Akademia e Shkencave zhvilloi seminarin “Cilësia e ajrit dhe frymëmarrja e shëndetshme tek fëmijët (çerdhe-kopshte-shkolla) dhe ventilimi smart i tyre”.
Seminari u organizuar nga Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike dhe Komisioni i inxhinierisë pranë ASHSH, në bashkëpunim dhe Institutin e Shëndetit Publik. Ishin te pranishem inxhinierë dhe kërkues të fushës, përfaqësues të institucioneve shtetërore nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Bashkia e Tiranës, Instituti i Shëndetit Publik, pedagogë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe studio profesionale te arkitekturës dhe agjencive politikëbërëse dhe zbatuese të lidhura ngushtë me çështjen.
Akademik Jorgo Kaçani vuri në dukje se ky seminar ka synimin që të japë kontribut për zbatimin e normave dhe standardeve të miratuara që duhen respektuar, dhe jo vetëm të respektohen, por edhe të jenë të detyrueshme e jo vullnetare për t’u respektuar e zbatuar, me synimin për të rritur cilësinë e ajrit dhe teknologjinë e ventilimit në çerdhe-kopshte-shkolla. Në seminar u vu theksi tek monitorimi i vazhdueshëm i parametrave të duhura për të ruajtur cilësinë e ajrit tek fëmijët.
Studimet kanë zbuluar se rreth 98% e shkollave janë në zona që tejkalojnë kufijtë e ndotjes së OBSH-së për PM 2.5, madhësia më e dëmshme e grimcave, krahasuar me 24% jashtë qyteteve.
UNICEF për qytetet europiane vlerësoi në vitin 2018 se një në tre fëmijë po rritej në zona me nivele të larta të grimcave, në total 4.5 milionë fëmijë në qyteza dhe qytete. Fëmijët e vegjël në klasë thithin rreth 100-200 mg/ditë pluhur, rreth 2-4 herë më shumë se sasia e të rriturve.
Hulumtimet gjatë dekadave kanë treguar se cilësia e dobët e ajrit të brendshëm në shkolla ka një sërë efektesh në shëndetin e fëmijëve, në aftësinë për të mësuar dhe performancën akademike. Efektet e gjera dhe afatgjata shëndetësore të ndotjes janë të njohura dhe përfshijnë sëmundjet e mushkërive, sëmundjet kardiovaskulare, infarktin e miokardit, dështimin e zemrës, çrregullimet neurologjike, diabetin dhe kancerin.
Faktorë të shumtë e bëjnë menaxhimin e cilësisë së ajrit në shkolla, një prioritet të lartë për të garantuar shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve, stafit dhe performancën arsimore të tyre./atsh/KultPlus.com
Pak dritë! 0 burrë! 0 hero’ ngado që të jesh. …. Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish! Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh, se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë. Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun! Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate ta shkruejshe kushtrimin… Ehu Burrë i tretun Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate. Porpishë nuk karn e vetëmjanë burrat, shokët… Dergjem n’errsin pa gjumë dhe pa dritë… Askush s’më ndigjon, çirren kot më kot… Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt. Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita – Gjel, rren a s’rren? cila asht fjala ejote? Kur ti këndon thonë se asht afer drita… Por un s’besoj sonte në Çalët e ksaj bote. Hiqmuni qafe, mendimet Ojastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin, më fal atë që due: gjumin dhe andm’min e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin. /KultPlus.com
Në kuadër të aktiviteteve të shumta që u organizuan në edicioni 27-të të Panairit të Librit në Tiranë, të shtunën, më 16 nëntor 2024, në orën 16:00, Shtëpia Botuese “Onufri”, promovoi librin me poezi të zgjedhura të poetit Lulzim Tafa, me titullin “Ekspozitë me ëndrra”. Përzgjedhjen e poezive e ka bërë Sali Bashota, ndërsa parathënien e ka shkruar Besnik Mustafaj.
Në fjalën e tij, shkrimtari Besnik Mustafa, tha: “Mendimi i parë që më erdhi, ishte se parathënien mund ta bëja thjesht duke shkëputur vargje apo strofa nga poezi të ndryshme dhe t’i bashkangjisja njëra me tjetrën, diçka e ngjashme me punën e artistëve bashkëkohorë për të krijuar instalacionet. Ishte një mundësi që ma jepte vetë lënda poetike, që kisha në dorë, përzgjedhur nga tetë libra të autorit, botuar në Prishtinë gjatë një periudhe 30 vjeçare”.
Duke i përmendur disa nga vlerat letrare, estetike, figurative etj., të poezisë së poetit Tafa, shkrimtari Mustafaj, ndër të tjera, e dalloi koherencën, një cilësi kjo fort e rrallë te poetët në përgjithësi, duke shtuar:” Koherenca, për të cilën po flas, është sigurisht çështje stili. Madje, burimin e ka te vetë thelbi i stilit, në kuptimin që i jep Aristoteli stilit, kur thotë se stili është vetë personaliteti i poetit”.
Në fund të fjalës së tij, Besnik Musfafaj, tha:”Poezia e kësaj përmbledhjeje jep arsye për një analizë shumë më të gjerë të shpalosjes së poetit Lulzim Tafa si i çliruar nga tabutë, apo, thënë me fjalët e Podrimjes si guximtar intelektual”.
Poeti dhe studiuesi i letërsisë shqipe, Sali Bashota, i cili kishte bërë përzgjedhjen e poezive, tha:
“Mbi tridhjetë vjetët e krijimtarisë poetike të Lulzim Tafës që janë paraqitur në tetë libra me poezi: “Gjaku nuk bëhet ujë” (1993), “Metaforë e pikëlluar” (1995), “Planeti Babiloni” (1997) , “Vdekja çon fjalë” (1998), “I kam edhe dy fjalë” (2012), “Shtini n’dhe këto fjalë” (2015), “Flirt” (2019) dhe “Rivali i Adamit” (2024), dëshmojnë për individualitetin e një poeti që udhëtimin e tij krijues e bën vetëm me zjarrin e poezisë në shpirt”.Prirja e tij kryesore, pra poezia, e ka krijuar ndjesinë shpirtërore për ta fuqizuar teknikën e tij shkrimore, duke depërtuar në shtresat semantike të tekstit poetik, si me idetë, motivet, temat, por edhe me përbërësit e tjerë. Që nga fillimet e tij krijuese, Lulzim Tafa, bën një lojë të shkathët poetike me fjalë të zgjedhura dhe me figura të bukura, madje bën një lojë magjike me gjuhën e tij poetike, në radhë të parë, për ta kapur esencën e ndjenjave kryetipore përbrenda ritmit të ideve dhe mendimeve në një udhëtim të sigurt, të zjarrtë e pasionant”.
Më tutje, Bashota tha poezitë e Lulzim Tafës për Nanën janë poezi antologjike, ndër më të bukurat, që hyjnë përbrenda hierarkisë së vlerave të poezisë së sotme shqipe, pikërisht me mrekullimin e magjisë së dashurisë për Nanën, në radhë të parë, përmes gjuhës, mendimit dhe figurës”.
Në vazhdim të fjalës së tij, Bashota, tha se “Lulzim Tafa edhe kur e përgatit ekspozitën e tij poetike me ëndrra, mendon për zhgjëndrrën dhe jetën. Në botën e tij letrare funksionalizohen gjithnjë idetë fundamentale. Poezitë “Ekspozitë me ëndrra”, “Ëndrra për kalorësit e botës”, “Pasaktësia e një ëndrre”, “Teoria e shpjegimit të ëndrrave”, “Tri pyetjet për shpjegimin e andrrave”, “Andrrat nuk
janë si njerëzit” etj., sikur i nënshtrohen analizës dhe vlerësimit të poetit që ta projektojë ëndrrën më të bukur krijuese, mbase në themel të krijimtarisë së tij letrare. Në këtë mënyrë, prania e ëndrrës në poezinë e Lulzim Tafës është rishfaqje e dimensionit letrar, filozofik dhe psikologjik, e artikuluar në disa variacione”.
Në fund të këtij aktiviteti promovues, poeti Lulzim Tafa, pasi falënderoi të pranishmit, në mënyrë të veçantë botuesin “Onufri”- Bujar Hudhrin, pastaj shkrimtarët Besnik Mustafaj dhe Sali Bashota, lexoi vargjet e poezisë “Ekspozitë me ëndrra”: “Në galerinë e arteve/Së shpejti kam me e hap/Një ekspozitë me ëndrra/Dhe keni me pa/Si ka me i shky sytë/ Njerëzimi/Dhe ka me lu’jt mendsh/ Kritika”/.
