Adelina Paloja dhe Alba Muçolli me koncert recital në teatrin ‘Seminar’ të Horës së Arbëreshëve

Sopranoja e njohur, Adelina Paloja dhe pianistja Alba Muçolli Dehiri do të interpretojnë një koncert recital klasik në Teatrin Seminar në Horën e Arbëreshëve, shkruan KultPlus.

Në këtë koncert, dedikuar komunitetit Arbëresh, të cilët mbi 5 shekuj kanë ruajtur traditën dhe shpirtin shqiptar, do të interpretohen vepra për vokal dhe piano solo, nga kompozitorët më të shquar shqiptarë: Rafet Rudi – “Arbëresh Song” dhe “Këmbanat Arbëreshe”, Rauf Dhomi – Aria e Marlulës” nga opera “Dasma Arbëreshe”, Gjon Gjevelekaj, Avni Mula, Prenk Jakova dhe vepra të tjera me motive arbëreshe e kombëtare.

“Me një emocion të papërshkrueshëm, sjellim një histori “Divine Cadenze” – në tokën Arbëreshe Hora e Arbëreshevet 🇦🇱❤️🇮🇹, aty ku çdo gur flet me zërin e historisë mbi 500 vjeçare.

Do të sjellim një zë – një Koncert Recital Klasik në Teatrin Seminar, Ky nuk është thjesht një koncert, por një rit i artit, një shpërthim emocionesh ku e kaluara dhe e ardhmja që po shkruhen për herë të parë bashkohen në një simfoni të paharrueshme.

Së bashku me pianisten brilante dhe miken time Alba Muçolli Dehiri, më 21 mars do të sjellim një mbrëmje të jashtëzakonshme – një ngjarje unike që shënon një faqe të re në historinë e këtij vendi”, ka shkruar sopranoja Paloja në një postim në Facebook.

Koncerti mbahet në Teatrin Seminar – Sheshi Shën Nikolla 1, në Horën e Arbëreshëve, më 21 mars, në ora 18:30. / KultPlus.com

Adelina Paloja dhe Alba Muçolli me koncert recital në teatrin ‘Seminar’ të Horës së Arbëreshëve

Sopranoja e njohur, Adelina Paloja dhe pianistja Alba Muçolli Dehiri do të interpretojnë një koncert recital klasik në Teatrin Seminar në Horën e Arbëreshëve, shkruan KultPlus.

Në këtë koncert, dedikuar komunitetit Arbëresh, të cilët mbi 5 shekuj kanë ruajtur traditën dhe shpirtin shqiptar, do të interpretohen vepra për vokal dhe piano solo, nga kompozitorët më të shquar shqiptarë: Rafet Rudi – “Arbëresh Song” dhe “Këmbanat Arbëreshe”, Rauf Dhomi – Aria e Marlulës” nga opera “Dasma Arbëreshe”, Gjon Gjevelekaj, Avni Mula, Prenk Jakova dhe vepra të tjera me motive arbëreshe e kombëtare.

“Me një emocion të papërshkrueshëm, sjellim një histori “Divine Cadenze” – në tokën Arbëreshe Hora e Arbëreshevet 🇦🇱❤️🇮🇹, aty ku çdo gur flet me zërin e historisë mbi 500 vjeçare.

Do të sjellim një zë – një Koncert Recital Klasik në Teatrin Seminar, Ky nuk është thjesht një koncert, por një rit i artit, një shpërthim emocionesh ku e kaluara dhe e ardhmja që po shkruhen për herë të parë bashkohen në një simfoni të paharrueshme.

Së bashku me pianisten brilante dhe miken time Alba Muçolli Dehiri, më 21 mars do të sjellim një mbrëmje të jashtëzakonshme – një ngjarje unike që shënon një faqe të re në historinë e këtij vendi”, ka shkruar sopranoja Paloja në një postim në Facebook.

Koncerti mbahet në Teatrin Seminar – Sheshi Shën Nikolla 1, në Horën e Arbëreshëve, më 21 mars, në ora 18:30. / KultPlus.com

Prodhuesi i filmit The Matrix kërkon mbrojtje nga falimentimi

Grupi i prodhimit të filmit Village Roadshow Entertainment, i njohur për seritë e filmave si The Matrix, Joker dhe Ocean’s, ka kërkuar mbrojtje nga falimentimi në SHBA, sipas një kërkese në një gjykatë të Delaware.

Kompania ka fajësuar problemet e saj financiare për një betejë ligjore me partnerin e saj të dikurshëm Warner Bros (WB) dhe një “përpjekje të dështuar dhe të shtrenjtë” për prodhimin e filmave dhe serive të pavarura.

Për të zbutur disa nga problemet e saj financiare, Village Roadshow po propozon të shesë bibliotekën e saj të gjerë të filmave për 365 milionë dollarë, shkruan BBC.

Borxhet e kompanisë vlerësohen të jenë midis 500 milionë dhe 1 miliard dollarë, sipas dokumenteve të gjykatës. Village Roadshow dhe WB kanë prodhuar dhe bashkë-pronësuar dhjetëra filma gjatë viteve, por marrëdhënia mes tyre u prish në fillim të vitit 2022 pas lansimit të filmit të fundit të Matrix – The Matrix Resurrections – në platformën e transmetimit HBO Max.

Village Roadshow ka akuzuar WB se e ka përjashtuar nga të drejtat për vazhdimin e filmave që dy kompanitë kishin prodhuar së bashku më parë.

“Arbitrazhi me WB ka bërë që kompania të ngarkojë mbi 18 milionë dollarë tarifa ligjore, shumica e të cilave mbeten të papaguara”, tha Keith Maib, oficer i riorganizimit të kompanisë, në një kërkesë gjyqësore.

Sipas Maib, kjo betejë ligjore ka “shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme marrëdhënien e punës” mes dy kompanive, duke përfunduar në “nexusin më fitimprurës” për suksesin historik të Village Roadshow.

Problemi tjetër me të cilin u përball Village Roadshow ishte një biznes i shtrenjtë studiosh të nisur në vitin 2018. Asnjë nga filmat ose seritë e prodhuara në mënyrë të pavarur si pjesë e kësaj përpjekjeje nuk ka sjellë fitime.

Si shumë kompani të tjera filmi në SHBA, Village Roadshow gjithashtu u përball me një rënie të kërkesës për shkak të pandemisë dhe trazirave nga greva e aktorëve dhe shkrimtarëve të Hollivudit, që filloi në maj 2023.

Në dhjetor, Writers Guild of America ndaloi anëtarët e saj të punonin me Village Roadshow për shkak të dështimit të kompanisë për të paguar kontribuesit e saj.

‘Të turpëruarit’, shfaqja dramë-komedi e Altin Bashës që sjellë në ‘tryezë’ diskutime mbi religjionet dhe vlerat e tyre

Vjollca Duraku

Shfaqja “Të turpëruarit” e Ayad Akhtar, fituese e çmimit Pulitzer 2013, mbrëmë u dha premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës me regji të Altin Bashës, përmes aktorëve: Adrian Morina, Blerta Syla Surroi, Kushtrim Sheremeti, Aurita Agushi dhe Endrit Ahmetaj. Islamofobia dhe vetë-identiteti i qytetarëve myslimano-amerikanë ishin temat që në dukje të thjeshta janë trajtuar në mënyrë filozofike mjeshtërisht në shfaqjen dramë-komedi, pjesa kryesore e së cilës zhvillohet në një bashkëbisedim mes katër personazhesh rreth tryezës.

Amir Kapoor (Adrian Morina), një avokat myslimano-amerikan me karrierë të sukseshme në Nju Jork dhe gruaja e tij, Emily (Blerta Syla Surroi), një artiste e re, e cila përmes pikturave të saj trajton traditën artistike islame organizojnë një darkë në apartamentin e tyre për Jory-n (Aurita Agushi), një kolege e Amirit dhe bashkëshortin e saj hebre, Isaac (Kushtrim Sheremeti), i cili është kurator i artit të Emily.

Një bisedë e cila nis me artin dhe kulturën shëndrrohet në një diskutim të ‘nxehtë’ për fenë, identitetin dhe paragjykimet. Gjatë bisedës shpërfaqet identiteti i fshehur mysliman i Amir, si shkak i tendencave për tu integruar në shoqërinë amerikane, pas paragjykimeve për muslimanët sidomos pas sulmit të Kullave Binjake, më 11 shtator 2000.

Gjatë bisedës diskutohet për traditën islame dhe judaike, Kuranin dhe Talmudin, profilizimin racor dhe 11 shtatorin. Amir është një musliman, i cili e mohon veten për të tillë, dhe përmes një doze cinizmi flet mbi Kuranin dhe për mënyrën se si besohet që ai iu soll njerëzimit. Tërhiqet një paralele edhe me kulturën dhe besimin e hebrenjëve, ku Amir e pranon se ndjen armiqësi të fshehtë ndaj Izraelit dhe se është ndier ‘krenar’ për sulmin e 11 shtatorit.

Pas tensioneve gjatë bisedës, Amiri dhe Jory dalin për të blerë një shishe shampanjë, në skenë mbesin piktorja Emily dhe kuratori i saj Isaku, të cilët në bisedë e sipër tregojnë për një marrëdhënie të tyre të msheftë që e kishin pasur gjatë një ekspozite. Kthimi i Jory-t dhe Amirit koincidon me një skenë të sikletshme ku Emily puthet nga Isak.

Në një situatë të tendosur Jori tregon se së fundmi është bërë ortake në zyrën ligjore të Amirit, për shkak të pjesëmarrjes në gjyqin e imamit. Pas disa të bërtiturave dhe sharjeve në drejtim të Jorit, ajo largohet nga skena së bashku me bashkëshortin e saj, i cili sapo e kishte tradhëtuar. Në shenjë hakmarrjeje për tradhëtinë Amiri përdorë dhunë fizike mbi bashkëshorten.

Darkës i kishte paraprirë një skenë ku Abe- nipi i Amirit (Endrit Ahmetaj) paraqet dyshime mbi arrestimin e një imami, kinse për përfshirje dhe mbështetje të grupeve të terrorizmit, gjë e cila ekishte vënë në pikëpyetje reputacionin e Amirit.

