Balerini shqiptar Eno Peçi nderohet me çmimin e madh “Unaza e Nderit” nga Opera dhe Baleti Shtetëror

Balerini shqiptar Eno Peçi është shpërblyer me çmimin “Unaza e Nderit” nga Opera dhe Baleti Shtetëror i Vjenës, çmim për të cilin ka njoftuar vet balerini shqiptar, shkruan KultPlus.

Peçi ka shkruar se tashmë i janë bërë 24 vjet punë në këtë institucion të lartë kulturor, duke u shprehë se është i emocionuar për këtë nderë që i është bërë.

Më poshtë ju sjellim të plotë njoftimin e tij dhe videon e balerinit shqiptar Peçi me çmimin e sapo ndarë./ KultPlus.com  

Eno Peçi sjell “Muzgun” në skenën e TKOB

Shfaqja “Muzgu” nisi rrugëtimin e saj 3-ditor në skenën e Teatrit të Operas e Baletit.

“Muzgu” mbuloi gjithë skenën e TKOB-së mbrëmë, me përjetimin emocional që solli interpretimi mjeshtëror i trupës së baletit, në kërcimin kontemporan, kuruar deri në detaje nga koreografi i mirënjohur përtej kufijve shqiptarë, Eno Peçi.

“Muzgu”, ku interpreton trupa e baletit të TKOB-së, do të vijojë edhe më datë 13 dhe 14 mars. Skenografia dhe kostumografia janë realizuar me mbështetjen e Harabel Contemporary Art Platform.

“Muzg” vihet për herë të parë në skenë dhe koreografi Peçi ka pasur asistencën e Eldad Ben Sasson. / atsh / KultPlus.com

“Vals për të rinjtë”, balerini Eno Peçi: Të bëhemi bashkë

Balerini shqiptar me famë botërore, Eno Peçi do të jetë nesër në sheshin “Skënderbej”, për të sjellë valsin e famshëm vjenez, në kuadër të aktiviteteve të “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.

Aktiviteti “Vals me të rinjtë”, që do të zhvillohet në datën 6 korrik, organizohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Ambasadën e Austrisë në Tiranë.

“Valsi që kemi përgatitur me 5 balerinë të tjerë shqiptarë, nuk do jetë ai valsi profesional, por do jetë paksa më i thjeshtë, më i lëvizshëm, vals pak më i thyer, më i përditësuar. E rëndësishme është atmosfera dhe të bëhemi bashkë”, u shpreh balerini Eno Peçi.

Ndërkohë, drejtoresha e Rinisë, në bashkinë e Tiranës, Aspasjana Kongo theksoi se përzgjedhja e kësaj rryme ishte se valsi arrin të përçojë një mesazh shumë të mirë për të rinjtë.

“Mendoj se ka një lidhje mes të rinjve dhe balerinit. Kur ai ka qenë imazhi i Koncertit të Vjenës, shumë të rinj kanë folur për atë performancë. Kështu që ne menduam që ekziston një lidhje, por kjo erdhi në fakt edhe si propozim nga Ambasada austriake, kështu që thjesht u bënë dy gjëra bashkë”, tha zonja Kongo, duke ftuar të gjithë të rinjtë, për një leksion të hapur valsi, nesër, në orën 20:00./atsh/ KultPlus.com

Eno Peçi me shfaqje në Teatrin e Operës dhe Baletit të Lubjanës

Në datën 11 nëntor, në Teatrin SGN të Operas dhe Baletit në Lubjanë, balerini dhe koreografi shqiptar Eno Peçi, së bashku me koreografët Leo Mujić dhe Jakopo Godani, do të venë në skenë veprën “Strune- Strings”.

Eno Peçi do të prezantohet me pjesën “Angel”, me muzikë të kompozitorit, Alban Berg.

Peçi ditën e sotme ka qenë i ftuar edhe në ambientet e ambasadës shqiptare në Slloveni ku është takuar me ambasadorin Pëllumb Qazimi.

Eno Peçi dhe koreografia e tij janë prezantuar në një numër shtetesh si Austri, Shqipëri, Kosovë, Gjermani, Luksemburg, Hungari, Zvicër, Rusi, Itali, Japoni, etj. Ndërsa si balerin ai ka qenë i pranishëm në shumë skena të botës.

Ai është bashkuar me Operën Shtetërore të Vjenës në vitin 2000, duke qenë balerini i parë shqiptar që performon live në Vjenë. Ndërkohë, në vitin 2009 ai ka filluar edhe karrierën në koreografi. / KultPlus.com