Në mbrëmje dëgjohet klitha e lakuriqëve të natës. Dy vraçë kërcejnë përmbi livadh. Fëshfërin panja e kuqe. Shtegtarit i shfaqet pijetorja e vogël ndanë udhës. Mrekullishëm shijojnë vera e re dhe arrat. Mrekullishëm: i dehur të lëkundesh në pyllin që muzget. Mes degnaje të zezë kumbojnë kambana të dhimbshme. Mbi fytyrë pikon vesë.
E mban mend? Cila ishte femra më seksi, më e bukur e atyre viteve?
Për femrën më seksi të atyre viteve kur unë isha 20 vjeç, nuk flitej, nuk dëgjohej lavdërimi në publik. Jo se kjo e bukur nuk ekzistonte. Por se ajo publikisht refuzohej si e ndëshkuar. Të flisje për të bukurën, ishte si pëshpërima e mbytur më fyt, si ai sekret i shfaqur frikshën në errësirë bodrumi.
Student në Tiranë, dëgjova për herë të parë atë që ishte një mrekulli më vete për femrën vetëm e vetëm që ajo të ishte seksi, të ishte e bukur.
Në kulturën shqiptare, në atë fshatare, në atë socialiste (medet!)… të ishe vetëm e bukur, mund të ishte fatale, fatkeqe, jo e dobishme, e njerëzishme… jo praktike.
Shkurt e rrezikshme. “U deshmë e njeri s’e diti”. “Pëllumb i shkruar… Më qafë na pastë kush na ka kallëzuar”.
Naimi: “Në fytyrën tënde gjeta dashurinë/si ai që gjeti në mal Perëndinë”.
E bukura lavdërohej në këngë, por si shjaqje e një mjedisi qiellor, vizion i ndarë me përrenj e humnera nga kjo jetë. Pse? Se në këngë “ishte ndryshe” nga ajo, të qenët në jetë. Ishte si në legjendë, si në atë përrallën kur “E bukura e dheut” që jetonte në qiejt e 13-të, arrihej dhe lumturohej nga trimi i marruar.
E bukura normale, tokësore, duhet të ishte e mirë, dmth duhet të kishte vlera që prekeshin nga dora, prodhonin diçka. E bukura në hava, ajo vetëm e bukura … nuk i shkonim për shtat tokësores, gruas që martohej me mua, me ty…
Por kryeqyteti, qyteti e kishte një kut tjetër: e bukura vihej përtej të dobishmes, përtej moralit, madje, përtej skandalit… e bukura kishte vlerë absolute, jashtëkohore e tejnjerëzore.
Prandaj ishim në qytet.
Gratë e bukura e tundnin shtatin, e tundnin dheun e njeriut dhe të shtetit vetëm për qejf të vetes .. Ato si të bukura merrnin gjithë lavdërimet e përditshme të njerëzve që mrekulloheshin tek i shihnin, që vetëm i përshëndesnin, që u buzëqeshnin, i adhuronin, u këndonin këngë, u përfaleshin hireve të bukurisë në largësi… i quanin shenjtëri… më vehte
Kjo ishte Tirana e viteve ’60.
Ajo kishte të bukurat e saj në çdo lagje.. Dhe “burrat e bukur”. Për një të ardhur nga provinca si unë, mirë kjo gruaja e bukur, kjo e pikuara nga qielli, “misi”, E bukura e dheut, mund të pranohej si vlerë më vete kulminante, e pavarur nga krahasimet, balancat e vlerave të tjera, por mister “burri i bukur” ma shpifte. Por Tirana e pranonte… burrin e bukur, “mashkullin mister”, jo në kuptimin e homos, të dylberit.
Disa nga gatë më të bukura të kohës ishin artistet… ato dinin të kriheshin, të visheshin, të ecnin bukur…
Tirana atëherë ishte këmbësore, nuk kishte makina. Këto të bukurat i shpërndanin hiret e tyre falas në ecjen e përditshme në punë, në kafe, në shoqni, në vdekje a dasma..
Bukuri që shkoqej e shpërfaqej sheshit.
Dy nga artistet e bukura… ishin këngëtarja klas Luiza Papa e Operas.Tjetra: Margarita Xhepa e teatrit…
Dhe sa të tjera të bukura… e shumë të bukura …
Jeta do thahej pa ujin e ëmbël të bukurisë që derdhej rrugëve të kryeqytetit… dikur në vitet ..60…
Studioja arkitekturore “OMA” është shpallur fituese e garës ndërkombëtare për projektidenë arkitekturore për rilindjen e stadiumit “Selman Stërmasi”.
Kryetarja e jurisë ndërkombëtare, Amanda Levete, shpalli kompaninë fituese të kësaj gare ndërkombëtare, ndërsa në fazën finale morën pjesë pesë skuadra finaliste që prezantuan para jurisë konceptet arkitektonike për një stadium krejtësisht të ri, sipas standardeve të UEFA-s, kategoria IV, i cili do ta kthejë atë zonë në një qendër të re të Tiranës.
“Përgëzoj qytetin e Tiranës sepse kultura e garave të arkitekturës në Shqipëri tashmë është bërë e rëndësishme. Nuk e di sa me fat jeni që e gjithë kjo kulturë dhe dëshirë për arkitekturën mbështetet nga qeveria dhe gjithë qyteti”, tha ajo.