Skena e parafundit pasohet nga  Abe i cili e njofton xhaxhain e tij se është marrë në pyetje nga autoritetet për shkak të një shoku të tij, i cili kishte pasur prirje xhihadiste. Abe thotë se Amerika dhe Perëndimi e kanë “turpëruar” myslimanizmin dhe se shumë shpejt gjithçka do të kthehet mrapsht, duke dalë nga skena me furi. Në skenën e fundit Amiri tenton ta bind Emily-n për tu pajtuar, por ajo refuzon duke e lënë Amirin të vetëm, në vaj duke e shikuar portretin e tij të realizuar nga ajo.

Pas shfaqjes, në një prononcim për media regjisori Altin Basha ka thënë se “Të turpëruarit” ka një tekst shumë të veçantë që përmes multi- karaktereve trajton një diskutim historik mbi temat religjioze.

“Sigurisht, ky është një tekst shumë i veçantë. Përveç vlerave të jashtëzakonshme që ka në kuptimin e karaktereve të dialogut, të fjalorit të pasur, të temave që trajton, prek edhe një lloj diskursi të vazhdueshëm që është në shoqëritë perëndimore mbi religjionin, islamin, mbi vlerat e tij, mbi dyshimet që janë mbi të, mbi ndikimin që ai mund të ketë në shoqëri. Është një diskutim historik që nuk bëhet vetëm për islamin por edhe për fetë e tjera, e që normalisht në teatër nuk është trajtuar edhe aq shpesh. Teatri duke pasur detyrën e vet, që të provokojë, që të nxisi diskutim në mënyrë që ta ndihmojë shoqërinë të jetë e shëndetshme, me reflektimin mbi vetveten e ka për detyrë t’i trajtojë edhe këto tema”, ka thënë regjisori Basha.

Regjisori më tej ka thënë se shoqëria jonë është e vonuar për të hapur tema dhe diskutime filozofike mbi rëndësinë e relgjioneve dhe vlerave të tyre, pasi sipas tij asgjë e keqe nuk i vjen shoqërisë nga refleksione të kësaj natyre, por përkundrazi ato janë të shëndetshme për të.

“Pata kënaqësinë që të punoj me një grup aktorësh të cilët kanë punuar me shumë pasion dhe kanë realizuar role fantastike. Me aktorët njihem prej shumë kohësh, prej kohës kur Adriani dhe Kushtrimi kanë qenë studentë, por më parë nuk kemi pasur rastin të bëjmë një gjë kaq përmbajtjesore. Ishte vërtetë një kohë e bukur, e kaluar së bashku në një nivel artistik por edhe në nivel personal, sigurisht edhe me prezencën e Blertës e të Auritës, dhe të Endritit që është një aktor i ri nga Shqipëria, i cili në fakt e ka fituar rolin me audicion, por ka qenë surpriza më e bukur e shfaqjes, mendoj në kuptimin e tregut, sepse këta janë aktorë të konfirmuar dhe paraqesin para publikut edhe një aktor të ri i cili tregon se stafeta është e sigurt për të ardhmen”, ka thënë regjisori Basha.

Ndërsa, aktori Adrian Morina ka thënë se shfaqja “Të turpëruarit” ka një tekst të shkëlqyer, dhe se ndihet shumë i lumtur që kanë arritur të realizojnë dhe ta sjellin edhe para publikut të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

“Tekst është i shkëlqyeshëm, i jashtëzakonshëm. Kam dëgjuar dhe lexuar edhe më herët mbi këtë shfaqje pikërisht me idenë se provokon. Është një tekst shumë i fuqishëm, një tekst që ecën në teh të thikës. Në një moment paraqet një tekst i cili është kundër islamit ose vlerave të lindjes dhe pastaj në faqen tjetër të leximit paraqet një tekst shumë islamofobik. Ndeshja e dy civilizimeve, perëndimit dhe lindjes vjen në mënyrë mjeshtërore prej autorit, e aq më shumë duke e ditur kontekstin kohor në të cilin ne jetojmë, aq më tepër në vendin ku jetojmë, ku debatet e tilla janë në secilën tavolinë tonën, fatkeqësisht edhe të dehur, njejtë sikurse edhe këtu”, ka thënë aktori Morina.

Aktori Morina më tej ka thënë se një tekst i tillë, sipas tij me vlera të larta e pasuron skenën teatrale vendore dhe jovetëm.

“Po ashtu ngjall edhe debat, jo vetëm te ne, por edhe në Shqipëri e Maqedoni me një tekst i cili flet për identitetin në pjesën e parë, për atë që njerëzit e fshehin nganjëherë për t’u dukur më perëndimor ose për të fshehur prejardhjen e tyre, shpeshherë edhe të kushtëzuar prej rrethanave të ndryshme. Kemi shumë shqiptarë të Shqipërisë të cilët kanë ndërruar identitet në Greqi për shkak të mbijetesës. Kemi edhe shqiptarë nga Kosova që kur punojnë në bizneset e tyre jashtë vendit mohojnë identitetin shqiptar, gjithmonë duke dashur të reprezentojnë vlerën e një civilizimi tjetër, të cilit ne nuk i përkasim realisht. Teksti shpërfaq të gjitha anomalitë e shoqërive, besimeve dhe religjioneve si një vlerë fisnikërimi të shpirtit dhe njeriut, por fatkeqësisht në kohërat në të cilat jetojmë shpeshherë paragjykimet janë ato të cilat sjellin konflikte, telashe mes njerëzve e popujve”, ka thënë aktori Morina.

Kurse,  aktorja Aurita Agushi përvojën e realizimit të shfaqjes “Të turpëruarit” e ka cilësuar si të jashtëzakonshme.

“Po ndjehem jashtëzakonisht mirë. Është një tekst që e kemi punuar me shumë dashuri, përkundër faktit që është një tekst shumë kompleks. Çdo njëri mund ta interpretoj ndryshe. Por e rëndësishmja është që ne si ekipë kemi funksionuar shumë mirë së bashku. Shfaqjen e kemi punuar me shumë dashuri dhe kemi dashur që në fund të përçojmë mesazhe mbi reflektimin e njeriut lidhur me paragjykimet që iu bëhen njerëzve në baza të përkatësive etnike, fetare, klasore etj”, ka thënë Agushi.

Premiera e parë e shfaqjes “Të turpëruarit” është dhënë në Tiranë, në Teatrin “Astrit Sulo”. / KultPlus.com 

Gjon Karma, aktori që la një galeri të pasur rolesh në traditën e artit tonë skenik

Nga Albert Vataj

Në historinë e traditës shqiptare të artit skenik, disa emra mbeten të gdhendur si gurë të çmuar, dëshmi e pasionit, përkushtimit dhe talentit të jashtëzakonshëm. Një nga këta emra është Gjon Karma, një figurë e ndritur e artit skenik shqiptar, i cili me interpretimet e tij, la një gjurmë të pashlyeshme në skenën dhe kinemanë kombëtare. Me një karrierë që shtrihet për më shumë se gjysmë shekulli, ai mishëroi karaktere të shumta duke sjellë në jetë personazhe të pasura me nuanca psikologjike dhe një stil të veçantë interpretimi.
Të gjithë roleve që atij ju besuan, si ato të mëdhat edhe të vegjlit, ai i blatoi shpirtin e tij të paepur, zellin e pashoq, përkushtimin me mish e me shpirt për të sjellë në jetë jo vetëm një rol, por një karakter, një tipologji, tip, dimension krijues, aftësi depërtuese përmes lojës dhe impaktit.
Gjon Karma u lind në Shkodër në 18 mars 1915 në një familje me tradite në kulturën shkodrane. Me teatrin ishte i lidhur që i vogël, kur ndiqte shfaqjet e shoqërive amatore teatrore në Shkodër. Në vitin 1924 fillon shkollën në Kolegjin Franceskan, por që i ndërpret pas tre vjetësh më 1927.
Pas braktisjes së shkollës, pati mundësinë që të ndiqte më nga afër shfaqjet e shoqërisë kulturore “Bogdani” dhe që nga viti 1932, ai ishte pjesëtar i Bandës së Bashkisë në Shkodër. Në vitin 1934 në 1 prill, Gjon Karma u ngjit në skenë në një komedi, ku ai interpretoi me humor të këndshëm rolin e tij të parë, atë të një akshiu, Nush Lezeti. Ishte ky rol që i hapi atij dritën jeshile për t’u aktivizuar edhe në shoqëritë e tjera teatrore, krahas aktorëve veteranë si Luigj Mjeda, Kolë Mirashi, Zef Hilë Gega, etj.
I hyri aq me pasion teatrit saqë shpesh herë luante dy role. Ditën mundohej për të siguruar jetesën në dyqanin e tij dhe natën e gjeje në prova.

