Më 28 mars 2025, në sallën “Neço Muko” në Himarë, u zhvillua një aktivitet emocionues dhe frymëzues dedikuar grave dhe historive të tyre të jashtëzakonshme.
Ekspozita “Gjyshet: Trashëgimia e Fuqisë dhe Dashurisë” solli në fokus një fjalëkryq kujtimesh, force dhe dashurie, që treguan kontributin e gjeneratave të mëparshme të grave në trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të komunitetit tonë.
Pjesë e veçantë e aktivitetit ishte diskutimi i hapur me gazetaren Anila Hoxha, ku u ndanë zëra të guximshëm dhe histori të pathëna. Ky moment krijoi një hapësirë të vlefshme për reflektim dhe dialog mes brezave, duke fuqizuar më tej lidhjen mes grave të komunitetit.
Gratë shkruajnë historinë – dhe sot e lexuam së bashku./balkanweb/ KultPlus.com
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste siguroi sot shqiptarët e Kretës se pas një viti do të hapë dyert Konsullata Shqiptare në Kretë.
Në një takim me shqiptarët në Kretë, Greqi, në kuadër të turit të takimeve me diasporën, Rama i siguroi ata se nuk do të kenë nevojë që të shkojnë në Athinë për të marrë shërbime.
“Kreta është historikisht një ishull kokëfortësie. Njerëzit më kokëfortë të historisë së këtij vendi këtu kanë dalë nga Kreta. Por edhe ju duhet të jeni nga shqiptarët më kokëfortë që keni ardhur, rezistuar dhe triumfuar këtu”, tha Rama
Kryeministri siguroi se “si sot një vit këtu do të ketë hapur dyert dhe do të jetë në dispozicionin tuaj Konsullata e Shqipërisë”.
“Ju nuk do të keni nevojë të shkoni në Athinë, njësoj siç vlonjatë apo shkodranët e kanë tmerr kur u thua shkoni në Tiranë edhe ju e keni tmerr kur ju thonë shkoni në Athinë. Ne nuk do t’ju themi nëse doni të takoni shtetin shqiptar shkoni në Athinë, pot do t’jua sjellim shtetin shqiptar këtu në Kretë”, shtoi Rama.
William March (1893 – 1954), shkrmitar dhe marins amerikan shumëherë i dekoruar. Autor i gjashtë romaneve dhe katër përmbledhjeve me tregime, për të cilat është është shpërblyer me O’Henry Awards.
MONEDHA E PARË DHJETË CENTËSH
Nga William March
Çarli u kruspullos në hyrje, i mbrojtur disi nga era shkulëse; por kur e pa zonjën në moshë duke u avitur me qenin e saj, ai i drejtoi krahët dhe eci drejt saj me atë moskokëçarjen e tij të moçme. Pëshpëriti: “Do të jetë më e lehtë herën e parë nëse i lyp ndonjë dame të moçme. S’do të jetë e turpshme”. Gruaja në moshë u ndal dhe e shikoi nga afër përmbi syzet e saj Çarlin, duke i ndalur sytë te këpucët e tij të shqyera, duart e tij të ndyra dhe të skuqura dhe fytyra e tij e palarë. Qeni i saj terrier u shtriq përpara, duke vallëzuar në të ftohtë dhe i nuhati pantallonat e tij, duke kuisur.
Aty për aty gjallëria e Çarlit u fishk. Fjalimi i përgatitur provat e të cilit i kishte bërë në hyrje i doli krejt nga mendja. Foli me rrëmbim i tmerruar: Kjo ishte hera e parë në jetën e tij që po lypte. Ajo duhej ta besonte këtë, për atë Zot. Ai nuk ishte pis. Kishte pasur një punë të mirë deri para pak muajsh. Kjo ishte hera e parë dhe nuk kishte ngrënë që dy ditë tashmë. Ai ishte njeri me vetërespekt dhe ajo duhej ta besonte këtë. Ishte me rëndësi. Ajo duhej ta besonte këtë, për atë Zot.
Gruaja në moshë e kishte hapur çantën. E lëshoi një monedhë dhjetë centësh në pëllëmbën e tij.
Më vonë Çarli u ul në një stol në Washington Square, duke e shtrënguar monedhën fort, duke qëlluar me thembrat e tij plisat e borës së ndotur dhe të shkrifët. Pas fare pak do të ngrihej dhe do të blinte diçka të nxehtë për stomakun e tij që po e brente, por së pari duhej të ulej aty edhe pak dhe ta pajtonte veten me turpin. E puqi fytyrën për hekurit të akullt të stolit, duke shpresuar se askush s’do ta merrte me mend degradimin e tij duke e shikuar. Ai mendoi: “Kurrë s’kam pasur asgjë në jetën time përveç vetërespektit dhe tash nuk e kam më. U shita shumë lirë, ma ha mendja”.
SENATORI APXHON
Dhoma e pritjes e agjencisë së punësimit ishte e ftohtë. Dyshemeja ishte e mbuluar nga duqet e cigareve që kishte djegur dhe kishin lënë vraga në dysheme. Menaxheri, një burrë me një gojë si vrimë guaske, po mbante shënime. Jashtë, në Sixth Avenue, radioja jepte mesazhin e Vitit të Ri nga senatori Apxhon për zgjedhësit e tij: “Ky është vendi më i pasur me burime natyrore mbi faqen e rruzullit dhe unë po ju them juve, miqtë e mi të padukshëm, s’duhet ta humbim besimin”. Zëri i tij i pasur u shua nga zhurma e një kamioni.
Menaxheri bëri me shenjë dhe burri i treguar me gisht shkoi tek ai. Ai tha se kishte qenë aktor, llogaritar, shitës. Kishte përvojë si inxhinier i përhershëm. Mund të bënte çfarëdo pune. Menaxherit nuk i bënte përshtypje. Dukej se ishte i lodhur nga njerëzit joefektivë. Ai foli: “Sa vjeç je, Kenedi?”. Kenedi tha: “Tridhjetë e pesë”, por zëri i tij ishte i kujdesshëm. S’tregonte pikën e vendosmërisë.
Senatori vazhdoi: “Duhet të vëmë krahët tonë në timonin e shpirtit të vërtetë amerikan të besimit dhe lojës së ndershme”.
Menaxheri qeshi me përbuzje: “Mua më gjete të ma hedhësh? Pesëdhjetë e pesë, aty-aty. A mos po mendon se s’po i dalloj flokët e tua të thinjura?”. Kenedi i mbylli sytë. “Më duhet të bëj diçka. S’do ta marrin një burrë të plakur si unë”. Menaxheri tha, duke shkarravitur në bllokun e tij të shënimeve: “Mirë pra, a mos është faji im?”.
Senatori Apxhon, i dehur nga bukuria e zërit të vet, po vazhdonte, duke trazuar emocionalisht fjalët e tij: “Ju siguroj, miqtë e mi, ka boll për të gjithë; ka bukë dhe punë për të gjithë”.
/Marrë nga, ‘Trial Balance – The Collected Short Stories of William March’, The University of Alabama Press, 2011/ GazetaExpress/ KultPlus.com
Garda Grenadier e ushtrisë britanike ka parakaluar në sheshet e kryeqytetit.
Shumë qytetarë ndaluan për të parë dhe shijuar performancën e tyre “Corps of Drums”, transmeton Klankosova.tv.
Për këtë, falënderime ka shprehur ambasada britanike në Kosovë.
“Faleminderit të gjithëve që u paraqitën sot për të parë dhe shijuar Corps of Drums nga Garda Grenadier e Ushtrisë Britanike”, ka shkruar ambasada në X.
Pas tërmetit shkatërrues, numri i të vdekurve në Mianmar është rritur në 1 mijë e 644, thotë udhëheqja ushtarake e vendit, ndërsa numri i të lënduarve ka shkuar në 3 miëj e 408, me 139 të zhdukur.
E presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Republika e Kosovës solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit.
Osmani shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi, transmeton Klankosova.tv.
“Republika e Kosovës solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit pas tërmetit shkatërrues që goditi të dy vendet. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Le të gjejnë forcë dhe qëndrueshmëri përballë një humbjeje kaq të thellë”, ka shkruar e para e vendit në X.
