“Horoskopi Babilonas”, komedia është vënë në skenën e teatrit Skampa

Një komedi brilante shkruar nga Vangjel Kozma vjen premierë këtë fundjavë në teatrin “Skampa” nën regjinë e Spiro Dunit.

“Horoskopi Babilonas” sjell situata komike që vendosin aktorin dhe spektatorin përballë realitetit, i cili në përditshmërinë e tij paraqitet sa ironik edhe komik.

Loja e shkëlqyer e aktorëve Sokol Vangjeli, Albano Prodani, Flaura Kureta etj pritet të garantojë sukses në teatrin e Elbasanit./TopChannel/KultPlus.com

Ankth dhe zhgënjim mes amerikanëve lidhur me zgjedhjet presidenciale

Shumica e amerikanëve po ndjejnë shumë emocione në prag të zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, por entuziazmi nuk është një prej tyre. Një sondazh i ri nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe Qendra NORC për Kërkimin e Çështjeve Publike (AP-NPRC) arrin në përfundimin se rreth 7 ndër 10 amerikanë thonë se ndjejnë ankth ose nervozizëm lidhur me fushatën presidenciale të vitit 2024, dhe një numër i ngjashëm thonë se janë të interesuar për to.

Vetëm rreth një e treta thonë se ndjehen entuziastë.

Java e fundit a fushatës për garën presidenciale të vitit 2024 po shoqërohet në përgjithësi me një ndjesi të gjerë pasigurie. Gara është e ngushtë në nivel kombëtar dhe në shtetet kyçe, që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve, sipas sondazheve të fundit, as demokratja Kamala Harris dhe as republikani Donald Trump, nuk kanë një avantazh të qartë.

Ndërkohë, kandidatët kanë ofruar argumente përmbyllëse që janë në kontrast të plotë me njëri-tjetrin. Demokratja Harris argumenton se zoti Trump është i përqendruar tek hakmarrja dhe interesat personale, ndërsa republikani Trump iu referua zonjës Harris në një tubim të dielën në mbrëmje si “një e paaftë që ka shkatërruar gjithçka”.

Disa grupe votuesish janë edhe më të shqetësuar se sa ishin katër vjet më parë, edhe pse ato zgjedhje u zhvilluan në mes të një pandemie vdekjeprurëse.

Në vitin 2020, një sondazh i AP-NORC arriti në përfundimin se rreth dy të tretat e amerikanëve ishin të shqetësuar për zgjedhjet. Por për ata që mbështesin njërën palë ose tjetrën, ankthi është pak më i lartë. Rreth 8 ndër 10 demokratë thonë se ndjejnë ankth në këtë cikël, një numër pak më i lartë se rreth tre të katërtat në zgjedhjet e fundit. Rreth dy të tretat e republikanëve janë të shqetësuar, një rritje e moderuar nga rreth 6 ndër 10 në vitin 2020.

Ndërsa tek të pavarurit kjo ndjesi nuk ka ndryshuar në mënyrë domethënëse dhe ata ndihen më pak të shqetësuar se demokratët, apo republikanët. Rreth gjysma thonë se ndjejnë ankth, një nivel i ngjashëm me vitin 2020.

Emocionet e tjera janë intensifikuar në krahasim me ciklet e kaluara zgjedhore, përfshirë nivelin e entuziazmit. Rreth një e treta e amerikanëve thonë se ndjehen entuziastë për fushatën e vitit 2024, nga rreth një e katërta në vitin 2016. Por shumica e amerikanëve thonë se nuk janë entuziastë për garën e këtij viti.

Megjithatë, një faktor ka mbetur konstant: niveli i zhgënjimit të amerikanëve me fushatën. Afërsisht 7 ndër 10 amerikanë e përshkruajnë gjendjen e tyre emocionale si të zhgënjyer, një nivel i ngjashëm me vitin 2020. Megjithatë për ata amerikanë, ka një dritë në fund të tunelit: pas disa ditësh, zgjedhjet do të përfundojnë./VOA/ KultPlus.com

Thëniet më të bukura nga Thomas Jefferson

Thomas Jefferson (13 prill, 1743 – 4 korrik, 1826) ishte autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë dhe më vonë shërbeu si Presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara nga viti 1801 deri më 1809.

Për lexuesit tanë sjellim një koleksion me thëniet më briliante të Jefferson:

“Demokracia do të mbarojë ditën kur do të taksohen ata që duan të punojnë për të mbajtur ata që duan të rrinë”

“Një Ligj i të Drejtave është diçka të cilin njerëzit ia kërkojnë çdo qeveri dhe të cilin asnjë qeveri nuk duhet ta refuzojë ose ta vonojë.”

“Një burracak është shumë më tepër i prirur të grindet se çdo njeri shpirtmirë.”

“Një trup i fuqishëm e bën mendjen të fuqishme.”

“Një qeveri e zgjuar dhe kursimtare, e cila do t’i lërë njerëzit të lirë që t’i rregullojnë vetë prodhimet dhe vlerat, dhe të mos ua marrë nga goja bukën që kanë fituar – ky është përkufizimi i një qeverie të mirë.”

“Reklamat janë e vetmja e vërtetë që përmban një gazetë.”

“E gjitha për çfarë tiranitë kanë nevojë për të mbijetuar është që njerëzit me të vetëdijë të lartë të heshin.”

“Gjithashtu duhet ta ngulitim në mendje parimin e shenjtë se, ndonëse vullneti i shumicës në të gjitha rastet merr rëndësi, për të qenë i drejtë, duhet të jetë i arsyeshëm; se të gjitha pakicat zotërojnë të drejtat e tyre të barbarta, të cilat ligji i barbartë duhet t’i mbrojë, dhe shkelja e tij do të ishte shtypje.”

“Gjithmonë mbaji gjërat nga doreza e lëmuar.”

“Një shoqëri njerëzish të cilët nuk grinden me njëri tjetrin është një gjë e cila nuk ka ekzistuar kurrë, që nga perandoria më e madhe tek mëhalla më e vogël e katundit.”

“Armiku përgjithësisht thotë dhe beson çfarë dëshiron ai.”

“Një mik i lënduar është më i hidhur se të gjithë armiqtë.”

“Ashtu si thonë armiqtë tanë, ne mund të arsyetojmë si njerëz, prandaj le t’iu tregojmë atyre se mund të luftojmë gjithashtu si njerëz.”

“Ji i sjellshëm me të gjithë, por hape zemrën vetëm me pak prej tyre.”

“Trupi i sëmurë është i padurueshëm, por më i padurueshmi nga të gjitha gjërat njerëzore është trupi pa mendje.”

“Librat përbëjnë kapital. Një bibliotekë është jetëgjatë sa edhe një shtëpi, me qindra vjet. Pra librat nuk janë një artikull konsumi, por një kapital. Dhe shpesh, në rastin e njerëzve profesionistë, është i vetmi kapital.”

“Miqësia është e çmueshme, jo vetëm në hije, por edhe në dritën e jetës, dhe falë qeverisjes së mirë të miqësisë pjesa më e madhe e jetës sonë është dritë.”

“Bëj tregti me të gjitha vendet, aleancë me asnjërin, kjo duhet të jetë motoja jonë.”

“Pushtimi nuk është në parimet tona. Është i papajtueshëm me qeverinë tonë.”

“Shtyrja për më vonë është më e pëlqyeshme se gabimi.”

“Ndryshimi i opinionit është i dobishëm në religjion. Disa sekte kanë zyrën e Censorit – ndaj njëri – tjetrit.”

“Mos e kafsho karremin e kënaqësisë, gjersa ti e di se përtej ti është grepi.”

“A do ta dish se kush je? Mos pyet. Veprimet do ta përvijojnë dhe përkufizojnë se kush je.”

“Mos fol për çfarë ke bërë apo për çfarë ke ndërmend të bësh.”

“Arsimoje dhe informoje krejt masën e popullit…Ata janë e vetmja mbështetje e sigurt e ruajtjes së lirisë sonë.”

“Ndriçoi njerëzit përgjithësisht, dhe tirania e shtypja e trupit dhe mendjes do të shuhen sikurse shpirtërat e ligj në agimin e ditës.”

“Gabimet e opinionit mund të tolerohen atje ku arsyeja lihet e lirë t’i luftojë ato.”

“Secili qytetar duhet të jetë një ushtar. Kështu bënin grekët dhe romakët, dhe duhet të bëhet kështu në çdo shtet të lirë.”

“Cdo qeveri degjeneron kur iu besohet vetëm sundimtarëve të popullit. Populli është i vetmi rrëzues i tyre.”

