koleksionuara, njësoj sikur pafund janë punët që la pas. Një artist me shije të hollë e me dije të gjerë nga sot nuk është më në mesin tonë. Mungesën do t’ia ndjejmë përherë më shumë, por, Luanin do ta shohim në qytet nëpërmjet punës së tij. Artisti nuk shuhet, sepse vepra e tij jeton”, thuhet në postim.

Me këtë rast, Kryeministri Kurti  u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të skulptorit Mulliqi.

“Ngushëllime familjes, miqëve, kolegëve e studentëve të tij! Ngushëllime të gjithë neve!”, thuhet në postimin e kryeministrit./KultPlus.com

Fituesit e çmimit ‘Idromeno’/ Hapet ekspozita me piktura, fotografi dhe instalacione

Pikturat, fotografitë, video-artet dhe instalacionet fituese të 7 edicioneve të fundit të çmimit “Idromeno”, erdhën përmes një ekspozite të vetme.

Dy kuratorët, Artan Draçini dhe Zef Paci, njëherësh ideatorët e këtij konkursi, udhëtuan ndër vite në arkivën e Galerisë se Arteve në Shkodër, për të bërë se bashku punimet me të mira të artisteve shkodran dhe shqiptarë.

“Është një koleksion i rëndësishëm veprash arti të ndryshme nga veprat e traditës. Me ngarkesa filozofike, konceptuale të lirisë krijuese që janë një hulumtim i mirë i tranzicionit shqiptar në këto 30 vite”, u shpreh drejtori i Galerisë së Arteve Shkodër, Fatmir Juka.

“Përbërja është ditur sepse janë të gjithë fituesit kështu është krijuar një ekspozitë, e cila ka bërë të mundur një lidhje prej veprës së parë deri te vepra e zogjve që fluturojnë të Lekës, me vazhdat ajrore të Lori Lakos dhe me radhë”, tha kuratori Zef Paci.

“Ka televizor, ka kukulla metalik, ka fotografi, video pra vetë karakteri I koleksionit të Galerisë se Arteve në Shkodër fillon e pëson një lloj ndryshimi. Prandaj është menduar që në fillim që kjo ekspozitë të sjellë idenë e një vizite në arkivat e komplet galerisë”, u shpreh kuratori Artan Draçini.

“Çmimi Idromeno” është një konkurs i cili ka për qëllim të promovojë artistët e rinj mbi idetë dhe qasjet e reja artistike të cilat kanë prirje për të analizuar një aktualitet dinamik, socio-politik, shqiptar./TopChanel/KultPlus.com

Ministri Çeku shpreh ngushëllime për skulptorin Mulliqi: Ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën artistike të Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e skulptorit Mulliqi, duke thënë se ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën artistike të Kosovës, shkruan KultPlus.

Ministri Çeku poashtu, ka thënë se ka qenë thelbësor angazhimi i skulptorit Mulliqi në zhvillimin e artit pamor në vend.

Më poshtë gjeni postimin e Plotë të Minsitrit Çeku në Faebook:

E nderuar familje Mulliqi,

Me pikëllim pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të skulptorit të shquar, Luan Mulliqi dhe ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

Mulliqi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën artistike të Kosovës për çka do të jemi gjithmonë mirënjohës. Angazhimi i tij në zhvillimin e artit pamor dhe monumental në vend ka qenë thelbësor.

Kontributi i Mulliqit si drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës, autor i dy monografive për artin pamor në Kosovë, ligjërues në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Tetovës si dhe angazhimi në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, do të mbetet i çmuar në artin dhe kulturën e Kosovës duke frymëzuar brezat e ardhshëm.

Karriera e bujshme e tij që ngërthen shumë simpoziume të skulpturës me karakter ndërkombëtar, një sërë shkrimesh për skulpturë, për artet figurative dhe zhvillimet kulturore në Kosovë, ekspozita personale e kolektive nëpër shumë vende të botës, do të vlerësohet gjatë.

Me punën e tij na la trashëgimi disa nga monumentet më të njohura të vendit, përfshirë shtatoren e akademik Fehmi Aganit në Prishtinë, shtatoren e Nënë Terezës në Tiranë, shtatoren e Ismail Qemalit në Prishtinë, bustin e Sekretares së shtetit të SHBA-ve Medlin Ollbrajt, e të tjera. Ndërsa për punën që bëri mori çmime në konkurse të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Çmimet e fituara, tregojnë përkushtimin e tij të palodhur ndaj artit dhe kulturës së Kosovës.

Ngushëllime të thella për familjen, kolegët dhe të gjithë komunitetin artistik.