“Qasjet e ndryshme që ju keni na kanë bërë që të kemi shumë pyetje dhe pikëpyetje në mënyrën se si mund të integrohet në mënyrë të suksesshme një stadium në të gjithë pjesë e qytetit”, tha Levete, ndërsa shtoi edhe disa sugjerime mbi projektin që pritet të realizohet nga studio arkitekturore “Oma”.
“Juria ka disa rekomandime që do donte t’i shihte të zbatuara në projektin e realizuar për të rafinuar formën e fasadave qoftë për interesat tregtare, por edhe ato të stadiumit”, vuri në dukje ajo duke sugjeruar që një nga ndërtesat në vendndodhje të jetë më pak ndërtesë, e më shumë në formën e një kulle sahati apo një obelisku. “Ishim jo fort të bindur për aktivitetin publik në tarracë dhe sugjerojmë që përdorimi i këtyre hapësirave të bëhet edhe me energji diellore”, pohoi Levete.
Nga ana e saj, drejtuesja e Korporatës Shqiptare të Investimeve, Elira Kokona u shpreh se “skuadrat konkurruese në këtë garë na bënë të ëndërrojmë dhe reflektojmë mbi Tiranën tonë”.
“Ky konkurs ka një funksion të dyfishtë, rendit koncept idetë arkitekturore më të mira si hap të parë dhe si hap të dytë për tre skuadrat e renditura të para nga juria ndërkombëtare hapet zarfi që përmban ofertën financiare”, tha ajo.
“Kjo ofertë përmban përqindjen e zhvillimit, që secili konkurrent i ofron shtetit apo korporatës, përqindje e cila nuk duhet të jetë më pak se 47% e sipërfaqes së zhvilluar mbi tokën shtet. Pasi të hapen dhe renditen ofertat financiare të tre më të mirëve, ftohet skuadra e përzgjedhur e para nga juria ndërkombëtare e arkitekturës për të bazuar ofertën e saj me ofertën më të lartë të ofruar për korporatën nëse kjo është e nevojshme”, pohoi Kokona. /atsh/ KultPlus.com
Rajoni i fisit të Hotit ndodhet në qarkun e Malësisë së Madhe, në veri të Shqipërisë. Ai shtrihet në verilindje përpjetë luginës që fillon në fund të pjesës lindore të liqenit të Shkodrës, afër kalimit të kufirit shqiptaro-malazez të Hanit të Hotit dhe vazhdon të shtrihet përpjetë maleve që kalojnë pranë Brigjës deri te maja e fshatit Rapshë-Starje. Rruga nga bregu kah territori i Kelmendit dhe i Vermoshit ,në fillim shpie në këtë luginë, që shkon paralel me kufirin shqiptaro-malazez. Territori i Hotit shtrihet edhe përgjatë liqenit, në Malin e Zi, dhe vazhdon nëpër gjirin e Humit, duke u ngjitur deri në luginën e parë të Helmes dhe Traboinit, në anën veriore të Malit Bukoviq. Hoti kufizohet me rajonet tradicionale të fisit të Grudës në veri të Malit të Zi, në verilindje me Kelmendin dhe me Kastratin në jug. Ngulimet kryesore të Hotit janë: Rapsha e Hotit në Shqipëri dhe Arza, Helmesi dhe Traboini në Mai të Zi.
Popullsia
Termi Hoti është shënuar si një emër personal më 1330. Më 1474, rajoni quhej montanee octorum, montanea attanorum (Malet e Hotit). Trajta e termit hoti përmendet në raportin dërguar Romës, në shtatorin e vitit 1621, nga peshkopi shqiptar i Sap-ës dhe i Sardë-s, Pjetër Budi dhe në raportin kishtar të Pietro Stefano Gasparit, më 1671. Hoti gjithashtu shfaqet në raportin e Gjorgjo Stampaneos, aty kah viti 1685 dhe në hartën e vitit 1689, të hartografit italian Gjakomo Kantelli da Vinjola.
Më 1614, shkrimtari venedikas, Mariano Bolizza nga Kotori i përmend 212 shtëpi të Hotit nën zotërimin e një farë Marash Papës, me 600 burra të armatosur.66 Më 1838, doktori austro-hungarez , Jozef Myller, ishte informuar nga At Deda i Vuklit se në Hot kishte 1500 banorë.67 Pothuajse në të njëjtën kohë (1841), në “Një informatë e shkurtër mbi fiset e Malësisë së Shqipërisë së veriut, në veçanti mbi malet e pavarura”, Nikolla, Princi i Vasojeviqve, pohon se popullata e Hotit përbëhej prej 2400 banorëve, prej të cilëve 600 ishin të armatosur. Në saje të regjistrimit të vitit 1854, diplomati francez, Hajsinth Hekardë, ka cekur se Hoti ka 450 familje.
Një diplomat tjetër francez, Emil Vjetë, konsulli francez në Shkodër, ka cekur se Hoti kishte 400 shtëpi që përfshinin 2442 katolikë, plus pesë shtëpi të tjera myslimane në trevën e quajtur Sunci.70 Autorë të tjerë të fimdit të shekullit nëntëmbëdhjetë përmendin gjithashtu 400 dhe 500 familje. Nga këto të dhëna, mund ta kemi të qartë se popullata e Hotit ka pasur rreth 400 banorë në atë kohë. Edith Durhami i referohet Hotit në dekadën e parë të shekullit njëzet si një bajrak i përbërë prej 500 shtëpive.
