Vera Ora uron Ritën për ditëlindje: Rita Pita me simita e me zemër të madhe


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sot feston ditëlindjen e 33-të, shkruan KultPlus.

E në këtë ditë speciale, një urim të veçantë e mori nga nëna e saj, Vera.

“Rita pita duke i kapur yjet ✨

Gëzuar ditëlindjen Zog 🎂

@ritaora fëmija im, zemra jote është më e madhe se trupi yt – të dua 🥰

❤️🖤 Rita pita me simita e me zemër të madhe,

URIME ditëlindja ☀️👸🏻”, ka shkruar Vera Ora në rrjetet sociale. / KultPlus.com

E mrekullueshmja Rita Ora feston ditëlindjen e saj të 33-të

Rita Sahatçiu Ora e lindur më 26 nëntor 1990, është një këngëtare dhe aktore britanike me prejardhje shqiptare. Suksesi i saj u rrit në shkurt të vitit 2012, kur ajo u paraqit me teken Hot Right Now, bashkëpunim me DJ Fresh-in, e cila arriti numrin një në Mbretërinë e Bashkuar. 

Albumi i parë i saj Ora, që doli në shitje në gusht të vitit 2012, arriti numrin një në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi përmbante teket Britanike R.I.P dhe How We Do (Party). Ora ishte artistja me numrin më të madh të tekeve në listën britanike në vitin 2012, me tre teke rradhazi që arritën në pozitën më të lartë.

Në janar 2014, Adidas njoftoi një bashkëpunim projektues me Ritën për markën e tyre, Adidas Originals. Gjithashtu në vitin 2014, kënga I Will Never Let You Down u rendit e katërta në Mbretërinë e Bashkuar dhe ajo u shfaq në teken “Black Widow ” të Iggy Azalea, e cila arriti numrin pesë në Mbretërine e Bashkuar dhe SHBA. Në 2015, Ora u bë trajnere në serinë e katërt të The Voice UK dhe, më vonë atë vit, një gjyqtare në serinë e dymbëdhjetë të The X Factor.

Albumi i dytë i saj në studio, Phoenix, doli në shitje në nëntor 2018. Tekja Your Song arriti numrin dhjetë në Britaninë e Madhe dhe teket Anywhere dhe Let You Love Me arritën numrin pesë në Mbretërinë e Bashkuar; kjo e fundit e bëri Orën artisten e parë femër britanike që të ketë gjithsej trembëdhjetë këngë të cilat kanë arritur të paktën pozicionin e dhjetë në listat e Mbretërisë së Bashkuar.

Ora ka lindur në Prishtinë, në Provincën Jugosllave e Kosovës, nga prindër shqiptarë. Nëna e saj, Vera, është psikiatre dhe babai i saj, Besnik Sahatçiu, është ekonomist e pronar kafeneje. Ora ka një vëlla më të vogël, Don, dhe një motër më të madhe, Elena, e cila është gjithashtu pjesë e ekipit të saj të menaxhimit. Ajo ka lindur si Rita Sahatçiu, mbiemri rrjedh nga fjala turke saatçi që do të thotë “orëndreqës”, por prindërit e saj më vonë e shtuan Ora në mënyrë që të mund të shqiptohet lehtë.

Familja e saj u largua nga Kosova për arsye politike, për shkak të persekutimit të shqiptarëve etnikë të filluar me shpërbërjen e Jugosllavisë. Ata u zhvendosën në Londër, Angli në vitin 1991, kur ajo ishte njëvjecare. Ajo u rrit pranë rrugës “Portobello” në Londrën Veriore dhe mori pjesë në St. Cuthbert me shkollën fillore “St Matthias” në Earls Court, pas së cilës u diplomua nga një shkollë e arteve të interpretimit, Sylvia Young School Theatre. Ajo filloi të këndojë në moshë të re.

Tani, Ora është në lidhje dashurie me regjisorin Taika Waiti, ku në paraqitjet e tyre të fundit, duken shumë të lumtur. / KultPlus.com

Mediumi britanik: Plazhet e Rivierës Shqiptare rivalizojnë edhe Maldivet

Shumë nga destinacionet e preferuara të turistëve, si Greqia dhe Italia kanë rritur çmimet vitet e fundit, kështu që është koha për të zbuluar disa rajone më pak të njohura, shkruan Sophie Foster në të përditshmen angleze “Daily Star”.

Riviera e Shqipërisë, që përfshin vijën bregdetare të Adriatikut, është një vend i mrekullueshëm për pushime me plazhe mahnitëse me ujëra blu të kristaltë, hotele dhe fluturime të lira.

Shqipëria, e kufizuar në jug nga Greqia, ka rrëmbyer vëmendjen e britanikëve dhe nuk është për t’u habitur duke marrë parasysh rivierën e saj të mahnitshme.

Shumë turistë britanikë ndoshta nuk e kishin menduar kurrë të vizitonin Shqipërinë, por vendi ofron oferta të lira dhe plazhe mahnitëse që rivalizojnë Maldivet.

Ju mund të shijoni rrezet e diellit dhe temperaturat e ngrohta gjatë verës.

Riviera Shqiptare, e cila shtrihet në Adriatik, mund të rivalizojë Bregun e Amalfit në Itali ose ishujt grekë falë detit të saj të kristaltë bruz dhe rërës së bardhë.

Pra, ia vlen të vizitoni disa nga pikat më të bukura turistike nëse dëshironi të kaloni pushimet në një destinacion me kosto të ulët, por në të njejtën kohë edhe mahnitës.

Një nga zonat më magjepsëse të Rivierës Shqiptare është Ksamili, i cili është krahasuar me Karaibet nga vizitorët.

Fshati ndodhet në jug të Shqipërisë brenda Parkut Kombëtar të Butrintit dhe ofron gjithçka që mund të dëshironi për pushime.

Zonat me bukuri të jashtëzakonshme përfshijnë ishujt e Ksamilit, të cilët mund t’i vizitoni duke udhëtuar me varkë dhe të endeni mes porteve për të parë detin Jon të pastër kristal.

Ata që dëshirojnë të akomodohen në një vilë do të duhet të paguajnë rreth 100 paund për një qëndrim pesë netësh.

Një dhomë në një hotel në Ksamil, midis majit dhe qershorit, kushton 131 paund për pesë netë.

Ksamili nuk është i vetmi qytet i mrekullueshëm për të shijuar Rivierën Shqiptare.

Saranda është kryeqyteti jozyrtar i rajonit i cili ndodhet pikërisht pranë kufirit grek.

Qyteti është plot me shëtitore, ballkone me pamje nga deti dhe klube nate buzë detit. Plazhi kryesor ofron ujëra të pastër kristal.

Palasa në Rivierën Shqiptare ka plazhin më të mirë në vend, i cili është krahasuar me Maldivet nga pushuesit e huaj.

Qyteti i vogël turistik njihet për rërën e bardhë, motin e nxehtë, restorantet dhe baret relaksuese buzë plazhit.

Palasa, është parajsa mbi tokë, të gjithë në botë duhet ta vizitojnë këtë gji me ujërat blu kristal te ngjashme me Maldivet. /KultPlus.com

Dashuria

Lope de Vega, 1562 – 1635.
Ndër etërit e letërsisë spanjolle

Të ndihesh i plogët, të guxosh, të tërbohesh krejt,
vrazhdësisht, brishtë, çlirët, bishtnues papritmas,
plot guxim, vdekjeprurës, kufomë, befas i gjallëruar sërish,
besnik, tradhëtar, frikacak, burrëror tërësisht.

mos të gjesh përtej së mirës asnjë përqendrim, as prehje kurrsesi,
të shtiresh si i hareshëm, i trishtuar thellësisht, i përkorë, kryeneç,
i zemëruar, trimosh, të arratisesh në vijimësi,
të jesh i kënaqur, i fyer, të mbash mëri;

ta fshehësh fytyrën nga zhgënjimi,
ta gëlltisësh helmin me lëngun e ëmbël mjaltë,
t’i harrosh dobitë, ta duash fort lëngimin;

të pandehësh se qielli degdiset në ferr,
të jepesh me mish e me shpirt pas mashtrimit;
kjo është dashuria e mirëfilltë, kushdo që e ka ndier, tepër mirë e di.

