Trishtim, ti zbret sot nga Dielli. Pamja jote e ndryshueshme është reja e qiellit e shkumat e detit janë skajet e rrobës tënde të gjatë të linjtë. Dukesh si Hermiona, i vetmuar* si ajo që nga heshtja të del përpara vetëm duke e mbajtur si krah pëqinë e bardhë. Po, i ngjan, aq sa unë do të mashtrohesha po të mos e shihja cullufën manushaqe mbi faqen tënde ende të qullët nga shiu. Ka aq shumë trëndafila në prehër sa gjembi i të mbramit ia shpon mjekrën dhe duket si syth melakuqi. Si faun mjekrosh pranë e pranë kafshon trëndafilat cjapi i përbaltur dythundror.
Giorgio Agamben (1942), filozof italian. Ka shkruar vepra të shumta që me merren me probleme të ndrsyhme nga estetika te filozofia politike, nga linguistika te historia e koncepteve, duke propozuar interpretime origjinale të kategorive si fomra e jetës, homo sacer, gjendja e përjashtimit, dhe biopolitika
IMAZHI I STËRLASHTË*
Nga Giorgio Agamben
Në faqet e një fletoreje që nuk mban datë të saktë (por jo pas vitit 1916), Dino Campana mban këtë shënim: «Në xhiron e rikthimit të përjetshëm dhe marramendës, imazhi vdes menjëherë». Se ky vrojtim i referohet një leximi të Niçes s’ka asnjë dyshim: emri i Niçes përsëritet në të vërtetë shumë herë në fragmentet paraprake. Po pse në xhiron marramendëse të rikthimit të përjetshëm poeti e ndërfut imazhin? Është dhënë për të shquar diçka si një problem të imazhit (qoftë edhe jo të tematizuar) në mendimin niçean të rikthimit të përjetshëm? Dhe çka do të thotë se në rikthimin e përjetshëm imazhi vdes menjëherë?
Për t’u përgjigjur në këto pyetje, do të mundohem mbi të gjitha të marr në pyetje subjektin e rikthimit të përjetshëm, atë që në rikthimin e përjetshëm rikthehet përjetësisht: pra të Njëjtën. Rikthimi i përjetshëm në të vërtetë është, me fjalët e Niçes, ewige Wiederkehr des Gleichen, rikthim i përjetshëm i së Njëjtës.
Le të ndalemi për një moment te termi Gleich. Ai është i formuar nga parashtesa ge– (që tregon një kolektiv, një grumbullim të diçkaje) dhe nga leich, që ka origjinën nga një mhd, lich, nga një leik gotike dhe në fund nga një temë lig që tregon dukjen, figurën, ngjashmërinë dhe, në gjermanishten moderne, Leiche, kufomën. Gleich pra do të thotë: që e ka të njëjtin lig, të njëjtën figurë. Kjo temë lig pra gjendet në prapashtesën –lich me të cilën formohen në gjermanisht shumë mbiemra (weiblich do të thotë në origjinë: që ka figurë gruaje) dhe në mbiemrin solch (ashtu që shprehja filozofike als solch, si e tillë, do të thotë: sa i përket figurës së tij, formës së tij tipike). Në anglisht ekziston një term korrespondent i saktë në termin like, që gjendet si në likeness, ngjashmëri, imazh, ashtu edhe në foljet to liken dhe to like, si dhe si prapashtesë për të formuar mbiemra. Pra te rikthimi i përjetshëm ka diçka si një imazh dhe pohimi i Campanës është, nga ky pikëvështrim, përsosshmërisht i bazuar. Mendimi i rikthimit të përjetshëm është para së gjithash mendim i lich, diçka si një imazh absolut, ose, për t’i përdorur fjalët e Benjaminit, imazh dialektik. Vetëm kur i referohet këtij dimensioni rikthimi i përjetshëm fiton domethënien e tij të vërtetë.
Etimologët janë pyetur pse termi Leiche ka marrë në fund domethënien e kufomës që është kuptimi të cilin e ka sot fjala në gjermanisht. Edhe këtu evolucioni semantik është në të vërtetë përsosshmërisht i kuptueshëm: kufoma është saktësisht ajo që e ka të njëjtën figurë. Kjo është aq e vërtetë sa te romakët i vdekuri identifikohet me imazhin, është imago saktësisht dhe, anasjelltas, imago është mbi të gjitha imazhi i të vdekurit (imagines ishin maskat e dyllit të të parëve që patricët romakë i ruanin në tremet e shtëpive të tyre). Sipas një sistemi të besimeve që i karakterizon ritualet e përmortshme të shumë popujve, efekti i parë i vdekjes është të shndërrojë të vdekurin në një fantazmë (larva e latinëve, eidōlon dhe phasma e grekëve), do të thotë në një qenie të vagullt dhe kërcënuese që mbetet në botën e të gjallëve dhe kthehet te vendet e frekuentuara nga i ndjeri. Qëllimi i riteve të përmortshme është tamam të shndërrojnë këtë qenie të parehatshme dhe kërcënuese, që nuk është tjetër veçse imazhi i të vdekurit, që rikthehet në mënyrë obsesive, në një paraardhës, do të thotë prapë një imazh, por dashamirës dhe të ndarë të bota e të gjallëve.
Pikërisht këto imazhe mbijetojnë përjetësisht në Hadin pagan. Si filolog klasik, Niçe ishte i familjarizuar me këtë botë nëntokësore hijesh, të cilën Homeri e përshkruan në episodin e njohur të Odisesë dhe që Polignoto e kishte paraqitur në një afresk po aq të njohur në Delfi, të cilin e njohim përmes përshkrimit të Pausanias. Pikërisht te paraqitjet pagane të ferrit hasim për herë të parë diçka që i ngjan rikthimit të përjetshëm: vuajtjen e Danaideve që nxjerrin ujë përjetësisht me një shtambë të plasur, të Sizifit, që e rrotullon gjithnjë nga e para përgjatë një përpjete një gur që bie përjetësisht, të Isionit, që rrotullohet pandërprerë mbi rrotën e tij. Ferri i antikëve nga kjo perspektivë duket si një ferr i imagjinimit: se imazhet nuk mund të kenë fund kurrë, se ngjashmëria është e pashtershme është, madje, tamam ferr.