Hoti, tradicionalisht, ka qenë fis katolik. Mbrojtësi i shenjtë i fisit është Gjoni i Pagëzuar, dita e të cilit (Shënjoni i Hotit) kremtohet për çdo vit, më 29 gusht. Kisha e famullisë së Brigjës, e ndërtuar më 1699, i është kushtuar Shën Gjonit Pagëzues. Vetëm disa gurë dhe një varrezë e vjetër kanë mbetur nga kisha. Ky fis e ka edhe festën dimërore të Shën Nikollës, e cila kremtohet tërë javën. Kisha në Hot i është dedikuar Shën Venerandës. Kisha në Rapshë të Hotit është ndërtuar në vitin 1699 nga françeskanët, të cilët pas një kohe të shkurtër qenë të detyruar të largoheshin prej saj. Një shtëpi e famullitarit u ngrit aty më 1907, e financuar nga Austro-Hungaria. Në Traboin ka qenë një famulli katolike që nga viti 1648, megjithëse shpesh braktisej.
Disa familje në Hot, gjatë periudhës së sundimit Osman u konvertuan dhe kaluan në fenë islame. Megjithatë, ndasitë fetare nuk duket të kenë shkaktuar probleme të mëdha brenda fisit. Dhjetë familje në Rapshë, bie ijala, kaluan në fenë islame më 1800 dhe nga Pasha fituan të drejtën që të kenë Bylykbashin ose (Vojvodën e vet); këtë post e pati vazhdimisht familja e Hasan Agës./ KultPlus.com
Dëshironi një klimë mesdhetare, plazhe të bukura dhe monumente historike për pushime? Atëherë nuk keni pse të shkoni në pikat e nxehta turistike të Greqisë. Ju këshillojmë të bëni një udhëtim në Shqipëri – një vend më i lirë dhe më pak i mbushur me vizitorë – por po aq i këndshëm!, shkruan Silva Oldenburg në revistën mujore gjermane “Petra”.
Shqipëria është po aq bukur sa Greqia – por shumë më e lirë
Gjatë pikut të sezonit turistik ka një numër të madh pushuesish, plazhet janë të mbipopulluara dhe çmimet rriten në mënyrë eksponenciale.
A nuk do të ishte e mrekullueshme të gjenit një vend po aq të bukur, por më pak të mbushur me turistë dhe më të lirë?
Shumë pranë Greqisë qëndron një vend që po bëhet gjithnjë e më popullor vitet e fundit: Shqipëria.
Me bregdetin e saj që të lë pa frymë, plazhet e pacenuara dhe njerëzit mikpritës, Shqipëria ka fituar reputacionin si “alternativa ndaj Greqisë”.
Riviera Shqiptare si alternativë ndaj Greqisë
Riviera Shqiptare shtrihet 450 kilometra përgjatë brigjeve të deteve Jon dhe Adriatik.
Këtu gjendet gjithçka që mund të dëshirojë një pushues: ujëra të kristalta, gjire të izoluara, fshatra piktoreskë dhe peizazhe mbresëlënëse malore.
Kryesisht, rekomandohen te vizitohen vende si Ksamili, Dhërmiu dhe Himara.
Një perlë e vërtetë është edhe ishulli i Sazanit, i cili për një kohë të gjatë ka qënë një zonë ushtarake e kufizuar.
Shqipëria ofron çmime të përballueshme dhe qetësi
Në pamje të parë mund të mendoni se Shqipëria është Greqia e dytë. Ngjashmëritë janë të dukshme: klima mesdhetare, peizazhi i larmishëm, historia e pasur dhe kuzhina e shijshme.
Por, nëse shikoni më afër, mund të shihni ndryshimet delikate që e bëjnë Shqipërinë të veçantë.
Avantazhi më i madh i Shqipërisë është padyshim çmimi. Krahasuar me Greqinë, akomodimi, ushqimi dhe aktivitetet janë dukshëm më të lira.
Kjo do të thotë që ju mund të kaloni pushime ëndrrash edhe me një buxhet të kufizuar.
Një tjetër pikë plus është paqja dhe qetësia. Shqipëria nuk është ende e mbipopulluar me turistë, ju mund të shijoni bukuritë e vendit në qetësi.
Kjo është arsyeja pse ia vlen të udhëtoni në Shqipëri
Natyrisht, Shqipëria nuk është një zëvendësuese e drejtpërdrejtë e Greqisë. Çdo vend ka identitetin, traditat dhe kulturën e vet.
Megjithatë, Shqipëria ka edhe një histori plot ngjarje, e cila pasqyrohet në vendet dhe monumentet e shumta historike.
Kuzhina shqiptare është një ndërthurje e ndikimeve mesdhetare dhe orientale dhe ofron një shumëllojshmëri shijesh.
Pra, nëse jeni në kërkim të një eksperience autentike dhe të paharrueshme pushimesh, duhet me patjetër të vizitoni Shqipërinë.
Këtu mund të zbuloni bukurinë e Ballkanit pa u përfshirë nga turmat e turistëve.
Premiera botërore e operës “Rozafa” u vu mbrëmë në sallën e Universitetit të Arteve.
“Mjeshtri i Madh”, kompozitori David Tukiçi, bazuar mbi libretin e një tjetër figure madhore të artit shqiptar, siç ishte Fadil Kraja, arriti të bënte bashkë një trupë të madhe artistësh që përfshinte studentë e pedagogë të kantos, emra të mirënjohur të jetës artistike në vend.