Pushtimi i vendit e rreshtoi Gjonin në radhën e lëvizjes për Çlirim. Veprimtaria e tij atdhetare ra në sy të pushtuesit dhe pasi arrestohet dërgohet në kampin e Prishtinës në internim, ku kthehet në fund të 1944-s.
Role që ai realizoi dhe që i kanë mbetur fondit të artë të traditës shqiptare të artit skenik nisin në vitin 1945 në “Gjido”, “Deputeti”, “Mbrëmja e madhe”, “Martesë me përdhuni”, 1956; “Lufta botërore”, “Qypi me flori”, “Tradhëtarët”, “Leonida”, “Heroi i punës”, “Lidhja e mrekullueshme”, 1947; “Cani hoxhë”, “Revizori”, “Skutarevski”, “Tartufi, “Epopeja ballit kombëtar”, “Invadimi, Çështja ruse, Dom Gjoni, 1948; “Gishti para hundës”, “Platon Kreçiot”, “Për ata që janë në det”, “Prefekti”, 1949; “Rrënjët e thella”, “Gubernatori i Provincës”, 1950; “Vreshta e Arsenit”, “Komploti i të dënuarave”, “Pas vdekjes”, “Halili dhe Hajria”, 1951; “Janë plagët që flasin”, “Zëri i Amerikës”, “Njerëz mem vullnet të mirë”. dhe vijon rrugëtimi i tij në skenë, duke luftuar me mish e me shpirt, në skenë dhe për skenën, për të bërë një vepër që do t’i mbetet historisë së artit të skenës si dëshmi dhe brezave si testament.
Gjon Karma është ndër të parët aktorë që u seleksionuan nga lëvizja amatore për të formuar bërthamën e Teatrit Popullor në maj të vitit 1945.
Roli i parë i tij në teatër është në pjesën ku luan Pjetrushin. Dhe më pas, po në vitin 1945 luan edhe në tre premiera të tjera Deputeti dhe Mbrëmja e madhe, Martesë me përdhuni. Krahës profesionit të aktorit në Teatrin Popullor Gjon Karma ndërmori edhe detyrën e dramaturgut, duke dhënë ndihmesën e tij modeste, duke plotësuar nevojat e teatrit me pjesë kombëtare me një akt. Kujtojmë këtu pjesën e tij më të suksesshme Qypi me florinj.
Por gjithsesi me pasionin dhe talentin e tij iu përkushtua tërësisht interpretimit.
Personazhet e interpretuara prej tij janë gjithmonë të kompletuar që mbanin të veçantën dhe tipiken kombëtare e frymën popullore, me detaje të gjetura dhe plot finesë e nuanca të larmishme psikologjike.
Në punën e tij gjatë skenike Gjon Karma asnjëherë nuk i bëri bisht rolit, të madh, apo të vogël. Gjon karma luajti role të një karakteri të caktuar, por e tregoi veten si aktor shumëpalësh. Ai është një nga aktorët më të plotë e më të shquar të roleve episodikë. Madje ai ishte i prerë për role të vegjël. Dhe është cilësuar si aktor i madh i roleve të vegjël. Ndër realizimet e tij të suksesshme përmendim Prefektin në “Karnavalet e Korçës”, Vurko te “Pas Vdekjes”, Asllan Beu te “Halili dhe Hajria”, Gjergj Bardhi te “Toka jonë”, Kola te “Cuca e maleve”, Vehipi te “Tri ditët e qametit”, Zeqo te “Fytyra e dytë”.
Pa harruar rolet e tij nga dramaturgjia vullnet të mirë, “Heronjtë”, 1952, “Revizori”, “Martesa me prikë”, “Motori”, 1953. Për të vijuar te “Otello”, “Përmbysja”, 1954; “Toka jonë”, 1955; “Dasma e madhe”, “Vajza e thinjur”, “Në kopshtin me jargavanë”, “Përleshja”, “Shërbëtori i dy zotnive”, “Proçesi i Laipcigut”, 1956; “Qingji i tërbuar”, “Armiqtë”, 1957’; “Intrigë dhe dashuri”, “Në Gjenevë”, “Orët e Kremlinit”, 1958; “Shtatë shaljanët”, “I çuditshmi”, “Syleshi”, “Të rinjtë”, 1959; “Gratë gazmore të Ëindsorit”, “Një letër e humbur”, “Në tufan” 1960. Për të vijuar kështu galeria e tij e larmishme e roleve, të cilave ai u dha jetë më “Hamleti”, “Dragoj i Dragobisë”, 1961; “Njeriu me pushkë”, “Shokë të një klase”, “Trimi i mirë me shokë shumë”, “Ambicje” 1962; “Mbi gërmadha” 1963; “Borgjezi fisnik”, “Shtrëngata”, “Morali i zonjës Dulska”, 1964; “Karnavalet e Korçës”, “Tri ditët e kiametit”, “Xhaxha Vanja” 1965; “Roje nën llampat e neonit”, 1966; “Muri i madh dhe i pakapërcyeshëm”, “Pas vdekjes”, “Rrugë të tërthorta”, “Qielli i kuq”, “Tri të shtëna pushke”, “Perkolgjinajt” 1967; “Cuca e maleve”, “Shembja”, “Tokë e zjarrtë”, 1968; “Heronjtë në fabrikë”, “Fytyra e dytë”, 1969; “Drita”, “Mbas dy ditësh”, “20 ditë”, 1970: “I pazvëndësueshmi”, 1971; “Artur Ui”, “Një nuse për stasin, “Viti 61” 1972; “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, 1973; “Votra e huaj”, 1974; “Bashkë me agimin”, 1975; “Duke gdhirë viti 1945”, “Lumi i vdekur”, “Lezja”, 1976; “Lulet e shegës”, “Karavidhet”, “Shënomëni edhe mua”, 1977; “Gjermani i atij dimri”, “Përmbytja e madhe” 1978; “Besa e madhe”, “Doktori pacient” 1979; “Tragjedia e fundit e Deas”, “Gryka e nëmur”, “Furrnalta”, 1980; “Lenini dhe fëmijët”, “Nga errësira në dritë”, “Epoka para gjyqit”, 1981; “Komunistët”, 1982; “Pas provimit të fundit”, “Udha e flamurit”.
Për të dhënë gjithashtu një kontribut edhe në veprat e mëdha botërore, duke Apolloni të “Hamleti”, Falstafin te “Gratë gazmore të Windsorit), Bobçinskin te “Revizori”, Orgonin te “Tartufi” e shumë role të tjerë.
Por këtu duhet përmendur edhe ndihmesa që dha në Radio Tirana në përgatitjen e “Orës gazmore”, disa vjet rresht, ku edhe shkruante pjesë, edhe i interpretonte ato drejtpërsëdrejti. Në radio ai interpretoi dhjetëra role në radiodramatizimet e ndryshme për fëmijë e të rritur.
Krahës teatrit, ku ai interpretoi mbi 100 role, ai ka interpretuar edhe në disa filma artistikë, që nga filmi “Skënderbeu” (princi dibran), në filmin “Tana”; “Debatik”, “Toka jonë”, “Koncert në vitin 36”, “Vendimi”, etj. Janë rreth 15 role në filmin artistik.
Pas një jete të gjatë në skenë në 15 mars 1976 doli në pension, por që përsëri nuk u nda nga teatri. Interpretoi sërish deri në vitin 1982. Por ajo që mbahet mend e që vlerësohet nga të gjithë si një punë jashtëzakonisht e madhe është pasurimi dhe rregullimi që i bëri ai arshivës së Teatrit Kombëtar për më shumë se 15 vjet. Ai punoi me pasion e kujdes të veçantë për çdo shfaqje, çdo aktor, shkroi kujtime e portrete për kolegët e tij, bëri historikun e vetë teatrit, botoi me dhjetëra artikuj në shtypin e kohës.
Për gjithë jetën e tij të gjatë artistike prej një gjysmë shekulli në skenë, Gjon Karma është nderuar me çmime, medalje, urdhrin “Naim Frashëri” kl. II, si dhe me titullin e lartë “Artist i Merituar”.
U nda nga jeta në moshën 79 vjeçare në 13 janar 1994. Emri dhe arti i Gjon Karmës do të ngelen të skalitura në historinë e teatrit shqiptar dhe do të jenë një shembull edhe për brezat e rinj të aktorëve.
Gjon Karma nuk ishte thjesht një aktor, por një institucion më vete në skenën shqiptare. Ai mishëroi përkushtimin, disiplinën dhe pasionin për artin, duke na lënë një trashëgimi të pasur që mbetet një burim i pashtershëm frymëzimi. Me rolet e tij, ai arriti të prekë zemrat e publikut dhe të krijojë një model që do të vazhdojë të ndriçojë rrugën e artistëve të rinj. Ndërsa koha kalon, emri i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në histori, si një prej figurave më të shquara të artit skenik shqiptar.

BLACK COFFEE – DJ më i mirë në botë vjen në Unum Festival 2025


1.Unum Festival 2025 drejt një rekordi të ri! Organizatorët presin 80,000 vizitorë për 5 ditë
dhe 5 net magjike!
2.Një surprizë e madhe po vjen për Unum Festival. Një emër i fuqishëm i skenës globale!
3.Dj-i më i mirë botëror po vjen në Unum Festival 2025!
4.Kush është dj-i më i mirë botëror që po vjen në Unum Festival 2025?
5.Dj më i mirë në botë do të performojë për herë të parë në Unum Festival!
6.Unum Festival 2025: Po vjen dj-i më i shquar në botë për një performancë të
paharrueshme!


UNUM Festival 2025 është gati të sjellë një eksperiencë që do të thyejë çdo rekord dhe do të
jetë më i madhi dhe më i veçanti deri tani! Pritshmëritë janë të jashtëzakonshme, dhe festivali
po përgatitet të presë një emër të madh të muzikës globale, që po e ngrit festivalin në një nivel
krejtësisht të ri.

LEGJENDA vetë, BLACK COFFEE, DJ-i më i mirë në botë, i shpallur në vitin 2024 në Golden
Moon Awards për herë të parë po vjen në UNUM Festival duke na sjellë një performancë të
papërsëritshme në brigjet e Ranës së Hedhun. Ai do e hap Main Stage për herë të parë ditën
e Enjte me date 05.06.2025

Billie Eilish – CHIHIRO (Black Coffee Remix)
BLACK COFFEE ka revolucionarizuar muzikën elektronike, duke e çuar Afro-house në skenat
më të mëdha të botës nga Coachella te Ibiza dhe duke bashkëpunuar me superyje si Drake dhe
Beyoncé. Tani, për herë të parë, ritmet e tij të thella dhe shpirtërore do të tronditin rërën e
UNUM Festival.

Për organizatorin Kushtrim Sahiti, ky edicion do të jetë ndër më të mëdhenjtë që ka ndodhur
ndonjëherë. “Interesimi për këtë vit ka qenë dhe vazhdon të jetë jashtëzakonisht i lartë, dhe ne
kemi punuar pa u lodhur për të ofruar një lineup dhe një eksperiencë që do të kalojnë çdo
pritshmëri. Po presim deri në 80.000 vizitorë gjatë 5 ditëve dhe 5 netëve magjike”.

Këtë vit, Shëngjini do të përjetojë një fluks të jashtëzakonshëm vizitorësh, veçanërisht të enjten,
kur do të funksionojnë dy skena: Main Stage, performanca nga BLACK COFFEE dhe SETH
TROXLER, ndërsa në Pine Stage Sonja Moonear dhe shumë artistë të tjerë të njohur.
Mbi 30,000 vizitorë priten të jenë pjesë e këtij spektakli!