Libri “Ekspozitë me ëndrra”, i poetit Lulzim Tafa, do të promovohet edhe në Prishtinë, dhe së shpejti mund ta gjeni në libraritë e Kosovēs./KultPlus.com
Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” vuri mbrëmë në skenë shfaqjen “Pesë fytyrat e heshtjes” të autores angleze Shelagh Stephenson.
Me regji të Altin Bashës, drama erdhi nën interpretimin e Rozi Kostanit, Dritan Boriçit, Xhoana Karajit dhe Fabiana Proit.
“Five Kinds of Silence” është një dramë e botuar në vitin 1997. Ajo rrëfen historinë e një familjeje që jeton nën pushtetin e egër të Billy-t, i cili abuzon fizikisht, emocionalisht dhe seksualisht gruan e tij Maria dhe fëmijët Suzan dhe Xhenet.
“Pesë fytyrat e heshtjes” erdhi në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. Ajo u vu në skenën e ArTurbinës dhe do të shfaqet përsëri dhe sonte në mbrëmje.
Për herë të parë, versioni skenik i shfaqjes u interpretua në Lyric Hammersmith, Londër, më 31 maj 2000 dhe shfaqja fitoi çmimin si shfaqja më e mirë origjinale nga Shoqata e Shkrimtarëve të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe çmimin Sony 1997 për Dramën më të Mirë origjinale./atsh/KultPlus.com
Emri më i ndritur në panteonin e figurave arbëreshe dhe një nga më të mëdhenjtë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare në shek. XIX.
Kjo figurë nuk është simbol vetëm në botën e letrave shqipe por edhe në qarqet intelektuale europiane duke kontribuar për çështjen e Shqipërisë që asokohe gjendej në pushtimin e perandorisë osmane.
Nëse hedhim një vështrim mbi dokumentet e shek. XIX një pjesë e mirë e vendeve Ballkanike kishte dalë nga errësira e dominimit otoman. Pavarësia e këtyre vendeve kishte ndezur te shqiptarët iniciativën e kryengritjeve anembanë vendit duke kulmuar me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.
Ҁështja më kryesore që shtrohej në platformën e Lidhjes shihej jo vetëm në suazën e një autonomie të varur nga Porta e Lartë, por gjithashtu paralelisht jepej prioritet aspektit kulturor –arsimor por mbi të gjitha Identitetit Kombëtar. Me gjithë rëndësinë që Lidhja pati dhe vendimet që ajo ndërmori, nuk mundi të mbijetonte pasi arriti të shtypej egërsisht nga politika represive e sulltan Abdylhamitit.
“ Në kushtet e obskurantizmit kulturor dhe të shtypjes së egër që ushtronte regjimi osman ishte thuajse e pamundur që lëvizja e rilindjes kombëtare shqiptare të lindte në Shqipëri. Ishte meritë e diapsorës sidomos asaj arbëreshe,që shfrytëzuar rastin e Lidhjes së Prizrenit (1878) arriti të lidhej organikisht me lëvizjen patriotike mbarëshqiptare me synimin e përbashkët për t’iu kundërvënë poilitikës ekspanioste të shteteve ballkanike e për të kërkuar autonominë politike e administrative të Shqipërisë” Francesko Altimari – Urat e Arbërit f.31
Një tjetër goditje kundrejt Shqipërisë ishte edhe Kongresi Berlinit, që me vendimet e mara në dëm të territoreve shqiptare, pra me copëtimin e tyre për t’iu dhuruar si trofè vendeve fqinje veriore Malit të Zi dhe Serbisë, do të provokonte te shqiptarët si brenda territoreve etnike por edhe atyre jashtë kufijve, një zemërim por dhe një vetëdije kombëtare. Kjo jo vetëm në popullatat por edhe në individë të veçantë, personalitete europiane, qarqe intelektuale duke denoncuar me anë të shkrimeve, pamfleteve kongresin në fjalë dhe politikat e monarkive europiane në dëm të çështjes shqiptare. Një prej këtyre zërave të fuqishëm ishte edhe Jeronim De Rada!!
“Ndarja ( copëtimi) i territoreve shqiptare, që iu dhanë veriut në Mal të Zi dhe Serbisë, si dhe në jug Greqisë, provokoi të De Rada një kundërshtim të hapur por aq edhe të fortë dhe zëri I tij nuk ngeli pa u dëgjuar. Shqiptarët e Shqipërisë, të stimuluar nga ai zë që vinte përtej bregut, e ripërtërinë dashurinë e tyre për mëmëdheun dhe shtuan nevojën për pavarësi. Diplomacia evropiane duhej të merrte në konsideratë fatin e ri. Është vërtet një fakt i paimagjinueshëm por real që një njeri i vetëm, një poet që jetonte I lidhur në një vend të vogël të Kalabrisë, arriti që me anë të veprës së tij personale, me betejën e tij të vazhdueshme, bëri që ti dëgjohej zëri për të drejtat e atdheut të origjinës pranë oborreve dhe diplomacive europiane” MICROPROVINCIA “ Revistë Kulturore, v.2003 FRANCESCO Solano f.218
Po kush ishte Jeronim De Rada?
I lindur në Macchia Albanese, Itali, në 29 nëntor 1814 që në hapat e para të rinisë së tij djaloshi De Rada do formohej jo vetëm në aspektin letrar por edhe atë filozofik dhe duke qene edhe një adhurues i iluminizmit. Gjatë studimeve në Napoli ( 1834) mori pjesë gjallërisht në lëvizjen politike dhe kulturore. Në 1848 ai nxjerr gazetën e parë shqiptare. Që nga viti 1861 Ai u bë një nga figurat më të spikatura në zë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Kryengritjet e armatosura të viteve ’30 të shek. XIX,do të nxisnin te De Rada një iniciativë në mendimin dhe përqasjen e tij karshi zhvillimeve politike që po ndodhnin në Shqipëri. Këtë Ai do ta përçonte dhe aktualizonte me anë të veprës së tij “ Erdhi dita e Arbërit” De Rada lëshoi i pari kushtrimin e atdhetarit të vërtetë për fatin e vendlindjes.
“ Për zgjimin e krenarisë kombëtare ai përdori historizmin. Evokoi dy moment: lashtësinë dhe luftën një shekullore të shqiptarëve kundër osmanëve. Në punimin “ hyjnitë e pellazgëve” 1843, poeti u përpoq të shpjegonte se një varg emrash të mitologjisë greke në të vërtetë ishin shqip, masi ato shpjegoheshin nëpërmjet shqipes dhe se pellazgët I kishin dhënë hua kulturës së lashtë greke një varg elementesh. Këtë ide Ai e rimori dhe e plotësoi në veprën “ Lashtësia e Kombit Shqiptar (1864) – Petrika Thëngjilli, Historia e popullit Shqiptar, v.2000, f.428
Epopenë e popullit shqiptar De Rada e evokonte në shkrimet e artikujve por edhe në bisedat që Ai bënte me njerëz të ndryshëm. “ I nisur nga devotshmëria për Shqipërinë e mjerë dhe të braktisur – siç do të deklaronte Ai vetë; bëri që të çelej një traditë që u ndoq nga gjithë letërsia Rilindjes, duke vënë si epiqendër figurën e Skëndrbeut si simbol të lirisë dhe shpirtit luftarak.
De Rada ishte ndër të parët që hodhi bazat e iluminizmit. Ai ishte i vetëdijshëm se pa arsim e pa kulturë, pa letërsi kombëtare nuk mund të ecej përpara, nuk mund të kishte të ardhme të kombit. Iluminizmi I De Radës ishte në shërbim të synimeve politike të rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ai vetë pohonte se “ me një punë që vazhdon prej më tepër se gjysëm shekulli, ka rimëkëmbur gjuhën shqipe, me qëllim që të përgatisë ringjalljes ose rilindjen e pashmangshme të popullit të vet”.