Po edhe te teologjia e krishterë mund të gjendet një ndërlidhje mes temës së jetës së përjetshme dhe asaj të imazhit. Etërit e Kishës që të parët reflektuan mbi problemin e ringjalljes u përplasën, në të vërtetë, rreth çështjes çfarë do të ishin materia dhe forma e trupit të ringjallur. A duhej të ringjallej trupi si ishte në momentin e vdekjes, apo si kishte qenë në rini? Nëse i vdekuri pesë vjet para vdekjes e kishte humbur njërin krah, a duhej të ringjallej i mangët a i plotë? E nëse i kishte humbur flokët, a mos duhej të ringjallej tullac? Apo, duke supozuar se i vdekuri ishte antropofag që ishte ushqyer gjatë jetës së tij me mish njeriu, që kështu ishte bërë pjesë e trupit të tij, kujt i përkiste në momentin e ringjalljes materia e gllabëruar? Pra, a duhej trupi i ringjallur të përmbante tërë materien që i kishte përkitur në trupin e gjallë, apo vetëm një pjesë e tij, për shembull ajo që përbënte kufomën. Sado absurde që mund të duken këto pyetje, gjithsesi paraqisnin çështjen e një problemi skajshmërisht serioz: atë të identitetit mes të të vdekurit dhe të të ringjallurit, që i vetëm mund të garantonte realitetin e shpëtimit. Problemi i ringjalljes pra implikonte një problem filozofik të njohjes: rinjohja e individualitetit dhe identitetit të të ringjallurit. (Në këtë kuptim, edhe rikthimi i përjetshëm i Gleich parashtron një problem analog dhe kjo shpjegon, mes të tjerash, pështirosjen e Zaratustrës ndaj rikthimit të përjetshëm, kur e kupton se e implikon edhe rikthimin e «njeriut të vogël» dhe të gjithë të të neveritshmes që ekziston. Një pështirosje që ta kujton Sokratin e ri te Parmenidi platonik përballë përjetësisë së ideve të flokut, të ndotjes, të lloçit). Zgjidhjen e këtij problemi ia kemi borxh Origenit, filozofit më të madh të krishterë të shekullit të tretë, tek i cili tema e shpëtimit bashkohet me atë të imazhit dhe, së toku, me motivin e rikthimit të përjetshëm. Përballë paradokseve të implikuara në një konceptim ngushtësisht material të ringjalljes (si ringjallja e kufomës ose, sidoqoftë, e një sasie të caktuar të materies), Origeni pohon se ajo që ringjallet nuk është materia e trupit, por eidos i tij, imazhi i tij, që mbetet identik përmes të të gjitha transformimeve të tij materiale. Nga ana tjetër, pikërisht ngase eidos është për Origenin ende një parim material, edhe nëse i formuar nga një materie shpirtërore dhe e hollë, është e mundshme që të ringjallurit që kthehen përsëri të bien dhe ta riveshin një trup më të rëndë, deri në momentin e apokatastazës, të ringjalljes finale, ku edhe materia e hollë e eidos konsumohet plotësisht. Po edhe në këtë pikë gjithçka mund të rifillojë dhe në këtë rast imazhi është virtualisht i pakonsumueshëm. Cilido qoftë mendimi autentik i Origenit mbi imazhin e përjetshëm dhe mbi konsumimin final të apokatastazës, është e qartë se çdo mendim i shëlbimit të asaj që ka qenë duhet të patjetër të konfrontohet me problemin gnoseologjik të imazhit. Saherë që kemi të bëjmë me të kaluarën dhe me shpëtimin e saj kemi të bëjmë me një imazh, ngase vetëm eidos mundëson njohjen dhe identifikimin e asaj që ka qenë. Problemi i shëlbimit implikon pra përherë një ekonomi të imazheve, një ta phainomena sōzein, për ta përdorur shprehjen që e përkufizon shkencën platonike.
Në ligjëratën e tij mbi Niçen të vitit 1939, Vullneti i fuqisë si njohje, Heideggeri ka nxjerrë në dritë domethënien e vullnetit të fuqisë nga pikëpamja e teorisë së njohjes. Niçe lëviz, siç është e ditur, nga një kritikë e teorisë kantiane të njohjes, veçanërisht të dallimit mes aparencës dhe gjësë në vete. Në një fragment të vitit 1888, bota e aparencës është paraqitur si një efekt i domosdoshëm i perspektivizmit dhe është e pandashme nga jeta dhe përtej së cilës nuk është e mendueshme asnjë botë e vërtetë:
Vizioni perspektiv i jep karakter aparencës. Sikurse të mbetej ende bota pasi të abstrahohet perspektiva. Me këtë do të suprimohej relativiteti. Çdo qendër e forcës ka për gjithë pjesën tjetër perspektivën e saj, do të thotë vlerësimin e saj specifik, mënyrën e saj të veprimit dhe të rezistencës. Bota aparente tkurret kësodore një mënyrë specifike të veprimit mbi botën, duke u nisur nga një qendër. Por s’ka mënyrë tjetër veprimi dhe bota është vetëm fjalë për lojën kompleksive të këtij veprimi. Nuk ka asnjë të drejtë të flitet këtu për aparencën.
Pikërisht ngase perspektiva koincidon me po atë vullnet të fuqisë, përpjekja e kritikës kantiane për ta eliminuar perspektivizmin është domosdoshmërisht e destinuar të dështojë: «Urtësia», shkruan Niçe, «si përpjekje për t’i tejkaluar vlerësimet perspektive, do të thotë vullnetin e fuqisë: një parim armiqësor ndaj jetës dhe davaritës, simptomë e dobësimit të zotësisë së përvetësimit».
Nga ana tjetër, «një botë në ardhje nuk mund të njihet. Vetëm në masën që intelekti njohës gjen një botë tashmë të formuar dhe të përbërë prej aparencash të pastra të ngulitura […] vetëm për këtë mund të ketë njohje, do të thotë një matje reciproke të gabimeve të mëparshme».
Çfarëdo ideje të një Gleichheit, të një identiteti të një bote të qëndrueshme dhe të vërtetë, të një gjëje në vete, është pra fryt i një gabimi të domosdoshëm. (Në një fragment, Niçe madje arrin ta përkufizojë gjënë në vete si Grundphänomen, aparenca themeluese). Prandaj ai mund të shkruajë se «vullneti i Gleichheit është vullnet i fuqisë», ashtu siç në një vend tjetër kishte shkruar se vullneti i fuqisë është vullnet i Schein, i aparencës, i asaj që vjen. Këtu mund të shihet me qartësi se si Niçe nuk kufizohet thjesht të bëjë aparencën të luajë kundër gjësë në vete, artin kundër të së vërtetës, por përkundrazi vë në pah ndërvarësinë absolute të këtyre dy koncepteve, shkatërrimin e tyre reciprok në dritën e perspektivizmit fundamental të çdo jete.
Në një fragment më të vonë që mban titullin Rikapitullim, si ajo që vjen si qenia përkufizohen si një «falsifikim»:
Rikapitullim: t’i japësh asaj që vjen karakterin e qenies: ky është vullneti i epërm i fuqisë: falsifikim i dyfishtë: duke u nisur nga ndjenjat dhe duke u nisur nga shpirti, për ta mbajtur një botë të qenies, të qëndrueshmërisë, të barasvlerës [Gleichwertig]. Që gjithçka të rikthehet: ja përafrimi i skajshëm i një bote të asaj që vjen në një botë të qenies.
Të ndalemi për pak çaste te ky fragment. Ai nuk nënkupton absolutisht se bota e asaj që vjen është e dhëna zanafillore mbi të cilën, siç shkruan Niçe në një fragment tjetër, vullneti i fuqisë brumos karakterin, imazhin (Abbild) e qenies. Po të ishte kështu, Niçe do të bënte këtu tamam gabimin për të cilin e qortonte Kantin, pra atë të besimit se mund ë çlirohej nga vizioni perspektiv i vullnetit të fuqisë. Një interpretim i ngjashëm – që duket se nganjëherë e mbështet edhe Heideggeri – është përjashtuar edhe nga një fragment tjetër, ku Niçe pohon me qartësi: «Nuk qe në fillim Kaosi e pastaj një lëvizje rrethore harmonike dhe e qëndrueshme e të gjitha forcave: më parë gjithçka është e përjetshme, jo-që vjen [Ungewordenes] […] Rrethi nuk është ajo që vjen, është Urgesetz, ligji zanafillor». Vetëm në këtë mënyrë falsifikimi i dyfishtë për të cilin flet Niçe merr kuptimin e tij të vërtetë: nuk bëhet fjalë për falsifikim që ushtrohet mbi atë që vjen që është e dhëna zanafillore e shqisave, duke e shndërruar në diçka të qëndrueshme. Falsifikimi është më i hollë dhe më i pakalueshëm, ngase ekziston para çdo të dhëne, ai vetë është ligji zanafillor. Në këtë kuptim, nuk ka asgjë për të falsifikuar; nuk ka fillim një qenie imazhi i së cilës duhet të ngulitet në atë që vjen: qenia lind përkundër vetëm duke u nisur nga ky imazh. Po s’ka as të ardhme këtu si një e dhënë zanafillore që përshtypja e shndërron në qenie, ngase përndryshe perspektivizmi do të tejkalohej.
Paradoksi që Niçe këtu na fton ta mendojmë është ai i një imazhi që paraprin sa atë imazh i së cilës është po aq atë mbi të cilën ngulitet, i një ngjashmërie që i paralajmëron termat që u ngjajnë njëri-tjetrit. Jo vetëm kaq, pra, mendimi i rikthimit të përjetshëm përmban një imazh, por ky imazh është origjinali, që i paraprin si qenien si atë që vjen, si subjektin ashtu edhe gjënë. Po si mundet një imazh ta paralajmërojë atë imazh i së cilës është? Si mund të mendojmë një ngjashmëri, një homoiōsis, që i paraprin asaj që i ngjan? Si mundet përshtypja të jetë më zanafillore se subjekti që e pëson?