Përktheu nga spanjishtja: Elvi Sidheri. / KultPlus.com

‘Ngjyrat e atdheut’ ekspozitë kolektive në nder të 28 Nëntorit

“Lidhja Shqiptare Evropiane” do të organizojë ekspozitë kolektive kushtuar 28 Nëntorit, shkruan KultPlus.

Ekspozita me titull “Ngjyrat e atdheut” ka mbledhur shumë artistë pjesëmarrës për të festuar 28 Nëntorin.

Ekspozita do të mbahet në Muzeun Kombëtar të Kosovës nga ora 19:00 më 26 Nëntor.

Disa prej artistëve pjesëmarrës janë: Anton Krasniqi, Diellza Zeqa, Fatos Kabashi, Leart Hyseni, Naim Spahiu, Sabri Behramaj, Fatmir Juka, Mehmet Selmani, Fatmir Juka etj. /KultPlus.com

Shukrije Ramadani: Rregullat e FIFA-së ndikuan, Agimi është urë bashkimi dhe përjetësisht do të mbetet si i tillë

Në ndeshjen e fundit të Shqipërisë në kualifikimet për EURO 2024, pati një problem në hyrjen e stadiumit për Shukrije Ramadanin, gruan e Agim Ramadanit, shkruan KultPlus.

Ramadani përmes një postimi në Facebook shpjegoi gjithçka.

Fillimisht, u njoftua se Ramadani nuk u lejua të hy në stadium për shkak se flamuri që mbante ajo kishte fytyrën e Agim Ramadanit në të.

Ajo njofton se rregullat e FIFA-së nuk e lejuan një gjë të tillë, derisa sjellja e policëve ishte e mirë.

Postimi i plotë:

Tẽ dashur miq, qě nga pẽrfundimi i ndeshjes Shqipẽri-Ishujt Faraoe,vazhdojnẽ tẽ sillen thashetheme nẽ rrjete sociale lidhur me moslejimin e flamurit me figurẽ tẽ Agimit dhe tẽ flamujve tjetẽ ne simbole pẽrpos flamurit kombẽtarẽ, nẽ stadionin e kombẽtares,gjẽ qẽ ẽshtě e vẽrtetẽ!.Por ajo qẽ ẽshtẽ mẽ se e vẽrtetě, ẽshtẽ sjellja e mirẽ e policẽve tẽ cilẽt na e sqaruan arsyen pěrse jo?! Duhet ta kemẽ tẽ qartẽ se nẽse dẽshirojmẽ tẽ pẽrballemi me botẽn,janě ca rregulla strikte qẽ i vendosẽ Fifa dhe nuk guxojmẽ ti shkelim pẽr hirẽ tẽ futbollistẽve tanẽ tẽ cilẽt e dẽshirojnẽ suksesin,dhe ne qẽ e duam fotoren, bashkě me ta! Andaj ju lutem,mos e pẽrdorni kẽtẽ rast pẽr pẽrqarje,se nuk i bẽni nderẽ as Agimit e as kombětares tonẽ! Asnjẽrit nga policẽt apo sigurimi qẽ ishte i pranishẽm nuk i pengonte asnjẽ simbol e figurẽ kombẽtare,por ishte njẽ vendim qẽ duhej ta zbatonin dhe ne ishim dakord me kẽtẽ vendim! Agimi ẽshtě urẽ bashkimi dhe pẽrjetẽsisht do tẽ mbetet si i tillẽ!

Nesër zbulohet shtatorja e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit

Nesër do të bëhet inaugurimi i shtatores së Adem Demaçit, shkruan KultPlus.

Shtatorja do të vendoset në Podujevë, derisa në aty do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Shtatorja do të zbulohet në orën 13:00, në prag të 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Qytetarët ftohen që të bashkëngjiten në këtë ngjarje.

Skulptori i kësaj shtatore është Agron Blakçori.

Adem Demaçi është një nga figurat kryesore të historisë së Kosovës.

Demaçi, si person që gjithë jetën ia kushtoi historisë së Kosovës, do të nderohet nga Komuna e Podujevës për kontributin e tij të jashtëzakonshëm. /KultPlus.com

Studio e Baletit ‘Mjellma’ shënon përvjetorin jubilar të themelimit, për 20 vjetor sjell program të pasur artistik

Vjollca Duraku

Vallëzim, këngë, gëzim dhe lot u dhuruan mbrëmë në programin artistik, me të cilin studio e baletit “Mjellma” ka shënuar përvjetorin jubilar të themelimit të kësaj shkolle, pjesë e së cilës ndër vite qenë mijëra fëmijë, shkruan KultPlus.

E themeluar në vitin 2003, kjo studio është ndër të parat në Kosovë, e cila përpos vallëzimit fëmijëve u ka dhuruar shumë dashuri dhe ngohtësi për plot 20 vite me radhë.

Sabrije Spahiu themeluese e studios Mjellma, me emocione të përziera iu drejtua publikut në hapje të programit të këndshëm, të cilin e dhuruan grupmosha të ndryshme të balerinave.

Drejtoresha Spahiu tha se kjo studio mbi të gjitha ka dhuruar art, kulturë e qytetërim, i cili më pas ka ndikuar edhe në sukseset e mëtejshme të atyre fëmijëve të cilët kanë qenë pjesë e saj.

“Kur e kam themeluar nuk, kam besuar që do t’i bëj 20 vjet me ju, por ky sukses i cili më mban në skenë që 20 vite me këta fëmijë, është meritë e juaja. Ky është një investim i juaj, shumë i mirë për të ardhmen, sepse fëmijët hyjnë në botën e kulturës”.

Drejtoresha Spahiu më tutje, me lot në sy rrëfeu pak nga fillet e punës së saj, ku tha se shumica e fëmijëve të regjistruar në atë kohë, kishin lindur si refugjatë, madje disa edhe nëpër male, përderisa mbi tre mijë bashkëmoshatarë të tyre ishin vrarë në luftë.

“Gjatë këtyre 20 viteve kam shumë përjetime, dhe ndoshta një ditë do të botoj një libër. Ishte një emocion, edhe tani po emocionohem kur flas. Kur mbaja shënimet e tyre, shumica e fëmijëve kishin lindur si refugjatë, disa edhe nëpër male. Shpesh fshihesha nëpër qoshe dhe qaja prej gëzimit por edhe prej mallit, për fëmijët sikur engjëj që ishin  gjallë, dhe për ata mbi 3 mijë fëmijë nuk ishin më aty”, tha drejtoresha duke bërë thirrje Qeverisë për të inauguruar një monument i cili do t’i përkujtonte këto krijesa të pafajshme.

Më pas radha erdhi te pjesa  e rezervuar për programin artistik, ku si mjellmat në liqen hynë në skenë balerinat me një pikë interpretuese, kushtuar festës së 28 Nëntorit.

Koreografitë “Ringjallje” dhe “Thirrje për paqe”, si dhe këngët për gjyshen, për dallëndyshen dhe lulet u paraqitën në këtë mbrëmje plot me elegancë dhe ëmbëlsi.

Balerinat e grupit më të rritur,  që me shumë lehtësi mbanin peshën e trupit të tyre në gishtrinjtë e këmbëve, dhuronin art me lëvizje skenike, përderisa ato më të voglat krijonin një aurë të magjishme me duart e tyre të vogla, duke hipnotizuar publikun.

“Mora Fjalë” ishte pika e fundit interpretuese, e cila u dha në nderim të 28 Nëntorit.