“ Ndërkohë është në kontakt me studiuesit më të mëdhenj dhe njerzit më të ndritur, të kohës, si gjuhëtari i mirënjohur Stier, që ishtë edhe përkthyesi i tij i parë në gjuhën gjermane; poetesha e njohur e letrave shqipe Dora D’Istria, gjuhëtarët dhe etnologët Mayer, Benlow, Buchholtz, me poetët francezë Lamartine e Viktor Hygo dhe në mënyrë të veçantë me Federiko Mistral poetin e njohur që poeti nga Macchia e ndjente shumë afër shpirtërisht” ”MICROPROVINCIA “ Revistë Kulturore, v.2003 FRANCESCO Solano f.218
“ Në shtatë studimet për veprën e De Radës sërish nyja themelore është ura: ura midis romantizmit europian…urat midis letërsisë së De Radës dhe mendimit poetik – letraro europian…urat midis rilindësit arëbëresh dhe lëvizjeve të mëdha kombëtare në vëndet fqinj dhe rolin e vetë shqiptarëve për shpalljen e ideve themelore të tij… urat midis ideologjisë albaniste pararilindëse dhe lëvizjes kombëtare të shek.XIX . Të gjitha keto ura kishin bërë që shqiptarët tashmë të kuptonin se ishin të vetët” Francesco Altimari – Urat e Arbërit f. 14
Me botimin e veprës “ Rapsodi të një poeme shqiptare” ( 1866) De Rada synonte të afirmonte kombin shqiptar në botën e jashtme. Ky botim i vlejti shumë çështjes shqiptare në opinionin e Europës pasi bëri të njohura virtytet më të shëndosha të popullit shqiptar. Gjithashtu me vargun e famshëm “ Erdhi Dita e Arbrit “e shkëputur nga poema “ Këngët e Milosaos” u transformua në një manifest nga Rilindja Kombëtare në ndërgjegjësimin e shqiptarëve për lirinë e vendit.
Figura e De Radës nuk mund të merret thjesht si një figurë simbol i një etniteti o një popullate! De Rada nuk është një mit, De Rada është një figurë emblemë e dy vendeve, dhe e një Populli! Ai çmohet për pragmatizmin e tij dhe themeluesin e ideve përparimtare gjë që bëri të mundur falë veprave letrare dhe kontributin e ti në veprimtaritë politike. /KultPlus.com
19 Nëntori u caktua Dita Botërore për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijëve nga organizata joqeveritare e quajtur Fondacioni Women’s World Summit (WWSF).
Që nga viti 2000, ngjarja vjetore ka mobilizuar qeveritë dhe shoqëritë për të ndërmarrë veprime dhe për të parandaluar abuzimin e fëmijëve.
Në vitin 2004, rreth 3 milionë fëmijë pretendohej se kishin qenë viktima të abuzimit fizik, seksual, verbal dhe emocional, neglizhencës, braktisjes dhe vdekjes.
Pothuajse 80% e personave përgjegjës janë vetë prindërit. Sot, të gjithë duhet të mësojnë për këtë çështje kritike në të cilën ne të gjithë kemi një rol për të luajtur.
Shoqata Amerikane e Psikologjisë (APA) krijoi një fletë faktesh me informacion se si të identifikohet dhe parandalohet abuzimi i fëmijëve. /KultPlus.com
Më 19 nëntor të vitit 1814 lindi ideologu i Rilindjes Kombëtare, Jeronim de Rada.
De Rada lindi në Makia të Kalabrisë. Mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Me 1834 shkoi për të studiuar drejtësi në Napoli, ku mori pjesë në lëvizjen politike dhe kulturore të kohës. Në 1848 nxori gazetën e parë shqiptare “L’Albanese d’Italia”, në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës.
Pas dështimit të revolucionit më 1818 e mbylli gazetën dhe u tërhoq në fshatin e tij të lindjes deri në fillim të viteve ’60 të shek. XIX.
Duke nisur nga viti 1861, në jetën e De Radës nisi një fazë e re, kur ai shfaqet si një nga figurat më në zë te Rilindjes sonë Kombëtare. Pas traktatit “Parimet e estetikës” (Principii di estetica, 1861) botoi veprat “Lashtësia e kombit shqiptar” (“Antichità della nazione albanase”, 1864) dhe “Rapsodi të një poeme arbëreshe” (“Rapsodie d’un poema albanese”, 1866), që luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare.
Hyri në korrespondencë me patriotët shqiptarë dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirë të Shqipërisë si dhe ndoqi me interes ngjarjet në Shqipëri. Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar çështjes kombëtare dha me revistën “Flamuri Arbrit” që e botoi në vitet 1883-1885./atsh/KultPlus.com
Franz Peter Schubert lindi më 31janar 1797 – ishte një kompozitor austriak. Ai shkroi rreth 600 melodi, nëntë simfoni duke përfshirë të famshmen “Simfoninë e papërfunduar” muzikë liturgjike, opera, muzikë të rastësishme dhe muzikë solo për piano. Sot shënohet 196 vjetori i vdekjes së tij.
Schubert ka lindur në një familje muzikantësh, dhe ka marrë trajnim formal muzikor në fëmijërinë e tij. Ndërsa Schubert kishte një rreth i ngushtë i shokëve dhe bashkëpunëtorëve të cilët admiruar puna e tij (në mesin e tyre të shquar këngëtari Michael Johan Vogl), vlerësimi muzikës së tij gjatë jetës së tij ishte i kufizuar. Ai nuk ishte në gjendje për të siguruar punë adekuate të përhershme, dhe për shumicën e karrierës së tij ai u mbështet tek miqtë dhe familja. Ai bëri disa të holla prej veprave të publikuara, dhe herë pas here dha mësim privat muzikorë.
Ai vdiq në moshën tridhjetë e një vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër të pakonfirmuar. Interesi në punën e Schubert u rrit në mënyrë dramatike në dekadat e pas vdekjes së tij. Kompozitorë si Franz Liszt, Robert Schumann dhe Felix Mendelssohn zbuluan, mblodhën, dhe botuan veprat e tij në shekullin e 19, ashtu si muzikologu Sir George Grove. Franz Schubert tani konsiderohet të jetë një nga kompozitorët më të mëdhenj. Schubert ka lindur në Himelfordgund (tani një pjesë e Alsergrund), Vjenë më 31 janar 1797. Babai i tij, Theodore Franz Schubert, bir i një fshatari moravian, ishte një pedagog i famullisë, nëna e tij, Elisabet Vietz, ishte e bija e një bravandreqës master Silesian, dhe kishte qenë edhe një shërbëtore për një familje vjeneze para martesës së saj. Nga 14 fëmijë të Theodor Francit (një fëmijë i paligjshëm ka lindur në 1783), nëntë vdiqën në foshnjëri, pesë shpëtuan. Babai i tyre ishte një mësues i njohur, dhe shkollën e tij në Lihtental, në një pjesë e qarkut të Vjenës, u mirëprit. Ai nuk ishte një muzikant me famë apo me trajnime formale, por ai i mësoi djalit te tij disa elemente të muzikës. Shtëpia në të cilën ishte lindur Schubert, sot rrugës Nusdorfer 54, në rrethin e 9 të Vjenës. Në moshën 5, Schubert filloi të marrë mësim të rregullt nga babai i tij dhe një vit më vonë u regjistrua në shkollën e babait të tij në Himelpfordgund. Mësimet formale te tij muzikore gjithashtu filluan në të njëjtën kohë. Babai i tij vazhdoi për t’i mësuar atij bazat e violinës, dhe Ignaz vëllai i tij i dha mësimet e pianos. Në moshën 7 vjeqare, Schubert filloi të marrë mësime nga majkëll Holzer, organist në kishën lokale dhe mjeshtër kori. Mësimet Holzer duket se kanë konsistuar me biseda dhe shprehje të admirimit dhe djali fitoi njohje më tepër prej tij me shoqëruesin miqësor për nxënës që kanë marrë atë në një depo fqinje piano, ku ai kishte mundësi për të ushtruar mbi instrumentet më të mirë. Ai gjithashtu ka luajtur në telat e violës, me vëllezërit Ferdinand dhe Ignaz për violinë dhe babai i tij në violinqel. Schubert shkroi shumë vepra për kuartet harqesh. Schubert më parë erdhi në vëmendjen e Antonio Salieri, atëherë autoriteti kryesor i Vjenës muzikore, në 1804, kur talenti i tij vokale ishte i njohur. Në tetor 1808, ai u bë një nxënës në Stadtkonvikt (seminar Imperial) nëpërmjet një bursë kori. Në Stadtkonvikt, Schubert u prezantua me një simfoni te Mozartit. Ekspozimin e tij në këto pjesë dhe kompozime të ndryshme të lehta, kombinuar me vizitat e tij të rastit në opera vendosën themelet për njohuri më të madhe të tij muzikore. Një frymëzim i rëndësishëm muzikor erdhi nga këngët e Johann Rudolf Zumsteeg, i cili ishte një kompozitor i rëndësishëm i kohës. Miqësia e Schubertit me Spaun filloi në Stadtkonvikt dhe qëndroi gjatë gjithë jetës së tij.