Për ata që planifikojnë akomodimin, për shkak të kërkesës së lartë në Shëngjin, rekomandojmë
të konsideroni Velipojën si një alternativë ideale. Me hapjen e rrugës së re, Velipoja është bërë
më e qasshme se kurrë, duke ofruar një opsion komod vetëm 20 minuta larg festivalit.
UNUM Festival 2025 këtë vit ka një lineup bombastik për të gjithë adhuruesit e muzikës
elektronike. Emra që kanë lënë një shenjë të pashlyeshme në industrinë globale të muzikës do
të performojnë për 5 ditë dhe 5 netë plot energji dhe pasion.

Main Stage do të shpërthejë me emra të mëdhenj si BEDOUIN, BLACK COFFEE, CARLITA,
DAMIAN LAZARUS, duke na dhëne një eksperiencë që veç UNUM di me bo!

Për adhuruesit e plazhit dhe muzikës, BEACH STAGE do t’ju ofrojë momente magjike dhe të
paharrueshme, me performanca electrizuese nga DIXON, NANDU, LEHAR, dhe shumë të tjerë
Minimalistët do të përjetojnë një hipnozë muzikore nga PRIKU, RARESH, RHADOO,
PRASLEA dhe CRISTI CONS, ndërsa RICARDO VILLALOBOS do të sigurojë që UNUM të
mbetet parajsa e underground-it dhe si çdo here tjeter mbi 90 DJ të tjerë.

E çka e bën UNUM Festival edhe më të veçantë është lokacioni, një festival në natyrë që ofron
shumë mundësi për t’u shijuar: sportet ujore, pushimet në plazh, kinemën në natyrë, dhe
sesione joge, duke bashkuar më të mirën e relaksimit dhe muzikës.

Tashmë Unum është në fazën finale të shitjes së biletave, dhe numri i tyre është shumë i
kufizuar dhe pritet të shiten shumë shpejtë posaqërisht me lajmin që do lansohet neser.

🔗 Siguro biletën tënde tani në unumfestival.com!

Phase 2 full lineup:
ÂME LIVE • ARAPU • BEDOUIN • BLACK COFFEE • CARLITA DAMIAN LAZARUS •
DAN GHENACIA • DIXON • FRANCO CINELLI JOSH BAKER • LEHAR • MAHER
DANIEL • NANDU • PRASLEA • PRIKU QUEST • RARESH • RHADOO • RICARDO
VILLALOBOS SETH TROXLER • SONJA MOONEAR • tINI • BORIS WERNER •
CAMERON JACK • CAP • CEZAR • CRISTI CONS CHKLTE • FELL REIS •
FRANCESCO MADDALENA • GESCU HARDT ANTOINE • JNJS • JOHN DIMAS •
JONNY N TRAVIS • LA LA MAQOSSA • MARLIE • NICK CASTLE • PACH • RICH NXT •
TOBI NEUMANN • AAMIR • ALL SHADOWS • ALMARIN • ALTIN BOSHNJAKU •
ALWAYS LATE AND HAZEL • ANDREA FIORITO • ANITË • ANTARES • ARTSSASSIN •
AURIC BALZAR • BANI D • BESA M • BILA • CHRISS V • CUC • DAJKU TWINS DONA
K • DYMOS • ERAMAH • GEMZA • HAJDAR BERISHA • HARTLEY HOT OASIS • JAY
FASE • JOHN BOWTIE • JONN • JORDAN DISTONKRESHATECH • LEKË • LIBURN •
LIKATEK • LVPICA • MANFREDI MARLON BALECI • M.I.M • NEMAX • OHM HOURANI

  • PAUL SVENSON PUMIO • RRRRON • RT • RUPERT ELLIS • SAMMER • SAHAR •
    SCACCO SCOTT STREAK • SECRET 47 • SEKO • SHIZZO • STATE • TIMANTI •
    TYOMA URAN B • VITHZ • WILDEALER • WILL DAVISON

Brazili ndalon aksesin te statuja e Krishtit, pas vdekjes së një turisti

Autoritetet në Rio de Zhaneiro kanë mbyllur përkohësisht hyrjen në monumenti më të vizituar të Brazilit, atë të statujës së Krishtit për shkak të mungesës së kujdesit adekuat mjekësor pas vdekjes së një turisti të dielën.

Janë pezulluar gjithashtu edhe transportet përmes teleferikut, minibusëve, su dhe mjeteve tjera më të zakonshme të transportit për në statujë.

Ndalimi u vendos nga Sekretariati Shtetëror për Mbrojtjen e Konsumatorit pasi një brazilian 54-vjeçar vdiq në mëngjes teksa po ngjiste shkallët që të çojnë te Krishti.

Në momentin e aksidentit, objekti mjekësor në vendngjarje nuk ishte ende i hapur.

”Vendi nuk ka ambulancë, nuk ka pika hidratimi, nuk ka banja të përshtatshme për personat me probleme lëvizëse dhe ashensorët nuk janë plotësisht funksionalë”, kritikoi organizata ”Shenjtërorja e Krishtit Shëlbues”, e cila varet nga kryepeshkopata e Rio de Zhaneiros.

Bibla 570-vjeçare e Gutenberg, ekspozohet në Varshavë

Një nga librat më të rrallë dhe më të çmuar në botë, Bibla e Gutenbergut, është ekspozuar në Galerinë e Arteve Mesjetare në Varshavë. Ky vëllim unik, i shtypur më shumë se 570 vjet më parë nga shpikësi i shtypshkronjës, Gutenberg, është një nga kopjet e pakta që kanë mbijetuar deri sot dhe e vetmja e ruajtur në Poloni.

Bibla e famshme vjen nga Muzeu Dioqezan në Pelpin, ku është ruajtur për shekuj.

Vlera e tij e madhe qëndron jo vetëm tek fakti se është një nga veprat e para të shtypura me tip të lëvizshëm, por edhe tek ruajtja e tij në gjendje të plotë me të dy vëllimet origjinale dhe lidhjen autentike të shekullit të 15-të.

Megjithëse është një vepër shekullore, Bibla e Gutenbergut ka ndihmuar studiuesit modernë të kuptojnë më shumë rreth teknikës revolucionare të shtypshkronjës.

Bibla e Gutenbergut ka kaluar nëpër sfida të mëdha historike. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore në vitin 1939, autoritetet polake e larguan nga vendi për ta mbrojtur nga rreziku i pushtimit nazist. Ajo u dërgua përmes Varshavës, Parisit dhe Britanisë së Madhe, për të përfunduar në Kanada, ku u ruajt në një bankë deri në vitet 1950.

Në vitin 1959, pas më shumë se 20 vitesh në mërgim, Bibla u rikthye në Poloni. Para se të kthehej përfundimisht në Pelpin, ajo u ekspozua për disa ditë në Muzeun Kombëtar të Varshavës.

Ekzemplarët e Detyrueshëm në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ‘Pjetër Bogdani’

Për çdo botim që del në treg, pesë ekzemplarë të detyrueshëm duhet të dorëzohen në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Çdo autor dhe botues që publikon një libër, revistë apo material tjetër, ka përgjegjësinë që të dërgojë pesë ekzemplarë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Ky detyrim është një praktikë e rëndësishme që ka për qëllim ruajtjen dhe pasurimin e trashëgimisë kulturore të vendit tonë.

Kjo kontribuon në:

Ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Aksesin e lehtë në materiale.

Pasurimin e arkivave kombëtare për brezat që vijnë.

Hollywood kundërshton lehtësimin e rregulloreve të IA

Më shumë se 400 emra të famshëm, përfshirë aktorë, regjisorë dhe skenaristë të Hollywood-it, i kërkuan qeverisë të mos zbusë ligjet në fushën e inteligjencës artificiale (IA).

Sipas lajmit të “CBS News”, më shumë se 400 punonjës të industrisë së Hollywood-it kanë publikuar një letër të hapur duke i bërë thirrje qeverisë të mbrojë ligjet ekzistuese që zbatohen për IA-në.

Mes atyre që nënshkruan letrën, e cila gjithashtu kundërshton propozimin e OpenAI dhe Google për të përdorur materiale me të drejtë autori për të trajnuar inteligjencën artificiale, ishin emra të njohur si Ben Stiller, Ayo Edebiri, Cara Delevingne, Chloe Fineman, Cate Blanchett, Guillermo del Toro dhe Taika Waititi.

Në letër u paralajmërua se lirimi i ligjeve ekzistuese për trajnimin dhe zhvillimin e AI-së do të ndikonte negativisht në industrinë e Hollywood-it.

Hollywoodi ka luftuar prej kohësh kundër përdorimit të gjerë të AI-së, duke thënë se kjo do të minonte industrinë. Artistët janë kundër krijimit të kopjeve digjitale të tyre nga inteligjenca artificiale dhe përdorimit të këtyre kopjeve edhe pas vdekjes së tyre./  atsh/ KultPlus.com

Opereta “Karnavalet” sjell festë për tre netë në Teatrin Kombëtar të Operas

Në kryeqendrën e Shqipërisë, në datat 24, 25, dhe 26 mars shfaqet opereta “Karnavalet”, në skenën madhështore të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Me një skenografi mahnitëse, që rikrijon kalldrëmet karakteristike të qytetit, dhe një kostumografi autentike që të kthen pas në vitet ’30, kjo shfaqje premton të jetë një udhëtim në kohë plot të qeshura, ngjyra dhe emocione.

Nikollaq dhe Olimbi Jorganxhi, tregtarë të njohur në Korçë, janë në kërkim të një dhëndri për vajzën e tyre 30-vjeçare, Afrovitin. Por përzgjedhja nuk është e lehtë, sepse Olimbia ka një kërkesë të panegociueshme: përveç prikës, vajza duhet të ketë edhe një piano.

Nën regjinë e Inva Mulës, me dy kaste të mrekullueshme artistësh, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOBAP-së, dirigjuar nga Elda Laro dhe Dritan Lumshi, “Karnavalet e Korçës” për plot tre netë në Tiranë do të sjellin në skenë një festë të vërtetë muzikore dhe vizuale, ku tradita dhe arti bashkohen në një spektakël të paharrueshëm.