Pas programit, shumë lule, përqafime dhe lot u dhuruan kur, ish nxënëset e mësueses Spahiu hynë në skenë duke  e përqafuar mësuesen dhe duke kujtuar me mallëngjim kohën kur ishin balerina të vogla.

Pak më vonë, drejtoresha Spahiu në një prononcim për KultPlus tha se ndihej e emocionuar njëjtë si në ditën e parë, kur kishte filluar punën.

“Vërtetë është një kënaqësi që arrita t’i mbushë 20 vite në skenë me këta fëmjë, dhe ishte një emocion i njëjtë sikur në ditën e parë kur kemi filluar punën me këta vogëlushë. Sot në publik qenë këto vajza që at’herë ishin të vogla. Është edhe kënaqësi edhe emocion”

Ajo më tuje e shprehu brengën e saj, për mungesën i infrastrukturës për të dërguar në tjera nivele punën e saj dhe të balerinave.

“Është e dhimbshme sepse përmes nesh për 20 vite, kanë kaluar me mijëra fëmijë përmes nesh, dhe prej të gjithë këtyre vetëm 2 apo tre veta merren me profesion të artit, kjo për shkak se perspektiva e artit te ne në Kosovë është shumë e larg” përfundoi Spahiu.

Ndërsa, nëna e njërës nga balerinat më jetë gjatë sa i përket qëndrimit në këtë studio, tha se e çmonte shumë punën e pedagoges.

“Sonte ndihem e privilegjuar për faktin se vajza ime ushtron balet për 16 vite, qysh prej moshës 4 vjeçare. Me mësuesen Sabrije jemi shumë të kënaqur, pasi me angazhimin e saj të palodhur, e të përhershëm merr pjesë në çdo festë, duke e dëshmuar atë që sa me përkushtim punon. Prandaj edhe çdo herë ka dalë e suksesshme. Jemi shumë të kënaqur dhe në njëfarë forme të emocionuar pasi vajza jonë ka arritur moshën madhore tash dhe asnjëherë nuk i është ndarë baletit dhe mësueses Sabrije”,  përfundoi Sanije Berisha duke thënë se dërgimi i fëmijëve në studio të tilla përpos largimit nga mjeteve teknologjike, fëmijëve do t’u mundësonte që qysh në moshë të vogël, të afirmonin veten si artistë vegjël.

Ndërsa vetë Diellza Berisha, balerina e cila njihej me emrin “Barbie” tha se ndihej shumë e lumtur për suksesin e kësaj studio, pjesë e së cilës është që 16 vite, ku tashmë ushtron edhe rolin e mësueses.

“Jam shumë e emocionuar, ndihem shumë krenare për mësuesen që e ka filluar këtë aktivitet dhe sot shënoi 20- vjetorin. Ndihem shumë e e kënaqur edhe me veten time që deri  sot kam arritur të performoj, dhe të jem këtu ku jam”, tha ajo përderisa shtoi se dashuria dhe ngrohtësia e mësueses janë arsyet pse ajo ishte pjesë e kësaj qendre kaq gjatë kohë.

Krejt në fund prindërit dhe të gjithë pjesëmarrësit u bashkangjitën në një koktej, i cili ishte organizuar nga kjo studio, për të shënuar 20 vjetorin e themelimit./KultPlus.

“E dua Kosovën gjer në dhimbje, se është Shqipëri”

Shkruan: Petro Marko

Ëndrra ime për të vajtur qoftë edhe një herë të vetme në Kosovë, ku më respektojnë si shkrimtar e si luftëtar dhe më quanin vëlla, nuk u realizua kurrë.

Kjo dashuri për kosovarët më lindi në fillim të viteve tridhjetë.

Njoha më parë Asim Vokshin, që ishte nëntoger i xhandarmërisë në rrethin e Gjirokastrës, kur unë isha mësues në Dhuvjan të Dropullit, më 1932.

Më vonë, nëpërmjet Asimit, në Tiranë njoha Bedri Pejanin, Ali Kelmendin. Dhe në Spanjë njoha shokët e paharruar: Xhemal Kada, Justina Shkupi, Shaban Basha e të tjerë, për të cilët kam folur në shënimet për Spanjën.

Në Tiranë, pas Çlirimit, njoha Xhafer Vokshin, vëllanë e Asimit, ardhur nga Kosova, partizan gazetar. U lidhëm me miqësi, por lidhjet me të u ndërprenë, kur ai u internua familjarisht. Nuk i zinin këmbët dhé. Ka vuajtur shumë me gjithë familjen me shumë fëmijë. E kam mik dhe shpesh vjen më takon. Djalit të tij të madh ia kam vënë unë emrin Ebro, për kujtim të betejave në Spanjë.

* * *

Po gjatë viteve ’70 më erdhën në shtëpi Esat Mekuli, Hasan Mekuli, pastaj Ali Aliu, me të cilin shkova edhe në fshat, Rexhep Qosja e të tjerë. Kur ishte këtu Esat Mekuli dhe të tjerët, flisnim për kulturën tonë dhe ata më pyetën nëse unë kisha ndonjë mendim për zhvillimin e kulturës në Kosovë. Folëm e folëm, pastaj unë shfaqa mendimin se edhe gjuha letrare e Kosovës duhet të unifikohet me gjuhën tonë letrare. Më vonë erdhi këtu Ali Aliu dhe vendosi që të bënte një biografi për mua. E shpura në fshat, te shtëpia ime. Ai u mahnit me bukuritë e natyrës bregdetare dhe më tha: “Tani e kuptoj pse shkruan në mënyrë çapkëne poetike plot ngjyra dhe me një horizont të gjerë.” Ai shkroi librin “Krijuesi dhe koha” për jetën e veprimtarinë time letrare dhe me atë punë mbrojti doktoratën.

* * *

Në Kosovë, nën redaktimin e Ali Aliut, u botuan nëntë vepra të miat, në një kohë kur këtu në Shqipëri as që përmendje gjëkundi emri im si krijues. Në Kosovë jam më i njohur se këtu, falë punës së madhe që ka bërë shtypi dhe kritika. Edhe “La Rousse” i Francës (më 1969) më kishte vënë si shkrimtar shqiptar, që kam shkruar “Hasta la vista” e vepra të tjera, kurse këtu as që guxonin të vinin emrin tim në ndonjë botim shkollor. Urdhri që të mos përmendej emri im si shkrimtar në asnjë gazetë, revistë ose mbledhje të Lidhjes së Shkrimtarëve, kishte ardhur nga lart. Unë isha një shkrimtar i mallkuar në vendin tim, ku me sa munda luftova, punova dhe shkrova si gazetar, si poet, si shkrimtar, si përkthyes i një pjese të mirë të poetëve latino-amerikanë. Kurse në Kosovë janë ribotuar veprat, si: “Hasta la vista” (botimi i katërt), që ka një parathënie të mrekullueshme të Rexhep Qoses, “Shpella e piratëve” për lexime letrare në shkollë.

* * *

Për mua në Kosovë krijimtaria artistike është shumë më përpara se krijimtaria jonë e realizmit socialist. Me gjithë shtypjen serbe dhe masat e rrepta që janë marrë e merren kundër njerëzve të artit në Kosovë, aty arti i çdo gjinie, mund ta them me plot gojën, është më i pasur se arti ynë i persekutuar dhe i kanalizuar.

Nuk më harrohet një episod: Ishte muaji i letërsisë që bëhej në çdo tetor (se në tetor ka lindur Enver Hoxha) dhe unë u caktova me dy shokë të shkonim në Berat. Aty, në mbrëmjen letrare që u bë në kombinatin e tekstileve, bënin shumë pyetje, midis të cilave dhe këtë: “Cili është shkrimtari më i mirë i Shqipërisë?” Dhe një shok nga të kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve që ishte me ne, iu përgjigj: “Shkrimtari më i madh i Shqipërisë është Enver Hoxha.”

