ETNO FEST 2025
Nata e pestë
Janet Reincek dhe hrpi nga Opoja
Liburn Jupolli Ensamble
Shfaqja “ADN” e Fatos Berishës TK Shkup
Agron Gërguri
Janet Reincek antropologe amerikane prezantoj grupin e Opojës dhe nevojen e përfshirjes të gjeneratave të reja në përtritjen e valleve të traditës ndër to prezantoj vallen “Kalçoja” e cila në strukturën e saj ka 12 valle. Janet Reincek në Kosovë ka aktivizuar grupe që vallëzojnë valle të popujve të ndryshëm për me përhapë paqe përmes vallëzimit.
Në finale të prezantimit u bë një vallëzim i përbashkët që kulmoj me vibrime të mira emocionale.
Muzika si shteg për të dalë nga kaosi
Liburn Jupolli Ensemble performuan muzikë e cila përkufizohet post-zhanër, që për bazë ka folklorin shqiptar ngjyrat muzikore të instrumenteve dhe zërave që Ansambli i ekzekuton me instrumenta tradicionale me tone të ripërpunuara me një qasje moderne dhe elektronike. Paraqitja e Liburnit ishte një polifoni zërash me ngjyrime folklorike me kontributin e efektshëm të instrumenteve frymore dhe perkusione, që nxirrnin tinguj unik që prekin të kaluren si kujtesë dhe të tashmen si pretendim i arritshmërisë në komunikimin muzikor. E tëra tingëllonte si një kërkim identiti në shumësinë kaotike të zërave që ofrohen si mundësi identifikimi me përkatësinë. Brenda muzikës së Libunit ka dramë, kërkim, frikë, emocion që është në proces të artikulimit. Muzikë jo e popullarizuar por që cyt në meditim dhe shtron pyetje se ku nis e ku mbaron tingulli. I kujt është dhe sa ne jemi pjesë e tij. Ai jo vetëm se luanë në instrumenta por interpreton gjendje kaotike të galaktikes ku jemi apo nuk jemi por ka disa tinguj që na thërrasin dhe nusja me vello të zezë nis të artikuloj zëra që bëheshin thirrje shpirtnore apo si lexim kodesh kosmike.
Shfaqje muzikore e jashtëzakonshme që të shqetëson kënaqshëm.

Shfaqja “ADN” e Fatos Berishës
Shfaqje me energji, temë, probleme e dilema rinore.
Në një atmosferë ku disa të rinjë mundohen të fshehin një vdekje e cila duket se ka lidhje me ta….pastaj në fragmente apo pamje që ndërrohen shpesh ku ata debatojnë, planifikojnë, gjykojnë dhe shtiren, ekzaltohen e stërkeqen bulizojnë por ku një vajzë thërret për dashuri derisa partneri i saj heshtë…ajo rrëfen, flet sa për të folur, qesh, improvizon edhe varjen, qanë por partneri i saj nuk flet se nuk flet.
Një fakt kjo i jep frymë njerëzore një ambienti të kontaminuar ku bëhet një lojë me krimin që duan ta fshehin por që nuk duanë dikush tjeter të akuzohet pa faj.
Si kontrapunkt i qiftit një qift tjeter drogohet dhe për ta shqetësimi është krejt i relativizuar.
Në përgjithësi rrëfimi tingëllon si një trillë që edhe mund të mos ketë ndodhur, e tëra është një mospërfillje e rregullave të jetës ku duket se gjithçka ka rënë përtoke si kur bien gjethet e vjeshtës në pranëverë. Një jetë virtuale ku provokohen edhe gjëra me potencial tragjik duke menduar se me një status a klikim në aparat lojërash gjërat kthehen aty ku ishinë.
Eli lufton të mbetet normale, reagon përpëlitet që të ruaj adn-në njerëzore derisa
Timi i dashuri i saj kryesisht heshtë dhe nuk dihet a po reflekton për gjendjen apo po planifikon diçka që do ta pëlcas shkaku i veprimeve që nuk e kanë menduar pasojën. Një gjendje krejt e pakuptimit ku secila fjalë i drejtohet moskuptimit ngjashëm si kur hamendsojmë për kosmosin dhe mundësinë e jetës atje..Një gjendje e përzier mendimesh të pasistemuara që mbesin në provë. Rotuali i heshtjes Timin e dërgon në vetëvrasje të “pakuptimit” vrasje e cila e forcon dilemën deri në ç’masë është dëmtuar ADN e njerëzores. Shfaqja sikur na dërgon rrugës njëdrejtimëshe me sinjalistikë të prishur, ku ka hyrje pa dalje shkaku se e gjelbërta nuk ndizet…E gjitha sikur e pret që personazhi Elit në interpretim të Sara Bajramit ta thonte fjalën “të dua Tim” si një litar shpëtimi nga gjendja e zvetnimit dhe tjetërsimit apo ndoshta bota njerëzore(lexo rinore) po shkon dikah që nuk ka më frikë motivuese por vetëm udhëtim pa adresë.
Regjisori Berisha ka “shfrytëzuar” mirë energjinë e moshës së personazheve dhe ka mizenakenuar me një tempo-ritëm i cili i korespondonte me temën. Hyrje daljet e shpeshta e përshpejtonin rrëfimin dhe dukej sikur nuk kishte nevojë për ato errësime të shpeshta ndarje në tabllo meqë ambienti ku zhvillohej ngjarja ishte gjithëherë i njëjët.
Interpretimi i Visar Ademit, Sabina Memishit, Fisnik Zeqirit, Mentor Kurtit, Gentiana Ramadanit, Genci Mrizos, Arben Rasimit, Hetem Etemit, Abedin Alimit ishte shprehje e një loje kolektive harmonike
Skenografia e verfër por funksionale e Bujar Muçës dhe kostumet e Alma Krasniqit ishin në funksion të rrëfimit teatror.
Në Etno nejë sonte mysafirët e shumtë të festivalit i kënaqi me këngë grupi Strings Stings.
Tradita e interpretuar në mënyrë moderne po ndodhë fuqishëm e përmbajtshëm në Etno Fest 2025./ KultPlus.com
