Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani takoi delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Nga një vend që në vitin 1999 mori mbështetjen e tyre për liri e paqe, në një eksportuese të paqes dhe stabilitetit sot. Ky transformim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Senatit Amerikan.
Kënaqësi e veçantë të takoja delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih. Sot, Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej këtë aleancë, duke ndërtuar mbi sukseset e përbashkëta dhe duke ecur përpara drejt sukseseve të reja./KultPlus.com
Muzeu Etnografik i Krujës, që prej rihapjes së tij pas përfundimit të restaurimit në korrik të vitit të kaluar ka tërhequr një numër të lartë vizitorësh vendas e të huaj.
Me rreth 1000 artefakte, ekrane multimediale dhe ekspozita interaktive, vizita në muze sjell një përvojë tërheqëse për të gjitha moshat që vizitojnë muzeun.
Drejtori i Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeut Etnografik, Krujë, Mehdi Hafizi tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se “në muze pas restaurimit të kryer në kuadër të programit EU4Culture të financuar nga Bashkimi Europian zbatuar nga UNOPS në partneritet të ngushtë edhe me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në muze ka pasur një fluks të lartë vizitorësh gjatë 2024”.
“Nga fundi i korrikut kur u rihap deri në fund të dhjetorit, Muzeun Etnografik e kanë vizituar 15 mijë vizitorë vendas e të huaj, të cilët kanë shfaqur interes për kulturën dhe traditat shqiptare”, tha Hafizi.
Që prej hapjes së tij, muzeu ofron një risi për vizitorët, ku përmes teknologjisë VR vizita e tyre është më tërheqëse dhe ndërvepruese.
“Kjo teknologji përmirëson tregimin brenda muzeut, duke ofruar narrativa dinamike dhe ndërvepruese që magjepsin vizitorët”, tha Hafizi.
Sipas tij, kjo përvojë unike dhe magjepsëse i transporton vizitorët në dimensione të reja brenda një ekspozite.
Ardiola Alikaj, drejtoresha e shoqatës kombëtare të guidave turistike, gjatë vizitës në këtë muze së bashku me një grup të rinjsh udhërrëfyesish të ardhshëm tha se “muzeu i hapur pas një periudhe dyvjeçare i ofron vizitorit një eksperiencë të jashtëzakonshme. Përveç shpjegimit që vetë stafi ofron që është një mënyrë ekselente për ta vizituar një destinacion, tashmë është inkorporuar në këtë paketë të re turistike, e gjithë teknologjia inovative e VR, e tabelave të ndryshme shpjeguese në 5 gjuhë të huaja audio-guide, po ashtu edhe shumë tabela shpjeguese, që janë shumë të rëndësishme për vizitorin individual”.
Shtëpia-muze ka një total prej 15 dhomash, secila me funksionin, kompozicionin dhe simbolikën socio-etnografike përkatëse. Shumë vizitorë, vendas dhe të huaj, e vizitojnë Muzeun Etnografik si një pjesë të rëndësishme të turit të tyre në qytetin historik të Krujës.
Ky muze ndodhet në rezidencën historike të familjes Toptani, e ndërtuar në vitin 1764. Në muze paraqitet trashëgimia e pasur kulturore e Shqipërisë. Muzeu Etnografik i Krujës është një ndërtesë e tipit “çardak”. Në mjediset e brendshme, si edhe tek objektet e paraqitura në mjediset e jashtme, jepet një pamje e plotë e zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë, si edhe i mënyrës së jetesës, duke filluar që 300 vjet përpara.
Muzeu Etnografik i Krujës u rihap më 23 korrik të këtij viti./atsh/KultPlus.com
Kori i fëmijëve ‘Siparantum Kids’ do të mbajë koncert sot në Pejë.
Në vijim gjeni njoftimin e korit ‘Siparantum’:
Koncert i korit për fëmijë Siparantum Kids
Kemi kënaqësinë të bëjmë një ftesë për koncertin Siparantum Kids, një kor shembullor për fëmijë që mishëron ngrohtësinë, kreativitetin dhe një pasion të thellë për muzikën. Ky event paraqet një mundësi të veçantë për të dëshmuar performancat e përzemërta të artistëve të rinj që i janë përkushtuar artit të këndimit koral.
Data: 16 shkurt 2025
Ora: 12:00 pasdite
Vendi: Shkolla e Muzikës Halit Kasapolli, Pejë
**Çfarë duhet të parashikoni **
– Një repertor i larmishëm që shfaq këngë për fëmijë dhe aranzhime të specializuara korale
– Performanca nga vokalistë të rinj jashtëzakonisht të talentuar
– Një atmosferë e gjallë e mbushur me energji pozitive dhe rezonancë emocionale
Hyrja është falas. Ne ju inkurajojmë të bashkoheni me ne për të mbështetur këta artistë në zhvillim ndërsa nisin rrugëtimin e tyre muzikor./KultPlus.com
Ditë më parë bota akademike sociologjike në botë humbi një nga figurat kryesore të mendimit sociologjik bashkëkohor, Michael Burawoy. Ai ishte ish-president i Shoqatës Ndërkombëtare të Sociologjisë (International Sociological Association – ISA), ish-president i Shoqatës Amerikane të Sociologjisë (American Sociological Association – ASA) dhe ish-redaktor i revistës prestigjioze që botohet në 17 gjuhë “Global Dialogue”.
Marrëdhënie të ngushta profesionale me të kishte edhe një sociolog nga Kosova, Labinot Kunushevci, i cili vdekjen e tij e përjetoi si një humbje të madhe edhe për mendimin sociologjik shqiptar.
Burawoy ishte profesor në Universitetin e Kalifornisë dhe vdekja e tij aksidentale pasi u goditë nga një veturë ishte një shok për të gjithë ata që e njihnin dinamikën dhe energjinë e tij. Ndonëse një figurë shumë eminente në botë, fatkeqësisht në Kosovë nuk njihej e admirohej sa duhej. Ishte shumë i panjohur në Kosovë, madje sipas Kunushevcit emri i tij nuk përmendej as gjatë kohës kur ai studioi sociologji në Universitetin e Prishtinës (2012-2017).
Por Burawoy kishte një autoritet të lartë në qarqet akademike botërore. Ishte një lider i vërtetë, një zë shumë kritik dhe i guximshëm, me shumë modesti dhe përulje, një udhërrëfyes dhe mentor, një studiues shumë i spikatur në sociologjinë publike globale, që i mbështeste sociologët e rinj anembanë botës. Sociologjia e tij nuk ishte vetëm teorike. Ai krijonte shtigje të reja dhe puna e tij la gjurmë të thella në shumë fenomene dhe tema që janë tabu, të mitizuara, të barrikaduara, të ideologjizuara dhe të instrumentalizuara. Ai i çliroi ato në dritën e perspektivave të reja sociale dhe humane.
Falë Burawoy, intervistat e sociologut nga Kosova, Labinot Kunushevci, u përkthyen dhe botuan në 17 gjuhë në revistën prestigjioze “Global Dialogue”.
“Në vitin 2017 Burawoy u tregua, përveç profesional, edhe miqësor me shqiptarët, duke u solidarizuar me të kaluarën e përvuajtur të tyre në Kosovë. Kur i kërkova një mundësi që në revistën “Global Dialogue” që ai drejtonte, të botonim diçka për të kaluarën koloniale të Kosovës; për Serbinë imperialiste, fashiste dhe kolonialiste; për pasojat politike, kulturore, shoqërore dhe humane të Jugosllavisë mbi shqiptarët, ai pranoi me shumë dëshirë duke më shkruar, ndër të tjerash: “The world knows so little of the plight of Albanians” – “Bota di shumë pak për vuajtjet e shqiptarëve”.Po mos të ishte Michael Burawoy, emri im, emri i Republikës së Kosovës dhe emri i Universitetit të Prishtinës, nuk do të përktheheshin në këto gjuhë”, shprehet Kunushevci.
Kujtojmë që gjuhët në të cilat janë botuar 5 intervistat e Kunushevcit, i vetmi nga Kosova intervistat shkencore të të cilit kanë këtë shtrirje globale, falë mbështetjes dhe bashkëpunimit me Burawoy, janë: 1. Angleze 2. Frënge 3. Spanjolle 4. Kineze (tradicionale) 5. Kineze (e thjeshtuar) 6. Iraniane 7. Hindu 8. Portugeze 9. Arabe 10. Japoneze 11. Ruse 12. Polake 13. Turke 14. Rumane 15. Kazake 16. Indoneziane 17. Bengali.
Kunushevci njihet për faktin që arriti si i vetmi nga Kosova, në periudhën 2015-2017, t’i intervistojë disa nga sociologët më eminentë bashkëkohorë në botë si: Anthony Giddens, George Ritzer, Patricia Hill Collins, Michael D. Kennedy, Liah Greenfeld, Hayriye Erbaş, Jasminka Lažnjak, Raewyn Connell, Chua Beng Huat, John Holloway, Margaret Abraham dhe Thomas J. Burns. Dymbëdhjetë intervistat e tij me portat titane të sociologjisë i botoi në librin e tij të parë sociologjik dy-gjuhësh “Contemporary Sociological.