Ka një dallim mes asaj se sa dukesh i lumtur dhe sa vërtet je i lumtur. Është një mjeshtri e kamuflimit të depresionit. Është një vijë e hollë ndërmjet. Ne shpesh e ngatërrojmë kënaqësinë me lumturinë. Jemi një shoqëri euforike, kemi qejf me u tregu. A ka ndikim instinkti i mbijetesës dhe konstrukti i të menduarit – pathyeshmëria dhe krenaria e shqiptarëve – që në hulumtimet për lumturinë dhe optimizmin dalin të parët? Po solidariteti e familja? Po harrojmë se është një vijë e hollë ndërmjet optimizmit dhe iluzionit.
Ne nganjëherë nuk e dimë se çka na bën të lumtur realisht ose nuk i vlerësojmë ata faktorë që kishin me qenë burimi jonë i lumturisë. Ose nuk i shijojmë dhuntitë që i kemi prej Zotit të cilat do të na përmbushnin neve. Sepse lumturia është përmbushje e prioriteteve dhe pritshmërive. Lumturia është shumë unike, nuk riciklohet, nuk imitohet, është shumë relative. Ajo që më bën mua të lumtur, për shembull, jo domosdoshmërisht e bën të lumtur një japonez, singaporean apo turk të cilët janë shumë më poshtë se ne në indeksin e lumturisë për vitin 2024. Por a ndikon te shqiptarët edhe pajtimi shpirtëror me fatin, kur i dallojnë gjërat që janë rezultat i vullnetit njerëzor prej atyre që janë rezultat i vullnetit hyjnor?
Të kthehemi te raporti që ka listuar Finlandën si vendin më të lumtur në botë[1], ku sipas Institutit Finlandez të Shëndetit Publik, Finlanda me 5.6 milion banorë numrin e vetëvrasjeve e ka mbi mesatare (për periudhën 2016-2023 janë 6 132 vetëvrasje).[2] Pra, 15.7 banorë të vetëvrarë në 100 000 banorë. Ndërsa Grenlanda mbetet vendi me shkallën më të lartë të vetëvrasjeve në botë, me 59.6 vetëvrasje për 100 000 banorë. Mirëpo Palestina në Raportin e Lumturisë sipas Gallup është renditur në vendin e 108-të dhe ka shkallën më të ultë të vetëvrasjes në botë, me 0.78 vetëvrasje në 100 000 banorë sipas World Population Review.[3]
Ky është një paradoks. Çka tregon kjo? Mënyra e jetesës dhe mënyra se si e konceptojmë lumturinë. Se palestinezët janë populli me më së paku vetëvrasje në botë tregon rezistenca e tyre e fortë përballë gjenocidit dhe kolonizimit izraelit. Ata mbijetojnë në të gjitha kushtet dhe nuk vetëvriten. Për mua palestinezët nuk janë ndër popujt më të palumtur në botë. Ata janë ndër popujt më të pathyeshëm në botë që nuk e njohin dorëzimin, as dëshpërimin. Ata nuk përdorin antidepresantë si perëndimorët. “Antidepresanti” i palestinezëve është besimi i palëkundur. Mënyra se si e koncepton jetën një palestinez dhe një finlandez dallon shumë. Janë rrethana dhe histori të ndryshme, është tjetër kulturë, tjetër etno-psikologji, janë tjera pritshmëri ndërmjet tyre.
Kosova në këtë hulumtim është renditur në vendin e 29-të nga gjithsej 147 shtete pjesëmarrëse, ndërsa në rajon ka rezultuar e para.
Nëse pjesëmarrësit në hulumtim “të lumturit” janë të varur kronikisht nga antidepresantët, kjo “lumturi”, çlirimi i hormonit të serotoninës në forma farmaceutike, është lumturi artificiale.
Sipas Report Linker[4], Britania e Madhe prinë me numrin më të madh të përdorimit të antidepresantëve në botë për vitin 2023, me 152.5 doza ditore të përcaktuara për 1 000 persona në ditë, ndërsa në ideksin e lumturisë gjendet në vendin e 23-të. Kjo statistikë tregon që britanezët janë të lumtur artificialisht, jo natyralisht.
Populli i dytë më i varur nga antidepresantët është Kanadaja, ndërsa zë vendin e 18-të në Raportin e Lumturisë.
Australianët janë në vendin e tretë për përdorim të antidepresantëve, ndërsa të 11-tët në Raportin e Lumturisë.
Edhe Finlanda është në top 10 shtetet me më së shumti përdorues të antidepresantëve.
Çekia prinë në vendin e 20-të në Raportin e Lumturisë, ndërsa sipas një hulumtimi të publikuar në Euronews, në periudhën 2000 – 2020, Çekia ka rritur numrin e përdoruesve të antidepresantëve për 577%.
Nëse finlandezët na qenkan “më të lumturit”, statistikat tregojnë se në vitin 2019, 8.8% e qytetarëve finlandezë janë raportuar se vuajnë nga depresioni kronik.
Shpenzimet për antidepresantë janë kosto e lartë për qytetarët dhe vendet e tyre. Në vitin 2020, Gjermania shpenzoi 812 milionë dollarë (783 milionë euro) për ilaqet kundër depresionit. Spanja (649 milionë dollarë ose 626 milionë euro) dhe Italia (456 milionë dollarë ose 440 milionë euro) janë vendet e tjera kryesore për shpenzimet për ilaqet kundër depresionit. Sipas sondazhit të publikuar në Eurostat, në vitin 2019 7.2 për qind e qytetarëve të BE-së raportuan se kishin depresion kronik.[6]
Pra, kjo është “lumturia e barnatoreve” të cilën e ka prodhuar Big Pharma për interesat e industrisë së vet, që neve na e krijon iluzionin se të jesh i lumtur duhesh të marrësh shembull shtetet që prijnë në idekset e lumturisë.
Gjithsesi unë nuk e përjashtoj se te rasti i finlandezëve një arsye e fortë mund të jetë që njerëzit ndihen më të sigurt për shkak të mbështetjes shtetërore ekonomike dhe sociale, ndërsa dihet që njerëzit e kërcënuar janë më pak të lumtur.
Si e konceptojmë lumturinë në jetën reale dhe në jetën virtuale? Identiteti virtual është shpeshherë i rrejshëm. Pse e shohim dikë duke buzëqeshur në një fotografi, nuk do të thotë që ai person është i lumtur. Pse e shihni dikë që ka investuar në një shtëpi përrallore apo po shëtitet me jahte, mos mendoni apriori se është i lumtur.
Kur jemi te iluzioni, duhet rikujtuar që është një pjesë e trurit që quhet korja parafrontale, përgjegjëse për rregullimin e emocioneve tona, e cila zhvillohet plotësisht pas moshës 25 vjeçare dhe na ndihmon që ta dallojmë iluzionin apo pozitat, statuset dhe ndjenjat e rrejshme apo imagjinare që na ofrohen në media, në filmat e Hollywood-it, në serialet e Netflix-it. Kjo do të thotë se fëmijët dhe të rinjtë e kanë shumë më vështirë t’i rezistojnë iluzionit.
Idiotët shpesh i detyrojnë të tjerët të shtiren dhe të duken se janë të lumtur, kur në të vërtetë nuk janë. Prapa “maskës së tyre të lumturisë publike“ qëndron frustrimi, pakënaqësia, turbulenca, trazira, depresioni, stresi kronik, pagjumësia, konflikti, xhelozia, urrejtja, dëshprimi, përçarja, konfuziteti, paranojat. Ndërsa në rrjetet sociale dhe në raportet artificiale të improvizuara shoqërore e familjare, janë të hareshëm, solidarë, mikëpritës dhe në humor të ndrydhur. Idiotët janë personat që me pasionet e tyre më së shumti e cenojnë dhe trazojnë lumturinë tonë.
Dhe mos harroni se ne rrethohemi nga njerëz që na xhelozojnë, por mos u frikësoni nga xhelozia e tyre sepse ajo nuk ju bën dëm juve më shumë se vetë xhelozëve. Xhelozia ua acaron shpirtrat, mendjet dhe emocionet xhelozëve. Sa më të lumtur dhe më të sukssshëm që jemi, aq më të tërbuar në vete janë xhelozët. As nga magjia e tyre mos u frikësoni. Njerëzit që xhelozojnë janë më të palumturit e botës. Është e vërtetuar se komplimentet e rritin nivelin e serotoninës, por mos i pritni ato nga ziliqarët.
