Ekoturizmi në zonat e mbrojtura në qarkun e Vlorës vitet e fundit ka njohur një rritje të numrit të vizitorëve, të cilët gjithnjë e më shumë po zbulojnë vlerat turistike të këtyre zonave.
Në qarkun e Vlorës ndodhen këto zona të mbrojtura Parku Kombëtar Detar “Karaburun Sazan”, Parku Kombëtar i Butrintit, Parku Kombëtar “Llogora”, Parku Kombëtar “Butrint”, Peizazhi i Mbrojtur “Pishë Poro-Nartë”, Parku Natyror Porto Palermo, Syri i Kaltër dhe Parku Natyror Karaburun.
Administrata e Zonave të Mbrojtura Vlorë bën të ditur për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-tetor këto zona të mbrojtura u vizituan nga 761 080 vizitorë”.
“Ajo që bie në sy gjatë këtij viti është numri i madh i vizitorëve të huaj, ku në 10 muaj këto zona u vizituan nga 467 813 të huaj dhe 293 267 vendas”, tha AdZM Vlorë.
Ndër më të vizituarat në këto 10 muaj është Parku Natyror “Syri i kaltër”, i cilësuar si perla e turizmit veror.
“Në periudhën janar-tetor ky park u vizitua nga 258 774 vizitorë, nga të cilët 177 777 të huaj dhe 80 997 vendas”, bën të ditur AdZM Vlorë.
Infrastruktura e re për këmbësorë e çiklistë e ka ndryshuar rrënjësisht rrugën turistike drejt këtij parku natyror, duke e bërë të aksesueshme më lehtë për turistët.
Një tjetër zonë e mbrojtur që ka shënuar numër të lartë vizitorësh është Parku Kombëtar i Butrintit.
“Kombinimi i natyrës dhe historisë mijëravjeçare ngjall kuriozitetin e turistëve nga vende të ndryshme të botës. Në janar-tetor Parku Kombëtar Butrint u vizitua nga 195 216 vizitorë, nga të cilët 51 823 vendas dhe 143 393 të huaj”, tha AdZM Vlorë.
Vitet e fundit zonat e mbrojtura të qarkut Vlorë po promovohen për vlerat e jashtëzakonshme të biodiversitetit që ato mbartin, por edhe si destinacione të rëndësishme turistike në nivel kombëtar dhe më gjerë.
Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit gjatë periudhës janar-tetor 4.9 milionë vizitorë janë shënuar në zonat e mbrojtura, që nga parqet kombëtare, parqet natyrore e deri te monumentet e natyrës në të gjithë vendin./atsh/ KultPlus.com
Më datë 19 nëntor, ora 20:00, në hollin e Operës dhe Baletit Nacional do të mbahet ngjarje ekskluzive gala me titull “Gratë e Puçinit” në kuadër të projektit “Muaji i Puçinit”.
Publiku do të ketë mundësi të rrallë për të shijuar interpretimet e disa prej arieve më të spikatura dhe më të njohura nga kompozitori i madh italian Xhakomo Puçini. Në gala manifestimin ekskluziv do të interpretojnë solistët tanë të operës Vesna Gjinovska Ilkova, Sandra Mitrovska, Pavlina Novakova Georgiev, Zllata Toshevska, Aleksandra Llazarevska Vasilevski, Katerina Stojanovska, Biljana Josifov dhe Ilina Mitrevska, me shoqërimin e pianos: Andrej Naunov, regjisor i ngjarjes është Dejan Proshev.
Në të njëjtën kohë, në holl është ngritur ekspozitë nga arkivi i pasur i Operës dhe Baletit Nacional, me titull “Puçini nëpërmjet historisë së OBN”.
Si institucion, ne kemi përgjegjësinë për të kultivuar artin dhe për t’ua përcjellë atë brezave të ardhshëm. Jemi të përkushtuar për të pasuruar skenën kulturore të vendit nëpërmjet repertorit dhe ngjarjeve të përshtatura për të gjitha moshat.
Kjo ngjarje përfaqëson kulmin e ofertës sonë kulturore vjetore dhe mundësi për t’u shoqëruar me artistët dhe ekipin kreativ të Operës Nacionale në atmosferë të jashtëzakonshme.
Në Shqipëri gjenden dy liqenet më të rëndësishëm në Kontinentin e Vjetër. Kështu shkruan Francesca Masotti në një artikull të botuar në “Lonely Planet Italia”, në të cilin flitet për liqenet e Shkodrës dhe të Ohrit.
Për liqenin e Shkodrës thotë se është më i madhi në gadishullin Ballkanik, ndërsa ai i Ohrit më i vjetri në Evropë. Jo keq për një komb që ka përafërsisht madhësinë e Toskanës, thuhet në artikullin e “Lonely Planet Italia”.
Këto dy liqene dhe rrethinat e tyre nuk janë ende të prekura nga turizmi masiv, por turistët italianë tërhiqen nga plazhet si në kartolina përgjatë bregdetit dhe atmosfera e kryeqytetit Tiranë.
Nga viti 2022, organizatat italiane COSV dhe VIS kanë si objektiv të tyre vlerësimin e këtyre dy territoreve kufitare liqenore dhe promovimin e një modeli të ri turizmi që ka qëndrueshmërinë mjedisore dhe përfshirjen e komuniteteve lokale në qendër të tij. Një model turistik në kontrast të plotë me atë që ka karakterizuar rajone të tjera të vendit, veçanërisht ato bregdetare.
Ndër të tjera në këtë artikull fshati Lin në veri të Pogradecit konsiderohet një nga më magjepsësit në Ballkan. Aty ndodhet vendbanimi më i vjetër në Evropë, mbi 8 000-vjeçar. Këtë e vërtetuan rezultatet e gërmimeve të kryera prej mbi katër vitesh nga arkeologët shqiptarë dhe nga Universiteti i Bernës.
Një vend ku shenjtëria, historia dhe kultura, përfshirë gastronominë, janë të ndërthurura pazgjidhshmërisht. Mokra është një tjetër destinacion që rekomandohet të përfshihet patjetër në listën e udhëtimeve të turistëve.
Në këtë artikull vihet në dukje fakti që në muajt e ardhshëm, do të hapen katër shtigje të reja ecjeje midis Liqenit të Shkodrës dhe maleve, që do të jetë një mbështetje për zanatet e grave në fshatrat në periferi të Shkodrës dhe rritjen e promovimit turistik të plazheve në pjesën lindore të liqenit.
Këto janë të gjitha arsyet e mira për të planifikuar një udhëtim në Shqipëri vitin e ardhshëm./ KultPlus.com
Një portret i poetit francez Arthur Rimbaud i pikturuar nga poeti Paul Verlaine në formën e tij origjinale do të dalë në shtëpinë e ankandeve Drouot në Paris më 2 Dhjetor.
Piktura që përshkruan Rimbaud duke tymosur një llull është një nga imazhet më të njohura të poetit të shekullit të 17-të, i zgjedhur nga Verlaine për kopertinën e “Poezive të plota” të Rimbaud, por origjinali nuk ishte shfaqur kurrë në publik.
“Ky vizatim është veçanërisht i rëndësishëm sepse nuk është parë kurrë më parë. Kjo do të thotë se është hera e parë në 130 vjet që ne do të mund ta shikojmë atë personalisht. Megjithatë, ne tashmë e dimë për të sepse është riprodhuar vazhdimisht, sepse është një vizatim që Verlaine zgjodhi në 1895 për ta përdorur si kopertinë për Poezitë e Plota të Rimbaud -it.”
Shtëpia e ankandeve Tessier-Sarrou do të shesë të gjithë koleksionin Hugues Gall (hjugs gall) që zotëronte këtë vizatim. Vizatimi vlerësohet të shitet nga 100,000 deri në 200,000 Euro.
Dy poetët e njohur francezë, të cilët u takuan në vitin 1871, patën një marrëdhënie shumë të trazuar, me Verlaine që u përpoq të vriste Rimbaud./ KultPlus.com
Skena në stadiumin “Caja Magica” në Madrid të Spanjës, u shndërrua në një arenë magjike për talentet e rinj të Europës, dhe një nga yjet që u ngjit është edhe 12-vjeçarja shqiptare, Nikol Çabeli.
Në skenën e madhe në Madrid, ku performoi me këngën e saj “Vallëzoj”, Nikol përcolli mesazhin e fuqishëm të dashurisë ndaj natyrës dhe harmoninë e jetës.
Kryeministri Edi Rama ndau momente nga performanca e saj në “Eurovision Junior 2024”.
“Shkëlqen në skenën ndërkombëtare Shqipëria”, u shpreh Rama.
Nikol Çalebi performoi e treta, duke mbajtur kodin e votimit 03.
Këtë vit “Junior Eurovision 2024” po zhvillohet në stadiumin “Caja Magica” në Madrid të Spanjës, ku 17 të rinj të talentuar ndezin skenën me performancat dhe zërin e tyre./ KultPlus.com
Ndërsa presidenti i sapozgjedhur Donald Trump bëhet gati për të marrë detyrën, një proces i koordinuar me kujdes është duke u zhvilluar, për të transferuar pushtetin nga administrata që po largohet tek ajo e re. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Salem Solomon na sjell këndvështrimet e ekspertëve se si qeveria federale po përgatitet për këtë moment kyç në demokracinë amerikane.