Ndërkohë, aftësitë gjeniale te tij filloi ti tregojë në kompozimet e tij. Schubert ishte lejuar herë pas here për të udhëhequr orkestra në Stadtkonvikt, dhe Salieri vendosi për ta stërvitur atë privatisht për kompozime dhe teori në këto vite. Kjo ishte fillesë e parë për atë orkestër amatore për të cilën, vite më vonë, shumë kompozime të tij ishin shkruar. Gjatë pjesës tjetër të qëndrimit të tij në Stadtkonvikt ai shkroi një pjesë të mirë të muzikës kamertale, këngë të ndryshme, disa pjesë të ndryshme për piano etj.Në fund të vitit 1813 ai u largua nga Stadtkonvikt, dhe u kthye në shtëpi për studime në Normalhaupshule për të trajnuar si një mësues. Në vitin 1814 ai hyri në shkollën e atit të tij si mësues i nxënësve ri. Për më shumë se dy vjet qëndroi në këtë punë të rëndë, të cilën ai e kreu me sukses.Ai vazhdoi të marrë mësime private në përbërje nga Salieri, i cili bëri më shumë për trajnime muzikore të Schubertit sesa ndonjë prej mësuesëve të tij të tjerë.
Në 1814 Schubert u takua me një soprano te re të quajtur Tereza Grob, vajza e një prodhuesi të mëndafshit . Disa nga këngët e tij Regina ishin të përbërë për zërin e saj, dhe ajo gjithashtu performoi në premierën Mesha e tij të parë në tetor 1814. Në 1994 muzikologjia Rita Steblin zbuloi peticionin e martesës së Schubert në kishën Lichtental. Ky dokument tregon se Schubert kishte qëllim të martohej me Grob, por ishte i penguar nga ligji më 1815. Në nëntor të vitit 1816, pas dështimit për të fituar një pozicion në Laibach, Schubert dërgoi një përmbledhje të këngëve Grobit, të cilat ishin mbajtur nga familja e saj në shekullin e 20-të.
Viti më pjellor i Schubertit ishte ndoshta në vitin 1815. Ai kompozoi mbi 20.000 masa muzikore, më shumë se gjysma e të cilave ishte për orkestër, përfshirë nëntë vepra të kishës, një simfoni, dhe rreth 140 melodi. Në atë vit ai u prezantua edhe për Anselmi Hüttenbrenner dhe Franz von Schober, të cilët i bëri miqtë e tij të përjetshëm. Një tjetër mik i tij, Johann Mayrhofer, u prezantua atij nga Spaun në 1814.
Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur më 1816. Schober, një student i familjes së mirë, ftoi Schubertin në një dhomë bashkë me të në shtëpinë e nënës së tij. Propozimi ishte veçanërisht i përshtatshëm, për Schubertin kishte bërë vetëm kërkesë të pasuksesshme për postin e dirigjent në Laibach, dhe ai kishte vendosur gjithashtu të mos rifillojë mësimdhënien në shkollën e atit të tij. Deri në fund të vitit ai u bë një mysafir i Schoberit. Për një kohë ai u përpoq të rrisë ekonominë e shtëpisë duke dhënë mësime te muzikës, por ata ishin braktisur shpejt, dhe ai iu kushtua kompozimeve. “Unë kompozoj çdo mëngjes, dhe kur një pjesë është bërë, filloj një tjetër”. Gjatë këtij viti, ai u përqendrua në veprat orkestrale dhe korale, edhe pse ai gjithashtu vazhdoi të shkruaj melodi. Pjesa më e madhe e kësaj pune ishte e pabotuar, por dorëshkrimet dhe kopjet qarkulluonin midis miqve dhe admiruesve.
Në fillim të 1817, Schober njohu Schubertin me Johann Michael Vogl. Vogl, për të cilin Schubert vazhdoi të shkruaj një këngë shumë të madhe, u bë një nga ithtarët kryesorë vjenez të Schubertit në qarqet muzikore. Ai gjithashtu u takua me Jozef Hütenbrener i cili gjithashtu ka luajtur një rol në promovimin e muzikës së Schubertit. Këto dhe një rreth në rritje të miqve dhe muzikantë, u bë përgjegjës për nxitjen, mbledhjen dhe, pas vdekjes së tij, ruajtjen e punës së tij. Në fund të vitit 1817, i ati i Schubertit fitoi një pozicion të ri në një shkollë në Rossau (jo larg nga Lichtental). Schuberti iu bashkua me gjysmë zemre babait të vet dhe mori detyrat e mësimdhënies atje. Në fillim të vitit 1818 ai u refuzua për anëtarësim nënë bashkësinë e miqve të muzikës, dicka që mund ta conte përpara karrierën e tij muzikore. Megjithatë, ai filloi të fitojë më shumë nga lajmet e shtypit, dhe nga performanca e parë publike e një vepre laike, e poashtu mori vlerësim nga shtypi në Vjenë dhe jashtë vendit.
Schubert kaloi verën e vitit 1818 si mësues i muzikës në familjen e Count Johan Karl Esterhazi në vilën e tyre në Zeliz, Hungari. Detyrat e tij janë relativisht të lehta (piano mësimdhënës dhe të të kënduarit për të dy vajzat, Mari dhe Karoline), dhe e paguanin relativisht mirë. Si rezultat, ai për fat të mirë vazhdoi të kompozoj gjatë kësaj kohe. Në kthimin e tij nga Zeliz, ai filloi të banojë me Mayrhofer (shoku i tij). Ai çoi në Zeliz një sërë kompozimesh duet për piano.
Schubert dhe katër shokët e tij u arrestuan nga policia austriake e fshehtë, të cilët ishin të dyshimtë të çdo lloji të tubimit studentore. Një nga miqtë e Schuberit, Johan Sen, ishte vënë në gjyq, i burgosur për më shumë se një vit. Të katër të tjerët, duke përfshirë Schubert, ishin “qortuar ashpër”, për “fyerje kundër [zyrtarëve] me gjuhë fyese dhe përbuzurje”. Përderisa Schuberti nuk pa përsëri Senin, ai ka vendosur disa nga poemat e tij, “Selige Welt” dhe “Schwanengesang”, për muzikë. Incidenti mund të ketë luajtur një rol në rënien e tij me Mayrhofer, me të cilët ai jetonte në atë kohë. / KultPlus.com
Maja e Vajushës në Lëpushë të Malësisë së Madhe, është një nga bukuritë e rralla të natyrës së Kelmendit dhe një prej “perlave” të Alpeve Shqiptare.
Shtimi i bujtinave dhe rruga tashmë e rregulluar e bëjnë të lehtë mbërritjen e të gjithë atyre të pasionuarve pas natyrës dhe sporteve dimërore.
Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje të kësaj maje.
“Pamje të veçanta nga Maja e Vajushës në Malësinë e Madhe”, u shpreh Rama.
Nuk janë të paktë turistët e huaj por edhe dashamirë vendas të natyrës dhe ngjitjeve malore që zbulojnë magjinë e vjeshtës në majën e Vajushës në Lëpushë.
Kjo pikë e Alpeve Shqiptare është një nga më të bukurat e saj./atsh/KultPlus.com
Një herë lumturinë e pata fare pranë, mend e preka me dorë. E gjitha kjo ndodhi gjatë një shëtitjeje, një natë të nxehtë vere. Ne, një shoqëri e madhe të rinjsh, u mblodhëm në lëndinat përtej Vollgës, tek gjuetarët e blinit.
Hëngrëm supë që na e përgatitën peshkatarët, pimë vodkë e birrë përreth zjarrit, diskutuam si ta ndërtonim sa më shpejt e më mirë këtë botë, pastaj, si u lodhëm paq, u shpërndamë nëpër lëndinën e korrur, secili në qejf të vet. U largova nga zjarri me një vazjë, e cila më dukej vërtet e mençur dhe e ndjeshme. Kishte sy të qeshur e paksa të zinj, në çdo fjalë që thoshte tregohej çiltërsia. Kjo vajzë të gjithë njerëzit i shihte me përkëdheli.
Ecnim të heshtur, krah njëri-tjetrit. Nën këmbë thyheshin duke kërcitur kërcejt e barit të prerë me kosë. Nga kupa e kristaltë e qiellit, e përmbysur mbi tokë, derdhej vlaga dehëse e dritës së hënës. Duke psherëtirë thellë, vajza filloi: – Sa bukur! Tamam shkretëtirë afrikane, kurse mullarët, si piramida. Dhe vapë… Pastaj më ftoi të uleshim rrëzë një mullari që lëshonte një hije të rrumbullakët e të plotë, sikur të ishte ditë. Këndonin gjinkallat, që larg dikush pyeste trishtueshëm:
Eh, përse më tradhtove?