Sinqerisht,

Hajrulla Çeku

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit/KultPlus.com

GKK shpreh ngushëllime për vdekjen e Mulliqit/ Vlerësohet kontributi i tij si drejtor i Galerisë Kombëtare: Ngriti institucionet e kulturës

Galeria Kombëtare e Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe komunitetit artistik, me rastin e vdekjes së Akademikut dhe ish-Drejtorit te Galerisë Kombëtare, Luan Mulliqit, shkruan KultPlus.

GKK përmes një postimi në facebook, ka thënë se Luan Mulliqi përmes kontributit të tij, të dhënë si Drejtor i Galerisë Kombëtare, i ka ngritur institucionet e Kulturës.

“Luan Mulliqi (l. 1953) ushtroi detyrën si Drejtor i Galerisë Kombëtare prej vitit 1999 deri në vitin 2009, ku kontributi i tij ngriti institucionet e kulturës.

Luan Mulliqi që nga viti 1977 ishte anëtar i SHAFK si dhe anëtar i SHA të Çikagos, SHBA (1990), ndërsa në vitin 1992 pranohet anëtar i “United American Artist” në Nju Jork të SHBA-ve si dhe anëtar i rregullt i “International Sculpture Center” në Uashington (1994). Ka marrë pjesë në simpoziume të skulpturës me karakter ndërkombëtar si dhe ka botuar shumë shkrime për skulpturën monumentale. Ka përgatitur dhe botuar dy monografi për artin pamor në Kosovë”, thuhet nga GKK.

Për shumë vite Akademik Mulliqi ,punoi ligjërues në Universitetin e Tetovës dhe në Universitetin e Prishtinës, përderisa veprat e tij gjenden në shumë koleksione publike dhe private./KultPlus.com

Ekspozita Retrospektive e piktorit Haxhi Kastrati, ‘Ngërthim i Frymës Ekspresivo-Fantastike’

Ekspozita Retrospektive e piktorit, profesorit Haxhi Kastrati, u hap në Galerinë e Artit “Vilson Kilica” Fier me rastin e 68 vjetorit të lindjes dhe 40 vjetorit të krijimtarisë artistike.

Shkruan: Prof. Dr. Hivzi Muharremi

Piktori akdemik, Haxhi Kastrati është një nga individualitetet, krijuesit me vlera të vecanta dhe me një krijimtari shumë të begatë, i cili që nga përfundimi i studimeve postiplomike dhe shkollës doktorale në fushën e pikturës në mënyrë të pandërprerë e ka vazhduar punën në rrugëtimin e tij artistik jo vetëm në numrin impozant të realizimeve artistike, por në cilësinë e veprave të cilat e spikasin dhe vecohen në çdo fazë të krijimtarisë së tij artistike, kreative në lëminë e pikturës. Është pjesmarrës i shumë ekspozitave të përbashkëta me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar, duke filluar nga ato të organizuara nga Shoqata e Artistëve Figurativë të Kosovës, nga Sallonet Pranverore, ekspozitat vjeshtore e deri të ajo e Bienalit të vizatimit. Gjithashtu ka hapur edhe shumë ekspozita personale si në Kosovë ashtu edhe jashta Kosovës. Kjo është ekspozita e 26 përsonale e autorit.

Është laureat i disa shpërblimeve si: Cmimin e parë për pikturë në Galerinë e Armatës Popullore të Jugosllavisë në Beograd (1990), cmimin e parë për pikturë në Ekspozitën e Nëntorit në Prishtinë (1999), cmimin e Shoqatës së Rajonit të Pejës (2002), Shpërblimin e parë për pikturë në Ekspozitën e Asociaciont të Artistëve Vizual të Kosovës Prishtinë (2020) dhe të tjera.

Autori, në ekspozitën retrospektive para artdashësve të Fierit prezantohet me mbi 70 vepra, duke filluar nga punimet e hershme pas përfundimit të Shkollës së Mesme të Arteve, Fakultetit të Arteve në Prishtinë si dhe gjatë studimeve pasdiplomike në Universitetin e Arteve në Beograd. Kjo është nisma e krijimtarisë së piktorit e cila nga kjo fazë e deri me sot në mënyrë të paprajshme do ta fillojë shtegtimin e tij në botën e artit me një bagazh frymëzimesh nga ambienti autokton me të cilin në mënyrë të drejtëpërdrejt ka qenë i lidhur dhe  i mishëruar me motivet dhe imazhet e nduranduarta duke filluar nga vispamjet e Grykës së Rugovës e deri tek lashtësia e trashëgimisë kulturo-historike të Pejës dhe Dardanisë në përgjithësi.