Conversations” – “Kuvendime Sociologjike Bashkëkohore”, botim i Logos-A, më 2017. Më vonë ai shkroi edhe dy libra tjerë sociologjikë “Shoqëri pa Kulturë” dhe “Pasionet e Idiotëve”.
Disa nga intervistat e tij patën jehonë globale pasi u botuan në 17 gjuhë në revistën “Global Dialogue”.
Kunushevci kujton edhe momente tjera të korrespodencës së tij me të ndjerin Burawoy. Kur libri i tij i parë sociologjik me intervista iu dërgua përmes postës si dhuratë në adresën e Burawoy, përgjigjja e këtij të fundit në pyetjen e Labinotit nëse e kishte pranuar librin, ishte: “It arrived in all its beauty and splendor! Congratulations!” – “Arriti në gjithë bukurinë dhe ndriçimin e tij! Urime!”
Ndërsa kur Burawoy pati rastin ta lexojë librin e Kunushevcit në tërësi, më 25 maj 2017, i shkroi: “What a wonderful collection of interviews, what an extraordinary initiative by an MA student from Prishtina, what an interesting way to project the intersection of international and national through the interrogation of prominent sociologists. Congratulations!” – “Çfarë përmbledhje e mrekullueshme e intervistave, çfarë iniciative e jashtëzakonshme nga një student MA nga Prishtina, çfarë mënyre interesante të projektosh kryqëzimin e sociologjisë ndërkombëtare dhe nacionale përmes intervistimit të sociologëve eminentë. Urime!”
Por në mesin e shumë intervistave speciale është edhe një intervistë e Kunushevcit e realizuar me profesorin dhe mentorin e tij të sociologjisë, prof. dr. Ibrahim Berisha, kushtuar të kaluarës koloniale të Kosovës, botuar në “Global Dialogue”.
Përmes kësaj interviste, Labinot Kunushevci, në vitin 2017 fitoi çmimin “Shkrimi më i mirë për promovimin e Kosovës”, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. Ndërsa në vitin 2019 ishte panelist i konferencës shkencore “Mbahet punëtoria me temën: “Aspekti kolonial i të kaluarës së Kosovës””, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, e para dhe e fundit e këtij lloji e organizuar deri tani kushtuar kolonializmit.
Veçantia e kësaj interviste kolosale është botimi në gjuhët e atyre vendeve që nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet, madje mbajnë edhe qëndrime destruktive ose armiqësore ndaj saj. Por ky argument kolonial fatkeqësisht është harruar e injoruar nga diplomacia kosovare./KultPlus.com
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron këto ditë në Mynih ku edhe po mbahet Konferenca e Sigurisë, përcjell KultPlus.
Gjatë kësaj konference, Osmani është takuar me presidentin e Estonisë, me të cilin kanë diskutuar për planet dhe sfidat e përbashkëta.
Në vijim, KultPlus ua sjell postimin e presidentes Osmani:
Me Presidentin e Estonisë, Alar Karis në Konferencën e Sigurisë në Mynih, diskutuam për partneritetin tonë dypalësh dhe për sfidat e përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
Mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës./KultPlus.com
Nga Jusuf Buxhovi SHTETI I KOSOVËS – E ARRITURA MË E MADHE NË KËTË SHEKULL
-Rrugëtimi historik i shtetit më të ri në Kontinentin e vjetër, kaloi nëpër fazat e shkëputjes (çlirimit) nga Serbia, të krijimit të shtetit paralel dhe të protektoratit ndërkombëtar. Ekzistenca e tij sot është kthyer në një formulë politike, që mban stabilitetin në rajon, ndërsa çështjes shqiptare, në kuadër të sferave perëndimore të interesit, ia jep dimensionin e faktorit të pakapërcyeshëm gjeostrategjik.
Rrugëtimi historik i shtetit të Kosovës, i shpallur më 17 shkurt 2008 dhe i konfirmuar në vitin 2010 nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e Hagës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, si proces i pandalshëm, kaloi nëpër disa faza. Fillimisht me atë të shkëputjes nga ripushtimi serb, që Kosovës iu bë me rrënimin e dhunshëm të autonomisë nga ana e Beogradit, më 23 mars 1989. Pastaj, me Referendumin për Pavarësi të shtatorit 1991, që për pasojë pati krijimin e shtetit paralel, që për tetë vite udhëheqi rezistencën insitutcionale deri te ajo e armatosur si dhe kohën e protektoratit ndërkombëtar, të vendos në përputhje me rezolutën 1244 të KS të OKB-së më 10 qershor 1990.
Nuk duhet harruar se këtyre fazave u parapriu shfaqja e kërkesës për Republikën e Kosovës, në demonstratat e nëntorit të vitit 1968, e ngritur nga elita intelektuale dhe politike e kohës, e cila rrëzimin e Rankoviqit dhe ndryshimet që solli klima e re politike, e pa si një mundësi të madhe për avancimin e pozitës kushtetuese të Kosovës në drejtim të subjektit federativ, me çka lirohej nga tutela e Serbisë.
Kjo kërkesë dhe zhvillimet tjera nëpër të cilat po kalonte federata jugosllave drejt federalizmit, bëri që me amendamentet kushtetuese të atij viti si dhe ndryshimet kushtetuese të vitit 1974, Kosova si krahinë, të fitojë statusin e njësisë federative, por jo edhe të republikës, ngaqë Tito nuk ishte i gatshëm për një konfrontim të mëtutjeshëm me Serbinë. Kërkesa për Republikën e Kosovës u rikthyer fuqishëm në vitin 1981, meqë Jugosllavia pas vdekjes së Titos në maj të vitit 1980, po hynte në një fazë të ndryshimeve, që paralajmëronin kthimin e saj nën mbikëqyrjen e Serbisë, që mund të fillonte pikërisht me rrënimin e pozitës së Kosovës në federatë. Këto faza gjithsesi ngërthejnë ngjarjet dhe vendimet e rëndësishme, që mundësuan njëra-tjetrën, në përputhje me zhvillimet që rrumbullakuan këtë proces historik, ku shpërbërja e federatës jugosllave e pranuar në konferencën e Hagës të gushtit 1991, ishte si pikënisje e saj, paçka se e gjitha kaloi nëpër një luftë dhe gjakderdhje me shumë tragjedi, e imponuar nga hegjemonizmi serb nën udhëheqjen politike të Millosheviqit. Kështu, faza e shkëputjes nga Serbia, që nga aspekti formal-juridik mund të përcaktohet “çlirim nga ripushtimi serb” në rrugë demokratike, paraqet themelet e këtij zhvillimi. Deklarata e Pavarësisë e 2 korrikut 1990, ishte guri i parë i saj, meqë Kosovën e shpalli njësi të pavarur në kuadër të federatës jugosllave. Me këtë akt legjitim të delegatëve të Kuvendit të Kosovës iu dha përgjigjja e duhur dhe e drejtë ripushtimit serb, që ndodhi me rastin e rrënimit me dhunë të autonomisë më 23 mars 1989.
Ky vendim, gjithsesi duhej të përcillej edhe me aktin tjetër, po ashtu, të një rëndësie historike – shpalljen e Kosovës Republikë. Kjo u bë më 7 shtator 1990 në Kaçanik nga delegatët e Kuvendit të Kosovës. Kuvendi miratoi aktin më të lartë të saj – Kushtetutën e Republikës së Kosovës, që u quajt edhe Kushtetuta e Kaçanikut. Me këtë akt, Kosova u shpall njësi e pavarur e federatës jugosllave në përputhje me të drejtën e vetëvendosjes, me çka i mundësohej statusi i pavarur dhe i barabartë në federatë deri të e drejta për shkëputje, siç e kishin edhe njësitë tjera federative.
Procesi demokratik i shtetësisë së Kosovës i filluar me këto dy akte, kërkonte edhe referendumin për pavarësi, me çka përmbyllej legjitimiteti i tij. Kjo ndodhi me 24 shtator 1991, me ç’rast, qytetarët e Kosovës (kryesisht shqiptarët, po edhe pakicat tjera: turqit, romët dhe boshnjakët) i dhanë përkrahje plebishitare (me 99,3%) shpalljes së pavarësisë. Referendumi për Pavarësi krijoi rrethanat demokratike dhe juridike për ndërtimin institucional të shtetit të Kosovës në përputhje me aktet themelore – Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të shpallur në Kuvendin e Kosovës në Kaçanik. Kushtetuta e Kaçanikut e shpallte Kosovën republikë parlamentare – shtet të shqiptarëve dhe të tjerëve që jetojnë në të, me gjuhën shqipe – gjuhë zyrtare. Kushtetua e Kaçanikut përcaktoi edhe hierarkinë institucionale të shtetit nga presidenti, qeveria dhe institucionet tjera të pavarura.
Meqë Kosova ishte e okupuar nga forcat ushtarake dhe policore serbe, ndërkohë që pavarësia e shpallur me aktet kushtetuese me mjete demokratike, nuk njiheshin ndërkombëtarisht, konstituimi institucional i shtetit të Kosovës duhej t’u nënshtrohej rrethanave, me ç’rast shteti paralel shfaqej si forma më e përshtatshme e rezistencës institucionale, me të cilën demonstrohej kultura shtetformuese, si një deponim i paparë në praktikën ndërkombëtare, në shërbim të ndërkombëtarizimit të saj.