* * *

Unë mendoja dikur se veprat më të mira të letërsisë shqiptare janë shkruar në të gjitha kohët jashtë Shqipërisë: Noli, Konica, Çajupi, Naimi, Asdreni, Lasgushi, si dhe gjithë kosovarët e shquar krijimet e tyre më të mira i kanë bërë larg Atdheut! Është e vërtetë se Fishta, Mjeda, Ali Asllani, Migjeni e të tjerë kanë krijuar këtu, po kishin qenë shumë herë jashtë Atdheut nëpër Europë ose për studime, ose për të punuar… Kjo ishte një dukuri që shumë herë diskutohej nga Branko Merxhani me Odhise Paskalin, me Tajar Zavalanin e letrarë të tjerë. Shumica e veprave që janë themeli i kulturës sonë, janë shkruar jashtë Shqipërisë.

Po të kishin lindur e jetuar këtu Rexhep Qosja, Ali Podrimja, Bekim Fehmiu e të tjerë, talenti i tyre do të ishte vrarë, ashtu siç u vra talenti dhe jeta e shumë e shumë bijve të talentuar të kësaj Shqipërie, që mbijetoi në këto vite në dallgët e historisë…

* * *

Shikoj Safon time, artiste, për mua jashtëzakonisht e talentuar, e cila ka punuar e punon akoma për të mbajtur shtëpinë. Dhe kujtoj ëndrrat e saj për udhëtime, për tablotë, për ngjyrat, për idetë, për ekspozitat. Nuk u realizua kurrë ëndrra e saj për të vizituar Luvrin, galerinë e famshme të artit në Firence, që ishin aq afër dhe që ia kisha premtuar kur u njohëm! Shikoj të dy fëmijët e mi, të dy artistë. Dhe mendoj: Si iku kjo jetë kështu?!

* * *

Kam marrë shumë letra nga lexues të thjeshtë, nga studentë, nga njerëz të artit e të kulturës dhe nga familjarët e heronjve dhe luftëtarëve të Spanjës. Tek unë në Shqipëri erdhën të më takonin: Mahiri, i vëllai i Xhemal Kadës, Luljeta, e bija e Emrush Myftarit, një djalë i mrekullueshëm kosovar, i cili u kthye gjallë nga lufta e Spanjës dhe e gjeti vdekjen në Kosovë nga dora e serbit Milladin. Mahir Kada më telefonoi e më njoftoi se kishte dalë në treg seria e plotë e veprave të mia në Kosovë dhe se duhej të shkoja atje për të marrë shpërblimin që më takonte si shkrimtar, kurse unë në telefon iu përgjigja: “Asnjë shpërblim nuk pranoj, por ato që më takojnë do t’i vini në shërbim të ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës me emrin e Asim Vokshit që po ndërtoni.”

Kjo dashuri vëllazërore e lindur ngaqë ne ishim shqiptarë, megjithëse na ndante një kufi i egër, ishte lidhja e gjakut tonë të hershëm dhe i atij që u derdh në Luftën Antifashiste të Spanjës.

* * *

Ëndrra ime për të vajtur qoftë edhe një herë të vetme në Kosovë, ku më respektojnë si shkrimtar e si luftëtar dhe më quanin vëlla, nuk u realizua kurrë deri më sot. Mbeti një ëndërr. Këtë dëshirë e kam shfaqur me të gjithë kosovarët. Për çudi, për mua kufiri ishte i papërcaktueshëm. Edhe kjo është një nga dhimbjet e mia.

E dua Kosovën gjer në dhimbje, se është Shqipëri! /KultPlus.com

Homazhe në nderim të “Mjeshtrit të Madh”, aktorit të humorit Zef Deda

Në teatrin “Migjeni” në Shkodër u zhvilluan sot homazhet në nderim të aktorit “Mjeshtri i madh”, Zef Deda, i cili u nda dje nga jeta në moshën 73-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Në homazhe ishin të pranishëm miq, të afërm, familjarë, aktorë të njohur të humorit shkodran , por jo vetëm, qytetarë etj, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit aktorit të njohur të humorit.

Pas homazheve të kryera në nderim të Zef Dedës, kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci tha se “është një humbje e madhe.Ne sot përcjellim me një respekt të jashtëzakonshëm, gjithë qyteti, por besoj gjithë kombi shqiptar, një figurë shumë dimensionale artistike. Me Zefin jemi rritur një brez i tërë, në festa e gëzime, por edhe në ditë të vështira na ka dhënë nga një buzeqëshje. Ai do mbahet mend për shumë role, do mbahet mend si Chaplini shqiptar”.

Aktori i njohur i humorit Sejfulla Myftari, tha për mediet se “është humbje shumë e madhe për humorin shqiptar. Shkodrës nuk i vjen më një si Zef Deda”.

Aktori i humorit Edmond Halili theksoi se “unë e kam thënë edhe herë të tjera, ‘ka vdekur humori shqiptar’ për mua. Zef Deda ka qenë një mrekulli e humorit shqiptar. Është një humbje e madhe për qytetin e Shkodrës nuk diskutohet, por edhe për mbarë Shqipërinë, sepse Zef Deda nuk bën më nëna. Janë të rrallë aktorët si Zef Deda”.

Ndërsa aktori Agron Llakaj tha se “Zef Deda me artin e tij ka lënë të qeshura mbrapa, dashurinë, publikun që e ka dashur dhe e ka mbështetur gjatë gjithë kohës. Duhet që institucionet t’u rikthehen brezit të ri e të tregojnë se kush ka qenë arti i vërtetë e çdo të thotë artist humori. Trupa profesioniste e humorit shqiptar sot më shumë është në qiell se në tokë. Aty i bashkohet edhe Zef Deda, ndryshe i quajtur Çaplini shqiptar. Dhimbja nuk është vetëm për publikun e Shkodrës, por për këdo që ka ndjekur artin e Zefit është një dhimbje e madhe”.

Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Ka punuar për më shumë se 40 vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikati që në moshë të vogël. Një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, humoristi Zef Deda është cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.

Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai realizoi qindra figura artistike. Pas një shkëputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit.

I paharruar do mbetet në kujtesën e shkodranëve dhe gjithë shqiptarëve për humorin, batutat dhe karakteret që solli me mjeshtri. /ATSH /KultPlus.com

Përkujtohet sot Isuf Luzaj, një intelektual dhe mbrojtës i demokracisë

Isuf Luzaj lindi më 21 shkurt 1913 në Kaninë të Vlorës. Shkollën fillore e kreu në Vlorë ndërsa gjimnazin në Shkodër. Në vitin 1933 u regjistrua në Universitetin e Sorbonës në Paris por për shkaqe ekonomike i ndërpreu studimet e tij. Në vitin 1936 u kthye në Shqipëri për të punuar si mësues i gjuhës frënge në Elbasan e në Korçë.

Nga viti 1940 deri në vitin 1941 u burgos në Itali, por më pas u kthye në Shqipëri ku u dallua për luftën e tij ndaj trupave fashiste, rezistencën antikomuniste të Ballit Kombëtar si dhe kontributin në themelimin e Partisë Social-Demokrate në Shkodër, Tiranë e Vlorë së bashku me Musine Kokalarin, Skënder Muçon etj. Në 1944 largohet nga Shqipëria drejt Italisë, ku akuzohet për vrasje dhe qeveria komuniste kërkoi ta riatdhetsojë me qëllim që ai t’i nënshtrohej “gjyqit të popullit për krime lufte”. Në vitin 1948 u largua në Argjentinë ku punoi në Ministrinë e Arsimit si përkthyes dhe në 1957 u diplomua në letërsi dhe filozofi.

Gjatë periudhës 1960-1970 mbajti poste të rëndësishme si drejtor i Institutit Francez “La France à l’étranger”, si këshilltar i Ministrisë së Arsimit në Argjentinë, si profesor i filozofisë dhe gjuhës frënge në Universitetin e New Hampshire, shef katedre në po të njëjtin universitet, Drejtor i Përgjithshëm i Gjuhëve të Huaja në Barat College-Lake Forest, Illinois si dhe shef katedre në Universitetin e Indiana-s.