Faza e parë  e krijimtarisë së artistit fillon pas përfundimit të shkollës së mesme të arteve, Pejë si dhe gjatë përfundimit të studimeve në Fakultetin e arteve –Prishtinë 1974 -1978. Kjo fazë kryesisht karakterizohet nga fryma e introduktit ekspresiv me primesa të abstraksionit. Në këtë fazë autori rëndësi të madhe i kushton kompozimit, formës dhe koloritit. Në këtë trikonomi mbarshtrohën tablotë e fazës së parë kryesisht të imazheve të trajtuara nga nënqielli kosovar, përkatësisht nga flora e fauna e Bjeshkëve të Nemura, përkatësisht Alpeve shqiptare.

Faza e dytë e rrugëtimit artistik fillon gjatë qëndrimit dy vjecar në Akademinë e Arteve në Beograd si dhe të studimeve pasdiplomike në klasën e profesorit Stojan Qeliq 1979 – 1981.

Në këtë fazë që i përket abstraksionit fantastik fillon opusi krijues i veprave në frymën e ekspresionizmit fantastik nën përkujdesjen e profesor Stojan Qeliqit. Duhet theksuar se veprat e mentorit të tij kryesisht i takonin stilit abstrakt të formave gjeometrike, gjë që tek piktori Kastrati nuk kishte kurfar ndikimi. Ai përkundrazi filloi të kërkojë formën e stilit autokton, stilit ekspresivo-fantastik. Në këtë fazë artisti e fillon qasjen më serioze të krijimtarisë së tij duke pretenduar gjithnjë në përsosjen e tij artistike. Kjo ju mundësua nga Qeveria Francese me ndarjen e bursës së shtetit franqes 1985/ 1986, ku Kastratit i mundësohet qëndrimi në Francë për subspecializim në Ecole des Arts, Marsej. Gjatë qëndrimit në Marsej , Haxhi Kastrati e filloj përsosjen e artit të tij duke kultivuar ekspresionizmin abstrakt. Në këtë fazë fillon përsosja artistike e autorit. Në përkujdesjen e profesorit Camaret. Gjatë qëndrimit si bursist i Qeverisë Franceze Kastrati pat rast në mënyre imediate t’i kundrojë veprat e shumta të stileve dhe periudhave të ndryshme historike në ambientet e muzeve, galerive si në Francë poashtu edhe në Spanjë. Këto vizita në këto qëndra kulturore Kastratit i mundësuan një kreativitet shumë më të lartë artistik, gjithnjë e më shumë duke e përsosur frymën e introduktit ekspresivo-abstrakt.

Nga vitet 2012/ 2013 fillon faza e kërkimeve të hapësirave të reja në krijimtarinë e tij artistike. Kjo periudhë njihet si faza e “Transformimit” të këtyre formave të gjetura nga natyra. Kjo fazë kryesisht mbështetjen e ka gjatë studimeve pasdiplomike dhe në ato doktorale që i ka përfunduar në Beograd. Në këtë fazë Haxhi Kastrati e fillon ciklin e skulpturave të pikturuara. Këto skulptura janë të marra nga natyra, mirëpo piktori gjatë përpunimit, të transformimit këto forma i jetëson me përdorimin e ngjyrave dhe përsosjen e kompozicioneve me ndërhyrje të caktuar. Këto skulptura janë të punuara në materiale të llojllojshme të drurit në ndërhyrje të pëdorimit të materialeve të ndryshme të metalta, litarëve me një qëllim të caktuar që veprat artistike të begatohen me një strukturë të ngjeshur me disa forma të paraqitura në forma relievore. Në këto autori i jap rëndësi depërtimit të dritës dhe hijës si dhe drejtpeshimit kompozicional.

Gjatë periudhës më të brisht të Kosovës të periudhës së okupimit nga agresori famkeq serb, kur e tërë Kosova u boshatis. Ketë fat e përjetoi edhe Kastrati i cili në vitet 1999-2000 qëndroi si refugjat në Fier. Kjo perudhë kryesisht karakterizohet me imazhe dhe frymëzime të përjetura gjatë luftës, gjatë dëbimit masiv nga vatrat e tyre. Në këtë fazë reflektojnë shqetësimet e këtyre ndodhive, përkatësisht ngjarjeve gjenocidale. Pra, shpirti ekzaltues i artistit në një atmosferë të tillë filloi me një hov të madh t’i shpërfaq në kompozimet vijuese me një shqetësim akoma më të theksuar ekspresiv. Posacërisht në këtë fazë të krijimtarisë së Kastratit reflekton teknika e kolazhit. Efektin më të madh përmbajtësor dhe kompozicional autori e arrin përmes futjës së lodrave fëmijërore të aranzhuara dhe të sistemuara në vet konceptin kompozicional. Këto vepra zgjojnë emocione të cdo kundrues i veprave artistike, emocionon për momentet më drastike dhe tragjike që e përjetoj e tërë popullata e Dardanisë antike nga egërsirat sllave të zbritura nga malet e Karpateve.