Një transferim paqësor i pushtetit – një traditë e qëndrueshme, një premtim solemn dhe një komponent i rëndësishëm i demokracisë amerikane.
Pasi zgjidhet një president amerikan, ka një mori aktivitetesh përpara se ai të bëjë betimin.
Shtatëdhjetë e gjashtë ditë nga zgjedhjet deri në ditën e inaugurimit mund të tingëllojnë si kohë e mjaftueshme, por kalimi nga një administratë në tjetrën nuk është aspak i thjeshtë, thotë Michael Shurkin, i cili ka shërbyer në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe tani është drejtor i programeve globale në firmën “14 North Strategies”.
“Duam të sigurohemi që presidenti të ketë sukses. Pra, nëse ata duan të rishikojnë politikat, ne do t’i ndihmojmë ta bëjnë këtë duke u thënë ato që dimë dhe duke u shpjeguar se çfarë po ndodh“, thotë ai.
Presidenti i zgjedhur e merr zyrtarisht detyrën më 20 janar, por planifikimi duhet të fillojë shumë më herët, thotë Valerie Smith Boyd me Qendrën për Tranzicionin Presidencial.
“Është një detyrë jashtëzakonisht e madhe dhe gjëja e parë që organizata jonë bën është të nxisë kandidatët presidencialë që ta fillojnë procesin e planifikimit që në pranverën e vitit zgjedhor. Sigurisht që ata kanë një fokus të madh tek fitorja e zgjedhjeve, por gjithashtu duhet të krijojnë një organizatë të veçantë që konsideron se si të shqyrtojë qindra mijëra biografi për të përzgjedhur saktësisht njerëzit e duhur, për t’i shndërruar premtimet e tyre politike në veprime”, thotë zonja Boyd.
Plotësimi i posteve qeveritare nuk është punë e vogël. Shumë nga pozicionet kërkojnë konfirmimin e Senatit, ndërsa të tjerat duhet të kalojnë në procesin e certifikatës së sigurisë, duke krijuar kështu një periudhë delikate, thotë ekspertja Boyd.
“E shohim periudhën e tranzicionit si një periudhë delikate për vendin, sepse të emëruarit politikë, udhëheqësit e lartë po largohen nga administrata. Mund të ketë vonesa në futjen e njerëzve të rinj, dhe sigurisht që mund të krijojë disa sfida në komunikim, ose në kuptimin e rregullave dhe përgjegjësive”, thotë zonja Boyd.
Shtetet e Bashkuara kanë një traditë të gjatë të transferimit paqësor të pushtetit që i ka fillesat në vitin 1797, kur George Washington ia dorëzoi presidencën John Adamsit. Në themelet e një transferimi të suksesshëm të pushtetit, thotë zonja Boyd, është komunikimi i qartë dhe efektiv.
“Një transferim paqësor i pushtetit në rastin më të mirë, bëhet me dy ekipe, një që vjen dhe një që largohet. Ata ndajnë informacion dhe bashkëpunojnë nga afër për të mbrojtur vendin dhe botën nga rreziqet shumë serioze”, thotë ajo.
Zoti Shurkin thekson se, në fund të fundit, ruajtja e një demokracie të qetë është më e rëndësishme se kush i fiton zgjedhjet.
“Që një demokraci të funksionojë, të gjithë duhet, në një nivel të caktuar, të kuptojnë se për sa kohë që sistemi funksionon, sistemi është disi më i rëndësishëm se ata. Integriteti i sistemit është më i rëndësishëm se nëse kandidati juaj i preferuar i fitoi apo i humbi zgjedhjet. Dhe unë mendoj se kjo ka qenë historikisht një arsye e rëndësishme përse demokracia amerikane ka qenë kaq e qëndrueshme dhe kaq relativisht e suksesshme”, thotë eksperti Shurkin.
Ndërsa vendi përgatitet për inaugurimin e ardhshëm presidencial, procesi i transferimit të pushtetit risjell në vëmendje njerëzit që punojnë larg syve të opinionit publik, të cilët mundësojnë që demokracia të funksionojë./VOA/ KultPlus.com
Në vitet ’90, një organizatë ndërkombëtare,një nga ato që operonin në Kosovë në atë periudhë të trazuar, solli kondomë në Gjimnazin “Sami Frashëri” si pjesë e një programi për edukimin seksual.
Në atë kohë, koncepti i edukatës seksuale ishte ende një temë tabu në shumë sfera të shoqërisë kosovare, e sidomos në mjediset konservatore.
Shpërndarja e kondomëve në shkollë shkaktoi reagime të ashpra, sidomos kur një vajzë nga një familje patriarkale u zbulua nga prindërit se kishte marrë një kondom. Situata u përkeqësua, dhe familja reagoi me zemërim ndaj shkollës, duke kërkuar shpjegime dhe duke e parë këtë veprim si një provokim të rëndë ndaj vlerave tradicionale.
Ky episod është një nga tregimet e asaj kohe që kujtohet ende nga ata që ishin nxënës të Gjimnazit “Sami Frashëri”.
Sot, situata ka ndryshuar, por debati mbetet i ndezur. Me përfshirjen e një doracaku të ri për edukatën seksuale në shkollat tona, reagimet janë të ashpra nga një pjesë e shoqërisë dhe veçanërisht nga disa politikanë të opozitës, të cilët e shohin këtë si një çështje morale dhe kulturore. Disa prej tyre kanë ngritur edhe kallëzim penal ndaj Ministres së Arsimit, duke e konsideruar këtë material si provokim ndaj normave shoqërore.
Në rrjetet sociale, të ashtuquajturit “rojtarë të moralit” shpërndajnë opinione të forta, dhe debate të ethshme përshkojnë platformat digjitale, duke e bërë çështjen më të dukshme dhe më të diskutuar se asnjëherë më parë.
Historikisht, edukata seksuale ka pasur një trajektore të ndryshme në vende të ndryshme të botës. Për herë të parë, lëndët e edukatës seksuale u futën në shkollat publike në Suedi, në vitin 1955, me qëllim që të ofronin një qasje të bazuar në shkencë për çështjet e seksualitetit dhe shëndetit riprodhues. Më vonë, shumë vende të tjera ndoqën këtë shembull, duke e përfshirë edukatën seksuale si pjesë të kurrikulave të shkollave.
Në shoqëritë tradicionale si ajo shqiptare, në Kosovë po edhe në Shqipëri, dija dhe përgatitja për martesë ishte kryesisht përgjegjësi e familjes, dhe nuk trajtohej hapur në shkollë. Djaloshi, po ashtu edhe vajza, përgatiteshin për natën e parë të martesës, një proces që ndodhte brenda mureve të familjes dhe në përputhje me zakonet e trashëguara.
Edhe sot e kësaj dite, në disa vende të botës, edukata seksuale është ende një temë tabu, dhe përfshirja e saj në sistemin arsimor vazhdon të hasë në rezistencë. Në mjediset moderne dhe digjitale të sotme, ku informacionet janë të qasshme lehtësisht përmes rrjeteve sociale dhe internetit, debati për edukatën seksuale në shkolla nuk është thjesht një çështje përmbajtjeje, por edhe një reflektim i përplasjes së vlerave tradicionale me botën moderne dhe qasjen ndaj të drejtave dhe shëndetit seksual të të rinjve./ KultPlus.com
Tifozët e Shqipërisë, kanë nisur marshimin e tyre drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku do të luhet ndeshja ndaj Çekisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Me këngë, flamuj dhe flakadanë të shumtë, tifozët kanë ndezur atmosferën pak orë para ndeshjes.
Në numër të madh, tifozët po marshojnë të organizuar drejt stadiumit. Spektakli në tribuna është i garantuar, kjo edhe për shkak se janë shitur të gjitha biletat.
Ndeshja Shqipëri-Çeki, do të transmetohet në Tv Klan, duke nisur nga ora 20:45./ KultPlus.com
Ludvig van Bethoven, një nga kompozitorët më të njohur të të gjitha kohërave, përveç simfonive legjendare, njihet – të paktën nga të pasionuarit e krijimtarisë së shkruar – edhe për letrat e dashurisë.
Bethoven nuk u martua kurrë, por në fillim të të 40-ave ai u dashurua marrëzisht pas një gruaje misterioze, e cila edhe sot njihet me termin “e dashura e pavdekshme”, me të cilin kompozitori i njohur i drejtohej në letrat e tij.
Libra të tërë janë shkruar me supozime për identitetin e kësaj gruaje dhe shumë historianë besojnë se bëhet fjalë për Antonie Brentano, një aristokrate vjeneze e martuar me një biznesmen nga Frankfurti.
Të përfshira në 50 letrat më të bukura të dashurisë, ashtu si edhe muzika e tij, këto letra mbeten kryevepra të një gjeniu romantik.