Isuf Luzaj ndërroi jetë në 25 nëntor 2000 në Chicago. Sipas amanetit të lënë u varros në vendlindjen e tij, në Kaninë. Disa nga veprat e tij janë: “Rrëfimet”, “Ideologjia Falimentuese si interpretim materialist i historisë”, “Lumenjtë derdhen të kuq”,”Metodologjia për studimet e filozofisë”, “Lamtumira e yjeve” etj.

U vlerësua me tituj të rëndësishëm si: “Professor emeritus” në SHBA dorëzuar nga Presidenti Ronald Regan, me medalje “Për shërbime të jashtëzakonshme akademike” në SHBA dhe medalje ari nga Universiteti i Buenos Aires-it.

Më 19 qershor 2017 Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, i akordoi Isuf Luzajt, dekoratën “Nder i Kombit” me motivacionin: “Për kontributin e jashtëzakonshëm shumëvjeçar, të dhënë në Shqipëri dhe jashtë saj për Pavarësinë dhe demokracinë e vendit, përmes luftës antifashiste e antikomuniste të pareshtur, si dhe për aktivitetin e gjatë e të shquar intelektual e pedagogjik në fushën e shkencave letrare e linguistike, duke u vlerësuar me tituj nderi dhe akademikë nga shumë universitete të njohura në botë, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. / KultPlus.com

Shqiptarët nga të katër anët të bashkuar në paradën “Kuq e Zi”

111-vjetori i Pavarësisë do të festohet më 28 Nëntor, shkruan KultPlus.

Këtë vit, do të organizohet edhe një paradë, e quajtur “Parada Kuq e Zi 2023”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se shqiptarët do të mbledhën nga të katër anët në një paradë të vetme.

“Një ide e ardhur nga një grup të rinjsh në diasporë, do të mbledhë shqiptarët nga të katër anët në një paradë të vetme më 28 nëntor. Nëse moti do të ndihmojë pak, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nis në mesditë”, u shpreh Rama.

Kjo ngjarje do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. /KultPlus.com

Për arbëreshët, 25 Nëntori ishte një kthesë rrënjësore

Data 25 nëntor mbahet mend nga Arbëreshët si një datë e rëndësishme, që shënoi një kthesë rrënjësore për gjuhën arbëreshe në pikëpamje të politikave shtetërore të vendit pritës, pikërisht me 25 nëntor të vitit 1999 u miratua në formë përfundimtare nga Senati i Republikës Italiane ligji nr. 482, i cili mbron minoritetet historike e gjuhësore në Itali.

Ky ligj u publikua dhe hyri në fuqi me 15 dhjetor 1999 dhe solli mbështetjen institucionale në drejtim të promovimit, nxitjes dhe forcimit të gjuhëve dhe kulturave minoritare, përfshirë ato arbëreshe. Me këtë ligj, komuniteti arbëresh në Itali e përfshiu brenda suazave ligjore trashëgiminë e vet shpirtërore e kulturore.

Sot numërohen në Itali rreth 200 mijë arbëreshë që jetojnë kryesisht në shtatë krahina italiane. Ligji 482/1999 “Norma për tutelën e minorancave gjuhësore historike” ka njohur veçantinë e gjuhës që ata flasin, arbërishtes, dhe të drejtën e mbrojtjes së saj dhe të kulturës arbëreshe: të letërsisë që lindi shekuj më parë, këngëve dhe rrëfimeve të përcjella gojarisht brez pas brezi, të kostumeve dhe valleve, të artit të krijimit të stolive, të kuzhinës dhe të shumë e shumë të tjerave. Me pak fjalë, mbrojtjen e të gjithë përbërësve të identitetit arbëresh./ Diaspora Shqiptare/ KultPlus.com

7 fakte interesante të Freddie Mercury

Më poshtë mund të lexoni disa fakte për këngëtarin Freddie Mercury, shkruan KultPlus.

Bohemiian Rapsody- Një histori e shekullit rreth traumave të Freddie-t

Freddie e shkruajti këtë këngë në 1975 dhe në atë kohë “Bohemiian Rapsody” u konsiderua kënga më e gjatë e regjistruar ndonjëherë. Kënga zuri vend në albumin e katërt të grupit, A Night at the Opera. Mediat e huaja shkruanin në atë kohë që kënga në të vërtetë fliste për traumat që këngëtari kishte përjetuar në fëmijëri.

Festat deri në mëngjes me Princeshën Diana

Thuhej se princeshë Diana takohej me Freddien dhe ekipin e tij gjatë kohës kur kishte probleme martesore me princin Charles. Duke parë atë të trishtuar, Freddie i kishte thënë Dianës: “Eja e dashur, dil dhe argëtohu pak”. Pasi ishte e pamundur që Diana të vizitonte klubet e natës, Freddie ishte ai që i kishte sugjeruar që princesha të maskohej si burrë dhe të dilte në klubet për personat gay. Diana e pranoi idenë me entuziazëm, dhe u gëzua veçanërisht me “lirinë” që fitoi ngase mund të argëtohej si çdo person i zakonshëm.

Pse nuk donte të dihej varri i tij?

Në testamentin e tij, Freddie në vullnetin e tij të fundit e detyroi ish-të fejuarën e tij Mary Austin që të kujdesej për hirin dhe kurrë të mos tregonte publikisht atë që kishte bërë me urnë. Në fillim të këtij viti, një pllakë u zbulua në Varrezat e ëest London: “Në kujtim të Farok Balsar. Unë gjithmonë do të jem me ju me dashurinë time. M”. Ende, askush nuk ka konfirmuar zyrtarisht se urna e muzikantit legjendar ndodhet poshtë pllakës.

Freddie nuk ka asnjë përmendore në Londër

Ndikimi i tij vihet ende në diskutim në publikun britanik. Konservatorët mohojnë rëndësinë e tij, kryesisht për shkak të zgjedhjeve private dhe mënyrës së jetesës. Edhe pse adhuruesit e tij janë përpjekur të ngrenë një monument në Londër për vite me radhë, kjo ende nuk ka ndodhur. Busti i tij përkujtimor ndodhet në Zvicër, në qytetin Montreux, i cili është bërë një vend pelegrinazhi për tifozët e Freddie dhe grupin Queen.

Koncerti për Guinness

Gjysmë viti pas vdekjes së Freddie, grupi organizoi një koncert në stadiumin Wembley të Londrës. Të gjitha të ardhurat shkuan për bamirësi për një organizatë në luftën kundër AIDS, Fondi “Mercury Phoenix”. Koncerti është në Librin e Rekordeve Guinness dhe konsiderohet të jetë koncerti më i madh bamirës rock ndonjëherë.

Ai ishte tejet i turpshëm

Edhe pse ai ishte i njohur për performancën e tij të egër dhe “skandaloze”, shumë njerëz që e njihnin Merkurin personalisht thonë që ai ishte shumë i turpshëm, kjo është një nga arsyet që ai rrallë paraqitej në intervista.

Para se të bëhej yll rocku, punonte në aeroport

Shumë kohë para se të bëhej një nga këngëtarët më ikonikë në historinë e muzikës, Freddie nxirrte jetesën duke punuar në aeroportin Heathroë të Londrës. / KultPlus.com

110 vjetori i lindjes së mjeshtrit të madh, Petro Marko

Petro Marko ishte arsimtar, publicist, gazetar, interbrigadist e shkrimtar shqiptar. Ai ka lindur në Dhërmi më 25 nëntor 1913 dhe ka vdekur në Tiranë më 27 dhjetor 1991, ku edhe është varrosur sipas amanetit pa ceremoni.

Marko ka lindur në fshatin Dhërmi të Bregut nga prindërit Marko e Zoica, u rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nëpërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët.