Komplimentoje veten pas çdo suksesi sepse nuk është turp dhe përqendrohu te pikat e tua të forta që të të rritet vetëbesimi. Mos e kritiko veten vazhdimisht për gabimet e kaluara. Nëse keni marrë mësim nga gabimet tuaja, kurrë mos e ktheni kokën prapa sado të kenë qenë të
mëdha ato gabime. Thjesht, kritika e tepërt ndaj vetes e shteron njeriun dhe ia zbehë lumturinë. Sa më shumë që e duam veten, aq më pak na bëjnë përshtypje mendimet e të tjerëve. Ne duke u preokupuar se si po na vlerësojnë dhe reagojnë të tjerët, po harrojmë ta shijojmë atë pak lumturi që kemi e cila dita-ditës po venitet. Mendja jonë nuk lodhet kurrë nga gjuetia e paligjshme. Sedra e shëndoshë është zgjidhja. Poashtu drita e diellit ndikon në ngritjen e serotoninës (një nivel i lartë i vitaminës D) së bashku me ushtrimet fizike, meditimin, ushqimin e shëndetshëm dhe gjumin e mirë. Kështu do të shmangni stresin kronik. Kjo do të ju ndihmojë që të përjetoni koktejin e engjëjve, në vend të koktejit të djajve. Dhe ju do të shërbeheni prej tyre me “pijet” më të mira që keni konsumuar ndonjëherë, e ato, sipas David Jp Phillips, janë harmonia dhe kënaqja me gjendjen ku ndodhesh.
Nivelet e serotoninës varen edhe nga rrethanat shoqërore në të cilat gjendemi dhe ky ndryshim mund ta luhatë humorin tonë. Pra, vendi ku jemi, personat me të cilët rrethohemi, pozita shoqërore që mbajmë, e përcakton humorin tonë, nivelin e serotoninës në tru dhe në një mënyrë lumturinë tonë.
Siç thotë autori David JP Phillips, se nga studimet ka dalë se serotonina është e lidhur ngushtë me pozitën shoqërore. Individët me pozitën më të lartë kanë nivelet më të larta të serotoninës. Këta individë priren të jenë më harmonikët, më pak të stresuarit dhe më të shëndetshmit, për shkak se ndiejnë se i kanë të plotësuara të gjitha nevojat dhe se nuk janë të kërcënuar. Në momentin kur u vihet në rrezik pozita shoqërore ose pozita e përceptuar shoqërore, u ulet niveli i serotoninës dhe, nëse si pasojë e kësaj u rritet niveli i stresit, këta individë mund të bëhen agresivë. Individët që besojnë se janë (ose që janë vërtet) pjesë e shtresave më të ulëta të hierarkisë shoqërore, priren të kenë nivelet më të ulëta të serotoninës dhe, për pasojë, vuajnë shpesh nga stresi dhe nuk gëzojnë shëndet të mirë.[7]
Në fakt, kushti themelor i lumturisë është stabiliteti dhe ekuilibri. Njerëzit, thellë thellë në sekretet dhe privatësitë e tyre, thellë thellë në intimitetet dhe ndjenjat e tyre, janë më të mjerë se që i mendojmë ne, më pesimistë dhe më të pakënaqur se që i njohim ne. Ata shpeshherë synojnë kënaqësinë dhe jo lumturinë. Shumicën e emocioneve njerëzimi i mbanë sekret. Synojnë hormonin e kënaqësive momentale (dopaminën) dhe jo hormonin e lumturisë afatgjate (serotoninën). Janë të kënaqur materialisht, por jo të lumtur shpirtërisht. Çfarë maske e ndytë që është kjo! Kujt i aktrojnë kështu? Pse e rrejnë vetveten?
Nëse pasuria të bën të lumtur, unë nuk besoj se njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, është njeriu më i lumtur në botë. Sepse është konfirmuar që Musk përdorë ketaminë, një lloj antidepresanti, që e ndihmon atë të dalë nga “gjendja negative e mendjes”.[5] Unë besoj që shumica e liderëve politikë në botë përdorin antidepresantë. Unë jam i lumtur që organizmi im për 33 vite kurrë nuk ka përdorë një antidepresant dhe jam i diciplinuar që mos të përdori asnjëherë, qoftë edhe në momentet e mia “më të liga”. Kam mjaftueshëm inteligjenca dhe instrumente emocionale, psiqike e kulturore për tejkalimin e krizave, që janë natyrale dhe kreative.
Një ekuilibër natyral i hormoneve në kiminë e trurit, një kombinim i inteligjencave të shumëfishta, thyerja e iluzioneve dhe kultit të individit – mos varja e shpresave të një person, por besimi në institucione, do ta kultivonin lumturinë sepse në institucione merren vendimet, nga vendimet caktohet standardi, nga standardi caktohet mirëqenia dhe nga mirëqenia vjen lumturia. Pra, lumturia jonë varet nga fokusi ynë, nga vetëbesimi ynë. Ku duam ta fokusojmë trurin dhe mendjen tonë, në gjërat pozitive dhe mundësi reale apo në gjëra negative dhe pika të dobëta të karakterit?
Nëse mendojmë të bëhemi të lumtur vetëm pasi të bëhemi të përsosur, aty përfundon lumturia jonë. Nëse presim të marrim leje nga autoritetet dhe elitat se si dhe kur duhet të jemi të lumtur, atëherë kemi bërë vetëvrasje. Vetëm diciplinimi i mendjes tonë na sjellë burime të lumturisë.
Por a janë të lumtur ata që duan të largohen nga vendi i tyre?
Rrjetet sociale nuk i bëjnë njerëzit të lumtur, ato krijojnë iluzione. Ekstravaganca dhe luksi nuk i bëjnë njerëzit të lumtur, ato ushqejnë vetëkënaqësinë. Lumturia dhe vetëkënaqësia dallojnë thelbësisht.
Njerëzit e lumtur kënaqen me atë që e disponojnë dhe nuk e krahasojnë veten me të tjerët në pasuri dhe statuse, pra nuk lakmojnë sepse lakmia e pangopur, pasionet e çakorduara, egoizmi i brishtë, çojnë në depresion. As fama, as folk-patriotizmi nuk i bëjnë njerëzit të lumtur, as besimi në elita false dhe në kultin e liderit nuk i bëjnë njerëzit të lumtur.