E diel, 5 korrik 1812
“Engjëlli im, vetja ime… A mund të ekzistojë dashuria jonë pa sakrifica, pa kërkuar asgjë nga njëri-tjetri? A mund ta ndryshosh faktin që nuk je plotësisht e imja dhe nuk jam plotësisht i yti? I dashur Zot, shikoje natyrën me gjithë bukurinë e saj dhe vendosi gjërat ku duhet të jenë.
Dashuria i kërkon të gjitha dhe me të drejtë. Sa shumë gjëra dua të të them! Por ka momente kur kuptoj se fjalët janë të papërshtatshme për ty. Ji e gëzuar dhe ji gjithmonë e imja, e dashura ime e vetme, gjithçkaja ime, ashtu sikurse unë jam i yti. Zoti do të na dërgojë gjithçka tjetër.
I yti, Ludvig”.
E hënë, 6 korrik
“Çfarë jete kjo tani, pa ty! Sado e madhe të jetë dashuria jote për mua, ajo që ndiej për ty është akoma më e madhe. Zot i madh! Sa afër! Sa larg! A nuk është dashuria jonë e lidhur në parajsë?”
Mëngjesi i 7 korrikut
“Edhe pse jam në shtrat, mendja më shkon te ti, e dashura ime e pavdekshme! Ji e qetë, më duaj. Sot, dje, sa lot të derdhur për ty, ty, jeta ime, gjithçkaja ime…! Oh, vazhdo të më duash, mos e gjyko keq zemrën besnike të të dashurit tënd! Përjetësisht i yti. Përjetësisht e imja. Përjetësisht tanët”./ KultPlus.com
Në Vushtrri nisën sot Lojërat Parasportive të Kosovës të organizuara nga Komiteti Paralimpik i Kosovës (KPK). Këto gara të nivelit vendor u konsideruan si maratonë e mundësive për personat me aftësi të kufizuara.
“Kjo ditë simbolizon shumë më tepër sesa një garë sportive. Është një dëshmi e forcës, kurajos dhe shpirtit të pathyeshëm të paraatletëve tanë, të cilët na frymëzojnë çdo ditë me përkushtimin dhe talentin e tyre të jashtëzakonshëm”, theksoi Njomza Emini në fjalën e saj hyrëse. Ajo falënderoi të gjithë ata që punuan dhe kontributojnë në vazhdimësi për lëvizjen paralimpike.
Për rëndësinë e lojërave dhe punën e KPK-së foli edhe komandanti i KFOR-it për Kosovë, Enrico Barudani. “E di që fjala kyçe e Komitetit Paralimpik të Kosovës është gjithëpërfshirja. Ajo nënkupton kohezion dhe unitet. Uniteti dhe kohezioni i njejtë janë të mishëruara edhe në misionin e KFOR-it të Kosovës, të cilin unë e komandoj” tha Barudani, teksa përgëzoi Komitetin për organizimin.
Ndërsa, drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari tha se ky institucion me mburrje vazhdon të përkrah aktivitetet e Komitetit Paralimpik, edhe për vetë faktin që parasportistët janë pjesë vitale e shoqërisë dhe të barabartë në secilën fushë.
Të pranishmëve në këtë ngjarje iu drejtua edhe “djali i historisë”, Grevist Bytyqi. Si pionier i Kosovës në Lojërat Paralimpike Botërore, Grevisti shprehu falënderimin e tij për KPK-në, ndërkaq shprehu optimizmin e tij që në të ardhmen do t’i sigurojë Kosovës një medalje paralimpike.
Për rëndësinë e lojërave dhe qëndrueshmërinë e lëvizjes paralimpike në Kosovë foli edhe Zoran Mitrevski nga Misioni i OSBE-së në Kosovë. Ai vlerësoi lartë punën dhe përkushtimi ne KPK-së për avancimin e parasportit në vend.
Para nisjes së lojërave u bë edhe nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet KFOR-it dhe KPK-së, për dhurimin e një karroce paraatletike Wolturnus, si donacion i misionit të KFOR-it për paraatletët në Kosovë.
Për dy ditë me radhë, parasportistët do të zhvillojnë gara në disiplina si vrapimi me karrocë, golballi për të verbër, xhudo, basketbolli në karroca, volejboll të ulur, tenis me karroca dhe paraboqa.
Lojërat Parasportive të Kosovës janë ngjarje që organizohen nga Komiteti Paralimpik i Kosoës, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të partnerëve të tjerë./ KultPlus.com
Në ambientet e KultPlus Caffe Gallery sot është promovuar libri i 17-të i autorit Martin Çuni, “Mrikë, Jeta ime”, në të cilin janë të përmbledhura letrat e autorit drejtuar bashkëshortes dhe fëmijëve të tij nga burgu i Prishtinës, Prokupjes dhe Nishit.
Autori Çuni ka qenë nëpër burgje për plotë nëntë vjet, dhe vetëm gjatë tre viteve të fundit i është lejuar lapsi dhe letra. Këto letra të shkëmbyera me familjen e tij autori ka arritur t’i fshihte në parkun e oborrit në pavijonin e lirë të burgut të Nishit, pranë një lisi, të futura në një enë plastike në dhe, e të cilat me një vendim të guximshëm autori arriti t’i tërhiqte natën, tre muaj pas lirimit.
Kjo vepër është cilësuar si e goditur, botimi i së cilës ka qenë borxh ndaj gruas shqiptare, që shpeshherë në histori ka qenë heroinë e heshtur e popullit shqiptar, duke qenë e përvuajtur por gjithmonë besnike në kohëra të vështira ndaj burrave të tyre dhe popullit shqiptar.
Moderuesja Vera Pelaj ka hapur ngjarjen e cila pati shumë të pranishëm, ku edhe dha një prezanitim të shkurtër të librit.
“Nga ata tri vite, rezultati është edhe libri që po përurohet sot, që bashkangjitur ka edhe faksimilet e atyre letrave, të cilat me guxim dhe shumë urtësi, arriti t’i nxjerr nga dheu ku i kishte fshehur”, ka thënë moderuesja Vera.
Ndërsa, recenzentja Shukrije Gashi ka thënë se kapitujt e librit, të ndarë në katër pjesë, paraqesin një mozaik të fortë për dashurinë dhe lidhjen mes çiftit, ku Mrika është simbol i forcës dhe besnikërisë së grave shqiptare.
“Ky libër përmban një letërkëmbim kurrë të hasur më parë në letrat shqipe, të një dashurie kulminante mbrumur me binomin e dyzuar ndaj njeriut dhe atdheut, të ndjerë mes autorit dhe gruas së tij, që eksploron thelbin e përvojës njerëzore, veçanërisht në kontekstin e rrethanave të skëterrës së burgut” ka thënë Gashi, duke treguar më tuje përmbajtjen e letrave të librit.
“Letrat të mbushura me dashuri dhe mall tregojnë një histori që shpreh fuqishëm ndjenjat e autorit për gruan e tij, përballë distancës së largët fizike dhe gjeografike. Ai e inkurajon atë të gjej lirinë e saj, por ajo e zhytur në dashurinë e çiltër ndaj njeriut të dashur, i mbetet besnike atij, pavarësisht vuajtjeve dhe sëmundjes së rëndë me vite, që ajo kalon si grua e një të burgosuri politik, të kohëve të thyerjeve më të rënda politike të viteve të 80-ta”, ka thënë ajo.
Recenzentja Gashi më tej ka thënë se ky krijim artistik në formën më sublime shpërfaqë dashurinë e tyre, përmes sakrificave dhe angazhimit të thellë të gruas për familjen dhe atdheun.
“Në letrën e tij të fundit, autori shpreh vuajtjet e tij dhe dëshirë për t’u lidhur me gruan dhe fëmijët duke theksuar se jeta e tij është e boshatisur pa ta. Ai shpreson se do të vijë një ditë kur do të jenë së bashku, duke festuar dashurinë e tyre përmes kujtimeve dhe ëndrrave”, ka thënë Gashi.
Kurse, panelisti Ali Berisha ka thënë se në letrat e shtypura, krahas atyre të shkruara me dorë janë dhënën kujdesshëm me një gjuhë të rrjedhshme edhe visaret popullore, duke e ngritur librin edhe në nivel të lartë artistik.
“Martini Mrikën e quan herë-e nderuar, e herë e dashur, ndërsa i nënshkruan letrat me “I juaji Martini” dhe “I yti Martini”. Kur i drejtohet me “e nderuara” Martini sikur e shtyen Mrikën të veproj drejt një jete që do t’i ofronte lumturi më të madhe, ndërsa kur i drejtohet “e dashura”, e ndjenë ta ketë pranë, ta dojë e ta adhurojë. Me thënien “I juaji Martini” kuptojmë se bëhet fjalë për tërë familjen, ndërsa me “I yti Martini” është vetëm i saj dhe për të shkruan edhe vargje”, ka thënë Berisha.
Recenzenti Berisha më tej ka ndarë edhe copëza origjinale të letrave të cilat gjenden në libër.