Plot gëzim zura t’i rrëfej vajzës për gjithçka dija e nuk dija në këtë jetë, kur – papritur ajo bërtiti me një zë të shuar e ra me shpinë në tokë. Ishte, me sa duket, e para herë që shihja një njeri t’i binin të fikët dhe për një çast u hutova. Doja të bërtisja, të thërrisja për ndihmë, por shpejt më erdhi ndër mend se ç’bënin në këto raste heronjtë e edukuar të romaneve që kisha lexuar, ia zbërtheva rripin e fundit, bluzën, shiritat e korsës. Kur pashë gjinjtë e saj, si dy kupa të vogla argjendi të lara me dritën e plotë të hënës, e të rrëzuara në anën e zemrës, më pushtoi një dëshirë e zjarrtë ta puthja.
Por, si e ndrydha këtë ndjenjë u sula me vrap drejt lumit që të merrja ujë, sepse – siç shkruhej në libra – heronjtë në të tilla raste kurdoherë vraponin për ujë, po të mos kishte ndonjë përrua në vendin e katastrofës, të përgatitur që më parë me hamendjen e autorit. Por, kur u ktheva, gjithnjë duke vrapuar si një kalë i harbuar, me kapelen e mbushur plot me ujë, e gjej të sëmurën mbështetur te mulliri. -S’është nevoja, – tha e lodhur fare qetësisht, duke shtyrë me dorë kapelën e bërë qull… Dhe u largua prej meje drejt zjarrit, ku dy studentë përsërisnin po atë këngë të mërzitshme:
Ah, përse më tradhtove?
– Unë, s’të bëra ndonjë të keqe? – doja të sigurohesha, i turbulluar, siç isha nga kjo heshtje e vajzës. Ajo u përgjigj shkurt: – Jo. Ju nuk jeni shumë i shkathët. Megjithatë, kuptohet, ju falenderoj. Por m’u duk se nuk më falenderoi sinqerisht.
Ne nuk takoheshim shpesh, por, pas këtij rasti, takimet tona u bënë më të rralla. S’vonoi shumë dhe ajo humbi fare nga qyteti. Vetëm pas nja katër vjetësh u pamë në një anije. Qe nisur nga një fshat i Vollgës, ku banonte në një vilë, e po shkonte në qytet tek i shoqi. Ishte shtatzënë, e megjithatë, rrobat i rrinin për bukuri kurse në qafë i varej zinxhiri i gjatë prej floriri i orës dhe një lule e madhe si medalje. Ishte bërë shumë e mirë, vërtet. -Ja, – tha ajo kur po kujtonim miqësisht të kaluarën – ja ku jam, e martuar dhe gjithçka… Ishte mbrëmje. Në lumë digjej perëndimi i diellit. Gjurma shkumore që linte anija nga pas, në largësinë e kaltër të veriut, dukej si një shirit i gjerë dantelle të kuqe.
– Kam dy fëmijë, pres të tretin, – foli krenare, si një mjeshtër që e pëlqen zanatin e vet. Në prehër mbante një qese letre me portokalle. – A t’ua them? – pyeti pastaj duke qeshur ëmbël me ata sytë paksa të zinj. – Në qoftë se atëhere tek mullari – e mbani mend – ju do të kishit qenë më i guximshëm… do t’më kishit puthur… tani do të isha gruaja juaj… Se unë ju pëlqeja, apo jo? Kurse ju, drejt e tek uji… Eh, ju! I shpjegova se kisha vepruar ashtu siç tregohej në librat që ishin aq të shenjtë për mua në atë kohë; dhe vetëm atëhere mund ta puthje, kur ajo, si të hapte sytë, të thërriste e habitur- Oh, po ku jam kështu? Ajo qeshi një grimë, pastaj foli mendueshëm: -Ja, këtu është e keqja jonë, se ne duam të jetojmë si nëpër libra… Por jeta është më e gjerë… më e mençur se librat, zoti im… Jeta s’është aspak si në libra… Po… Nxori nga qesja një portokall, e vështroi me kujdes e, duke e mvrejtur, tha: – I poshtri, e ka futur të kalbur…
Pa delikatesë e flaku në lumë; unë e ndoqa me sy kur ai, duke u rrotulluar, humbi në shkumën e kuqe. – Hë, po tani? Akoma jetoni si nëpër libra? Ë? Unë heshtja duke shikuar rërën e bregut, të ringjyrosur nga flaka e perëndimit dhe më tej, hapësirat e lëndinave që kishin marrë një nuancë të florinjtë. Varkat e përmbysura dergjeshin mbi rërë si peshq të mëdhenj, të vrarë. Shelgjet lëshonin një hije të trishtueshme. Në hapësirat e largëta të lëndinave, dukeshin mullarët e barit e, mua m’u kujtua krahasimi i saj: “Tamam shkretëtirë afrikane, kurse mullarët si piramida…” Duke qëruar portokallin tjetër, gruaja më përsëriti me tonin e një të madhi e sikur t’më ndëshkonte: – Po, do të isha gruaja juaj… -Ju falenderoj, – i thashë, – ju falenderoj.
Diell mos pafsha me sy n’luajsha me ty, Kosovë, tokë trëndafilash, ti lindja ime dhe varri, ti dorë martine, shqipe me krahë zjarri, ti besë e përjetësuar, që vdes vetëm atëherë kur dielli për herë të fundit perëndon, kur jeta shkon, s’ka njerëz, kur s’ka stinë, s’ka lule, s’ka pranverë./KultPlus.com
Nobelisti Gunter Grass vjen serish ne gjuhën shqipe me “Macja dhe miu” veprës tjetër të triologjisë së Dancingut. Përkthyesja Ana Kove, tregon konstekstin.
“Te ‘Macja dhe miu’ Grassi merret me luftën e dytë botërore, për rekrutimin që u bënte nazizmi të rinjve, nga Rinia Hitleriane e më pas”. Grass ka ngjallur debate me letërsinë e tij, me denoncimin që i bënte shoqërisë dhe hallkave që nuk funskionuan duke iu dorëzuar nazizmit. Vetë triologjia, është pjesë e një reflektimi të thellë dhe krejt personal.
“Ky libër është reflektimi i Grasit indirekt për periudhën e rinisë së tij. Ne e dime që ai ka qenë autor polemizues e provokues, ka qenë 14 vjeç kur ka qenë pjesë e formacioneve naziste. Kur u shkrua ‘Macja dhe Miu’ ka nisur katarsisin e tij duke dashur të thotë disa të vërteta të asaj kohe”, thotë Kove.
Letërsia e Gunter Grass u vlerësua më çmim Nobel më 1999, ndërsa gjermanët kishin bërë paqe me emrin e tij, duke pranuar të shkuarën dhe reflektuar thellësisht mbi shoqërinë, politikën dhe të ardhmen dhe duke u kujdesur për dukuritë e ngjashme./ balkanweb/ KultPlus.com
Mbretëresha Elizabeth, e cila u nda nga jeta më 8 shtator 2022 dhe që arriti të bënte histori si monarkja britanike më jetëgjatë, pasi kishte udhëhequr Komonuelthin për gati 71 vjet, thuhet seka mohuar Çmimi Nobel për Paqe gjatë mbretërimit të saj.
Monarkja, ndonëse gjithë jetën ia kushtoi shërbimit publik duke fituar shumë çmime për shërbimet e saj, nuk e ka dëshiruar çmimin Nobel për Paqen. Siç raporton Daily Mail, një oborrtar i lartë tha se Mbretëresha “nuk e donte nderin”.
Edhe pse deri më sot nuk është e qartë pse Elizabeta e refuzoi çmimin, një fjalim që ajo mbajti në moshën 21-vjeçare tha “Unë deklaroj para jush se e gjithë jeta ime, qoftë e gjatë apo e shkurtër, do t’i kushtohet shërbimit ndaj jush”./ topchanel/ KultPlus.com
Ditën e djeshme përfundoi Panairi i Librit në Tiranë, panairi më prestigjioz që mbledh së bashku për pesë ditë, në Pallatin e Kongreseve, shtëpi botuese të mëdha e të vogla dhe aktorë të tjerë të lidhur me botën e botimeve. Si çdo vit, një nga ngjarjet më të rëndësishme e këtij Panairi lidhet me shpalljen e fituesve të çmimeve në një ceremoni që si tradicionalisht, edhe kësaj here, u organizua ditën e shtunë, 16 nëntor 2024, në orën 12.00.