Lumturia është gjendje, nuk është moment siç mund të jetë kënaqësia. Lumturia lidhet me mirëqenien, sigurinë afatgjate, stabilitetin emocional, paqen me veten, mënyrat se si reagojmë në fatkeqësi, marrëdhëniet e ndershme humane dhe korrekte sociale, shfrytëzimin racional të dhuntive dhe begative të Zotit dhe mirënjohja ndaj Tij, marrjen e shërbimeve nga shteti, ekuilibrin ndërmjet jetës private dhe asaj publike etj./ KultPlus.com
Marc Chagall, (7 korrik 1887-28 mars 1985), tani nuk desha më të dija as për neoklasicizmin e Davidit dhe Egrit, as për romantizmin e Delakruasë, as për ndërtimin e formës të Sezanit apo për kubistët. Më bëhej sikur të gjithë ne zvarritemi të ndrojtur nëpër sipërfaqen e botës, pa vendosur ta kthejmë kokëposhtë këtë shtresë të sipërme dhe të zhytemi në kaosin zanafillës. Në moshë të shkaur ai u rrek ti besonte më së shumti ngjyrave të lira dhe kumbuese. Kësisoj, punët e tij kremtonin rizgjimin flakatar të shpirtit, të erosit, të pasionit dhe lumturisë, krejkëto të stolisura përmes penelatash dhe formash të deformuara dhe të vijëzuara. Marc Chagall (1887-1985) ishte piktor francez me prejardhje ruso-çifute, i lindur në Bjellorusi, atëkohë pjesë e Perandorisë ruse. Në mesin e piktorëve të njohur të shekullit XX ai lidhej me lëvizje moderne pas impresionizmit. Ai u lind si fëmija më i madh nga nëntë prej tyre. Kjo periudhë e jetës së tij e përshkruar si e lumtur, por e varfër, reflektohet në veprat e Chagall. Ditët universitare në St. Petersburg Në vitin 1906 Mark Chagall filloi të studionte tek piktori i njohur vendor Yehud Pen, por u zhvendos në St. Petersburg. Atu iu bashkëngjit shkollës ‘Shoqata e Përkrahësve të Artit’ dhe kishte rastin të takohej me artistët e stileve të ndryshme. Nga viti 1908-1910 studioi te Leon Bakst në ‘Shkolla e Vizatimit dhe Pikturimit’. Vizatimet e para i krijoi në vitin 1907, ky përfshihen pikturat ‘S’kam Çfarë të Bëj’, ‘Ëndrrat e Mia’, ‘Çmendem’. Kjo periudhë ishte e vështirë për Chagall – çifutin i cili në atë kohë vetëm në St. Petersburg mund të jetonte me leje, ndërsa për shkurt ishte edhe në burg, Chagall mbeti në St. Petersburg deri në vitin 1910, megjithatë rregullisht vizitonte vendlindjen Vitebsk, ku në vitin 1909 takoi bashkëshorten e ardhshme, Bella Rosenfeld. Ikja në Paris Pasi që u bë artist i njohur, braktisi St. Petersburg dhe u zhvendos në Paris për të qenë më afër kuartit artistik Montparnasse, ku u miqësua me Guillaum Apollinaire, Robert Delaunay, Fernand Legal dhe të tjerë. Me të ardhur në Paris veprat e tij ndryshuan. U bënë më të buta, por kjo ishte vetëm ngjasim. Ndonëse paraqiteshin lulet, çiftet e dashuruara, peizazhet e qeta nuk bëhej fjalë për ndryshim të temave aq sa për ridistribuimin e tyre. Atëherë filloi të krijojë piktura që sot konsiderohen kryevepra të artit modern. Në vitin 1914 u kthye në Vitebsk ndërsa një vit më vonë u martua me të fejuarën. Lufta e Parë Botërore shpërtheu sa ishte në Rusi, ndërsa vajza Ida u lind në vitin 1916. Këto ishin vite të rëndësishme për të sepse u pranua si artist, ekspozoi në Moskë, në St. Petersburg ndërsa disa kritikë filluan ta konsideronin njërin prej piktorëve më të mëdhenj të gjeneratës së tij. Chagall – pjesëmarrës i Revolucionit rus Chagall ishte pjesëmarrës aktiv i Revolucionit rus në vitin 1917. Ministria Sovjetike e Kulturës e vendosi në pozitën e komisarit për art për rajonin e Vitebsk, ku edhe themeloi shkollën e artit. Nën regjimin sovjetik nuk funksionoi mirë andaj ai dhe bashkëshortja e tij u zhvendosën në Moskë në vitin 1920, pastaj në Paris në 1923. Gjatë kësaj periudhe publikoi memoaret në gjuhën çifute, të shkruara në origjinal në rusisht, ndërsa Bella Chagall i përktheu edhe në frëngjisht. Gjithashtu shkruante artikuj, poezi dhe memoare në gjuhë çifute, që botoheshin kryesisht në gazeta. Qytetar i Francës u bë në vitin 1937. Me okupimin nazist të Francës gjatë Luftës së Dytë
OLYMPUS DIGITAL CAMERA
Botërore dhe me depërtimin e çifutëve si dhe holokaustin, familja Chagall iku nga Parisi në Marseille ku gazetari amerikan Varian Fry iu ndihmoi që përmes Spanjës dhe Portugalisë në vitin 1941 të ikin në ShBA. Në vitin 1944 bashkëshortja e tij Bella vdiq nga një sëmundje. Dy vite më vonë u kthye në Evropë. Deri në 1949 punoi në Provansa në Francë. Të njëjtin vit Chagall ishte pjesëmarrës i krijimit të MRAP, shoqatë kjo joqeveritare anti-fashiste. Filloi të krijonte edhe skulptura, qeramikë dhe të vizatoi nëpër qelq të ngjyrosur. Në vitet e tij në fundit Chagall iu kushtua veprave në letër në të cilat është më i lirë dhe më intensiv. Meqë u mplak edhe lëvizjet e tij u bënë më pak të sigurta dhe të gjalla. Kah fundi i ’60 merrej me kolazhe, duke përdorur pjesët e pëlhurës. Për herë të tretë u martua në vitin 1952 për Valentina Brodsky, po atë vit vizitoi Izraelin ku tri vjet më vonë krijoi dritaret nga qelqi i ngjyrosur për sinagogën ‘Hadassah Ein Kerem’ të spitalit në Jerusalem, ndërsa në vitin 1966 edhe murin artistik për parlamentin e ri i konstruktuar po në atë qytet. Gjatë luftës 6 ditëshe spitali u sulmua disa herë, ndërsa veprat e pikturuara të Chagall ishin në rrezik. Në veprat e vonshme dominon variacioni i lumturisë dhe melankolisë. Krahas veprave të cilat grishin lumturinë dhe kënaqësinë në jetë, krijoi edhe vepra me karakter më serioz dhe plotë mallëngjim dhe pikëllim. Njëra nga veprat e tilla është ‘Akrobati në Natë’. Në vitin 1985, në moshën 97 vjeçare Marc Chagall vdiq në Saint- Paul de Venice në Francë ku edhe u varros.
Gazeta norvegjeze “Morgenbladet” ka botuar, të hënën e 5 shtatorit 1932, në faqen n°3, intervistën asokohe me Aleksandër Moisiun në Norvegji, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Moisiu flet për Faustin dhe pak për gjithçka.
Burimi : Morgenbladet, e hënë, 5 shtator 1932, faqe n°3
Me trenin e natës nga Stokholmi mëngjesin e sotëm erdhën Moisiu dhe Bassermann-i dhe i gjithë ansambli gjerman që do të jetë i ftuar sonte në Teatrin Kombëtar. Ndër fytyrat e shumta të përgjumura që dolën nga dera e daljes kur treni ndaloi në Østbanen, ajo e Moisiut ishte më e keqja, por pas shpjegimit të tij dramatik se si i duhej të kalonte gjithë natën në një ndenjëse të palosshme në korridor, sepse nuk kishte mundur të flinte me një burrë të çuditshëm, morëm një shpjegim për fytyrën e përgjumur.
— Pse ka kaluar kaq shumë kohë që kur na vizituat për herë të fundit ?
— Nuk kam pasur kohë, është vërtet e vërtetë. Jeta ime në turne filloi me të vërtetë atëherë, dhe që atëherë unë kam qenë vazhdimisht duke udhëtuar. Për dy vjet isha në Amerikë dhe luajta ndër të tjera në një film mjaft të pasuksesshëm, të them plotësisht të drejtën. Ndoshta e dini gjithashtu që kam shkruar një dramë për Napoleonin që është luajtur në Berlin me Bassermann-in në rolin kryesor. Tani do të shfaqet në Paris pas disa ditësh, pastaj do të ketë premierë edhe në Amerikë.
— Ne lexuam në një intervistë në një gazetë të huaj që mendonit se Hamleti ishte i modës së vjetër (démodé), por ç’të themi për Faustin ?
— Fausti nuk është jashtë mode. Ka filozofi, shumë filozofi të mirë. Djalli i përndjek mendjet e njerëzve po aq shumë tani sa atëherë, apo jo, edhe pse mund të ketë marrë një formë më tërheqëse. Unë kam qenë në turne me Faustin për disa muaj tani dhe rrallë kam parë një pjesë në vetvete t’i tërheqë njerëzit kaq fort.
— Cilat tema u interesojnë më shumë njerëzve ?
— Temat — ka vetëm një temë që është në gjendje të tërheqë njerëzit dhe ajo është dashuria. Por jo aspektet e bukura dhe poetike të dashurisë, vetëm marrëdhëniet aktuale midis burrit dhe gruas. Unë vetë nuk do të luaja kurrë në asnjë prej këtyre pjesëve moderne.