Të provojmë ta përkufizojmë paradoksin që Niçe po mundohet ta mendojë. Imazhi, që është këtu në çështje, nuk është imazh asgjëje, është përsosshmërisht vetëreferencial. Vullneti për fuqi është Wille zur Gleichheit, vullnet i një ngjashmërie të pastër pa subjekt as objekt: imazh i vetes, përshtypje e vetes mbi veten, vetëdashuri e pastër. Ajo që rrethi vicioz i rikthimit të përjetshëm risjell përjetësisht pra nuk është vitium, defekt dhe mungesë, por është virtus, dynamis dhe fuqi e pafund. Fuqi që, duke qenë pa subjekt dhe objekt, ushtrohet mbi vetveten, priret kah vetvetja, dhe i bashkon pra në vete të dy domethëniet e dynamisit aristotelik: potentia pasive, pasivitetet dhe perceptueshmëri, dhe potentia aktive, tension drejt aktit dhe spontanitetit.
Nëse është e vërtetë, megjithatë, siç sugjeron Heideggeri, se Niçe është mendimtari i subjektivizmit absolut, atëherë paradoksi i fuqisë që ai ia ofron këtu mendimit është po ai në të cilin parashtrohet në filozofinë perëndimore fundamenti humneror i subjektivitetit si vetëdashuri e pastër.
Tek Altpreussische Monatschrift, Niçe do të mund t’i kishte lexuar fragmentet e veprës postume të kantit të botuara pjesërisht mes viteve 1882-1884, nga Reicke dhe Arnold. Nëse, siç ma ha mendja mua të ketë ndodhur, do t’i kishte lexuar, me siguri do të kishte qenë shumë i befasuar duke parë se shënjestra e preferuar e shumë kritikave të tij, mendimtari që e ndante në mënyrë të prerë gjënë në vete dhe fenomenin, kishte arritur, te shënimet monotone dhe pothuajse obsesive të Opus postumum, ta formulonte të njëjtin paradoks që e shqetësonte gjatë viteve sa po punonte në veprën Umwertung aller Werte dhe që, në këtë mënyrë, një lidhje nëntokësore i bashkonte te dy veprat.
Kanti, që te Kritika e parë ishte kujdesur fort që perceptueshmëria dhe spontaniteti të mbeteshin në vete të zbrazëta dhe të përfitonin një objekt vetëm përmes bashkimit të tyre në përvojë, paraqet këtu idenë e një «fenomeni të fenomenit», të kuptuar si vetëdashuri e pastër që i paraprin çdo objekti dhe mendimi dhe ku të dy Grundquellen, dy burimet origjinale të njohjes bashkohen në një dashuri ndaj vetes që e hershon dhe themelon çdo përvojë. Kësodore Niçe do të mund të kishte lexuar te Opus postumum këtë përkufizim absolutisht «nieçan» të gjësë në vete:
Gjëja në vete nuk është objekt tjetër, përkundrazi një relacion tjetër i përfytyrimit të saj në të njëjtin objekt, për ta menduar këtë të fundit jo në mënyrë analitike, por në mënyrë sintetike, si kompleks të përfytyrimeve intuitive si fenomene, do të thotë të përfytyrimeve të tilla që përmbajnë një fundament vetëm objektiv të përfytyrimeve në bashkësinë e intuitave. Ens rationis = X është pozicioni i vetes sipas parimit të identitetit, ku subjekti mendohet si afficiente me vetveten, prandaj, për shkak të formës, vetëm si fenomen.
Këtu, si tek Abbildi i vullnetit për fuqi niçean, subjekti është i prekur jo nga një objekt, por nga vetvetja: ai nuk mendon për tjetër pos perceptueshmërisë së vet të pastër si vetëdashuri origjinale dhe, në të këtë mënyrë, i jepet vetvetes, e vuan veten, pasionohet dhe i hapet botës.
Ky paradoks i fuqisë – ose, siç do të mund ta quanim tash, i pasionit për veten – është në të vërtetë edhe më i vjetër dhe është buron nga vetë origjina e metafizikës perëndimore. Te De anima, Aristoteli mendon në të vërtetë në këtë mënyrë dimensionin e subjektivitetit të pastër:
I ashtuquajturi nous [intelekti] i shpirtit […] nuk është në veprim në asnjë prej enteve para se të mendojë […]. Edhe kur vihet në veprim secili prej enteve […] ai mbetet edhe atëherë në njëfarë mënyre në pushtet […] dhe atëherë mund të mendojë veten […]. Por si do të mendojë, nëse të menduarit është pësim i një lloj pasioni? […] Meqë mendimi është në pushtet, çdonjëra prej intelegjibileve, por nuk është në veprim asnjëra prej tyre para se të mendojë. Duhet të jetë si te një pllakëz shkrimi, ku nuk gjendet shkrimi në veprim [429 a 22-430 a 2].
Kjo sipërfaqe dylli ku s’ka asgjë të shkruar, kjo fuqi e padallueshme që i bashkon në vete pasivitetin dhe spontanitetin, pushtetin dhe veprimin, nuk është diçka e thjeshtë. Ngase ca rreshta më lartë Aristoteli e përkufizon paradoksin e këtij pasioni të vetes:
Të vuajturit nuk është term i thjeshtë, por, nga njëra anë, është njëfarë shkatërrimi në vepër i së kundërtës, nga ana tjetër, është më tepër shpëtim [sōtēria] i asaj që është në fuqi nga ana e asaj që është në veprim dhe e ngjashme me të, si fuqia në krahasim me veprimin […] dhe kjo nuk është të bëhesh diçka tjetër nga vetja, por këtu kemi dhurim [epidosis] ndaj vetes dhe ndaj tjetrit [417 b 2-7].
A kemi shkuar ne përtej këtij paradoksi të pasionit, të këtij dhurimi nga vetja te vetja, të këtij epidosis eis auto që paraqet aurën e çdo njohjeje dhe të një subjektiviteti? Mendimi bashkëkohor, duke u munduar të thyejë rrethin e subjektivitetit, të zgjidhë nyjën që shtrëngon në të potentia activa dhe potentia passiva, e ka privilegjuar dhe çuar në skaj polaritetin e potentia passiva, të pasivitetit. Këtu më shkon mendja te Bataille dhe te koncepti i tij i ekstazës, te Lévinasi dhe ideja e tij e pasivitetit, te Derrida që, me gjurmën e tij zanafillore, ka paraqitur me rreptësi të re paradoksin aristotelik të pllakzës për të shkruar dhe te hulumtimet e mrekullueshme të Nancy-t mbi subjektivitetin që dridhet. Por më shkon mendja edhe te Heideggeri, te të qenët-për-vdekjen dhe te vendosmëria autentike në Sein und Zeit, ku është menduar një dimension i «pasionuar» që hershon çdo mundësi dhe në të cilën sidoqoftë ende nuk i është dhënë asgjë Dasein-it. Në këtë mënyrë mendimi bashkëkohor mendon formën më të skajshme të subjektivitetit: të qëndruarit-poshtë i pastër, pathosi absolut, pllakëza për të shkruar ku nuk ka asgjë të shkruar. Po a nuk është pikërisht kjo ajo që Niçe është munduar të mendojë në rikthimin e përjetshëm të Gleich-it dhe në vullnetin e fuqisë? A jemi të sigurt se nuk jemi ende në brendi të mendimit niçean të fuqisë?
Jemi mësuar ta mendojmë vullnetin për fuqi vetëm në mënyrën e potentia activa. Por fuqia është para së gjithash potentia passiva, pasivitet ose pasion. Te rikthimi i përjetshëm, Niçe është munduar tamam ta mendojë përputhshmërinë e këtyre dy fuqive, vullnetin për fuqi si pasion që e pëson veten.