Në kontekstin historik, i ashtuquajturi “shtete paralel”, që me pa të drejtë ose qëllimisht, që t’i mohoheshin atributet e shtetësisë , u quajt edhe “lëvizje paqësore”, “gandizëm” e të ngjashme, strumbullar kishte Qeverinë e Republikë së Kosovës. Ajo u themelua në fund të vitit 1991. Një pjesë e së saj do të vendoset në Shqipëri. Ndërsa disa ministri (dy në Zvicër) dhe të tjerat në Gjermani, që edhe pa njohje zyrtare, puna e saj u tolerua nga shteti gjerman. Në këso rrethanash, veprimtaria e gjithëmbarshme e Qeverisë së Kosovës në ekzil, bosht të “shtetit paralel” kishte fondit e trepërqindëshit, bazë materiale kjo prej nga, me improvizime dhe pa to, u drejtua jeta ekonomike, arsimore, kulturore si dhe veprimtaria shëndetësore deri në qershor të vitit 1999.
Ndonëse me vështirësi dhe probleme të shumta që mund ta përcjellin një punë të tillë, ngaqë në njërën anë, ajo zhvillohej në rrethanat e pushtimit policor dhe ushtarak serb si dhe të terrorit shtetëror që ushtrohej ndaj çfarëdo forme të organizimit institucional, ndërsa në tjetrën anë i mungonte njohja ndërkombëtare (edhe pse heshtas nga shumë anë i pranohej de fakto roli i një lëvizjeje paqësore-autentike, që luftonte pushtimin serb në një formë tepër të veçantë, të paparë deri më atëherë), megjithatë, Qeveria e Republikës së Kosovës, formalisht kishte vu nën mbikëqyrje sektorët kryesor të jetës, duke përfshirë edhe mbrojtjen dhe sigurinë. Kështu, në fillim të vitit 1992 formoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Rendit, pra atë të policisë. Në të parën u përfshinë forcat ushtarake nga radhët e Mbrojtjes Territoriale të Kosovës (ushtarakë dhe oficerë të lartë që kishin shërbyer në Armatën Jugosllave). Ndërsa në të dytën, do të përfshihen forcat policore dhe ato të organeve të sigurisë, nga radhët e policisë së Kosovës dhe atyre të sigurisë, të cilat, pas rrënimit të autonomisë së Kosovës, nëpërmes organizimit sindikal, kishin kaluar në radhët e institucioneve të Qeverisë së Kosovës. Këto dy ministri, do t’i nënshtrohen represionit të vazhdueshëm shtetëror serb, gjë që nga fundi i vitit 1993, pjesa më e madhe e pjesëtarëve të tyre (policë, ushtarakë dhe specialistë të tjerë të sigurisë) do të burgosen. Kjo ndikoi që Qeveria e Kosovës të pushojë përkohësisht veprimtarinë ushtarake dhe policore në Kosovës, duke u orientuar te organizimi i tyre “i përkohshëm” jashtë, me arsyetimin që kur të krijohen rrethanat, pra çastin që rezistenca institucionale të dinamizohet me rezistencën e armatosur si pjesë e strategjisë që politika të vazhdohet edhe me mjetet e luftës, të veprojnë edhe në Kosovë. Kjo, megjithatë, nuk pengoi, që nën sloganin e “mbrojtjes së shtëpisë”, të ruhet fryma e kundërvënies me anën e grupeve të shkapërderdhura, si guerilë vendore në Dukagjin, Drenicë, Llap dhe gjetiu, të cilat vepruan nga viti 1991 e këndej, prej nga, në vitin 1997 u shfaq Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si një faktor i cili në planin politik ndikoi që lufta e deriatëhershme diplomatike (veçmas pas Dejtonit) të zëvendësohet me diplomacinë e luftës (pas marrëveshjeve të Rambujesë). Ndërsa në planin gjeostrategjik – Kosovën dhe krizën e saj, që deri më atëherë konsiderohej “çështje e brendshme e Beogradit” – ta kthejë në agjendën e faktorit ndërkombëtar të vendosjes çoftë si çështje humanitare, meqë Millosheviqi, pasi kishte refuzuar marrëveshjen e Rambujesë, kishte filluar ofensivën ushtarake për t’iu dhënë një zgjidhje me anën e luftës, ku planifikohej edhe një gjenocid i përmasave të mëdha. Kjo legjitimoi edhe ultima ration ndërkombëtare, e pasqyruar me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s nga ajri ndaj forcave policore dhe ushtarake jugosllave në Kosovë dhe caqet tjera ushtarake në Serbi, nga 23 marsi deri më 10 qershor 1999, që solli çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb dhe për pasojë pati vendosjen e saj nën administrimin ndërkombëtar të përcaktuar me rezolutën e KS të OKB-së 1244 të 10 qershorit 1999.
Pra, rezistenca e armatosur, nën emblemën e UÇK-së, përkundër ndasive të brendshme, përçarjeve dhe problemeve të shumta midis rrymave institucionale dhe jashtë institucionale, që atë e lanë pa një qendër drejtuese, paraqet rezistencën e parë të armatosur të shqiptarëve kundër soldateskës jugosllave në formën e një kryengritjeje popullore, me çka iu hapën rrugët ndërhyrjes së armatosur të NATO-s. Shfaqja e UÇK-së, shënoi kthesën historike, që i dha epilogun e duhur politik lëvizjes shtetformuese. Vendosja e Kosovës nën administrimin ndërkombëtar nga 12 qershori 1999 deri më 17 shkurt 2008, me ç’rast përgjegjësinë për krijimin e institucioneve demokratike të vendosura mbi katër shtyllat e sistemit juridik-parlamentar e mori përsipër UNMIK-u, ndërsa sigurinë NATO-ja, krijuan rrethanat për shtetësinë e Kosovës. Shpallja e saj më 17 shkurt 2008 nga Parlamenti i Kosovës, në të vërtetë, është një konfirmim ndërkombëtar i vendimeve që ishin marrë në verën e vitit 1990 (me Deklaratën e 2 korrikut dhe Kuvendin e Kaçanikut më 7 shtator) dhe vjeshtën e vitit 1991(me mbajtjen e Referendumit për Pavarësi).
Shpallja e shtetit të pavarur të Kosovës më 17 shkurt 2008, megjithatë la të hapur procesin e përmbylljes dhe të konsolidimit të tij në planin e brendshëm dhe, veçmas atë të jashtëm, përderisa Kosova të njihet ndërkombëtarisht nga Organizata Botërore, me çka ajo fiton edhe vendin e vet në të gjitha mekanizmat dhe organizatat botërore për të qenë e barabartë me të tjerët. Ndonëse Kosova, si shtet është njohur nga mbi njëqind vende (nga SHBA-ja dhe vendet kryesore të NATO-s dhe ato kryesore të BE-së), megjithatë ajo ka mbetur jashtë strukturave Veriatlantike dhe të BE-së. Ngecjen këtu duhet kërkuar më shumë te shkaktarët e brendshëm, te faktori politik shqiptar dhe prirja që interesat e pushtetit të vihen mbi ato të konsolidimit të shtetit. Korrupsioni, krimi i organizuar, kapja e institucioneve nga brenda me anën e nepotizmit dhe strukturave kriminale, e mbi të gjitha mungesa e shtetit ligjor, Kosovës i kanë dhënë atributet e “shtetit të dështuar nga brenda”!
Kjo gjendje ka bërë që Kosova të shikohet me mosbesim nga aleatët, që e kanë ndihmuar krijimin e tij në përputhje me interesat e tyre gjeostrategjike, (në radhë të parë SHBA-ja dhe vendet kryesore evropiane), ndërsa nga Serbia dhe Rusia, që e kanë kundërshtuar dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë me të gjitha mjetet, të pengohet konsolidimi i tij duke e paraqitur atë “si vatër krize”, së cilës i duhet rikthimi te “pika zero”, pra te protektoratit ndërkombëtar të përcaktuara me rezolutën 1244 të OKB-së. Në këto rrethana, shteti i Kosovës, për t’i bërë ballë sfidave të jshtme dhe të brendshme, ka nevojë për kosovocentrizmin, si një kauzë afatgjate në shërbim të konsolidimit shtet i pavarur, i lirë dhe demokratik. Kosovocentrizmi si i tillë, i shërben edhe kumbarëve të shtetit të Kosovës (SHBA-ve, NATO-s , Gjermanisë dhe vendeve kryesore evropiane). Siç i shërben edhe rajonit që ta mbrojë nga ndikimi serbo-rus për ta vu nën mbikëqyrje atë po qe se shqiptarët vetëdefaktorizohen. Por, kosovocentrizmi, mbi të gjitha i shërben edhe çështjes shqiptare në përgjithësi, meqë dy shtete shqiptare, demokratike dhe të lira, pengojnë rikthimin e koninkturave të vjetra, që u shkojnë për shtati interesave hegjemoniste serbe dhe greke.