“Përvoja ka treguar se njeriu është e vetmja kafshë që e ha dikë të llojit të vet, sepse unë nuk mund të gjej një term më të butë për të përkufizuar sjelljen e të pasurit ndaj të varfërit.”

“Përvoja ka treguar se madje edhe format më të mira të qeverive të cilave iu është besuar pushteti, me kohë dhe ngadalë janë shndërruar në tirani.”

“Për një popull që është i lirë dhe dëshiron të jetë i tillë, një polici e armatosur mirë dhe e organizuar mirë do të ishte siguria e tij më e mirë.”

“Forca është parimi vital dhe prindi i afërt i despotizimit.”

“Miqësia është një tjetër emër për aleancën me marrëzitë dhe fatkeqësitë e të tjerëve. Pjesa jonë e halleve është e mjaftueshme: pse atëherë vullnetarisht hyjmë në ato të të tjerëve?”

“Ai që di më së shumti, e di sa pak ai di.”

“Ai që di më pak është më pranë së vërtetës, se ai mendja e të cilit është e mbushur me rrena dhe gabime.”

“Historia në përgjithësi na informon ne vetëm sa e keqe është qeveria.”

“Ndershmëria është kapitulli i parë në librin e mençurisë.”

“Sa shumë dhimbje na kanë kushtuar ne ligësitë që nuk ndodhën kurrë.”

“Unë e urrej luftën dhe e shoh atë si ndëshkimin më të madh të njerëzimit.”

“Unë jam një epikurian. I konsideroj doktrinat burimore (jo të interpretuaraI të Epikurit si thelb të gjithçkaje racionale në filozofinë morale të cilën grekët dhe romakët na e lanë trashëgim.”

“Jam shokuar kur më thanë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shitja e një libri mund të bëhet temë e një hetimi, dhe e një hetimi kriminal gjithashtu.”

“Unë besoj se çdo mendje njerëzore ndjen kënaqësi kur i bën mirë tjetrit.”

“Unë nuk mund të jetoj pa librat.”

“Unë nuk blej asnjë gazetë dhe nuk lexoj asnjë gazetë një muaj, dhe pastaj e ndiej veten pafundësisht më të lumtur.”

“Mendoj se më i lumturi është ai për të cilin bota flet më pak, mirë apo keq.”

“Nuk kam synim të qeveris njerëz; është një detyrë e dhimbshme dhe e pagratshme.”

“Unë nuk druaj se rezultati i eksperimentit tonë do të jetë që njerëzve t’iu besohet ta qeverisin veten pa një padron.”

“Unë kam parë mjaft një luftë, sa që nuk dua më të shikoj një luftë tjetër kurrë.”

“Unë jam betuar në alatarin e Zotit të kem armiqësi të përjetëshme kundër çdo forme të tiranisë mbi mendjen e njeriut.”

“Unë shpresoj se zgjuarsia jonë do të rritet bashkë me fuqinë tonë, dhe të na mësojë ne se, sa më pak ta përdorim fuqinë tonë, aq më të mëdhenj do të jemi.”

“Mua më pëlqejnë më shumë ëndërrat e së ardhmes se historia e së kaluarës.”

“Unë kurrë nuk e konsiderova një ndryshim opinioni në politikë, në religjion, në filozofi si shkak për t’u larguar nga një mik.”

“Unë kurrë, me fjalë as me veprime, nuk do të përkulem përballë intolerancës as nuk do të pranoj të drejtën e hetimit ndaj opinioneve religjioze të të tjerëve.”

“Unë pranoj se nuk jam miqësor ndaj një qeveri shumë energjike. Ajo është gjithmonë shtypëse.”

“Unë parashikoj të ardhmen e lumtur të amerikanëve nëse ata mund të parandalojnë qeverinë nga shkatërrimi i sindikatave nën pretekstin se po kujdesen për to.”

“Unë mendoj si romakët: se gjenerali i sotëm duhet të jetë nesër një ushtar po të jetë nevoja.”

“Më kapin drithmat për vendin tim kur mendoj se Zoti është i drejtë; se drejtësia e tij nuk mund të flejë gjithmonë.”

“Jam i vendosur në kërkimin e dijes, pa u druajtur kurrë se kërkimi i së vërtetës dhe arsyes pavarësisht në çfarë rezultati mund të çojnë, dhe në rrëzimin e çdo autoriteti që iu del pengesë atyre në rrugë.”

“Më mirë do të pranoja të papriturat e lirive të tepërta se zvogëlimin e tyre.”

“Nëse një komb pret që të jetë injorant dhe i lirë, në një shtet të qytetëruar, ai pret diçka që nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë kurrë.”

“Nëse ka një parim më thellë të rrënjosur në mendjen e çdo amerikani, ai është që ne kurrë nuk do të bëjmë diçka nëpërmjet pushtimit.”

“Në çdo vend dhe në çdo kohë, kleri ka qenë armiqësor ndaj lirisë.”

“Nga pikëpamja e stilit, noto në drejtim të rrymës; nga pikëpamja e parimit, qëndro si shkëmb.”

“Injoranca është më e pranueshme se gabimi, dhe është më larg së vërtetes ai që nuk beson në asgjë se ai që beson në diçka të gabuar.”

“Mua nuk më lëndon fqinji im nëse thotë se janë njëzet zota apo se nuk është asnjë një Zot.”

“Është më mirë gjithmonë të mos kesh fare ide sesa të kesh ide të rreme; dhe të mos besosh në asgjë, sesa të besosh në mënyrë të gabuar.”

“As pasuria, as luksi, por qetësia dhe puna ju japin lumturinë.”

“Religjioni ynë duhet të lexohet në jetët tona dhe jo në fjalët tona.”

“Nuk duhet të ketë asnjë autoritet i cili të mos jetë përgjegjës para popullit.”

“Njerëzimi është më shumë i prirur të vuajë sesa të luftojë për t’i larguar format me të cilat janë mësuar.”

“Tregtarët nuk kanë atdhe.”

“Droja ime e vetme është se mund të jetoj tepër gjatë. Kjo do të ishte burim frike për mua.”

“Nga leximi i historisë jam bindur se qeverisja më e keqe vjen nga tepërimi i qeverisjes.”

“Teoria ime ka qenë gjithmonë se nëse ne ëndërrojmë, flatrat e shpresës janë shumë më të lira dhe më të kënaqshme se tmerri i dëshpërimit.”

“Nuk ka detyrë më të lartë për një Qeveri se të përpiqet të vendosë njeriun e duhur në vendin e duhur.”

“Asnjë punë nuk është më e kënaqshme për mua se kultura e punimit të tokës, dhe asnjë kulturë nuk është e krahasueshme me atë të kopshtit.”

“Askush në botë nuk mund të ndalë njeriun me prirjen e duhur mendore që të arrijë qëllimin e tij; asgjë në botë nuk mund ta ndihmojë njerin me prirjen e gauar mendore.”


“Nuk ka epërsi më të madhe ndaj të tjerëve se gjakftohtësia dhe qetësia në çfarëdo rrethane.”

“Asgjë tjetër nuk është e pandryshueshme përveç të drejtave të paprekshme dhe të pashtrembërueshme të njeriut.”

“Individi guximtar është shumicë.”

“Njeriut i bën më mirë të udhëtojë vetëm, sepse mediton më shumë.”

“Paqja dhe korrektësia ndaj ndërhyrjeve evropiane janë qëllimet tona, dhe kështu do të vazhdohet ndërkohë që rendi ekzistues në Amerikë mbetet i pandërprerë.”

“Paqja dhe miqësia me gjithë njerëzimin mbetet politika jonë më e zgjuar, dhe unë dëshiroj që ne të jemi të përkushtuar t’iu përmbahemi atyre.”

“Politika është një tronditje e tillë sa do t’ia këshilloja kujtdo që ia dua të mirën të mos përzihet me të.”

“Pushteti nuk është ndjellës për mendjet e varfëra.”

“Fjalimet që maten me orë do të vdesin brenda orës.”

“Shija nuk mund të kontrollohet nëpërmjet ligjit.”

“Qeveria më e fuqishme është ajo ku çdo njeri ndjehet pjesë e saj.”

“Deti zhurmëmadh i lirisë nuk është kurrë pa dallgë.”

“Kujdesi për jetën dhe lumturinë njerëore, dhe jo shkatërrimi i tyre, është qëllimi i parë dhe më i mirë i çdo qeverie.”

“Toka iu përket të gjallëve, nuk iu përket të vdekurve.”

“Shkëlqimi i një mendimi të ngrohtë vlen për mua më shumë se vlera e çdo paraje.”

“Zoti që na krijoi, na e dha njëkohësisht edhe lirinë.”

“Mendimi i mirë i njerëzimit, si leva e Arkimedit, sapo t’i jetë dhënë pika e mbështetjes, e lëviz botën.”