“Rozafa” është një opera legjendë në 3 akte dhe gjashtë tablo.
Në rolin e Rozafës interpretoi Ardita Meni, Ujkani u interpretua nga Josif Gjipali, Ajkuna nga Marjana Leka, në shoqërimin e korit të studentëve të Universitetit të Arteve, drejtuar nga mjeshtri i korit, Bujar Alliu.
Muzika e kompozuar nga David Tukiçi u luajt nga Orkestra e Harqeve të RTSH–së, dirigjuar nga Olsi Qinami.
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Rezallës, në 26-vjetorin e shënimit të saj.
Osmani tha se në fshatin Rezallë të Drenicës, forcat e regjimit gjenocidal serb kryen një nga mizoritë më të rënda të luftës në Kosovë.
“Të rrethuar në shtëpitë e tyre, 98 djem e burra – banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, u ekzekutuan në mënyrë çnjerëzore. Vrasja sikur nuk ju mjaftoi, ndaj zhdukën trupat e 44 prej viktimave, një akt tjetër i errët që synonte fshirjen e gjurmëve të gjenocidit. Disa prej këtyre trupave u gjetën vite më vonë në varrezat masive në Rudnicë të Rashkës, në territorin e Serbisë”, tha tutje ajo, transmeton Klankosova.tv.
Osmani thotë ndër të tjera se masakra e Rezallës ishte pjesë e një plani sistematik të shtetit serb për ‘shfarosje’ , duke dëbuar me dhunë shqiptarët nga toka e tyre, nëpërmjet përndjekjes, vrasjeve masive, dhunimeve, djegieve dhe shkatërrimit.
“Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, sikurse as duke i kujtuar dhe nderuar përherë. Lavdi përjetë martirëve të Rezallës!”, tha e para e vendit.
Kryeministri Albin Kurti përmes një letre ka ngushëlluar familjen e aktores së ndjerë Margarita Xhepa.
“Shkëlqimi i saj skenik ka nderuar dhe ka mbajtur të bashkuar një komb”, thuhet në letrën e kryeministrit drejtuar familjes Xhepa.
Ai shprehu mirënjohje dhe falënderim pafund për pasurimin e artit shqiptar dhe historisë sonë.
“Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e më të dashurës tuaj që është e dashur dhe admiruar nga tërë kombi shqiptar. Tani që aktorja e madhe nuk është mes nesh, t’i them ikonë më duket mbiemër i vogël. Emri i saj – Margarita Xhepa – është më shumë sesa çdo mbiemër me të cilin duam t’ia njohim lartësimin. Para se merrte rolin e fundit, atë të përjetësisë, e kishte përjetuar teatrin dhe kinemanë shqiptare. Shkëlqimi i saj skenik ka nderuar dhe ka mbajtur të bashkuar një komb. Mirënjohja dhe falënderimi janë të pafundme për pasurimin e artit shqiptar dhe vetë historisë sonë”, thuhet në letrën e plotë të ngushëllimit.
Teatri i Gjilanit ka përgatitur një program dinamik për muajin prill, duke ofruar një kombinim mes premierave dhe shfaqjeve të vlerësuara..
Në njoftimin e publikuar në faqen e teatrit, bëhet e ditur se muaji hapet me premierën “God Bless America” më 9 dhe 10 prill, një vepër e autorit dhe regjisorit Fatos Berisha.
Kjo shfaqje sjell një qasje të guximshme dhe reflektuese mbi realitetet politike dhe shoqërore, duke përdorur një gjuhë teatrale të mprehtë dhe ironike. Me një ansambël të përzgjedhur aktorësh, kjo shfaqje synon të hapë diskutime mbi demokracinë dhe ëndrrën amerikane.
Për fëmijët dhe familjet, më 12 prill, Teatri Magjik i Fëmijëve sjell shfaqjen “Meri Popins”, një adaptim i njohur i veprës së Pamela Lyndon Travers, me regji të Blendi Arifit.
Programi vazhdon më 19 prill me shfaqjen mysafire për fëmijë “Borëbardha”, një produksion nga Dancing House.
Më 21 prill, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë “Jam Unë Ajo”, një dramë origjinale mbi depresionin postnatal, e shkruar nga Valmira Thaçi dhe Dituri Neziraj, me regji të Erson Zymberit.
Më 24 dhe 25 prill, rikthehet komedia e fuqishme “Togeri nga Inishmori” nga Martin McDonagh, me regji të Shkëlzen Berishës.
Muaji do të përmbyllet më 29 prill me shfaqjen më të suksesshme të Teatrit të Gjilanit, “a.y.l.a.n”, një vepër e Jeton Nezirajt, me regji të Blerta Nezirajt. Kjo shfaqje ka fituar çmimin kryesor të jurisë “Grand Prix” në Poloni në vitin 2022.
Me këtë program të pasur dhe të larmishëm, Teatri i Gjilanit vazhdon të mbetet një qendër e rëndësishme e teatrit bashkëkohor në vend, duke ofruar një hapësirë për reflektim dhe argëtim për publikun e tij të gjerë.
Kultura Shqiptare do të prezantohet në Javën e Dizajnit në Milano dhe në Bienalen e Venecias nga 8-13 prill, në kuadër të CulturAlb, një projekt i ri i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe qeverisë shqiptare.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale videon promovuese të përfaqësimit të kulturës shqiptare në këto aktivitete.