Ndaj, është e domosdoshme, që Shqipëria, 17 shkurtin ta shpall festë zyrtare. Me këtë veprim, hiqet dorë nga formula ideologjike e shekullit të kaluar për bashkim kombëtar që ka përfunduar çastin që Konferenca e Londrës njohu shtetin e përgjysmuar shqiptarë ndërsa gjysmën tjetër të etnisë shqiptare e la nën pushtimin serbe, malazias dhe grek, por i hapet rruga një unioni të mundshëm të dy shteteve shqiptare në përputhje me vullnetin demokratik të të dy anëve dhe me pëlqimin e aleatëve perëndimorë. Ky përcaktim gjithsesi ka rëndësi historike edhe për shqiptarët në Maqedoninë Veriore, meqë midis dy shteteve të fuqishme shqiptare, aleate të perëndimit, Maqedonia e Veriut do të jetë e detyruar që të plotësojë kërkesat e shqiptarëve për barazi kushtetuese, pra si popull shtetformues dhe assesi, si deri me tash, t’i trajtojë “si pjesë së etnisë së shkëpur”, pra si ardhacakë. …./KultPlus.com
Një veteran i luftës në Kosovë mbart peshën e një historie që nuk mund të harrohet. Ai ka parë gjithçka – pamjet e trupave të paidentifikuar, ndarjen nga fëmijët dhe gratë, humbjen e miqve që ishin më shumë se vëllezër. Gjatë luftës, ai ka jetuar çdo ditë me frikën se nesër mund të mos e gjejë shtëpinë, ose se do të jetë ai që do të bëhet viktimë e një eksodusi pa kthim. E ka parë luftën si një detyrë për të mbrojtur jetën, por shpesh ai ka pyetur veten: “A është ky çmimi i duhur?”
Kujtimet e natëve të gjata pa gjumë, të mbushura me frikë, trishtim dhe pafuqishmëri, janë ende të freskëta, si një plagë që nuk shërohet kurrë. Ka parë të rinjtë që u ndanë nga jeta për të mos u rikthyer më, ka dëgjuar britmat e të moshuarve dhe ka jetuar me dhimbjen e çdo humbjeje. Ajo që e bën edhe më të rëndë është ndjenja e pafuqisë që shoqëron atë, sepse, përkundër gjithë përpjekjeve, lufta ka lënë një shenjë të thellë dhe të përhershme.
Për shumë prej tyre, pas luftës nuk ka ardhur paqja. Ata janë kthyer në një realitet ku ata janë “veteranë” vetëm me emër, por shpesh shoqëria nuk kupton vuajtjet që vazhdojnë të përjetojnë brenda tyre. Ata janë të humbur në një botë që nuk i kupton, mes kujtimeve të luftës dhe pasigurisë që sjell jeta pa misionin për të cilin luftuan. Dhimbja e tyre nuk është vetëm fizike – ajo është një plagë e thellë shpirtërore që nuk mund të mbyllet me asnjë fjalë ngushëlluese.
Kur kthehen në shtëpitë e tyre, ata përballen me një botë të shkatërruar dhe një zemër të mbushur me dhimbje. Ata jetojnë me trishtimin që kanë humbur aq shumë, dhe shpesh ndjehen të huaj në botën që kanë shpëtuar. Ajo që i dhëmb më shumë është humbja e shpresës që dikur e kishin për një të ardhme më të mirë. Lufta nuk ka mbaruar për ta – ajo vazhdon çdo ditë, çdo natë, duke e ngrënë thellë shpirtin e tyre./ KultPlus.com
Potencialet turistike të qytetit të Sarandës u prezantuan në Panairin “Tourism Travel Show Albania”, që u zhvillua në Tiranë disa ditë më parë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale pamje nga ambientet e panairit dhe pavijonit turistik të Bashkisë Sarandë, ku prezentohen bukuritë natyrore dhe atraksionet kulturore të kësaj zone.
“Oferta turistike e Sarandës u prezantua me krenari në Panairin “Tourism Travel Show Albania”, duke promovuar bukuritë natyrore, atraksionet kulturore dhe përvojat unike që kjo perlë e jugut të Shqipërisë, tashmë një destinacion gjithëvjetor, u ofron vizitorëve nga e gjithë bota”, shkruan Denaj.
I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, Saranda është e rrethuar nga kodra dhe përballë saj ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit kuriozon turistët e shumtë me historinë e tij mijëravjeçare./atsh/ KultPlus.com
Seriali i shumë pëlqyer, Bridgerton po vjen me një sezonë të katërt.
Seriali është adaptim i serive të librave të Julia Quinn, transmeton Klankosova.tv.
Seriali zhvillohet gjatë fillimit të viteve 1800 në një epokë alternative të Regjencës së Londrës, në të cilën George III vendosi barazinë racore dhe u dha shumë njerëzve me origjinë afrikane tituj aristokratë për shkak të trashëgimisë afrikane të gruas së tij, Mbretëreshës Charlotte.
Trishtim, ti zbret sot nga Dielli. Pamja jote e ndryshueshme është reja e qiellit e shkumat e detit janë skajet e rrobës tënde të gjatë të linjtë. Dukesh si Hermiona, i vetmuar* si ajo që nga heshtja të del përpara vetëm duke e mbajtur si krah pëqinë e bardhë. Po, i ngjan, aq sa unë do të mashtrohesha po të mos e shihja cullufën manushaqe mbi faqen tënde ende të qullët nga shiu. Ka aq shumë trëndafila në prehër sa gjembi i të mbramit ia shpon mjekrën dhe duket si syth melakuqi. Si faun mjekrosh pranë e pranë kafshon trëndafilat cjapi i përbaltur dythundror.
Giorgio Agamben (1942), filozof italian. Ka shkruar vepra të shumta që me merren me probleme të ndrsyhme nga estetika te filozofia politike, nga linguistika te historia e koncepteve, duke propozuar interpretime origjinale të kategorive si fomra e jetës, homo sacer, gjendja e përjashtimit, dhe biopolitika
IMAZHI I STËRLASHTË*
Nga Giorgio Agamben
Në faqet e një fletoreje që nuk mban datë të saktë (por jo pas vitit 1916), Dino Campana mban këtë shënim: «Në xhiron e rikthimit të përjetshëm dhe marramendës, imazhi vdes menjëherë». Se ky vrojtim i referohet një leximi të Niçes s’ka asnjë dyshim: emri i Niçes përsëritet në të vërtetë shumë herë në fragmentet paraprake. Po pse në xhiron marramendëse të rikthimit të përjetshëm poeti e ndërfut imazhin? Është dhënë për të shquar diçka si një problem të imazhit (qoftë edhe jo të tematizuar) në mendimin niçean të rikthimit të përjetshëm? Dhe çka do të thotë se në rikthimin e përjetshëm imazhi vdes menjëherë?
Për t’u përgjigjur në këto pyetje, do të mundohem mbi të gjitha të marr në pyetje subjektin e rikthimit të përjetshëm, atë që në rikthimin e përjetshëm rikthehet përjetësisht: pra të Njëjtën. Rikthimi i përjetshëm në të vërtetë është, me fjalët e Niçes, ewige Wiederkehr des Gleichen, rikthim i përjetshëm i së Njëjtës.
Le të ndalemi për një moment te termi Gleich. Ai është i formuar nga parashtesa ge– (që tregon një kolektiv, një grumbullim të diçkaje) dhe nga leich, që ka origjinën nga një mhd, lich, nga një leik gotike dhe në fund nga një temë lig që tregon dukjen, figurën, ngjashmërinë dhe, në gjermanishten moderne, Leiche, kufomën. Gleich pra do të thotë: që e ka të njëjtin lig, të njëjtën figurë. Kjo temë lig pra gjendet në prapashtesën –lich me të cilën formohen në gjermanisht shumë mbiemra (weiblich do të thotë në origjinë: që ka figurë gruaje) dhe në mbiemrin solch (ashtu që shprehja filozofike als solch, si e tillë, do të thotë: sa i përket figurës së tij, formës së tij tipike). Në anglisht ekziston një term korrespondent i saktë në termin like, që gjendet si në likeness, ngjashmëri, imazh, ashtu edhe në foljet to liken dhe to like, si dhe si prapashtesë për të formuar mbiemra. Pra te rikthimi i përjetshëm ka diçka si një imazh dhe pohimi i Campanës është, nga ky pikëvështrim, përsosshmërisht i bazuar. Mendimi i rikthimit të përjetshëm është para së gjithash mendim i lich, diçka si një imazh absolut, ose, për t’i përdorur fjalët e Benjaminit, imazh dialektik. Vetëm kur i referohet këtij dimensioni rikthimi i përjetshëm fiton domethënien e tij të vërtetë.
Etimologët janë pyetur pse termi Leiche ka marrë në fund domethënien e kufomës që është kuptimi të cilin e ka sot fjala në gjermanisht. Edhe këtu evolucioni semantik është në të vërtetë përsosshmërisht i kuptueshëm: kufoma është saktësisht ajo që e ka të njëjtën figurë. Kjo është aq e vërtetë sa te romakët i vdekuri identifikohet me imazhin, është imago saktësisht dhe, anasjelltas, imago është mbi të gjitha imazhi i të vdekurit (imagines ishin maskat e dyllit të të parëve që patricët romakë i ruanin në tremet e shtëpive të tyre). Sipas një sistemi të besimeve që i karakterizon ritualet e përmortshme të shumë popujve, efekti i parë i vdekjes është të shndërrojë të vdekurin në një fantazmë (larva e latinëve, eidōlon dhe phasma e grekëve), do të thotë në një qenie të vagullt dhe kërcënuese që mbetet në botën e të gjallëve dhe kthehet te vendet e frekuentuara nga i ndjeri. Qëllimi i riteve të përmortshme është tamam të shndërrojnë këtë qenie të parehatshme dhe kërcënuese, që nuk është tjetër veçse imazhi i të vdekurit, që rikthehet në mënyrë obsesive, në një paraardhës, do të thotë prapë një imazh, por dashamirës dhe të ndarë të bota e të gjallëve.