Pesëdhjetë vjet më parë, duke u munduar ta mendojë të njëjtin paradoks, Schellingu kishte hasur në idenë e të Pakujtueshmës. Nëse duam ta mendojmë fuqinë e të qenit, shkruan ai, ne duhet ta mendojmë si fuqi të pastër, pra si pushtet të pastër pa qenë. Por ne mund ta bëjmë atë vetëm nëse ajo vetë është tashmë, në vete dhe para vetes, ekzistuesja e pastër. «Si fuqi e pastër e të qenit, ajo do të depërtonte kështu te qenia para çdo mendimi ose, siç e thotë shkëlqyeshëm gjermanishtja, [unvordenklich]». Pasioni i pastër, si përputhje e fuqisë pasive dhe e fuqisë aktive, është e stërlashtë. Gleich-i, imazhi që përbotësisht kthehet, nuk mund të mbahet në mend. Rikthimi i tij i përjetshëm është pasioni i tij, ku mes shkrimit dhe fshirjes së tij nuk ka, shkruan Niçe, asnjë kohë, keine Zeit. Në këtë kuptim, Campana kishte të drejtë kur shkruante se «në xhiron e rikthimit të përjetshëm marramendës imazhi vdes menjëherë». Si imazh i asgjësë, Gleich zhduket në vetë të qëndruarit e vet, shkatërrohet nga vetë shpëtimi i vet. Por, për t’iu rikthyer edhe njëherë një shprehjeje të Campanës: «ky kujtim që nuk kujton asgjë është kujtimi më i fortë».
Shënim:
Immemorabile – i stërlashtë, që nuk mbahet mend, që nuk kujtohet, pra që po ashtu vjen nga kohët përtej përvojës sonë.
/Marrë nga Giorgio Agamben, ‘La potenza del pensiero’, Neri Pozza, 2025 /Përkthimi: Gazeta Express/ KultPlus.com
Arabia Saudite ka konfirmuar se alkooli nuk do të shitet në FIFA Kupën e Botës 2034, në të cilën do të jetë nikoqire duke e organizuar këtë turne në pesë qytete saudite.
“Përkundrazi si moti ynë, është një vend i thatë. Për momentin, ne nuk e lejojmë alkoolin, por shumë argëtim mund të bëhet pa të. Nuk është 100 për qind e nevojshme”, tha ambasadori saudit në Mbretërinë e Bashkuar, Princi Khalid bin Bandar bin Sultan Al Saud për radion digjitale britanike “LBC News”.
“Nëse doni të pini pasi të largoheni, jeni të mirëpritur, por për momentin, ne nuk kemi alkool”, shtoi ai.
Duke theksuar dallimet kulturore, Al Saud tha se Arabia Saudite është e lumtur të akomodojë njerëzit brenda kufijve të saj. Megjithatë, theksoi ai, vendi i tij nuk është i gatshëm të ndryshojë kulturën e tij për të tjerët.
Në muajin dhjetor 2024, FIFA shpalli zyrtarisht Arabinë Saudite si nikoqire për Kupën e Botës 2034 për meshkuj. Ky vendim e bën Arabinë Saudite vendin e dytë të Lindjes së Mesme që pret turneun prestigjioz ndërkombëtar të futbollit, pas Katarit në vitin 2022.
Turneu do të zhvillohet në gjithsej 15 stadiume në Xheda, Khobar, Abha, kryeqytetin Rijad si dhe në qytetin e planifikuar për t’u ndërtuar Neom. /atsh/ KultPlus.com
Fotografi Fahredin Saphija ka mbajtur ekspozitën personale të titulluar “Homazh”.
Ekspozita është mbajtur në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë, e cila iu dedikua 17 personaliteteve të njohura të kulturës shqiptare që kanë kaluar në amshim.
Në mesin e personaliteteve ishin kompozitori dhe instrumentalisti popullor, Shaqir Hoti, shkrimtari dhe poeti Musa Ramadani, piktorët Omer Kaleshi, Sali Shuaku e Ibrahim Kodra, fotografi dhe historiani i fotografisë, Piro Naçe, këngëtarja dhe gazetarja Violeta Rexhepagiqi, aktori i teatrit dhe filmit, Mirush Kabashi e regjisori, aktori dhe këngëtari Muharrem Qena.
Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Austrian Film Institute (AFI) sot kanë nënshkruar një marrëveshje në Berlin për të forcuar bashkëpunimin në kinematografi.
Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të Qendrës Kinematogafike të Kosovës në rrjetin social “Facebook”, kjo marrëveshje synon krijimin e mundësive të reja në industrinë e filmit ndërmjet të shtetit të Kosovës dhe të Austrisë.
“Marrëveshja synon bashkëprodhime filmike dhe projekte të përbashkëta, duke krijuar mundësi të reja për industrinë e filmit në Kosovë dhe Austri”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Ditën e komunitetit ashkali në Kosovë.
E para e shtetit tha se komuniteti ashkali përbën pasuri kulturore dhe historike për shtetin e Kosovës.
“Diversiteti është një vlerë e madhe për shoqërinë tonë, ndaj komuniteti ashkali pasuron jetën e përbashkët me trashëgiminë e tij”, tha Osmani.
Më tej, ajo tha se përkushtimi i Kosovës mbetet i palëkundur për të siguruar që të gjitha komunitetit, edhe ai ashkali t’i gëzojnë të drejtat e plota, mundësitë e barabarta dhe gjithëpërfshirjen.
Madam President Vjosa Osmani-Sadriu speaks to the press after the formal ceremony of signing the application form for European Union Membership on behalf of the Republic of Kosovo on Wednesday, Dec 14, 2022. This process is expected to take years, if not decades, amid tensions with neighbouring Serbia. Serb protesters in northern Kosovo have blocked main roads in recent days following an exchange of fire with police after the arrest of a former Serb police officer suspected of involvement in terrorism.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj nga Letonia, Edgars RInkevics, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Osmani tha se si dy shtete në frontin e parë të ruajtjes së demokracisë, Kosova dhe Letonia janë të paluhatura në angazhimin për siguri, paqe dhe vlera që i bashkojnë.
“Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Letonisë në rrugëtimin tonë euroatlantik”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.
E para e shtetit gjatë ditës është takuar edhe me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë, Gjeneralin Christopher Cavoli.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon takimet në Mynih, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë.
Së fundmi, ajo ka takuar gjeneralin Christopher Cavoli, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, e para e shtetit thotë se në takim me Cavolin ka diskutuar mbi rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë gjatë 23 viteve të fundit në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit.
“Në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian, riafirmova përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën, duke kontribuar aktivisht në sigurinë e rajonit dhe më gjerë”, ka shkruar më tej presidentja, njofton Klankosova.tv.
Një poezi të lirë nga gramatika nga tingulli i fjalëve të çliruar nga shkrimi.
Një poezi simotër nga të gjitha poezitë që pijnë burimin e ndritin, gurët në diell.
Një poezi pa shijen nga e imja pa atë gjurmën që lënë dhëmbët, kafshuar shtyllën kurrizore.
Një poezi nga ato, të lindura prej skutave t’errta të mureve, me fjalë të varfra me fjalë të dekompozuara, por të lira për të vendosur vetë ato, nëse duhet të shkruhen, ose jo.
Çamerie Mazreku nga Malisheva ka arritur një sukses jashtëzakonisht të madh në karrierën e saj.
Mazreku është punësuar si inxhiniere softuerike në kompaninë filmike amerikane, “Netflix”.
Në këtë mënyrë, ajo është bërë vajza e parë nga Kosovës që punësohet në këtë kompani.
Mazreku është punësuar në këtë kompani pasi ka përfunduar studimet themelore me notë maksimale në në “Columbia University” në New York, shkruan Klankosova./KultPlus.com
Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, ka shpërndarë në profilin e tij në platformën X momentin nga koncerti i këngtarit James Blunt në Glasgow.
Gjatë interpretimit të këngës ‘No Bravery’, në sfond, shfaqen imazhenga videoklipi i këngës të cilat janë marrë nga periudha e errët e luftës në Kosovë, ku Blunt ishte ushtar.