“Martini shpesh letrat i shkruan me humor si në letrën e 11. 12. 1985, kur e pyet Mrikën nëse e kishin thirrur dajtë në dasmë. Po të më kishte thirrë, nuk e kisha lënë pa ardhur. Sikur të mos kishte qenë i mbyllur në shtatë dryna. Nganjëherë letrën e thur në mënyrë poetike “Ja që vitet ppo shkojnë si uji i turbullt i lumenjve të rrëmbyer… pastaj- ta them të vërtetën, kam një zbrazëtirë për ty se nu je mirë me shëndet, e po të mos ishte ajo, tash e tutje do të më bëhej zemra mal. E ku të mos më bëhet, kur Agroni sivjet bëhet shkollar, e pastaj fillon edhe Teuta”.
Ai më tej ka thënë se Martinit i lumtë penda e guximi, sepse pa pasur guxim letrat do të kalbeshin në burg e nuk do të ishte ky libër.
Më tej, mbesa simpatike e autorit Martin Çuni, Bjeshka Çuni, i ka recituar me plotë emocion dy poezi të gjyshit të tij.
Ndërsa autori Martin Çuni i ka falënderuar të gjithë miqtë e tij të cilët ishin të shumtë në këtë promovim me një fjalim të shkurtër dhe më pas i prezantoi edhe disa barcoleta me të cilat i bëri të qeshnin të gjithë.
Një fjalë rasti e mori edhe miku i tij, Avni Dehari i cili e çmoi shumë librin e sapo botuar, e i cili sipas tij në mënyrë të veçantë paraqet moralin, qëndresën, e dinjitetin e gruas shqiptare.
“Nga fjalët që i dëgjova, kuptoj se kemi të bëjmë me një libër shumë të rëndësishëm për arsye se letrat të cilat janë të përfshira dalin nga burgu, ku pjesa më e madhe e të rinjve shqiptarë kanë kaluar pjesën më të mirë të jetës së tyre. Por, që ta marr fjalën më provokoi Titulli i librit “Mrikë, Jeta ime”. Ata që nuk do ta lexonin librin do të mendonin që ka të bëj me dy të rinj, ku i dashuri i drejtohet të dashurës, që është shumë normale me fjalët “jeta ime”. Këtu me fjalët që dëgjova, erdha në përfundim se përpos dashurisë që shpreh Martini më shumë shpreh respektin për moralin, qëndresën, dinjitetin e saj. Dhe nga ky libër sikur del porosia për të gjithë ata që merren me shkrime letrare konkretisht me poezi që për besnikërinë e gruas dhe për nderin e saj të mos të shkojnë në antikë te Penelopa, por le t’u drejtohen bashkëshorteve të burrave tanë që kanë kaluar jetën nëpër burgje”, ka përfunduar Dehari.
Martin Çuni ka lindur në Ujz të Hasit më 1948, dhe është rritur në Keqekollë të Gallapit të Prishtinës. Ai ka punuar në redaksinë për fëmijë në RadioPrishtinë. Gjithashtu, ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./ KultPlus.com
Në kuadër të “Muaji i Puçinit”, opera “Madame Butterfly” nga Xhakomo Puçini do të shfaqet në skenën e Operës dhe të Baletit Nacional më 16 nëntor, duke filluar nga ora 20:00.
Dirigjent i shfaqjes është i ftuari nga Greqia, Miron Mikhailidis, regjia është e Aleksandar Tekelievit nga Bullgaria, skenografia është e Zhivojin Trajanoviqit, ndërsa kostumografia është e Lira Grabulit, mjeshtër-koncerti është Kliment Todoroski, mjeshtre e korit: Jasmina Gjorgjeska, Gjurgica Dashiq.
E ftuara nga Japonia Hiroko Morita do të performojë në rolin titullar, Gjorgji Cucovski do të performojë në rolin e Pinkertonit, Florin Estefan nga Rumania do të performojë në rolin e Sharplesit, në rolet e tjera: Marika Popoviq, Dejan Stoev, Neven Siljanovski, Jane Dunimagloski, Sonja Pendovska Madevska, Valentina Dimitrievska, Oleg Cucovski, Nikolla Stojçeski, Marko Gapo, Aleksandar Tarabunov, Ognen Zdravkovski të shoqëruar nga kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.
“Nëse nuk jam i prekur, nëse libreti nuk më prek zemrën… atëherë nuk është për mua” Puçini e dinte saktësisht se çfarë po kërkonte në një libret opere, dhe faktin që përralla e “fluturës” japoneze delikate e ka prekur thellë atë, pasqyrohet në çdo notë nga partitura e operës së tij të famshme./ KultPlus.com
Komuna e Prishtinës ka vendosur pllakën përkujtimore të dëshmorit Ismet Krasniqi, i rënë në demonstratat e vitit 1989 në Prishtinë. Me këtë rast u vlerësua vepra dhe sakrifica e tij për liri.
Ndryshe Ismet Sahit Krasniqi lindi më 16 nëntor të vitit 1959 në Grashticë të Malësisë së Gallapit të Komunës së Prishtinës.
Më 27 mars 1989 Ismeti ishte në krye të organizimit të një demonstrate, me ç’rast duke qëndruar në rend të parë, në një “dyluftim” me forcat e atëhershme jugosllave, të cilat ishin të armatosura bie heroikisht në fushën e nderit afër Xhamisë së Llapit në Prishtinë.
Sot në Tiranë janë shpallur fituesit e panairit të librit për vitin 2024, në të cilin panair autori Enkel Demi është shpallur autori më i mirë i vitit me veprën ‘I rënë nga qielli”, shkruan KultPlus. Një çmim tjetër e ka fituar edhe Milena Selimi për përkthimin më të mirë të librit “Kohë strhimi”, të autorit Georgi Gospodinov.
“Vepra më e Mirë Studimore” i është dhënë Viola Isufajt për veprën e Zef Zorbës “Baladë dritash për Zorbën”., kurse çmimin për “Veprën Ekonimike” e ka fituar Anastas Angjeli.
Në një prononcim për media Petrit Ymeri, kryetari i shoqatës së botuesve shqiptarë ka thënë se gjatë ditëve të panairit ka pasur fluks të madh vizitorësh të të gjitha moshave.
“Që nga dita e parë, për panairin e librit ka pasur interesim shumë të madh nga lexuesit. Kjo mendoj që është nga përgatitjet tona, nga informimi që iu kemi bërë lexuesve në të gjitha format e mundshme, dhe nga puna që e ka bërë secila shtëpi botuese përmes postimeve në faqet e tyre në rrejtët sociale. Akoma pa filluar panairi ne kishim dhënë informacion të gjerë mbi atë së kush do të jetë, kush do të jenë librat e rinj, dhe autorët që do të ishin. Patëm një vërshim të informacioneve, saqë kjo padyshim pati rezultatet e veta, me një fluks të madh të të gjitha moshave”, ka thënë Ymeri.
Ai më tutje ka thënë se në 10-15 vitet e fundit letërsia shqiptare ka sjellë emra të rinjë krijuesish.
“Me kalimin e viteve kemi risi të reja, dukuri të reja, kemi edhe nivele të reja shkrimtarie dhe këta emra nuk janë të rinj tanimë, janë 45 apo 50 vjeçar këta autorë që janë quajtur të rinj deri tash. Këta po dominojnë tregun. Janë të këruar në treg si puna e Enkel Demit që fitoi sot, apo Ben Blushit etj. Kemi edhe një brez përkthyesish shumë të mirë që e përballlojnë çdo lloj sfide, çdo lloj cilësie apo niveli”, ka thënë Ymeri./ KultPlus.com
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot momente nga shtegtimi baritor që nis nga malet e Gramozit ku moti po bëhet më i egër për të zbritur drejt kullotave të Konispolit si ofrueset e një dimërimi më të butë për bagëtitë.
“Këto janë pamjet e mrekullueshme të trans’humancës ose shtegtimit baritor traditë që ruhet prej shekujsh, e përfshirë në trashëgiminë botërore nga UNESCO”, tha Kumbaro.
Ministrja Kumbaro u shpreh se “shtegtimi e pati ndalesën këtë fundjavë në Petran të Përmetit, fshatit buzë Vjosës sipas intinerarit 15-ditor të përcaktuar, duke ua bërë çobanëve udhëtimin më të lehtë, ama edhe si një atraksion për turistët e natyrës të cilët pikëtakohen me traditën dhe shpirtin e njerëzve të këtyre anëve”.
Trans’humanca është një rit antik në Shqipëri dhe lidhet me një lloj lëvizje sezonale të bagëtive midis kullotave fikse verore dhe dimërore.
Kjo ndodh në rajonet malore (transhumanca vertikale), nënkupton lëvizjen ndërmjet kullotave më të larta në verë dhe luginave më të ulëta në dimër.
Kjo dukuri në Shqipëri është e mbrojtur nga UNESCO që nga dhjetori 2023, ashtu si Xhubleta, një tjetër pasuri e mbrojtur në vitin 2022.
Donald Trump zhvilloi takimin e parë me një lider të huaj që nga fitorja në zgjedhjet presidenciale.
Ai tha se ishte një “nder” takimi me presidentin e Argjentinës, Javier Milei në Florida përpara një samiti konservator të investimeve.