“Njeriu që nulk lexon asgjë është më i ditur se ai që nuk lexon asgjë tjetër veç gazetave.”

“Në çastin që një njeri formon një teori, përfytyrimi i tij shikon në çdo objekt vetëm të dhënat që e favorizojnë teorinë e tij.”

“Edhe lufta më e suksesshme rrallë paguan për humbjet e shkaktuara.”

“Pema e lirisë duhet njomur nga koha në kohë prej gjakut të patriotëve dhe të tiranëve.”

“Shpirti i rezistencës ndaj qeverisë është kaq i vlefshëm në disa raste sa do të doja ta mbaja gjithmonë të gjallë.”

“Ka një aristokraci natyrale tek njerëzit. Bazat e saj janë virtuti dhe talentet.”

“Nuk ka të vërtetë që unë i trembem … ose që do të doja të ishte e panjohur për tërë botën.”

“Njerëzit e druajtur parapëlqejnë më shumë qetësinë e despotizmit se detin e zhurmshëm të lirisë.”

“Për të depërtuar dhe për t’i davaritur retë e errësirës, mendja njerëzore duhet të forcohet nëpërmjet shkollimit.”

“E vërteta sigurisht që është një degë e moralit dhe tejet e rëndësishme për një shoqëri.”

“Ecja është ushtrimi më i mirë fizik. Bëjeni zakon të ecni shumë shpejt.”

“Kalimi nga depostizmi në liri nuk është shesh me lule.”

“Kur një njeri merr një besim publik, ai asnjeherë nuk duhet ta konsiderojë veten një pronë publike.”

“Nëse më lihej mua në dorë të vendos a duhej të kishim një qeveri pa gazeta apo të kemi gazeta pa një qeveri, unë do ta parapëlqeja menjëherë pa nguruar këtë të dytën.”

“Kur njerëzit janë të mirinformuar ata mund t’i besojnë qeverisë së tyre.”

“Kurdo që jeni duke bërë diçka, veproni sikur e gjithë bota është duke ju parë.”

“Atje ku shtypi është i lirë dhe ku çdo njeri mund ta lexojë, gjithçka është e sigurt.”

“Ne nuk mund të stivosemi në qytete të mëdha si në Evropë, ne do të bëhemi të korruptuar si Evropa.”/KultPlus.com

Nesër shfaqet premiera e filmit “The River” në Selanik

Me datë 1 nëntor, do të shfaqet premiera e filmit “The River” në Selanik, film i cili është bashkëprodhim midis Greqisë, Kosovës dhe Italisë.

Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe një ekip i rëndësishëm nga Kosova.

“Ndër rolet kryesore luan aktorja Ilire Vinca, producent është Eshref Durmishi, Besnik Krapi”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Postproduksioni i zërit është realizuar nga In My Country Post Production, Gazmend Nela dhe Labinot Sponca./KultPlus.com

AFP: Turizmi estetik në lulëzim të plotë në Shqipëri

Dikur vendi më i mbyllur në botë, Shqipëria sot pret miliona turistë, një pjesë e madhe e të cilëve vijnë çdo vit edhe në kërkim të një buzëqeshjeje rrezatuese, të buzëve të plota apo të një gjoksi të ri.

“Nuk më pëlqen të flas për turizmin mjekësor. Është pak i ashpër, është i frikshëm… Preferoj të flas për turizmin e lumturisë, i cili i bën njerëzit të lumtur”, thotë Dritan Gremi, kreu i industrisë së turizmit klinik në Tiranë, që ”ofron kujdes cilësor me pajisje të garantuara dhe të certifikuara” sipas standardeve evropiane.

Italianë, francezë, belgë, zviceranë…: shumë prej tyre vijnë për t’u kuruar në klinikën ”Gremi”, që ndërthur zbulimin e vendit me kirurgjinë estetike apo ortodontinë.

”Shqipëria ofron procedura dentare me çmime konkurruese – pa cenuar cilësinë e kujdesit”, sigurojnë autoritetet shëndetësore shqiptare.

Stéphane Pealat, udhëheqës i ekipit në Valence (juglindje të Francës), vuante, ashtu si vëllai i tij, nga probleme të shumta dentare – abscese, humbje dhëmbësh e tjerë.

“Në Francë bëmë një kuotë të parë që ishte shumë, shumë e shtrenjtë. Më pas në internet filluam të kërkojmë: Bullgari, Turqi, Shqipëri, Spanjë…”, shpjegon ai.

Pikërisht në Lion, ku skuadrat shqiptare erdhën për të paraqitur ofertat e tyre, ai mori vesh për klinikën ”Gremi”.

Pasi erdhën në gusht ”për të parë”, gjatë të cilit mjekët u treguan ambientet, qytetin…, dy vëllezërit vendosën të ktheheshin në vjeshtë.

”Një çmim në Francë arriti në 50 000 euro”, thotë Stéphane.

”Për të njëjtin operacion, transplantin, dhëmbët…, ja ku e mora për 13 500 euro”.

Është një shumë parash, por “të kënaqësh njerëzit, të kesh një buzëqeshje të bukur është ende e rëndësishme”.

Partnerja e tij ka ”dhëmbë të mrekullueshëm”, ndaj operacionet ”i bëj për vete, por edhe për të”.

Nathalie Gangloff, moderatore në një EHPAD në Koniak (jugperëndim), gjithashtu zgjodhi Shqipërinë për të trajtuar problemet e saj të rënda dentare.

”Mjeku im në Francë më tha për një reportazh që u transmetua në M6”, shpjegon gruaja që pagoi pak më pak se 15 000 euro, krahasuar me 42 000 euro në Francë.

Pas trajtimit të parë në muajin shkurt (nxjerrja dhe vendosja e implanteve), ajo u kthye në Tiranë në mesin e shtatorit, ”e lumtur” që kishte gjetur buzëqeshjen e saj.

”Me punën time si prezantuese është e rëndësishme të kem flokë të bukur, të kem dhëmbë të bukur…”, tha pa e fshehur gëzimin ajo që ndërroi menjëherë foton e profilit në Facebook për të treguar buzëqeshjen e saj të ngrohtë.

– Acidi hialuronik –

Kostot e ulëta të menaxhimit dhe taksimi që nuk i kalon 15% i lejojnë klinikat shqiptare të jenë shumë konkurruese dhe të vendosen në hartën e turizmit mjekësor.

Qarkullimi i sektorit llogaritet nga 200 deri në 250 milionë euro në vit.

Sipas të dhënave të pakta që disponojmë, të paktën 50 mijë italianë vijnë për kurim në Tiranë çdo vit.

Për Anna Maria, një 30-vjeçare nga Milano, ”buzëqeshja e shpirtit i kalon edhe nga buzët”.

Psikologe, ajo përfitoi nga pushimet e saj për të vendosur faseta dentare, operacion të cilit i shtoi edhe një operacion buzësh.

”Pas kujdesit dentar, gjithnjë e më shumë turistë të huaj po i drejtohen edhe trajtimeve estetike për të ndriçuar buzëqeshjen e tyre”, shpjegon Monika Fida, dermatologe dhe profesoreshë universiteti në Tiranë.

Injeksionet e acidit hialuronik, të certifikuara sipas standardeve evropiane janë shumë të njohura.

”Mbi të gjitha, ata duan të ndihen mirë, sa më natyrshëm dhe të kenë buzë të konturuara mirë”, shton Fida, e cila mirëpret çdo vit nga 750 deri në 1 000 pacientë të huaj në klinikën e saj.

Vera Panaitov, 60 vjeçe, një kuzhiniere në Verona, në Italinë veriore, erdhi fillimisht për të bërë dhëmbët. Por, aty shtoi edhe operacione të tjera: bëri gjoksin dhe holloi belin.

”Duhet të jesh e bukur në çdo moshë dhe të përjetosh dashurinë dhe lumturinë në çdo moment”, thotë ajo, duke buzëqeshur në shtratin e saj të spitalit, të cilin do ta lërë pas pak ditësh, ”e lumtur dhe e rinovuar”.

Christine Cincunegui, një drejtuese biznesi franceze, së shpejti mund të zërë vendin e saj.

E ardhur në Paris për t’u konsultuar me mjekë shqiptarë në turne për të promovuar klinikat e tyre, ajo duket e joshur.

“Për t’u ndjerë më bukur dhe për t’u argëtuar, çfarë duam më shumë?”./atsh/KultPlus.com

Në nëntor publikohet fjalori më i madh i gjuhës shqipe

Fjalori më i madh i gjuhës shqipe do të jetë gati në muajin nëntor.

Fjalori, i cili do të përmbajë rreth 120 mijë fjalë, do të vijë fillimisht në formatin virtual nga interneti, ndërsa në vitin 2025 do të vijohet edhe me procesin e printimit.