“Mbrëmë në Glasgoë, kënga “No Bravery” e James Blunt përmbledh në mënyrë prekëse gjenocidin e Luftës së Kosovës, të kryer nga ushtria serbe, duke ngjallur reflektim të thellë mbi vuajtjet njerëzore”, shkroi ambasadori Kapiti./KultPlus.com
Last night in Glasgow, James Blunt's "No Bravery" poignantly encapsulated the genocide of the Kosovo War, committed by Serbian army, evoking profound reflection on human suffering. pic.twitter.com/FNtF8PkQGi
Mbrëmë, në ambientet e “Kino Armata” në Prishtinë, u mbajt ceremonia hapëse e edicionit të shtatë të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Republika”. Ky festival, tashmë i konsoliduar si një ngjarje e rëndësishme letrare në rajon, këtë vit mirëpret 17 poetë nga Ballkani dhe vende të tjera të botës, shkruan KultPlus.
Përgjatë tre ditëve të festivalit, programi do të ofrojë një gamë të gjerë aktivitetesh, përfshirë promovime librash, shfaqje dokumentarësh, panele diskutimi mbi përkthimet dhe letërsinë, ekspozita, performanca muzikore dhe interpretim të poezive nga vetë poetët pjesëmarrës. Kjo përzierje e elementeve artistike e bën festivalin një hapësirë të gjallë dhe dinamike për artin dhe kulturën bashkëkohore.
Në ceremoninë hapëse të festivalit ‘Republika’, foli themeluesja e tij, poetja Vlora Ademi, e cila u shpreh falënderuesë ndaj të pranishmëve dhe atyre që ndihmuan në realizimin e festivalit.
“Ndihem mirë që festivalit ‘Republika’ i afrohen njerëz që e begatojnë edhe më shumë programin e saj. Sivjet ‘Republika’ do të zgjasë tre ditë. Dua të falënderoj dy bashkëpuntore të reja, shumë të zonja, producenten e dokumentarit ‘Kufiri i Kuq’, Blerina Gjoka dhe regjisoren Admirina Peçi’”, tha Ademi duke ftuar të pranishmit që ta përcjellin premierën e dokumentarit ‘Kufiri i Kuq’
I pranishëm në këtë hapje ishte edhe Agron Shehaj, drejtori i Kujto.al, një iniciativë kjo që rikthen në kujtesë periudhën e errët të vuajtjeve të shqiptarëve gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës.
“Sot jemi mbledhur për të kujtuar një nga kapitujt më të errët të historisë sonë kombëtare, persekutimin e shqiptarëve të Kosovës nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Nga ditët e para të pushtetit komunist, shndërroi Shqipërinë në një kurth vdekjeprurës për vëllezërit tanë nga Kosova. Masakra e Tivarit ku rreth 5000 shqiptarë të pafajshëm u masakruan barbarisht ishte vetëm fillimi i një kalvari të gjatë dhune dhe tradhëtie. Mijëra shqiptarë që i shpëtuan përsekutimit serb dhe kaluan kufirin në kërkim të sigurisë në atdheun e tyre, u kapën, u burgosën dhe u internuan nga regjimi komunist shqiptar. Faji i tyre i vetëm ishte se ishin shqiptarë të Kosovës dhe nuk pranonin që ta shihnin vendin e tyre të ndarë”, u shpre Shehaj i cili theksoi më tutje se dokumentari ‘Kufiri i Kuq’ i Admirina Peçit, do të sjellë dëshmi tronditëse të dhunës së pashembullt ndaj njerëzve të artit dhe të mendimit të cilët kërkuan vetëm strehim dhe siguri në Shqipëri, por u përballën me përsekutim.
Po ashtu, në ceremoninë hapëse të festivalit ‘Republika’, ishte edhe Majlinda Mazelliu, drejtoreshë e British Council në Shqipëri dhe Kosovë.
“Për mua është një privilegj që së bashku me ju sonte të mirëpresim shfaqjen e këtij filmi, i cili duket që në titull që është jo vetëm emocionues, por edhe shumë domethënës. Një dëshmi e fuqishme për ndarjen 45-vjeçare të artit dhe letërsisë shqiptare, por edhe një homazh për shkrimtarët dhe artistët nga Kosova, që u ndaluan nga regjimi totalitar në Shqipëri”, theksoi Mazelliu.
Më pas, publiku i pranishëm, pati rastin që të ndjekë premierën e dokumentarit ‘Kufiri i Kuq’, një dëshmi e dhimbshme, që sjell në kujtesë vuajtjet e emrave të letërsisë e kulturës që u persekutuan nga regjimi komunist i Enver Hoxhës vetëm sepse ishin në kërkim të një sigurie në atdheun e tyre, në kërkim të së cilës ishin ata. Ky dokumentar, trajton në mënyrë kronologjike, historitë e personazheve të të dyja anëve të kufirit dhe gjendjen e rëndë, në Kosovë për shka të regjimit serb e në Shqipëri për shkak të regjimit komunist, duke ua bërë të mundur dy vendeve të të njëjtit atdhe që të kenë komunikim me njëri-tjetrin, në të kundrtën, persekutoheshin.
Pas shfaqjes së dokumentarit, pjesë e të cilit janë edhe rrëfime që janë dhënë në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, për KultPlus foli regjisorja, Admirina Peçi e cila u shpreh e lumtur që kjo premierë u dha fillimisht në Kosovë:
“Dokumentari përfshin një periudhë mjaft të gjatë kohore, nis nga viti 1945, pra periudha pas Luftës së Dytë Botërore, kur edhe u nda fati i shqiptarëve, për shkak të këtij kufiri që u vu mes shqiptarëve dhe Shqipëria u detyrua të jetonte e izoluar dhe shqiptarët jashtë Shqiprisë të jetonin një jetë tjetër, pavarësisht pse flisnin të njëjtën gjuhë dhe aderonin të njëjtat ide. Ky kufi kalohej herë pas here nga të dyja anët, shqipëtarët që guxonin të kalonin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas, në kërkim të atij atdheu të idealizuar prej tyre, që nuk ezistonte realisht. Këto fate shqiptarësh trajton ky dokumentar, trajton po ashtu shumë mini-tema të tjera, histori personazhesh që kishin të bënin me kuluturën, letërsinë, artet e kësaj periudhe në Shqipëri dhe jashtë saj”, u shpreh Peçi për KultPlus.
Ndërkaq, festivali ‘Republika’ do të zgjasë deri nesër dhe përveç leximit të poezive do të ketë edhe promovime librash dhe ekspozita./KultPlus.com
Fjalë Rasti për Ekspozitën e Anton Krasniqit “Arkeologjia e Shpirtit”
Sibel Halimi
Ekspozita “Arkeologjia e Shpirtit” e Anton Krasniqit mund të lexohet përtej estetikës vizuale, si një proces filozofik i zbulimit të vetvetes. Në thelb, ajo shtjellon idenë se shpirti i njeriut është një shtresëzim kujtimesh, ndjesish dhe përvojash që formojnë identitetin tonë.
Në mendimin filozofik, arkeologjia nuk është thjesht një disiplinë që merret me zbulimin e objekteve të së kaluarës, por edhe një metodë për të kuptuar strukturat e dijes dhe vetëdijes.
Michel Foucault, përdori termin “arkeologji e dijes” për të shpjeguar mënyrën se si diskurset historike ndikojnë në të kuptuarit e realitetit. Në një mënyrë të ngjashme, Krasniqi na fton të zbulojmë brendinë tonë përmes analizës dhe reflektimit të kujtimeve, sikur të ishim arkeologë të shpirtit tonë.
Veprat e tij vizualizojnë këtë eksplorim të brendshëm si një proces të pashmangshëm të njeriut që kërkon të kuptojë origjinën e vet. Ashtu si një arkeolog që gërmon për të zbuluar shtresa të historisë së një qytetërimi të zhdukur, njeriu, përmes artit dhe introspeksionit, zbulon shtresëzimet e përvojave që e kanë formuar. Kjo na sjell tek ideja sokratike “Njihe vetveten”, një thirrje për të depërtuar përtej dukjes dhe për të eksploruar thellësinë e qenies sonë.