Kanë qenë disa shtëpi botuese dhe rreth 160 tituj, që morën pjesë në këtë garë. Po publikojmë sot, pa dyshim për të nderuar autorët e përzgjedhur, por edhe për të orientuar lexuesit që do të vijojnë të blejnë libra të mirë, njoftimin e Jurisë e cila, para se të shpallte fituesit, hartoi një listë të shkurtër të autorëve shqiptarë më të mirë të vitit që dalloheshin për origjinalitet e talent, të përkthyesve që kishin sjellë vepra të rëndësishme të letërsisë së huaj me një nivel cilësie që nuk kufizohej vetëm në besnikëri ndaj gjuhës së origjinalit, por që përfaqësonte një model përkthimi dhe të disa veprave studimore me vlerë.
Kjo listë iu dërgua sekretarisë së Shoqatës në datën 10 nëntor 2024. Për disa arsye, Juria propozoi që lista të mos publikohej paraprakisht, por pas shpalljes së fituesve. Ja finalistët për çmimet e ndryshme.
Njoftim nga JURIA
Pas dy muajsh shoshitjeje, shqyrtimesh dhe diskutimesh të brendshme, si Juri e Panairit XXVII, kemi përzgjedhur finalistë në tri kategori: a) letërsi shqipe, b) letërsi e huaj e përkthyer në shqip, për përkthyesin, c) letra studimore. Fatkeqësisht, në zhanrin e letërsisë për fëmijë, nuk gjetëm prurje të mjaftueshme për të dhënë një çmim këtë vit. Finalistët e përzgjedhur janë këta (renditja nuk nënkupton vlerësim):
Letërsi shqipe:
📚Virion Graçi, SHTATË DRITARET, Shtëpia Botuese Albas 📚Virgjil Muçi, TRI JETËT E ZOTIT P. Shtëpia Botuese Dituria 📚Tom Kuka, I RËNË NGA QIELLI, Shtëpia Botuese Pegi 📚Ervin Nezha, TRI TAVERNAT, Shtëpia Botuese Albas 📚Besnik Mustafaj, PORTA E NGUSHTË E PURGATORIT, Shtëpia Botuese Onufri
📚Viola Isufaj, BALADË DRITASH PËR ZORBËN, Akademia e Shkencave 📚Bashkim Kuçuku, SHPREHËSI TË STRUKTURAVE – Shtëpia Botuese Onufri 📚Ardian Vehbiu, PËRRALLËTARËT E GJUHËS SHQIPE – Shtëpia Botuese Naimi 📚Gazmend Krasniqi, SI TA LEXOJMË LETËRSINË SHQIPE – Botimet Jozef 📚Anastas Angjeli, INSTITUCIONET E BRETTON WOODS-IT – Shtëpia Botuese Toena
Juria dëshiron të veçojë edhe një autor studimor këtë vit, i cili, sipas mendimit të Jurisë, meriton një çmim për kontributin gjatë karrierës, që reflektohet në veprën e tij. Pra, besoj se Shoqata do të jetë dakord të japim një Çmim të veçantë karriere. Në emër të Jurisë, Ilir Baci./balkanweb/ KultPlus.com
Shpendët shtegtarë “pushtuan” liqenin e Shkodrës, duke dhuruar spektakël në ditët e fundit të nëntorit.
Kryeministri Edi Rama ndau këtë mëngjes pamje të zogjve shtegtarë mbi liqen.
“Një fluturim mbi liqenin e Shkodrës”, shkruan Rama.
Fauna e liqenit të Shkodrës është e shumëllojshme dhe e pasur me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh. Këto shpendë përbëjnë 87% të gjithë Ornitofaunës të Shqipërisë.
Një perlë e kësaj pasurie është pa dyshim pelikani, zogu më i madh në Europë. Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra. Në skajin juglindor shtrihet qyteti i Shkodrës, nga i cili ka marrë edhe emrin./atsh/ KultPlus.com
Kolonia e piktorëve ” Skampis 2024″ shndërroi Elbasanin në qendër arti. Për dy ditë me radhë, “Skampis 2024” solli një atmosferë krijuese në Elbasan, duke mbledhur artistë të talentuar që kanë pasqyruar bukuritë dhe trashëgiminë e qytetit përmes artit të tyre.
Artistët shpalosën talentin mbi pamje ikonike të Elbasanit, duke përfshirë kalanë, rrugicat e vjetra dhe peizazhet natyrore të Funarit dhe Gjinarit. Përmes këtyre veprave, ata kanë rikthyer historinë dhe natyrën në një formë artistike që mishëron shpirtin e qytetit.
Ky aktivitet u përmbyll me një ekspozitë unike në Hotel “Skampa”, ku të gjitha punimet e realizuara gjatë ditëve të kolonisë u prezantuan për publikun. Ekspozita ofron një mundësi për artdashësit dhe qytetarët të shijojnë bukuritë e Elbasanit përmes syve të artistëve.
Kolonia e Piktorëve “Skampis 2024” është një tjetër dëshmi e përkushtimit të qytetit për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore përmes artit dhe krijimtarisë.
Ky udhëtim artistik rikonfirmon Elbasanin si një qendër e rëndësishme e kulturës dhe historisë shqiptare, duke mbështetur iniciativa që ruajnë dhe promovojnë trashëgiminë kulturore./ oranews/ KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se Kanë përfunduar punimet e fazës së parë në kullën e Tal Belit, në Krelan të Gjakovës, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri Çeku përmes një shkrimi në facebook.
“Shpëton nga rrënimi kulla e Tal Belit, në Krelan të Gjakovës. Kanë përfunduar punimet e fazës së parë në këtë aset që është shembull i kullave të fund shek. XVIII-të.
Për trashëgiminë tonë kulturore.”, thuhet në shkrimin e ministrit Çeku në facebook./ KultPlus.com
Artistet Qëndresa Krasniqi dhe Elvira Shyti- Kasapolli të mërkurën mbrëma vijnë me ekspozitën “TRASHËGIMIA NË NGJYRË”, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery.
Ekspozita sjellë piktura me motive të trashëgimisë kulturore të cilat paraqesin vlerat kulturore dhe identitetin shqiptar.
Pikturat me Motive të Xhubletës – Një Homazh për Trashëgiminë Kulturore Shqiptare
Kjo seri pikturash sjell në jetë bukurinë dhe simbolikën e xhubletës, një veshje tradicionale shqiptare që mishëron historinë dhe identitetin shqiptar. Çdo vepër reflekton detaje të ndërlikuara të qendisjeve, ngjyrave të ndezura dhe formës unike të xhubletës, duke theksuar mjeshtërinë artizanale dhe vlerat kulturore që ajo përfaqëson.
Pikturat nuk janë vetëm një interpretim artistik, por edhe një mjet për të rikthyer në vëmendje një element të rëndësishëm të trashëgimisë sonë, të njohur edhe ndërkombëtarisht nga UNESCO. Përmes një kombinimi të traditës dhe shprehjes moderne, këto punime sjellin një perspektivë të freskët mbi mënyrën se si arti bashkon të kaluarën me të tashmen.
Trashëgimia në ngjyrë-Qilimi
Qilimi i shfaqur në pikturë pasqyron jetën e zakonshme familjare të një familje tradicionale dhe e shpreh lidhjen e ngushtë mes artit dhe jetës duke na i prezantuar traditat që paraqesin identitetin tonë kulturor shqiptar.
Duke pasur lirinë e plotë të të shprehurit si dhe duke thyer normat tradicionale të perspektivës, përqendrimit në detaje dhe natyralizmit, e duke përdorur elemente të çrregullta dhe abstrakte, kam paraqitur detaje të qilimit në piktura në një atmosferë më ndryshe, ku ngjyrat rrjedhin jashtë formës dhe krijimit të qilimit përtej pamjes tradicionale, si një pasqyrë e një bote imagjinare.
Shprehja e harmonisë dhe forcës nëpërmes ngjyrave dhe motiveve të veçanta që ka qilimi e mundësojnë bartjen e mesazhit dhe emocionit në lidhje me kulturën dhe traditat e bartura ndër breza, një mesazh për të kuptuar lidhjen personale të së tashmes me të kaluarën dhe trashëgiminë.