Viktimë e një krize të frymëmarrjes dy vite më parë, aktorja franceze Brigitte Bardot është mirë.
Në moshën 90-vjeçare, ajo vazhdon betejën e tij të palodhshme për mbrojtjen e kafshëve dhe heqjen e gjuetisë së tyre.
Pas deklaratës se ishte “shkatërruar” nga vdekja e Alain Delon muajt e fundit – ajo tani zbulon për BFM TV se “nuk ka më askënd nga miqtë e dikurshëm”.
“Jam shumë me fat sepse kam një temperament të zjarrtë, është e vështirë të më rrëzosh! thotë ish-simboli i bukurisë në kinemanë e viteve gjashtëdhjetë, e cila ndaloi xhirimet në vitin 1973.
Jeta e saj i kushtohet thuajse tërësisht kafshëve.
”Nga ora 13 deri në 18 unë punoj për fondacionin tim, lexoj postën, bëj gjëra të rëndësishme për kafshët. Dhe këtë çdo ditë”, thekson ajo.
Ajo ka jetuar gjithmonë – që nga viti 1958 – në shtëpinë e saj të famshme në Saint-Tropez, “La Madrague”, dhe i fillon aktivitetet e saj në mesditë pasi “ka shijuar mëngjesin”, mes muzikës dhe librave.
Ajo ndaloi ngarjen e makinës në moshën 90-vjeçare, veçanërisht pasi qeni i saj i dashur E.T. vdiq vitin e kaluar.
“Gjithmonë kam vozitur me të në krah, kam ndaluar së menduari se jam vetëm në makinë”, thekson ajo.
“Kam bërë një ”kryq” në një pjesë të madhe të popullatës njerëzore, që më ka neveritur shumë. Vdekja e shokut tim Delon, me të cilin punova në disa filma, ishte një goditje e madhe. Nuk ndihesh kurrë i lehtësuar kur vdes një mik. Jam shumë, shumë e trishtuar. Më mungon jashtëzakonisht shumë. Ne ishim në të njëjtën gjatësi vale. Unë mendoj për të gjatë gjithë kohës. Dhe nuk më ka mbetur askush. Janë zhdukur të gjithë”, thekson Brighite. /atsh/ KultPlus.com
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot programin “Shqipëria 2030”, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit për dhënien e pasaportës evropiane shqiptarëve. Ai deklaroi se vetëm me një mandat të katërt të fortë, Partia Socialiste mund të sigurojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe të ofrojë pasaportën evropiane për qytetarët shqiptarë.
“Mesazhi ynë është i qartë: për t’ju dhënë pasaportën e BE-së na duhet jo thjesht një mandat i katërt, por një mandat i fortë, më i fortë se tre mandatet e derisotme”, – tha Kryeministri Rama. Ai shtoi se askush tjetër nuk mund të pajisë shqiptarët me pasaportën e BE-së brenda kësaj dekade, duke theksuar se çdo luhatje e pengon procesin e anëtarësimit.
Rama theksoi përfitimet e pasaportës evropiane, si mundësinë e studimit dhe punësimit në çdo shtet të BE-së, pa leje pune, dhe me të drejta të barabarta. “Pasaporta evropiane do të bëjë të mundur lëvizjen dhe punën kudo nga Stokholmi në Lisbonë, duke ofruar të njëjtat kushte si qytetarët e vendeve të BE-së”, theksoi ai.“Kjo është një mundësi reale historike, një derë e hapur. Anëtarësimi në BE është aty, pasaporta e BE është aty”, përfundoi Rama.
Gjithashtu ai paraqiti një model të ri pasaporte, që sipas tij do të përdoret nga qytetarët shqiptarë pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian./ KultPlus.com
Një gjykatës federal ka bllokuar përpjekjet e administratës Trump për të ndaluar funksionimin e transmetuesit ndërkombëtar amerikan Zëri i Amerikës, duke e quajtur masën një “rast klasik të vendimmarrjes arbitrare”.
Gjykatësi James Paul Oetken bllokoi Agjencinë Amerikane për Median Globale (USAGM), e cila drejton Zërin e Amerikës, nga shkarkimi i më shumë se 1200 gazetarëve, inxhinierëve dhe stafit të tjerë që ajo mënjanoi dy javë më parë, pasi presidenti Donald Trump urdhëroi shkurtimin e financimit të saj.
Bëhet e ditur se Oetken lëshoi një urdhër të përkohshëm kufizues që ndalonte agjencinë nga “çdo përpjekje e mëtejshme për të ndërprerë, reduktuar në fuqi, vendosje në pushim” punonjës ose kontraktorë, dhe nga mbyllja e çdo zyre ose për t’u kërkuar punonjësve jashtë shtetit të kthehen në SHBA, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
“Kjo është një fitore vendimtare për lirinë e shtypit dhe Amendamentin e Parë, dhe një qortim i ashpër ndaj mospërfilljes së plotë të administratës Trump për parimet që përcaktojnë demokracinë tonë”, tha avokati Andrew G. Celli Jr.
Oetken vendosi pasi një koalicion i gazetarëve të Zërit të Amerikës, sindikatave të punës dhe grupit jofitimprurës të gazetarisë Reporterët pa Kufij paditi administratën Trump javën e kaluar për të bllokuar shkurtimet.
Në fund të fundit, ata kërkojnë që Zëri i Amerikës të kthehet në transmetim.
Ndryshe, Trump dhe republikanë të tjerë e kanë akuzuar Zërin e Amerikës për një “paragjykim të majtë” dhe dështim për të projektuar vlera “pro-amerikane” për audiencën e tij mbarëbotërore, edhe pse është i mandatuar nga Kongresi për të shërbyer si një organizatë jopartiake e lajmeve./ KultPlus.com
Kryeministri, njëherazi edhe kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama tha sot gjatë prezantimit të programit qeverisës “Shqipëria 2030”, se në kulturë është realizuar diçka shumë e rëndësishme që prek shumë komunitetet fetare.
“650 operacione shpëtimi dhe restaurimi të objekteve pasuri kulturore, natyrisht, shumica dërrmuese në mos të gjitha janë objekte kulti që ishin në prag të zhdukjes. Dhe që kur ne kemi marrë detyrën, edhe kjo është për t’u shënuar, jemi e para qeveri nga momenti i ndryshimit të sistemit që ka ndërtuar teatro dhe ka ndërtuar muze. Këneta ka ndërtuar dhe rindërtuar vetëm 1 pavijon, që nga një pavijon historik e ktheu në një pavijon thuajse psikiatrik në katin e tretë a të katërt të Muzeut Kombëtar”, tha ai.
Më tej, Rama nënvizoi se gjatë tri mandateve janë bërë krejt të reja 20 salla teatri dhe janë ndërtuar 20 muzeume, rindërtuar ose ndërtuar nga e para disa prej tyre. “Jemi sot për mandatin e 4-rt me tri vepra madhore: Galerinë Kombëtare, Teatrin Kombëtar dhe Muzeun e madh Kombëtar, që janë të trija në faza të ndryshme të procesit, dy janë në kantier. Muzeu Kombëtar së shpejti do të jetë dhe ai në kantier. Më tutje, një ambicie që i ka ardhur koha është fillimi i ngritjes së rrjetit të qendrave kulturore shqiptare në Itali, në Greqi, në SHBA, në Gjermani, në Angli, në Francë, etj., një kërkesë që vjen nga diaspora dhe të cilën ne duam ta adresojmë bashkërisht me diasporën, por sot kemi më shumë mundësi që të hyjmë edhe me financim”, pohoi Rama./ KultPlus.com
“Vrasje në vjeshtë” është shfaqja që solli Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, bazuar mbi motivet e romanit “Njeriu i netëve të vjeshtës” të Gjergj Vlashit.
Shfaqja u vu në ArTurbina me regji dhe dramatizim të Stefan Çapalikut dhe aktrimin e Mehmet Xhelilit, Rafael Hoxhajt dhe Xhoana Karajt.
Ngjarja e përshkruar në roman bazohet në fakte reale, të cilat kanë të bëjnë me momentin kur ushtritë aleate mbas kapitullimit të Italisë fashiste po ndërmorën sulme të befasishme mbi prapavijat e ushtrisë gjermane, duke pasur si objektiv kryesor depozitat e karburantit që do të paralizonin lëvizjet e gjermanëve.
