Premiera e filmit të restauruar ‘Gjeneral Gramafoni’, Rama: Aty për të gjithë brezat

Premierës së një prej filmave emblemë të kinematografisë shqiptare, “Gjeneral Gramafoni”, i ka bërë jehonë edhe Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Edhe “Gjeneral Gramafoni” vjen në 2023”, shkruan Kryeministri Rama, duke kujtuar se filmi legjendar i vitit 1978 iu nënshtrua digjitalizimit duke bërë që kjo dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike të jetë aty për të gjithë brezat.

“Gjeneral Gramafoni” është restauruar në qendrën “Dabimus” srl në Bari.

Restaurimi i këtij filmi u bë falë bashkëpunimit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filimit dhe Fondazione Gramsci di Puglia në kuadër të projektit “Për një rrjet institucionesh kulturore midis Pulias dhe Shqipërisë .

Më herët ministrja e Kulturës, Margariti njoftoi se, së bashku me premierën e filmit do të promovohet edhe libri i shkruar nga Ester Gjika “Film pas filmi – unë e bija e…”, si dhe një performancë e kabasë në klarinetë, interpretuar nga trioja virtuoze: Sokol Bimi: klarinetë, Fatmir Lela: llahutë; Ronaldo Deda: violinë.

“Gjeneral Gramafoni”, konsiderohet një film ikonë nën regjinë e të madhit Viktor Gjika, me skenar nga Vath Koreshi dhe muzikë nga Aleksandër Peçi.

Procesi i restaurimit të filmave të vjetër shqiptarë ka nisur para disa viteve, ku janë realizuar disa nga prodhimet më të mira shqiptare si “Përrallë nga e kaluara”, “Nëntori i Dytë”, “Tana”, “Vdekja e kalit”, “Vitet e pritjes”, etj.

Menjëherë pas realizimit të tij, “Gjeneral gramafoni” pati një jehonë të gjerë si brenda dhe jashtë vendit. Pas shfaqjeve në Shqipëri, filmi do të merrte pjesë në Festivalin e Filmit Ballkanik (1979) në Stamboll të Turqisë ku do të merrte Diplomë Nderi duke u vlerësuar si film shumë i arrirë edhe nga kritikët që ndiqnin festivalin.

Një vlerësim ndërkombëtar pati edhe për artistin e madh Bujar Lako i cili punoi dhe jetoi 24 orë në 24 me virtuozin Laver Bariu përgjatë gjithë fazës parapërgatitore të filmit për të interpretuar mjeshtërisht kabatë e mrekullueshme me klarinetë./atsh/ KultPlus.com

Nesër shfaqet premiera e filmit të restauruar “Gjeneral Gramafoni”

Nesër do të shfaqet premiera e një prej filmave ikonë “Gjeneral Gramafoni” që është restauruar në qendrën “Dabimus srl” në Bari.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila shprehet se, “restaurimi i këtij filmi u bë falë bashkëpunimit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filimit dhe Fondazione Gramsci di Puglia në kuadër të projektit “Për një rrjet institucionesh kulturore midis Pulias dhe Shqipërisë dhe nesër filmi do të shfaqet në Cineplexx (TEG)”.

Së bashku me premierën e filmit, tha Margariti, do të promovohet edhe libri i shkruar nga Ester Gjika “Film pas filmi – unë e bija e…”, si dhe një performancë e kabasë në klarinetë, interpretuar nga trio virtuoze: Sokol Bimi: Klarinetë, Fatmir Lela: Llahutë; Ronaldo Deda: Violinë.

Ministrja tha se, restaurimi digjital i filmit “Gjeneral Gramafoni” u realizua në qendrën Dabimus srl në Bari, nën drejtimin e profesorit Nicola Barbuti.

“Gjeneral Gramafoni”, konsiderohet një film ikonë nën regjinë e të madhit Viktor Gjika, me skenar nga Vath Koreshi dhe muzikë nga Aleksandër Peçi.

Procesi i restaurimit të filmave të vjetër shqiptarë ka nisur para disa viteve, ku janë realizuar disa nga prodhimet më të mira shqiptare si “Përrallë nga e kaluara”, “Nëntori i dytë”, “Tana”, “Vdekja e kalit”, “Vitet e pritjes”, etj./atsh/KultPlus.com

Së shpejti, premiera e filmit të restauruar “Gjeneral Gramafoni”

Në qendrën “Dabimus srl” në Bari, u krye restaurimi digjital i filmit “Gjeneral Gramafoni”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila shprehet se, “restaurimi i këtij filmi u bë falë bashkëpunimit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filimit dhe Fondazione Gramsci di Puglia në kuadër të projektit “Për një rrjet institucionesh kulturore midis Pulias dhe Shqipërisë”.

Ministrja tha se, filmi me regji nga Viktor Gjika, skenar nga Vath Koreshi dhe muzikë të Aleksander Peçit vjen për publikun i restauruar nën drejtimin e profesorit Nicola Barbuti, të enjten 20 prill, ora 19:00 në Cineplexx (TEG).