Ekspozita hapet më 20.11.2024, në ora 19:00, në KultPlus Caffe Gallery./ KultPlus.com
Revolucioni Francez i vitit 1789, kishte një ndikim më të madh politik, intelektual dhe kulturor, në krahasim me çdo revolucion tjetër në histori. Ai shënoi një ndryshim global nga monarkitë absolutiste që e kishin qeverisur shumicën e njerëzimit për gati të gjithë historinë e regjistruar, tek demokracitë, republikat dhe shtetet moderne.
Liberalizmi, laicizmi, nacionalizmi, radikalizmi, socializmi, feminizmi:të gjitha rrjedhin nga Revolucioni Francez. Po kështu edhe socialdemokracia, komunizmi dhe fashizmi. Ja cilat janë 10 gjërat, për të cilat i detyrohemi këtij revolucioni.
Fundi i feudalizmit, dhe i të drejtës hyjnore të mbretërve
Një nga hapat e parë të Revolucionit Francez, ishte të shfuqizonte monarkinë absolutiste, dhe ta zëvendësonte atë me një kushtetutë, që i përgjigjej nevojave të gjithë kombit. Të gjitha privilegjet aristokratike u hoqën. Po kështu u veprua gradualisht, edhe në pjesën tjetër të Evropës.
Përhapja e të drejtave të njeriut
Në gushtin e vitit 1789, Asambleja Kombëtare Kushtetuese e Francës, miratoi Deklaratën për të Drejtat e Njeriut dhe të Qytetarit. Dokumenti, i përbërë nga 17 nene që përfshinin parimet e Iluminizmit, të cilat frymëzuan Revolucionin Francez, ishte një statut i rëndësishëm i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Ai mishëronte konceptin, se individi duhet të ruhet nga veprimi arbitrar i shtetit, dhe do të shërbejë si preambulë e Kushtetutës franceze të vitit 1791, dhe e kushtetutave të mëvonshme. Deklarata, revolucionarizoi marrëdhënien midis qytetarit dhe shtetit – ose të paktën të kuptuarit se çfarë duhet të jetë kjo marrëdhënie.
Nacionalizmi modern
Farat e nacionalizmit francez, u mbollën që në Luftën Njëqindvjeçare, kur territori i asaj që do të bëhej Franca, ishte rrënuar nga pushtuesit anglezë. Por vetëm gjatë rrjedhës së Revolucionit Francez, do të lindte nacionalizmi siç kuptohet zakonisht në epokën moderne.
Marrëdhënia e re e qytetarit me kombin, u mishërua në një këngë të re revolucionare, Marsejeza, që do të bëhej himni kombëtar i Francës. Kënga nuk lartësonte një monark apo komandant ushtarak, por ishte një thirrje patriotike për të mobilizuar të gjithë qytetarët për të luftuar për kombin, dhe për të penguar depërtimin e pushtuesve të huaj.
Terrori revolucionar
Për të ruajtur revolucionin e tyre nga lëvizjet kundërrevolucionare, krerët jakobinë, zbatuan atë që hyri në histori si “Mbretërimi i Terrorit”. Nga vera e vitit 1793, dhe deri në verën e vitit 1794, u ekzekutuan mijëra njerëz, përfshirë vetë udhëheqësit revolucionarë. Ato muaj krijuan një shembull të keq, që u ndoq më vonë nga shumë udhëheqës tiranikë.
Rënia e Kishës dhe ngritja e laicizmit
Pas shekujsh korrupsioni, abuzimi dhe privilegjesh të pamerituara, Kisha Katolike e humbi pozitën e saj kur shpërtheu revolucioni në vitin 1789. Një nga hapat e para të Asamblesë, ishte ta privonte Kishën nga autoriteti i saj, për të mbledhur taksën e një të dhjetës.
Në vitin 1801, Napoleoni arriti një marrëveshje (Konkordat) me Kishën, që normalizoi dhe rregulloi marrëdhëniet mes Kishës Katolike dhe Francës. Konkordati mbeti në fuqi deri në vitin 1905, kur Franca përfundimisht vendosi një ndarje të plotë midis Kishës dhe shtetit.
Thjeshtëzimi i modës së të veshurit
Gjatë shekullit XVIII, teksa oborri mbretëror dhe qeveria franceze u bënë gjithnjë e më shumë të korruptuar, moda e lidhur me regjimin nisi të shihej si një nga simbolet që duheshin rrëzuar.
Kur u përmbys regjimi i vjetër, rrobat e mbi ngarkuara u zëvendësuan nga një lloj anti-mode, që e vuri theksin tek thjeshtësia dhe modestia për burrat dhe gratë. Kështu nuk u hoq dorë nga përdorimi i parukeve nga burrat dhe i kapeleve shumëngjyrëshe. Ato u zëvendësuan nga veshje e thjeshta, dhe pantallonat e ngushta
Sistemi metrik
Para Revolucionit Francez, njësitë e peshës dhe matjeve të tjera ndryshonin jo vetëm midis vendeve, por edhe midis rajoneve të ndryshme, madje edhe midis qyteteve. Nevoja për një sistem uniform ishte mëse e qartë për njerëzit e arsimuar, shkencëtarët dhe tregtarët në të gjithë Evropën.
Sistemi i një metrike të përbashkët u propozua për herë të parë në Asamblenë Kombëtare në vitin 1791. Një metër u përcaktua si një dhjetë milionta e distancës midis Polit të Veriut dhe Ekuatorit. Një liter, ishte vëllimi i një decimetri kub. Një kilogram, ishte pesha e një litri uji të pastër e kështu me rradhë.
Kodi i Napoleonit
Kodin Civil Francez i miratuar më 1804, u bë i njohur si Kodi i Napoleonit. Roli i Kishës u zbeh ndjeshëm, krahinat u transformuan në nënndarje të një shteti të ri kombëtar. Kodi iu nënshtrua rishikimeve të ndryshme në shekuj që nga miratimi i saj, por mbetet në Francë edhe sot e kësaj dite. Sot, shumica e njerëzimit – me përjashtimin e dukshëm të vendeve anglosaksone, jetojnë nën Kodin Napoleonik ose derivatet e tij.
Përhapja e republikave
Sovraniteti popullor, qeveria përfaqësuese dhe sundimi i ligjit, ishin idealet e shprehura të qeverisë revolucionare franceze. Përhapja e këtyre parimeve republikane në të gjithë Europën, u pa si një fund i dëshirueshëm në vetvete, dhe gjithashtu si një mjet parandalues për të mbrojtur Revolucionin Francez në shtëpi.
Prandaj, dhjetra “republika motra”, të madhësive të ndryshme, u krijuan në vitet 1790 dhe përfundimisht u konsoliduan në disa republika të mëdha rreth kufijve të Francës.
“Liri, barazi, vëllazëri”, dhe shtrirja e idealizmit shekullar
“Liberte, Egalite, Fraternite”, ishte një moto e hershme e Revolucionit Francez që shprehte idealet dhe aspiratat e tij. Ky term, hyri shpesh në leksikun revolucionar popullor.
Në praktikë, Revolucionarët u rrëzuan pa arritur të vënë tërësisht në zbatim moton e tyre. Sidoqoftë, Liria, Barazia, Vëllazëria, ashtu si idealet e Revolucionit Amerikan, ishin dhe mbetën aspiratat e përhershme tërheqëse për idealistët.
Vjeshta erdhi herët, ti nuk erdhe, Do të vije, unë do të lija cigaren, Në vend të pullave të nikotinës, Do më rridhte në vena shiu Dhe vetëvrasja e plakjes, Dhe vera e kaluar e rinisë…
Fëmijët do të luanin kukafshehti me shiun, Do të zbukuronin rrugët me të qeshura, Një harabel me flatra argjendi Do të bëhej loja e fëmijëve… Dhe unë do të isha balona e harabelave.
Gjiri yt i kthjellët si ylberi Do të rrethonte netët e mia, Në ballë do ta puthja errësirën Ulërimën tënde më të gjatë se e gjata Në qerpikët e zinj ngecur Frikën dhe aromën tënde…
Ah! Zjarri i prekjes tënde Si uji që ka ngrirë në acar, Dëshira për t’u bërë jorgani yt, Digje majën e flokut më të hollë Me buzët e puthjes, prekjes, nuhatjes, Do të të puthja…
Me krahët e erës do të përqafoja Trupin tënd që i rri i vogël trupit tim… Ti nuk erdhe, vjeshta erdhi herët Hija ime nga pragu i dritareve I ra pas dashurisë tënde të zezë… Dhe zemra i ra pas trishtimit, dëshpërimit…
Tani pres të kthehesh Siç më ka marrë malli të ikësh… Që të më ushqesh Me pasionin e dashurisë tënde në errësirë Të më mbytësh me uraganin tënd të zi Të më harrosh në errësirën tënde të zezë. Vjeshta erdhi herët, ti nuk erdhe…/KultPlus.com
Si artistë të cilët e bëjnë dhe për të cilët bëhet festivali i teatrit “Moisiu” por edhe si shoqatë sindikale, vendimi për anulimin e edicionit të sivjetmë të festivalit na pikëllon pa masë.
