Ministri Çeku priti në takim fëmijët e Rasim Thaçit: Dokumentimi i veprimtarisë artistike është detyrimi jonë ndaj tij

Këtë muaj bëhet një vit nga vdekja e artistit tonë të njohur Rasim Thaçi – Cima, përcjell KultPlus.

Sot, ministri Hajrulla Çeku priti në takim fëmijët e tij, Adelina dhe Artan Thaçi.

Personaliteti i Cimës ishte i veçantë, ai dallohej si në dimensionin njerëzor ashtu edhe në atë artistik.

Dokumentimi i veprimtarisë së tij artistike dhe shënimi i datave të rëndësishme janë detyrime tona ndaj tij dhe të gjithë atyre që kanë dhënë shumë për vendin tonë përmes artit“, shkruhet në njoftim. / KultPlus.com

Adelina Thaçi: Dhimbja për humbjen e babait do të zvogëlohet me kohë por malli do të rritet

Vajza e artistit të ndjerë Rasim Thaçi-Cima, Adelina Thaçi Metaj, ka thënë se dhimbja për humbjen e babait të saj do të zvogëlohet me kohë mirëpo malli për të do të rritet.

Këtë deklaratë këngëtarja e famshme kosovare e ka bërë pas varrimit të babait të saj sot në varrezat e fshatit Vukovc të Drenasit.

“Unë kam qenë deri në momentin e fundit me të, jemi munduar t’i bëjmë të gjitha për të siç ai ka qenë gjithmonë për neve. Unë kam shumë momente me babin. E di që dhimbja me kohë ka me u zhduk por malli ka me u shtu”, është shprehur Thaçi-Metaj me lot në sy.

Ajo ka falënderuar stafin mjekësor të QKUK-së për përkushtimin që kanë treguar gjatë qëndrimit të Rasim Thaçit në spital e po ashtu kryeministrin Kurti dhe ministrin e Kulturës, Çeku për organizimin e homazheve për të.

Artisti Rasim Thaçi – Cima ka vdekur dje si pasojë e COVID-19./koha/ KultPlus.com

Adelina Thaçi: Nuk është marre me tregu se je me virus, është kulturë

Këngëtarja Adelina Thaçi dje doli pozitiv me coronavirus.

Ajo sot ka thënë se gjendja e saj është e mirë por se po frikësohet për familjen e saj.

“Fëmijët e mi nuk e kanë përjetuar lehtë, vijnë fëmijët të më përqafin dhe nuk është ndjenjë e lehtë për nënën.

Unë jam shumë mirë, por frikën e kam tek familjarët. Simptoma e parë e kam ndjerë një lodhje nga këmbët deri te koka. I thash bashkëshortit nuk po ndihna mirë, si një këputje, pastaj dhimbje e madhe e qafës”, tha Adelina për TV Dukagjini.

Ajo ka thënë se revolta e saj është tek personat që tentojnë me fsheh virusin.

“Mos ta marrin këtë pune si hajgare, nëse nuk po tregon që është pozitiv, e kanë ditë që është pozitiv dhe nuk tregojnë, nuk është marre me tregu se je me virus, është kulturë me tregu”, ka thënë tutje Adelina në intervistë. / KultPlus.com

Sopranoja Adelina Thaçi Meta rezulton pozitive me COVID-19

Sopranoja e njohur kosovare Adelina Thaçi Meta ka njoftuar se ka rezultuar pozitive me COVID-19. Nëpërmjet një postimi në Facebook ajo ka njoftuar për testin pozitiv dhe ka bërë thirrje te qytetarët që të mos i fshehin simptomet.

Postimi i plotë i Adelina Thaçi Metës në Facebook:

Të dashure miq e familjare,
Pas kaq muajve te kujdesit ne maximum nga ky virus,pa dal asnjihere pa maska pa doreza,besa 3 muajt e pare as nga shtepija.
Ne mesin e kesaj popullate kemi kaq shume njerez te pa pergjegjshe qe i hasim e e mshefin pa asni fije turpi.
Une hasa ne keto simptoma
Para dy dite, pra;
Lodhje te madhe te trupit
Dhimbje te syve larte, poshte, anash, kokedhimbje dhe qafa.
Une skam humbje te shijes e as te nuhatjes, jo koll.

Thaçi: Akademia e Arteve është burokratike, m’i ka mbyllur dyert

E ftuar në emisionin Oxygen Show, me Besim Dinën,  artistja e njohur Adelina Thaçi është shprehur e frustruar ndaj sektorit të arsimit në Kosovë, e po ashtu punësimit në institucionet arsimore.

Ajo thotë se Akademia e Arteve në  Prishtinë, i’a ka mbyllur dyert asaj, shkruan OxygenPress.

“Universiteti i Prishtinës, meqë unë e konsideroj që është shumë burokratik, konkretisht Akademia e Arteve, që mi ka mbyll dyert mua. Edhe pse jom produkt, apo ish studente e asaj akademie. I mbyllën dyert për një profesor që mendoj edhe si këngëtare, por edhe si profesor, kam kontribu për këtë kulturë dhe për këtë vend. Biles një këngëtare, tash po e them pa modesti, në përvojën që kam edhe si pedagoge, gati për 17 vjet… tek ne pozitat shkojnë mbrapsht, pozitat nuk merren si duhet.  Mu nuk mu dha mundësia në Akademinë e Arteve përveç që të mos jem ligjëruese, por as asistente”, thotë ajo.

Tutje, ajo tha se është lënduar mjaft shumë me këtë. Duke shtuar se në Kosovë  profesorët e vjetër ngulin këmbë, duke punësuar kështu familjarë, e jo njerëz me meritë.

“Kush do që i ka bërë ato ligje, që qysh ka mundësi që mos me u marr parasysh  përvoja e punës 17 vjeçare  në një shkollë të mesme. Sepse ne jemi msu që postet e para me qenë drejtor, si ta kryjmë fakultetin apo shkollën e mesme, me qenë profesor. A nuk po e dijmë që  ajo duhet me shku gradual, edhe me shku nivel pas niveli. Unë kisha pas qejf thjesht me u ndërru ky ligj”, përfundon Thaçi. /OxygenPress.info / KultPlus.com

‘Shko, lëre heshtjen të na ndajë, asgjë mos thuaj’ (VIDEO)

Një prej zërave që nuk harrohet lehtë është ai i Adelina Thaçit.

Këngëtarja e njohur e muzikës argëtuese dikur vinte me hite të ndryshme dhe me muzikë të mirë për veshin shqiptar. Sot më pak aktive në muzikë argëtuese, Adelina vazhdon të jetë një grua e lidhur me muzikën dhe melodinë.

Adelina e nisi muzikën në moshën 16 vjeçare ndërsa më pas do të bashkëpunonte me emra të ndryshëm drejt një karriere muzikore në Kosovë. Albumin e saj të parë e publikoi në moshë të re dhe tregoi kualitetet e saja si këngëtare.

Albumi i dytë bazuar në kritikat dhe shitjet, ka qenë mjaft i suksesshëm.

Adelinën e njohim prej shumë këngëve, por sot po e sjellim këngën “Shko” e cila ndoshta është kënga më e mirë e Adelinës, dhe kënga që i hapi dyert asaj drejt zemrave të audiencës. / KultPlus.com