Nji stinë e humbun

Poezi nga Martin Camaj

Verës sa nji mëngjes me vesë
nuk ia pau kush ballin simjet
me sy të përlotun të sjellun
kah mali.

Vjetit nuk i mungon asnji ditë
në kalendar e i dhimbet
e mbramja pikë e dyllit në djegie:
e sotmja ka ndijen e dridhjes
së fletëve të shqemes
para dhambëve të sutës./ KultPlus.com

30 thënie të mençura nga Gabriel Garcia Marquez

Ai kujtohet më së shumti për veprat “100 Vjet Vetmi” dhe “Dashuri në Kohën e Kolerës”.

Gabriel Garcia Marquez konsiderohet si shkrimtari më popullor në gjuhën spanjolle që nga Miguel de Cervantesi.

Veprat e tij letrare kanë qenë shkrimet më të shitura në spanjisht, përveç Biblës. Romani i tij epik “100 Vjet Vetmi” është shitur në mbi 50 milionë kopje në 25 gjuhë të ndryshme.

García Márquez fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1982 për tregimet dhe romanet e tij. Në fjalën e falenderimit kur mori çmimin, ai u shpreh “Amerika Latine është një burim i pashtershëm krijimtarie, dëshpërimi dhe bukurie”.

‘Gabo’ siç thirrej shpesh, pionieri i zhanrit të realizmit magjik i dhanë një perspektivë tërësisht të re letërsisë dhe botës së fjalës së shkruar.

Por puna e tij gjithashtu mbart grimca mençurie rreth dashurisë, luftës dhe jetës, të cilat janë bërë tashmë të përjetshme në veprat “Njëqind vjet vetmi”, Dashuria në kohërat e kolerës, dhe klasikët e tjerë.

Ja disa nga leksionet e “Gabos” përzgjedhur nga librat e tij që do të jetojnë përgjithmonë:

1- Unë nuk besoj në Zot, por i frikësohem Atij.

2- Jeta nuk është ajo që jetojmë, por ajo që ti kujton dhe si e kujton atë.

3- Ai që pret gjatë ka pritshmëri të vogla.

4- Një person nuk vdes kur duhet, por kur mund.

5- Seksi është ngushëllimi kur ju nuk mund të keni dashurinë.

6- Kam zbuluar për kënaqësinë time, se është jeta, jo vdekja, ajo që nuk ka kufij.

7 – Asnjë ilaç nuk mund të shërojë atë që s’mund ta shërojë lumturia.

8- Një burrë e kupton kur plaket, sepse ai nis t’i ngjajë babait të tij.

9- Liria është shpesh viktima e parë e luftës.

10- Mençuria vjen tek ne në atë moment kur nuk na hyn më në punë.

11- Mbetet gjithmonë diçka për t’u dashur.

12- Të gjitha qeniet njerëzore kanë tri jetë: publike, private dhe sekrete.

13- Trillimi u shpik ditën, kur profeti hebre Jonah u kthye në shtëpi dhe i tha gruas se ishte tri ditë me vonesë sepse ishte përtypur nga një balenë.

14- Problemi me martesën është se përfundon çdo natë pas aktit të dashurisë dhe duhet të rindërtohet çdo agim përpara vaktit të mëngjesit.

15– Nuk do t’i këmbeja kënaqësitë e vuajtjes sime për asgjë në botë.

16- Sekreti i një moshe të madhe nuk është asgjë tjetër përveç një pakti të ndershëm me vetminë.

17- Nuk është e vërtetë që njerëzit ndalojnë së ndjekuri ëndrrat kur plaken, ata plaken sepse ndalojnë së ndjekuri ëndrrat.

18- Zemra ime ka më shumë dhoma se një bordello.

19- Asgjë nuk e përfaqëson një njeri më shumë sesa mënyra sesi vdes.

20- Jo, nuk jam pasur. Unë jam një njeri i varfër me para, por kjo nuk është e njëjta gjë.

21- Kur një grua vendos të flejë me një burrë, nuk ka asnjë mur që ajo nuk mund të ngjisë, asnjë fortesë që s’mund ta shkatërrojë, asnjë konsideratë morali që ajo nuk do injorojë dhe mbi të gjitha: nuk ka Zot për të cilin t’ia vlejë të shqetësohesh.

22- Thuaji atij po. Edhe nëse po vdes nga frika, edhe nëse do të të vij keq më vonë, sepse çfarëdo që të bësh, do të pendohesh për gjithë jetën nëse thua jo.

23- Në qoftë se Perëndia nuk do të pushonte dielën, do të kishte pasur kohë për të përfunduar botën.

24- Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta ne na jep prapë mundësi t’i bëjmë gjërat si duhet.

25- Kur të vdes, të vetmen keqardhje do ta kem është nëse në vdekje nuk do të ekzistojë më dashuria.

26- E nesërmja nuk është e sigurt për askënd, i ri apo i vjetër. Sonte mund të jetë e fundit herë që i shikon njerëzit që do. Prandaj mos prit, bëje sot sepse e nesërmja nuk vjen kurrë.

27- Nevoja e ka fytyrën e një qeni.

28- Askush nuk i meriton lotët e tu, por ai që i meriton ata, nuk do të të bëjë të qash.

29- Në gazetari vetëm një fakt i rremë, e vë në dyshim të gjithë punën e bërë, ndërsa në fiksion vetëm një fakt i vërtetë e legjitimon të gjithë punën e bërë

30- Në fund të fundit, letërsia nuk është tjetër vetëm se zdrukthtari. Me të dyja ju keni punë me realitetin, me një material po aq të vështirë sa druri./KultPlus.com

Vilson Blloshmi, poeti martir që u dënua me vdekje nga regjimi komunist

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot poetin martir, Vilson Blloshmi (18 mars 1948-17 korrik 1977).

Ishte poezia e tij, me titull “Saharaja”, që u konsiderua si vepër penale e “agjitacion e propagandë për dobësimin dhe minimin e pushtetit popullor”. Aktakuza e cila dënoi me vdekje poetin, ndër të tjera lidhet edhe me këtë poezi për përqasjen e Shqipërisë me shkretëtirën e Saharasë.

Vilson Blloshmi lindi më 18 mars të vitit 1948, në Bërzeshtë të Librazhdit. Ndoqi shkollën e mesme Pedagogjike në Elbasan dhe pas mbarimit të saj edhe pse me rezultate të shkëlqyera nuk u lejua të vazhdonte shkollën e lartë. Pas diplomimit në Elbasan punoi si bujk, druvar dhe minator. Gjatë kësaj kohe iu përkushtua shkrimit dhe përkthimit, por pa patur mundësi t’i botojë për shkak të të qenit pjesëtar i një familje “kulakësh”. Duke qenë me biografi të “keqe”, Vilson Blloshmi përndiqej nga Sigurimi i Shtetit.

U arrestua në vitin 1977 me akuzën “sabotim në ekonomi dhe agjitacion e propagandë”. Ditarët, përkthimet dhe poezitë iu sekuestruan dhe iu nënshtruan hetimit në detaje. Letërsia e tij do të përbente rrezik për regjimin komunist shqiptar.

Në datë 13 qershor 1977 Gjykata e Rrethit Librazhd dënoi poetin Vilson Blloshmi dhe poetin Genc Leka me “vdekje me pushkatim”, vendim i cili u zbatua në datë 17 korrik 1977.

Në vitin 1994 Vilson Blloshmit iu dha dekorata “Martir i Demokracisë” dhe në vitin 2006, u shpall “Qytetar Nderi” i Librazhdit./atsh/KultPlus.com

Rexhep Qosja nderohet me Çmimin për Letërsi në ceremoninë vjetore në fushën e letërsisë nga Ministria e Kulturës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka njoftuar se në ceremoninë vjetore për çmimet në fushën e letërsisë, ka nderuar akademikun Rexhep Qosja me Çmimin për Letërsi.

“Në ceremoninë vjetore për çmimet në fushën e letërsisë, sivjet Ministria e Kulturës, ka nderuar Akademik Rexhep Qosjen me një çmim të veçantë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në letërsinë dhe kulturën shqiptare. Ai u nderua me Çmimin për Letërsi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Me veprën e tij letrare dhe studimet shkencore, Qosja ka luajtur një rol kyç në jetën kulturore shqiptare, duke krijuar një bibliotekë të pasur albanologjike, historiko-letrare dhe kritiko-letrare. Ai ka qenë një zë i fuqishëm intelektual dhe protagonist aktiv në proceset e mëdha shoqërore në botën shqiptare.

Po ashtu, sipas vlerësimeve të jurisë profesionale Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” i është dhënë shkrimtarit Bajram Kosumi, për kontributin e tij të çmuar në letërsinë shqipe me studimet dhe krijimtarinë e tij të veçantë.

Shkrimtari Ballsor Hoxha ka fituar çmimin për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku”, për përmbledhjen e tregimeve “Krateret njerëzish”.

Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” i është dhënë Donika Dabishevcit për librin me poezi “E gjithëkohshmja andër”, i cili pasqyron mikroperspektiva të historisë së luftës 1998-99 dhe qëndresën e viktimave civile.

Çmimi për letërsinë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj” i është dhënë Dije Demirit për librin “Ana dorën”, i cili ndërthur traditën me elemente bashkëkohore duke krijuar një komunikim të ndjeshëm ndërmjet brezave.

Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” u nda mes dy studiueseve: Eronita Kqiku për librin “Arti i brikolazhit”, dhe Meliza Krasniqi për librin “Shkrimtarët shqiptarë 1954-1990”.

Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe “Pjetër Bogdani” i është dhënë Lorenc Hajdarit për përkthimin e librit me poezi “E thëna Figurativiste”, të autores gjermane Ulla Hahn.

Juria që ka bërë përzgjedhjen e fituesve ishte në përbërje nga Majlinda Bregasi, kryesuese, Entela Tabaku, Blerina Rogova Gaxha, Hysen Matoshi dhe Shpëtim Selmani, anëtarë.

Këto çmime vlerësojnë kontributin e shquar të shkrimtarëve, studiuesve dhe përkthyesve në pasurimin e letërsisë shqipe dhe kulturës kombëtare si dhe nxisin krijimtarinë letrare./KultPlus.com

Promovohet libri për fëmijë “Uta në Sharr”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka njoftuar se mbrëmë, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, është promovuar libri për fëmijë “Uta në Sharr”, me autore Tuba Safçiu.