“Ky fjalor është dorëzuar. Do të ketë nevojë për modifikime të vogla teknike. Ndërkohë do të jetë i hapur fillimisht në qarqet akademike për të marrë mendime, korrigjime ose ide. Men një sasi faqesh të tillë normalisht për përdorim mund të shkojë deri në tri vëllime,” tregon Prof. Dr. Shezai Rrokaj.

Fjalori i ri është hartuar mbi parimin e përfshirjes të të gjitha fjalëve të trevave shqiptare, shprehet pedagogu Rrokaj, i cili mban edhe rolin e zëvendëskryeredaktorit në këtë proces.

“Qëllimi i këtij fjalori është që të ngrihet mbi fjalorët ekzistues, që janë të Akademisë së Shkencave – kam parasysh fjalorët e viteve 1980, 1984, 2002, 2006, 2020 – dhe të ketë një areal shumë të gjerë, që i përgjigjet në mënyrë të drejtë hapjes së hapësirës shqiptare brenda trojeve etnike,” shprehet z. Rrokaj.

Fjalori i ri I gjuhës shqipe është një punë në bashkëpunim mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademisë së Shkencave të Kosovës si edhe gjuhëtarëve nga Maqedonia e Veriut./rtk/KultPlus.com

Arka e Noes gjendet në hartën 3000-vjeçare prej guri

Shkencëtarët kanë deshifruar hartën më të vjetër në botë dhe ata besojnë se ajo mund t’i çojë ata në vendndodhjen e Arkës së Noes.

Artefakti babilonas 3 000-vjeçar i ka habitur arkeologët për shekuj, por në javët e fundit, ekspertët kanë zbuluar kuptimin. Pllaka balte u zbulua në Lindjen e Mesme përpara se të blihej nga Muzeu Britanik në 1882.

Që nga gjetja e tyre, ekspertët janë përpjekur të deshifrojnë se çfarë mund të nënkuptojnë simbolet e ngjashme me hartën e gdhendura në artefakt.

Ato kanë disa paragrafë kuneiformi në anën e pasme dhe sipër diagramit të hartës që përshkruan krijimin e Tokës dhe atë që ekzistonte përtej saj.

Gdhendjet janë quajtur ”Imago Mundi” nga shkencëtarët që thonë se tregon Mesopotaminë e Lashtë, e njohur tani si Iraku i sotëm, i rrethuar nga “Lumi i hidhur”.

Por pas më shumë se një muaji analizimi të simboleve në këto pllaka, studiuesit besojnë se ato janë referenca të qarta për tregimet në Bibël.

Ata pretendojnë se pjesa e pasme e artefaktit vepron si një çelës sekret për t’u treguar udhëtarëve rrugën që do të marrin dhe çfarë duhet të kenë kujdes gjatë rrugës.

Në një pasazh thuhet se thotë se ata që janë në udhëtim duhet të kalojnë “shtatë lega për të parë diçka që është e trashë si një enë parsiktu”.Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With EarthKeep

Fjala “parsiktu” ka për qëllim të ndihmojë në shpjegimin e madhësisë së një anijeje të nevojshme për t’i mbijetuar Përmbytjes së Madhe, bazuar në shkrimet e tjera të lashta babilonase.

Një pasazh tjetër besohet se tregon një rrugë dhe udhëzime për të shkuar në “Urartu”, një vend që besohet të jetë ku një burrë dhe familja e tij zbarkuan një arkë gjigante që ata bënë, sipas poemave të lashta të Mesopotamisë – më shpesh të referuara si Arka e Noes, sipas nypost.com.

Urartu, i njohur gjithashtu si Ararat, është në majën e një mali në Turqi dhe studiuesit thonë se thuhet se është vendi ku u ul arka pas përmbytjes 150-ditore.

Kjo tregon se historia ishte e njëjtë, dhe sigurisht që njëra çoi në tjetrën, por gjithashtu, se nga këndvështrimi babilonas, kjo ishte një çështje e vërtetë.

Historia biblike e Arkës së Noes ndjek nga afër versionin babilonas. Në versionin babilonas, perëndia Ea dërgoi një përmbytje në Tokë për të shkatërruar të gjithë njerëzimin me përjashtim të një familjeje.

Utnapishtim ndërtoi një arkë të madhe pasi u urdhërua dhe e mbushi me kafshë.

Gjashtë muajt që pasuan kishin përmbytje të tmerrshme që vetëm Utnapishtimi, familja e tij dhe të gjitha kafshët në arkë mbijetuan. Me përfundimin e përmbytjeve, ata u vendosën në mënyrë të sigurtë në një nga majat e Urartu./tema/KultPlus.com

‘Kam një uri të pasosur dashurie, të dashurive prej trupave të pashpirt’

Poezi nga Pier Paolo Pasolini

Eshtë e vështirë të thuash me fjalët e një biri,
atij të cilit në zemër fare pak i ngjasoj.
Ti je e vetmja në botë që din, për zemrën time,
atë që ish ngahera, përpara secilës tjetër dashuri.

Prandaj duhet të t’them çfarë është e tmerrshme të njohësh:
është brënda hirësisë tënde që lind pikëllimi im.
Je e pa-ndërrueshme, prandaj është e dënuar
me vetmi jeta që më ke dhuruar.
Dhe s’dua të jem vetëm. Kam një uri të pasosur
dashurie, të dashurive prej trupave të pashpirt.
Ngaqë shpirti është në ty, je ti, por ti
je nëna ime dhe dashuria jote është skllavëria ime:
kam kaluar një fëmijëri skllav i kësaj ndjenje të madhe
e pa-shpëtueshme, të një detyrimi të pasosur.
Ishte e vetmja mënyrë për të ndjerë jetën,
e vetmja ngjyrë, e vetmja formë: tani ka mbaruar.

Mbijetojmë: dhe është çrregullsia
e një jete të rilindur jashtë arsyes. / KultPlus.com

Festa e Halloween, si e kremtonin shqiptarët më parë këtë ditë

Çdo tetor, zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, marrin një tjetër pamje. Merimanga, skelete dhe kunguj vendosen në hapësira të ndryshme, detaje që lajmërojnë ardhjen e festës së Halloween-it më 31 Tetor.

Edhe në kulturën e lashtë të shqiptarëve, sot gati e panjohur për një masë të gjerë, të parët nderonin të vdekurit. Kungulli sigurisht nuk ishte simbolikë e këtij riti, por ishte ushqimi dhe pastrimi i varreve.

“Ne gjejmë edhe në traditën shqiptare që sot është nata e të shumtëve”, tha Olsi Lelaj, kërkues shkencor, Instituti i Antropologjisë.

“Përgjithësisht këto lloj festash kanë elementin pagan”, u shpreh Ardit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave.

Ndërsa parada dhe maskimi frikshëm, për të cilën është i njohur Halloween, ngjason me karnavalet që janë mbajtur në Shqipëri qysh para regjimit komunist, siç ishin ato të Korçës, Shkodrës, dhe Tiranës edhe pse fare pak të njohura.

Rrënjët Halloween i ka lidhur me këtë arealin krishter”, tha Lelaj.

Kanë qenë traditat shqiptare në këtë drejtim, pavarësisht se brezi i ri normalisht është më i amerikanizuar”, u shpreh Bido.

Në zona dhe periudha të ndryshme, që lidheshin më së shumti me besimet e komuniteteve janë mbajtur ceremoni të ndryshme që ndryshe njihet si lidhja me botën e përtejme.

Por edhe pse e lashtë, vetëm tanimë kjo festë po përqafohet nga ta rinjtë, fëmijët dhe nxënësit që në këtë ditë shkojnë në shkolla të maskuar. Por shumë ka ndryshuar që nga fillesat e kësaj feste që tashmë bëhet në masë të gjerë vetëm për t’u argëtuar./Tv Klan/ KultPlus.com

Në kolegjin AAB u mbajt ora e shkrimtarit me poetin Lulzim Tafa

Më 30 tetor 2024, në Teatrin Kamertal të Kolegjit AAB, u mbajt takimi me poetin Lulzim Tafa, në praninë e studentëve, profesorëve, gazetarëve, miqve të poetit. Aktiviteti u mbajt në kuadër të projektit të PEN Qendrës së Kosovës – Ora e shkrimtarit, përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, i cili që një muaj po zhvillohet në disa qendra të Kosovës.