Në këtë kontekst, shërbimi inteligjent i ushtrisë gjermane kishte grumbulluar të dhëna se aleatët mund të bombardonin portin e Durrësit me çisternat e veta të karburantit dhe me këtë rast do të shkatërrohej i gjithë qyteti që gjendej pranë.
Në këto kushte, ushtria merr përsipër evakuimin e gjithë qytetarëve dhe shpalljen e gjendjes së jashtzakonshme, që presupozonte eliminimin e çdo personi që nuk do i bindej këtij urdhëri.
Personi i vetëm që nuk do i bindet këtij urdhëri në romanin e Gjergj Vlashit është Marian Shkoza, një punonjës i thjeshtë i një agjencie detare, beqar.
Ai rri i fshehur fillimisht në shtëpinë e tij dhe më pas edhe në shtëpitë e të tjerëve, të cilat i viziton fshehtazi fillimisht për të realizuar disa nevoja të mbijetesës dhe më pas si dorëzim ndaj një manie për të jetuar jetët e të tjerëve në ato dimensione që nuk ka arritur kurrë t’i përjetojë vetë.
Humbja e vetes dhe përmbushja me karaktere të tjera njerëzore e kthejnë atë në një njeri paidentitet dhe me një tjetër sistem vlerash dhe vlerësimesh deri në ditën e “vetëdorëzimit” të tij te një patrullë gjermane që edhe e eliminon fizikisht./ KultPlus.com
Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama prezantoi sot programin qeverisës të mandatit të katërt “Shqipëri 2030” sipas çdo sektori.
Duke u ndalur te turizmi dhe mjedisi, Rama tha se Shqipëria turistike është bërë trend evropian me 12 milionë turistë në 2024.
“Viti ka nisur janar-shkurt, 20 % më shumë vizitorë sesa janar-shkurti i vitit të kaluar. Mund të shkojmë në 20 milionë pa asnjë frikë në 2030, por nga ana tjetër duhet të ngadalësojmë turizmin masiv dhe duhet të fokusohemi shumë më tepër tek turizmi elitar dhe ekologjik dhe kemi rrugës projekte madhore, projekte që do të impaktojë në mënyrë serioze prodhimin e përgjithshëm kombëtar të vendit (PBP). Turizmi kontribuonte me shumë më pak se 1 miliard euro në ekonomi, sot jemi thuajse 5 miliardë euro të ardhura vetëm nga turizmi”, deklaroi Kreu i Ekzekutivit.
Gjithashtu, Rama nënvizoi se kur morën detyrën s’kishte një hotel real me pesë yje. “Yjet prodhoheshin, prodhoheshin tek partia. Emrat e hoteleve ishin kombinime mbiemrash edhe emrash kalamajsh. Sot kemi mbi 50 kontrata me hotele me pesë yje, të gjitha brandet e mëdha janë të interesuara të vijnë në Shqipëri”, deklaroi ai.
Rama tha se duhet patur parasysh gjithashtu se nga banorët e Shqipërisë ka pasur një numër shumë të rëndësishëm daljesh jashtë vendit për pushime apo për biznes dhe ky numër është 3-fishi i numrit që ishte.
“Banorët rezidentë në Shqipëri kanë dalë tre herë më shumë për turizëm biznes jashtë. Ça tregon kjo që janë varfëruar, apo që sot kanë më shumë mundësi, ndërsa brenda Shqipërisë në 2024 kanë lëvizur për turizëm 979 456 individë. Të gjitha këto janë të regjistruara. Lëvizjet për turizëm, e pamendueshme, e pamendueshme, e pamendueshme, jo shumë vite më parë”, shtoi ai.
Për mjedisin, Rama u ndal te “rritja e sasisë së hapësirës së zonës mbrojtura në 22% të territorit, 22% të territorit ne e kemi zonë të mbrojtur dhe kemi legjislacion të ri komplet evropian për zonat e mbrojtura, që i gjetëm të mbushura me çibanë dhe me tumore kënete nga të katër anët dhe në Shqipërinë 2030, synimi ynë është që të jemi një vend ku mbledhja dhe riciklimi i mbetjeve jo vetëm janë konform kuadrit të BE-së, por janë në një nivel tjetër nga ky që kemi sot, që është ku e ku me atë që kishim, por që është i pamjaftueshëm për atë që duhet të kemi”. /KultPlus.com
Dy koncertet e këngëtares Taylor Swift në Cyrih verën e kaluar kishin një ndikim të madh ekonomik, duke gjeneruar 92.5 milionë CHF (105 milionë dollarë) në të ardhura për rajonin, sipas një studimi nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Administrimin e Biznesit të Cyrihut (HWZ), shkruan swissinfo.
Nga totali, 24 milionë CHF u shpenzuan për bileta dhe po aq për udhëtime. Vizitorët nga SHBA, rreth 11,000 persona, kontribuuan me 15.5 milionë CHF në kosto udhëtimi.
Gjithsej 98,000 fansa, të njohur si “Swifties”, ndoqën koncertet, duke shpenzuar mbi 13 milionë CHF për akomodim, 5 milionë CHF për transport lokal, 4 milionë CHF për ushqim dhe 2 milionë CHF për suvenire. Pjesa tjetër prej 19 milionë CHF u shpërnda në kategori të tjera shpenzimesh, transmeton albinfo.ch./ KultPlus.com
86 pranvera për Terence Hill, aktori legjendar me buzëqeshjen dinake që fitoi zemrat e shumë brezave.
Ishte viti 1970 kur fytyra e Mario Girotti, emri i vërtetë i Terence Hill u shndërrua në një personazh në historinë e kinemasë, duke ofruar skena të paharrueshme dhe ‘’përplasje ikonike’’ me grushte përkrah partnerit të tij të pandashëm Bud Spencer.
Çifti Hill-Spencer bëri që miliona fëmijë që tani janë pak më të rritur të qeshin dhe të ëndërrojnë, duke u bërë një nga simbolet e kinemasë italiane./ KultPlus.com
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 26 vjetorin e masakrës në Beleg.
Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:
Një çerek shekulli më parë, në oborrin e një shtëpie në Beleg të Deçanit, forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë ndanë burrat dhe të miturit nga gratë dhe më pas ekzekutuan e masakruan 46 shqiptarë.
Kjo ishte një nga masakrat më të mëdha të kryera nga forcat paramilitare serbe, të cilat në vitin 1999 nisën një ofansivë të egër ndaj popullatës civile.
Edhe sot, pas kaq vitesh, fati i disa banorëve të zhdukur me dhunë nuk është zbardhur, ndaj plagët mbeten të hapura për familjet dhe për gjithë Kosovën. Drejtësia mbetet borxh ndaj tyre dhe ndaj historisë sonë./ KultPlus.com
Më 29 mars të vitit 1999, forca të shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, kishin kryer një masakër në fshatin Beleg në Deçan, ku ata vranë dhe masakruan gjithsej 46 shqiptarë.
Kjo është njëra prej masakrave më të mëdha që është kryer në fshatrat e Komunës së Deçanit, ku ende sot e kësaj dite fati i 33 të pagjeturve, mbetet ende pa zgjidhje. Kjo masakër filloi si një sulm i egër ndaj popullatës së Belegut dhe Irzniqit, ku në këtë të fundit mbetën të vrarë 7 civilë të pambrojtur, pasi një ditë më parë forcat serbe pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Duke marrë parasysh dëshmitë, autopsinë e kufomave dhe deklaratat e shumta së dëshmitarëve, të cilët janë prezantuar në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, ende askush nuk është dënuar për këtë krim. / KultPlus.com
Ndërsa një numër vargmalesh të ndryshme shtrihen përgjatë anës lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e plazheve parajsore ku dielli shkëlqen dhe çadrat ofrojnë hijen e nevojshme për turistët, sipas një artikulli të botuar në revistën globale CN Traveller (Condé Nast Traveller).
Ndërsa plazhet e saj me rërë kanë qenë një sekret, për një kohë të gjatë, në krahasim me fqinjët më të njohur si Kroacia dhe Greqia, Shqipëria po shndërrohet në një romancë verore që nuk do ta harroni kurrë!