Pikërisht këto imazhe mbijetojnë përjetësisht në Hadin pagan. Si filolog klasik, Niçe ishte i familjarizuar me këtë botë nëntokësore hijesh, të cilën Homeri e përshkruan në episodin e njohur të Odisesë dhe që Polignoto e kishte paraqitur në një afresk po aq të njohur në Delfi, të cilin e njohim përmes përshkrimit të Pausanias. Pikërisht te paraqitjet pagane të ferrit hasim për herë të parë diçka që i ngjan rikthimit të përjetshëm: vuajtjen e Danaideve që nxjerrin ujë përjetësisht me një shtambë të plasur, të Sizifit, që e rrotullon gjithnjë nga e para përgjatë një përpjete një gur që bie përjetësisht, të Isionit, që rrotullohet pandërprerë mbi rrotën e tij. Ferri i antikëve nga kjo perspektivë duket si një ferr i imagjinimit: se imazhet nuk mund të kenë fund kurrë, se ngjashmëria është e pashtershme është, madje, tamam ferr.
Po edhe te teologjia e krishterë mund të gjendet një ndërlidhje mes temës së jetës së përjetshme dhe asaj të imazhit. Etërit e Kishës që të parët reflektuan mbi problemin e ringjalljes u përplasën, në të vërtetë, rreth çështjes çfarë do të ishin materia dhe forma e trupit të ringjallur. A duhej të ringjallej trupi si ishte në momentin e vdekjes, apo si kishte qenë në rini? Nëse i vdekuri pesë vjet para vdekjes e kishte humbur njërin krah, a duhej të ringjallej i mangët a i plotë? E nëse i kishte humbur flokët, a mos duhej të ringjallej tullac? Apo, duke supozuar se i vdekuri ishte antropofag që ishte ushqyer gjatë jetës së tij me mish njeriu, që kështu ishte bërë pjesë e trupit të tij, kujt i përkiste në momentin e ringjalljes materia e gllabëruar? Pra, a duhej trupi i ringjallur të përmbante tërë materien që i kishte përkitur në trupin e gjallë, apo vetëm një pjesë e tij, për shembull ajo që përbënte kufomën. Sado absurde që mund të duken këto pyetje, gjithsesi paraqisnin çështjen e një problemi skajshmërisht serioz: atë të identitetit mes të të vdekurit dhe të të ringjallurit, që i vetëm mund të garantonte realitetin e shpëtimit. Problemi i ringjalljes pra implikonte një problem filozofik të njohjes: rinjohja e individualitetit dhe identitetit të të ringjallurit. (Në këtë kuptim, edhe rikthimi i përjetshëm i Gleich parashtron një problem analog dhe kjo shpjegon, mes të tjerash, pështirosjen e Zaratustrës ndaj rikthimit të përjetshëm, kur e kupton se e implikon edhe rikthimin e «njeriut të vogël» dhe të gjithë të të neveritshmes që ekziston. Një pështirosje që ta kujton Sokratin e ri te Parmenidi platonik përballë përjetësisë së ideve të flokut, të ndotjes, të lloçit). Zgjidhjen e këtij problemi ia kemi borxh Origenit, filozofit më të madh të krishterë të shekullit të tretë, tek i cili tema e shpëtimit bashkohet me atë të imazhit dhe, së toku, me motivin e rikthimit të përjetshëm. Përballë paradokseve të implikuara në një konceptim ngushtësisht material të ringjalljes (si ringjallja e kufomës ose, sidoqoftë, e një sasie të caktuar të materies), Origeni pohon se ajo që ringjallet nuk është materia e trupit, por eidos i tij, imazhi i tij, që mbetet identik përmes të të gjitha transformimeve të tij materiale. Nga ana tjetër, pikërisht ngase eidos është për Origenin ende një parim material, edhe nëse i formuar nga një materie shpirtërore dhe e hollë, është e mundshme që të ringjallurit që kthehen përsëri të bien dhe ta riveshin një trup më të rëndë, deri në momentin e apokatastazës, të ringjalljes finale, ku edhe materia e hollë e eidos konsumohet plotësisht. Po edhe në këtë pikë gjithçka mund të rifillojë dhe në këtë rast imazhi është virtualisht i pakonsumueshëm. Cilido qoftë mendimi autentik i Origenit mbi imazhin e përjetshëm dhe mbi konsumimin final të apokatastazës, është e qartë se çdo mendim i shëlbimit të asaj që ka qenë duhet të patjetër të konfrontohet me problemin gnoseologjik të imazhit. Saherë që kemi të bëjmë me të kaluarën dhe me shpëtimin e saj kemi të bëjmë me një imazh, ngase vetëm eidos mundëson njohjen dhe identifikimin e asaj që ka qenë. Problemi i shëlbimit implikon pra përherë një ekonomi të imazheve, një ta phainomena sōzein, për ta përdorur shprehjen që e përkufizon shkencën platonike.
Në ligjëratën e tij mbi Niçen të vitit 1939, Vullneti i fuqisë si njohje, Heideggeri ka nxjerrë në dritë domethënien e vullnetit të fuqisë nga pikëpamja e teorisë së njohjes. Niçe lëviz, siç është e ditur, nga një kritikë e teorisë kantiane të njohjes, veçanërisht të dallimit mes aparencës dhe gjësë në vete. Në një fragment të vitit 1888, bota e aparencës është paraqitur si një efekt i domosdoshëm i perspektivizmit dhe është e pandashme nga jeta dhe përtej së cilës nuk është e mendueshme asnjë botë e vërtetë:
Vizioni perspektiv i jep karakter aparencës. Sikurse të mbetej ende bota pasi të abstrahohet perspektiva. Me këtë do të suprimohej relativiteti. Çdo qendër e forcës ka për gjithë pjesën tjetër perspektivën e saj, do të thotë vlerësimin e saj specifik, mënyrën e saj të veprimit dhe të rezistencës. Bota aparente tkurret kësodore një mënyrë specifike të veprimit mbi botën, duke u nisur nga një qendër. Por s’ka mënyrë tjetër veprimi dhe bota është vetëm fjalë për lojën kompleksive të këtij veprimi. Nuk ka asnjë të drejtë të flitet këtu për aparencën.
Pikërisht ngase perspektiva koincidon me po atë vullnet të fuqisë, përpjekja e kritikës kantiane për ta eliminuar perspektivizmin është domosdoshmërisht e destinuar të dështojë: «Urtësia», shkruan Niçe, «si përpjekje për t’i tejkaluar vlerësimet perspektive, do të thotë vullnetin e fuqisë: një parim armiqësor ndaj jetës dhe davaritës, simptomë e dobësimit të zotësisë së përvetësimit».
Nga ana tjetër, «një botë në ardhje nuk mund të njihet. Vetëm në masën që intelekti njohës gjen një botë tashmë të formuar dhe të përbërë prej aparencash të pastra të ngulitura […] vetëm për këtë mund të ketë njohje, do të thotë një matje reciproke të gabimeve të mëparshme».
Çfarëdo ideje të një Gleichheit, të një identiteti të një bote të qëndrueshme dhe të vërtetë, të një gjëje në vete, është pra fryt i një gabimi të domosdoshëm. (Në një fragment, Niçe madje arrin ta përkufizojë gjënë në vete si Grundphänomen, aparenca themeluese). Prandaj ai mund të shkruajë se «vullneti i Gleichheit është vullnet i fuqisë», ashtu siç në një vend tjetër kishte shkruar se vullneti i fuqisë është vullnet i Schein, i aparencës, i asaj që vjen. Këtu mund të shihet me qartësi se si Niçe nuk kufizohet thjesht të bëjë aparencën të luajë kundër gjësë në vete, artin kundër të së vërtetës, por përkundrazi vë në pah ndërvarësinë absolute të këtyre dy koncepteve, shkatërrimin e tyre reciprok në dritën e perspektivizmit fundamental të çdo jete.
Në një fragment më të vonë që mban titullin Rikapitullim, si ajo që vjen si qenia përkufizohen si një «falsifikim»:
Rikapitullim: t’i japësh asaj që vjen karakterin e qenies: ky është vullneti i epërm i fuqisë: falsifikim i dyfishtë: duke u nisur nga ndjenjat dhe duke u nisur nga shpirti, për ta mbajtur një botë të qenies, të qëndrueshmërisë, të barasvlerës [Gleichwertig]. Që gjithçka të rikthehet: ja përafrimi i skajshëm i një bote të asaj që vjen në një botë të qenies.