Në këtë kontekst, arti i Krasniqit nuk është vetëm një reflektim estetik, por edhe një proces hermeneutik – një dekonstruktim i shpirtit për të gjetur kuptimin e fshehur në fragmentet e përvojës sonë. Ai na vë përballë pyetjes: A është identiteti ynë diçka e dhënë, apo diçka që e zbulojmë duke gërmuar në kujtesën tonë?
Në fund, “Arkeologjia e Shpirtit” nuk ofron përgjigje përfundimtare, por e lë shikuesin në një proces të vazhdueshëm kërkimi. Arti, ashtu si filozofia, nuk është një destinacion, por një udhëtim i pandërprerë drejt të panjohurës së vetes./KultPlus.com
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po qëndron këto ditë në Mynih, ku edhe po mbahet Konferenca e Sigurisë.
Në vijim gjeni postimin e presidentes Osmani:
Bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet kryesore, e CDU si parti ka kontribuar ndër vite në kultivimin e marrëdhënieve tona bilaterale.
Sot, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takova deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt nga radhët e CDU-së.
Diskutuam rëndësinë e koordinimit dhe komunikimit të rregullt për t’u përballur me sfidat e sigurisë, avancimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik. /KultPlus.com
OpenAI ka refuzuar zyrtarisht ofertën prej 97.4 miliardë dollarësh nga Elon Musk për të blerë kompaninë.
“OpenAI nuk është në shitje dhe bordi ka refuzuar njëzëri përpjekjen e fundit të zotit Musk për të prishur konkurrencën e tij,” tha Kryetari i Bordit të OpenAI, Bret Taylor në një deklaratë të postuar në X.
Avokati i OpenAI, William Savitt, në një letër drejtuar avokatit të Musk të premten tha se propozimi “nuk është në interesin më të mirë të misionit të OAI-t dhe refuzohet”.
Një grup investitorësh të udhëhequr nga Elkon Musk bënë ofertën e pakërkuar për OpenAI në fillim të kësaj jave, mes qëllimit të firmës për t’u bërë një entitet fitimprurës.
Miliarderi tha të mërkurën se do të hiqte dorë nga oferta nëse Open AI ndalonte zhvendosjen e saj fitimprurëse.
OpenAI njoftoi planet për të ristrukturuar kompaninë si një korporatë me përfitim publik në fund të dhjetorit. Firma e AI, e cila filloi si një organizatë jofitimprurëse, aktualisht ka një strukturë unike në të cilën organizata jofitimprurëse e saj kontrollon njësinë fitimprurëse.
Musk, i cili ndihmoi në themelimin e OpenAI në vitin 2015, e ka paditur vazhdimisht CEO-n e kompanisë Sam Altman gjatë vitit të kaluar për dyshime se është larguar nga misioni fillestar./KultPlus.com
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me delegacionin e kongresistëve amerikanë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, presidentja Osmani theksoi se mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane.
Në vijim KultPlus ua sjell postimin e presidentes Osmani:
Një takim jashtëzakonisht i përzemërt dhe i rëndësishëm me delegacionin e kongresistëve amerikanë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane. Kjo mbështetje vazhdon edhe sot, ndërsa punojmë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që thellojnë dhe fuqizojnë më tej aleancën tonë historike./KultPlus.com
Sipas raportit të kompanisë amerikane të udhëtimeve “Expedia”, 63% e turistëve do të preferonin të vizitonin destinacione më pak të njohura dhe më pak të mbushura me njerëz në vitin 2025, shkruan Jennifer Allen në një artikull të botuar në të përditshmen amerikane “Seattle Times”.
“Expedia” anketoi 25 000 njerëz nga 19 vende të ndryshme.
Numri i turistëve amerikanë që planifikojnë të vizitojnë destinacionet e njohura këtë vit ka regjistruar një rënie prej 37%, duke i dhënë përparësi qyteteve të vogla evropiane – si “çelësi” për përvoja të reja kulturore të personalizuara.
Janë shfaqur shqetësime për turizmin masiv dhe mbipopullimin e vendeve të njohura të pushimeve.
“Turistët tani kërkojnë qytete të vogla dhe përvoja më autentike”, sipas një raporti të janarit 2025, të “USA Today”.
Dëshira për të zbuluar destinacionet nën radar i ka nxitur turistët të vizitojnë qytetet e vogla evropiane.
Qytetet e vogla ia vlen t’i vizitoni
Qytetet e vogla në Evropë ofrojnë një kontrast unik me energjinë e gjallë të qyteteve të mëdha.
Ritmi i tyre më i ngadaltë i jetës dhe traditat e ruajtura i bëjnë ato ideale për vizitorët që kërkojnë një përvojë më pak turistike dhe më autentike.
Ritëm më i ngadaltë i jetës
Raporti për tendencat e udhëtimeve zbuloi se 63% e udhëtarëve ka të ngjarë të vizitojnë destinacione më të qeta dhe më pak të mbushura me njerëz në 2025.
Ky ritëm më i ngadaltë i lejon vizitorët të zhyten në atmosferën e qetë dhe të vlerësojnë sharmin e jetës së përditshme që shpesh u mungon qyteteve të mëdha.
“Njerëzit po kërkojnë qytete më të vogla dhe më shumë përvoja autentike lokale” tha Christina Bennett, eksperte e udhëtimeve për “Priceline”, në një raport të vitit 2025 të “USA Today”.
“Turistët duan të shkojnë në vende unike për t’u zhytur në kultura të reja dhe për të krijuar lidhje të reja”, shtoi ajo.
7 qytete të vogla për t’u eksploruar në Evropë
Sipas “Travel + Leisure”, qytetet e vogla janë të mbushura me brigje, fshatra dhe vargmale të Evropës.
Ato ofrojnë bukuri, kulturë dhe përvoja autentike.
Qytetet e vogla evropiane ofrojnë udhëtime të përsosura ditore, me akomodime brenda natës ose arratisje njëjavore.
Këto qytete te bukura – mund të mos jenë emra të njohur, por ofrojnë përvoja që nuk do t’i harroni kurrë.
Ne rekomandojmë shtatë destinacione evropiane që janë tendencat e reja të udhëtimit në 2025:
Gjirokastra, Shqipëri
Hallstatt, Austri
Bolgheri, Itali
Cesky Krumlov, Republika Çeke
Lavenham, Angli
Staufen im Breisgau, Gjermani
Saint-Genies, Francë
Gjirokastra, Shqipëri
Gjirokastra, e njohur si Qyteti i Gurtë, është një thesar i fshehur në Ballkan.
Arkitektura e saj e epokës otomane, kalaja në majë të kodrës dhe rrugët me kalldrëm ofrojnë një përvojë të pasur kulturore me kosto më të lirë se destinacionet më të famshme.
Qyteti i vogël është gjithashtu një qendër për folklorin shqiptar – ku organizohen shfaqje muzikore tradicionale dhe ekspozohen vepra artizanale.
Festivali Kombëtar Folklorik i Gjirokastrës organizohet çdo vit në tetor, ku mund të ndiqni shfaqje vallëzimi tradicional, të eksploroni zejtarinë vendase dhe të merrni pjesë në seminare shqiptare./atsh/KultPlus.com
Frank Sinatra (1915-1998) – këngëtar, aktor dhe producent amerikan, një nga muzikantët dhe artistët muzikorë më popullorë dhe me ndikim të madh në botë në shek. XX. Është një nga shpërndarësit më të mëdhenj muzikorë të të gjitha kohrave, me më shumë se 150 milion regjistrime në të gjithë botën. Ai e filloi karierën e tij muzikore në erën e muzikës “Swing” (ritmike). Fillimisht si amator e improvizues në disa klube e pastaj si profesionist i ri, por i paarsimuar dhe vetëm në sajë të talentit e veshit të tij muzikor. Gjatë viteve 1935-39 Frank Sinatra këndon si pjesëtar i disa grupeve dhe perfeksinon zërin etij, madje edhe regjistron me sukses disa këngë të mirëpritura si “My Buddy”, “It’s Funny to Every But Me, “Ciribiribin”, “Every Day of My Life”, etj.