Ky vendim na gjen në muajin e dytë të veprimeve tona sindikale, të nisura nga data 09 shtator dhe të përshkallëzuara në grevë të përgjithshme nga 15 nëntori, pa vullnetin tonë, por si rezultat i mosveprimit dhe heshtjes karshi kërkesave tona. Konsiderojmë se indiferenca e këtillë është tregues i mungesës së njohjes dhe ndjeshmërisë së përfaqësuesve institucionalë për punën e artistëve e artisteve të teatrit, e cila është reflektuar edhe në mosveprimet e tyre karshi përpjekjeve tona për të gjetur zgjidhje e ofruar ndihmën tonë për përmirësimin e gabimeve në ligjin e pagave tash e më shumë se një vit dhe tash e më shumë se dy muaj, pra nga 9 shtatori i këtij viti kur njëlloj si opinionin publik e komunitetin artistik, i kemi njoftuar edhe Ministrinë e Kulturës dhe Teatrin Kombëtar të Kosovës për veprimet tona sindikale, kohështrirjen e tyre dhe nivelet e përshkallëzimit të tyre.
Së fundmi, më 28 tetor, në një takim të SHSATKK me përfaqësues të kabinetit të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përfaqësuesve të SHSATKK tërthorazi u është drejtuar një kërkesë paradoksale, që festivali të mbahet edhe pa praninë e aktorëve dhe shfaqjeve të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Kjo kërkesë ka qenë tregues i qartë se të gjitha premtimet se është duke u punuar fort për përmirësimin e gabimeve në ligjin e pagave dhe për miratimin e rregullores për ekuivalentimin e pagave, kanë qenë thjesht mashtrim ndaj komunitetit.
Në anën tjetër, ajo kërkesë drejtuar SHSATKK më 28 tetor, ka qenë zhvleftësim i dyfishtë i artistëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke na përçuar mesazhin se për këtë ministri, më me rëndësi është të shënjohet një edicion i festivalit ad-hoc e pa praninë e artistëve dhe shfaqjeve të TKK-së, sesa të punohet drejt sigurimit të mirëqenies për ta, gjë e cila do të siguronte edhe mbarëvajtjen e festivalit si rezultat afatshkurtër edhe vazhdimësinë e punës në TKK si rezultat afatgjatë e obligim që Ministria e ka jo vetëm ndaj artistëve të TKK por edhe ndaj publikut.
Festivali “Moisiu” është themeluar nga artistët në vitet e ‘90-ta dhe ka vazhduar falë artistëve në këto dy edicionet e fundit e me artistët do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ky festival, ashtu si çdo shfaqje e çdo ngjarje e TKK-së është vlerë e çmuar për gjithësecilin prej nesh, ashtu siç është përgjegjësia jonë ndaj publikut.
Festivalet si “Moisiu,” nuk kanë kuptim pa artistët, sidomos kur ato organizohen nga Teatri Kombëtar i Kosovës, që është shtëpi e jona. Për t’i shtruar gjërat për së mbari, përfaqësuesit institucionalë që thirren në rëndësinë kombëtare të këtij festivali, duhej të ishin këndellur me kohë dhe të vepronin në mënyrë konstruktive, për të plotësuar kërkesat e atyre pa të cilët festivali nuk ka kuptim. Pastaj do të mund të uleshim bashkë dhe të flisnim gjerë e gjatë për rëndësinë e teatrit e festivaleve të teatrit, por në këtë bisedë ne do të duhej të flisnim, e ata të dëgjonin.
“Moisiu” mund të shtyhet, por jo të anulohet. Këtë nuk e vendosin as ministritë e as ministrat; as menaxherët e as menaxhmentet, sepse festivali është ngritur me mundin e artistëve dhe nga artistët do të mbahet.
Ne, artistët, jemi festivali.
MOISIU është i yni.
Ne jemi MOISIU.
Shihemi së shpejti në festën e madhe të artistëve dhe publikut./ KultPlus.com
Big Band dhe Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura (OSFA) gjenden sot në Vlorë për një koncert kushtuar 80-vjetorit të Çlirimit.
Programi i koncerteve në qytete të ndryshme të vendit, vjen si bashkëpunim i Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Pas koncertit për rastin e 17 nëntorit, festës së çlirimit të kryeqytetit, Big Band u zhvendos sot me koncertin në sheshin e Flamurit në Vlorë.
Koncerti me këngë patriotike të remiksuara, në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit, u zhvillua në mesditë dhe u ndoq nga qytetarët e Vlorës dhe vizitorë të qytetit bregdetar.
Koncerti në sheshin e Flamurit u realizua në kuadër të koncerteve të tjera të OSFA, të cilat nisën më 22 tetor dhe përfundojnë më 22 nëntor./atsh/KultPlus.com
Ndërsa afrohemi në fund të çdo viti, ne fillojmë të mendojmë – se cilat janë vendet më të mira për të vizituar në Evropë në vitin 2025, sipas një artikulli të botuar në revistën globale CN Traveler (Condé Nast Traveler).
Ekspertët nga të katër anët e globit kanë zbuluar dhe rekomanduar 11 destinacionet më të mira për të udhëtuar në 2025.
Këtë vit, përveç kthimit të vështrimit tonë drejt destinacioneve më të njohura të botës – ne po kërkojmë gjithashtu edhe vende që aktualisht po bëjnë bujë në rrjetet sociale.
Kjo listë përfshin vende, rajone dhe qytete të Evropës që meritojnë kohën dhe vëmendjen tuaj vitin e ardhshëm!
Shqipëria
Peizazhi në Shqipëri është një ndërthurje e Alpeve evropiane, fshatrave përrallore dhe bregdetit idilik që rivalizon rivierat më të mira të Mesdheut.
Një aeroport i ri i planifikuar në Vlorë do t’u ofrojë vizitorëve akses në plazhet më të bukura të detit Jon – duke shmangur bllokimet e trafikut – që më herët mundonin turistët që vinin nga Tirana.
Dikur vendi i pushuesve aventurierë, sot Shqipëria renditet si një destinacion i rëndësishëm turistik në vitin 2025.
Pavarësisht se është pak më e vogël se Zvicra, atraksioni i saj qëndron në diversitetin e saj mbresëlënës – i cili përfshin në mënyrë kompakte një shtrirje të Alpeve, pyjeve antike, fshatrave përrallore – dhe dy vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe një bregdet me ujëra të kristalta për të rivalizuar gjithçka që Greqia mund të ofrojë.
Këtë vit pritet ndërtimi i një hoteli krejt të ri “InterContinental Hotel” dhe fluturimi i parë transatlantik i vendit që niset nga Tirana – kryeqyteti i vendit – si dhe krijimi i një aeroporti krejtësisht të ri në Vlorë – pranë plazheve më të bukura të detit Jon, i njohur edhe si perla e Shqipërisë.
Kjo për fat të mirë eliminon mundësinë e bllokimit të trafikut për vizitorët që vijnë nga Tirana.
Qeveria planifikoi të tërhiqte 10 milionë turistë deri në vitin 2025, një objektiv që u tejkalua deri në vitin 2023 – kështu që ky mund të jetë viti i fundit që mund ta gjeni Shqipërinë relativisht të qetë.
Relaksohuni mbi një shezlong – në një nga klubet e shumta të plazhit ose rezervoni një tavolinë në restorantin “Mullixhiu” – ku mund të hani për 12 dollarë për person dhe të shijoni ushqime cilësore me kosto të përballueshme.
Revista globale CN Traveller e ka renditur Shqipërinë ndër vendet më të mira evropiane për të udhëtuar në vitin 2025:
1-Shqipëria 2-Lugina Ahr, Gjermani 3-Arrabida, Portugali 4-Riviera e Athinës 5-Qarku Clare, Irlandë 6-Ishujt Faroe 7-Gjeneva 8-Marsejë, Francë 9-Matarrana, Spanjë 10-Vjena 11-Sussex, Britani e Madhe/atsh/KultPlus.com