Margariti tha se, së bashku me premierën e filmit do të promovohet edhe libri i shkruar nga Ester Gjika “film pas filmi – unë e bija e…”, botuar nga “Toena”.

Procesi i restaurimit të filmave të vjetër shqiptarë ka nisur para disa viteve, ku janë realizuar disa nga prodhimet më të mira shqiptare si “Përrallë nga e kaluara”, “Nëntori i dytë”, “Tana”, “Vdekja e kalit”, “Vitet e pritjes”, etj. / atsh / KultPlus.com

Valltari që i shpëtoi varjes me litar, pasi kërkoi një vallëzim para vdekjes (VIDEO)

Hijeshia me të cilën e ka luajtur këtë valle përpara se të varej në litar ka bërë që t’i falej jeta e vallja të marrë emrin e tij.

Vallja e Osman Takës është një nga më të bukurat jo vetëm të Çamërisë por të gjithë botës shqiptare dhe e mbarë Ballkanit, përcjellë KultPlus.

Osman Taka ishte një nga luftëtarët kryesorë të degës çame të Lidhjes së Prizrenit me qendër në Prevezë që u kap rob në luftë me osmanlinjtë. Hijeshia me të cilën e ka luajtur këtë valle përpara se të varej në litar ka bërë që t’i falej jeta e vallja të marrë emrin e tij.

Vallja e Osman Takës është përfshirë edhe në filmin “Gjeneral Gramafoni”, se për cilën valle bëhet fjalë, shikojeni videon. / KultPlus.com

Historia e valles së Osman Takës, luftëtarit Çam që kërcimi i shpëtoi jetën (VIDEO)

Një skenë nga filmi shqiptar, ‘Gjeneral Gramafoni’, 1977.

Vallja që ata shihen duke interpretuar këtu njihet si ‘Vallja e Osman Takës’. Kjo ishte në kujtim të një luftëtari shqiptar Çam të shekullit 19, i cili u burgos dhe u dënua me vdekje. Historia popullore thotë se dëshira e tij e fundit ishte që të ishte në gjendje të performonte një kërcim dhe kur e bëri, vallëzimi ishte aq emocionues dhe aq i bukur që rojet nuk mund ta ekzekutonin.

Shqiptarët çamë janë një nën-grup etnik shqiptar që janë vendas të Çamërisë në Greqinë e sotme. Ata gjithashtu, si shumë grupe etnike ishin subjekt i politikave të shkëmbimit të popullsisë ’të pranishëm në pjesën më të madhe të rajonit të Ballkanit në fillim të mesit të shekullit 20, si një mënyrë për të arritur“ homogjenitetin etnik ”. Për më tepër, shumë shqiptarë çamë tani jetojnë në rajonet jugore të Shqipërisë.

Historia e filmit  “Gjeneral Gramafoni”

Në mesin e viteve ’30 fillon penetrimi dhe parapërgatitja e pushtimit Italian të vitit 1939. Halit Berati, një klarinetist virtuoz dhe Parandili ftohen nga një sipërmarrës Italian të inçizojnë në pllaka gramafoni, meloditë e tyre të cilat do të shiten së bashku me muzikën italiane të kohës së fashizmit. Gjatë kësaj kohe fillojnë grevat e punëtorëve të naftës ku Halil Berati është punëtor.

 …çfarë i ndodh një populli para-modern, tradicional, feudal, i cili ndodhet në pikëprerjen e dhunshme me logjikat e rendit kapitalist të pushtuesit, ende jo zyrtar ? Ndoshta kjo është pyetja madhore e regjisorit Gjika që përbën edhe subjektin kryesor të filmit.

Te “Gjenerali”, rendi kapitalist vjen nëpërmjet pushtimit, hap pas hapi, pa iu vërsulur institucioneve shqiptare të monarkisë që në çastin e parë. Si një regjim shfrytëzimi, vështirësia e tij e parë është përballja me një realitet të vonuar shoqëror dhe ekonomik. Problemi i tij është se si të shtjerë në dorë pasuritë e popullit, shpirtin krijues, pasuritë natyrore, forcën e punës.

Filmi është, një kritikë ndaj kapitalizmit si shfrytëzues jo vetëm i forcës punëtore por dhe e talenteve e pasurive kombëtare të veçanta njerëzore. Në këtë mënyrë rikthehemi te klisheja klasike e epokës totalitare e përfaqësuar dhe në kinemanë tonë: komunizmi kundër kapitalizmit, populli kundër pushtuesit, vlera kombëtare kundër vlerave fluide, e veçanta kundër rrëmujës identike. Kategori armiqësore të shpalosura kryesisht gjatë luftës së ftohtë. Kontradikta që ndodhen në bërthamën e fuqive të mëdha: i civilizuar – i prapambetur, i kultivuar – barbar, të cilat legjitimohen përmes frymës së progresit të të emancipuarit, i mjeshtrit të madh që krijon jo vetëm hierarki vlerore e kuptimore por ndonjëherë edhe raciale./ KultPlus.com