“Ky projekt promovon kulturën tonë jashtë vendit. Në fokus të tij janë kinematografia shqiptare dhe takimet me komunitetin arbëresh”, tha Gonxhja.
Projekti “Culturalb” është nisma zyrtare e qeverisë shqiptare që synon të prezantojë trashëgiminë dhe krijimtaria bashkëkohore shqiptare përmes një kalendari të pasur me ekspozita, shfaqje, diskutime dhe ngjarje kulturore në qytete të ndryshme të botës.
Sipas MEKI-it, me Culturalb, kultura shqiptare udhëton, bashkëbisedon, ndërvepron dhe nuk ka kufij.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Xhim Xhema ka ofruar kontributin e tij për realizimin e “Muzeut të Paqes” në kryeqytet.
Kryetari Rama ka thënë se takimi me atdhetarin Xhim Xhema është gjithmonë privilegj.
“Gjatë gjithë jetës së tij, ai ndihmoi çështjen shqiptare duke u bërë një dritë shprese për ne në komunitetin ndërkombëtar. Kontributi i tij vazhdon edhe sot, tani në ruajtjen e historisë tonë kolektive. Xhim Xhema ka ofruar kontributin e tij për realizimin e “Muzeut të Paqes” në Prishtinë. Ky muze do të kontriboj në forcimin e kujtesës sonë kolektive për të kaluarën tonë, për nderimin e kontribuesit të çështjes sonë dhe do të shërbejë si themel për të edukuar brezat e ardhshëm mbi vlerat e paqes dhe demokracisë. Xhim Xhema ka marrë përsipër një përgjegjësi të madhe, duke siguruar mbështetje financiare të plotë për dizajnimin dhe ndërtimin e muzeut. Përjetësisht mirënjohës për kontributin e tij për popullin shqiptar dhe për forcimin e imazhit të Prishtinës si një qytet që, përmes artit dhe arsimimit, promovon paqen dhe rëndësinë e bashkëpunimin ndërkombëtar. Faleminderit, Xhim Xhema, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Kryetari Rama.
Në Galerinë e Artit në Pejë, është hapur ekspozita personale retrospektive e pikturave e artistit Isa Alimusaj.
Kjo ekspozitë përfaqëson një udhëtim artistik unik përmes veprave të Alimusajt, duke sjellë një kombinim të ndjeshëm të traditës dhe inovacionit në artin bashkëkohor.
Ngjarja shënon 75 vjetorin e lindjes, 55 vjetorin e krijimtarisë dhe 45 vjetorin e ciklit të tij të famshëm “Profilet Dardane”.
Gjatë karrierës së tij mbi pesë dekada, ai ka krijuar rreth 12,000 vepra arti, një arritje që rivalizon edhe me gjeniun spanjoll, Pablo Picasso.
Një nga ciklet më të njohura të krijimtarisë së Alimusajt është “Profilet Dardane”, që pasqyron angazhimin e tij të thellë me trashëgiminë dhe identitetin kosovar.
Piktura si “Figurat në hapësirë” dhe “Profile Dardane II”, që ndodhen në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Kosovës, ofrojnë një vështrim të thellë në traditat dhe historinë e pasur të Kosovës.
Punimet e Alimusajt janë ekspozuar në Ballkan dhe në vende të ndryshme të Evropës.
Stili i tij dallon për peizazhet e gjalla dhe të ëndërrta me emocione të fuqishme, duke e bërë atë një figurë të dalluar në botën e artit.
Ekspozitat e tij janë pritur me entuziazëm, duke e vendosur atë si një ambasador kulturor të Kosovës në arenën ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv.
Isa Alimusaj ka ndërtuar një identitet të veçantë artistik, me pasionin e tij për artin dhe kulturën.
Për edicionin e tij të 27-të, panairi i artit modern dhe bashkëkohor po feston rikthimin e tij në Grand Palais, për kënaqësinë e vizitorëve.
“Ky vend është i mrekullueshëm!”, shprehet Ghislaine Escande, një piktore dhe artiste pamore, e cila ka ardhur në Art Paris që në fillimet e saj.
E dielli në Art Paris ndriçon mijëra vepra arti: nga skulpturat dhe pikturat te fotografitë, shiritat komik – dhe për herë të parë, madje edhe pjesët e dizajnit.
Me 170 galeri arti nga 25 vende dhe gati 1000 artistë të përfaqësuar, Art Paris shfaq vepra me diversitet të madh.
Për edicionin e tij të 27-të, panairi i artit modern dhe bashkëkohor po feston rikthimin e tij në Grand Palais, për kënaqësinë e vizitorëve.
“Ky vend është i mrekullueshëm!”, shprehet Ghislaine Escande, një piktore dhe artiste pamore, e cila ka ardhur në Art Paris që në fillimet e saj.
E dielli në Art Paris ndriçon mijëra vepra arti: nga skulpturat dhe pikturat te fotografitë, shiritat komik – dhe për herë të parë, madje edhe pjesët e dizajnit.
Me ftesë të Bibliotekës Kombëtare të Francës, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, u takua në Paris me përfaqësues të këtij institucioni të lartë kulturor, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve kulturore me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në takim morën pjesë Jean-Francois Roseau, drejtor për marrëdhënie ndërkombëtare i Bibliotekës Kombëtare të Francës, Helene Berges, zyrtare për çështje evropiane nga BNF, dhe Frederique Duversin, drejtoreshë e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris.