Ky libër ndërthur aventurën, natyrën dhe edukimin, duke frymëzuar të rinjtë të njohin dhe të mbrojnë mjedisin natyror. Gjithë kjo përmes rrugëtimit të alpinistes Uta Ibrahimi në malet e Sharrit.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili përgëzoi autoren dhe ekipin krijues për punën e tyre, në sjelljen e një libri që ngjall dashurinë për malet e Sharrit dhe edukon brezat e rinj për rëndësinë e natyrës.

Botimi i librit është mbështetur nga Ministria e Kulturës./KultPlus.com

‘Në parkun që mbuluan fletët’

Poezi nga Ismail Kadare

Në parkun që mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q’ë kan’ mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s’e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s’kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti/KultPlus.com

Fragment nga libri ‘Djajtë’ nga Fjodor Dostojevski

“- Po përpiqem të gjej arsyen, përse njerëzit nuk kanë guxim të vrasin veten. Kjo është.
– Si kështu, nuk kanë guxim! Po pse pak vetëvrasje bëhen?
– Shumë pak.
– Këtë mendim keni?

Nuk mu përgjigj. Qëndroi i menduar dhe pastaj ecejaku nëpër dhomë.
– Po ç’i përmbaka njerëzit të vrasin veten, sipas jush? – e pyeta.
Më pa i hutuar, si të donte të sillte ndër mend se për çfarë po flasim.
– Po ja, dy paragjykime i përmbajnë: një i vogël dhe një shumë i madh.
– Cili është i vogli?
– Dhembja!
– Dhembja? Pse kaq e pamposhtme qenka dhembja në një rast të tillë?
– Dhembja është e para. I gjejmë të shfaqur dy llojëshe: janë ata që e vrasin veten o nga pikëllimi i pangushllueshëm, o nga ligësia, o nga çakërdisja, o nga ku di unë se çfarë. Këta pak mendojnë për dhembjen! Janë dhe ata që e bëjnë me mendje të ftohtë, këta mendojnë shumë.
– Pse ka që e bëjnë me mendje të ftohtë?
– Ka shumë. Po të mos ekzistonin paragjykimet, do të kishte më shumë: do të qenë të gjithë.
– A thua të gjithë?

Ai heshti.
– Po pse a nuk njihen mënyra të vdesësh pa ndier dhembje?
– Përfytyroni, – më tha dhe qëndroi para meje – përfytyroni një gur të kësaj madhësia, sa një shtëpi, ai varet poshtë. Ju jeni nën të: në rëntë, a do ndienit dhembje?
– Nga një gur sa një shtëpi? E tmerrshme!
– S’e kam fjalën te tmerri, dhembje a do ndienit?
– I përmasave të tilla? Kuptohet, asnjë dhembje s’do ndjehej.
– Sikur ju vetë të gjendeshit nën të, me siguri, që s’do mbeteshit pa e përfytyruar ç’dhimbje të padurueshme do të ndienit në atë rast. Edhe shkencëtar po të ishit, edhe mjek po të ishit, frikë do kishit.
– Po arsyeja e dytë, ajo e madhja?
– Bota e matanvarrit.
– Domethënë, ndëshkimi?
– Bota e matanvarrit, si e tillë.
– Po pse nuk ka ateistë të regjur që s’besojnë në botën e matanvarrit?

Përsëri heshti.
– Ndoshta niseni nga vetja që flisni kështu?
– Jo gjithkush mund të gjykojë nisur nga vetja. – mërmëriti dhe u skuq e u bë flakë. – Liria ka për të qenë e kulluar, kur të jemi shpërfillës ndaj asaj: të rrojmë apo të mos rrojmë. Drejt kësaj duhet synuar.
– Duhet synuar? – Po atëherë askush nuk ka për të dashur të jetojë?
– Po, askush. – Tha me zë të fortë.
– Njeriu ka frikë nga vdekja, sepse e do jetën, ky është mendimi im. – i thashë. – Është ligj i natyrës.

– Poshtërësi është, gënjeshtër është! – sytë i shkrepëtinë dhe i nxorën xixa. – Jeta është dhimbje, jeta është tmerr, njeriu është fatkeq. Njeriu tani jetën e do, sepse e do dhimbjen dhe tmerrin. Këtu dhe fshihet mashtrimi. Njeriu i tanishëm nuk është njeriu që duhet të jetë. Do ketë të rinjë: të lumtur dhe krenarë. Për ta do jetë njëlloj: të rrojn apo të mos rrojnë: ky do të jetë një njeri i ri. Kush del fitimtar mbi dhembjen dhe frikën, ai do të jetë vet perëndi. Kurse të tjerët, s’kanë për të qënë.

– Pra perëndia qenka, sipas jush?
– Ai mungon, por për të qenë është. Nën shkëmb s’ka dhimbje, por në frikë nga shkëmbi ka dhimbje. Perëndia është dhimbje, frikë nga vdekja. Kush do ta mposht dhimbjen dhe vdekjen, ai do të bëhet perëndi. Do të jetë një jetë e re ajo, do të jetë njeri i ri, çdo gjë do të jetë e re … Atëherë historinë do ta ndajnë në dy gjysma: nga gorilla deri në zhdukjen e perëndisë dhe nga zhdukja e perëndisë…

– Deri të gorilla?
– Deri te këmbimi i tokë dhe i njeriut fizikisht. Njeriu do bëhet perëndi dhe do ndryshojë fizikisht. Edhe bota do ndryshojë, edhe mendimet për të gjitha ndjenjat. Ju si mendoni: a ka për të ndryshuar njeriu fizikisht?
– Në qoftë se do të jetë shpërfillës ndaj të jetuarit apo mos të jetuarit, atëherë të gjithë do ta vrasin veten: kështu dhe ka për t’u shfaqur ndryshimi.

– Sidoqoftë, gënjeshtrën do ta vrasin. Kush e do lirinë, si gjënë më kryesore, ai duhet të guxojë ta vrasë veten. Kush guxon ta vrasë veten, ai është perëndi. Është në dorën e secilit që të mos ketë dhe asgjë të mos ketë. Por askush këtë s’e ka bërë.
– Vetvrasës ka me miliona.
– Veç e kanë bërë me frikë, jo si duhet. E kanë bërë jo për ta vrarë frikën. Kush e vret veten për ta vrarë frikën, ai menjëherë bëhet perëndi.”/filozofia.al/Kultplus.com

Thënie filozofike nga Platoni

Platoni ka qenë filozof i Greqisë Antike, njëherit është një ndër filozofët më më nam në gjithë historinë e njerëzimit, përcjell KultPlus.

Ai ka jetuar në vitet 427 p.e.s – 347 p.e.s dhe emri i tij i vërtetë ishte Aristokles.

Ishte student i Sokratit, autor i disa dialogjeve filozofike dhe themelues i Akademisë në Athinë në të cilën akademi studioi edhe Arsitoteli.

Ai u mor me shumë  çështje filozofike ku ndër të tjera ishin politika, etika, metafizika, dhe epistemologjia.

Më poshhtë janë disa nga shprehjet e tij filozofike mbi jetën:

Kurajoja është të dish se çfarë mos të kesh frikë.

Një prej dënimeve për refuzimin e pjesëmarrjes në politikë është se përfundon e qeverisesh nga inferiorët.

Ky qytet është ai që është sepse qytetarët tanë janë ata që janë.

Vlera e një burri është ajo që bën me pushtetin.

Vëmendja ndaj shëndetit është pengesa më e madhe në jetë.

Mund të zbulosh më shumë për atë person në një orë lojë se në një vit bisedash.

Mund ta falim një fëmijë që është i frikësuar nga errësira, tragjedi e vërtetë është kur të rriturit kanë frikë nga drita

Studimi më fisnik ndër të gjitha është studimi i njeriut dhe jetës që duhet të jetojë.

Tregohu i mirë, sepse kushdo që takon, po përballet me një betejë të vështirë.

Injoranca është rrënja e të gjitha të këqijave.

Nevoja është nëna e të gjitha shpikjeve.

Kurrë mos e dekurajo dikë që bën përparime të vazhdueshme,sado të ngadalshme qofshin.

Fillimi është pjesa më e rëndësishme e çdo pune.

I mençuri flet se ka diçka për të thënë, budallai sa për të thënë diçka çfarëdo.

Ekzistojnë 3 kategori njerëzish: Ata që janë të dashuruar me Dijen; të dashuruarit me nderin dhe të dashuruarit me përfitimin.

Sjellja njerëzore rrjedh si pasojë e 3 shkaqeve: Dëshira, Emocionet ose Dija.

Që një njeri të arrijë të zotërojë vetveten është nga fitoret më fisnike dhe më parësore.

Pasuria më e madhe është të jetosh i kënaqur me pak.

Opinioni është shkalla mes injorancës dhe dijes.

Një hero lind mes qindrave; një i mençur mund të gjendet mes mijrave, por një njeri i vetërealizuar mund të mos gjendet as mes qindra mijëra njerëzve.

Ata që janë të aftë të shohin përtej hijeve dhe gënjeshtrave të kulturave të tyre, nuk do kuptohen kurrë nga masat e jo më të besohen nga to.

Ajo që quajmë mësim është thjesht një proces rikujtimi.

Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje që të jenë të përgjegjshëm, ndërsa njerëzit e këqinj do gjejnë gjithnjë një rrugëdalje nga ligjet.

Një vendim i mirë është bazuar në njohuritë dhe jo në numrat.

Të gjithë njerëzit janë nga natyra të barabartë, janë bërë nga e njëjta baltë, nga i njëjti Punëtor; dhe megjithatë ne mashtrojmë veten, ndaj Perëndisë janë të shtrenjtë si fshatari i varfër, si princi.

Gjithë ari i cili është nën apo mbi tokë nuk është i mjaftueshëm për ta dhënë në këmbim të Virtytit.

Dhe çfarë, Sokrat, është ushqimi i shpirtit? Vërtet, thashë unë, dituria është ushqim i shpirtit.