Në vitin 2015 – 2018 Kastrati filloj të punoj ca punime në teknikën e artizanateve me ngjyra të quajtura Ebru. Në këtë teknikë autori përdor një kolorit specifik autokton të ambientit tonë, ngjyrat e folklorit të nënqiellit kosovarë. Piktori, Haxhi Kastrati që nga vijimësia e krijimtarisë e gjithnjë deri me sot është gjithnjë në hulumtime, kërkon hapësira të reja artistike me materiale të ndryshme artistike. Kështuqë synimi i tij është begatimi duke i dhënë një jetë më të lumtur e më të hareshme këtyre shprehjeve universale në artin e sotëm bashkëkohor.

Në fazën e tashme Kastrati vazhdon kultivimin e shprehjës ekspresivo-fantastike. Këto forma burojnë nga begatia natyrore të peizazheve, të trevave dukagjinase, nga Bjeshkët e Nemuna- Alpet shqiptare që janë të pasura me forma të ndryshme nga flora e fauna. Gjithashtu ndikim të madh në opusin krijues të autorit ka pas edhe Trashëgimia kulturo-historike si: kishat, xhamiat, kullat e dukagjinit, qilimat, kostumet etj. Ngjyrat e autorit kryesisht janë të marruna nga natyra si dhe kostumografia e veshjeve nga periudha ilire e deri me sot. Pra, autori është kultivues i frymës së introduktit ekspresionist që nga faza më e hershme e deri me sot i mbetet besnik këtij stili artistik             

Piktura “Jetë” e Haxhi Kastratit paraqet shqetësimet dhe frymëzimin e kohës së tashme, ku frymëzimin kryesor e gjenë në natyrë, në Bjeshkët e Nemuna të Rugovës. Gjatë realizimit të veprës, piktori rëndësi të madhe i ka kushtuar elementit të baraspeshës kompozicionale, paraqitjes së formave dhe trajtave në mënyrë ekspresive dhe fantastike. Të gjtha këto figura burojnë nga bjeshka dhe shpërfaqen në sfondin kompozicional, duke përfituar një begatshmëri strukturale koloristike, kryesisht të atyre të mërdhezta (kontrastive). Në këtë dikitomi të ngjyrave kontrastive dhe formave autori e arrinë mbarshtrimin maestral të kompozimit në frymën e ekspresionizmit abstrakt. Vepra kompozicionale “Jetë” realizohet pas një përvoje të gjatë profesinale artistike të piktorit Haxhi Kastratit.

Deri në realizimin e veprave nga cikli i fundit “Konstruktivizmi Abstrakt”, autori, është dashur t’i prek shumë karakteristika të izmave të artit modern, duke filluar nga ekspresionizmi, fovizmi, surrealizmi… e deri të abstrakcioni gjeometrik që përfundon me punimet e realizuara nga cikli “Rrufeja”. Ky cikël. Padyshim, që do jetë një imperativ në shpirtin ekzaltues të Kastratit për depërtim të mëtutjeshëm në synimet e tia drejtë pleksjes së frymës abstrakte. Një karakteristikë që reflekton në këto tabllo është  trajtimi i elemtit të ngjyrës, e cila në shumë cikle do t’i bëhet element parësor gjatë sendërtimit të veprave. Në këtë cikël ajo bashkë me elemtin e formës do t’i bëhet pjesë përbërëse e kompozimit. Kjo, padyshim, vie në shprehje pas ndërmarrjeve të shumta eksperimentuese.