Poeti dhe studiuesi, Sali Bashota, i cili e moderoi këtë takim, duke e paraqitur profilin krijues të poetit Lulzim Tafa, ndër të tjera, tha: “Mbi tridhjetë vjetët e krijimtarisë poetike të Lulzim Tafës që janë paraqitur në tetë libra me poezi: “Gjaku nuk bëhet ujë” (1993), “Metaforë e pikëlluar” (1995), “Planeti Babiloni” (1997) , “Vdekja çon fjalë” (1998), “I kam edhe dy fjalë” (2012), “Shtini n’dhe këto fjalë” (2015), “Flirt” (2019) dhe “Rivali i Adamit” (2024), dëshmojnë për individualitetin e një poeti që udhëtimin e tij krijues e bën vetëm me zjarrin e poezisë në shpirt”.

Më tutje, Bashota, në mesin e shumë poezive me vlerë letrare dhe estetike, në mënyrë të veçantë e dalloi triptikun poetik të Lulzim Tafës, kushtuar Nanës, duke theksuar se “tri poezitë e Lulzim Tafës për Nanën janë poezi antologjike, ndër më të bukurat, që hyjnë përbrenda hierarkisë së vlerave të poezisë së sotme shqipe, pikërisht me mrekullimin e magjisë së dashurisë për Nanën, në radhë të parë, përmes gjuhës dhe mendimit. Në këto tri poezi, burimi i emocioneve fuqizohet e dramatizohet nëpërmjet shenjave të dashurisë në çdo fazë të jetës, herën e parë dhe shenjave të mërzisë, dhimbjes, mungesës, herën e dytë, për të qëndruar gjithmonë përbrenda shpirtit të poetit. Në çdo çast është e pranishme dashuria e përjetshme dhe e pakrahasueshme për Nanën. Pra, këto elemente metaforike e simbolike janë të pranishme në triptikun poetik “Paralajmërim për ata që do t’iu vdes Nana”, “Sa shpejt më harroi Nana” dhe “Nana as sot nuk heq dorë nga lulet”. Në këtë mënyrë, Lulzim Tafa, e tejkalon perceptimin simbolik e mallëngjyes, duke e mishëruar dashurinë për Nanën përbrenda imazhit të pavdekësisë”.

Pasi e lexoi poezinë e tij të parë që e kishte shkruar, poeti Lulzim Tafa evokoi kujtime të bukura për fillimet e krijimtarisë së tij letrare, çastin e takimit me poetin Vehbi Kikaj (periudha e shkollimit fillor), pastaj me poetin Ali Podrimja (periudha e botimit të librit të parë me poezi në

edicionin botues të “Rilindjes”, por edhe takime të shumta me poetë shqiptarë, si dhe me poetë nga shtete të ndryshme të botës.

Duke u përqendruar në mënyrë të veçantë për fenomenin se si shkruan dhe pse shkruan, poeti Tafa, e vlerësoi lart artin e të shkruarit të poezisë, ndërlidhjen shpirtërore me të, madje duke i rikujtuar mendimet e tij të shfaqura edhe më herët, ndër të tjera, tha: “Poezia përcjell emocion, e emocionet te askush nuk janë të njëjta dhe askush nuk i përjeton njëjtë”. Një vëmendje të rëndësishme ia kushtoi leximit nëpër të gjitha fazat e shkollimit të tij, duke i porositur gjeneratat e reja që t’i përkushtohen sa më shumë leximit të veprave letrare. E mori shembull personal se si lexon çdo ditë nga 100 -150 poezi të poetëve të ndryshëm shqiptarë dhe botërorë. Me këtë rast, ndër të tjera, tha: “Unë në secilin rast unë jam me lexuesin. Ne shkruajnë për ta. Lexuesi ka të drejtë të lexojë dhe të mos lexojë. Ndodh që lexuesi e ndërpret leximin dhe kjo është e drejtë e njohur e tij”.

Gjithashtu, poeti Tafa, foli edhe për përkthimin, duke thënë se përkthimi i një poezie të bukur në një gjuhë tjetër, më së miri mund të bëhet nga poetët që merren edhe me përkthime, duke përmendur rastin, kur vetë kishte përkthyer disa poezi të poetit të njohur malazias, Jevrem Bërkoviq. Ndërsa për veprat e tij të përkthyera në shumë gjuhë të botës, evokoi kujtimet më të bukura nga përkthimi i veprës së tij të parë e deri më sot.

Më tutje, Tafa foli edhe për dukuri e fenomene letrare, për letërsinë përballë zhvillimeve teknologjike, për përvojën e tij krijuese, por edhe për përvojën e shkrimtarëve të ndryshëm botërorë, se si i kanë shkruar veprat e tyre, pastaj për rëndësinë e promovimit të veprave, për vlerësimin e tyre, duke iu dhënë edhe këshillave poetëve të rinj.

Në fund të takimit letrar u zhvillua një bashkëbisedim midis poetit dhe të pranishmeve, ku dominonin pyetjet për procesin e shkrimit, për frymëzimin, motivet, temat, por edhe për vlerën dhe rëndësinë e poezisë në shoqërinë e sotme

Ora e shkrimtarit u mbyll me leximin e poezisë “Vdekja e të paqenës”, të cilën këto ditë e kishte shkruar poeti Lulzim Tafa./KultPlus.com

Qendra Multifunksionale e Vjosës, Kumbaro: Konsultim publik i projektit në Tepelenë dhe Përmet

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura do të prezantojnë nesër, datë 1 nëntor, punën për Qendrën Multifunksionale të Vjosës, fillimisht në Tepelenë dhe më pas në Përmet.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se “projekti i kësaj qendre, produkt i një konkursi ndërkombëtar, është më shumë sesa një strehë, është arteria kryesore prej nga do të burojë gjithë informacioni për vlerat e rralla natyrore e kulturore të Parkut Kombëtar të Vjosës, si dhe e të gjithë itinerareve, që mund të përshkohen për t’i njohur nga afër këto vlera unike, siç është unike vetë Vjosa, i fundit lumë i egër në Europë”.

Kumbaro tha se mirëpresin në Tepelenë dhe Përmet të gjithë qytetarët, bizneset, guidat lokale, operatorët turistikë dhe të gjithë ata që jetojnë e punojnë pranë kësaj lugine e ndër shekuj e kanë ruajtur të paprekur.

Projekti për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale dhe Stacionet e Informimit do të zbatohet nga studioja projektuese daneze “CEBRA A/S & Arup International Projects Limited & Barker Langham Limited & UNO”, e cila u shpall fituese në dhjetor të vitit të kaluar.

Ky projekt u vlerësua si më afër zgjidhjeve arkitektonike në harmoni të plotë me natyrën dhe peizazhin si dhe për nxjerrjen në pah të vlerave natyrore, kulturore, trashëgiminë e historinë e zonës.

Lumi i Vjosës, si lumi i fundit i egër në Europë, u shpall në mars të këtij viti nga qeveria shqiptare “Park kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një vit më parë, thjesht “Park natyror”./atsh/KultPlus.com

‘Dhe mos e marsha zgjuar, në gjumë do e marr atë letër’

Poezi e shkruar nga Miguel Hernandes.

Nga një tryezë poste që kurrë s’mbetet shkretë
ku rrinë kujtimi, brenga zemra dhe heshtja vetë,
posi pëllumba letrat degdisen që me natë.
I ndiej tek flatrojnë për në shtegtim të gjatë.

Dhe ja, ku jam rrethuar me burra e me gra,
plagosur nga mungesat, nga ndarjet e mëdha.

Letra, pusulla, fjalë: që nisen në hapësirë, ëndrra ende pa çelur,
mendime ende pa gdhirë, të gjitha marrin rrugën drejt vatrës e drejt pragut,
si ndjenjë dërguar ndjenjës, si gjak dërguar gjakut.

Dhe po të jem nën tokë, që vdiqa ti mos thuaj, më shkruaj dhe nën tokë, se unë do të të shkruaj.
Një shtresë e trashë pluhuri mbulon letrat që s’duhen,
aty u zverdhën faqet, aty germat u shuhen,
aty humbasin radhët.

Ku mallet derdhur qenë, aty jep shpirt gëzimi.
Pasi cepat u brenë,aty rropaten thellë
(ç’varrezë e llahtarshme!)
hem ndjenjat e kaluara, hem dashuritë e tashme

Dhe po të jem nën tokë, që vdiqa ti mos thuaj, më shkruaj dhe nën tokë,
se unë do të të shkruaj.

Po kur të shkruaj unë do dridhet kallamari:
do skuqet bojë e zezë, me flakërima zjarri.
Se kur të shkruaj unë, do shkruajnë eshtrat e mia:
do shkruaj gjaku im gjithë gulç nga dashuria

Do marrë letra udhë, si shpend në zjarr kalitur,
me dy flatra të forta dhe një adresë të ndritur.
Si zog që për fole qiell- ajër do të ketë,
mishin, gishtërinjtë e tu dhe frymëmarrjen vetë.
Do mbetesh ti e zhveshur tek dridhesh me ngadalë,
e gatshme ta ndiesh letrën pas gjoksit tënd të valë.