Në një takim në resortin Mar-a-Lago të Trumpit, Milei përgëzoi presidentin e zgjedhur dhe tha se kjo dëshmoi “se forcat e qiellit ishin në anën e tyre”.
Ai lavdëroi gjithashtu Elon Musk, biznesmenin miliarder që do të drejtojë Departamentin e ri të Efiçencës së qeverisë së Trumpit, duke pretenduar se platforma e tij X po ndihmonte “për të shpëtuar njerëzimin”, sipas BBC.
Presidenti i Argjentinës u takua për herë të parë me Trumpin në CPAC në shkurt – ku ai nxitoi në prapaskenë ta përqafonte dhe të bënte foto me presidentin amerikan.
“Puna që keni bërë është e pabesueshme. Bëni Argjentinën të Madhe përsëri”, tha Trump.
Mediat argjentinase raportuan më parë se Milei do të kërkonte një marrëveshje të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara sapo Trump të merrte detyrën.
Biletat për Samitin e Investitorëve CPAC kushtojnë deri në 25,000 dollarë.
CPAC pretendon të jetë mbledhja më e madhe vjetore e konservatorëve në SHBA dhe e përshkruan veten si organizata më e vjetër konservatore në vend – me një mision për të “ruajtur dhe mbrojtur vlerat e jetës, lirisë dhe pronës për çdo amerikan”./ Top Channel/ KultPlus.com
Në Shqipëri gjenden dy liqenet më të rëndësishme në Kontinentin e Vjetër, shkruan Francesca Masotti në një artikull të botuar në “Lonely Planet Italia”.
Janë liqenet e Shkodrës dhe të Ohrit.
I pari është më i madhi në gadishullin Ballkanik, ndërsa i dyti është liqeni më i vjetër në Evropë.
Jo keq për një komb që ka përafërsisht madhësinë e Toskanës.
Këto dy liqene dhe rrethinat e tyre nuk janë ende të prekura nga turizmi masiv.
Turistët italianë tërhiqen nga plazhet si në kartolina përgjatë bregdetit dhe atmosfera e kryeqytetit Tiranë.
Nga viti 2022, organizatat italiane COSV dhe VIS kanë si objektiv të tyre vlerësimin e këtyre dy territoreve kufitare liqenore dhe promovimin e një modeli të ri turizmi që ka qëndrueshmërinë mjedisore dhe përfshirjen e komuniteteve lokale në qendër të tij.
Fjala kyçe: Turizëm i qëndrueshëm
Një model turistik në kontrast të plotë me atë që ka karakterizuar rajone të tjera të vendit, veçanërisht ato bregdetare.
“Duke pasur parasysh veçantinë e dy liqeneve dhe rëndësinë e tyre në nivel mjedisor dhe kulturor, vendosëm të nxisim turizmin e përgjegjshëm – që respekton si ekosistemet natyrore ashtu edhe popullatat që jetojnë në zonat e lidhura me to”, tha Jonida Shano zyrtare e Projektit të COSV Albania.
Për këtë qëllim lindi projekti “Liqenet e Shqipërisë”, i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim për Zhvillim dhe zbatuar nga OJQ COSV Albania me OJQ VIS.
Kjo e fundit është një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 1986 që merret me bashkëpunimin për zhvillim dhe solidaritetin ndërkombëtar dhe promovon rritjen e ndërgjegjësimit, edukimin dhe aktivitetet e qytetarisë globale.
COSV, nga ana tjetër, është një shoqatë vullnetare jofitimprurëse e themeluar në vitin 1968 me misionin e nxitjes së kulturës së bashkëpunimit midis popujve dhe luftimit të pabarazive.
Liqenet e Shqipërisë, vendet kufitare dhe biodiversiteti
Projekti “Liqenet e Shqipërisë” u krijua për të promovuar territorin e liqeneve të Shkodrës dhe Ohrit dhe për të forcuar masat aktive të ruajtjes së dy habitateve – duke përfshirë komunitetet lokale në menaxhimin e burimeve mjedisore dhe duke nxitur zhvillimin e aktiviteteve ekonomike të lidhura me turizmin e qëndrueshëm – nëpërmjet përmirësimit të qeverisjes territoriale dhe përfshirjes më të madhe të punësimit të grave dhe të rinjve.
Falë sinergjisë mes dy organizatave italiane, në partneritet me organizata shqiptare dhe italiane – si Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Shoqata Italiane e Turizmit të Përgjegjshëm, Diesis Network, Kallipolis, Studioazue, dhe fondacionet Shqiptare Besa Capital dhe Partneriteti për Zhvillim – janë maksimizuar përvojat në fushën e zhvillimit rural dhe turizmit të qëndrueshëm – të cilat dallojnë dy realitetet e përfshira, gjeografikisht të largëta, por të bashkuara nga kombinimi liqen-mal në nivel morfologjik.
Misioni: Përfshirja e vendasve
Duke nxitur komunitetet lokale që të bëhen protagonistë të rajonit, u krijuan dy Grupe Lokale të Veprimit (GLV), dy rrjete lokale heterogjene ndërmjet aktorëve nga të dy zonat.
Ky lloj animacioni ka bërë që në dy vitet e fundit të organizohen udhëtime studimore, shkëmbime përvojash dhe takimesh ndërmjet agjentëve lokalë të zhvillimit të dy territoreve të përfshira – duke nënvizuar rëndësinë e marrëdhënies ndërmjet komuniteteve, institucioneve dhe punës dhe të një “ure” që lehtëson dialogun.
Autoritetet lokale janë figura të reja në botën e turizmit që luajnë rolin e lehtësuesve dhe përkthyesve midis territorit, institucioneve publike, shoqërisë civile dhe aktiviteteve ekonomike.
“Kjo përfshiu gjithashtu krijimin e ngjarjeve në zonë që kontribuan në promovimin e një modeli të qëndrueshëm të turizmit – si dhe ndërgjegjësimin e dy trevave shqiptare që janë ende jashtë radarit dhe përcjellin tradita të rëndësishme vendase”, shtoi Shano.
Mbretëria e natyrës, spiritualiteti dhe ushqimi i mirë
Në bashkëpunim me Bashkinë dhe Qendrën Multifunksionale të Pogradecit, qyteti kryesor shqiptar në liqenin e Ohrit, këtë verë COSV Albania organizoi dhe zbatoi një aktivitet 5-ditor me sloganin “The Unesco Days United4 Heritage”.
Aktivitete, takime dhe panele që përfshinë vendas dhe të huaj në rizbulimin e këtij lokacioni alternativ shqiptar, por një nga më magjepsësit në Ballkan.
Mjafton të themi se në fshatin Lin, në veri të Pogradecit, ndodhet vendbanimi më i vjetër në Evropë, mbi 8 000-vjeçar.
Nuk e themi ne, por e vërtetuan rezultatet e gërmimeve të kryera prej mbi katër vitesh nga arkeologët shqiptarë dhe nga Universiteti i Bernës.
Një vend ku shenjtëria, historia dhe kultura, përfshirë gastronominë, janë të ndërthurura pazgjidhshmërisht.
Prej pesë vitesh, Mokra n’Fest ka qenë eventi promovues i këtij territori unik.
Mokra njihet edhe si kryeqyteti i mbretërisë së parë Ilire, siç dëshmohet nga pesë varret monumentale të Selcës, në kodrën e Gradishtës, në gjysmë të rrugës midis Pogradecit dhe Linit.
Një vend që duhet përfshirë me patjetër në listën tuaj të udhëtimeve!
Mes liqenit dhe maleve
Në veri, Syri i Sheganit është një burim karstik fotogjenik në zonën veriore të liqenit të Shkodrës – ku VIS në bashkëpunim me njësinë administrative Kastrat dhe grupin e peshkatarëve vendas – në dy vitet e fundit ka organizuar Festivalin e Peshkut me degustime të produkteve vendase – përfshirë djathin mishavin, ekskursione mes barishteve mesdhetare, bimëve të mjaltit, shelgjeve dhe bambusë, si dhe xhiro në liqen me varkat tradicionale të verdha, të shoqëruar nga peshkatarë vendas.
Në Malësinë e Madhe, së fundmi u përurua Muzeu Etnografik, për të promovuar traditat dhe zakonet e Shqipërisë së Veriut – në veçanti xhubletën, fundin e përdorur nga gratë malësore, një vend i trashëgimisë së UNESCO-s.
Ndërhyrje të tjera të rëndësishme janë planifikuar në muajt e ardhshëm – duke përfshirë hapjen e katër shtigjeve të reja ecjeje midis Liqenit të Shkodrës dhe maleve – mbështetje për zanatet e grave në fshatrat në periferi të Shkodrës – dhe rritjen e promovimit turistik të plazheve në pjesën lindore të liqenit.