Plazhi i Ri dhe Uji i Ftohtë, pranë Vlorës
Këto dy plazhe janë porta për në Rivierën Shqiptare – në skajin verior të saj – dhe nisja drejt plazheve më të mira në Shqipëri.
Vlora, e vendosur pak më shumë se 90 milje nga kryeqyteti shqiptar, Tirana, është një qytet port ku detet Jon dhe Adriatik takohen dhe shkëmbinjtë shtrihen përgjatë bregdetit.
Qyteti tërheq një sërë turistësh të cilët gjejnë plazhe dhe atmosfera të ndryshme për çdo shije.
Nëse jeni duke kërkuar një atmosferë të gjallë feste, ju presin baret në Plazhin e Ri.
Nëse preferoni një vendpushim më të qetë, atëherë drejtohuni në Ujin e Ftohtë më të izoluar.
Llamani, në Himarë
Himara, një fshat tjetër në Rivierë ofron dy atmosfera të ndryshme. Përveç të qenit një vendpushim popullor plazhi, ka një fshat të qetë ku jeta vazhdon prej kohësh, me peshkatarë që mblidhen në taverna tradicionale pas një dite peshkimi në det.
Është një pasqyrim i plazheve më të mira të Shqipërisë – i hapur për turistët ndërkombëtarë, por duke mos harruar rrënjët e saj.
Vendi më i mirë për të shijuar diellin dhe detin pranë Himarës është në Llaman, një plazh shumë i preferuar nga vendasit.
I vendosur midis dy kodrave, ky liman me guralecë është vendi ideal për të pushuar.
Saranda
Qendra e madhe e turizmit në Rivierën Shqiptare, Saranda, është gjithashtu një nga destinacionet më të njohura në Ballkan me një atmosferë që shpesh ndihet e ngjashme me atë që gjendet në shumë resorte mesdhetare të Spanjës.
Qyteti po përjeton një bum ndërtimi dhe kodrat pas detit janë të mbushura me hotele dhe ndërtesa apartamentesh në proces ndërtimi.
Buneci
Buneci, në Sarandë të tërheq me dritat e ndezura dhe atmosferën festive të fqinjit të tij jugor. Megjithatë, ata që do të zgjedhin të kalojnë disa ditë në Bunec, do të gjejnë një plazh pothuajse të shkretë me guralecë të bardhë që është po aq i bukur sa çdo plazh tjetër pranë Sarandës.
Ndërsa ka një infrastrukturë bazë turistike, ky fshat bregdetar mbetet relativisht i pazhvilluar. Ka disa kafene tradicionale dhe një hotel, por ju ende do të jeni në gjendje të dëgjoni zhurmën e valëve.
Ishujt e Ksamilit
Nëse do të na duhej të hartonim një listë me destinacionet më të mira të plazheve të Shqipërisë, Ishujt e Ksamilit do të ishin të paktën ndër tre të parët, nëse jo në vendin e parë.
Ky arkipelag, 12 milje larg Sarandës, është më shumë se thjesht një imazh kartoline.
Atmosfera ju jep ndjesinë sikur jeni në një ëndërr: katër ishuj të pyllëzuar në mes të një deti të mahnitshëm me ujëra bruz.
Ndërsa shikoni në horizont, do të shihni një numër ishujsh të tjerë që dukenaq afër, saqë do të dëshironit t’i preknit!
Dhërmi
Edhe pse emri i tij mund të mos jetë i njohur për ata që nuk e kanë vizituar ende Shqipërinë, Dhërmiu është një nga plazhet më të njohur në vend.
Dikur një sekret i ruajtur nga vendasit, sot ky plazh urban është gjithashtu një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri – dhe as në mes të gushtit nuk do ta keni të vështirë të gjeni një hapësirë për të shtruar peshqirin.
Shpirtrat aventureske do të duan gjithashtu të eksplorojnë limanet dhe shpellat aty pranë, duke përfshirë Drymades, një nga të paktat pika që mund të rivalizojë Ksamilin – i konsideruar si plazhi më i bukur i Shqipërisë.
Drymades
Në Drymades, do të gjeni rërë të imët, guralecë të bardhë dhe pemë ulliri shekullore, por edhe shezllone dhe çadra shumëngjyrëshe, bare plazhi në modë dhe një sërë akomodimesh – nga bungalot modeste deri te hotelet me pesë yje. Ai konsiderohet si plazhi më cool në Shqipëri.
Qeparo
Qeparo është një nga plazhet nën radar dhe më pak të vizituar në Rivierën Shqiptare.
Ky fshat ka dy shkëmbinj me pamje nga Mesdheu dhe ofron një panoramë mahnitëse për Instagram-in, natyrisht, pa asnjë filtër.
Ndërkohë që flitet për plazhet e Shqipërisë, plazhi i Qeparoit arrin të mbetet sekret. Nëse udhëtoni atje, mund të zbuloni se nuk do të takoni turistë të tjerë nga përtej rajonit.
Gjipe
Në bregun jugor, afër fshatit Dukat, ndodhet një plazh i fshehtë i quajtur Gjilek.
Atmosfera e pacenuar dhe pa njerëz e bën aksesin pak të ndërlikuar, pasi ai mund të arrihet vetëm me varkë ose duke ecur më këmbë për gati gjysmë ore – përgjatë një shtegu që nis nga fshati Gjilek dhe përshkon kanionin mbresëlënës që e rrethon, me shkëmbinjtë e lartë dhe ujërat e kristalta.
Gjiri i Gramës
I vogël dhe tërheqës, me rërë të imët të bardhë, Gjiri i Gramës është i fshehur mes shkëmbinjve të thepisur dhe i rrethuar nga bimësi e harlisur.
Mënyra më e lehtë për ta vizituar është nga deti duke pasur parasysh vendndodhjen e tij të largët dhe të izoluar.
Ai ofron pikërisht atë që do të dëshironit të gjenit në pushimet tuaja në plazhin shqiptar, duke përfshirë ujërat shkëlqyese bruz të detit Jon.
Mos humbisni mbishkrimet e lashta në shkëmbinjtë e afërt që datojnë që nga periudhat romake dhe greke.
Durrës
Mos u trembni nga madhësia e Durrësit, qyteti i dytë më i populluar në Shqipëri.
Përveç përfshirjes së disa vendeve të njohura romake, si amfiteatri dhe banjat – ai është i bekuar me një shtrirje bregdetare rreth 6 milje të gjatë – ku mund të gjeni një shezlong dhe vendosni peshqirin tuaj.
Borsh
Pak më shumë se 4 milje plazh i pacënuar, pikërisht në jug të Qeparoit, ndodhet Borshi.
Plazhi i tij verbues, ndërpritet nga shkëmbinjtë dhe limanet në një nga rrugët më dramatike bregdetare të vendit.
Plazhi, çuditërisht një nga më pak të vizituarit në Shqipëri – i cili është i rrethuar nga ullinj dhe kodra.
Borshi – i cili pasqyron Mesdheun e dikurshëm, ika arritur të mbijetojë në gjendjen e tij të pastër dhe të pacënuar./ KultPlus.com
Ranë granatat ranë bombat njëra prej tyre ra në dhomën ku rrinim kurse ai as nuk më ngrohu lufta është e keqe e madhe e cila s’ndalet vjen në shtëpi hyn në shpirt pastaj e merr me vete edhe shtëpinë edhe shpirtin kurse mua më duhej thjesht të më ngrohte me përqafim fshehem kur qaj fshehem kur urrej fshehem nga fëmijët vetëm një herë të më kishte përqafuar për mua nuk do të ekzistonte më lufta do të kalonte para meje tmerri i cili ec rrëshqanas dhe e shkatërron tokën merr me vete qytetet, shtëpitë i thyen shpirtrat treqind ditë luftë kurse ai ende as nuk më ka përqafuar treqind ditë e treqind net lufta nuk ka shpirt as sy ka shumë kohë që jemi bashkë dhe e di se dashuria harxhohet si paratë, si kujtimet por përreth nesh ende bien granatat kurse mua më duhet thjesht të më ngrohë me përqafim
Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, shumë shtete e kanë njohur shtetësinë e saj. Por, shumë të tjera, si në kontinentin afrikan, ende refuzojnë ta bëjnë këtë, për shkak të shqetësimeve për lëvizjet separatiste brenda shteteve të tyre.