Dhe po të jem nën tokë, që vdiqa ti mos thuaj, më shkruaj dhe nën tokë,
se unë do të të shkruaj.

Një letër dje kam parë sesi mbeti pa zot,
mbi sy tek i flatëronte dikujt që s’ngrihej dot.
Letrat që mbesin gjallë dhe për të rënë tregojnë:
që regëtijnë si njerëz, veç sy s’kanë të shikojnë.

Kur dhëmbëqenzit rriten, unë ndiej pranë veshit tim
ërmimn’ e letrës sate tamam si një gjëmim.
Dhe mos e marsha zgjuar, në gjumë do e marr atë letër. /KultPlus.com

31 vite nga vdekja e regjisorit të shquar italian Federiko Fellinit

Federiko Fellini ishte një regjisor dhe skenarist italian me famë botërore.

I lindur më 20 janar 1920, Felini konsiderohet gjerësisht si një prej kineastëve më të shquar dhe më me ndikim në historinë e kinemasë. Ai është fitues i katër Academy Awards për filmin më të mirë të huaj, dhe për punën e tij si regjisor në vitin 1993 ai u nderua me çmimin Oskar për arritjet gjatë jetës.

Ka qenë fitues dy herë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Moskë ([1963 dhe 1987) , ka marrë edhe Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 1960 dhe në Luanin e Artë për arritjet gjatë jetës në Festivalin e Filmit të Venecias në vitin 1985 .

Gjatë një periudhe prej gati dyzet vjetësh realizoi filmat – nga “Sheiku i Bardhë” , 1952 në “La voce della luna” 1990 – Fellini krijoi galeri Portretesh në dhjetra e filma me një turmë të vogël të karaktereve të paharrueshme.

Ai e quajti veten ” një zejtar që s’ka asgjë për të thënë , por ai e di se si ta thotë atë . ” Felini la vepra të paharrueshme , por edhe plot satirë mbuluar me një melankoli delikate , një stil që karakterizohet nga ëndrrat dhe vizionet e autorit Titujt e filmave të tij më të famshëm janë:

  • “La Strada” ,
  • “Netët e Cabirias” ,
  • “La Dolce Vita” ,
  • “8 ½ “
  • “Amarcord”
  • “La città delle donne”

Ai vdiq në Romë më 31 tetor 1993./KultPlus.com

Java Kulturore Austriake, aktivitetet çojnë në Shkodër muzikë e filma

Muzika me bukurinë, magjinë dhe fuqinë e saj për të bërë bashkë njerëzit, mblodhi në sheshin para bashkisë së Shkodrës qytetarët shkodranë të cilët ndoqën një koncert në kuadër të Javës Kulturore Austriake. Ansambli i famshëm “Trachtenkapelle Graz-Wetzelsdorf” i dha Shkodrës një atmosferë të veçantë muzikore.

“Ky koncert, nën temën e Ignaz Trollmann-it nga Lovcenbergu, ish-kryekomandant i ushtrisë austro-hungareze në Shqipëri dhe “Qytetar Nderi” i Shkodrës, ishte një homazh i veçantë për lidhjet tona kulturore dhe historike me Austrinë”, shkruhet në faqen online të Bashkisë Shkodër.

Mbrëmja i bëri të pranishmit të ndienin fuqinë e muzikës në ruajtjen e traditave.

Përveç kryeqytetit, aktivitetet e Javës Kulturore Austriake, kanë qenë të pranishme edhe në Shkodër. Në përmbyllje të kësaj jave, në kinemanë “Republika” të Shkodrës do të shfaqet filmi “Alma dhe Oskar”, nga Dieter Berner.

Filmi rrëfen historinë e dy artistëve: Alma Mahler, prej pak kohësh vejushë dhe zonjë e shoqërisë vjeneze, josh “enfant terrible”, e skenës artistike të Vjenës, piktorin e ri Oscar Kokoschka. Ajo që nis si një aventurë seksuale, shumë shpejt kthehet në një histori intensive. Oskari e shikon Almën si muzën e vet, çka i shërben më fort fantazisë së tij mashkullore sesa realitetit. Por Alma është edhe artiste dhe kompozitore. Fiksimi i Oskarit për ta bërë këtë grua për vete vë në rrezik ëndrrën e saj për t’u bërë e suksesshme. Kështu lind një lojë mes pushtetit dhe varësisë, e cila i çon të dy, Almën dhe Oskarin, në prag të vetëshkatërrimit./atsh/KultPlus.com

Elbenita Kajtazi pas debutimit në skenën e Vjenës: Ishte një ëndërr, dy zemrat brenda meje më dhanë forcë ta realizoj

Sopranoja e njohur shqiptare, Elbenita Kajtazi, pas paraqitjes së fundit bashkë me tenorin Saimir Pirgu, në Teatrin e Operës në Vjenë, ka falënderuar të gjithë përkrahësit e saj në këtë rrugëtim.

Kajtazi, në rrjete sociale ka shkruar se debutimi i saj në operën e Vjenës ishte një ëndërr, emocion dhe rrahje zemre të veçantë. Sopranoja tregoi që në këtë skenë ishte bashkë me fëmijën e saj që po e pret të lindë.

“Debutimi im në operën e Vjenës ishte një ëndërr, një emocion që nuk e përshkruaj dot, një rrahje zemre që në ato 5 sekondat e parë kur futesh në skenë gati sa ta zë frymën, por unë kam dy zemra që rrahin mbrenda meje, ajo e vogla e picirrukut tim më jep forcë e më inspiron të ja dal në çdo sfidë që kam pasur deri tani”, ka shkruar ajo.

Tutje, Elbenita ka falënderuar ministrin e Kulturës në Kosovë, Hajrulla Çeku dhe deputeten Tinka Kurti që ishin të pranishëm në mbrëmjen e 28 tetorit në Vjenë.

“Ndjehem me fat që një debputim kaq të rëndësishëm e realizova përkrah tenorit tonë të mirënjohur Saimir Pirgu, e falënderoj nga zemra që në çdo moment të shfaqjes ishte mbështetje e imja, duke më shtrënguar dorën e duke më pëshpëritur në vesh që gjithçka po shkon për mrekulli”. shkroi tutje Kajtazi.

Poashtu, ajo shtoi se mbrëmja u bë më e bukur me maestron Placido Domingo, që ishte një befasi atë natë.

“E një falenderim i veçantë shkon për gjysmen time Ardianin i cili nuk ma lëshoi dorën asnjëherë gjatë këtyre gati 16 vite që jemi bashkë”, ka shtuar sopranoja në fund, duke u shprehur falënderuese për partnerin e saj./KultPlus.com

Si u bënë kungujt simbol i festës së Halloween-it

“Nata e Shtrigave” më 31 tetor, në shumicën e vendeve, festohet si Halloween. Ndërsa kisha e ka karakterizuar këtë praktikë si pagane, të rinjtë në mbarë botën po shijojnë shumë kunguj dhe maskat.

Halloween është një nga festat më të preferuara të fëmijëve dhe të rinjve, kryesisht për shkak të veshjeve dhe ëmbëlsirat që ndahen atë natë. Megjithatë, shumë veta nuk e dinë se si filloi kjo festë dhe pse është kaq popullore sot.

Fillimi i festës së Halloweenit daton që nga shekulli i pestë, kur keltët e lashtë festuan zotin e Diellit dhe zotin e Vdekjes. Më 1 nëntor, ata shënuan fillimin e vitit të ri.

Keltët besonin se atë natë të vdekurit lanë varret e tyre dhe ecnin mbi tokë, dhe për të shmangur ndeshjen me ta, krijuan një zhurmë të madhe dhe u mbuluan me maska të frikshme.

Besohet gjithashtu se të vdekurit po vinin pas ushqimit, kështu që ata mbetën në shtëpitë e tyre, duke lënë fasule ose patate dhe një qiri të ndezur.

Si u bënë kungujt simbol i festës?

Zakoni i hedhjes së kungullit për Halloween daton nga shekulli i 16-të, dhe bazohet në legjendën irlandeze të imagjinatës dhe farkëtarit me emrin Jack.

Jacku ishte një pijanec, i cili pëlqente të bënte shaka të hidhura me njerëzit, dhe pastaj e mashtroi edhe vetë djallin, transmeton ksp. Ai e tërhoqi djallin në majë të pemës dhe ngriti shpejt kryqe rreth pemës pas të cilës nuk mund të zbriste.