Këto janë të gjitha arsyet e mira për të planifikuar një udhëtim në Shqipëri vitin e ardhshëm./atsh/ KultPlus.com
Minoru Yoshioka (1919-1990), një ndër poetët më të mëdhenj të modernizmit të vonë japonez, ka botuar nëntë përmbledhje me poezi mes viteve 1955–1984
ISHULLI
Nga Yoshioka Minoru
Duke zbritur në ishull njeriu zbulon në
qoshet e gurëve fragmente të ndryshme të mëdha të
eshtrave të kafshëve dhe peshqve që dielli që rrotullohet i ka
nxirë kontraksione të një koke të zezë të oktapodit Sytë
e njeriut gradualisht ngrihen drejt horizontit një margjinë
ku nxjerrë kokën një hënë këndore Përpiqet të harrojë Tash
me luciditet të skajshëm një vezë e zogut të detit po ankoron
Pse dikush mundet ndonjëherë të dëgjojë në momente të tilla
Është koha kur harqet e pagjumë marrin formë Njeriu
shtrihet sa gjer gjatë dhe duart e tij të gjera dhe këmbët
lëvizin ngeshëm në atë kohë prej skajit të saj
më të ulët zona e ishullti nis të kontraktohet Kjo
mund të jetë foleja e perëndimit të diellit të nesërm Për hir
të iluzionit zogj që kurrë s’do të nisen fluturim veza
është zmadhuar në brinjën e njeriut Në gjithë
këtë sipërfaqe të zbardhuar egërsisht nga drita njeriu nuk mund
të gjejë askund shenja të thonjve të popujve aventurierë
Ai nuk e zgjodhi këtë Atlas Nga mitra
e hajthme ky njeriu e nxjerr me forcë një zë të vockël dhe gjak
Të veçuara prej tij nga ana tjetër valët
dimërore vazhdojnë të shkasin
***
‘Ishulli’ i Yoshioka Minorus: një interpretim
Nga Denis Keene
Poezitë e Yoshioka Minorus nuk janë më pak të zorshme në origjinal se sa në versionet në gjuhët e tjera, prandaj nevoja që të pajisen me shpjegime është e diskutueshme. […]
Poezia nuk orvatet të rikrijojë materien e vërtetë të përvojës, por e ka të njëjtën marrëdhënie me realitetin jetësor ashtu si e ka një pikturë e Pikasos. Në të vërtetë, poezia mbahet bashkë nga format e saj gjeometrike, sado që vazhdon të ndërfusë copëza të një realiteti të zhveshur. Me gjasë çka u jep poezive të tij jetën e tyre të veçantë është mënyra se si një botë fantastike dhe në dukje abstrakte përherë krijon përshtypjen se po flitet për realitete personale. […]
Duke zbritur në ishull njeriu zbulon në
qoshet e gurëve fragmente të ndryshme të mëdha të
eshtrave të kafshëve dhe peshqve që dielli që rrotullohet i ka
nxirë kontraksione të një koke të zezë të oktapodit
Kjo hyrje tingëllon thua se bëhet fjalë për një ishull të vërtetë me mbitone alegorike, por përshtypja largohet shumë shpejt nga fraza finale. Mund të thuhet se poezia e vërtetë fillon nga «kontraksione të një koke të zezë të oktapodit», se kjo frazë çon para e mbrapa në një mënyrë që e çrregullon lëvizjen pothuajse racionale të fillimit, duke çuar te sekuenca vijuese anti-logjike:
Sytë e njeriut gradualisht ngrihen drejt horizontit një margjinë
ku nxjerrë kokën një hënë këndore Përpiqet të harrojë Tash
me luciditet të skajshëm një vezë e zogut të detit po ankoron
Në gramatikën e origjinalit fraza «kontraksione të një koke të zezë të oktapodit», qëndron e veçuar, ashtu si edhe në përkthim, dhe po u lexua si imazh i diellit, ose si diçka e pavarur që e ndriçon dielli, ose si një imazh i syve të njeriut, është çështje e hapur, duke qenë se poezia na siguron se çështja mbetet e hapur. Një sekuencë imazhesh është krijuar, por asnjëra prej tyre nuk ka fuqi interpretuese më të madhe se të tjerat. Ajo që ne kemi është një formë rrethore që rrotullohet dhe kontraktohet në imazhe të shumëllojta. Atëherë shohim se ishulli lidhet me këtë, një rreth i prerë nga ajo që e rrethon. Njëri prej atyre rrathëve, sytë e burrit, kapet në lëvizjen e tij nga vija e drejtë e horizontit (limiti i kureshtjes njerëzore, siç e ka quajtur Baudelaire), nga e cila shfaqet një hënë këndore (hëna si rreth i paplotë, i cunguar). Kjo pritje e plotënisë atëherë është përherë e nënkuptueshme dhe shndërrohet në vezë zogu (ideogramet për ishullin dhe zogun janë bukur të ngjashme dhe këtu kemi një mbivendosje imazhesh që përkthimi nuk mund t’i shfaqë).
Pse dikush mundet ndonjëherë të dëgjojë në momente të tilla
Është koha kur harqet e pagjumë marrin formë Njeriu
shtrihet sa gjer gjatë dhe duart e tij të gjera dhe këmbët
lëvizin ngeshëm në atë kohë prej skajit të saj
më të ulët zona e ishullti nis të kontraktohet Kjo
mund të jetë foleja e perëndimit të diellit të nesërm Për hir
të iluzionit zogj që kurrë s’do të nisen fluturim veza
është zmadhuar në brinjën e njeriut Në gjithë
këtë sipërfaqe të zbardhuar egërsisht nga drita njeriu nuk mund
të gjejë askund shenja të thonjve të popujve aventurierë
Poezia tash bëhet një studim i marrëdhënies së njeriut me kohën, elementi në të cilin jeton dhe i përpjekjes së tij për ta kuptuar dhe për të shpëtuar prej saj. Në botën imazhiste të filmit muzika jep domethënien e veprimeve (Sarteri e lakmonte heroin e ekranit, ngase veprimi i tij më trivial performohet nga mizika dhe kështu shpëtohet nga paparashikueshmëria që e karakterizon jetën tonë të përditshme). Njeriu e ëndërron këtë domethënie dhe ato harqe të pagjuma (dielli, hëna, ishulli i vetes) marrin formë; prapë njeriu ëndërrimtar, duke qenë se ekziston dhe lëviz, nuk mund t’i japë kuptim të plotë qenies së vet përderisa ai vetë është pjesë e saj. Kështu ky ishull kontrakton, duke mos e mbushur gjithë qenien, dhe ai prapë mendon me terma të kohës, përmes kësaj hëne, kësaj vezë qenie në kohë, diellit të nesërm. Kjo fole e rrumbullakët është për zogjtë iluzorë që kurrë s’do të ngrihen në fluturim, veza, ose hëna, që bëhen shenja e përpjekjes njerëzore, se hëna duket e njollosur për shkak të shenjave të saj dhe mendimet tona në të vërtetë janë marrë me të. Por këto aventura mendore nuk kanë lënë shenja të vërteta në të (poezia ishte shkruar para daljes së hënës).
Ai nuk e zgjodhi këtë Atlas Nga mitra
e hajthme ky njeriu e nxjerr me forcë një zë të vockël dhe gjak
Të veçuara prej tij nga ana tjetër valët
dimërore vazhdojnë të shkasin
Gjithë këto forma të pastra nënkuptojnë vetmi, veçim (ishullim) nga deti dimëror që vazhdon të shkasë. Nga ky veçim poeti nxjerr një grumbull të vockël gjaku, zërin e tij, fjalët e tij. Kështu ai i ka krijuar këto forma, njëfarë jete, nga imazhet e vdekjes me të cilat fillon poezia. Nuk dua ta kërkoj asnjë status autoritativ për këtë interpretim, duke qenë se poezia nuk është e atij lloji që na lejon të flasim me autoritet rreth saj. Emfaza të tjera mund të jenë të mundshme dhe cilido lexues mund ta lexojë në një mënyrë tjetër në kohë të ndryshme. Sidoqoftë, mënyra se si funksionon poezia mbase është shfaqur përmes këtij interpretimi dhe poezitë e tij të tjera mund të lexohen po kaq në të njëjtnë mënyrë.
/Marrë nga ’Modern Japanese Prose Poem – An Anthology Of Six Poets’, Princeton University Press, 1980
Federata e Futbollit të Kosovës ka dënuar provokimet dhe sjelljet raciste të tifozëve rumunë.
Në komunikatën e tyre, FFK-ja bën të ditur se arsyeja e tërheqjes së kombëtares ishin thirrjet e vazhdueshme raciste dhe anti-Kosovë.
“Ndeshja u ndërpre për shkak të thirrjeve të vazhdueshme raciste dhe anti-Kosovë nga tifozët rumunë, të cilët përsëritën sjellje raciste dhe provokuese që dëmtojnë rëndë frymën e fair play-it, vlerat e futbollit dhe janë në kundërshtim të plotë me rregulloret dhe parimet e UEFA-s. Thirrjet si “Kosovo is Serbia” dhe “Serbia, Serbia”, fishkëllimat gjatë intonimit të himnit kombëtar të Kosovës, hedhja e gjësendeve të forta në stadium dhe veprime të tjera ofenduese e provokuese ishin të pranishme gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar një atmosferë të papranueshme dhe jo të sigurtë për lojtarët tanë”, thuhet në komunikatën e FFK-së.