Ky takim midis Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Bibliotekës Kombëtare të Francës, shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve institucionale në fushën e bibliotekarisë.
Gjatë këtij takimi, palët diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit kulturor, shkëmbimit të praktikave të mira në menaxhimin bibliotekar, si dhe organizimin e projekteve të përbashkëta.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës mbetet e përkushtuar në zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare për të përmirësuar qasjen në dijen dhe kulturën botërore./ KultPlus.com
Sot, në shkollën fillore “Emin Duraku” në Komunën e Kaçanikut, për herë të parë u përurua një dhomë burimore speciale e kompletuar me tërë inventarin përcjellës për fëmijët që kanë nevoja profesionale për trajtim më të veçantë.
Ky projekt u realizua nga donatori i njohur i komunës së Kaçanikut, Dr. Astrit Sokoli, i cili ka investuar në këtë shkollë publike edhe më herët në forma të ndryshme. Dhoma burimore u realizua në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit.
Nënkryetari i Komunës, Sabedin Vishi, uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë projekt të qëlluar, duke shtuar se Komuna e Kaçanikut do të ketë gjithmonë dyert e hapura për bashkëpunime të tilla dhe do të jetë gjithmonë afër donatorëve, për çka në mënyrë te veçantë e falenderoi Doktor Astritin, për këtë investim, por edhe për të gjitha donacionet e tjera që po i bënë për shoqërinë në përgjithësi në komunën tonë. Fjalë falenderuese pati edhe nga drejtoresha e shkollës “ Emin Duraku”, Diana Bajrami Reka, ndërsa Astrit Sokoli si donator i këtij projekti, falenderoi stafin menaxherial dhe arsimtarët e shkollës si dhe Komunën e Kaçanikut, ndërsa premtoi edhe bashkëpunime në projektet e reja.
Tashmë kjo klasë ofron kushte komode për lehtësimin e procesit mësimor për fëmijët që kanë nevojë për trajtim më të veçantë, si edhe për realizimin e planit mësimor për mësuesit ndihmës. Klasa është e kompletuar dhe do të shfrytëzohet për këshillime, vlerësime, takime me fëmijë e prindër si dhe do të përdoren mjetet didaktike.
Ndërsa Dr. Astriti u shpreh se ndihet shumë i emocionuar në përurimin madhështor të kësaj dhome burimore, e cila sipas tij, kjo shënon fillimin e një kapitulli të ri në ofrimin e një mjedisi mbështetës, gjithpërfshirës dhe fuqizues për të gjithë nxënësit.
“Kjo hapësirë është projektuar me dashuri, kujdes dhe konsideratë maksimale për nevojat e ndryshme të nxënësve. Ne jemi përkushtuar për të nxitur një atmosferë ku çdo fëmijë ka mjetet, burimet dhe mbështetjen për të lulëzuar. Gjithmonë do të jem në gatishmëri që të bëj realitet këto vizione dhe për të krijuar kujtime të qëndrueshme dhe për të festuar potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj kategorie të fëmijëve!”, u shpreh mbështetësi i këtij projekti, Dr. Astriti, ndër të tjera. Një dhomë burimore mund të ofrojë:
Mbështetje individuale: Fëmijët mund të punojnë me mësues të trajnuar, të cilët u ndihmojnë atyre të përballen me vështirësitë e tyre mësimore;
Pajisje të specializuara: Si mjete dhe materiale që ndihmojnë në zhvillimin e aftësive motorike, komunikimit dhe mësimit;
Qetësi dhe fokus: Një mjedis më të qetë dhe pa shpërqendrime, i cili mund të jetë më i përshtatshëm për fëmijët që kanë nevoja të veçanta, si ata me autizëm ose çrregullime të tjera të zhvillimit. Kjo dhomë mund të ofrojë gjithashtu mundësi për punë grupore ose aktivitete që ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë aftësi sociale dhe emocionale në një mjedis të mbështetur dhe të kontrolluar.
Akademikja dhe shkrimtarja Lea Ypi së shpejti do ta publikoj librin e ri me titull “Aufrecht”.
Libri i paraprin librit të saj të njohur ndërkombëtarisht “Të lirë”.
Libri “Aufrecht” do të publikohet në muajin shtator.
Lea Ypi është një prej figurave më kuptimplote e botës akademike shqiptare edhe pse funksionon jashtë botës shqiptare. Ajo është pedagoge e Teorisë Politike në Shkollën e Shkencave Politike dhe Ekonomike në Londër dhe profesoreshë e filozofisë në Universitetin Kombëtar Australian. Ajo është diplomuar për filozofi dhe letërsi në Universitetin La Sapienza dhe ka përfunduar doktoraturën në Institutin Universitar Evropian.
Me studimet e saj ajo ka marrë disa çmime ndërkombëtare. Lea Ypi është zgjedhur ndër dhjetë mendimtarët më të mirë në botë sipas Prospect Magazinë 2022. Ka dhënë mbi njëqind leksione si e ftuar, duke përfshirë Universitetin e Çikagos, Princetonit, Yales, Harvardit, Stanfordit, Kembrixhit, Oksfordit, Parisit, Romës, Frankfurtit, Berlinit, Pragës, Uppsalas, Barcelonës, Oslos, Montrealit, Torontos, Pekinit, Kiotos dhe Melburnit.