Këto vepra nga cikli i fundit janë, në nivel të duhur të shkarkuar nga elementet e shumta kompozicionale, janë më poetike, shprehin vispamjet e bukura të peizazheve te dukagjinit, me një kolorit intenziv, më të ciltër, me strukturë të theksuar të akordeve koloristike të së kuqës, oker dhe ngjyrës blu. Në këto tabllo autori i gërsheton të gjitha shqetësimet me pamjet idilike të imazheve dhe motiveve që në mënyrë të pandërprerë i ka trajtuar që nga faza e parë të krijimtarisë e deri në këtë të ciklit të fundit të abstrakcionit.  Pra, këto punime në aspektin e domethëniës përmbajtësore koinsistojnë dhe janë vazhdimësi të cikleve më të hershme të opusit mjaftë të begatë të krijuesit Haxhi Kastrati./KultPlus.com

Astronomët regjistruan shpërthimin më të vjetër kozmik të marrë ndonjëherë

Astronomët kanë marrë në radio një sinjal misterioz të një shpërthimi që i janë dashur 8 miliardë vjet për të arritur në Tokë. Shpërthimi i dëgjuar në radio është një nga më të largëtit dhe më i fuqishmi i kapur ndonjëherë.

Shpërthimet e dëgjuara në radio, ose FRB, janë shpërthime intensive milisekonda të valëve të radios me origjinë të panjohur. FRB-ja e parë u zbulua në vitin 2007, dhe që atëherë, qindra nga këto sinjale kozmike janë dëgjuar dhe vijnë nga pika të largëta në të gjithë universin.

Shpërthimi, i quajtur FRB 20220610A, zgjati më pak se një milisekondë, por në atë moment, ai lëshoi ​​ekuivalentin e emetimeve energjike të diellit tonë gjatë 30 viteve, sipas një studimi të botuar të enjten në revistën Science.

Shumë FRB lëshojnë valë radio super të ndritshme që zgjasin maksimumi disa milisekonda përpara se të zhduken, gjë që e bën të vështirë vëzhgimin e shpërthimeve të shpejta të radios.

Radioteleskopët kanë ndihmuar astronomët të gjurmojnë këto sinjale kozmike, duke përfshirë grupin e radioteleskopëve ASKAP, të vendosura në shtetin Wajarri Yamaji në Australinë Perëndimore. Astronomët përdorën ASKAP për të zbuluar FRB në qershor 2022 dhe për të përcaktuar se nga e kishte origjinën.

“Duke përdorur ASKAP, ne ishim në gjendje të përcaktonim saktësisht se nga erdhi shpërthimi,” tha në një deklaratë bashkautori i studimit Dr. Stuart Ryder, astronom në Universitetin Macquarie në Australi. “Më pas ne përdorëm Teleskopin e Observatorit Evropian Jugor në Kili për të kërkuar për galaktikën burimore, duke gjetur se ajo ishte më e vjetër dhe më larg se çdo burim tjetër FRB i gjetur deri më sot dhe me gjasë brenda një grupi të vogël galaktikash të bashkuara”.

Ekipi hulumtues gjurmoi shpërthimin në atë që duket të jetë një grup prej dy ose tre galaktikash që janë në procesin e bashkimit, ndërveprimit dhe formimit të yjeve të rinj. Ky zbulim përputhet me teoritë aktuale që sugjerojnë se shpërthimet e shpejta të radios mund të vijnë nga magnetarë, ose objekte shumë energjike që vijnë nga shpërthimet e yjeve.

Shkencëtarët besojnë se shpërthimet e dëgjuara në radio mund të jenë një metodë unike që mund të përdoren për të “peshuar” universin duke matur lëndën midis galaktikave të panjohura./abcnews/KultPlus.com

Luan Mulliqi, skuptori që realizoi bustet dhe shtatoret e Madeleine Albright, Fehmi Aganit, dhe Bobe Dole

Sot, në moshën 70 vjeçare ka vdekur skulptori Luan Mulliqi, i cili ka realizuar bustet e  shtatoret e Madeleine Albright, Fehmi Aganit, dhe Bobe Dole.

Djali i tij përmes një shkrimi prekës në facebook. Ai tha se prindin e tij do ta kujtoj kudo, përmes veprave që artisti kishte realizuar gjatë jetës së tij.

“Nuk merzitem, se e di qe permese syve te shtatoreve tuja, ki me na pa cdo dite prej parajses!

Kah te sillemi ne Prishtine, TI ki me qene me ne”, është shprehur Drini.

Ai po ashtu u shpreh se prezencën e tij do ta ndiejnë përmes shtatoreve të Madeleine Albright, Fehmi Aganit, dhe Bobe Dole.

“Do te nisim prej Pallatit te Rinsie, per me e ndi prezencen tende permes Madeleine Albright.

Do t’vazhdojme te Rilindja, me t’pershendet permes Ismail Qemalit.

Ke me na buzeqesh nga Universiteti i Prishtines, permes shtatores se Fehmi Aganit.

N’Dardani Bobe Dole do te jete aty per ne.

Njejte edhe Adem Jashari, permes syve te se cilit e di qe ke me na pa.”/KultPlus.com