FFK-ja ka njoftuar se për shkeljet ka raportuar tek delegati i ndeshjes dhe e ka nisur përgatitjen e ankesës së plotë për në UEFA.
Komunikata e plotë:
Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, një sulm ndaj vlerave të futbollit dhe dinjitetit të Kombëtares së Kosovës
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dënon ashpër provokimet dhe sjelljet raciste që ndodhën gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, në kuadër të UEFA Nations League. Ndeshja u ndërpre për shkak të thirrjeve të vazhdueshme raciste dhe anti-Kosovë nga tifozët rumunë, të cilët përsëritën sjellje raciste dhe provokuese që dëmtojnë rëndë frymën e fair play-it, vlerat e futbollit dhe janë në kundërshtim të plotë me rregulloret dhe parimet e UEFA-s.
Thirrjet si “Kosovo is Serbia” dhe “Serbia, Serbia”, fishkëllimat gjatë intonimit të himnit kombëtar të Kosovës, hedhja e gjësendeve të forta në stadium dhe veprime të tjera ofenduese e provokuese ishin të pranishme gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar një atmosferë të papranueshme dhe jo të sigurtë për lojtarët tanë.
FFK kishte paralajmëruar më shumë se dy herë me shkrim organet përkatëse të UEFA-s për mundësinë e veprimeve të tilla, një herë disa ditë para ndeshjes dhe më pas disa minuta përpara fillimit të saj. Përkundër këtyre paralajmërimeve, tifozët rumunë vazhduan me sjellje të papërgjegjshme dhe diskriminuese, duke detyruar Kombëtaren e Kosovës të lërë fushën për shkak të mungesës së sigurisë dhe dinjitetit.
Ndeshja, që deri në momentin e ndërprerjes kishte një performancë të shkëlqyer nga Kombëtarja e Kosovës dhe një rezultat 0:0, u përshkallëzua edhe më tej për shkak të refuzimit të tifozëve për të ndalur thirrjet e tyre raciste dhe provokuese. Pavarësisht përpjekjeve të trajnerit tonë, z. Foda, për të arritur që ndeshja të luhet dhe të eliminohen veprimet e tilla nga tifozët rumunë, prapëseprapë edhe gjatë ndërprerjes sjelljet raciste vazhduan. Në një situatë të tillë lojtarët zgjodhën me të drejtë të respektojnë rregulloret kundër racizmit të UEFA-s dhe të mbrojnë dinjitetin e shtetit të Kosovës, si një anëtar i barabartë i UEFA-s dhe FIFA-s.
Për më tepër, pas ndeshjes, një zyrtar rumun ndërhyri në konferencën për shtyp të Kombëtares së Kosovës, duke larguar gazetarët dhe më pas, në një veprim të papranueshëm, kërcënoi dhe sulmoi një lojtar të Kosovës në korridoret e stadiumit. Kjo sjellje e turpshme dhe e papranueshme çoi në reagimin e menjëhershëm të përfaqësuesve të FFK-së.
Për të gjitha këto shkelje të rënda, FFK ka raportuar menjëherë incidentet tek delegati i ndeshjes dhe ka nisur përgatitjen e një ankese të plotë me fakte dhe prova që do t’i dorëzohen organeve disiplinore të UEFA-s.
Ne besojmë se UEFA do të veprojë në përputhje me vlerat e saj themelore për të dënuar ashpër gjuhën raciste dhe veprimet e tjera të papranueshme që ndodhën gjatë kësaj ndeshjeje.
FFK riafirmon angazhimin e saj për të mbrojtur dinjitetin e Kombëtares së Kosovës dhe vlerat e futbollit, por edhe parimet e UEFA-s e FIFA-s për futboll pa politikë dhe respektim të ‘fair-play’-it, si një lojë që duhet të bashkojë dhe jo të ndajë. Racizmi dhe diskriminimi nuk kanë vend në sport dhe as në shoqërinë tonë.
Sot, prej orës 13:00, në ambientet e “KultPlus Caffe Gallery” do të përurohet libri i autorit Martin Çuni, me titull “Mrikë, jeta ime”!
Ky libër brenda vetes përmban letrat nga burgu i Prishtinës, i Prokupjes dhe nga ai i Nishit, kohë kur autori ishte në këto burgje, dërguar bashkëshortes Mrikës, dhe fëmijëve, Agronit e Teutës.
Nëntë vjet pa tre muaj, autori Martin Çuni, ka qenë nëpër burgje dhe vetëm tri vjetët e fundit i është lejuar lapsi e fletorja.
Këto letra dërguar bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilat jo të gjitha u kanë mbërritur në duar, i kishte fshehur në parkun e oborrit në pavijonin e lirë të burgut të Nishit, pranë një lisi, të futura në një enë plastike në dhe. Ato shkoi dhe i mori natën, tre muaj pas daljes.
Disa nga ato letra, shoqëruar më fascimilie, tashmë janë brenda kopertinave të librit “Mrikë, jeta ime”! Përmes këtyre letrave ndjehet karakteri parimor i autorit Çuni, dhe vendosmëria e Mrikës, në heshtje, për të qëndruar e fortë në pritje të burrit për të dalë nga burgu dhe për t’i mbajtur fort fëmijët dhe familjen, që është porosi e fuqishme, mes rreshtash, që institucioni i familjes është mbi gjithçka. Autori Martin Çuni, ka të botuar dhe shumë libra të tjerë të zhanreve të ndryshme./ KultPlus.com
Libri “Parajsa Artificiale” me autor Ben Blushin prej disa ditësh është kthyer në kryefjalën e rrjeteve sociale, e aq më tepër tani që lexuesi e shfleton dhe sheh akoma më qartë se përshkrimi që vetë shkrimtari i bënte librit në rrjetet e tij sociale “përplas” mendimet dhe ngre pikëpyetje të mëdha.
Një libër që ve përballë të shkuarën me të ardhmen, një dialog mes dy personash brenda 12 orëve dhe një mesazh kryesor: Inteligjenca Artificiale do të ndryshojë “rrënjësisht” të gjithë botën.
Megjithatë ne kemi shkëputur disa nga frazat më të spikatura të librit “Parajsa artificiale” pa dashur të zbulojmë të gjithë magjinë që të përfshin në një botë të sajuar, ku ferri dhe parajsa janë shumë pranë.
1- Dashuria është një zjarr që duhet mbajtur në frigorifer.
2- Ortodoksët kanë frikë të vrasin, por kur u duhet të vrasin, vrasin veten.
3-Më lehtë është të mësosh një ujk të qërojë patate, se të nxitësh Turqinë të sulmojë Shqipërinë.
4-Gratë kanë lindur optimiste ndërsa burrat kanë lindur pesimistë, prandaj gratë kërkojnë dashuri ndërsa burrat kërkojnë seks.
5-Inteligjenca artificiale kontrollohet nga nevoja për t’i shërbyer njeriut pa shpërblim dhe nga refuzimi për t’i ngjarë atij pavarësisht nga shpërblimi.
6-Ushtritë kanë lindur për të frenuar luksin, por nuk ia kanë arritur dot. Inteligjenca artificiale do t’ia arrijë pa luftë dhe pa armë.
7-Zoti është prodhuar në Tokë dhe kjo është një arsye më shumë që ne të ikim nga ky planet.
8-A nuk do të mjaftonte dashuria e një fëmijë për prindërit e vet për të nisur një luftë.
9-Njerëzit nuk do të jenë kurrë të lumtur përsa kohë që mes tyre ekziston paraja.
10-Nëse krahason inteligjëncën artificialë më një qën, ndryshimi është ky: kur ti ikën në punë dhë burri yt mërr në shtëpi një të dashur, qëni nuk ta thotë mëgjithësë të do shumë. Kurse inteligjenca artificiale ta thotë.
11-Kur Zoti ishte gjallë ne ishim ferri i njëri-tjetrit, tani që Zoti ka vdekur, ne do jemi parajsa e njëri-tjetrit.
12-Cigaren e pinë vetëm njerëzit që kanë mendime të këqija.
13-Inteligjenca artificialë do e vrasë demokracinë si një fatkeqësi që ka pjellë njerëz si unë, të cilët shfrytëzojnë hapësirat e ngushta të demokracisë për të bërë vetëm keq.
14-Marksistët mendonin se pronari duhet të zëvendësohet nga punëtori, kurse unë them së pronari dhe punëtori të dy bashkë duhet të zëvendësohen nga inteligjenca artificale.
15-Një botë pa kafshë të lumtura është një ferr i përkryer.
16- Luftërat janë mundësia e fundit që ka e shkuara për të vonuar të ardhmen.
17-Puna fizike është armiku më i madh i dashurisë.
18-Revolucionet fillojnë nga idealistët dhe fitohen nga tradhtarët.
19-Roboti mund të bëhet kuzhinier, por kurrsesi gjyshe.
20-Inteligjenca artificialë nuk do të jetë kurrë më e keqe dhë më e pabesë se njeriu.