Më pas (1939-1942) ai u bë këngëtari kryesor i grupit të Tommy Dorsey, me të cilin ai këndoi dhe regjistroi 40 këngë (vetëm vitin e parë) dhe dhjetra të tjera gjatë viteve pasues, si “I’ll Never Smile Again”, “Oh! Look at Me Now”, “Dolores”, “In the Blue of Evening”, “The Song Is You”, “Lamplighter’s Serenade”,etj., me të cilat fama e popullariteti i tij u rritën, duke shënuar një pikë kthese në karierën e tij…( Kelley 1986, p. 67). Kjo e nxiti atë të fillojë të këndojë e inçizohet solo.
U bë shumë i njohur në shoqërinë e lartë amerikane, u takua me Papën në Romë dhe publikoi këngët solo ”You’ll Never Know”, “Close to You”, “Sunday, Monday, or Always”, “People Will Say We’re in Love”, “Dream”, “Saturaday Night”, ”Nancy” etj. (Kelley 1986, p. 568). Ai u konsiderua si fenomeni “Sinatratics”,
“Sinatramania”, “Swoonatra”. Më1942 u quajt “Vokalisti mashkull më popullor në radio”.
Ai ka pasur një aktivitet të gjatë e të suksesshëm në emisionet muzikore të radios (1935) dhe më pas me show televizive (1950).
Albumin e parë “The Voice of Frank Sinatra” e ka realizuar më 1946 (Rojek 2004, p. 43), të dytin “Songs by Sinatra” një vit më vonë, të tretin më 1948 (Granata 2003, pp. 47–48) e kështu me radhë me shumë kompani diskografike botërore.
Vitet 1953-1962 konsiderohen për Frank Sinatrën si nga më produktivet, apo “një fazë e re dhe brilante” (Summers & Swan 2010, p. 188), e mbushur me këngë, koncerte, role në filma, albume e nominime për çmime dhe renditje artistike dhe si “pretendent i pozicionit të padronit (il padrone) në Hollywood. Suksesi i krijimtarisë së tij si këngëtar, showman e producent i siguron atij famën botërore të kontributeve të çmuara muzikore, sidomos për rininë, ndërkohë që revolucioni teknologjik kompjuterik dhe digjital i realizimeve ia shtonin dhe zgjeronin kufijtë e influencës së tij. Më 1970 ai realizoi albumin “Watertown”, më pas presidenti Nikson e angazhoi me këngë në fushatën e dytë presidenciale, më tej, në vitin 1973 botoi albumin “Ol’ Blue Eyes is Back” për të vazhduar turnetë në Amerikë, Europë, Lindjen e Afërt dhe Australi, Brazil, Egjipt, si dhe realizimin e albumit të famshëm “Trilogy: Past, Pesent, Future”.
Koncerti i tij i fundit publik u mbajt në Fukuoka Dome në Japoni, më 1994. Po këtë vit ai u vlerësua me çmimin “Legend Award”.
Angazhimi i Sinatrës në kinematografi i përket viteve 1941-1952, kur ai mori pjesë si aktor në role të ndryshëm kryesorë apo episodikë në filma muzikorë, të tillë si “Las Vegas Night”, 1941, “Higher and Higher”, “Anchors Aweigh, , 1949, “Double Dynamite” (1951), “Guys and Dolls” (me Marlon Brando), 1951, “From Here to Eternity, 1953”, “Young at Heart” , “The Man With The Golden Arm”, (1955), ”The Tender Trap”, ”The Pride and the Passion” (1957), etj., në disa prej të cilëve ai ka fituar apo është nominuar për çmime të rëndësishme kinematografike amerikane e ndërkombëtare. Filmi i fundit i përket vitit 1980, “The First Deadly Sin”, ku ai pati një nga rolet më të arritura të karierës së tij kinematografike.
Emisione e kontribute të vyera i atribuohen Frank Sinatrës si protagonist dhe showman në emisione të shumta televizive të stacioneve të mëdha e të njohura televizive amerikane, ku ai shpërfaqte jo vetëm kontributin e tij si këngëtar, por edhe kapacitetet e tjera artistike e humane në marrëdhënie të drejtpërdrejtë me sudiot dhe publikun e gjerë të radios e ekranit të vogël.
Gjon Mili e ka shoqëruar karrierën artistike të Frank Sinatras që prej fillimeve të saj (kryesisht kinematografike) – edhe për llogari të revistës Life për të cilën punonte. Si përfaqësuese e fotove të tij për Sinatran konsiderohet një realizim i quajtur nga kritika si portret ekselent – i vitit 1963 gjatë realizimit filmin Come Blow Your Horn. Mili kujton se kur po e fotografonte këngëtarin gjatë një pushimi të kushtëzuar prej dhjetë minutave, “Sinatra më tha me buzagaz teksa pozonte: ‘Dhjetë minutat e tua po mbarojnë’. I thashë: ‘Mua m’u deshën njëmbëdhjetë ditë pritjeje për t’ju kapur … Pra, edhe një minutë të lutem’! Kjo e bëri të qeshte, ashtu siç e kapa në foton për të” (Gj. Mili, Photographs & Recollections, fq. 157)
Portreti artistik dallohet për bukurinë dhe gjuhën e shprehjes kompozicionale origjinale, si dhe për paraqitjen me elementët e ngrohtë e shumë ekspresivë komunikues të fytyrës idolatrike të kohës së artë të aktrimit të tij. Sinatra dallohej për shijen e stilit pamor. Vishej në mënyrë serioze, me veshje të shtrenjta e perfekt – edhe në jetën private edhe në atë profesionale – me egon për t’iu paraqitur audiencës sa më mirë e sa më dinjitoz. Kjo e bënte që të ndjehej i pasur dhe i rëndësishëm. Sytë e tij me ngjyrën blu të thellë i kishin ngjitur epitetin “Ol’ Blue Eyes”. Për kritikun Sanpietro, Sinatra ishte personifikim i Amerikës të viteve 1950 “… kryelartë … optimist”. “E zotëronte ‘forcën e brendshme të madhe’ dhe konsiderohej ‘vigan’” (Jo-Carroll Dennison). Sinatras i atribuohej referimi si “këngëtari më i madh i shek. XX dhe popullariteti i tij u barazua më vonë vetëm nga Elvis Presley, Bitëllsat dhe Michael Jackson.
Pikërisht këto atribute artistike e humane është përpjekur që të evidencojë edhe Gjon Mili në dhjetëra e dhjetëra foto për të, sidomos në fushën e kontributit filmografik, pse jo edhe në atë të veprimtarisë muzikore. /alb-spirit/ KultPlus.com
Portreti ekselent i Frank Sinatra i realizuar gjatë xhirimit të filmit “Come Blow Your Horn” (foto: Gjon Mili, Nju-Jork, 1962)Fran Sinatra gjatë xhirimit të filmit “Come Blow Your Horn” (foto: Gjon Mili, Nju-Jork, 1962)Frank Sinatra dhe Vivian Blaine në një skenë nga filmi “Guys and Dolls” (foto: Gjon Mili, 1955)Marlon Brando, Jean Simmons, Frank Sinatra dhe Vivian Blaine në një skenë nga filmi “Guys and Dolls” (foto: Gjon Mili)Frank Sinatra (foto: Gjon Mili, Gjermani, 1962)Dean Martin, Sammy Davis Jr., Frank Sinatra dhe Jimmy Van Heusen (foto: Gjon Mili, 1962)
Galileo Galilei ishte një shkencëtar dhe astronom italian i cili konsiderohet si një nga baballarët e astronomisë moderne vëzhguese. I lindur në Piza në vitin 1564, ai filloi karrierën e tij si matematikan dhe fizikant, por ishte puna e tij në astronomi që pati ndikimin më të madh në botën shkencore, shkruan KultPlus.