Çdo njeri mund t’i bëjë dëm fare lehtë, por jo çdo njeri mund t’i bëjë mirë tjetrit.

Sikurse ndërtuesit thonë, gurët më të mëdhenj nuk qëndrojnë mirë pa më të vegjlit.

Në prekjen e dashurisë gjithkush bëhet poet.

Më mirë diçka e vogël e bërë mirë, se një e madhe e pa përkryer.

Dinaku nuk është tjetër veçse imitatori më i ulët i zgjuarsisë.

Vdekja nuk është më e keqja që mund t’iu ndodhë burrave.

Teprimi në përgjithësi shkakton reaksion, dhe prodhon një ndryshim në drejtim të kundërt, qoftë ai në stinët, në individët apo në qeveritë.

Ai që kryen padrejtësi është gjithmonë më fatkeq se ai që vuan atë.

Ai që vjedh pak, vjedh me të njëjtën dëshirë si që vjedh shumë, por me më pak fuqi.

Ndershmëria është për pjesën më të madhe më pak fitimprurëse se sa pandershmëria.

Do marr heshtjen tuaj si dhënie pëlqimi.

Nëse një njeri e neglizhon edukimin, ai ecën çalë në fund të jetës së tij.

Prindërit duhet t’u lënë trashëgim fëmijëve të tyre jo pasurinë, por frymën e nderimit./KultPlus.com

‘Dhurojua të tjerëve dritën që nuk e ke’

Poezi nga Alessandro Manzoni

Dhurojua të tjerëve

Kujdesu per dhimbjet e tua,
per kerkesat e atyre qe te jane prane!

Dhurojua te tjereve driten qe nuk ke,
forcen qe nuk zoteron,
shpresen qe ndjen te luhatet ne ty,
besimin qe te mungon.
Ndriçoji nga erresire jote.
Pasuroji me varferine tende.

Dhuro nje buzeqeshje
kur ke deshire te qash.
Prodho hare
me stuhine qe ke Brenda.
“Ja, ate qe s’kam ta dhuroj”.
Kjo eshte parajsa jote.

Do te vesh re qe gezimi,
pak nga pak do depertoje ne ty,
do pushtoje qenien tende,
do behet vertet i yti ne masen
ne te cilen, do ua kesh dhuruar te tjereve./KultPlus.com

Konferencë shkencore për 100-vjetorin e Republikës Parlamentare Shqiptare

Akademikë e studiues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë morën pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare: “100 vjet nga Republika Parlamentare Shqiptare (1925-2025)”.

Konferenca shkencore u zhvillua në Universitetin e Elbasanit. Në këtë veprimtari morën pjesë: akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj, akad. Beqir Meta; akad. Marenglen Verli dhe prof.dr. Ledia Dushku. Në konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të instituteve, pjesë e ASHSH-së.

Gjatë zhvillimit të kësaj konference, historianë, akademikë dhe studiues paraqitën hulumtimet shkencore mbi bazën e qasjeve të reja për rrugën drejt konsolidimit të regjimit republikan, organizmit të institucioneve, marrëdhënieve ndërkombëtare e më gjerë.

Punimet shkencore u përqendruan në zhvillimet historike, politike dhe sociale të kësaj faze të rëndësishme të historisë së shtetit shqiptar.

Akad. emeritus Shkurtaj vuri në dukje etapat kryesore të udhëtimit 100-vjeçar të Republikës Parlamentare. Akad. Beqir Meta mbajti një kumtesë për tiparet e regjimit republikan nga vitet 1925-1928 në raportet e diplomatëve britanikë.

Akad. Marenglen Verli mbajti një kumtesë për irredentizmin dhe shtetin shqiptar në vitet 1925-1928. Prof.dr. Ledia Dushku bëri një analizë historike mbi përzgjedhjen e kryeqytetit gjatë viteve 1912-1925./atsh/KultPlus.com

Fillon java e “Arkivit të Hapur” në shënim të 74-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës

Në shënim të 74-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, dje, në Agjencinë Shtetërore të Arkivave, filloi java e “Arkivit të Hapur”.

Në këtë ngjarje morën pjesë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, Bislim Bislimi, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore.

Kryeministri Kurti, në fjalën e tij, i quajti arkivat gardianë të trashëgimisë dokumentare, që janë një testament themelor i kulturës dhe kujtesës sonë historike, që duhet t’u transmetohet brezave të ardhshëm në gjendjen më të mirë të mundshme.

Duke diskutuar arritjet e deritanishme gjatë mandatit të plotë 4 vjeçar, ai përmendi gjashtë fushat në të cilat është ndërhyrë dhe investuar, përfshirë reformën ligjore, sikurse miratimin e ligjit të ri për arkivat dhe hartimin e miratimin e tetë akteve nën-ligjorë; strategjinë afatgjatë shtetërore për zhvillimin e arkivave 2025-2031; përmirësimin e kushteve të punës për stafin dhe kushteve të ruajtjes së materialit arkivor; digjitalizimin masiv të materialit arkivor; lansimin e sistemit elektronik të menaxhimit të materialit arkivor; si dhe, strukturën e re organizative dhe kapacitete të rritura profesionale.

Ndërsa, sekretari i MKRS-së, Bislim Bislimi, ka prezantuar projektet dhe të arriturat e ASHAK-ut, duke veçuar digjitalizimin e dokumenteve arkivore si dhe investimet dhe rinovimet në ndërtesën qendrore të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës si dhe zgjerimin e hapësirave arkivore në Mitrovicë, Pejë ,Gjakovë dhe Gjilan.

Gjatë kësaj ngjarje u lansua Sistemi Elektronik për Menaxhimin e Materialit Arkivor, i cili do të krijojë qasje të lehtë në materialin e digjitalizuar arkivor nga jashtë, si dhe do të lehtësojë sistemimin e brendshëm të këtij materiali.

Përgjatë javës së “Arkivit të Hapur” do të zhvillohen përplot aktivitete, kryesisht me nxënësit e shkollave të kryeqytetit./KultPlus.com

Beteja më e suksesshme e Çerçiz Topullit kundër pushtuesit osman

Më 18 mars të vitit 1908 forcat turke nisën sulmin kundër çetës së Çerçiz Topullit. Pavarësisht numrit shumë herë më të madh të ushtarëve osmanë, çeta e Çerçiz Topullit mundi të çante rrethimin.

Kjo betejë njihet si Lufta e Mashkullorës dhe shënonte një hap tjetër në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, që shikonte edhe luftën e armatosur si mjet për të arritur qëllimet e veta politike.

Aksioni i i parë që bëri jehonë jo vetëm në Gjirokastër, por edhe përtej kufijve të Perandorisë Osmane, ishte vrasja e Bimbashit në shkurt të vitit 1908 nga çeta e Çerçiz Topullit. Bimbashi, Halil Musa Beu, ishte komandant i xhandarmërisë në Gjirokastër.

Gjithashtu, më 18 mars 1934, 91 vjet më parë, u përurua në Gjirokastër shtatorja e heroit kombëtar Çerçiz Topulli. Kjo vepër, e realizuar nga skulptori Odhise Paskali, u mundësua nga kontributi financiar i vetë qytetarëve të Gjirokastrës dhe gjirokastritët e mërguar në Amerikë, si një nismë e propozuar së pari nga gazetari Xhevat Kallajxhi. Kryetar i komisionit për kryerjen me sukses të projektit ishte Kryetari i Bashkisë së kohës Sami Kokalari. Ceremonia e organizuar me atë rast ishte masive. Atmosfera u bë edhe më entuziaste, kur grupi i të rinjve, me kostumet tradicionale këndoi dhe kërceu këngën për Çerçiz Topullin./atsh/KultPlus.com

“Fiset shqiptare – historia, shoqëria dhe kultura”

Albanologu i njohur kanadez dr. Robert Elsie (1950-2017) në librin e tij “Fiset shqiptare – historia, shoqëria dhe kultura”, ka ofruar një lëndë gjithëpërfshirëse për 69 fise të ndryshme shqiptare, duke përfshirë edhe të dhëna për pozicionet, përkatësinë fetare, strukturat fisnore dhe relacionet ndërmjet tyre, statistikat e popullatës, folklorin e fisit, legjendat, doket dhe historinë e fisit. Përndryshe, historiani i shquar britanik Noel Malcolm për këtë vepër ka thënë: “Ka fare pak njerëz në botë që do të mund të shkruanin një libër të këtillë, absolutisht, asnjëri nuk do të mund ta bënte këtë më mirë se Robert Elsie, i cili është i pashoq në njohjen e kësaj lënde”. Për lexuesit nga ky libër kemi shkëputur 12 fiset më njohura shqiptare që jetojnë edhe në trevën tonë:  

Fisi i Hotit

Rajoni i fisit të Hotit ndodhet në qarkun e Malësisë së Madhe, në veri të Shqipërisë. Ai shtrihet në verilindje përpjetë luginës që fillon në fund të pjesës lindore të liqenit të Shkodrës, afër kalimit të kufirit shqiptaro-malazez të Hanit të Hotit dhe vazhdon të shtrihet përpjetë maleve që kalojnë pranë Brigjës deri te maja e fshatit Rapshë-Starje. Rruga nga bregu kah territori i Kelmendit dhe i Vërmoshit, në fillim shpie në këtë luginë, që shkon paralel me kufirin shqiptaro-malazez. Territori i Hotit shtrihet edhe përgjatë liqenit, në Malin e Zi, dhe vazhdon nëpër gjirin e Humit, duke u ngjitur deri në luginën e parë të Helmes dhe Traboinit, në anën veriore të Malit Bukoviq. Hoti kufizohet me rajonet tradicionale të fisit të Grudës në veri të Malit të Zi, në verilindje me Kelmendin dhe me Kastratin në jug(Robert Elsie “Fiset shqiptare”, fq. 84).