Lea Ypi është bërë e njohur së fundi edhe si autore e një libri që del jashtë kornizave të profesionit të saj primar. Libri i saj autobiografik “Free”, ose në shqip “Të lirë”, ka zgjuar interesim të madh kudo ku është botuar dhe hedhur në treg. Libri është botuar në anglisht, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare dhe është vlerësuar lartë nga kritika ndërkombëtare./ KultPlus.com
Konsorciumi holandez Van Oord Dredging and Marine Constractor dhe ai grek me seli në Holandë, Archirodon Construction Company Limited janë kualifikuar për fazën tjetër të procedurës për ndërtimin e Portit të ri të Porto Romanos.
Këto dy konsorciume do të paraqesin edhe ofertat ekonomike, ku edhe më pas do të përzgjidhet kompania fituese.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se ka përfunduar faza parakualifikuese dhe se 2 konsorciume janë përzgjedhur për të vijuar në fazën tjetër nga 5 konsorciume që u bënë pjesë e garës ndërkombëtare.
“Ndërtimi i Portit të ri në Porto Romano në rrugë të mbarë, përfundon faza e parakualifikimit. 5 konsorciume ndërkombëtare morën pjesë në një garë të hapur dhe transparente. Komisioni, i udhëhequr nga konsulenti ndërkombëtar Royal HaskoningDHV, kualifikoi 2 konsorciume, të cilët pas dorëzimit të dokumentacionit fizik do të paraqesin ofertat ekonomike”, tha Balluku.
Shqipëria, theksoi ajo, do të ketë një port model, një HUB në Mesdhe, i cili do t’i shërbejë të gjithë rajonit.
Fondi limit i parashikuar për ndërtimin e këtij porti është 39,3 miliardë lekë.
Projekti integron hekurudhën Durrës – Prishtinë dhe Portet e thata në Kosovë e Maqedoni të Veriut. Është parashikuar t’i përgjigjet kërkesave Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, por edhe vendeve të tjera të rajonit për 4 dekadat e ardhshme./ KultPlus.com
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për deklarimin “pasuri kulturore të paluajtshme” të zonave arkeologjike A dhe B të qytetit të Krujës.
Sipas ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e zonifikimit të zonave arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Krujës, sipas koordinatave dhe hartës së zonifikimit në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH) si edhe miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre.
Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për regjistrimin e këtij vendimi, në përputhje me ligjin nr.111/2018, “Për kadastrën”, dhe aktet nënligjore në fuqi, ndërsa Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor do të publikojë hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Krujës në Gjeoportalin Kombëtar.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./ KultPlus.com
Universiteti i Gjirokastrës, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, organizoi një takim koordinues për të diskutuar krijimin e një Qendre Kërkimore për Zhvillimin Vendor.
Takimi u hap nga rektori i Universitetit, prof. dr. Jaho Cana dhe Aleksandar Maskovic, përfaqësues i lartë i OSBE-së, ndërsa metodologjia dhe hapat e mëtejshëm u prezantuan nga Elton Qendro, menaxher i projektit në OSBE.
Qendra do të ketë një rol strategjik për Universitetin, duke forcuar kapacitetet kërkimore, përfshirjen aktive të studentëve dhe stafit akademik, si dhe ndihmën në politikëbërjen lokale për sfidat e zhvillimit.
Studimi i fizibilitetit do të analizojë realizueshmërinë, dobishmërinë dhe qëndrueshmërinë e projektit, përmes një vlerësimi gjithëpërfshirës të aspekteve ekonomike, ligjore, teknike dhe institucionale.
Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së rolit të Universitetit të Gjirokastrës si kontribues aktiv në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit./ KultPlus.com
Ditën e sotme, 39 amerikanë kanë bërë betimin për t’u angazhuar si vullnetarë të Korpusit të Paqes në Shqipëri për dy vite shërbim. Sipas njoftimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e pranishme në këtë ceremoni ishte edhe e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn, ndërsa këta individë plot përkushtim do të sjellin më të mirat e vlerave amerikane në Shqipëri.
“Duke u mbështetur në 30 vite ndikimi, ata do të bashkëpunojnë me komunitetet lokale për të forcuar lidhjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftim, ndërsa në ceremoni u bashkua edhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe drejtuesja e Korpusit të Paqes për Shqipërinë, Megan Wilson.
E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn gjatë fjalës së saj përshëndetëse falënderoi ministren Manastirliu dhe ekipin për mbështetjen ndaj vullnetarëve të Korpusit të Paqes dhe për punën që ata bëjnë nëpër klasa, shkolla dhe komunitete anembanë Shqipërisë.
“Gjithashtu, dua të falënderoj mësuesit, bashkëpunëtorët lokalë dhe partnerët qeveritarë që do të punojnë përkrah vullnetarëve gjatë muajve dhe viteve në vijim. Ju i keni hapur bujarisht jo vetëm shtëpitë, por edhe zemrat tuaja për t’i përgatitur këta vullnetarë për punën që i pret. Mbështetja e të gjithë partnerëve tanë shqiptarë është thelbësore për suksesin e Korpusit të Paqes në Shqipëri. Dhe më duhet të pranoj, jam pak ziliqare ndaj të gjithë vullnetarëve”, tha VanHorn.
“Mikpritja, bukuritë e Shqipërisë, edhe unë i kam përjetuar këtu në ambasadë nuk mund të krahasohen me atë që ju do të përjetoni duke u bërë pjesë e këtyre familjeve dhe komuniteteve.