21-Komunizmi është një shpikje e çifutëve e zbatuar keq nga të krishterët dhe që myslimanët e kanë refuzuar me të drejtë.
22-Çifutët prodhojnë gjithmonë një Mesia, kurse gjermanët prodhojnë gjithmonë një Hitler prandaj këta dy popuj janë gjithmonë në konflikt. Po nësë çifutët jëtojnë për të fituar, gjërmanët jëtojnë për të vrarë.
23- Myslimanët do të ishin më të qëtë nësë të krishtërët nuk do të kishin bërë masakrat që kanë bërë këto dy mijë vjet.
24-Inteligjenca është masa e njeriut. Më mirë një arab inteligjent se një shqiptar budalla.
25- Trimëria e një oficeri lexohet në sytë e ushtarit të vet, ndërsa sëmundja e një babai lexohet në sytë e fëmijëve të tij.
Këto 25 fraza të shkëputura nga “Parajsa artificalë” mjaftojnë për të kuptuar shkrirjen e natyrshme që Ben Blushi i ka bërë në këtë libër luftës, teknologjisë, njerëzimit, dashurisë, dhe paqes atë që ai e quan: Parajsë!
A do të kontrollojnë robotët botën, ligjin, punën, politikën, jetën ashtu siç pretendon autori?
Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar vëmendje ndeshjes Kosovë-Rumani, e cila u ndërpre pasi tifozët rumunë fyen në baza racore ekipin kombëtar të Kosovës në futboll.
Agjencia e Lajmeve Reuters,shkruan se ndeshja e Ligës së Kombeve midis Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht u ndërpre në kohën e pushimit të premten pasi lojtarët vizitorë dolën nga fusha kur dëgjuan brohoritjet pro Serbisë nga tifozët vendas.
Kjo agjenci shkruan se Federata Rumune e Futbollit u gjobit nga UEFA vitin e kaluar për thirrjet pro Serbisë dhe vendosjen e një pankarte ku shkruhej “Kosova është Serbi” nga tifozët gjatë një ndeshjeje kualifikuese për Euro 2024 midis vendeve në të njëjtën Arenë Kombëtare.
Edhe Agjencia e Lajmeve AP, shkruan se ndeshja ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës u ndërpre në kohën e pushimit dhe më pas u ndërpre me rezultatin 0-0 në Bukuresht.
AP raporton se Organizata Evropiane e Futbollit(UEFA) nuk shpjegoi pse ndeshja u ndërpre, por lojtarët e Kosovës thuhet se u mërzitën kur dëgjuan slogane pro-serbe.
“Ndeshja e Ligës së Kombeve të UEFA-s ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë. UEFA do të komunikojë informacione të mëtejshme në kohën e duhur”, thuhet në faqen e saj të internetit.
Edhe mediumi publik britanik BBC, shkruan se ndeshja e Ligës së Kombeve të Rumanisë kundër Kosovës u ndërpre në kohën e pushimit pasi tifozët vendas dyshohet se bërtisnin “Serbia”.
“Lojtarët e Kosovës u larguan nga fusha pas thirrjeve të supozuara, me rezultatin 0-0 në vetëm disa sekonda për të mbetur, dhe nuk u kthyen për të përfunduar lojën. Gjyqtari dha më shumë se 30 minuta më vonë. Lojtarët e Rumanisë kishin qëndruar jashtë në fushë në Arenën Kombëtare të Bukureshtit”, raporton BBC.
Faqja e internetit e UEFA-s tha: “Ndeshja e Ligës së Kombeve të UEFA-s ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë. UEFA do të komunikojë informacione të mëtejshme në kohën e duhur.”
BBC kujton se Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në shkurt të vitit 2008. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990, Kosova kërkoi pavarësinë. BBC shkruan se Serbia u përgjigj me një goditje brutale kundër shqiptarëve që përfundoi në vitin 1999 pas një fushate bombardimi të NATO-s kundër Serbisë./rtk/ KultPlus.com
Me mbylljen e sezonit turistik maj-tetor 2024 nuk është ndalur fluksi i vizitorëve në sitet e trashëgimisë kulturore.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, njoftoi se kalaja e Lezhës, në 10-mujorin 2024, prej 1 janarit-31 tetor 2024, është vizituar nga 7371 persona.
“Kjo shifër shënon një rritje prej 74,2% nga viti i kaluar, duke qëndruar në krye të listës së siteve dhe monumenteve të vendit tonë”, shkroi DRTK Shkodër në rrjetet sociale.
Megjithëse zyrtarisht sezoni turistik është mbyllur, kushtet e motit kanë favorizuar deri më tani vizitat turistike nëpër objekte të ndyshme si kala, parqe arkeologjike apo muze, të vizitorëve që dëshirojnë të njihen me bukuritë dhe lashtësinë.
Sa i përket kalasë së Lezhës, pranohet nga të gjithë, se fillimi i ndërtimit i përket shekullit të 8-të. Kalaja ka njohur shumë faza ndërtimi, për të ardhur në atë të fundit të vitit 1520, nga sulltan Selimi I. Në literaturën historike dhe arkeologjike kalaja e Lezhës njihet për një kohë të gjatë me emrin Kështjella e Elisonit.
Ajo ka tre porta të cilat ishin mjaft të mbrojtura nga kulla e kthina të maskuara, të cilat të favorizuara nga pozicioni gjeografik e bënin atë të pamposhtur. Në vitin 2002 pas restaurimit të themeleve të kalasë mesjetare u vu re se trashësia e mureve arrinte deri në 4.30 m, nga 3.50 m trashësi që mendohej të ishte më parë. Deri më sot janë zbuluar 12 porta dhe 48 kulla mbrojtëse.
Me mbylljen e sezonit turistik maj-tetor 2024 nuk është ndalur fluksi i vizitorëve në sitet e trashëgimisë kulturore.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, njoftoi se kalaja e Lezhës, në 10-mujorin 2024, prej 1 janarit-31 tetor 2024, është vizituar nga 7371 persona.
“Kjo shifër shënon një rritje prej 74,2% nga viti i kaluar, duke qëndruar në krye të listës së siteve dhe monumenteve të vendit tonë”, shkroi DRTK Shkodër në rrjetet sociale.
Megjithëse zyrtarisht sezoni turistik është mbyllur, kushtet e motit kanë favorizuar deri më tani vizitat turistike nëpër objekte të ndyshme si kala, parqe arkeologjike apo muze, të vizitorëve që dëshirojnë të njihen me bukuritë dhe lashtësinë.
Sa i përket kalasë së Lezhës, pranohet nga të gjithë, se fillimi i ndërtimit i përket shekullit të 8-të. Kalaja ka njohur shumë faza ndërtimi, për të ardhur në atë të fundit të vitit 1520, nga sulltan Selimi I. Në literaturën historike dhe arkeologjike kalaja e Lezhës njihet për një kohë të gjatë me emrin Kështjella e Elisonit.
Ajo ka tre porta të cilat ishin mjaft të mbrojtura nga kulla e kthina të maskuara, të cilat të favorizuara nga pozicioni gjeografik e bënin atë të pamposhtur. Në vitin 2002 pas restaurimit të themeleve të kalasë mesjetare u vu re se trashësia e mureve arrinte deri në 4.30 m, nga 3.50 m trashësi që mendohej të ishte më parë. Deri më sot janë zbuluar 12 porta dhe 48 kulla mbrojtëse./atsh/ KultPlus.com
Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur dhe katosur Po vajtonj pa funt, pa shpresë, Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam’ e ku na mbeti, Vaj-vatani e mjer mileti, Anës detit i palarë, Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë, Pranë dijes i panxënë, Lakuriq dhe i dregosur, Trup e shpirt i sakatosur.
Se ç’e shempnë derbederët, Mercenarët dhe bejlerët, Se ç’e shtypnë jabanxhinjtë, Se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç’e pren’ e se ç’e vranë, Ç’e shkretuan anembanë, Nënë thundrën e përdhunës Anës Vjosës, anës Bunës.
Çirem, digjem i vrerosur, Sakatosur, çarmatosur, As i gjall’, as i varrosur, Pres një shenj’ e pres një dritë, Pres me vjet’ e pres me ditë, Se ç’u tera, se ç’u mpaka, Se ç’u çora, se ç’u mplaka, Lark prej vatrës dhe prej punës, Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur, Përpëlitur dhe zalisur, ËndËronj pa funt, pa shpresë, Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Dhe një zë vengon nga lumi, Më buçet, më zgjon nga gjumi, Se mileti po gatitet, Se tirani lebetitet, Se pëlcet, kërcet furtuna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna, Skuqet Semani dhe Drini, Dridhet beu dhe zengjini, Se pas vdekjes ndriti jeta Dhe kudo gjëmon trumbeta. Ngrehuni dhe bjeruni, Korini dhe shtypini, Katundar’ e punëtorë, Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim më bën djal’ e më bën trim, më jep forc’ e më jep shpresë, anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë, që do kthehemi njëherë, pranë vatrës, pranë punës, Anës Vjosës, anës Bunës.
Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur e katosur, brohoras me bes’ e shpresë, anës Elbë-s, anës Spree-së./KultPlus.com