Fisi i Kelmendit

Rajoni i fisit të Kelmendit gjendet në rrethin e sotëm të Malsisë së Madhe, në pjesën më veriore dhe më të izoluar, të Shqipërisë. Zemra e këtij rajoni është lugina eepërme e lumit Cem. Kelmendi kufizohet me rajonet tradicionale të fiseve të Grudës dhe Triepshit në perëndim, me Hotin në jugperëndim, me Bogën në jug, me Shalënnë lindje dhe me fiset sllavishtfolëse në veri. Qendra Administrative e këtij rajoni, që përbëhet kryesisht prej grykave dhe luginave të thella, tani është fshati Vermosh. Ngulimet kryesore të Kelmendit janë: Vermoshi, Tamara, Selca, Lepusha, Vukli dhe Nikçi. Emri Kelmendi është shënuar së pari në një regjistër Osman të tatimeve, në vitin 1497, si Kelmente dhe si Nahiye Kelmenta (rrethi iKelmendit). Udhëtari turk Evlia Çelebi (1611-1685), i cili udhëtoi nëpër Shqipërinë e veriut, më 1662, në disa raste, e përmendi fisin e pa fe Klemente ose Kelmendi (Robert Elsie “Fiset shqiptare”, fq.).

Fisi i Kastratit

Rajoni i fisit të Kastratit ndodhet në qarkun e Malsisë së Madhe të Shqipërisë së Veriut, në veri dhe në verilindje të qytetit të Bajzës, deri në luginën lindore të liqenit të Shkodrës. Shtrihet nga Bajza dhe arrin deri në malin Veleçik (1725 m) në lindje. Në veri, territori i Kastratit kufizohet me luginën e Hotit, kurse në jug kufizohet me Pronin e thatë në luginën e territorit të Shkrelit. Kështu, në veri ai kufizohet me rajonet tradicionale të fisit të Hotit, të Kelmendit në verilindje dhe të Shkrelit e rajonit të Koplikut në jug. Kastrati tradicionalisht ka dalje në liqenin e Shkodrës, ku e ka edhe kufirin perëndimor.

​Ngulimet kryesore të Kastratit janë: Aliaj, Ivanaj,Vukpalaj-Bajza, Jarani dhe Gradeci. Qendra administrative e rajonit është Bajza (Robert Elsie “Fiset shqiptare”, fq. 113-115).  

Fisi i Shkrelit

Rajoni i fisit Shkrel ndodhet në luginën e epërme të Pronit të Thatë, në qarkun e Malsisë së Madhe në Shqipërinë e veriut. Lugina e Pronit të Thatë zbret nga malet në verilindje dhe jugperëndim dhe zgjerohet në rrafshin në veri të Shkodrës, afër Koplikut. Shkreli kufizohet me rajonin tradicional të fisit të Kastratit në veriperëndim, me Bogën dhe Planin në lindje. Në jug kufizohet me luginën e Lohjes. Ngulimet kryesore të Shkrelit janë: Bërzheta, Dedaj, Vrithi dhe Zagora. Verthi merrej si qendra tradicionale e fisit (Robert Elsie “Fiset shqiptare”, fq. 133).

Fisi i Shalës

Rajoni i fisit të Shalës ndodhet në trevën e Dukagjinit, në veri të lumit Drin, në qarkun e tanishëm të Shkodrës, në Shqipërinë e veriut. Shala jeton në pjesën më të epëme të luginës së lumit Shalë, afër fshatit Theth, ku përfundon lugina, që rrethohet me malet e larta nga të gjitha anët. Shala kufizohet, sipas rajonit tradicional të fisit, në perëndim me Bogën, Shkrelin dhe Planin përtej maleve, në veri me Kelmendin matanë maleve, në lindje me Krasniqen dhe Nikajn përtej maleve dhe në jug me Shoshin. Ngulimet kryesore të Shalës janë: Abati, Bregluma, Gimaj, Lekaj, Lotaj, Ndërlysa, Nënmavriqi, Pecaj, Thethi dhe Vuksanaj (Robert Elsie “Fiset shqiptare”,fq.).

Fisi i Krasniqes

Rajoni i fisit të Krasniqes ndodhet në qarkun e Tropojës, në verilindje të Shqipërisë, në veri të lumit Drin. Rajoni iKrasniqes shtrihet prej Fierzës në lindje deri te qarku iHasit, si dhe në skajet veriore të Shqipërisë, në kufirin me Malin e Zi, duke përfshirë edhe pjesën më të madhe të luginës së Valbonës së Epërme. Kufizohet me rajonet tradicionale të fiseve Nikajt dhe Mërturi në perëndim, Thaçi dhe Bugjoni në jug, Bytyçi në lindje dhe Gashi në verilindje. Vendbanimet dhe ngulimet kryesore të Krasniqes janë: Bajram Curri (Kolgecaj), që është qendër administrative, Selimaj (Gegëhyseni), Bujani, Llugaj, Margegaj dhe Dragobia. (Robert Elsie “Fiset shqiptare”, fq. 241-242).

Fisi i Gashit

Rajoni i fisit të Gashit ndodhet në qarkun e Tropojës në Shqipërinë verilindore, që nga lindja e qytetit të Bajram Currit deri te komuna e Gjakovës në Kosovë. Një pjesë e madhe e Gashit banon në luginën e Llugajt dhe në atë të lumit Bushtrica. Gashi kufizohet me rajonet tradicionale të fisit të Krasniqes në perëndim, me Bytyçin dhe me Qafën e Luzhës (815 metra lartësi mbi nivelin e detit) në jug. Fisi i Gashit, po ashtu kishte kullosa verore në veri të malit që gjendet në lindje të Vuthajt (tani në Mal të Zi). Ngulimet dhe vendbanimet kryesore të Gashit janë: Tropoja, Ahmataj (Shushicë-Ahmataj), Mejdani dhe Luzha (Robert Elsie “Fiset shqiptare”, fq. 251).

Fisi i Bytyçit

Rajoni tradicional i fisit të Bytyçit, i shqiptuar edhe si Bityçi, Bitiçi dhe Bytyqi, ndodhet në pjesën juglindore të qarkut të Tropojës në Shqipërinë verilindore, në veri të lumit Drin. Kufizohet me rajonet tradicionale të fisit të Gashit në veriperëndim (815 metra lartësi mbi nivelin e detit), me Qafën e Luzhës dhe Krasniqen në veri dhe me Hasin në jug. Në lindje të Bytyçit, mbi 651 metra mbi nivelin e detit, është Qafa e Prushit dhe Gjakova në Kosovë. Ngulimet kryesore të Bytyçit, që shtrihen në një rrafsh të rrethuar me kodra të ulëta, janë: Kami, që është qendra administrative, Çorraj, Viliqi (Çorr-Velaj), Kepeneku, Leniqi, Mashi, Paci, Prushi, Visoçaj, Vladi, Zogaj dhe Zherka. Territori tradicional i Bytyçit përfshin edhe kullotat në majat e larta të Sylbicës (Robert Elsie “Fiset shqiptare”, fq. 255-256).

Fisi i Berishës

Rajoni i fisit të Berishës ndodhet në jug të lumit Drin, në qarkun e sotshëm të Pukës në Shqipërinë e veriut dhe në perëndim të vendbanimit të Fierzës. Berisha i cili konsiderohet një ndër shtatë bajraqet e Pukës, kufizohet me rajonet tradicionale të fiseve të Dushmanit dhe të Toplanës në perëndim, të Buxhonit në veri, të Iballës në lindje dhe të Kabashit në jug. Territori i tij qendërzohet mbi pellgun e ujit të lumit të Spaçit që derdhet në lumin Drin. Sipas Baron Nopçës, kufijtë e hershëm, tradicional të Berishës ishin Maja e Kunorës dhe Balçi, Qafa e Balçit dhe prej aty deri në Korab dhe në kullën nga guri afër Papit. Ngulimet e Berishës janë të gjithë fshatra të vegjël: Berisha e Vogël, Shopëli, dhe Berisha e Epërme (Robert Elsie “Fiset shqiptare”, fq. 273).

Fisi i Thaçit

Rajoni i fisit të Thaçit ndodhet në qarkun e Pukës, në anën e majtë (jugore) të lumit Drin në Shqipërinë e veriut. Në të vërtetë, është rajoni i lindjes dhe i juglindjes së Fierzës. Kufizohet me rajonet tradicionale të fisit të Krasniqes në veri matanë lumit Drin, me Mërturin dhe Berishën në perëndim. Thaçi përbën një pjesë të shtatë bajraqeve të Pukës dhe kohë pas kohe, përfshin edhe rajonet e Bugjonit dhe të Iballës, që janë dy bajraqe të tij. Ngulimet dhe vendbanimet kryesore të Thaçit janë: Bugjoni, Poravi, Apripa e keqe, Miliska, Arsti, Mëzi dhe Iballa, që tani është qendër administrative (Robert Elsie “Fiset shqiptare”, fq. 277).

Fisi i Kryezinjve

Rajoni i fisit të Kryezinjve ndodhet në qarkun e Mirdites, në veri të Shqipërisë. Gjendet në anën e djathtë, veriore të lumit Fan, nga pika afër Rubikut, ku Fani i Madh dhe Fani iVogël bashkohen. Kjo familje kufizohet me rajonin tradicional të fiseve të Velës në veri, me Manatian në perëndim, me Bulgërin në jug dhe me Dibrin e Mirditën në lindje. Vendbanimet kryesore të Kryezinjve, janë: Rubiku, Munazi, Vau i Shkjezës dhe tani Kryezeza e braktisur(Robert Elsie “Fiset shqiptare”, fq. 296).

Fisi i Morinës

Morina ishte një fis i vogël, i vendosur në Malësinë e Gjakovës përgjatë kufirit të tanishëm Shqipëri-Kosovë. Morina kufizohet me trojet tradicionale të fisit të Gashit në perëndim, të Bytyçit në jugperëndim dhe të Hasit në jug. Vendkalimi kufitar i tanishëm midis Shqipërisë dhe Kosovës, i njohur si Qafa e Morinës, gjendet në territorin e Morinës, por pjesëtarët e fisit Morina janë shpërndarë në pjesë të ndryshme të Kosovës, veçanërisht në Gjakovë, në Kamenicë dhe në Gjilan. Si duket, morinasit besojnë se zanafillën e kanë nga Mirdita. Morina ishte një fis ose një bashkësi që kishte lidhje të përbashkët gjaku, histori të përbashkët dhe stërgjyshi të përbashkët (Robert Elsie “Fiset shqiptare”, fq. 463)/KultPlus.com