Ai e bëri atë të premtonte se nuk do të merrte shpirtin e tij kur të vdiste dhe vetëm atëherë e la të zbriste nga pema. Kur Jacku vdiq, djalli e mbajti premtimin dhe nuk e lejoi të shkonte në ferr. Për shkak të kësaj, Jacku u gjykua në përjetësi për t’u endur në errësirën mes qiellit dhe ferrit ndërsa mbante një bisht, pasi ishte ushqimi i tij i preferuar në jetë.

Meqenëse ishte errët dhe Jacku nuk e dinte se ku po shkonte, ai iu ankua djallit, i cili i dha atij zjarrin e ferrit. Jacku mori gacat dhe i vendosi në bisht për të ndriçuar shtegun në errësirën e përjetshme.

Në fakt, irlandezët nuk kishin kunguj dhe zakonet e gdhendjes së tyre shfaqen vetëm kur ata emigruan në Amerikë.

Në atë kohë, ata hanin patate dhe perime të tjera të ngjashme për të mbrojtur veten nga Jacku, i cili mund të endej në botën e njerëzve të zakonshëm në natën e Halloweenit.

Nata e Shtrigave u përhap nga Amerika në pjesë të tjera të botës, dhe kjo festë shënohet viteve të fundit edhe në Kosovë.

Gjithkush që dëshiron të ketë një maskë origjinale të një makthi duhet t’i kushtojë vëmendje sa vijon: Maska më e popullarizuar për gratë është një magjistare dhe burrat janë më së shumti vampirë. Ata janë të ndjekur nga një pirat, një kloun, një grua mace dhe një djall, ndërsa fëmijët maskohen si princeshë, magjistare, Spider-Man dhe pirat. / KultPlus.com

Sot, shënohet Dita Botërore e Kursimeve

Sot në botë shënohet Dita Botërore e Kursimeve.

Kjo ditë kujtohet si kujtim i kongresit të parë ndërkombëtar të kursimeve të mbajtur në këtë ditë në vitin 1924 në Milano.

Pjesëmarrësit e këtij Kongresi në atë Kohë janë dakorduar se kursimi është shumë i nevojshëm për zhvillimin e njerëzimit.

Vendimi është miratuar nga ana e 350 delegatëve nga 27 vende, të cilët paraqisnin rreth njëqind milionë kursime.

Kurse në mbarë botën, në kuadër të kësaj dite organizohen aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me kursyeshmërinë.

Spanja e kujton këtë ditën e kursimit kombëtar të regjistruar në vitin 1921. Përderisa në Gjermani, nga viti 1923 nga koha kur njerëz humbën pothuajse gjithçka që zotëronin në reformën monetare të këtij viti/KultPlus.com

Nanë

Shkruan: Mire Prenaj

Në pellgun e panjohunisë.
vdekje, ti e vërteta ndër të vërtetat,
ishe e panjohura për mua.

Pranim i dhimbshëm me të njajta dhimbje porsi lindja.

Nanë,

Ti paske qenë e vërteta ndër të vërtetat, nuk e paskam ditë sa ishe gjallë, as nuk e paskam mendu ikjen tande të vërtete asnjëherë! 

Tani e shoh se e paske zbukuru aq shumë dhomën aty ku rrinim bashk, e folnim  fjalë zemre.

Ishe dielli qe m’paske ba dritë, dëgjimi i rrëfimeve të mija,
besnikja ime,

Atë ditë mbeta pa të tregue se shiu dje i zbukuroi gjethet e posalinduna, ndërsa sot dielli i thau ato pika vese, dhe me rreze jua dha hovin! 

E bukura ndër të bukurat në sytë e mi, dritë që nuk paske përfundu kurrë sa ishe gjallë,
tani e njoha agun, qenka i errët e i akullt! 

Nanë,

Rojsja e kujtimeve të mia, kur më thoshe jeta është e çmueshme, plot ngjyra, poashtu dhe vrazhdë, 
thoje shiko larg se dielli lind çdo ditë dhe asnjana ditë nuk i përngjan tjetrës, ec si  rrjedhë uji pa ta ndalë askush hovin.

Mendoj shpesh, sa bukur i shëndrroje vuajtjet  e tua në gëzime se thoshe: Zoti ashtë dashuni!

Ti ishe duresë me buzëqeshje.

Nuk shoh ma si ty,

freskija e çmueshmja ndër ma të çmueshmet, ti nanë paske qenë, e mira sublime.

Paske qenë plagë, dhe shpresë e kujtimeve të mia të fëmijërisë./KultPlus.com

Zana Hoxha sjell “Gratë e Trojës”, premiera më 5 nëntor

Teatri Dodona në bashkëpunim me Qendrën për Art dhe Komunitet, me datë 5 dhe 6 nëntor do të sjellin para publikut shfaqjen “Gratë e Trojës”, duke filluar nga ora 19:30.

Kjo shfaqje, e cila është e bazuar në veprën e Euripidit, kapërcen kohën dhe hapësirën, duke e kthyer luftën e Trojës në një metaforë universale të ciklit të pafund të tragjedive njerëzore—një jehonë që vazhdon të përshkojë historinë e njerëzimit.

“Ky produksion, i zhvilluar gjatë një periudhe dyvjeçare, ndërthur talentin e 15 artistëve të teatrit nga Kosova dhe Serbia, duke rrënjosur motërzimin artistik dhe aktivist në përvojën e mbi 15 vjet shkëmbimesh dhe rrjetëzimesh të frytshme ndërmjet Artpolis dhe artisteve nga Serbia”, thuhet në njoftim.

Shfaqja do të vije me dramaturgji dhe regji të Zana Hoxhës dhe Maja Mitić, kurse teksti bashkëkohor është i shkruar nga Shpëtim Selmani.

Aktorët që do të luajnë janë Shpëtim Selmani, Maja Mitić, Qendresa Kajtazi, Branka Stojkoviq, Semira Latifi, Labinot Raci dhe Aleksandar Stoimenovski.

Kjo shfaqje inskenohet në gjuhën shqipe dhe serbe nga kasti i aktorëve

Personazhet e Hekubës, Kasandrës dhe Andromakës nuk janë thjesht figura të një tragjedie të lashtë, por mishërimi i vuajtjeve të grave të sotme në zona lufte, të cilat mbajnë mbi supe peshën e humbjeve të paimagjinueshme.

“Ashtu si ato, gratë sot vazhdojnë të humbasin familjet, shtëpitë dhe dinjitetin, të shpërngulura e të pambrojtura në një botë që shpesh i sheh thjesht si plaçkë lufte. Ato përballen çdo ditë me mizorinë, dhunën dhe pabarazinë, ndërsa shpresojnë për një të ardhme ku zërat e tyre të dëgjohen dhe vuajtjet e tyre të mos mbeten në heshtje. Kjo përsëritje i tragjedisë na kujton se lufta nuk përfundon me armët, por mbetet e gjallë në shpirtin e atyre që mbijetojnë dhe që kërkojnë drejtësi mes rrënojave”, thuhet tutje në njoftim.

“Gratë e Trojës” është zhvilluar dhe mbështetet nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë në kuadër të projektit “Humanrightivism”, implementuar nga CDF, Bashkimi Evropian, UNFPA, MKRS dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë. Partnerë në këtë aktivitet të Artpolis janë Teatri Dodona dhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut (Serbi)./KultPlus.com

Vjosa Osmani dhe ministri Maqedonci vizitojnë Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike në Qatar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë vizituar Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike, Milipol Qatar.

Osmani ka shkruar se njo ngjarje shquhet për prezantimin e produkteve.

“Kjo ngjarje shquhet për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve më të reja inovative dhe mbulon të gjitha fushat e sigurisë publike dhe industriale”, ka shkruar presidentja Osmani./KultPlus.com

Flamenko, kinematografi, arkitekturë, gastronomi e shumë të tjera, në Javën Kulturore Spanjolle

Më të bukurat e kulturës spanjolle do të vijnë në vendin tonë nga datat 1 deri më 7 nëntor. Java Kulturore Spanjolle do të ofrojë flamenko, ekspozita, kinematografi, dokumentare, ekspozita mbi arkitekturën, workshop me kampion botëror në bodybuilding duke premtuar një atmosferë sa argëtuese, aq edhe edukative.

Aktivitetet e shumta nisin me ekspozitën “Arkitektura emblematike në Spanjën Bashkëkohore”, që do të qëndrojë e hapur deri më datë 5 nëntor në Galerinë FAB, në Universitetin e Arteve në Tiranë. Kjo ekspozitë që tregon arkitekturën e realizuar në Spanjë në fund të shekullit të 20-të dhe në fillim të shekullit të 21-të, ofron vizionin e një vendi që po avancon dhe ofron propozime të reja arkitektonike me vepra nga arkitektë të njohur ndërkombëtare.