Qysh në takimin e parë të mbajtur nga Unioni Afrikan (UA) këtë muaj, Maroku – që udhëheq presidencën e këtij institucioni për muajin mars – bëri thirrje për mbrojtjen e “integritetit territorial”, si mënyrë për të ruajtur stabilitetin në kontinent.
Njohja nga Kenia mund të sjellë një ndryshim të kësaj politike, duke nxitur që edhe shtete të tjera afrikane ta marrin të njëjtin vendim.
Gëzim Visoka, autor i librit “Çnjohja e shteteve”, thotë se, nëse institucionet angazhohen, kjo mund të jetë një “pikë kthese në favor të Kosovës”.
“Njohja nga Kenia paraqet një mundësi të mirë për Qeverinë e Kosovës, por edhe për aktorët e tjerë të angazhuar, që të rikthejnë vrullin dhe të punojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe strategjike për të përmbyllur procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës”, thotë Visoka për Radion Evropa e Lirë.
Visoka, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, thotë se, në të ardhmen, Kosova duhet të synojë 10 deri në 12 njohje brenda vitit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se njohja nga Kenia mund të nxisë një trend të njohjeve të Kosovës.
Ai tha se, personalisht, do të bisedojë me udhëheqës të Afrikës Lindore për të parandaluar “përhapjen e trendit [të njohjes së Kosovës]”.
Ai, gjithashtu, paralajmëroi se në dy javët e ardhshme do të ketë tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga dy vende afrikane, por nuk i specifikoi.
Edhe në të kaluarën, Serbia ka njoftuar për tërheqje të njohjeve nga vende si: Surinami, Burundi, Liberia, Ishujt Solomon, Madagaskari, Gana e të tjera.
Shumica prej vendeve për të cilat Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjen, janë nga Afrika.
Visoka, më herët, i kishte cilësuar çnjohjet e pavarësisë së Kosovës si “akte të çrregullta”, që nuk kanë kuptim në rastin e Kosovës, pasi që arsyet e përmendura në njohjet fillestare – si konstatimi i 2010-tës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se pavarësia e Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare – nuk kanë ndryshuar.
“Në shumicën e rasteve, çnjohjet ndodhin prej shteteve që janë kryesisht vende post-koloniale, pa traditë të gjatë diplomatike dhe që njihen për politikë të ndryshueshme të jashtme, që e ndërrojnë varësisht prej ndihmës financiare, ekonomike, bile edhe ushtarake, që marrin prej fuqive rajonale ose ndërkombëtare”, kishte thënë Visoka.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës e ka akuzuar Serbinë për presion ndaj shteteve për mosnjohjen apo tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Sipas saj, Serbia po shpërfill zotimet e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, që palët arritën në Ohër më 2023, përmes “refuzimit të njohjes së Kosovës dhe duke shtrembëruar parimet juridike ndërkombëtare”.
Pse ka nxitur reagime njohja nga Kenia?
Përveç shpresës nga Kosova dhe frikës nga Serbia se njohja e Kenias mund të nisë një trend të ri të njohjeve, njohja e Kenias në veçanti ka rëndësi.
Prej shteteve afrikane që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës deri më tani, Kenia është shteti i dytë me bruto prodhimin e brendshëm më të madh, pas Egjiptit.
Pas zyrtarizimit të njohjes nga Kenia, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjatë takimit me presidentin e Kenias, William Ruto, diskutuan edhe për “mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në tregti, arsim, turizëm dhe fusha të tjera me interes të përbashkët”.
“Të dyja vendet tona janë të përkushtuara për hapjen e misioneve diplomatike si një hap konkret drejt një partneriteti të fortë dhe të qëndrueshëm”, shkroi Osmani në X.
Deri më tani, roli i Kenias në Ballkan ka qenë i kufizuar në misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.
Por, në Afrikë, e veçanërisht në Afrikën Lindore, ky shtet gëzon një rol të rëndësishëm si fuqi rajonale, përmes pjesëmarrjes në projekte të ndryshme, si autostrada elektrike me Etiopinë dhe Rrjeti i Energjisë i Afrikës Lindore.
Kenia, gjithashtu, është anëtare themeluese e Komunitetit të Afrikës Lindore (EAC), kryesimin e së cilës tani e gëzon presidenti Ruto.
Ajo ka luajtur disa herë rol kyç edhe në ndërmjetësimin e konflikteve brenda rajonit.
Për shembull, më 28 mars, Kenia dërgoi ish-kryeministrin Raila Odinga në Sudanin Jugor, me synimin për të parandaluar rikthimin e luftës civile.
Pse nuk e njohin Kosovën më shumë shtete?
Që nga viti 2008, Kosova ka siguruar njohje nga gati 120 shtete. Në vitet e fundit, MPJD-ja është kritikuar nga opozitarë dhe njohës të politikës për mosangazhim për njohje të reja.
Visoka thotë se ka shumë arsye pse Kosova nuk ka siguruar më shumë njohje. Ndër to, kryesore janë “zhvendosja e prioriteteve të politikës së jashtme të Kosovës” dhe “fushata proaktive diplomatike e Serbisë për të parandaluar dhe, kur është e mundur, për të tërhequr njohjet e Kosovës”.
Sipas tij, ndikim ka pasur edhe Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar më 4 shtator 2021, kur Kosova është pajtuar që të respektojë një moratorium njëvjeçar, përmes së cilit, nuk do të aplikonte për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
“Kjo ka krijuar përshtypjen ndërkombëtare se Kosova nuk është më e interesuar për njohje të reja, ose se rruga për njohje duhet të kalojë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, thotë Visoka.
Marrëveshja e Uashingtonit obligoi edhe Serbinë që të pezullonte iniciativën e saj për t’i bindur shtetet e ndryshme të botës që ta tërhiqnin njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Visoka thotë se shumë shtete frikësohen se procesi i njohjeve mund të ketë efekte destabilizuese dhe t’i minojë interesat e tyre, “prandaj kanë prirje të ruajnë rendin ndërkombëtar ekzistues dhe t’i japin përparësi integritetit territorial ndaj së drejtës për vetëvendosje”.
Por, sipas tij, kjo gjë mund të ndryshojë, nëse shteti që kërkon njohje, si Kosova, angazhohet “me diplomaci proaktive” dhe “bashkëpunon ngushtë me aleatët e vet në botë”./REL/ KultPlus.com
Sot shënohet 100 vjetori i ndarjes nga jeta të heroit Bajram Curri.
Ishte data 29 mars e vitit 1925, kur luftëtari Bajram Curri ra heroikisht në shpellën e Dragobisë.
Për vdekjen e tij shkruante Faik Konica në gazetën “Dielli”, që është botuar në Boston me titull “Me vdekjen e konfirmuar të Bajram Currit, u zhduk një fytyrë plaku fisnik nga sheshi i Shqipërisë”.
Bajram Curri ishte një luftëtar dhe udhëheqës në të gjitha lëvizjet dhe kryengritjet kundër pushtuesve osmanë, në kryengritjet e malësisë së Shkodrës dhe në kryengritjen e armatosur të viteve 1910-1912. Pas vitit 1912, ai mbrojti shtetin shqiptar nga planet për copëtimin e saj dhe luftoi me armë për lirinë e Kosovës.
Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e Konferencës së Londrës të 1913 që lanë jashtë kufinjve të shtetit shqiptar Kosovën dhe vise të tjera shqiptare dhe luftoi për bashkimin e tyre me atdheun. Në vitin 1913 ishte një nga drejtuesit e kryengritjes së armatosur popullore në Kosovë kundër zgjedhës serbo-malazeze.
Ai ishte udhëheqësi i komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në Kongresin e Lushnjës, Bajram Curri u zgjodh Anëtar i Këshillit Kombëtar dhe u rendit krahas forcave demokratike të vendit. Ai ishte pranë Nolit dhe Demokratëve në Revolucionin e Qershorit. Bajram Curri u vra në shpellën Dragobia në vitin 1925./ KultPlus.com