Të ndalemi për pak çaste te ky fragment. Ai nuk nënkupton absolutisht se bota e asaj që vjen është e dhëna zanafillore mbi të cilën, siç shkruan Niçe në një fragment tjetër, vullneti i fuqisë brumos karakterin, imazhin (Abbild) e qenies. Po të ishte kështu, Niçe do të bënte këtu tamam gabimin për të cilin e qortonte Kantin, pra atë të besimit se mund ë çlirohej nga vizioni perspektiv i vullnetit të fuqisë. Një interpretim i ngjashëm – që duket se nganjëherë e mbështet edhe Heideggeri – është përjashtuar edhe nga një fragment tjetër, ku Niçe pohon me qartësi: «Nuk qe në fillim Kaosi e pastaj një lëvizje rrethore harmonike dhe e qëndrueshme e të gjitha forcave: më parë gjithçka është e përjetshme, jo-që vjen [Ungewordenes] […] Rrethi nuk është ajo që vjen, është Urgesetz, ligji zanafillor». Vetëm në këtë mënyrë falsifikimi i dyfishtë për të cilin flet Niçe merr kuptimin e tij të vërtetë: nuk bëhet fjalë për falsifikim që ushtrohet mbi atë që vjen që është e dhëna zanafillore e shqisave, duke e shndërruar në diçka të qëndrueshme. Falsifikimi është më i hollë dhe më i pakalueshëm, ngase ekziston para çdo të dhëne, ai vetë është ligji zanafillor. Në këtë kuptim, nuk ka asgjë për të falsifikuar; nuk ka fillim një qenie imazhi i së cilës duhet të ngulitet në atë që vjen: qenia lind përkundër vetëm duke u nisur nga ky imazh. Po s’ka as të ardhme këtu si një e dhënë zanafillore që përshtypja e shndërron në qenie, ngase përndryshe perspektivizmi do të tejkalohej.
Paradoksi që Niçe këtu na fton ta mendojmë është ai i një imazhi që paraprin sa atë imazh i së cilës është po aq atë mbi të cilën ngulitet, i një ngjashmërie që i paralajmëron termat që u ngjajnë njëri-tjetrit. Jo vetëm kaq, pra, mendimi i rikthimit të përjetshëm përmban një imazh, por ky imazh është origjinali, që i paraprin si qenien si atë që vjen, si subjektin ashtu edhe gjënë. Po si mundet një imazh ta paralajmërojë atë imazh i së cilës është? Si mund të mendojmë një ngjashmëri, një homoiōsis, që i paraprin asaj që i ngjan? Si mundet përshtypja të jetë më zanafillore se subjekti që e pëson?
Të provojmë ta përkufizojmë paradoksin që Niçe po mundohet ta mendojë. Imazhi, që është këtu në çështje, nuk është imazh asgjëje, është përsosshmërisht vetëreferencial. Vullneti për fuqi është Wille zur Gleichheit, vullnet i një ngjashmërie të pastër pa subjekt as objekt: imazh i vetes, përshtypje e vetes mbi veten, vetëdashuri e pastër. Ajo që rrethi vicioz i rikthimit të përjetshëm risjell përjetësisht pra nuk është vitium, defekt dhe mungesë, por është virtus, dynamis dhe fuqi e pafund. Fuqi që, duke qenë pa subjekt dhe objekt, ushtrohet mbi vetveten, priret kah vetvetja, dhe i bashkon pra në vete të dy domethëniet e dynamisit aristotelik: potentia pasive, pasivitetet dhe perceptueshmëri, dhe potentia aktive, tension drejt aktit dhe spontanitetit.
Nëse është e vërtetë, megjithatë, siç sugjeron Heideggeri, se Niçe është mendimtari i subjektivizmit absolut, atëherë paradoksi i fuqisë që ai ia ofron këtu mendimit është po ai në të cilin parashtrohet në filozofinë perëndimore fundamenti humneror i subjektivitetit si vetëdashuri e pastër.
Tek Altpreussische Monatschrift, Niçe do të mund t’i kishte lexuar fragmentet e veprës postume të kantit të botuara pjesërisht mes viteve 1882-1884, nga Reicke dhe Arnold. Nëse, siç ma ha mendja mua të ketë ndodhur, do t’i kishte lexuar, me siguri do të kishte qenë shumë i befasuar duke parë se shënjestra e preferuar e shumë kritikave të tij, mendimtari që e ndante në mënyrë të prerë gjënë në vete dhe fenomenin, kishte arritur, te shënimet monotone dhe pothuajse obsesive të Opus postumum, ta formulonte të njëjtin paradoks që e shqetësonte gjatë viteve sa po punonte në veprën Umwertung aller Werte dhe që, në këtë mënyrë, një lidhje nëntokësore i bashkonte te dy veprat.
Kanti, që te Kritika e parë ishte kujdesur fort që perceptueshmëria dhe spontaniteti të mbeteshin në vete të zbrazëta dhe të përfitonin një objekt vetëm përmes bashkimit të tyre në përvojë, paraqet këtu idenë e një «fenomeni të fenomenit», të kuptuar si vetëdashuri e pastër që i paraprin çdo objekti dhe mendimi dhe ku të dy Grundquellen, dy burimet origjinale të njohjes bashkohen në një dashuri ndaj vetes që e hershon dhe themelon çdo përvojë. Kësodore Niçe do të mund të kishte lexuar te Opus postumum këtë përkufizim absolutisht «nieçan» të gjësë në vete:
Gjëja në vete nuk është objekt tjetër, përkundrazi një relacion tjetër i përfytyrimit të saj në të njëjtin objekt, për ta menduar këtë të fundit jo në mënyrë analitike, por në mënyrë sintetike, si kompleks të përfytyrimeve intuitive si fenomene, do të thotë të përfytyrimeve të tilla që përmbajnë një fundament vetëm objektiv të përfytyrimeve në bashkësinë e intuitave. Ens rationis = X është pozicioni i vetes sipas parimit të identitetit, ku subjekti mendohet si afficiente me vetveten, prandaj, për shkak të formës, vetëm si fenomen.
Këtu, si tek Abbildi i vullnetit për fuqi niçean, subjekti është i prekur jo nga një objekt, por nga vetvetja: ai nuk mendon për tjetër pos perceptueshmërisë së vet të pastër si vetëdashuri origjinale dhe, në të këtë mënyrë, i jepet vetvetes, e vuan veten, pasionohet dhe i hapet botës.
Ky paradoks i fuqisë – ose, siç do të mund ta quanim tash, i pasionit për veten – është në të vërtetë edhe më i vjetër dhe është buron nga vetë origjina e metafizikës perëndimore. Te De anima, Aristoteli mendon në të vërtetë në këtë mënyrë dimensionin e subjektivitetit të pastër:
I ashtuquajturi nous [intelekti] i shpirtit […] nuk është në veprim në asnjë prej enteve para se të mendojë […]. Edhe kur vihet në veprim secili prej enteve […] ai mbetet edhe atëherë në njëfarë mënyre në pushtet […] dhe atëherë mund të mendojë veten […]. Por si do të mendojë, nëse të menduarit është pësim i një lloj pasioni? […] Meqë mendimi është në pushtet, çdonjëra prej intelegjibileve, por nuk është në veprim asnjëra prej tyre para se të mendojë. Duhet të jetë si te një pllakëz shkrimi, ku nuk gjendet shkrimi në veprim [429 a 22-430 a 2].
Kjo sipërfaqe dylli ku s’ka asgjë të shkruar, kjo fuqi e padallueshme që i bashkon në vete pasivitetin dhe spontanitetin, pushtetin dhe veprimin, nuk është diçka e thjeshtë. Ngase ca rreshta më lartë Aristoteli e përkufizon paradoksin e këtij pasioni të vetes:
Të vuajturit nuk është term i thjeshtë, por, nga njëra anë, është njëfarë shkatërrimi në vepër i së kundërtës, nga ana tjetër, është më tepër shpëtim [sōtēria] i asaj që është në fuqi nga ana e asaj që është në veprim dhe e ngjashme me të, si fuqia në krahasim me veprimin […] dhe kjo nuk është të bëhesh diçka tjetër nga vetja, por këtu kemi dhurim [epidosis] ndaj vetes dhe ndaj tjetrit [417 b 2-7].
A kemi shkuar ne përtej këtij paradoksi të pasionit, të këtij dhurimi nga vetja te vetja, të këtij epidosis eis auto që paraqet aurën e çdo njohjeje dhe të një subjektiviteti? Mendimi bashkëkohor, duke u munduar të thyejë rrethin e subjektivitetit, të zgjidhë nyjën që shtrëngon në të potentia activa dhe potentia passiva, e ka privilegjuar dhe çuar në skaj polaritetin e potentia passiva, të pasivitetit. Këtu më shkon mendja te Bataille dhe te koncepti i tij i ekstazës, te Lévinasi dhe ideja e tij e pasivitetit, te Derrida që, me gjurmën e tij zanafillore, ka paraqitur me rreptësi të re paradoksin aristotelik të pllakzës për të shkruar dhe te hulumtimet e mrekullueshme të Nancy-t mbi subjektivitetin që dridhet. Por më shkon mendja edhe te Heideggeri, te të qenët-për-vdekjen dhe te vendosmëria autentike në Sein und Zeit, ku është menduar një dimension i «pasionuar» që hershon çdo mundësi dhe në të cilën sidoqoftë ende nuk i është dhënë asgjë Dasein-it. Në këtë mënyrë mendimi bashkëkohor mendon formën më të skajshme të subjektivitetit: të qëndruarit-poshtë i pastër, pathosi absolut, pllakëza për të shkruar ku nuk ka asgjë të shkruar. Po a nuk është pikërisht kjo ajo që Niçe është munduar të mendojë në rikthimin e përjetshëm të Gleich-it dhe në vullnetin e fuqisë? A jemi të sigurt se nuk jemi ende në brendi të mendimit niçean të fuqisë?