Me të kryer filloren në fshatin e lindje më 1924, shkoi nxënës në Shkollën Tregtare në Vlorë të cilën e mbaroi më 1932. Në atë shkollë pati, ndër të tjerë, si drejtor arsimtarin e studiuesin Kolë Kamsi dhe si mësues Ernest Koliqin; shkollë në të cilën jepnin mësim dhe shumë mësues italianë, njëri prej të cilëve i prezantoi me “Manifestin” e Marksit.

Pasi kreu shkollën i takon të sillet gjatë nëpër Tiranën e asaj kohe në kërkim të ndonjë pune, derisa takon një ditë Hilë Mosin, asokohe Ministër Arsimi, i cili e caktoi mësues në Dhërmi. Më pas transferohet për në Dhuvjan të Dropullit. Qëndron në kontakt të vazhdueshëm me s htypin e majtë, nëpërmjet gazetave greke, të cilat ia jipte Asim Vokshi. Nga një ngatërresë që pati, u gjet preteksti se Petrua i jepte nxënësve literaturë komuniste (akuzë e pavërtetë).


U detyrua të largohej për herë të parë në Greqi. Qëndron në Korfuz, ku bie në kontakt me emigrantët politik të atjeshëm me në krye dr. Omer Nishanin. Pastaj niset për n’Athinë, ku kishte të vëllan Dhimitrin (Mimon), që ishte larguar që fëmijë nga Bregu. Atje hyn në fakultetin e letërsisë, ku i takoi të kishte fërkime me rektorin, i cili ia njehte për turp që Petroja si himarjot të ishte mësues i shqipes. Gjë për të cilën Petroja ia ktheu “turp për ju që ende jetoni në kohë të Bizantit!…”, replikë që i shkaktoi përjashtimin, transmeton kp. Nëpërmjet punëdhënësit të të vëllas krijohet mundësia të hyjë në një shkollë joshtetërore, në fakultetin ekonomiko-politik. Shqyrton mundësinë të shkojë në Bashkimin Sovjetik, ku në atë kohë i shte dhe Sejfulla Maleshova, Ali Kelmendi e Tajar Zavalani, por bie poshtë si mundësi.

Kthehet pas vendosjes të qeverisë liberale të Mehdi beut – verë 1935. Planifikohet Kryengritja e Fieri, e cila dështon që në zanafillë e Riza Cerova vritet nga trupat e Hamit Matjanit, dhe ata që ngelën ikën nga Vlora për në Korfuz. Kthehet në nëntor pasi Branko Merxhani e Ismet Toto e thërrasin me rastin e hapjes së një gazete (“Koha e Re”) si organ i qeverisë. Gazeta mbyllet pas një artikulli bombastik mbi punëtorët e Kuçovës; që Ethem Toto, asokohe ministër i brendshëm e pau si reaksionar e komunist. Shëtiti nga një gazetë në tjetrën (“Illyria”, etj.), dhe më 1936 boton revistën “ABC” bashkë me Branko Merxhanin, Dhimitër Godellin, Zavalanin, Migjenin, e cila u mbyll pas numrit të 2-të; e internojnë në Porto Palermo (2 javë) e pastaj në Llogara, lirohet me interesimin te Merxhanit e I. Totos. Bashkëpunon në “Përpjekja shqiptare” e B. Merxhanit, të cilën Brankoja kishte me nijet t’ia vinte për antipod “Hyllit të Dritës”. Por largohet pasi Merxhani shkroi artikullin Pse nuk jam marksist i detyruar nga censura e kohës. Pasi në një gazetë tjetër del haptas me idetë e tij pro proletariatit, i hyn si halë në sy Musa Jukës, i cili për ta pajtuar i propozon postin e zv/prefektit në Himarë. Petro i jep fjalën se do e pranojë pasi të shkojë në Athinë e të japë ca provime, duke tejparë pas këtij propozimi.

Takohet me Migjenin para se të niset (1937), dhe me të mbërrirë në Athinë merr anijen për në Marsejë; anija i ra përreth Mesdheut (Izmir, Xhafa, Aleksandri, Tripoli). Mbërrin në Marsejë, dhe gjen në Paris Llazar Fundon e Ali Kelmendin. Merr direktivat nga një “shok” serb që mbante si nofkë “Robert”. Dhe caktohet kryetari i grupit prej 113 vetësh që u nis për në Albacete ku ishte qendra e Brigada ve Internacionale. Bashkohet me vullnetarët e brigadës “Garibaldi” në Spanjë, shkon për në Kuintanar de la Republica. Merr pjesë në Mbledhjen e Shkrimtarëve Antifashistë në Valencia, ku ishin dhe Ernest Hemingëay, Pablo Neruda, etj. Lëviz nga Estremadura, Aragona, Gondez e mandej prapë në Francë, ku herë në Paris e herë në Grenoble i financuar nga Ndihma e Kuqe Internacionale i veshur me petkun dhe karizmën e interbrigadistit u ngarkua me agjitacionin në rininë universitare të Grenoble.

Hyn në Itali nga fundi i ’39. Pas 1 mijë e ca ditësh kthehet në atdhe sepse Kominterni kishte porositë t’i çonte legalisht ose jo, të gjithë komunistët në vendet e tyre. Kthehet në Dhërmi dhe mendon pajtimin hasmërive me fshatrat e Dukatit. Në Vlorë nis e harton trakte, shqip e italisht, kundra fashizmit. E burgosin në Vlorë, në Tiranë (maj 1940)… mbas marsit 1942 e nisin për Itali, Palermo e Ustikë. Pas çlirimit te jugut t’Italisë nga fo rcat aleate anglo-amerikane çan burgun së bashku me të burgosur të tjerë dhe kalon në zonat e çliruara Italiane. Më 1944 arrestohet nga gjermanët nga të cilët shpëton në sajë të mësuesit të gjimnazit, E. Koliqit. dhe po atë vit kthehet në Shqipëri.

Në përfundim të Luftës Antifashiste në vitin ’44 kthehet ne Shqipëri duke organizuar edhe ardhjen e gati 300 Shqiptarëve tjerë në kohen kur shqiptarët kishin mbetur pa kurrfarë organizimi. Gjendet në Shkodër në shtëpinë e Nush Topallit, kur Shkodra bastiset nga trupat serbe. Tek “Retë dhe gurët” citon N.Spirun që i thoshte se Shqipëria kishte material të mjaftueshëm jo vetëm për të dhe për kushedi sa vjet,- bollëk ky që bënë të mundur tregtarët shqiptarë nën okupacionin italian e pastaj gjerman, ngaqë pushtuesit kishin nevojë për material. Kur kthehet në Shqipërinë e çliruar, ftohet që të qëndrojë në krye të gazetës “Bashkimi” në Tiranë nga 1945-1947, nga një kontroll i befasishëm i gjejnë shkrime jashtë vijës së partisë, (shkruan se Hysni Kapo e shpëton nga pushkatimi) lirohet më 15 maj 1950. 1957 mësues në teknikumin “8 Nëntori”. 1973 i hiqet e drejta për botim. Më 1975 i fusin në burg të birin, Jamarbërin. Romani “Çuka e shtegtarit” – 1980 si direktivë për autokritikë nga Partia; por s’ia pranuan e nuk u botua. Kjo për të vetmin shkak se nuk mund të pajtohej që në ditët e para të pushtetit me fillimin e diktaturës, e sidomos kur provoi t’i rezistojë diktatit që i vinte Shqipërisë asokohe nga jashtë, kryesisht nga Beogradi. 27 dhjetor 1991 vdes dhe varroset sipas amanetit pa ceremoni. Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2003 dekoroi Petro Markon me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