E di që mund të jem pak e njëanshme, por me siguri mund të them që ju jeni vullnetarë të Korpusit të Paqes në vendin më të mirë në botë. Dhe jeni duke bërë një nga punët më të rëndësishme që mund të bëhen në emër të popullit amerikan. Më shumë se 240,000 vullnetarë kanë shërbyer në rreth 140 vende dhe mendoj që të gjithë ju përfaqësoni shpirtin e shërbimit që është në thelb të asaj çfarë do të thotë të jesh amerikan”, pohoi ajo.
Gjatë fjalës së saj, VanHorn iu drejtua të rinjve vullnetarë të Korpusit të Paqes, se teksa do të hynë në një klasë shqiptare apo do të punojnë me një organizatë lokale, këta të rinj do të thellojnë dhe forcojnë më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.
“Ju do të ndihmoni në forcimin e stabilitetit ekonomik përmes punës suaj në çuarjen përpara të sipërmarrjes dhe fuqizimin e komuniteteve për të zbatuar projekte të zhvilluara në mënyrë lokale. Kjo do të krijojë mundësi të reja për të dy vendet tona dhe do të ulë cenueshmëritë”, nënvizoi VanHorn.
“Siç e theksuan ministrja dhe Megan, do të ktheheni në Shtetet e Bashkuara me aftësi të paçmueshme, aftësi udhëheqëse, ekspertizë teknike, njohuri të gjuhës shqipe dhe aftësi kulturore që do t’ju bëjnë të vyer për Shtetet e Bashkuara kur të ktheheni. Dhe me shumë sinqeritet them se ju përfaqësoni më të mirën e Amerikës. Shërbimi që do të bëni këtu për dy vitet e ardhshme nuk do të sjellë ndryshim vetëm në jetët tuaja, por edhe në jetët e atyre që do të takoni gjatë shërbimit. Ky shërbim do të forcojë lidhjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë për shumë vite që do të vijnë”, përfundoi VanHorn. / KultPlus.com
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se në mandatin e katërt qeverisës paga mesatare e mësuesit do të shkojë 1250 euro, ndërsa do të vijojnë investimet në infrastrukturën arsimore.
Nëpërmjet rubrikës “Sy m’sy”, ku Rama u kthen përgjigje ndjekësve të tij në rrjetet sociale, Kryeministri informoi se në shkollat e vendit po ndjekin sot arsimin mbi çerek milion fëmijë, nga të cilët 238 mijë marrin librat falas.
“Gjithë ato projekte rindërtimi e ndërtimi shkollash nga e para dhe thua: Nuk ka fëmijë Shqipëria dhe i harxhoni lekët kot. Shqipëria ka afro çerek milioni fëmijë në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme dhe dhjetëra e mijëra të tjerë në moshë për të shkuar në çerdhe e kopshte”, replikoi Rama me ndjekësin në rrjetet sociale.
Shkollat, tha Rama ishin në gjendje të keqe, teksa paga mesatare e mësuesit ishte 420 euro.
“Kur ne morëm detyrën kishte mbështetje thuajse zero. Shkollat ishin në gjendje të keqe dhe të gjithë prindërit ishin të detyruar të blinin vet librat për fëmijët e tyre. Ndërsa sot 238 mijë nxënës i marrin librat falas. E ti thua nuk ka fëmijë. Paga mesatare e mësuesit sot është dyfishuar krahasuar me kohën kur ne morëm detyrën ishte 420 euro sot është 950 euro dhe brenda mandatit tonë të katërt do të jetë 1250”, shtoi Rama.
Kryeministri bëri të ditur se edhe në 4 vitet e ardhshme do të ndërtohen edhe 200 shkolla të reja, ndërsa numri i laboratorëve inteligjentë dot shkojë në 1 mijë.
“Deri në fund të mandatit të ardhshëm 430 shkollave të reja që kemi ndërtuar do t’u shtohen edhe 200 të tjera. Kur ne morëm detyrën nuk kishte laboratorë, nuk bëhej fjalë, kishte klasa me kompjuterë që nuk ndizeshin. Sot kemi laboratorë inteligjentë në 340 shkolla dhe brenda mandatit të katërt numri i laboratorëve inteligjentë do të jetë 1 mijë, që do të thotë që asnjë nxënës nuk do të mbetet pa akses në mësimin e teknologjisë digjitale në të gjithë territorin e vendit”, theksoi Rama.
Po ashtu, vijoi ai, do të ngrihet një shoqëri publike e transportit të nxënësve.
“Ka plot fëmijë që duhen mbështetur me transportin në shkollë falas”, deklaroi Rama.
Rama solli në vëmendje edhe situatën në palestra, të cilat sipas tij, ishin të ndërtuara që në kohën e komunizmit.
“Kur ne morëm detyrën palestrat numëroheshin me gishtat e duarve. Ishin akoma ato të kohës së vjetër të komunizmit, sepse nuk ishte ndërtuar një palestër e re. Sot kemi mbi 200 palestra të reja në shkolla dhe kemi një lëvizje të tërë në shkolla, e cila ka përfshirë mbi 12 mijë fëmijë dhe ka rilindur frymën e sportit te brezi më i ri. Do të shtojmë edhe disiplina të tjera sportive nëpër shkolla dhe synojmë ta çojmë në 20 mijë të paktën, numrin e nxënësve të angazhuar në një sport”, tha ai.
Rama tha se PS është forca politike për Shqipërinë në Europë. Kudo tjetër, sipas tij ka “gropë“./ KultPlus.com