Jemi mësuar ta mendojmë vullnetin për fuqi vetëm në mënyrën e potentia activa. Por fuqia është para së gjithash potentia passiva, pasivitet ose pasion. Te rikthimi i përjetshëm, Niçe është munduar tamam ta mendojë përputhshmërinë e këtyre dy fuqive, vullnetin për fuqi si pasion që e pëson veten.
Pesëdhjetë vjet më parë, duke u munduar ta mendojë të njëjtin paradoks, Schellingu kishte hasur në idenë e të Pakujtueshmës. Nëse duam ta mendojmë fuqinë e të qenit, shkruan ai, ne duhet ta mendojmë si fuqi të pastër, pra si pushtet të pastër pa qenë. Por ne mund ta bëjmë atë vetëm nëse ajo vetë është tashmë, në vete dhe para vetes, ekzistuesja e pastër. «Si fuqi e pastër e të qenit, ajo do të depërtonte kështu te qenia para çdo mendimi ose, siç e thotë shkëlqyeshëm gjermanishtja, [unvordenklich]». Pasioni i pastër, si përputhje e fuqisë pasive dhe e fuqisë aktive, është e stërlashtë. Gleich-i, imazhi që përbotësisht kthehet, nuk mund të mbahet në mend. Rikthimi i tij i përjetshëm është pasioni i tij, ku mes shkrimit dhe fshirjes së tij nuk ka, shkruan Niçe, asnjë kohë, keine Zeit. Në këtë kuptim, Campana kishte të drejtë kur shkruante se «në xhiron e rikthimit të përjetshëm marramendës imazhi vdes menjëherë». Si imazh i asgjësë, Gleich zhduket në vetë të qëndruarit e vet, shkatërrohet nga vetë shpëtimi i vet. Por, për t’iu rikthyer edhe njëherë një shprehjeje të Campanës: «ky kujtim që nuk kujton asgjë është kujtimi më i fortë».
Shënim:
Immemorabile – i stërlashtë, që nuk mbahet mend, që nuk kujtohet, pra që po ashtu vjen nga kohët përtej përvojës sonë.
/Marrë nga Giorgio Agamben, ‘La potenza del pensiero’, Neri Pozza, 2025 /Përkthimi: Gazeta Express/ KultPlus.com
Arabia Saudite ka konfirmuar se alkooli nuk do të shitet në FIFA Kupën e Botës 2034, në të cilën do të jetë nikoqire duke e organizuar këtë turne në pesë qytete saudite.
“Përkundrazi si moti ynë, është një vend i thatë. Për momentin, ne nuk e lejojmë alkoolin, por shumë argëtim mund të bëhet pa të. Nuk është 100 për qind e nevojshme”, tha ambasadori saudit në Mbretërinë e Bashkuar, Princi Khalid bin Bandar bin Sultan Al Saud për radion digjitale britanike “LBC News”.
“Nëse doni të pini pasi të largoheni, jeni të mirëpritur, por për momentin, ne nuk kemi alkool”, shtoi ai.
Duke theksuar dallimet kulturore, Al Saud tha se Arabia Saudite është e lumtur të akomodojë njerëzit brenda kufijve të saj. Megjithatë, theksoi ai, vendi i tij nuk është i gatshëm të ndryshojë kulturën e tij për të tjerët.
Në muajin dhjetor 2024, FIFA shpalli zyrtarisht Arabinë Saudite si nikoqire për Kupën e Botës 2034 për meshkuj. Ky vendim e bën Arabinë Saudite vendin e dytë të Lindjes së Mesme që pret turneun prestigjioz ndërkombëtar të futbollit, pas Katarit në vitin 2022.
Turneu do të zhvillohet në gjithsej 15 stadiume në Xheda, Khobar, Abha, kryeqytetin Rijad si dhe në qytetin e planifikuar për t’u ndërtuar Neom. /atsh/ KultPlus.com
Fotografi Fahredin Saphija ka mbajtur ekspozitën personale të titulluar “Homazh”.
Ekspozita është mbajtur në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë, e cila iu dedikua 17 personaliteteve të njohura të kulturës shqiptare që kanë kaluar në amshim.
Në mesin e personaliteteve ishin kompozitori dhe instrumentalisti popullor, Shaqir Hoti, shkrimtari dhe poeti Musa Ramadani, piktorët Omer Kaleshi, Sali Shuaku e Ibrahim Kodra, fotografi dhe historiani i fotografisë, Piro Naçe, këngëtarja dhe gazetarja Violeta Rexhepagiqi, aktori i teatrit dhe filmit, Mirush Kabashi e regjisori, aktori dhe këngëtari Muharrem Qena.
Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Austrian Film Institute (AFI) sot kanë nënshkruar një marrëveshje në Berlin për të forcuar bashkëpunimin në kinematografi.
Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të Qendrës Kinematogafike të Kosovës në rrjetin social “Facebook”, kjo marrëveshje synon krijimin e mundësive të reja në industrinë e filmit ndërmjet të shtetit të Kosovës dhe të Austrisë.
“Marrëveshja synon bashkëprodhime filmike dhe projekte të përbashkëta, duke krijuar mundësi të reja për industrinë e filmit në Kosovë dhe Austri”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Ditën e komunitetit ashkali në Kosovë.
E para e shtetit tha se komuniteti ashkali përbën pasuri kulturore dhe historike për shtetin e Kosovës.
“Diversiteti është një vlerë e madhe për shoqërinë tonë, ndaj komuniteti ashkali pasuron jetën e përbashkët me trashëgiminë e tij”, tha Osmani.
Më tej, ajo tha se përkushtimi i Kosovës mbetet i palëkundur për të siguruar që të gjitha komunitetit, edhe ai ashkali t’i gëzojnë të drejtat e plota, mundësitë e barabarta dhe gjithëpërfshirjen.
Madam President Vjosa Osmani-Sadriu speaks to the press after the formal ceremony of signing the application form for European Union Membership on behalf of the Republic of Kosovo on Wednesday, Dec 14, 2022. This process is expected to take years, if not decades, amid tensions with neighbouring Serbia. Serb protesters in northern Kosovo have blocked main roads in recent days following an exchange of fire with police after the arrest of a former Serb police officer suspected of involvement in terrorism.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj nga Letonia, Edgars RInkevics, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Osmani tha se si dy shtete në frontin e parë të ruajtjes së demokracisë, Kosova dhe Letonia janë të paluhatura në angazhimin për siguri, paqe dhe vlera që i bashkojnë.
“Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Letonisë në rrugëtimin tonë euroatlantik”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.
E para e shtetit gjatë ditës është takuar edhe me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë, Gjeneralin Christopher Cavoli.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon takimet në Mynih, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë.
Së fundmi, ajo ka takuar gjeneralin Christopher Cavoli, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, e para e shtetit thotë se në takim me Cavolin ka diskutuar mbi rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë gjatë 23 viteve të fundit në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit.
“Në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian, riafirmova përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën, duke kontribuar aktivisht në sigurinë e rajonit dhe më gjerë”, ka shkruar më tej presidentja, njofton Klankosova.tv.
Një poezi të lirë nga gramatika nga tingulli i fjalëve të çliruar nga shkrimi.
Një poezi simotër nga të gjitha poezitë që pijnë burimin e ndritin, gurët në diell.
Një poezi pa shijen nga e imja pa atë gjurmën që lënë dhëmbët, kafshuar shtyllën kurrizore.
Një poezi nga ato, të lindura prej skutave t’errta të mureve, me fjalë të varfra me fjalë të dekompozuara, por të lira për të vendosur vetë ato, nëse duhet të shkruhen, ose jo.
Çamerie Mazreku nga Malisheva ka arritur një sukses jashtëzakonisht të madh në karrierën e saj.
Mazreku është punësuar si inxhiniere softuerike në kompaninë filmike amerikane, “Netflix”.
Në këtë mënyrë, ajo është bërë vajza e parë nga Kosovës që punësohet në këtë kompani.
Mazreku është punësuar në këtë kompani pasi ka përfunduar studimet themelore me notë maksimale në në “Columbia University” në New York, shkruan Klankosova./KultPlus.com
Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, ka shpërndarë në profilin e tij në platformën X momentin nga koncerti i këngtarit James Blunt në Glasgow.
Gjatë interpretimit të këngës ‘No Bravery’, në sfond, shfaqen imazhenga videoklipi i këngës të cilat janë marrë nga periudha e errët e luftës në Kosovë, ku Blunt ishte ushtar.