Vepra

Filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra qysh në kohët e shkollës në Vlorë. Ministri i Arsimit Mosi do i thoshte Të shkruesh vjersha. Vjersha asht shprehja ma njerëzore e mendimit dhe e zemrës. Shkruan “Një natë e dy agime”, poemat “Nase labi”, “Horizonti në kuletë”, “Parada e të uriturve”, romanet “Kodashi”, “Rrugëve të luftës”; “Nisja pa mbarim”, “Bija e kapitenit”… gjatë kohës kur ishte në Itali. Në kulturën dhe letërsinë kombëtare Petro Marko është personalitet i përmasave të mëdha me shpirt e mendje të paluhatur para çdo stuhie. Ata që kanë njohur nga afër Petro Markon, kanë ndjerë se brenda tij rrezatonte një besim madhor ndaj njeriut dhe mirësisë. Vetëm një lartësi shpirti e tillë mund ta përballonte ndeshjen sy më sy me vdekjen, që ai përjetoi aq shumë herë gjatë jetës së tij. Dhe sa herë ngrihej në këmbë ai do ta niste nga e para luftën ndaj së keqes po me atë forcë besimi, po me atë rrezatim mirësie. Të tillë e ndjen lexuesi Petron në romanet “Hasta la vista” (1959) dhe “Qyteti i fundit” (1960), ku rrug a e tij jetësore e asimiluar artistikisht, është aq e pranishme. Në vitet ’70 ai do të shkruajë romanin “Një emër në katër rrugë”, ndërsa periudhën e vështirë të jetës së tij në ishullin e Ustikës do ta përjetësojë në romanin e tij të rëndësishëm “Nata e Ustikës”. Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy romanet e tij të parë “Hasta la vista” dhe “Qyteti i fundit” në vitet ’60 është një kthesë e vërtetë në historikun e shkurtër të romanit shqiptar. Dhe nuk është fjala për rrumbullakësimin e një përvoje krijuese por përkundrazi, për ndërprerje dhe dalje nga një përvojë e shartuar jonatyrshëm në rrjedhat e letrare shqiptare, ishte një synim që rrëfimi romanor, pjesërisht në vitet ’40, ’50, do të çlirohej dhe të hapej si vizion, univers krijues dhe si spektër tematik.

Krahas kësaj prirjeje të brendshme që kanë të dy romanet e përmendur përballë veprave të të njëjtit zhanër të deriatëhershëm, këto vepr a qëndronin superiore edhe si artikulim artistik. Dhe pikërisht për natyrën e risive, për natyrën që pretendon ndryshime të vërteta të vlerave letrare. të gjitha veprat e Petro Markos u pëlqyen dhe u kërkuan nga lexuesi.


Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos reflektojnë triumfin e dashurisë dhe të humanizmit njerëzor. Pas tërë atij ferri nëpër të cilin kalon njeriu në rrëfimin e Petro Markos, ai arrin të mbetet i pamposhtur nga mizoritë e botës. Këtë bërthamë të brendshme e rrezatojnë personazhet nga romanet e tij, këtë shkëlqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar në tërë veprat e tij. Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi – Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri në personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare që sollën risi të vërteta në traditën letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur për dashurinë dhe humanizmin njerëzor, ndonëse sa rrojti ishte ndër personalitetet më të persekutuara dhe më të munduara. Në vitin 2000, e shoqja Safo me të bijën Amantia, botojnë “Retë dhe gurët – Intervistë me vetveten”, autobiografik ku Petro Marko plak merr në pyetje një version më të ri të vetvetes; libër ky që i kishte mbetur dorëshkrim dhe e kishte dëshirë ta botonte. / KultPlus.com

Ibrahim Madhi, virtuozi i violinës shqiptare

Ibrahim Madhi, gjatë rrugëtimit të tij artistik u bë pjesë e institucioneve më të rëndësishme të vendit, si Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar, Teatrit të Operës dhe Baletit, Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve, si dhe të Institutit të Lartë të Arteve duke qenë mbamëndje e pashlyeshme e memories së tyne, si një virtuoz që ka rrëmbyer ovacionet dhe afrinë e publikut, shqiptar dhe atij të huaj, duke qenë njëheras dhe ambasadori i vlerave shpirtërore shqiptare në skenat konceptore n vende të ndryshme të votës.

Violinisti i tingullit të bukur, elegant dhe shprehës, ka treguar individualitetin e tij të spikatur artistik në skenat e Shqipërise, Kosovës, Turqisë, Rumanisë, Kinës, Greqisë, Italisë, Austisë, Francës, Gjermanisë, Zvicrës etj. duke marrë vlerësime dhe duartokitje frenetike. Me përgjegjësi dhe kualitet të lartë artistik ka interpretuar pothuajse të gjithë repertorin violinistik shqiptar, duke i bërë premierën shumicës së tyre. Ai ka shumë or inçizime e regjistrime në studio apo direkt nga sallat e koncerteve me Radio Tiranën, Televizionin Shqiptar, Radio Prishtinën, Radion e Pekinit (Kinë), Radion e Gracit (Austri) etj., të cilat vazhdojnë të jenë në transmetim.a.

Ibrahim Madhi është nderuar në vite me çmime dhe Mirënjohje të veçanta, si dhe i janë akorduar çmimet: Artist i Merituar në vitin 1976 dhe Artist i Popullit në vitin 1990.

Mungesa e tij ka pesë vite në mes. Por kurrsesi nuk ka të fundit kurrçka tjetër që e lidh me atë; violinist virtuoz, njeri të mirë, bashkëshort të dashur, prind të përkushtuar, profesor korrekt dhe mik të pashoq. /Albert Vataj /KultPlus.com

Freddie Mercury la gjurmë të mëdha në historinë e muzikës botërore

Freddie Mercury do të mbahet mend për gjurmët e mëdha që la në historinë e muzikës botërore, për vokalin e tij të fuqishëm dhe për energjinë e tij të mrekullueshme që shpaloste në skenë, derisa sot janë bërë 32 vjet nga vdekja e tij, shkruan KultPlus.

Suksesi i jashtëzakonshëm dhe i papritur i “Bohemian Rapsody”, filmi mbi historinë e grupit ”Queen”, që me një buxhet prej 52 milionë dollarësh ka arritur të fitojë një miliard dollarë duke fituar katër Oscar, përfshirë atë për aktorin më të mirë në rolin kryesor (Rami Malek), është demonstrimi më i bujshëm i asaj që grupi përfaqëson në historinë e rock-ut dhe deri tani në imagjinatën kolektive.

Dhe nëse kjo histori fillon të ngatërrohet me mitin, kjo ndodh sepse Freddie Mercury ishte një nga personazhet më shpërthyes, më transgresivë dhe më të guximshëm që është parë ndonjëherë në skenë.

Fatkeqësisht, Fredi, i cili vdiq më 24 nëntor 1991 në Londër, është gjithashtu një nga viktimat më të famshme të SIDA-s, të cilin e vrau në moshën 45-vjeçare, në rezidencën e tij në Londër, kur HIV pozitiv ishte ende një dënim me vdekje.

Siç e kujtojnë shumë tani falë filmit, emri i tij i vërtetë ishte Farrock Bulsara.

Ai u lind në Zanzibar dhe kishte prejardhje parsiane dhe indiane.

Me grupin e tij, së bashku me Brian May, John Deacon dhe Roger Taylor, ai kishte gjetur sintezën e personalitetit të tij si një roker i dashuruar pas operës, por i cili, i rritur në vitet ’60 dhe i formuar në vitet ’70, adhuronte  Jimi Hendrix, Elvis Presley, Led Zeppelin,  Black Sabbath, Liza Minnelli, David Bowie dhe rock Glam i Marc Bolan.

Ai ishte padyshim një njeri me kuriozitet të madh muzikor që i pëlqente të përziente zhanre, i aftë për njohuri të shkëlqyera si “Bohemian Rapsody” dhe pjesë të këndshme si “Barcelona Barcelona”.