Galileo ishte një nga shkencëtarët e parë që përdori një teleskop për të studiuar yjet dhe vëzhgimet e tij revolucionarizuan të kuptuarit tonë për universin. Ai zbuloi se Toka nuk ishte qendra e universit, siç besohej në atë kohë, por një nga shumë planetët që rrotullohen rreth diellit. Ky model heliocentrik i sistemit diellor ishte një largim rrënjësor nga besimet tradicionale dhe ndezi një revolucion shkencor që ndryshoi mënyrën se si ne e shohim botën.
Përveç punës së tij në astronomi, Galileo dha një kontribut të rëndësishëm në fushat e fizikës dhe matematikës, dhe ai vlerësohet me zhvillimin e metodës shkencore. Ai ishte një avokat i ashpër për përdorimin e provave empirike në kërkimin shkencor, dhe mendimi i tij inovativ dhe eksperimentimi rigoroz ndihmuan në formësimin e qasjes moderne shkencore.
Galileo ishte gjithashtu një figurë e diskutueshme dhe pikëpamjet e tij mbi natyrën e universit shpesh e vënë atë në kundërshtim me Kishën Katolike.
Pavarësisht kësaj, ai mbetet një figurë e nderuar në historinë e shkencës dhe kontributet e tij vazhdojnë të njehen edhe sot. /KultPlus.com
Manastiri i Ardenicës po u nënshtrohet ndërhyrjeve konservuese dhe restauruese.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se në kuadër të projektit të restaurimit të Manastirit të Ardenicës do të kryhen ndërhyrje konsoliduese në strukturën murale; restaurimi i dyshemesë; pastrimi i fugave përgjatë perimetrit të kishës; restaurim-trajtim i strukturës drusore; pastrim i fasadës nga patina biologjike.
Ministri theksoi se punimet do të kryhen kryesisht në konakët e Manastirit.
Manastiri i Ardenicës ndodhet në kodrën e fshatit Kolonjë të rrethit të Lushnjës, mes një pylli me pisha dhe selvi. Manastiri është i tipit bizantino-ortodoks.
Ky monument përbëhet nga Kisha e Shën Mërisë, Kapela e Shën Triadhës, konakët, mulliri i vajit, furra, stalla, etj.
Në qendër të tij ndodhet kisha “Lindja e Shën Mërisë”, e cila është ndërtuar pjesërisht me gurë të sjellë nga Apolonia dhe gurë shtufi./atsh/KultPlus.com
Më 18 nëntor të vitit 1969, Kuvendi i KSA të Kosovës, miratoi ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, ndërsa Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt të vitit 1970.
Më 15 shkurt të këtij viti, më saktë dy ditë më vonë u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit për përurimin e Universitetit të Prishtinës. Dita e 15 shkurtit u shpall ditë e Universitetit të Prishtinës. Në këtë Kuvend, u promovua edhe rektori i parë i Universitetit të Prishtinës, prof.dr. Dervish Rozhaja.
Në Kuvendin solemn me rastin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, dr. Dervish Rozhaja tha:
“Themelimi i Universitetit të Prishtinës është ngjarje historike dhe është një hap kualitativ përpara në progresin e mëtejshëm dhe të gjithanshëm të shoqërisë. Zhvillimi i fuqishëm i shkencës, sjell ndryshime përkatëse në koncepcionin dhe pozitën e saj në shoqëri. Në vend të shkencës, si aktivitet i ndarë nga jeta, sot kemi depërtimin e saj në të gjitha poret e jetës. Në vend të shkencës me të cilën merret një numër i kufizuar personalitetesh, po përhapet gjithnjë e më shumë puna shkencore si veprimtari shoqërore.
Tani po zhvillohen dy procese komparative, të njëkohshme dhe konvergjente; shoqëria po përvetëson gjithnjë e më shumë shkencën si faktor kapital i zhvillimit dhe progresit, e shkenca po kalon gjithnjë e më shumë në duart e shoqërisë. Kërkesat e shoqërisë dhe ndryshimet në karakterin e veprimtarisë shkencore, kushtëzuan që të mos jetë më privilegj shoqëror, por shprehje e domosdoshme e shoqërisë. Shkollimi universitar po bëhet për ngritjen me sistem të kualitetit të procesit mësimor shkencor”, tha ndër të tjera në fjalën e tij solemne rektori i parë i Universitetit të Prishtinës, dr. Dervish Rozhaja.
Prof. Ibrahim Berisha, ligjërues në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në librin e tij “Vdekja e kolonisë” thekson: “Deri në vitin 1986, në Universitetin e Prishtinës doktoruan mbi 300 kandidatë dhe magjistruan 320 të tjerë. Pas lëvizjes studentore në Pranverën e vitit 1981 me të cilën u solidarizuan shqiptarët, dhuna politike dhe policore u shtua ndaj profesorëve dhe studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe kështu filloi të zhvillohej fushatë e ashpër e diferencimeve, ndëshkimeve dhe përjashtimeve nga puna e kuadrit mësimdhënës dhe të studentëve shqiptarë.
Universiteti i Prishtinës nga organet politike dhe shtetërore të ish-Jugosllavisë, nisi të trajtohet si institucion që prodhon destabilitet dhe armiqësi ndaj shtetit komunist. Në këtë proces të diferencimeve, e drejta për të studiuar iu mohua 568 studentëve shqiptarë. Si masë e domosdoshme për regjistrim në vitin e parë të studimeve ishte ‘dëshmia për cilësitë moralo-politike të studentëve”, thekson ndër të tjera prof. Ibrahim Berisha në librin e tij “Vdekja e kolonisë”.
(Marrë nga profili i Bajram Mjekut) / KultPlus.com
KultPlus ua risjell një fragment nga kryevepra e Leo Tolstoy, ‘Anna Karenina’.
“Zemra e trembur dhe e ngazëllyer i tha se ishte ajo. Kishte qëndruar dhe po bisedonte me një zonjë në anën tjetër të sheshit. Si në të veshur, ashtu edhe në sjelljen e saj nuk kishte asgjë të veçantë, por Levini e njohu menjëherë mes tollovisë si trëndafilin mes hithrave.
Sheshi shëndriste nga ajo, buqëshja e saj ledhatonte çdo gjë përreth. “Pse, a mundem t’i afrohem, ti qëndroj pranë në akull?” tha me vete. Ai vend i saj iu duk i shenjtë, aty s’mund të shkelte këmba e tij; qe një qast sa për pak iku, aq u frik.
Me sforcim të madh e përmbajti veten, arsyetoi: meqë rreth saj silleshin gjithfarë njerëzish, edhe ai mund të shkonte të bënte patinazh. U lëshua tatëpjetë kodrës, u përpoq të mos e shihte, siç bëjmë me diellin, por ja që e shihte, siç e shohim diellin edhe pa e vështruar.”/KultPlus.com
Ka qenë seriali i parë në gjuhën shqipe i realizuar në Kosovë, i cili në vitet e 80-ta, mbërthente të gjithë fëmijët para ekranit televiziv, që të shihnin aventurat e Fidanit, i cili ikë nga shtëpia, shkruan KultPlus.
Ky serial është realizuar me skenar të Ibrahim Kadriut dhe regji të Sadedin Prekazit, kurse muzika e këtij seriali është punuar nga Musa Piperku, ku kënga e këtij seriali ishte shndërruar në një hit për atë kohë.
Mirëpo, mbi këtë serial, edhe pse i pari i këtij lloji në Kosovë, nuk ka të dhëna në faqen e Qendrës së Kinematografisë së Kosovës, sikurse që nuk ka të dhëna as në faqet tjera online. Përpos në Wikipedia, që ka informacione të pakta, mbi këtë serial nuk ka ndonjë informatë më të thellë.
KultPlus ka siguruar fotografi të papara deri më tashti, ku shihet Faruk Begolli përgjatë xhirimeve të këtij seriali, ku këto fotografi janë realizuar në banesën e kameramanit Veton Berisha, ku një pjesë e këtij seriali është xhiruar po në banesën e Vetonit./ KultPlus.com