Data 2 nëntor, i është rezervuar një workshop-i që do të mësoje teknikat e fotografisë. “Teknikat fotografike për komunikimin arkitektonik” nga dr. Ricardo Santonja, një artist vizual, fotograf dhe profesor në Shkollën e Lartë Teknike të Arkitekturës në Madrid, do të mbahet në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Kurse për të gjithë ata që duan të ndihen si në Spanjë, më datë 4 nëntor, në Katedralen Ortodokse në Tiranë, do të organizohet koncerti “Bienvenidos a flamenca” nga Rocio Garrido, fituese e çmimit “kërcimtarja më e mirë në Festivalin Ndërkombëtar la Union 2023”, festivali më prestigjioz kushtuar flamenkos në Spanjë. Një formë arti i gjallë dhe shumë ekspresiv me origjinë nga Andaluzia në Spanjën jugore, Flamengo që përfshin muzikën, kërcimin dhe këndimin dhe muzikën, premton një mbrëmje të mrekullueshme.

Më 5 nëntor, në Akademinë e Filmit Marubi në Tiranë do të shfaqet dokumentari “Summers el rebelde” nga dr. Miguel Olid Suero. Ndërsa në datën 6, në të njëjtin destinacion, në Akademinë e Filmit “Marubi”, Suero do të zhvillojë një masterclass dhe një konferencë për shtyp mbi temën “Censura në kinematografinë spanjolle: procesi i përpunimit të një dokumentari”.

Për të gjithë të pasionuarit pas sportit, në nëntor, në sallën “Tonin Harapi” tek Liceu Artistik, do të kenë mundësi që të ndjekin një masterclass nga kampioni spanjoll i botës në Fitnes, Miguel Seijo. Të rinjtë do të marrin leksione dhe këshilla për një jetesë sa më sportive, të tregojnë përkushtim, të stërviten dhe të mbajnë një dietë të shëndetshme për një trup të bukur. Miguel do të flasë edhe mbi sfidat dhe arritjet e tij si sportist, duke inkurajuar të rinjtë të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të zhvillojnë zakone të mira për një trup të shëndetshëm.

Në Javën Kulturore Spanjolle nuk kishte si të mungonte degustimi i gastronomisë apo verërave, aq të njohura në të gjithë botën për larminë dhe cilësinë e tyre.

Java Kulturore Spanjolle do të pasohet nga ajo e Malit të Zi, që premton aktivitete të shumta kulturore e gjithëpërfshirëse./atsh/KultPlus.com

Françeska

Poezi e shkruar nga Ezra Pound

Ti dole jashtë prej natës
dhe kishte lule n’duert e tua,
tash ke me dalë jashtë prej nji turme konfuze,
jashtë nji trazine fjalësh rreth teje.
Unë që t’kam pa mes gjanave ma t’randësishme
u zemërova kur ata e përmendën emnin tand
në vende të zakonshme.
Kisha dashtë që valët e ftohta në mendjen time t’lundronin,
dhe që bota të thahej si nji gjethe e vdekun,
ose t’ish si farat e asaj lules që t’zhdukej me nji t’fryme,
që me mujt me t’gjetë sërish,
të vetme.

Përktheu: Orjela Stafasani /KultPlus.com

UEFA ndan një miliard euro për zhvillimin e futbollit të femrave

UEFA do të ndajë 1 miliard euro për gjashtë vjetët e ardhshëm, për investimin dhe zhvillimin e futbollit të femrave. 

Kështu ka njoftuar të mërkurën Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA). 

Paratë do të shkojnë te klubet e përfaqësueset, dhe do të përdoren në garat e senioreve e të rejave, për ta arritur numrin e 5 mijë futbollisteve në gjashtë ligat profesionale në Evropë deri në vitin 2030. 

“Futbolli evropian i femrave nuk ka qenë asnjëherë në pozitë më të mirë”, ka thënë drejtoresha menaxhuese e UEFA-s për futbollin e femrave, Nadine Kessler, shkruan “Reuters” të mërkurën.

Nga kjo strategji e re e UEFA-s do të përfitojë edhe Federata e Futbollit e Kosovës./ KultPlus.com

‘Përrallë nga e kaluara’ dhe ‘Gjeneral Gramafoni’ shfaqen në Kinemanë ABC me rastin e 80-të vjetorit të çlirimit të Shqipërisë

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 80-të vjetorit të çlirimit të Shqipërisë,  Ambasada e Shqipërisë në Kosovë sot ka filluar me shfaqjen e katër filmave historik shqiptar, në Kinemanë ABC, shkruan KultPlus.

Sonte janë shfaqur filmat “Përrallë nga e kaluara”, dhe “Gjeneral Gramafoni”, përderisa nesër pritet të shfaqen filmat  “Lulëkuqet mbi mure” dhe “Radiostacioni”.

Në sallën e mbushur plotë adhurues të filmit shqiptar, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka thënë se kjo datë e shënuar përfaqëson sakrificat e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.

“Sot jemi mbledhur të kalojmë një mbrëmje të bukur, në prag të festave të ditës së Flamurit tonë kombëtar, po nga ana tjetër për të kujtuar dhe nderuar 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë. Një ditë historike që përfaqëson sakrificat dhe përkushtimin e madh të popullit shqiptar, për lirinë dhe pavarësinë e tij, dhe ky përvjetor është një mundësi e artë për të parë jo vetëm historinë tonë të lavdishme, por edhe artin dhe kinemanë që e kanë përjetësuar atë me aq pasion dhe aq mjeshtëri”, ka thënë ambasadori Malaj.

Ambasadori Malaj më tej ka thënë se filmat të cilët shfaqen me rastin e 80-të vjetorit të Shqipërisë paraqesin realitete në të cilat ka kaluar populli shqiptar.

“Arti thotë të vërteta por ndryshe nga filozofia, historia etj. Arti ka një tjetër gjë jo aq të drejtpërdrejtë se sa të tërthortë, është gjuha e tij, nënkuptimi, ajo që fshihet pas një fjale, pas një ngjarje, pas një fati. Alegoria, metafora, simboli janë ato që e krijojnë shumë kuptimësinë në art. Ato që nga konkretja e prekshmja dhe e përsëritshmja kalohen tek e përgjithshmja, abstraktja dhe e papërsëritshmja”, ka shtuar ambasadori.

Për filmin e cili do të shfaqej pas pak “Përrallë nga e kaluara”, ambasadori Malaj ka thënë se përmes karaktereve të tij dhe skenave të papërsëritshme ai kapërcen kohën duke u bërë pjesë e kujtesës kolektive dhe një simbol i përhershëm i shpirtit shqiptar.

Ky film i realizuar në vitin 1987, me regji të Dhimitër Anagnostit vazhdon të jetë një ikonë e kinematografisë shqiptare, i cili ofron një pasqyrë të thellë të jetës patriarkale dhe zakoneve të tradicionale të shoqërisë shqiptare.

“Një djalë i detyruar të martohej në moshë të re dhe një vajze të zgjuar që vë në lojë gjithë një fshat për të drejtën e saj, për dashurinë e saj të jetës. Anagnosti ka ndërtuar një vepër që shfaq me elegancë kontradiktat dhe anët komike të kësaj shoqërie ndërthurur me sfidat e jetës së grave të asaj kohe”, ka thënë ambasadori Malaj.

Ndërsa, filmi tjetër i cili u shfaq i dyti me radhë, “Gjeneral Gramafoni”, është një film që sjellë një pasqyrë të pasur të identitetit kulturor e kombëtarë, duke e shpërfaqur edhe rolin që muzika dhe kultura kanë luajtur gjithmonë në jetën e shqiptarëve.

“”Gjeneral Gramafoni” nga regjisori Viktor Gjika trajton temën e patriotizimit të rezistencës dhe përpjekjes për të ruajtur vlerat kombëtare përmes artit edhe kur kushtet janë të vështira nën presionin për depërtim kulturor të Italisë fashiste, përmes karaktereve të muzikantëve të interpretuar me mjeshtëri nga Bujar Lako, Kadri Roshi dhe grupi i aktorëve të tjerë që janë aty. Përcillet një mesazh i forcës shpirtërore dhe i qëndresës së popullit shqiptarë për të asimiluar muzikën e tyre”, ka thënë ambasadori Malaj duke i ftuar të gjithë të shijojnë filmat.

“Le të jetë ky një moment nderimi për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtyre veprave të të çmuara por edhe një përkujtim për vlerat dhe saktificat e brezave që u përkushtuan për Shqipërinë e lirë”.

Nesër do të vazhdojë shfaqja e filmave “Lulëkuqet mbi mure” (18:00) dhe “Radiostacioni”(20:00) , në kinemanë ABC./ KultPlus.com