Një dashamirës i hiperbolës, me një sens humori provokues, ai vazhdon të nderohet nga një audiencë transversale dhe që ka lënë pas një seri mbresëlënëse hitesh nga “We Are The Champions” te “Radio Ga Ga”, nga “Love of My Life” te “Under Pressure”, nga “Somebody To Love” te “Love of My Life”, “Crazy Little Thing Called Love” apo “We Will Rock You” .

Ai ishte një interpretues që përdorte teatralitetin si armë dhe shpesh pasqyronte një ndjenjë çlirimtare që shkonte së bashku me aftësitë e tij të jashtëzakonshme vokale dhe talentin e tij si pianist.

Freddie Mercury ishte thjesht i paimitueshëm. / KultPlus.com

“E ftohtë është dita sot dhe e ashpër”

“E ftohtë dhe e ashpër” është një nga poezitë më të bukura të autorit Franz Kafka. Poezia ndërtohet mbi bazën e kontrastit, ku autori i quan të ftohtë dhe të ngrirë njerëzit, ndërkohë ambientin e konsideron tëndriçuar e me gjallëri në periudhën e festave të fundvitit.

Është një nga “panorama” normale të kohëve tësotme, ku atmosfera gjallëruese e festave jo gjithmonë shkon paralel me problemet dhe streset e çdokujt në përditshmëri. Ama nëfund, çdokush pajtohet me realitetin dhe i lë ngjarjet të rrjedhin natyrshëm (autori në strofën e fundit me foljet “sheh” dhe “mbështetet” pranon pikërisht realitetin, edhe pse të trishtë).

“E ftohtë dhe e ashpër”
E ftohtë është dita sot dhe e ashpër.
Retë të ngrira,
erërat zvarritin të ftohtit.
Të ngrirë edhe njerëzit.
Hapat jehojnë si metal
mbi pllakat e bakrit
dhe retë vështrojnë
liqene të bardhë.

Në qytetin e vjetër janë ngritur,
shtëpiza krishtlindjesh me drita
dhe dritare shumëngjyrëshe që shohin,
në sheshin e vogël me borë.
Një burrë ecën heshtur,
në sheshin me borë me dritë hëne
dhe hijen e tij të madhe e fryn
era mbi shtëpizat.

Njerëz që kalojnë ura të errëta,
shkojnë me nxitim në meshë,
me dritat verbuese në duar.
Në qiellin gri kalojnë re,
mbi kishat,
me kambanare gjysmë të errëta.
Dikush, që mbështetet në mur,
sheh ujin e natës,
me duart e tij në gurët e lashtë./ KultPlus.com

Kjo është gjendja në Brezovicë, bora ka zbardhur pothuajse gjithçka

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës gjatë kësaj jave njoftoi se të shtunën dhe të dielën në vend do të ketë reshje shiu e bore.

Pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës sot u mbuluan nga bora, e cila zbardhi gati çdo gjë.

Pamje mahnitëse janë publikuar edhe nga Brezovica, kjo zonë malore e frekuentuar tejet shumë në këtë stinë.

Deri tani gjendja e rrugëve është e kalueshme, teksa të njëjtat edhe janë pastruar./ KultPlus.com

“Çifti i hapur” vjen për festa në Teatrin Eksperimental

Aktorët Romir Zalla e Suela Bako të cilët janë çift në jetën reale, së shpejti do t’i prezantohen publikut me veprën e një tjetër çifti të famshëm, me komedinë “Çifti i hapur”, shkruar nga Dario Fo e Franca Rame.

Me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe Komunës së Gostivarit, Teatri “Aleksander Moisiu” dhe Teatri i Gostivarit sjellin këtë vepër italiane e vënë në skenat e të gjithë botës.
Përveç aktorëve kryesorë, në komedi interpretojnë Ismail Omer, Elly Klincarevska Mladenovska dhe Zurijet Sulejmani. Regjisori i veprës është Sulejman Rushiti dhe premiera do të jetë mbrëmjen e 28 nëntorit, në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ndërsa në datat 7 dhe 8 dhjetor, do të shfaqet në Teatrin “Moisiu” të Durrësit.

Dramaturgu i njohur italian, Dario Fo, pati rrëfyer se vepra ishte tërësisht e bashkëshortes së tij, Franca Rame, por ai pati ndërhyrë vetëm në finalen e saj. “Çifti i hapur” (Coppia aperta, quasi spalancata) është vepra më e vënë në skenë, shkruar nga Fo dhe Rame, me pothuaj 700 produksione nëpër botë.

Megjithëse i shkruar në 1982, skenari mbetet aktual dhe i bën spektatorët, sidomos burrat, të reflektojnë dhe të pranojnë faktin se gjejnë vetveten tek personazhi në skenë. / KultPlus.com

“Nga nëntorët vijmë, në nëntorë shkojmë”, ekspozitë e Arkivave në 111-vjetorin e Pavarësisë

Në prag të 111-vjetorit të Pavarësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me stafin pedagogjik të gjimnazit “Dertliu”, ka sjellë ekspozitën “Nga nëntorët vijmë, në nëntorë shkojmë”.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Drejtori i Inspektimeve dhe i Trajnimeve në DPA, dr. Endrit Musaj, drejtoresha e gjimnazit, Merita Dertliu, historianja Fatmiroshe Xhemalaj, si edhe mësues të atashuar pranë këtij institucioni arsimor.

Në fjalën e tij përshëndetëse, dr. Musaj foli për rëndësinë e shfrytëzimit të dokumenteve arkivore nga nxënësit, me qëllim mësimin e të shkuarës së lavdishme të vendit.

Në ekspozitën e përgatitur nga DPA-ja dhe Agjencia Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), shpalosen të dhëna me rëndësi lidhur me angazhimin dhe veprimtarinë e figurave që patën rol qendror në kurorëzimin e përpjekjeve për lirinë e Shqipërisë.

Krahas ekspozitës, një grup nxënësish kishin përgatitur këngë, vizatime, piktura dhe kumtesa mbi jetëshkrimin e secilit prej 40 firmëtarëve të Pavarësisë. Në përfundim të aktivitetit, u shpërndanë certifikata pjesëmarrjeje.

Promovimi i pasurisë dokumentare të kombit është një nga pikërendesat në veprimtarinë e DPA-së, e cila qendron në bashkëpunim të vijueshëm me institucionet arsimore nga mbarë vendi për organizime me karakter didaktik./ KultPlus.com

Përparim Rama me thirrje për qytetarët që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë gjatë prillit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, që do të fillojë në muajin prill të vitit 2024.

Rama ka thënë se regjistrimi i Popullsisë është tejet i rëndësishëm për Kryeqytetin, “pasi nëse Kryeqyteti si institucion e po ashtu Qeveria e Republikës së Kosovës kanë një regjistër të saktë të popullsisë, mund të ndajnë burimet dhe shërbimet në mënyrë të drejtë dhe efikase sipas nevojave të popullsisë”.

Sipas Ramës, kjo përfshinë ndarjen e fondeve, infrastrukturës, shërbimeve shëndetësore, arsimit, dhe shërbimeve të tjera publike.

Ndryshe, regjistrimi i popullësisisë ishte paraparë që të fillonte në muajin nëntor, por që ka dështuar. Tash është caktuar të fillojë nga muaji prill i vitit të ardhshëm./ KultPlus.com

KQZ: Rreth 1 mijë e 100 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit në më pak se 24 orë

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se ka pranuar rreth 1 mijë e 100 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit, në më pak se 24 orë nga funksionimi i shërbimit online për votuesit.

Përmes kësaj platforme, votuesit mund të kryejnë këto dy shërbime: Ta mësojnë Qendrën e Votimit dhe nëse duan edhe ta ndërrojnë atë, duke zgjedhur qendrën më afër vendbanimit të tyre, në mënyrë që aty të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

“Gjej dhe ndërro Qendrën e Votimit është një shërbim i përhershëm që mundësohet nga KQZ edhe në vitet jozgjedhore dhe do t’i shërbejë përmirësimit të Listës së Votuesve”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com