“Mbrëmë në Glasgoë, kënga “No Bravery” e James Blunt përmbledh në mënyrë prekëse gjenocidin e Luftës së Kosovës, të kryer nga ushtria serbe, duke ngjallur reflektim të thellë mbi vuajtjet njerëzore”, shkroi ambasadori Kapiti./KultPlus.com
Last night in Glasgow, James Blunt's "No Bravery" poignantly encapsulated the genocide of the Kosovo War, committed by Serbian army, evoking profound reflection on human suffering. pic.twitter.com/FNtF8PkQGi
Mbrëmë, në ambientet e “Kino Armata” në Prishtinë, u mbajt ceremonia hapëse e edicionit të shtatë të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Republika”. Ky festival, tashmë i konsoliduar si një ngjarje e rëndësishme letrare në rajon, këtë vit mirëpret 17 poetë nga Ballkani dhe vende të tjera të botës, shkruan KultPlus.
Përgjatë tre ditëve të festivalit, programi do të ofrojë një gamë të gjerë aktivitetesh, përfshirë promovime librash, shfaqje dokumentarësh, panele diskutimi mbi përkthimet dhe letërsinë, ekspozita, performanca muzikore dhe interpretim të poezive nga vetë poetët pjesëmarrës. Kjo përzierje e elementeve artistike e bën festivalin një hapësirë të gjallë dhe dinamike për artin dhe kulturën bashkëkohore.
Në ceremoninë hapëse të festivalit ‘Republika’, foli themeluesja e tij, poetja Vlora Ademi, e cila u shpreh falënderuesë ndaj të pranishmëve dhe atyre që ndihmuan në realizimin e festivalit.
“Ndihem mirë që festivalit ‘Republika’ i afrohen njerëz që e begatojnë edhe më shumë programin e saj. Sivjet ‘Republika’ do të zgjasë tre ditë. Dua të falënderoj dy bashkëpuntore të reja, shumë të zonja, producenten e dokumentarit ‘Kufiri i Kuq’, Blerina Gjoka dhe regjisoren Admirina Peçi’”, tha Ademi duke ftuar të pranishmit që ta përcjellin premierën e dokumentarit ‘Kufiri i Kuq’
I pranishëm në këtë hapje ishte edhe Agron Shehaj, drejtori i Kujto.al, një iniciativë kjo që rikthen në kujtesë periudhën e errët të vuajtjeve të shqiptarëve gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës.
“Sot jemi mbledhur për të kujtuar një nga kapitujt më të errët të historisë sonë kombëtare, persekutimin e shqiptarëve të Kosovës nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Nga ditët e para të pushtetit komunist, shndërroi Shqipërinë në një kurth vdekjeprurës për vëllezërit tanë nga Kosova. Masakra e Tivarit ku rreth 5000 shqiptarë të pafajshëm u masakruan barbarisht ishte vetëm fillimi i një kalvari të gjatë dhune dhe tradhëtie. Mijëra shqiptarë që i shpëtuan përsekutimit serb dhe kaluan kufirin në kërkim të sigurisë në atdheun e tyre, u kapën, u burgosën dhe u internuan nga regjimi komunist shqiptar. Faji i tyre i vetëm ishte se ishin shqiptarë të Kosovës dhe nuk pranonin që ta shihnin vendin e tyre të ndarë”, u shpre Shehaj i cili theksoi më tutje se dokumentari ‘Kufiri i Kuq’ i Admirina Peçit, do të sjellë dëshmi tronditëse të dhunës së pashembullt ndaj njerëzve të artit dhe të mendimit të cilët kërkuan vetëm strehim dhe siguri në Shqipëri, por u përballën me përsekutim.
Po ashtu, në ceremoninë hapëse të festivalit ‘Republika’, ishte edhe Majlinda Mazelliu, drejtoreshë e British Council në Shqipëri dhe Kosovë.
“Për mua është një privilegj që së bashku me ju sonte të mirëpresim shfaqjen e këtij filmi, i cili duket që në titull që është jo vetëm emocionues, por edhe shumë domethënës. Një dëshmi e fuqishme për ndarjen 45-vjeçare të artit dhe letërsisë shqiptare, por edhe një homazh për shkrimtarët dhe artistët nga Kosova, që u ndaluan nga regjimi totalitar në Shqipëri”, theksoi Mazelliu.
Më pas, publiku i pranishëm, pati rastin që të ndjekë premierën e dokumentarit ‘Kufiri i Kuq’, një dëshmi e dhimbshme, që sjell në kujtesë vuajtjet e emrave të letërsisë e kulturës që u persekutuan nga regjimi komunist i Enver Hoxhës vetëm sepse ishin në kërkim të një sigurie në atdheun e tyre, në kërkim të së cilës ishin ata. Ky dokumentar, trajton në mënyrë kronologjike, historitë e personazheve të të dyja anëve të kufirit dhe gjendjen e rëndë, në Kosovë për shka të regjimit serb e në Shqipëri për shkak të regjimit komunist, duke ua bërë të mundur dy vendeve të të njëjtit atdhe që të kenë komunikim me njëri-tjetrin, në të kundrtën, persekutoheshin.
Pas shfaqjes së dokumentarit, pjesë e të cilit janë edhe rrëfime që janë dhënë në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, për KultPlus foli regjisorja, Admirina Peçi e cila u shpreh e lumtur që kjo premierë u dha fillimisht në Kosovë:
“Dokumentari përfshin një periudhë mjaft të gjatë kohore, nis nga viti 1945, pra periudha pas Luftës së Dytë Botërore, kur edhe u nda fati i shqiptarëve, për shkak të këtij kufiri që u vu mes shqiptarëve dhe Shqipëria u detyrua të jetonte e izoluar dhe shqiptarët jashtë Shqiprisë të jetonin një jetë tjetër, pavarësisht pse flisnin të njëjtën gjuhë dhe aderonin të njëjtat ide. Ky kufi kalohej herë pas here nga të dyja anët, shqipëtarët që guxonin të kalonin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas, në kërkim të atij atdheu të idealizuar prej tyre, që nuk ezistonte realisht. Këto fate shqiptarësh trajton ky dokumentar, trajton po ashtu shumë mini-tema të tjera, histori personazhesh që kishin të bënin me kuluturën, letërsinë, artet e kësaj periudhe në Shqipëri dhe jashtë saj”, u shpreh Peçi për KultPlus.
Ndërkaq, festivali ‘Republika’ do të zgjasë deri nesër dhe përveç leximit të poezive do të ketë edhe promovime librash dhe ekspozita./KultPlus.com
Fjalë Rasti për Ekspozitën e Anton Krasniqit “Arkeologjia e Shpirtit”
Sibel Halimi
Ekspozita “Arkeologjia e Shpirtit” e Anton Krasniqit mund të lexohet përtej estetikës vizuale, si një proces filozofik i zbulimit të vetvetes. Në thelb, ajo shtjellon idenë se shpirti i njeriut është një shtresëzim kujtimesh, ndjesish dhe përvojash që formojnë identitetin tonë.
Në mendimin filozofik, arkeologjia nuk është thjesht një disiplinë që merret me zbulimin e objekteve të së kaluarës, por edhe një metodë për të kuptuar strukturat e dijes dhe vetëdijes.
Michel Foucault, përdori termin “arkeologji e dijes” për të shpjeguar mënyrën se si diskurset historike ndikojnë në të kuptuarit e realitetit. Në një mënyrë të ngjashme, Krasniqi na fton të zbulojmë brendinë tonë përmes analizës dhe reflektimit të kujtimeve, sikur të ishim arkeologë të shpirtit tonë.
Veprat e tij vizualizojnë këtë eksplorim të brendshëm si një proces të pashmangshëm të njeriut që kërkon të kuptojë origjinën e vet. Ashtu si një arkeolog që gërmon për të zbuluar shtresa të historisë së një qytetërimi të zhdukur, njeriu, përmes artit dhe introspeksionit, zbulon shtresëzimet e përvojave që e kanë formuar. Kjo na sjell tek ideja sokratike “Njihe vetveten”, një thirrje për të depërtuar përtej dukjes dhe për të eksploruar thellësinë e qenies sonë.
Në këtë kontekst, arti i Krasniqit nuk është vetëm një reflektim estetik, por edhe një proces hermeneutik – një dekonstruktim i shpirtit për të gjetur kuptimin e fshehur në fragmentet e përvojës sonë. Ai na vë përballë pyetjes: A është identiteti ynë diçka e dhënë, apo diçka që e zbulojmë duke gërmuar në kujtesën tonë?
Në fund, “Arkeologjia e Shpirtit” nuk ofron përgjigje përfundimtare, por e lë shikuesin në një proces të vazhdueshëm kërkimi. Arti, ashtu si filozofia, nuk është një destinacion, por një udhëtim i pandërprerë drejt të panjohurës së vetes./KultPlus.com
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po qëndron këto ditë në Mynih, ku edhe po mbahet Konferenca e Sigurisë.
Në vijim gjeni postimin e presidentes Osmani:
Bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet kryesore, e CDU si parti ka kontribuar ndër vite në kultivimin e marrëdhënieve tona bilaterale.
Sot, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takova deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt nga radhët e CDU-së.
Diskutuam rëndësinë e koordinimit dhe komunikimit të rregullt për t’u përballur me sfidat e sigurisë, avancimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik. /KultPlus.com